Rijadus-Salihin · Vlera e agjërimit ditën e arefatit, ditën e ashurasë dhe ditën e nëntë të muajit muharrem

1258 Transmeton Muslimi

Ebu Katade thotë: “E pyetën as-habët të Dërguarin e All-llahut për agjërimin ditën e Arefatit, e ai tha: “Agjërimi i Arefes i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që ka ngelur.”

1259 Muttefekun alejhi

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka agjëruar ditën e Ashurasë dhe ka urdhëruar agjërimin e kësaj dite.

1260 Transmeton Muslimi

Ebu Katade r.a. thotë se as-habët e kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut për agjërimin e ditës së Ashurasë, e ai ka thënë: “Agjëri-mi i ditës së Ashurasë i shlyen mëkatet e vitit të kaluar.”

1261 Transmeton Muslimi

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse mbetem gjallë deri në vitin e ardhshëm, me siguri do ta agjëroj ditën e nëntë të muajit Muharrem.”