Kërko: sikur te gjithe drunjte ne toke te ishin lapsa

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 1 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Lukman 31:20–31:34 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… është i lavdishëm. Faktet për fuqinë, urtësinë dhe mrekullinë që manifestohen në krijesat e Tij, janë të pasosshme, para do të soseshin drunjtë si lapsa dhe uji i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E tërë gjithësia me të gjithë trupat qiellorë dhe me të gjitha qeniet dhe sendet që janë në tokë, është në shërbim të njeriut, po jo me mjeshtërinë ose fuqinë e njeriut, pse njeriu i gjeti të gatshme të gjitha këto të mira, këto ia përgatiti Allahu, i cili i dha edhe shumë të mira të tjera fizike e kuptimore siç janë: të dëgjuarit, të parit, shëndeti, mendja ndjenjat, zemra etj. E megjithatë se Zoti ua dha të gjitha këto të mira, ka disa njerëz që nuk ndjekin rrugën që u caktoi Zoti, por imitojnë verbërisht traditat e të parëve, edhe pse ato janë krejt të gabuara. Prej këtij ajeti duhet marrë mësim se çdo traditë e të parëve nuk duhet respektuar, por vetëm ato që janë të dobishme. Kush i është dorëzuar sinqerisht Allahut, ai është i sigurt pse çdo send tjetër zhduket, e Allahu është i përjetshëm dhe të gjitha çështjet janë në duar të Tij. Allahu nuk ka nevojë për asgjë, nuk ka nevojë as për falënderimin e njerëzve, Ai vetvetiu është i lavdishëm. Faktet për fuqinë, urtësinë dhe mrekullinë që manifestohen në krijesat e Tij, janë të pasosshme, para do të soseshin drunjtë si lapsa dhe uji i detit si ngjyrë, nëse do të tentohej të regjistrohen ato fakte. Në ditën e gjykimit çdokush do të jetë i preokupuar me punët e veta, ashtu që askujt nuk do t'i bjerë ndërmend për tjetrin edhe nëse është më i afërmi, siç janë fëmija me prindërit. Në një hadith, të cilin e regjistrojnë Sahihajnët e të tjerë, pesë të fshehta janë që nuk i di askush pos Allahut: kur do të ndodhë katastrofa e përgjithshme, kur dhe në cilin vend do të bjerë shi, si është foshnja në barkun e nënës, i shëndoshë ose i gjymtë, mashkull ose femër: çka dhe çfarë do të punojë, çka do t'i ndodhë dikujt nesër, kur dhe në ç'vend do të vdesë dikush. Këto pesë të fshehta i përmend ky ajet, e në një ajet tjetër thuhet: "Çelësat e të fshehtave janë vetëm te Allahu", e Pejgamberi i përmend këto të pesta. Duhet kuptuar se tjetër është e fshehta, e tjetër çelësi i të fshehtës, pra çelësin e tyre e di vetëm Zoti. Ndonjë e fshehtë mund të zbulohet, por çelësi i këtyre të pestave, jo. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "Llukman". Falënderim i qoftë Allahut të madhërishëm!

Mus'haf Hape →
Lukman 31:27–31:28 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ashtu si Ti e meriton. Ti qofsh i lëvduar e përlëvduar ashtu siç e ke përlëvduar Veten!” Në këto ajete, Allahu i Lartësuar thotë: - “Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lavdëruar na tregon për madhështinë, krenarinë dhe lartësinë e Tij, për emrat e Tij të bukur, cilësitë e Tij të larta dhe për fjalët e Tij të plota e të pafundme, të cilat askush nuk mund t’i përfshijë me dituri. Krijesat nuk mund të arrijnë t’i konceptojnë plotësisht dhe as t’i numërojnë ato plotësisht, sikurse ka thënë zotëria i gjithë njerëzimit, Muhamedi ﷺ : 2091. “Lâ uhsi thenâen alejke ente kemâ ethnejte ala nefsik ! (Nuk mund të të përlëvdoj ashtu si Ti e meriton. Ti qofsh i lëvduar e përlëvduar ashtu siç e ke përlëvduar Veten!” Në këto ajete, Allahu i Lartësuar thotë: - “Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari).” - Pra, nëse të gjitha pemët e dynjasë të bëheshin lapsa dhe të gjitha detet - madje edhe shtatë herë më shumë - të bëheshin bojë, dhe me të të shkruheshin fjalët e Allahut, që tregojnë madhështinë e Tij, cilësitë e emrat e Tij, të gjithë lapsat do të thyheshin e harxhoheshin, kurse i gjithë uji i detrave do të thahej, edhe nëse do të sillnin më shumë si ata. Në fakt, numri shtatë është përmendur për të treguar shumëfishimin e tyre, e jo si numër i kufizuar. Katade ka thënë se ky ajet u shpall kur idhujtarët mekas thanë: “Kjo fjalë (që po sjell Muhamedi) do vijë një ditë e do të përfundojë”. Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti: “Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë ...”. Ndërsa nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë se këto ajete zbritën si përgjigje ndaj jehudëve: 2092. “Ahbarët jehudë në Medinë i thanë Profeti të Allahut: “O Muhamed, çfarë shpjegimi jep për ajetin: “... dhe juve ju është dhënë shumë pak dituri.” ? A na ke për qëllim ne apo popullin tënd?” Profeti tha: “Të dy ju kam për qëllim.”Ata shtuan: “Po a nuk lexon ndër ato që ke sjellë, se neve na është dhënë Teurati, i cili është shtjellues për çdo çështje?” Profeti tha: “Ajo, në krahasim me dijen e Allahut, është shumë pak. Juve ju është dhënë nga kjo dituri mjaftueshëm.” Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti në lidhje me këtë që e pyetën, ajetet: “Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari).”. Ky rrëfim i Ibn Abasit tregon se ajeti është zbritur në Medinë e jo në Mekë. Megjithatë, mendimi më i përhapur dhe më i njohur është se ky ajet ka zbritur në Mekë. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. - “Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. ” - Ai ka nënshtruar e sunduar gjithçka dhe askush nuk mund ta pengojë atë që Ai e dëshiron dhe askush nuk mund ta kundërshtojë e ndalojë përmbushjen e asaj që Ai gjykon dhe vendos. Ai është i Urti, në lidhje me atë që krijon, qoftë në ligjet e funksionimit të gjithësisë, në fjalët e veprat e Tij, qoftë edhe në ligjet që shpall për krijesat. Ai ka urtësi në të gjitha çështjet. - “Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve), është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një një njeriu të vetëm. ” - Krijimi i të gjitha krijesave dhe ringjallja e tyre në Ditën e Premtimit, për pushtetin e Allahut, janë njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një njeriu të vetëm. Çdo gjë është e lehtë për Të, sikurse thotë i Lavdëruari: “Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!”, dhe ajo menjëherë bëhet.” [Ja sin 82]. Ose: “Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar. Puna Jonë është e shpejtë, sa hap e mbyll sytë.” [Kamer 49, 50]. Pra, Zoti nuk urdhëron për diçka dy herë. Mjafton të urdhërojë vetëm një herë dhe ajo përmbushet ashtu si Ai urdhëron, sikurse thotë në ajetin tjetër: “Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe menjëherë ata do të shfaqen mbi sipërfaqen e tokës.” [Naziat 13, 14]. - “Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka. ” - Ai i dëgjon të gjitha fjalët e tyre, i sheh të gjitha veprat e tyre, si ato të ishin të një njeriu të vetëm.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:70 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Allahu i Madhëruar tregon rreth diturisë së Tij të plotë rreth krijesave. Dituria e Tij përfshin çdo gjë mes qiejve dhe tokës. Atij nuk i fshihet asnjë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar tregon rreth diturisë së Tij të plotë rreth krijesave. Dituria e Tij përfshin çdo gjë mes qiejve dhe tokës. Atij nuk i fshihet asnjë grimcë që ndodhet në tokë e në qiell, as diçka më e vogël se ajo apo më e madhe. Madje, Allahu i Madhëruar di për krijesat gjithçka, që para se ato të ekzistonin dhe gjithçka Ai e shkroi në Leuhi Mahfudh. Në një hadith të saktë në Sahihun e Muslimit nga Abdullah Ibn Amri, thuhet se Profeti i Allahut ka thënë: 1876. “Me të vërtetë, Allahu përcaktoi gjithçka për krijesat 50 mijë vjet përpara se të krijonte qiejt dhe Tokën, ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë.” Ndërsa në Sunen vjen hadithi, të cilin e sjellin një grup sahabësh, se Profeti i Allahut ka thënë: 1877. “E para gjë që krijoi Zoti ishte Lapsi, të cilit i tha: Shkruaj!” Lapsi tha: “Çfarë të shkruaj?” - “Shkruaj gjithçka që do të ekzistojë deri në Ditën e Kijametit.” Kështu, Lapsi shkroi gjithçka që do të jetë deri në Ditën e Kijametit.” Pikërisht për këtë flet fjala e Zotit drejtuar Muhamedit, kur tha: “A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë?” E gjithë kjo është e shënuar në Libër, dhe kjo është shumë lehtë për Allahun.” Kjo tregon diturinë e plotë e gjithëpërfshirëse të Allahut. Ai i di gjërat përpara se ato të ndodhin e të ekzistojnë, e përveç që i di ato, Ai i shkroi e i përcaktoi që të ndodhin. Kështu, çdo vepër që robërit do të veprojnë, është tërësisht e imtësisht e ditur nga Zoti, pikërisht ashtu si ata do ta veprojnë. Që përpara se të krijonte njerëzit, Ai e dinte mirë se cili do t’i bindet e nënshtrohet Atij, me përzgjedhje të lirë, e cili do ta mohojë e nuk do t’i bindet, po me përzgjedhjen e tij të lirë. Të gjitha këto, Allahu i shkroi në Librin e Tij, pasi kishte dijen e Tij absolute. E gjithë kjo është e lehtë për Të, siç thotë i Lartësuari në fund: “...E gjithë kjo është e shënuar në Libër, dhe kjo është shumë lehtë për Allahun.”

