Rijadus-Salihin · Tekbiret e udhëtarit nëpër kodrina dhe falënderimi nëpër rrafshina si dhe ndalimi i ngritjes së tepërt të zërit gjatë tekbireve

982 Transmeton Buhariu

Xhabiri r.a. thotë: “Ne thonim tekbire kur ngriteshim në kodrina, ndërsa falënderonim kur zbritnim në rrafshina.”

985 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen

Ebu Hurejra r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kam ndërmend të udhëtoj, prandaj më porosit diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Të porosis takuallukun (frikën nga All-llahu) dhe të marrësh tekbire në çdo kodrinë.” Pasi njeriu shkoi, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “O Zoti im, shkurtoja largësinë dhe lehtësoja udhëtimin!”

986 Muttefekun alejhi

Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut në një udhëtim dhe çdo herë që i afroheshim ndonjë rraf-shine, thoshim me zë: “La ilahe il-lall-llah, All-llahu ekber.” Zëri ynë ngrihej lart. I Dërguari i All-llahut me një rast tha: “O njerëz, frenoni vetveten, sepse ju nuk i luteni të shurdhëtit apo atij që nuk është i pranishëm. Ai është me ju. Ai dëgjon dhe është afër.”