Rijadus-Salihin · Për ndalimin e veshjes së meshkujve me rroba të mëndafshta dhe uljen në vendin e shtruar me mëndafsh, si dhe lejimin e rrobave të mëndafshta për femra

809 Muttefekun alejhi

Umer bin Hattabi r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet, mëndafshin e vesh ai që nuk ka fat.”

810 Muttefekun alejhi

Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e ka veshur mëndafshin në këtë botë, nuk do ta veshë atë në botën e ardhshme (ahiret).”

812 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih

Ebu Musa El-Eshariu r.a. thotë se: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Veshja e mëndafshit dhe e arit është e ndaluar për meshkujt e umetit tim, ndërsa u lejohet femrave.”