Mus'haf Hape →
Lukman 31:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… gjithnjë u tërhiqte vërejtjen për besimin e tyre të gabuar, i thërriste në rrugën e shpëtimit, duke u sjellë fakte e argumente nga toka dhe nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures Safatë, ajete: 34 Edhe kjo kaptinë po ashtu sikurse edhe ato të tjerat mekase, si cak dhe qëllim marrin tri pikat më qendrore të besimit islam: Zoti, pejgamberët, Ahireti. Derisa në Mekë, e edhe në vendet e tjera në Arabi, shumica dërmuese e popullit ishin idhujtarë, politeistë Kur'ani gjithnjë u tërhiqte vërejtjen për besimin e tyre të gabuar, i thërriste në rrugën e shpëtimit, duke u sjellë fakte e argumente nga toka dhe nga qielli, të cilat argumentojnë për Zotin fuqiplotë, e në anën tjetër rrënonte bindjen ndaj statujave e idhujve të drunjtë, të gurtë apo të hekurtë, të cilët i kishin gdhendur vetë, e pastaj i quanin zota. Si fakt bindës për mësimet e Kur'anit, idhujtarëve u thuhet: "Gjithë kjo që po shihet është krijim i Zotit një e fuqiplotë, sillni pra ju atë që e krijuan idhujt" Kaptina përfundon me pasqyrimin e ditës së kijametit, ditës në të cilën nuk do të mund t'i bëjë farë dobie prindi fëmijës, as fëmija prindit, ngase çdokush do të jetë tepër i preokupuar me çështjet e veta. Quhet: "Suretu Llukman" - Kaptina Llukman, ngase përfshin një pjesë të tregimit për Llukmanin, për mençurinë që ia dhuroi Zoti, për këshillat që ia drejtoi të birit, e nëpërmjet tij të gjithë njerëzve.

Mus'haf Hape →
Kalem 68:1–68:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” - Rreth gërmave të alfabetit në fillim të sureve kemi folur gje - rësisht në fillim të sures …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” - Rreth gërmave të alfabetit në fillim të sureve kemi folur gje - rësisht në fillim të sures Bekare. Kjo është njëlloj si fillimet e sureve të ndryshme, ku Allahu i Lartësuar thotë: “ Sâd”, “Kâf”. Një mendim thotë se ‘ Nûn’ quhet një peshk i madh, i cili jeton në oqeane dhe mban shtatë tokat! Thuhet, gjithashtu, se ‘ Nun’ quhet diviti ose kallamari i bojës së shkrimit. Këtë shpjegim e kanë mbështetur Ibn Abasi, Katadja dhe Haseni. 170 Në vijim, i Lartë - suari thotë: “Betohem në lapsin ...”. Kuptimi i dukshëm i ajetit është se bëhet fjalë për lapsin, mjetin me të cilin shkruhet dituria. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë; i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” [Alek 4, 5]. Kështu, Allahu i Lartësuar betohet në lapsin. Kjo u bën me dije krijesave mirësinë që Ai u ka dhuruar, duke u mësuar shkrimin, i cili është i domosdoshëm për përcjelljen dhe marrjen e diturisë, prandaj thotë i Lartësuari: “... dhe në atë çfarë shkruajnë.” Thuhet që këtu flitet për krije - sën e parë që krijoi Zoti, siç thotë Profeti :ﷺ 2725. “E para gjë që krijoi Zoti ishte lapsi, të cilit i tha: “Shkruaj!” Lapsi tha: “Çfarë të shkruaj?” - “Shkruaj gjithçka që do të ekzi - stojë deri në Ditën e Kijametit.” Kështu, lapsi shkroi gjithçka që do të jetë deri në Ditën e Kijametit.” Në vijim, Allahu i Lar - tësuar thotë: “... dhe në atë çfarë shkru - ajnë.” Ibn Abasi dhe të tjerë shpjegojnë: “Domethënë, betohet edhe në atë që njerëzit shkruajnë ose mësojnë.” Ndërsa Sudiu shpjegon se Allahu i Madhëruar betohet në atë që shkruajnë melekët, domethënë veprat e robërve në këtë dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur.” - Pra, ti, - dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë, - kurrsesi nuk je i çmendur, siku - ndër trillojnë injorantët në popullin tënd, ata që e konsiderojnë gënjeshtër Shpalljen. Edhe pse ti ua përcolle udhëzimin dhe të vërtetën aq besnikërisht, ata të konsiderojnë si të çmendur. - “Ti, pa dyshim, do të kesh një shpër - blim të pandërprerë. ” - Pra, ti patjetër do të kesh shpërblim të madh, që kurrë nuk ka për t’u ndërprerë apo zhduket. Të gjitha këto mirësi do të të jepen për kumtimin e qartë të Shpalljes së Zotit tënd tek krijesat, për durimin e pashembullt kundrejt mundi - meve që ata të dhanë. ‘Gajru memnûn’ do të thotë: ‘të pandërprerë’, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë.” [Hud 108]. Ose: “Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë (Gajru memnûn).” [Tin 6]. - “Vërtet, ti ke një moral të lartë!” - Mameri sjell hadithin nga Katadja, i cili rrëfen se: 2726. “Aishja u pyet rreth moralit të Profetit të Allahut dhe tha: “Morali i tij ishte Kurani”, siç është përmendur edhe në Kuran. Nga një burrë i fisit Beni Seuad transmetohet të ketë thënë: 2727. “E pyeta Aishen dhe i thashë: “Më trego, o nëna e besimtarëve, rreth moralit të Profetit ”.ﷺ Atëherë, ajo tha: “A nuk e lexon Kuranin: “Ue in-neke le alâ ħulukin adhim” “Vërtet, ti ke një moral te lartë!”. Unë i thashë: “Më trego diçka rreth moralit të tij.” Ajo tha: “Unë njëherë i gatova ushqim. Po ashtu edhe Hafsa (gruaja tjetër e Profetit) i gatoi ushqim. Atëherë unë i thashë shërbëtores time: “Nëse ajo (pra, Hafsa) vjen me ushqim dhe e vendos përpara, hidhja ushqi - min!” E kështu, - vazhdon Aishja dhe tregon - ajo (Hafsa) erdhi me ushqimin që kishte gatuar dhe shërbëtorja - siç e kisha porositur - ia rrëzoi enën, e cila ra dhe u thye. Ndërkaq, Profeti i Allahut e mblodhi ushqimin dhe tha: “Jepi hakun tani. Enën që ia theve zëvendësoja me enë tjetër.” Dhe nuk tha më shumë se kaq.” Kuptimi i fjalës së Aishes që morali i tij ishte Kurani është se Profeti ﷺ ishte zbatues i Kuranit, pra, i urdhëresave të tij dhe i kujdesshëm me ndalesat. Kjo u bë sjellje e qenësishme e tij. Kështu, çdo gjë që urdhëronte Kurani, ai e vepronte dhe çdo gjë që e ndalonte, ai i largohej asaj gjëje. Kjo, përveç faktit se Allahu i Lartësuar e brumosi me virtyte të larta, si: turpi, bujaria, fisnikëria, guximi, falja, butësia, dhembshuria, toleranca dhe çdo virtyt që është e konsiderohet i bukur nga njerëzit. Në dy Sahih-ët shënohet hadi - thi nga Enesi, që ka thënë: 2728. “Unë i kam shërbyer Profetit të Allahut dhjetë vjet dhe asnjëherë nuk më tha as edhe ‘ Uf’! Kurrë nuk më tha për diçka që unë e kisha bërë ‘përse e bëre?’ dhe as për diçka që nuk e kisha kryer ‘përse nuk e bëre?’. Ai ishte njeriu me moralin më të mirë. Nuk kam prekur rrobë, mëndafsh apo gjë tjetër më të butë sesa pëllëmba e Profetit të Allahut dhe nuk kam nuhatur ndonjëherë aromë tjetër më të këndshme sesa djersa e Profetit të Allahut.”Ahmedi sjell një hadith nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë: 2729. “Profeti i Allahut kurrë nuk ka goditur me dorën e tij ndonjë shërbëtor, grua apo njeri, përveçse kur bënte xhihad në rrugën e Zotit. Sa herë që ai kish mundësi të zgjidhte mes dy gjërave, gjithmonë parapël - qente atë më të lehtën, veç nëse ishte gjynah dhe e ndaluar. Ai ishte njeriu më larg prej gjynaheve. Ai kurrë nuk është hakmarrë për veten e vet për ndonjë çështje, përveç nëse shkeleshin kufijtë e Allahut: atëherë ai hakmerrej për hir të Allahut Krenar dhe të Lartësuar.” Hadithet që flasin për këtë çë - shtje janë të shumta. Ebu Isa Tirmidhiu ka shkruar librin ‘Esh-Shemail’ me këtë temë. - “Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin ...” - Do ta mësosh ti, o Muhamed, por do ta mësojnë edhe ata që të kundërshtojnë, se cili është në të vërtetë i humburi dhe i çmenduri: ata apo ti. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh.” [Kamer 26]. Ose: “.. Atëhe - rë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, ose në një humbje të dukshme.”!” [Sebe’e 24]. Ibn Abasi shpjegon: “Do ta mësojnë këtë Ditën e Kijametit.”. - “... se cili prej jush është i çmendur. ” - Fjala ‘El-Meftun’, e përmendur në ajet, ka kuptimin e dukshëm: ai i cili ka rënë në fitne, pasi ka braktisur të vërtetën, ka humbur rrugën dhe është zhytur në të kotën. - “S’ka dyshim se Zoti yt është më i ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur pë r ata që gjetën udhën e drejtë. ” - Allahu i Lartë - suar e di më mirë se cilët janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Ai e di mirë se cilët janë grupi i humbur dhe grupi që është i përqendruar në të vërtetën dhe të drejtën.