Rijadus-Salihin · Obligimi i ngrënies para vetes si dhe i sjelljes së mirë gjatë ushqimit

744 Muttefekun alejhi

Umer ibnu Ebi Selemi r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t’ia fillonim ushqimit, zgjata dorën në një enë të ushqimit, por Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “Djalosh, thuaj ‘Bismil-lah’, përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.”

745 Transmeton Muslimi

Seleme ibni Ekva r.a. tregon se një njeri ka ngrënë tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. me dorën e majtë, e i Dërguari i All-llahut i tha: “Ha me dorën e djathtë!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Si nuk mundesh, nuk të pengon asgjë përveç mendjemadhësisë!” Pas kësaj, njeriu nuk e afroi dorën e majtë tek goja.”