Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se të varfrit e muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: “Pasanikët na i morën gradat e larta dhe shpërblimin e përhershëm!” (Pejgam-beri) Tha: “Ç’është ajo?” Ata thanë: “Ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, ata ndajnë sadaka, kurse ne nuk mundemi, ata lirojnë robër, kurse ne nuk mundemi.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. u tha: “A doni t’ju mësoj diçka me çka do t’i arrini ata që ju kanë kaluar dhe do t’i tejkaloni ata që janë pas jush dhe nuk do të jetë askush më i vlefshëm se ju, përveç atij që vepron sikur ju?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Shqiptoni tesbih (subhanall-llah, Lavdi All-llahut), tekbir (All-llahu ekber: All-llahu është më i Madhi) dhe tahmid (Elhamduli-l-lah: Falënderimi All-llahut) pas çdo namazi nga 33 herë.” (Pas një kohe) U kthyen tek i Dërguari i All-llahut të varfrit e muhaxhirëve dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë pasanikë se ç’po veprojmë dhe ata po bëjnë të njëjtën!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ajo është prej shpërblimit të All-llahut, që ia jep kujt të dojë.”
Rijadus-Salihin · Vlera e pasurisë së atij që është falënderues (All-llahun), i cili e fiton dhe e shpenzon pasurinë siç është paraparë (fetarisht)
Argumentet nga Kur’ani
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Sa i përket atij që jep edhe ruhet. Edhe e dëshmon më të bukurën. Atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim.”
“Do të jetë larg tij ai që ruhet. Ai që jep (sadaka) nga pasuria e vet, e pastrohet. Dhe jo atij prej të cilit do të shpërblehet me ndonjë dhunti. Por vetëm që të përfitojë afërsinë e Zotit të vet të lartmadhërishëm. Dhe ai, pa mëdyshje, do të kënaqet.”
“Bukur është kur jepni lëmoshë haptazi, por ëshë më mirë për ju nëse ua jepni të varfërve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua falë disa vepra tuaja të këqija. All-llahu është i informuar se ç’bëni.”
“Nuk do të arrini mirësinë e plotë derisa të mos ndani një pjesë të asaj që e keni më të dashur. Ju çkado qoftë të ndani, ani, All-llahu me siguri e di atë.”
Ajetet mbi vlerën e shpenzimit në dëgjueshmëri të All-llahut janë të shumta dhe të njohura.