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:107–18:109 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… “Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera, nuk do të mbaronin fjalët e Allahut. Allahu është Ngadhënjimtar i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. - Janë ata që besojnë drejt dhe punojnë me sinqeritet sipas këtij besimi. Kjo përfshin të gjithë fenë Islame, qoftë çështjet që duhet besuar me zemër, qoftë veprat që kryhen me gjymtyrë, qoftë themelet e saj, ashtu edhe degëzimet e saj, qoftë veprat e dukshme, ashtu edhe ato të fshehtat. Të gjithë atyre që përfshihen në këtë përshkrim, - edhe pse janë të gradave të ndryshme, sipas plotësimit të imanit dhe veprave të tij, - iu premtohet Firdeusi. Por çfarë është Firdeusi? Sipas një shpjegimi, ai është xheneti më i lartë, më i mirë dhe ai që ndodhet në mes të të gjithë xheneteve. Por ka mundësi që këtu të nënkuptojë të gjitha gradat e Xhenetit, që janë të shumta. Ajeti përfshin të gjitha shpërblimet e besimtarëve, që do të jenë në grada të ndryshme të imanit, si grada e të afërmëve të Zotit (mukarabin), punëmirët ( ebrar), ose muktasidin-ët.4 Secili nga këta do të marrë shpërblimin, sipas gradës së vet. Në fakt, shpjegimi i dytë është më i fortë, sepse i përmbledh të gjitha, aq më tepër kur fjala ‘xhenet’ është në numrin shumës. Fjala Firdeus ka edhe kuptimin “kopësht i dendur me bimësi, që degëzohet dhe mbulon gjithçka”, dhe ky përshkrim është për të gjithë Xhenetin. Kështu Firdeusi është pritja dhe mirëseardhja e atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira. E ku ka mikpritje më të mirë dhe më të bukur sesa ajo që Mëshirëploti ka përgatitur për këta fatlumë. Ajo përmban çdo mirësi që kënaq zemrën, shpirtin dhe trupin. Atje do të kenë çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe kënaq syrin. Atje do të shohin gradat e larta aq të bukura, të këndshme, ato kopshte vezulluese të mrekullueshme, ato pemë plot fruta të shijshme e të këndshme, ata zogj që nuk reshtin së kënduari me zëra qetësues. Atje do të kënaqen me ushqime të shijshme dhe pije të këndshme. Atje të jenë në shoqërinë e grave të hijshme. Atje do t’u shërbejnë shërbëtore e të rinj. Ata do të shëtisin në anët e lumenjëve, që rrjedhin me ujë të kristaltë, që e zbukurojnë më tepër pamjen e Xhenetit. Bukuritë e Xhenetit janë jo vetëm fizike, por edhe konceptuale, në aspektin e përjetimeve. Mirësitë në të do të jenë të përhershme. Megjithatë, mirësia më e madhe do të jetë kënaqësia që jep qëndrimi pranë Rrahmanit dhe kënaqësia e Tij ndaj besimtarëve. Kjo është kënaqësia më e madhe e xhenetlinjve. Mbi të gjitha qëndron kënaqësia e shikimit të Zotit, Fytyrës së Tij të ndritshme dhe dëgjimi i fjalës së Atij, që është Mëshiruesi i Dashur. Allahu Ekber! Çfarë mikpritje madhështore! Kjo mirësi është shumë herë më e madhe sesa të mund të përshkruhet nga ndonjë krijesë, ose të përfytyrohet nga ndonjë zemër. Nëse njeriu do ta njihte realisht ndonjë prej këtyre mirësive, zemra e tij do të fluturonte nga malli dhe shpirti do t’i coptohej nga padurimi për të hyrë në të. Ai do të rrinte larg, i vetmuar, pa pyetur fare për këtë botë të kotë dhe kënaqësitë e saj të parëndësishme e shpërqendruese. Ai nuk do të lejonte asnjë çast që t’i shkonte dëm, pa u përpjekur për ato mirësi. Çdo çast i humbur në këtë botë do të thotë shekuj mirësish të humbura në Xhenet! Allahu na ndihmoftë dhe na udhëzoftë, sepse pakujdesia ka shtrirë kthetrat e saj, imani na është dobësuar, dituria na është pakësuar, ndërsa ambicia dhe vullneti na janë harxhuar me kohë! Nuk ka forcë dhe as ndryshim të gjendjes ndryshe, por veçse me ndihmën e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit! - Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai. - Ky është kompletimi i të gjitha mirësive, sepse ato nuk do të mbarojnë kurrë. Banorët e Xhenetit nuk do të kërkojnë asnjëherë që të largohen nga ai vend apo që t’u ndryshohen ato mirësi. E si ta kërkojnë këtë, kur ata shohin çdo gjë që u pëlqen dhe i lumturon?! Ata nuk shohin ndonjë që të ketë kënaqësi më të madhe se ata. Ata mendojnë dhe shohin se janë më të lumturit në gjithësi. Për t’u shpjeguar madhështinë e Krijuesit dhe cilësitë e Tij, që krijesat nuk mund t’i kapin plotësisht, thuaju tyre: - “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, deti do të shterej para se të përfundonin fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të merrnim edhe një tjetër si ai.” - Sikur të gjithë detet e botës të ishin bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim dhe sikur të gjitha pemët e tokës, nga fillimi i botës deri në fundin e saj, të ishin lapsa për të shkruar fjalët, edhe detet do të shteronin, edhe pemët do të harxhoheshin e do të treteshin, përpara se të mbaronin fjalët e Zotit tim. Kjo është diçka shumë e madhe, që askush nuk mund ta përfshijë me dijen e vet. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera, nuk do të mbaronin fjalët e Allahut. Allahu është Ngadhënjimtar i Urtë.” [Lukman 27]. Sigurisht, ky krahasim është sjellë që mendjet njerëzore ta kuptojnë më lehtësisht, që të gjitha këto janë krijesa dhe të gjitha krijesat e kanë një fund, ndërsa fjalët e Zotit janë cilësi të Tij, dhe cilësitë e Tij nuk janë të krijuara, prandaj, si të tilla, nuk kanë kufi dhe as fund. Çfarëdo madhështie dhe pafundësie që të përfytyrojnë krijesat, Allahu qëndron shumë më lart atyre. Të tilla janë të gjitha atributet e Allahut të Lartësuar, si dituria, urtësia, pushteti dhe mëshira. Sikur të mblidhej dituria e gjithë botës, nga i pari deri tek i fundit, dhe banorët e qiellit dhe të tokës, kjo dituri do të ishte si shembulli i një harabeli, që qëndron në breg të oqeanit dhe merr një pikë ujë me sqepin e tij. Është kështu, sepse Allahu ka cilësitë më të plota dhe më madhështore, më të gjera dhe gjithëpërfshirëse. Vetëm tek Allahu do të kthehen të gjithë.

Mus'haf Hape →
Junus 10:61 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… është shkruar nga Lapsi i Tij në Leuhi Mahfudh, sikurse thotë i Madhëruari: "A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kur'ani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmitarë të veprimeve tuaja. - Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është Vështrues, Dëshmues e Mbikëqyrës i gjithçkaje që ndodh. Ai i mbikëqyr robërit e Tij në të gjitha gjendjet dhe lëvizjet e tyre. Kjo është një ftesë e bukur dhe e mrekullueshme nga i Gjithëdituri e Gjithëshikuesi, që ne të ndiejmë vazhdimisht mbikëqyrjen e Tij dhe në asnjë çast të mos e largojmë vëmendjen nga Ai. Kjo është një ftesë për t'u ngritur në gradën e ihsan-it. Allahu na vështron në të gjitha gjendjet dhe çështjet tona, si ato fetare, ashtu edhe ato që kanë të bëjnë me jetën e kësaj bote. Ai na dëgjon kur ne këndojmë Librin e tij, që ia ka shpallur Profetit të Tij. Çfarëdo pune që kryejmë, të madhe apo të vogël, Ai është dëshmues dhe mbikëqyrës i përhershëm i saj, në çastin kur e fillojmë, gjatë vazhdimit të saj dhe në përfundim. Kështu, ta ndieni mbikëqyrjen dhe vështrimin e Zotit në të gjitha gjendjet, fjalët dhe veprat tuaja. Mundohuni t’i kryeni ato me dëshirën dhe qëllimin e mirë për të rregulluar marrëdhëniet tuaja me Zotin, me Librin e Tij dhe Profetin e Tij. Përpiquni të përkryeni çdo adhurim në formën e kërkuar nga Zoti. Ato që ju kërkohen juve janë: punë të mira, nijet të pastër dhe kryerja e tyre sipas mënyrës që Zoti ka kërkuar përmes Shpalljes. Nga ana tjetër, kujdes me ato që Zoti juaj i urren, se Ai ju mbikëqyr dhe është i Gjithëditur rreth atyre që shfaqen dhe atyre që mbahen fshehur në gjoks. Ai thotë: - Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë. - Dëgjimit, shikimit dhe diturisë së Zotit nuk mund t'i fshihet asgjë, sado e vogël qoftë ajo apo e madhe. Ai ka përfshirë me diturinë e Tij gjithçka që ekziston dhe, çdo gjë që Ai di e ka shkruar edhe lapsi i Tij. Këta janë dy elementët e besimit të saktë në kaderin e Zotit: 1. Të besosh se dituria e Zotit përfshin gjithçka. 2. Të besosh se kjo dituri është shkruar nga Lapsi i Tij në Leuhi Mahfudh, sikurse thotë i Madhëruari: "A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë lehtë për Allahun. " [Haxh 70]. Pa besuar këto çështje, besimi në kaderin e Zotit është i pasaktë dhe i papranuar. Allahu i Madhëruar i përmend shpesh ato së bashku.

