Rijadus-Salihin · Mustehab është përshëndetja me shtrëngimin e duarve, buzëqeshje dhe puthjen e dorës së njeriut të mirë

892 Transmeton Ebu Davudi

Berra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dy muslimanë të cilët takohen dhe në mes veti përshëndeten, All-llahu xh.sh. do t’ua falë mëkatet e tyre para se ata të ndahen.”

893 Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen

Enesi r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, njëri prej nesh e takon vëllanë a mikun e vet, a ka nevojë (në shenjë nderimi) të përulet?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Jo!” “A mund ta marrë për dore dhe ta përshëndesë me dorë?” Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Po!”

894 Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët me sened të vërtetë

Safvan bin Assali r.a. tregon: “Një çifut i thotë shokut të vet: “Eja me mua te ky Pejgamber”, dhe shkuam tek i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa transmetuesi, pasi e ka përmendur hadithin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe thanë: “Dëshmojmë se ti je i Dërguari i All-llahut.”

895 Transmeton Ebu Davudi

Ibni Umeri r.anhuma duke treguar një ndodhi thotë: “Ne iu afruam Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ia puthëm dorën.”

898 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka puthur Hasanin, të birin e Aliut r.a., e atëherë Akre bin Habisi i tha: “Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjëherë asnjërin prej tyre nuk e kam puthur.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Ai që nuk ka mëshirë për të tjerët, nuk do të mëshirohet.” (Ai që nuk ka mëshirë ndaj të tjerëve edhe të tjerët nuk do të jenë të mëshirshëm ndaj tij) 363