Rijadus-Salihin · Nxitja në faljen e namazit të sabahut dhe të jacisë me xhemat

1078 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih

Uthman ibni Affani r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ai që fal namaz vetëm deri në gjysëm të natës. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është njësoj si ai i cili është falur vetëm gjithë natën.”

1079 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sikur ta dinin se ç’vlerë kanë namazi i jacisë dhe i sabahut, ata do të vinin në xhami rrëshqanas.”

1080 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët (hipokritët) se namazi i saba-hut dhe i jacisë, e sikur ta dinin se çka ka në ta, do të vinin në xhe-mat, në këto dy namaze edhe rrëshqanas.”