Rijadus-Salihin · Qortimi i lavdimit para syve të dikujt, për të cilin ekziston rreziku nga prishja prej vetëkënaqësisë, në të kundërtën është i lejuar

1797 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka dëgjuar në njeri duke lëvduar dikë para syve, e Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “E shkatërruat, apo ia thyet shpinën nje-riut.”

1798 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet se një njeri është përme-ndur tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe një njeri e lëvdoi se është i mirë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mjerë ti, ia ke thyer qafën shokut tënd.” Këtë e ka thënë disa herë. “Nëse dikë është e domosdoshme ta lëvdoni, atëherë ai që lëvdon, le të thotë: Konsideroj se është kësi e kësi, nëse e sheh se ai është i këtillë, kurse All-llahu është njohës i tij. Ai që lavdon dikë të mos flasë, se në raport me All-llahun është i pastër.”