Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Bamirësia më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirin e babait të vet.” Abdull-llah ibn Dinari nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. thotë se një beduin e kishte takuar atë në rrugë për në Meke. Abdull-llah ibn Umeri i kishte dhënë selam dhe e kishte hipur në gomarin ku ishte i hypur vetë, pastaj ia kishte dhënë edhe shallin që kishte në kokën e tij. Atëherë ne i thamë atij: “All-llahu të dhashtë të mira, ata janë beduinë dhe kënaqen me pak.” Abdull-llah ibni Umeri atëherë tha: “Vërtet, babai i këtij ka qenë dashamir i Umer ibn el-Hattabit r.a., kurse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Vërtet, bamirësi më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirët e babait të vet.” Një transmetim tjetër nga Ibni Dinari thotë: “Kur dilte Ibni Umeri në Meke, i hipte gomarit të tij - kur mërzitej nga deveja - dhe me një shall e mbulonte dhe forconte kokën dhe duke qenë kështu hipur mbi gomar, kaloi atypari një beduin, të cilit i tha: ”A nuk je ti i biri i filanit?” (Beduini) Tha: “Po, unë jam.” (Ibni Umeri) Pastaj, ia dha gomarin dhe i tha: “Hipi këtij!” dhe ia dha edhe kapelën duke i thënë “Me këtë mbuloje dhe mbështille kokën.” Disa shokë të tij i thanë: “All-llahu të faltë, ia dhe këtij arabi gomarin mbi të cilin ishe hipur vetë dhe kapelen me të cilën e pate mbështjellur e mbuluar kokën tënde?” (Ibni Umeri) Tha: “Vërtet, unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet, bamirësi më e mirë është që njeriu t’i mbajë lidhjet me dashamirët e babait të vet pas vdekjes së tij.” Vërtet, babai i tij ka qenë shok i Umerit r.a.”
Rijadus-Salihin · Vlera e bamirësisë ndaj miqve të prindërve, miqve të të afërmve, të bashkëshortes dhe të tjerëve
346
Të gjitha transmetimet janë nga Muslimi
349
Muttefekun alejhi
Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. se ka thënë: “Dola në udhëtim bashkë me Xherir ibn Abdull-llah el-Bexhel-lij r.a. dhe filloi të më shërbejë. Unë i thashë: “Mos vepro kështu!” Kurse ai m’u përgjigj: “Vërtet, unë i kam parë ensarët, kështu vepronin me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe unë jam zotuar në vetvete që se-cilin prej tyre mos ta shoqëroj e të mos i shërbej.”