Rijadus-Salihin · Qortimi i të folurit me zë të thellë, i shtrembërimit të gojës, i të folurit me gramatikë pa e njohur atë, i përdorimit të fjalëve të rralla dhe imtësitë e zgjedhimit gjatë drejtimit masës së gjerë e të gjashme

1745 Transmeton Muslimi

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Janë të humbur kritikët ekstremë, kapriciozë.” Këto fjalë i ka përsëritur tri herë.

1746 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu e urren atë që, kur flet, e nxjerr gjuhën si lopa (kur e pështjell barin).”