Rijadus-Salihin · Për ndalimin e rreptë të ikjes së robit nga zotëriu i tij

1777 Transmeton Muslimi

Nga Xheriri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Robi që ikën nga zotëriu i tij është liruar nga siguria dhe strehimi (i zotëriut të tij).”

1778 Transmeton Muslimi

Nga Xheriri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur një rob ikën (nga zotëriu i tij), nga ai nuk pranohet namazi.”