… po në këtë sure: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. - Allahu i Lartësuar na tregon se mund të ketë bashkëshort -e/ë ose fëmijë, që mund të jenë “armiq” tanë, pra, armiq me kuptimin: pengesë nga adhurimet dhe punët e mira, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! Ata që veprojnë kështu janë të humbur.” [Munafikun 9]. - “Prandaj kini kujdes prej tyre.” - Ibn Zejdi shpjegon: “Pra, kini kujdes që të mos bëhen shkak për prishjen e dëmtimin e fesë suaj.” Ndërsa Muxhahidi, duke shpjeguar fjalën e Allahut: “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj”, thotë: “Ata bëhen shkak dhe e imponojnë njeriun që të prishë lidhjet farefisnore ose të mos i bindet Zotit të tij. Nga dashuria që ka për ta (gruan e fëmijën), njeriu imponohet e nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse t'u bindet atyre. - “Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë. ” - Ibn Ebu Hatim sjell një hadith nga Ikrime, që tregon se dikush e pyeti Ibn Abbasin për ajetin: “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj kini kujdes prej tyre”, dhe ai tha: “Këta ishin disa burra, që pra - nuan Islamin nga Meka dhe donin të shko - nin dhe emigronin në Medinë, tek i Dërguari i Zotit, por gratë dhe fëmijët e tyre nuk donin që ata të shkonin dhe i penguan të bënin hixhret. Më pas, kur ata erdhën në Medinë, tek Profeti i Allahut, vërejtën se njerëzit kishin mësuar dhe avancuar shumë në fenë e Allahut. Për këtë arsye, ata tentuan t’i ndëshkonin fëmijët dhe gratë e tyre, që i privuan nga kjo mirësi, por Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.” - “Nuk ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë veçse sprovë ...” – Nëpërmjet saj, Allahu i Lavdëruar vë në provë krijesat, për të nxjerrë në pah ata që i binden Atij, nga ata që nuk i binden.
- “... ndërkohë që tek Allahu është shpër - blimi i madh. ” - Pra, në ditën e Kijametit është përgatitur shpërblim i madh për të bindurit e të nënshtruarit që e adhurojnë Zotin. Sukurse thotë i Lavdëruari: “Njerë - zve u është hijeshuar dashuria për kënaqë - sitë e kësaj bote, për gratë (e hijshme), për djemtë (e pasardhësit e shumtë), për pasu - rinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por tek Allahu është e ardhmja më e mirë. Thuaju: “A t’ju tregoj për diçka shumë më të mirë se ato? Për ata që janë të devotshëm, janë përgatitur te Zoti i tyre kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përje tësisht. Atje do të kenë bashkëshorte të pastra dhe këna - qësinë e Allahut. Allahu është Gjithëshikues i robërve të Vet.” [Al Imran 14, 15]. Imam Ahmedi sjell me senedin e tij nga Abdullah Ibn Buraide, i cikli thotë: e kam dëgjuar babanë tim Burejde të thotë: 2689. “ I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të ishte njëherë duke mbajtur hytben. Pranë tij erdhën Hasani dhe Huse - ini, d y vogëlusha të veshur me këmisha të kuqe, duke ecur e rrëzuar herë pas here. Atëherë i Dërguari i Zotit, paqja dhe beki - met e Zotit qofshin mbi të, zbriti nga minberi, i përqafoi dhe i vendosi para vetes, pastaj tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë thënë të vërtetën. “Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë një sprovë për ju.” Unë i pashë duke ecur e rrëzuar herë pas here dhe nuk bëra dot durim, por ndalova së foluri (në hutbe) për ti marë (e përqafuar).” Imam Ahmedi sjell një hadith nga Esh'ath Ibn Kajs, i cili rrëfen: 2690. “Shkova tek i Dër - guari i Zotit me delegacionin e Kindes. Ai më pyeti: “A ke fëmijë?” - “Kam një djalë nga martesa me bijën e Xhemdit, - i thashë, - i cili lindi në kohën kur u nisa drejt teje. Megjithatë, do të gëzohesha më shumë, në - se në vend të tij, do të më dhurohej ushqim