Rijadus-Salihin · Rëndësia e përdorjes së misvakut (furçës) për larjen e dhëmbëve

1205 Muttefekun alejhi

Hudhejfeja r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur çohej prej gjumi, e pastronte gojën e vet me misvak (furçë).”

1206 Transmeton Muslimi

Aishja r.anha thotë: “Ne i përgatitnim të Dërguarit të All-llahut misvakun e tij dhe ujin e pastër. Edhe atëherë kur All-llahu e zgjonte natën, ai e përdorte misvakun, merrte abdest dhe falej.”

1207 Transmeton Buhariu

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Me të madhe ju porosis të përdorni misvakun (furçën e dhëmbëve).”

1210 Transmetojnë Nesaiu dhe Ibnu Huzejme

Aishja r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Misvaku (furça e dhëmbëve) është mjet për pastrimin e gojës dhe kënaqësi për Krijuesin.”

1213 Muttefekun alejhi

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mustaqet shkurtojini, kurse mjekrën lëreni!”