Rijadus-Salihin · Vlera e safit të parë dhe drejtimi i safeve

1089 Transmeton Muslimi

Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. doli në mes nesh dhe tha: “Pse nuk po i mbushni safat (radhët), ashtu siç radhiten melaqet ke Krijuesi i tyre?” Ne i thamë: “O i Dërguari i All-llahut, po si radhiten melaqet në safe para Krijuesit të tyre?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “I mbushin safet e para dhe i ngushtojnë safet në mes tyre.”

1090 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sikur njerëzit ta dinin vlerën e ezanit dhe të safit të parë, ata nuk do të kishin mbetur pa hedhur short se kush do ta thirrë ezanin dhe kush do të ulet në safin e parë.”

1091 Transmeton Muslimi

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Safi më i mirë tek meshkujt është safi i parë, ndërsa më i keqi te ta është i fundit. Ndërsa safi më i mirë tek femrat është safi i fundit, kurse më i keqi është safi i parë.”

1092 Transmeton Muslimi

Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kishte vërejtur se disa as-habë vonoheshin prandaj iu tha atyre: “Kaloni përpara dhe plotësojeni safin e parë, ndërsa safin pas jush le ta plotësojnë ata që vijnë pas jush. Derisa disa njerëz vonohen edhe All-llahu do t’i lërë ata prapa.”

Enesi r.a. thotë: “Ne u ngritëm që të falim namazin, ndërsa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Drejtoni safet dhe afrohuni njëri pranë tjetrit, sepse vërtet unë ju shoh pas shpine.”

1096 Muttefekun alejhi

Nu’man ibni Beshiri r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar të Dërgu-arin e All-llahut duke thënë: “Safet tuaja ose do t’i drejtoni, ose All-llahu do t’jua ndryshojë fytyrat juve.”

1099 Hadithi është i vërtetë, e transmeton Ebu Davudi sipas kushteve të Muslimit

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ngjeshni safet tuaja, afrojeni safin njërin pranë tjetrit, qafat bëni paralel. Për Atë që shpirti im në duart e Tij është, unë e shoh djallin se si hyn nëpër zbrazëtirat e safeve, ashtu siç futet delja e zezë.”

1100 Transmeton Ebu Davudi me isnad hasen

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Plotësojeni safin e parë, pastaj atë që vijon. Nëse duhet të ketë zbrazëti, të jetë në safin e fundit.”