i mjaftueshëm, për të ngopur popullin tim.” Profeti ﷺ më tha: “Mos e thuaj këtë, sepse fëmijët janë qetësa e kënaqësia e syrit dhe shpirtit (përveç që do t’ju bëhen krahë e ndihmë kur të rriten). Edhe nëse ndodh që Zoti t’i marrë, përsëri ju përfitoni shpërblim të madh tek Zoti (për durimin tuaj dhe kënaqjen me caktimin e Zotit). Por nëse thua atë që the (e cila tregon se i frikësohesh rizkut dhe hallit për të ardhmen e atyre fëmijve), atëherë vërtet lindja e tyre bëhet shkak për të qenë frikacak dhe i përulur.” Hafiz Ebu Bekr Bezzari sjell prej Ebu Seidi se Profeti i Allahut ka thënë: “Fëmija është fryti i zemrës. Fëmija të bën dorështrënguar, frikacak, injorant dhe të trishtuar (nëse nuk e ke besimin të fortë).” 149 - “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni ...” - Bindjuni Zotit me të gjithë fuqinë tuaj dhe me sa mundësi të keni. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2691. “Nëse ju urdhëroj për diçka, bëjeni aq sa të mundeni dhe nëse ju ndaloj diçka, largohuni prej saj!” Disa mufesirë, - sikurse përcjell Maliku nga Zejd Ibn Eslemi, - janë të mendimit se ky ajet madhështor është abro - gues i ajetit të sures Al Imran, ku Allahu i Lartësuar thotë: “ O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” [Al Imran 102]. Ibn Ebu Hatim përcjell me senedin e tij nga Seid Ibn Xhubejri, se: “Kur zbriti ky ajet (i sures Al Imran), sahabët u vunë në pozitë, prandaj filluan të faleshin aq shumë dhe gjatë, sa u çaheshin këmbët dhe u rripej balli (nga sexhdet). Atëherë, Allahu i Lav - dëruar zbriti këtë lehtësim për muslimanët (në suren Tegabun): “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni ...” . Kështu, kjo e anuloi ajetin e mëparshëm. Një shpjegim i ngjashëm është transmetuar edhe prej Ebu Alijes, Zejd Ibn Eslemit, Katades, Rabi Ibn Enesit, Suddijut, Mukatil Ibn Hajjanit etj.150 - “... dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi!” - Binduni, zbatoni e përmbushni çdo gjë që ju urdhëron Zoti dhe i Dërguari i Tij dhe mos shmangni asgjë! Mos dilni përpara Zotit dhe të Dërguarit të Tij pa zbatuar ato gjëra që ju janë ngarkuar! Mos iu afroni asaj që e keni të ndaluar.
- “Kjo është në të mirën tuaj.” - Jepni nga ajo që ju ka dhënë Zoti, jepuni të afërmve, të varfërve, nevojtarëve dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë. Bëjuni mirë krijesave të Zotit, ashtu siç ju ka bërë Ai juve. Kjo do të jetë më mirë për ju, si në këtë botë, edhe në ahiret. Nëse nuk e bëni, do të jetë më keq për ju në këtë botë dhe në ahiret. - “Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar.” - Ka shpëtuar ai që e ka pa - struar shpirtin prej koprracisë; ka shpëtuar nga çdo e keqe dhe ka fituar çdo të mirë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdullahi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Kujdes dhe ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Kijametit. Kini frikë nga makutëria, sepse ajo i shkatërroi ata që ishin para jush dhe i shtyu që të derdhnin gjakun e të shkelnin nderin e njëri -tjetrit.” Këtë hadith e sjell vetëm Imam Muslimi (mes autorëve të shtatë librave referencë të hadithit, që janë Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Imam Ahmedi). Gjithashtu, nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: “Kurrë nuk mund të gjenden së bashku në zemrën e një njeriu koprracia dhe imani. As pluhuri i rrugës së Allahut dhe tymi i Xhehenemit nuk mund të bashkohen te fytyra e një adhuruesi.” - “Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet.” - Çfarëdo që të shpenzoni, Ai do t’jua kthejë dhe zëvendësojë plotë - sisht. Çfarëdo që të jepni si sadaka, Allahu ka premtuar shpërblimin për të, madje Ai do ta trajtojë atë sadaka njëlloj