Rijadus-Salihin · Vlera e syfyrit dhe vonimi i tij nëse nuk ka frikë për agimin e mëngjesit

1237 Muttefekun alejhi

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Çohuni në syfyr sepse vërtet në syfyr ka begati.”

1238 Muttefekun alejhi

Zejd ibnu Thabiti r.a. thotë: “Ne çoheshim në syfyr së bashku me të Dërguarin e All-llahut, e pastaj ngriheshim të falnim namazin.” Njëri prej të pranishmëve pyeti: “Sa ishte intervali në mes syfyrit dhe sabahut?” Zejdi u përgjigj: “Sa pesëdhjetë ajete!”

1239 Muttefekun alejhi

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kishte thënë: “Vërtet Bilali e thirr ezanin gjatë natës, hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Mektumi.”