Mus'haf Hape →
Isra 17:88 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e artikulojnë diçka, pa dëshirën dhe pa lejen e Zotit. E si mund të mendohet që krijesa të tilla të kundërshtojnë fjalën e Zotit të qiejve dhe të Tokës, i Cili …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është një argument i prerë dhe fakt i qartë që tregon për vërtetësinë e Shpalljes, që Muhammedi (a.s.) solli nga Zoti, dhe për besnikërinë e tij si profet i Zotit. Allahu i sfidon njerëzit dhe xhindët që të sjellin një libër të ngjashëm me Kur'anin dhe na tregon se ata kurrë nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Edhe sikur të bashkëpunojnë të gjithë për këtë gjë, ata nuk do të mund t’ia arrijnë këtij qëllimi. Dhe e vërteta është se ndodhi ashtu siç njoftoi Allahu i Madhëruar. Rrethanat e mohuesve dhe armiqve të Shpalljes ishin të gjitha të favorshme që ata të bënin gjithçka për të refuzuar të vërtetën. Ata njiheshin për oratorinë dhe aftësinë e tyre gjuhësore e letrare, prandaj nëse do të kishin edhe më të voglën mundësi për t’ia arritur qëllimit, do ta kishin bërë. Por duke qenë se nuk e bënë, kjo tregon se ata u nënshtruan dhe u dorëzuan përballë sfidës së Zotit për ta kundërshtuar. E si është e mundur që një krijesë e krijuar nga dheu, të mendojë diçka të tillë?! Ata janë të dobët dhe të mangët nga çdo aspekt. Ata nuk kanë dije, pushtet e forcë, as dëshirë e motivim, madje as që mund të flasin e artikulojnë diçka, pa dëshirën dhe pa lejen e Zotit. E si mund të mendohet që krijesa të tilla të kundërshtojnë fjalën e Zotit të qiejve dhe të Tokës, i Cili sheh të gjitha fshehtësitë, i Cili është i Plotë e Absolut në çdo aspekt?! Vetëm Atij i takon lavdia dhe madhështia, të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja. Nëse do të bashkoheshin të gjitha detet e botës, madje të shtoheshin disafish, e të ishin bojë për të shkruar, ndërsa të gjitha pemët të ishin lapsa e pena për të shkruar, të gjitha do të harxhoheshin e mbaronin, por fjalët e Zotit kurrë nuk do të mbaronin. Ashtu sikurse asnjë nga krijesat nuk mund t’i përgjasojë Zotit në cilësitë e atributet e Tij, po ashtu nuk mund t’i përgjasojnë edhe në fjalën e Tij. Fjala e Zotit është prej cilësive të Tij dhe, si e tillë, nuk mund të ketë të ngjashme me të. Askush nuk është si Zoti në Qenien e Tij, në emrat e cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar qoftë Allahu! Mos paftë të mira ai njeri që nuk bën dallimin mes fjalës së Krijuesit dhe fjalës së krijesës dhe shpif se Muhamedi e trilloi Kur'anin, duke mashtruar për Zotin!

Mus'haf Hape →
Enbija 21:78–21:82 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Kur Daudi e Sulejmani gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë, ku kishin kullotur natën delet e disa njerëzve ...” - El nefeshu quhet kullotja e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur Daudi e Sulejmani gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë, ku kishin kullotur natën delet e disa njerëzve ...” - El nefeshu quhet kullotja e bagëtive që bëhet veçse natën. Toka ishte një vreshtë rrushi. Verigat sapo kishin filluar të vareshin poshtë. Madje, Ibn Xheriri sjell shpjegimin nga Ibn Mesudi, që thotë se: ishte një vreshtë rrushi, verigat e të cilit sapo kishin çelur e vareshin poshtë. Pikërisht këto veriga prishën delet, që po kullotnin në atë kopsht. Kur u kërkua gjykimi i Daudit (a.s), ai vendosi që tufa e deleve që dëmtoi vreshtin t’i jepej të zotit të kopshtit. Atëherë, Sulejmani tha: “Po sikur të gjykojmë ndryshe, o Profeti Allahut?” - “Si?” - tha ai. - “Vreshta t’i jepet të zotit të deleve, i cili duhet të kujdeset për të, derisa të kthehet në gjendjen në të cilën ishte. Ndërsa tufa e deleve t’i jepet të zotit të kopshtit, i cili mund të përfitojë prej tyre, derisa kopshti i tij të kthehet në gjendje të rregullt, ashtu siç ishte. Kështu, më pas, kopshti do t’i kthehet të zotit, edhe delet do t’i kthehen të zotit të tyre. Pikërisht për këtë flet fjala e Allahut: - “Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte çështjen. Secilit i kishim dhënë urtësi e dituri.” - Kështu, Allahu i Lartësuar e lëvdoi Sulejmanin, por nuk e qortoi Daudin. Kështu e ka shpjeguar Hasen El Basriu (Allahu e mëshiroftë!). Njëherë, Hasen el Basriu pa Ijas Ibn Muauijen, që po vinte duke qarë, pasi kishte gjykuar një çështje. Haseni e pyeti: “Pse qan?” - Ai i tha: “O Ebu Seid, më kanë thënë se gjykatësit janë tri llojesh: Një është ai që përpiqet për të dhënë gjykimin e drejtë, por gabon dhe nuk jep gjykimin e drejtë; ky është në zjarr. Një tjetër ndjek egon e vet dhe gjykon në mënyrë të padrejtë; edhe ky është në zjarr. Është edhe një tjetër, që përpiqet për të gjykuar drejt dhe ia qëllon të vërtetës; ky do të jetë në Xhenet”. Atëherë Haseni i tha: “Me të vërtetë, me atë që na ka treguar Zoti ynë rreth Daudit dhe Sulejmanit (paqja e Zotit qoftë me ta dhe me të gjithë profetët e tjerë!), na ka sjellë një gjykim, i cili e hedh poshtë fjalën e këtyre njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen . Secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dituri.” Kështu, Allahu i Madhëruar e lëvdoi Sulejmanin, por nuk e qortoi Daudin.” Pastaj Haseni tha: “Allahu i Madhëruar ka marrë besën dhe fjalën e nderit nga gjykatësit për tri gjëra: e para, të mos devijojnë nga e drejta, për të arritur ndonjë fitim të vogël. E dyta, të mos u shkojnë pas dëshirave të tyre (të padrejta), e kështu të devijojnë nga e drejta. E treta, të mos i frikësohen kërcënimit të askujt, në lidhje me gjykimin e drejtë që duhet të japin”. Pastaj lexoi vargjet: “O Daud! Ne të kemi bërë sundimtar në tokë. Prandaj, gjyko me drejtësi mes njerëzve dhe mos u shko pas dëshirave (të padrejta), e kështu të devijosh prej rrugës së Allahut! Ata që largohen nga rruga e Allahut i pret një dënim i rëndë, për shkak se e harruan Ditën e Llogarisë .”[Sad 26]. “Mos i kini frikë njerëzit, por më kini frikë vetëm Mua!” [Maide 44]. “Mos i fshihni ajetet e Mia, për hir të një çmimi të ulët dhe vetëm prej Meje ruhuni!” [Bekare 41]. Për sa u përket profetëve, të gjithë ata kanë qenë të ruajtur nga Zoti Krenar dhe i Lartësuar dhe kurrë nuk kanë bërë gjykime të padrejta. Për këtë nuk ka patur kundërshtime mes dijetarëve selefë, por edhe te dijetarët e mëvonshëm. Ndërsa për sa u përket të tjerëve poshtë tyre, ata edhe mund të gabojnë në gjykimet që japin, por shpërblimi dhe ndëshkimi jepet me kriterin që ka vendosur Zoti i Lartësuar. Në Sahih-un e Buhariut është hadithi nga Amër Ibn Asi,se Profeti i Allahut ka thënë: 1815. “Nëse gjykatësi përpiqet për të gjykuar me drejtësi dhe ia qëllon të vërtetës, atij i takojnë dy shpërblime, por nëse përpiqet që të gjykojë me drejtësi dhe gabon, ai merr vetëm një shpërblim.” Kështu, ky hadith e hedh poshtë supozimin e Ijasit se gjykatësi, nëse përpiqet që të gjykojë me drejtësi, por gabon dhe nuk ia qëllon të vërtetës, do të dënohet në zjarr. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Në Sunen vjen një ether, që thotë: 1816. “Gjykatësit janë tri kategori: (1) një që e njeh të vërtetën dhe gjykon sipas saj; ky është në Xhenet. (2) Ai qëgjykon pa pasur dituri; ky është në Zjarr. ( 3) Ai e di të vërtetën, porgjykon me të kundërtën e saj; edhe ky është në Zjarr.” - “Ne bëmë që malet dhe shpendët, së bashku me Daudin, të na madhëronin. Ishim Ne që i bëmë këto. ” - Kjo ndodhte për shkak të bukurisë së jashtëzakonshme të zërit të Daudit, kur ai këndonte Zeburin. Kur ai e zbukuronte zërin gjatë këndimit, zogjtë qëndronin në ajër dhe i përgjigjeshin këndimit të Tij. Po kështu edhe malet bënin tesbih së bashku me të. Njëherë, kur Profeti ﷺ kaloi pranë Ebu Musa el Eshariut, i cili ishte duke lexuar Kuran gjatë natës (ai kishte një zë shumë të bukur), qëndroi dhe dëgjoi me kujdes leximin e tij, pastaj tha: 1817. “Me të vërtetë, këtij i është dhënë një bukuri zëri, si ajo që iu dha familjes së Daudit.”Ndërsa Ebu Musa el Eshariu tha: “O i Dërguari i Allahut, sikur ta dija se ishe duke më dëgjuar, do ta zbukuroja edhe më shumë këndimin.” - “Ne i mësuam atij punimin e parzmoreve për ju, që të mbroheni në rast lufte. ” - Ai u mësua si të bënte përkrenaret dhe pazmoret, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Ne e zbutëm hekurin për të (për ta punuar) . (Ne i thamë)“ Bëj parzmore (hekuri) të gjëra dhe thuri me saktësi ato! ...” [Sebe’ 10, 11]. Pra, as mos i zgjero hallkat e pazmoreve dhe as mos i ngushtoato, por thuri me saktësi. - “Atëherë, a nuk do të jeni mirënjohës për këtë?” - Domethënë, për mirësinë që i mësoi profetit të Tij, Daudit, këto aftësi, të cilat janë edhe për të mirën tuaj. - “Për Sulejmanin bëmë që era e furishme të frynte sipas dëshirës së tij, duke e shoqëruar atë drejt tokës që Ne e kemi bekuar.” - Domethënë, drejt tokës së Shamit. - “Ne dimë gjithçka. ” - Sulejmani kishte një shtrat të drunjtë, ku vendoste gjithçka që i nevojitej, dhe era e ngrinte lart dhe e çonte në vendin e dëshiruar. Ndërkohë, zogjtë i qëndronin sipër, për t’i bërë hije e për ta mbrojtur nga i nxehti. Kur mbërrinte në destinacion, ai zbriste dhe mjetet e tij i vendoseshin pranë. - “Disa shejtanë zhyteshin në ujëpër të, por i bënin edhe punë të tjera. ” - Nën urdhrat e Sulejmanit, ata nxirrnin smeralde dhe margaritarë nga thellësitë e detit dhe shumë thesare të tjera. I madhëruari thotë: “Ne ia nënshtruam edhe shejtanët - të gjitha llojet e ndërtuesve dhe të zhytësve. Edhe të tjerë (shejtanë), të lidhur në pranga.”