Rijadus-Salihin · Përsëritja e selamit është mustehab me personin të cilin e takon pas ndarjes, nëse personi hyn dhe del në të njëjtën kohë, apo nëse i ndan ndonjë dru apo diçka e ngjashme...

864 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a., në hadithin rreth personit i cili nuk e falte mirë namazin, tregon se ka ardhur dhe e ka falur namazin e pastaj ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i ka dhënë selam. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e pranoi selamin e pastaj tha: “Kthehu dhe falu përsëri, sepse nuk je falur!” Personi i cili nuk falej mirë shkoi dhe e përsë-riti namazin, pastaj përsëri erdhi dhe i dha selam Pejgamberit s.a. v.s. Në këtë mënyrë veproi tri herë.

865 Transmeton Ebu Davudi

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e takon vëllanë e vet, le ta përshëndesë me selam, nëse ata i ndan ndonjë dru, ose ndonjë mur dhe përsëri takohen, le ta përshëndesë atë.”