Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut, kur e falte namazin e sabahut, ulej këmbëkryq derisa lindte mirë die-lli.”
Rijadus-Salihin · Shtrirja në shpinë, vënia e këmbës mbi këmbë etj.
826
Transmeton Buhariu
Ibni Umeri r.anhuma thotë: “E kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në oborrin e Qabes të mbështjellë këmbë dhe duar kështu (u ul, i mblodhi këmbët në gishtërinj, duke i kapur me duar), kjo ishte të ndenjurit këmbëkryq.”
828
Transmeton Ebu Davudi me isnad të vërtetë
Shedid ibni Suvejd r.a. thotë: “Kaloi i Dërguari i All-llahut para meje dhe unë isha ulur kështu: e kisha vënë dorën time të majtë pas shpine dhe isha mbështetur në shpinën e dorës sime, e Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “E preferon uljen e atyre me të cilët All-llahu është hidhëruar?”