Kërko: kur toka te dridhet me dridhjen e saj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 1 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hadithi 1896 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Vërtet xhenetlitë do t’i shohin mbi vete banorët e Gurefit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhenetit dhe xhenetlitë.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e Pejgamberëve, a mund t’i arrijë tjetërkush?” Ai ka thënë: “Sigurisht! Pasha Atë në sundimin e të Cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgamberëve të tyre.”

Hape →
Hadithi 30 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… te vajza e tij ia dhanë fëmijën në duar, ky e mori në prehrin e vet, trupi i dridhej ndërsa lotët i rridhnin rrëke. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hâritheja - rob i liruar i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i dashur i tij dhe bir i të dashurit të tij r.a., se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më dërgoi tek alejhisselami me porosi se djalin e ka të sëmurë për vdekje, që të vijë tek ajo. Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotë: “Vërtet, e All-llahut është gjithçka që merr, gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është e afatizuar, andaj le të bëjë durim duke llogaritur shpërblim me të tek All-llahu.” Vajza e alejhisselamit e dërgoi përsëri dhe i betohet që të vijë. (Alejhisselami) U ngrit në këmbë, e me të ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe të tjerë radijall-llahu anhum. Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanë fëmijën në duar, ky e mori në prehrin e vet, trupi i dridhej ndërsa lotët i rridhnin rrëke. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i Dërguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo është mëshirë të cilën All-llahu e vendos në zemrat e robërve të Tij.” Kurse sipas një transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të Tij që Ai dëshiron. Dhe njëmend, All-llahu bën mëshirë ndaj robërve të Tij të mëshirshëm.”

Hape →
Hadithi 1514 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… ka marrë diçka nga toka e saj. Seidi atëherë tha: “Unë të marrë diçka nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Urvete b. Zubejri transmetohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nufejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrë diçka nga toka e saj. Seidi atëherë tha: “Unë të marrë diçka nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Mervani) tha: “Ç’ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Seidi) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngjeshet deri në shtatë palë tokë.” Mervani i tha atij: “Unë nuk të pyes më për sqarim pas kësaj.” Seidi atëherë tha: “All-llahu im, nëse ajo është gënjeshtare, atëherë verboja sytë dhe bëje të vdekur në tokën e saj.” Transmetuesi i këtij hadithi thotë: “Ajo nuk ka vdekur derisa nuk është verbuar dhe, derisa ecte nëpër tokën e saj, ra në një pus dhe u përmbyt në të.” 364 363

Hape →
Hadithi 1735 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… “Ç’ke ti, oj Ummi Saiba, ose oj Ummi Musejjeba, që po dridhesh?” Ajo ka thënë: “Ethet, All-llahu mos i bekoftë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka hyrë te Ummi Saibi apo tek Ummi Musejjebi dhe ka thënë: “Ç’ke ti, oj Ummi Saiba, ose oj Ummi Musejjeba, që po dridhesh?” Ajo ka thënë: “Ethet, All-llahu mos i bekoftë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos i shaj ethet, sepse ato vërtet i heqin mëkatet e bijve të Ademit siç rrësheku i farkëtarit ndryshkun e hekurit.”

Hape →
Hadithi 41 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu do ta kapë Tokën, ndërsa qiejt do t'i palosë me të Djathtën e Tij, pastaj do të thotë: "Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?”

Hape →
Hadithi 1564 Rijadus-Salihin Transmeton Ebu Derdai

… ndaj diçkaje ngrihet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen, e pastaj mallkimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet mallkimi i një robi ndaj diçkaje ngrihet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen, e pastaj mallkimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqëndrim, kthehet tek i mallkuari, nëse është i meritueshëm, por nëse nuk e meriton mallkimin, atëherë i kthehet mallkuesit.”

Hape →
Hadithi 1887 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

… sikur t’i të ma sjellësh plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj je takuar me Mua si besimdrejtë, e jo idhujtar i hyjnive të tjera përveç Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “O i biri i Ademit, derisa ti më lut dhe mbështetesh dhe shpreson tek Unë, do të falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, sikur mëkatet e tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t’i të ma sjellësh plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj je takuar me Mua si besimdrejtë, e jo idhujtar i hyjnive të tjera përveç Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje.”

Hape →
Hadithi 629 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të biesh në sexhde, lëshoji shuplakat në tokë e ngriji bërrylat.”

Hape →
Hadithi 115 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."