[Sad 37, 38]. - “Ishim Ne që i ruanim ata. ” - Allahu i Madhëruar e ruante atë, që shejtanët të mos e dëmtonin. Madje, të gjithë ata ishin të nënshtruar dhe nën urdhrat e Sulejmanit. Ai sundonte e vendoste mbi ta, me lejen e Allahut të Madhëruar. Nëse donte, i lironte e nëse dëshironte, i burgoste.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:67–22:70 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë e lehtë për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Çdo populli Ne i dhamë rite (e ligje) fetare të cilat ata duhet t'i zbatonin. - Allahu i Madhëruar na tregon se për çdo popull në histori ka përcaktuar vende adhurimi dhe rite të ndryshme, që mund të kenë edhe ndonjë dallime nga njëri tjetri. Megjithatë, një gjë është gjithmonë e përbashkët dhe pandryshueshme: të gjitha ligjet janë drejtësi dhe urtësi, siç thotë i Madhëruari: “Edhe ty (o Muhamed) Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt. Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi! Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm (në fe), por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë. Prandaj garoni për punë të mira! Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime.” [Maide 48]. Çdo popull ka kryer adhurimet që Zoti u ka caktuar. Të gjitha ligjet dhe adhurimet që Zoti u shpalli njerëzve duheshin vënë në zbatim dhe nuk duhej të kundërshtoheshin apo të refuzoheshin nga njerëzit, sidomos nga ata popuj të paditur, që ishin zhytur në idhujtari, injorancë e padrejtësi të thellë. Për këtë arsye, nëse ju vjen shpallja nga një profet besnik, me argumente të qarta e të prera, është detyrë për të gjithë që t’i nënshtrohen e dorëzohen asaj. Nuk lejohet kurrsesi që t’i kthesh shpinën dhe ta mohosh ligjin e Zotit. - Atëherë, të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (sheriatin islam). - Ata që të mohojnë ty dhe nuk besojnë Shpalljen që të dha Zoti yt, nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe të polemizojnë rreth ligjeve që Zoti të dha. Ata nuk kanë asnjë të drejtë dhe asnjë argument, por mbështeten thjesht në pretendime boshe dhe arsyetime injorantësh. Kështu, për shembull, kur ata kundërshtonin Profetin në lidhje me rregullat për lejimin e ngrënies së mishit të kafshës të therur sipas rregullit dhe ndalimin e ngrënies së të ngordhurave, ata thoshin: “Vallë, ju lejoni të hani atë që e therni me duart tuaja dhe e bëni të ndaluar atë që e ka vrarë Zoti (pra, të ngordhurën)?!” Ose në rastin e ndalimit të fajdesë, ata thoshin se: “edhe shitblerja është si fajdeja”. Të tilla ishin arsyetimet dhe kundërshtimet e tyre, të cilat nuk meritonin që t’u jepej përgjigje individualisht. Nuk e meritonin, sepse ata mohonin themelet e Sheriatit dhe nuk kishte asnjë kuptim që të polemizoje me ta për çdo çështje që nxirrnin. Pastaj, në fund të fundit, çdokujt i jepet përgjigjja që meriton. Kështu, një kundërshtuesi dhe mohuesi të Shpalljes së Zotit, nëse pretendon se po polemizon për të gjetur dhe kuptuar të vërtetën, fillimisht i thuhet: ‘Para së gjithash, ne duhet të diskutojmë rreth pranimit ose jo të Shpalljes së Zotit, pastaj mund të kalojmë tek shtjellimi i çështjeve të veçanta.’ Nëse ai këmbëngul që të polemizojë për çështje të veçanta, kjo është shenjë që ai kërkon veçse të kundërshtojë të vërtetën dhe të dalë fitimtar në polemikë, prandaj synon që të ta bëjë të pamundur për t’i dhënë përgjigje. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëronte Profetin e Tij që të ftonte njerëzit me urtësi dhe këshilla të buta e të dobishme dhe të vazhdonte me këtë stil të bukur, pavarësisht se kundërshtonin apo jo mohuesit e së vërtetës. Kundërshtimet e tyre nuk duhet ta dobësonin dhe ta bënin të hiqte dorë nga ftesa e njerëzve, sepse: - Por ftoji (ata) te Zoti yt, sepse ti je në Rrugën e Drejtë! - Rruga jote është e drejtë, që të çon te kënaqësia e Zotit. Kjo rrugë është e ndërtuar mbi dy themele bazë: dituria e vërtetë dhe e dobishme (Shpallja) dhe puna me sinqeritet sipas saj. Kështu, ti do të jesh i sigurt në çështjen tënde dhe për vërtetësinë e mesazhit të Zotit. Për këtë arsye, ti duhet të shprehësh qëndrueshmërinë në fenë e Zotit tënd dhe nënshtrimin e plotë në zbatimin e kësaj feje. Duhet të jesh i vendosur në zbatimin e çdo gjëje që të urdhëron Zoti yt, sepse ti nuk po zbaton një ligj të dyshimtë e të paqartë, ose ndonjë ligj të shpikur nga mendja njerëzore, por vetë Shpalljen e Krijuesit. Kështu, nuk ke përse të qëndrosh me ata të mjerë e as nuk je i detyruar për të dëgjuar tekat dhe dëshirat e tyre. Kundërshtitë e tyre kurrë nuk duhet të të ndalojnë apo të të frenojnë nga rruga e Zotit! Kjo ngjan me ajetin tjetër: “Mbështetu tek Allahu, se ti je pa dyshim në të vërtetën e sigurt!” [Neml 79]. Po të vërejmë me kujdes, Allahu i Madhëruar i thotë Profetit (a.s): ‘...pa dyshim, ti je në rrugë të drejtë.”, pra në një rrugë që çdo natyrë e pastër dhe llogjikë e drejtë e pranon si të tillë. Kjo është një nxitje e qartë, që t’u japim përgjigje kundërshtarëve të ligjeve të fesë, duke i ftuar të vënë në përdorim logjikën e shëndoshë dhe natyrën e pastër, të cilat gjithmonë do të jenë në përputhje të plotë me ligjin e Zotit. Termi “ el huda ” përmbledh gjithçka që iu dha Profetit (a.s) prej Shpalljes dhe nëpërmjet së cilës arrihet njohja e së vërtetës. Nëpërmjet udhëzimit të Zotit njihen të gjitha çështjet, si ato themeltare, ashtu edhe degëzimet dhe hollësitë e ligjeve të Sheriatit. Ajeti kuranor mëson se, nëse njeriu afrohet për të njohur ligjet e Sheriatit, ai do të shikojë bukurinë, drejtësinë dhe urtësitë e shumta që fshihen në to. Çdo mendje e shëndetshme, çdo natyrë e pastër dhe e papërlyer njerëzore arrin që ta shohë këtë pamje të mrekullueshme të ligjit të Zotit, sidomos nëse mediton për hollësitë e ligjeve të Tij, për urdhëresat dhe ndalesat e tij. Kurse mendjet dhe natyrat e përlyera polemizojnë me qëllime jo të pastra, sepse nuk synojnë të kuptojnë udhëzimin e drejtë të Zotit, madje e refuzojnë atë me forcë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që t’i largohej polemikës së pafrytshme me këta njerëz, duke thënë: - E, nëse ata të kundërshtojnë ty, thuaju: “Allahu e di më së miri për gjithçka që bëni ju; Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Kijametit për çdo gjë që kundërshtoheshit.”.” - Allahu di gjithçka rreth synimeve tuaja me këto polemika e kundërshtime. Dijeni dhe mbajeni mend faktin se Ai do t’ju shpërblejë sipas qëllimit tuaj Ditën e Kijametit. Atë ditë, Ai do të gjykojë me drejtësi për çdo gjë që ju polemizonit dhe kundërshtoheshit. Ata që kanë ecur në rrugën e drejtë do të jenë fatlumë, që do të hyjnë në mirësinë e përjetshme. Ndërsa ata që kanë mohuar dhe kundërshtuar do të jenë banorë të Zjarrit. Allahu i Madhëruar është i Urtë. Duke qenë se urtësia e Tij është e plotë, Ai gjykon veçse me dituri, madje me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe absolute. Kjo është arsyeja pse këtu përmendet fakti që dituria dhe shikimi i Allahut është absolut dhe përfshin gjithçka: - A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë e lehtë për Allahun. - Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej kësaj gjithësie, qoftë çështje e dukshme dhe e shfaqur, qoftë e fshehur dhe e padukshme, qoftë e shkuara, qoftë edhe e ardhme. Këtë dituri absolute e gjithëpërfshirëse Allahu i Madhëruar e ka shkruar në librin Leuhi Mahfudh, që kur krijoi lapsin. Ai i tha lapsit: “Shkruaj!” Lapsi tha: "Çfarë të shkruaj?” - Zoti tha: “Shkruaj gjithçka që do të jetë (ndodhë) deri Ditën e Kijametit!” Edhe pse ju nuk e përfytyroni dot këtë lloj diturie, për Zotin është e thjeshtë që të përfshijë në diturinë e Tij gjithçka dhe ta shkruajë këtë në një libër, fiks ashtu siç ndodh në realitet.