si një borxh, që është detyrë të kthehet. Përveç këaj, ai ka për ta shumëfishuar shpërblimin, siç thotë më pas në ajet: “... Ai do t’jua shumëfishojë atë”. Po kështu premton i Lartësuari edhe në ajetin tjetër, në suren Bekare: “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë shumëfish?” [Bekare 245]. Atje përmendëm nga Ibn Mesudi një hadith, në të cilin thuhet: “Kur zbriti ky ajet, Ebu Dahdah el Ensari i tha Profetit: “O i Dër - guari i Allahut! Vërtet, Allahu i Lartësuar pranon që t’i japim borxh Atij?!” - “Po, o Ebu Dahdah!” - tha Profeti ﷺ . Atëherë ai tha: “Ma jep dorën, o i Dërguari i Allahut!” Dhe ai ia dha dorën. Atëherë, ai tha: “Dëshmo, atëherë, se unë ia kam dhënë Zotit tim si hua kopshtin tim (me hurma)!” Transmetuesi i hadithit thotë: “Në atë kopsht kishte 600 rrënjë hurmash. Aty (në shtëpinë brenda në kopsht) ishte dhe e shoqja e Ebu Dahdahit, Umu Dahdah, së bashku fëmijët dhe familjen e Ebu Dahda - hit. Atëherë, Ebu Dahdah shkon dhe i thërret gruas së vet: “O Ummu Dahdah!” “Urdhëro!” “Dil prej aty, sepse unë ia kam dhënë kopshtin Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar!” Vëreni me kujdes, se si Allahu i Lartësuar e përshkruan si hua të mirë. Është përcjellë se, Umeri dh e selefë e të tjerë, duke shpje guar këtë fjalë, kanë thënë që është fjala për: “shpenzimin e pasurisë në rrugë të Allahut”. Për këtë hua të mirë, Allahu i Madhëruar thotë: "... që Ai t’ia shtojë atë shumëfish.” Kjo ngjan me ajetin 261, po në këtë sure: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur." ... Gjithashtu, ky mesazh i sjellë në këtë ajet i përngjan një hadithi të sjellë nga Ibn Ebu Hatimi, me senedin e tij nga Ebu Hurejra, në të cilin thuhet: “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im, se unë kam dëgjuar të Profetin e Allahut të thotë: 2692. “Allahu e shumëfishon një të mirë në dy milionë të mira.” Po në këtë sure, i Madhë - ruari, përveç shumëfishimit të shpërblimit, premton edhe diçka tjetër. Ai thotë që: “... do t’ju falë gjynahet.” Pra, ka për t’jua mbuluar dhe falur veprat e këqija. Kjo është mi - rësia e bujaria e Allahut. Ai shpërblen shu - më edhe për punë të vogla, siç thotë më pas: - “Allahu është Mirënjohës i madh dhe i Mëshirshëm.” - Allahu është El Shekur - Mirënjohësi i madh, i Cili jep shpërblime shumë të mëdha edhe për punë të vogla. Ai është gjithashtu El Halimu , - Ai që fal e
toleron, mbulon të metat dhe i jep afat dhe mundësi të shumta robit, që i tejkalon gabimet e rrëshqitjet e tij dhe nuk nxitohet që ta ndëshkojë atë. - “Ai është i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet, Ngadhënjimtari dhe i Urti.” - Allahu i Lartësuar është dëshmitar i veprimeve të robërve të Tij. Tek Ai ngrihen të gjitha veprat, si të mëdhatë, ashtu edhe ato më të voglat, si të rëndësishmet, ashtu edhe ato që njerëzit nuk u japin rëndësi. Ai është i gjithëdituri për të fshehtën dhe për të dukshmen. Allahu di hollësisht për çdo krijesë, qofshin ato që janë të dukshme prej nesh, qofshin ato që janë të fshehura prej nesh. Atij nuk i fshihet asgjë, as në qiej dhe as në Tokë, qofshin ato krijesa të vogla, qofshin të mëdha, qofshin të rëndësishme të vlerësuara, qofshin të parëndësishme në dukje dhe të pavlerësuara. Madje, edhe insektet që lëvizin në errësirën e natës nuk i fshihen dijes dhe shikimit të Allahut të Lartësuar. Ai është El Aziz , i Cili ka mposhtur gjithçka dhe ka triumfuar mbi gjithçka. Allahu është Krenari, krenaria e të Cilit kurrë nuk mund të kundërshtohet dhe të mposhtet. Allahu është i Urti, qoftë në kaderin që përcakton si ligje të kësaj ekzistence, qoftë në ligjet e Sheriatit që ka vendosur për krijesat, për t’u treguar atyre mënyrën e adhurimit dhe të jetesës së tyre.