Rijadus-Salihin · Ndalimi i manifestimit publik të kënaqësisë gjatë fatkeqësisë së dikujt

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Vërtet besimtarët janë vëllezër.”

(El-Huxhurat, 10)

“Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.”

(en-Nûr, 19)

1585 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Vathilete b. Eska r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos iu gëzo fatkeqësisë së vëllait tënd, sepse All-llahu mund ta mëshirojë atë, kurse fatke-qësinë e tij të ta caktojë ty.”