Mus'haf Hape →
Tegabun 64:11–64:13 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e Zotit. Allahu i Madhëruar e ka ditur që më parë gjithçka që do të ndodhte dhe këtë dituri absolute të Allahut e shkroi lapsi i Tij. Atë që lapsi i Tij e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- "Çdo fatkeqësi ndodh veçse me lejen e Allahut. Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën. Allahu di gjithçka." – Ajeti flet për të gjitha llojet e fatkeqësive: ato që na ndodhin në veten tonë, në pasuri, në fëmijë, në të dashurit dhe në çdo aspekt tjetër. Çdo gjë që e godet robin ndodh me përcaktimin dhe lejimin e Zotit. Allahu i Madhëruar e ka ditur që më parë gjithçka që do të ndodhte dhe këtë dituri absolute të Allahut e shkroi lapsi i Tij. Atë që lapsi i Tij e shkroi, Allahu i Madhëruar e krijoi në realitet, duke e renditur saktësisht dhe duke e bazuar në urtësinë e Tij të plotë për gjithçka. Vallë, a është në rregull njeriu në raport me këtë çështje të rëndësishme të besimit apo jo? Është e ditur se Allahu i Lartësuar i ka lënë çdokujt mundësi të lirë zgjedhjeje, nga njëra anë, dhe ka premtuar për ata që zgjedhin të mirën dhe përpiqen për të se do t’i ndihmojë dhe udhëzojë në më të mirën, nga ana tjetër. Nëse robi kryen atë që kërkohet prej tij, ai do të fitojë shpërblimin e madh dhe mirësi të shumta në dynja dhe ahiret. Nëse robi beson se gjithçka që ndodh në këtë dynja, qoftë ato që na gëzojnë, qoftë ato që na hidhërojnë, ndodhin me lejen dhe përcaktimin e Allahut të Urtë, atëherë ai i pranon ato dhe kënaqet me përcaktimin e Allahut. Nëse robi iu bindet porosive të Tij, atëherë Allahu i Lartësuar ka për t’ia udhëzuar zemrën. Rrjedhimisht, ky njeri do të jetë tërësisht i qetë dhe i përmbajtur gjatë sprovave të vështira, ndryshe nga ç’ndodh me ata që Zoti nuk ua ka udhëzuar zemrat. Të udhëzuarit janë të qëndrueshëm që në momentet e para kur godet sprova dhe, në këtë mënyrë, përveç shpërblimit të madh që Zoti i Lartësuar u jep në këtë dynja, ata rezervojnë një shpërblim të pamatë për Ditën e Llogarisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O robtë e Mi që keni besuar! Kijeni frikë Zotin tuaj! Ata që bënë mirë në këtë jetë, do të kenë mirësi. E gjerë është Toka e Allahut. Durimtarëve do t’u jepet shpërblim pa masë.” [Zumer 10]. Nga kjo kuptohet se kush nuk beson në kaderin e Zotit gjatë goditjes së fatkeqësive, por bazohet tërësisht vetëm në vëzhgimin e shkaqeve dhe pasojave, ai ka për të humbur i pashpresë, sepse Zoti i Lartësuar ka për ta lënë atë të mbështetet te vetja. Dihet se, nëse robi nuk ka mbështetetje tjetër veç vetvetes, për të do të ketë veç ankth, frikë dhe dëshpërim. Këto janë pjesë e ndëshkimit të dynjasë, para ndëshkimit të ahiretit. Këto ndëshkime janë tërësisht të meritueshme, për shkak të mungesës së durimit ndaj kaderit të Zotit. Ndërsa po ta shohim ajetin në një spektër më të gjerë, dalim në përfundimin se: çdokush që beson gjithçka që është urdhëruar të besohet, siç është besimi në Allahun e Lartësuar, në melekët e Tij, shpalljet e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit, dhe në caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij, dhe më pas e vërteton këtë besim me veprat përkatëse, atëherë ky njeri ka plotësuar kushtin kryesor që Allahu i Lartësuar t’ia hapë zemrën për udhëzimin e drejtë. Me fjalë të tjera, nga robi kërkohet që ai të besojë gjithçka që duhet besuar, duke u bazuar në dijen e saktë dhe të sigurt të sjellë nga Shpallja e Allahut dhe të punojë me sinqeritet sipas këtij besimi. Nëse ai e bën këtë, Allahu i Lartësuar ka për t’i dhuruar udhëzimin e drejtë, duke e ndihmuar dhe forcuar që të rregullojë dhe përsosë gjendjen, fjalët dhe veprat e tij. Ky është shpërblimi më i mirë që Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve, ashtu sikurse na e ka bërë të ditur këtë fakt shumë herë në Kur'an. Qëndrueshmëria e zemrës gjatë sprovës kalitet nëpërmjet sigurisë së plotë në premtimin e Allahut, i Cili thotë: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” [Ibrahim 27]. Kështu, besimtarët e vërtetë janë njerëzit me zemrën më të qetë dhe më të qëndrueshme gjatë sprovave dhe përballjeve të vështira. Ata janë njerëzit më të mençur, më të urtë dhe më të përmbajtur, për shkak të imanit që mbush zemrat e tyre. - “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” - Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke zbatuar me përpikmëri urdhrat e tyre. Pa dyshim, bindja ndaj Allahut dhe bindja ndaj Profetit janë themelet mbi të cilat ndërtohet lumturia. Ato janë rruga e vetme e suksesit, në aspektin e sigurimit të çdo të mire dhe të shpëtimit nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret. - “Nëse ju ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyra e të Dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.” - Nëse refuzoni të bindeni ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, dijeni se përgjegjësia e Profetit është thjesht qartësimi i së vërtetës, duke jua bërë tërësisht të kuptueshme Shpalljen, me të cilën Allahu i Madhëruar e dërgoi ndër ju. Pas këtij qartësimi, askujt nuk i mbetet më justifikim para Allahut të Lartësuar. Detyra e Profetit nuk është që t’ju bëjë ta pranoni të vërtetën dhe të jetoni sipas saj. Edhe llogaria juaj nuk është detyrë e tij. Ai që do t’ju marrë në llogari dhe do t’ju shpërblejë ose ndëshkojë, në lidhje me bindjen ose jo ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, është Njohësi i të fshehtave dhe i të dukshmeve, Allahu i Vetëm dhe i Pashoq. - “Allahu është Ai që, veç Tij, nuk ka të adhuruar tjetër me meritë....” - Allahu dhe vetëm Ai e meriton adhurimin. Çdo adhurim i kushtuar dikujt tjetër veç Allahut është adhurim i kotë, i papranueshëm, i padobishëm dhe i dënueshëm. - “...prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët!” - Vetëm Allahut le t’i mbështeten dhe t’i kërkojnë ndihmë besimtarët, për gjithçka që i shqetëson dhe për gjithçka që duan të arrijnë. Asnjë çështje nuk realizohet pa ndihmën e Allahut. Nuk ka mundësi tjetër për arritjen e qëllimeve, por veçse me mbështetjen e Allahut. Mbështetja (teuekkul) e plotë dhe e rregullt tek Allahu i Lartësuar arrihet veçse duke pasur mendim të mirë për Allahun e Lartësuar, duke pasur siguri të patundur se Allahu i Plotfuqishëm është plotësisht i mjaftueshëm si ndihmues për realizimin e çështjeve. Grada e teuekkul-it është në varësi të besimit. Sa më i fortë të jetë besimi, aq më e madhe është mbështetja tek Allahu i Lartësuar.

