Rijadus-Salihin · Për ndalimin e përcjelljes së bisedës dhe fjalëve të njerëzve te pronarët, nëse nuk ka nevojë për të, si frika prej ngatërresave e të ngjashme

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi!”

(el-Maide, 2)

Për këtë kapitull janë theksuar shumë hadithe më parë, kurse këtu po përmendim vetëm këtë:

1547 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Asnjë nga shokët e mi të mos më tregojë asgjë për shokët e mi. Unë vërtetë dua të dal mes jush zemërpastër (të kem mendim të mirë për ju).”