Rijadus-Salihin · Ndalimi i vajtimit për të vdekurit, i goditjes në fytyrë, shqyerjes së gjoksit, ndalimi i shkuljes së flokëve, rruarjes së tyre dhe piskamës

1666 Muttefekun alejhi

Nga Umer b. el-Hattabi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “I vdekuri dënohet në varr për shkak të vajtimit për të (nga të gjallët).” Në një transmetim tjetër thuhet: “me vaj-timet.”

1670 Muttefekun alejhi

Nga Ummi Atijete Nusejbe r. anha transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka marrë nga ne besën se nuk do të vajtojmë (për të vdekurin).”

1675 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i vdekur që vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah mali ynë, ah zotëriu ynë,” apo të ngjashme, atëherë All-llahu i autorizon dy engjëj të cilët e godasin me grushta duke bërtitur: “I këtillë ke qenë?”