Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka ndaluar që vendasi t’i shesë diçka të huajit, qoftë edhe nëse i huaji është vëlla i tij edhe nga babai dhe nga nëna.”
Rijadus-Salihin · Për ndalimin e shitjes (së mallit) nga vendasi beduinit (të huajit), ndalimin e prerjes së rrugës atyre që sjellin mall (para se të njoftohen me çmimin e tregut), për ndalimin e ndërhyrjes në shitblerje tjetrit, ndalimin e ndërhyrjes në fejesë, përveç nëse e lejon ose e kthen
1784
Muttefekun alejhi
1785
Muttefekun alejhi
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos i ndërhyni robit (që të shtyheni ta bleni të njëjtën gjë) derisa nuk e sjell dhe e shtron në treg.”
1786
Muttefekun alejhi
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos ia preni rrugën kalorësit dhe vendasi mos t’ua shesë mallin të huajve.” Tavusi i ka thënë atij: “Përse vendasi mos t’i shesë të huajit?” Ai ka thënë: “Sepse i huaji nuk ka ndërmjetës (të njofshëm) që do t’ia garantojë page-sën me rregull.”