Rijadus-Salihin · Ndalimi i përdorimit të enës së arit dhe të argjendit për ushqim, për pije, për pastrim dhe nevoja e përdorime të tjera

1804 Muttefekun alejhi

Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ai që shërbehet me enë të argjendtë gjatë pirjes, ai në barkun e tij derdh zjarrin e Xhehenemit.”

1805 Muttefekun alejhi

Nga Hudhejfe r.a. transmetohet të ketë thënë: “Vërtet Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. na ka ndaluar veshjen e mëndafshtë dhe prej kadife-së dhe pirjen nga ena e artë dhe e argjendtë.” Ai ka thënë: “Këto gjëra janë për ta në këtë botë kurse tuajat janë në botën tjetër.”