Rijadus-Salihin · Meditimi për madhërinë e krijesave të All-llahut
Argumentet nga Kur’ani
- Për kalueshmërinë e kësaj bote, për tmerret dhe çështjet e tjera të ahiretit, për mangësitë dhe vetedukimin personal dhe nxitjen e vetvetes në korrektësi -
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj! Unë ju këshilloj vetëm një gjë. “Ngrihuni ndaj All-llahut me sinqeritet, dy nga dy, ose një nga një, e pastaj mendojeni.” (Es-Sebe, 46)
“Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend. Për ata që përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe shtrirë dhe mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës. “O Zoti ynë, ti nuk e ke krijuar këtë më kot, qofsh lartësuar! Dhe na ruaj prej dënimit të zjarrit.” (Ali Imran, 190-191)
“A nuk i shikojnë devetë si janë krijuar. Edhe qiellin, sa lart është çuar. Edhe malet, si janë vënduar. Edhe tokën si është zgjeruar? Ti këshillo, ti je vetëm këshillues.” (El-Gashije, 17-21)
“Pse ata nuk shkojnë nëpër botë të shohin si përfunduan.” (Muhammed, 10)
Ajetet për këtë temë janë të shumta, kurse prej haditheve, është hadithi i theksuar më lart: “Njeriu i mençur është ai i cili e kontrollon vetveten.” (Hadithi nr. 67 i kësaj përmbledhjeje)