Rijadus-Salihin · Preferimi i vizitës së varrezave për mashkuj dhe çka thotë vizitori

588 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Burejde r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka mësuar që, kur t’i vizitojnë varrezat, të thonë: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre shtëpive, që jeni besimtarë dhe muslimanë. Edhe ne, nëse do All-llahu, do të vijmë te ju. Kërkojmë nga All-llahu për ne dhe për ju falje.”

589 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. të ketë thënë: “Kaloi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pranë varrezave në Medine, pastaj u kthye me fytyrë nga ata dhe tha: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre varrezave. All-llahu na faltë neve dhe juve. Ju jeni të parët tanë, kurse ne së shpejti pas jush.”