Rijadus-Salihin · Ndalimi i ngacmimit reciprok përkitazi me prejardhjen dhe afërsinë

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Kurse ata, që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”

(el-Ahzab, 58)

1586 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dy gjëra te njerëzit janë mosbesim (kufr): Ngacmimi (fyerja) në lidhje me afërsinë, prejardhjen dhe vajtimi për të vdekurin.”