Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia kini zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit gjatë zemërimit, as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni, robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në zënkë me vëllanë e tij e të mos flasë më tepër se tri ditë.”
Rijadus-Salihin · Ndalimi i urrejtjes, i shkëputjes së marrëdhënieve dhe i armiqësive reciproke
Argumentet nga Kurani
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër.”
(el-Huxhurat, 10)
“Të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj jobesimtarëve.”
(el-Maide, 54)
“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti.”
(el-Fet’h, 29)
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dyert e Xhenetit hapen çdo të hënë dhe çdo të entje dhe gjatë atyre ditëve All-llahu ia fal kujtdo që nuk i shoqë-ron asgjë All-llahut, përveç atij që është në zënkë me vëllanë e tij. Atëherë do të thuhet: “Lërini këta të dy, derisa nuk pajtohen! Lërini këta të dy, derisa nuk pajtohen!.”