Hape →
Hadithi 163 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”

Hape →
Hadithi 211 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Aishja r.anha se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush bën zullum (dhunë, padrejtësi) sa një pëllëmbë tokë, do të jetë i ngarkuar me shtatë (do ta bartë në qafë në Ditën e Gjykimit).”

Hape →
Hadithi 60 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… është si distanca mes qiellit dhe Tokës. Më e larta prej tyre në gradë është Firdeusi, prej të cilit burojnë katër lumenjtë e Xhenetit, dhe mbi të është Arshi (Froni Hyjnor). Prandaj, kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Xhenet ka njëqind shkallë; distanca mes çdo dy shkallëve është si distanca mes qiellit dhe Tokës. Më e larta prej tyre në gradë është Firdeusi, prej të cilit burojnë katër lumenjtë e Xhenetit, dhe mbi të është Arshi (Froni Hyjnor). Prandaj, kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”

Hape →
Hadithi 93 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… më të lehtë në Zjarr: "Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?" - Po, - përgjigjet ai. Allahu ia kthen: "Teksa …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, Allahu i Lartësuar do t'i thotë të dënuarit me dënimin më të lehtë në Zjarr: "Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?" - Po, - përgjigjet ai. Allahu ia kthen: "Teksa ishe në palcën e Ademit, të kërkova diçka edhe më të lehtë se kjo: të mos më bëje ortak (shirk). Por, ti nuk doje ndryshe, përveçse të më bëje ortak.”

Hape →
Hadithi 266 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë, sepse sprova e parë te bijtë e Israilit ka qenë përmes grave.”

Hape →
Hadithi 320 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Një copë toke sa kamxhiku, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Marshimi i robit në rrugën e Allahut është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Një copë toke sa kamxhiku, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Marshimi i robit në rrugën e Allahut është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”

Hape →
Hadithi 369 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

… Pastaj u shpall ajeti: (Xhibrili tha) “Dhe ne zbresim (në Tokë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket ajo që është para nesh dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave.” (Merjem, 64)

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Xhibrilit: “Çka po të pengon ty që nuk po na viziton më shpesh?” Pastaj u shpall ajeti: (Xhibrili tha) “Dhe ne zbresim (në Tokë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket ajo që është para nesh dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave.” (Merjem, 64)

Hape →
Hadithi 392 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… “Vërtet All-llahu i Madhëruar e do filanin, ndaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj e shpall tek banorët e qiellit: “Vërtet All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju. Pastaj banorët e qiellit e duan dhe i sigurojnë pranim në Tokë.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur All-llahu i Madhëruar e do robin e Vet, i thërret Xhibrilit: “Vërtet All-llahu i Madhëruar e do filanin, ndaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj e shpall tek banorët e qiellit: “Vërtet All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju. Pastaj banorët e qiellit e duan dhe i sigurojnë pranim në Tokë.”

Hape →
Hadithi 969 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të udhëtoni nëpër kullosa, jepjani deveve atë që u takon prej tokës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të udhëtoni nëpër kullosa, jepjani deveve atë që u takon prej tokës. Ndërsa kur të udhëtoni nëpër shkretëtirë, ngutuni të kaloni sa më shpejtë, para se të nxehë dielli; e nëse pushoni, largohuni nga rrugët, sepse ato janë rrugë të kafshëve të egra dhe vendstrehim i luanëve gjatë natës.”

Hape →
Hadithi 1421 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… el-hamdu lil-lahi mbush peshojën, kurse subhanall-llahi uel-hamdu lil-lahi mbush çdo gjë ndërmjet qiejve dhe tokës.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Malik el-Esh’arij r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit, el-hamdu lil-lahi mbush peshojën, kurse subhanall-llahi uel-hamdu lil-lahi mbush çdo gjë ndërmjet qiejve dhe tokës.”

Hape →
Hadithi 1509 Rijadus-Salihin Tirmidhiu, që thotë se ky është hadith hasen sahih).

Nga Ubadete b. Samiti r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në tokë nuk ka asnjë musliman, që e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ubadete b. Samiti r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në tokë nuk ka asnjë musliman, që e lut All-llahun për diçka, e që këtë All-llahu nuk do t’ia japë, ose për ndërrim me këtë nuk do t’ia heqë ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë.” Një njeri nga të pranishmit tha: “Atëherë të lutemi shumë!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “All-llahu edhe më shumë jep.”

Hape →