Mus'haf Hape →
Zumer 39:36–39:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ata se, kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” - Kështu, idhujtarët e pranonin se Allahu Krenar dhe i Lartësuar është i vetmi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?” - Allahu i Madhëruar është plotësisht i mjaftueshëm për t’i ndihmuar e mbështetur ata të cilët e adhurojnë Atë me dashuri e nënshtrim të plotë dhe i mbështeten tërësisht Atij. Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Fadalete Ibn Ubejdete Ensari, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2273. “Ka fituar çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe ai që është udhëzuar në Islam, ka rizk të mjaftueshëm dhe është i kënaqur me atë.” Hadithin e sjein Nesaiu dhe Tirmidhiu, i cili e ka gjykuar si të saktë. - “Kurse ata të frikësojnë ty me zota të tjerë.” - Disa idhujtarë e kërcënonin Profe - tin e Allahut me ndëshkimin që gjoja mund t’i sillnin idhujt e tyre, të cilët ata i adhuronin me injorancë dhe humbje të plotë. - “Atë që e ka humbur Allahu askush nuk mund ta udhëzojë. Ndërsa atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta humbë. A nuk është Allahu Ngadhë - njimtari, që ndëshkon me drejtësi?” - Allahu i Lartësuar është Aziz, pra, i Pacenueshëm, njëkohësisht Triumfues mbi gjithçka. Kështu, askush nuk do të mposhtet dhe cenohet, nëse i mbështetet madhështisë së Tij. Ai është edhe El Muntekim, Ndëshkuesi i ashpër. Askush nuk e ka ndëshkimin si Ai. Ndëshkimi i Tij pret çdonjë që e mohon Atë, që i shoqëron idhuj dhe të adhuruar të tjerë, që i kundërvihet dhe që lufton kundër Profetit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë në vijim: - “Nëse i pyet ata se, kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” - Kështu, idhujtarët e pranonin se Allahu Krenar dhe i Lartësuar është i vetmi Krijues i të gjitha gjërave, megjithatë, adhuronin edhe idhuj, të cilët janë krijesa pa asnjë pushtet dhe pa asnjë mundësi për të sjellë dëm apo dobi. - “Thuaju atyre: “Më tregoni për ata që ju i adhuroni veç Allahut! Nëse Allahu më sprovon me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe? Po nëse Allahu dëshiron të më dhurojë nga mëshira e Tij, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?” - Pra, ata nuk kanë asnjë grimë pushteti dhe mundësie për të bërë dobi apo dëm. Ibn Ebu Hatimi sjell për shpjegimin e këtij ajeti një hadith me senedin e tij deri tek Ibn Abasi, i cili ia atribuon Profetit ﷺ ,në të cilin thuhet. 2274. “Ruaje (përgjegjësinë dhe detyrat për) Zotin, që Zoti të të ruajë ty! Ruaje (përgjegjësinë dhe detyrat për) Zotin, që ta gjesh Atë para teje! Njihe Allahun në kohë begatie e mirësie, që Ai të të njohë në kohë vështirësie dhe shtrëngimi. Nëse lutesh, lutju vetëm Allahut dhe nëse kërkon mbështetje, mbështetju veçse Allahut. Dije se sikur e gjithë bota të mblidhej për të të dëmtuar me diçka që Allahu nuk e ka shkruar për ty, kurrë nuk do të arrijnë të të dëmtojnë. Dhe sikur të tuboheshin të gjithë për të të bërë ndonjë dobi, por që Allahu nuk e ka shkruar për ty, kurrë nuk do të mund të të sjellin dobi. Tashmë fletët janë tharë dhe lapsat janë ngritur...”. - “Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Vetëm Atij i mbështeten ata që dinë të kërkojnë mbështetje.”. - Thuaj që Allahu i Lartësuar më mjafton si mbështetës dhe ndihmës. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Ibn Abasi (r.a.) një hadith, që ia atribuon Profetit ﷺ : 2275. “Ai që dëshiron të jetë njeriu më i fortë, le t’i mbështetet Allahut të Lartësuar. Ai që dëshiron të jetë njeriu më i pasur, atëherë le të ndihet i pasur me atë që është në dorë të Allahut Krenar dhe të Lartësuar dhe jo me atë pasuri që ka në duart e veta. Kurse ai që dëshiron që të jetë më i nderuari ndër njerëz, le të jetë i devotshëm dhe të ketë frikë Allahun Krenar dhe të Lartësuar.”10 - “Thuaj: “O populli im! Veproni si të doni ...” - Ndiqni rrugën që keni zgjedhur, se do ta merrni atë që meritoni. Kjo fjalë duhet të konsiderohet si një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm. - “... se edhe unë do të veproj sipas times ...” - Sepse edhe unë do të veproj sipas rrugës sime, sipas udhëzimit që më ka dhënë Zoti. - “... dhe më vonë do ta mësoni ...” - Do ta mësoni shumë shpejt përfundimin dhe frytet e kësaj zgjedhjeje tuaj. - “... se kujt do t’i vijë dënimi poshtërues ...” - Do ta mësoni se kujt do t’i vijë ndëshkimi poshtërues në jetën e dynjasë. - “... dhe do ta përpijë dënimi i përjetshëm!” - Domethënë, ndëshkimi i përhershëm dhe i pashmangshëm në ahiret.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:109 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se nëse deti do të ishte bojë për lapsin, që do të shkruante fjalët e Allahut, urtësitë e Tij të pashtershme, argumentet që tregojnë për Të, i gjithë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, deti do të shterej para se të përfundonin fjalët e Zotit tim ...” - Thuaju, o Muhamed, se nëse deti do të ishte bojë për lapsin, që do të shkruante fjalët e Allahut, urtësitë e Tij të pashtershme, argumentet që tregojnë për Të, i gjithë uji do të shterej, e ai shkrim sërish nuk do të përfundonte. - “... madje edhe sikur të merrnim edhe një tjetër si ai .” - Edhe sikur të merrje një det tjetër si ai, e pastaj edhe një tjetër si ai, e kështu pafundësisht, nuk do të përfundonin fjalët e Allahut. I Lartësuari thotë: “Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari) . Allahu është Ngadhë - njimtar e i Urtë.” [Lukman 27]. Zoti ynë është ashtu si e ka përshkruar Veten dhe është shumë më i lartësuar sesa mund ta përshkruajmë ne.

Mus'haf Hape →
Zumer 39:5–39:7 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

Allahu i Madhëruar na njofton se Ai: - Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. - I krijoi me urtësi dhe për një qëllim të madh e mirësi të madhe. Ai i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na njofton se Ai: - Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. - I krijoi me urtësi dhe për një qëllim të madh e mirësi të madhe. Ai i krijoi ato që t'i urdhërojë robtë dhe t'i shpërblejë e ndëshkojë, për përmbushje ose jo të ligjeve të Tij. - Ai bën që nata ta mbulojë (mbështjellë) ditën dhe që dita ta mbulojë (mbështjellë) natën; - Allahu e ndërfut njërën në tjetrën dhe e bën që ato të zëvendësojnë njëra tjetrën. Ato nuk bashkohen të dyja bashkë. Kur vjen njëra, largohet tjetra dhe ia lë vendin asaj. - Ai i ka nënshtruar Diellin e Hënën (sipas ligjit të Tij), - Allahu i nënshtroi që të lëvizin me rregull dhe sistem. - që lëvizin sipas një afati të caktuar. - Secili nga këta trupa lëviz me urdhrin dhe rregullin e Zotit, deri në afatin e caktuar nga Ai, kur kjo botë të përfundojë dhe të shkatërrohet. Atë ditë, Allahu do ta shkatërrojë çdo rregull të saj, do të shkatërrojë Diellin e Hënën dhe do t'i ringjallë krijesat me krijimin e ri, që të përfundojnë në vendin e përjetshëm, ose në Xhenet ose në Zjarr. - Ai është Ngadhënjimtari - Allahu është El Aziz , domethënë, Krenari, Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi, që kurrë nuk mposhtet. Ai është Mëshiruesi i gjithçkaje. Për atë asgjë nuk është e pamundur. Me fuqinë e Tij, Allahu krijoi gjithë këto krijesa madhështore dhe i nënshtroi të lëvizin dhe funksionojnë ashtu siç Ai dëshiron. Allahu është Falësi i madh. Ai fal dhe fal pandërprerë gjynahet e robve të Tij besimtarë, që gjithmonë pendohen dhe kthehen tek Ai. - Falësi i Madh. - Ai është Falës edhe për ata që i bëjnë shirk, që, pasi i shikojnë argumentet e Tij, pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar. - Ai ju krijoi ju të gjithëve prej një njeriu të vetëm (Ademit); - Tregues i krenarisë dhe fuqisë së Zotit është edhe fakti që: "Ai ju krijoi ju të gjithëve prej një njeriu të vetëm (Ademit);...", edhe pse tashmë jeni aq të shumtë dhe të shpërndarë në të gjitha anët e tokës. - pastaj prej tij krijoi bashkëshorten e tij (Havanë) - Ai bëri që njeriu të ketë shoqen e tij, që të gjejë strehim, qetësi e prehje. Kështu plotësohet mirësia e Zotit mbi njeriun. - Dhe Ai krijoi për ju katër lloje kafshësh në çift. - Allahu i krijoi me caktimin që zbriti nga Ai. Ai i krijoi katër lloje kafshësh në çift, që janë përmendur në suren Enam: "Janë tetë krerë bagëtish: dy krerë dhensh (femër e mashkull) dhe dy krerë dhish (femër e mashkull) . Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat e këtyre, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” Më tregoni, pra, me dije të saktë, nëse ato që thoni janë të vërteta! Edhe nga devetë janë dy krerë (femër e mashkull) dhe nga lopët dy krerë (femër e mashkull) . Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” Mos vallë, ishit dëshmitarë kur Allahu vendosi këto rregulla?” E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut për t’i devijuar njerëzit nga padija e tyre? Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit. " [Enam 143 – 144]. Edhe pse Allahu i Lartësuar ka krijuar edhe kafshë të tjera në shërbim të njeriut, i veçoi këto për vetë dobinë e tyre të madhe ndër njerëz. Ai i dalloi me cilësi që nuk i kanë të tjerat. Kështu, ato vlejnë dhe janë zgjedhur t’i përdorim për kurban dhe akika. Për ato nxirret zekat dhe ato përdoren edhe për të përmbushur e paguar dëmshpërblimet për gjakun dhe vrasjen, ndërkohë që të tjerat nuk përdoren për të tilla rregulla dhe ligje. Pasi përmendi fillimin e krijimit të prindërve tanë të parë, Allahu i Lartësuar vijon të na tregojë edhe krijimin tonë në barkun e nënave. Ai thotë: - Ai ju krijon ju në barkun e nënave tuaja, etapë pas etape, në tri errësira. - Ai ju krijon fazë pas faze, atje ku nuk ju prek asnjë dëm dhe as një sy nuk ju sheh. Është Allahu Ai që kujdeset për ju në atë vend të ngushtë. Ai thotë se na krijon: "...në tri errësira...", që janë errësira e barkut, errësira e mitrës dhe errësira e placentës. - Ky është Allahu, Zoti juaj. Në dorën e Tij është i gjithë pushteti. Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Atij. - Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, vendosi dhe nënshtroi Diellin dhe Hënën, ju krijoi ju, që krijoi për ju kafshët dhe çdo mirësi tjetër, është Allahu, Zoti i juaj. Ai është i Adhuruari, që duhet ta doni me gjithë shpirt dhe ta madhëroni. Është Ai që kujdeset dhe rregullon çështjet tuaja. Ashtu siç është i vetëm dhe i pashoq në faktin që ju ka krijuar dhe kujdeset për çështjet tuaja, ashtu duhet të jetë i vetëm në meritën e adhurimit tuaj. - Atëherë, si i shmangeni (adhurimit të Tij)? - Si devijoni dhe largoheni nga kjo, pas gjithë atyre argumenteve që tregojnë se vetëm Ai e meriton sinqeritetin tuaj, dhe zhyteni në errësirën e idhujtarisë?! Si adhuroni ata që nuk kanë asgjë në dorë, që të kujdesen për ndonjë çështje?! - Nëse ju mohoni (besimin e vërtetë), Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju. - Atë nuk e dëmton aspak mohimi juaj, ashtu siç nuk i sjell ndonjë dobi bindja dhe adhurimet tuaja. Urdhëresat dhe ndalesat që ka ligjëruar për ju janë thjesht mirësi dhe bujari e Tij, që jua ka dhuruar për të mirën dhe dobinë tuaj. - Atij nuk i pëlqen që robtë e Tij të mohojnë (besimin). - Sepse mirësia e Tij mbi ju është e madhe dhe e plotë. Ai nuk kënaqet që ju ta mohoni, sepse e di mirë se çfarë fatkeqësie e madhe është diçka e tillë. Nëse ju zgjidhni mohimin, kjo do të sjellë dëshpërimin dhe vuajtjen tuaj të përhershme, pas së cilës nuk keni për të gjetur lumturi e kënaqësi. Ai nuk kënaqet që ju të mohoni, sepse ju krijoi që ju ta adhuroni Atë. Ky është qëllimi pse i krijoi krijesat dhe Ai nuk kënaqet që ata ta braktisin qëllimin për hir të të cilit i krijoi. - Nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, kjo është ajo që Ai e pëlqen për ju. - Kjo është ajo që Ai e dëshiron prej jush. Ai e dëshiron që t'i shprehni mirënjohjen duke e njësuar me teuhid dhe duke iu përkushtuar me sinqeritet, për të zbatuar Ligjin e Tij dhe për ta adhuruar Atë sipas fesë që dëshiron për ne. Ai dëshiron këtë për ju, sepse Ai ju mëshiron dhe ju do. Nga mëshira, dashuria dhe bamirësia e Tij, Ai dëshiron që ju ta falënderoni dhe të tregoheni mirënjohës ndaj Tij. Kjo është ajo për të cilën edhe ju krijoi. Mos harroni edhe një fakt të rëndësishëm: Çdokush do të merret në llogari veçse për punët e veta, të mira apo të këqija: - Dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. - Ajo që ju sjell dobi është besimi juaj dhe punët e mira. - Në fund, vetëm te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e gjithçkaje që keni bërë (në këtë jetë) . - Kjo do të ndodhë në Ditën e Gjykimit dhe ky është një lajm i vërtetë, i sigurt, i sjellë nga Zoti, me diturinë e Tij që ka përfshirë gjithçka, dituri të cilën e shkroi lapsi i Tij. Ato punë janë ruajtur në Librin e Tij, ku i kanë shënuar melekët e Tij të nderuar, por do të dëshmohen edhe nga gjymtyrët tuaja. Kështu, secili nga ju do të marrë atë që e meriton. - Ai e di mirë gjithçka që fshihet në zemrat e robve. - Ai di gjithçka që fshihet brenda gjokseve, e mirë ose e ligë, dhe do t'ju shpërblejë të gjithëve me drejtësinë e Tij të plotë, pa i bërë padrejtësi askujt.

Mus'haf Hape →
Sebe 34:3–34:6 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. - Diturisë së Tij nuk mund t'i fshihet asnjë grimcë në qiej e në tokë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetin e mësipërm, Allahu i Lartësuar na tregoi për madhështinë e Tij, përmes me atributet që përshkroi Veten e Tij. Kjo e bën njeriun që të lavdërojë dhe madhërojë Allahun e Lartësuar dhe ta besojë me iman të plotë dhe të sinqertë. Megjithatë, ka njerëz që nuk janë të tillë. Ai na tregon se ka njerëz që nuk e madhërojnë Allahun me madhështinë që i takon. Madje, ata e mohojnë Atë. Ata e mohojnë se Allahu ka pushtetin që të ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre e që të sjellë Kijametin, duke kundërshtuar dhe mohuar kështu mesazhin e të gjithë profetëve. I Madhëruari thotë: - Ata që nuk besojnë thonë: “Ora (e Kijametit) nuk ka për të ardhur kurrë!” - Këta janë ata që nuk besojnë Allahun, profetët e Tij dhe Shpalljen që ata sollën nga Allahu. Pikërisht për shkak të këtij mohimi, ata thonë: “Ora (e Kijametit) nuk ka për të ardhur kurrë! Ekziston thjesht kjo botë, me rregullat e saj. Ne jetojmë jetën bote, pastaj vdesim, dhe me kaq mbaron çdo gjë. Por Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t'ua hedhë poshtë me prova këtë pretendim, madje t'u betohet për vërtetësinë e ringjalljes dhe për faktin se ajo do të ndodhë. Më pas, Zoti sjell një argument, që nëse robi e mendon dhe e pranon si fakt, atëherë ka për të besuar patjetër ringjalljen. Kjo është dituria e plotë dhe të gjithanshme e Zotit: - Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim. Atë patjetër do t’jua sjellë Ai që e di të fshehtën. - Ai thotë se Kijametin dhe ringjalljen do ta sjellë i Gjithëdituri rreth të fshehtës, pra, rreth çdo gjëje që nuk e kapin shqisat apo dituria jonë. Ai është i Gjithëditur edhe për atë që shfaqet, edhe për atë që fshihet. Allahu i Madhëruar vijon të përforcojë edhe më shumë faktin se dituria e Tij është gjithëpërfshirëse, kur thotë: - Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. - Diturisë së Tij nuk mund t'i fshihet asnjë grimcë në qiej e në tokë dhe as më e vogël apo më e madhe se ajo. Çdo gjë pa përjashtim, me trupat dhe me gjithë përbërësit e tyre, madje edhe grimcat më të vogla elementare përbërëse të lëndës nuk i fshihen diturisë së Zotit. - Çdo gjë është shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh) ”. - Dituria e Allahut ka përfshirë gjithçka dhe lapsi i Tij e ka shkruar atë. Gjithçka gjendet në Librin e qartë dhe të madh, që quhet Leuhi Mahfudh. Diturisë së Tij nuk i fshihet asnjë grimcë e madhe apo e vogël qoftë, në të gjithë kohërat. Ai i di mirë çfarë fshihet e tretet në tokë prej trupave të vdekur dhe atë që mbetet prej tyre. Ai është i Plotfuqishëm që t'i ringjallë ata, dhe kjo është më e thjeshtë për Të. Ringjallja nuk është më e çuditshme dhe madhështore se dituria e Tij gjithëpërfshirëse. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon qëllimin e ringjalljes: - Që Ai t’i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për këta ka falje dhe shpërblim bujar. - Ky është shpërblimi për besimtarët e vërtetë. Ata besojnë sinqerisht me zemrat e tyre. Ata besojnë me bindje të plotë Allahun dhe Profetin e Tij. Pikërisht se besimi i tyre është i vërtetë dhe i sinqertë, ata bëjnë shumë vepra të mira sipas asaj që i udhëzon ky iman. Ata e vërtetojnë besimin në zemër me kryerjen e veprave të mira, në të cilat të udhëzon imani. Për këta të zgjedhur dhe fatbardhë, Allahu i Madhëruar thotë: "Për këta ka falje ...". Zoti do t'ua mbulojë e fshijë gjynahet, për shkak të imanit të vërtetë dhe të veprave të mira që ata bëjnë. Falja e Zotit bën që nga ata të largohet çdo ligësi dhe ndëshkim. Përveç faljes që sjell ruajtja nga çdo e keqe, atyre u premtohet edhe furnizim i mirë. Kështu e shpërblen Zoti çdo bamirës e besimtar të mirë. Duke qenë se ata ishin bamirës, Ai i shpërblen me furnizim të këndshëm dhe bujar, duke u përmbushur çdo kërkesë e qëllim të mirë. - Ndërsa ata që luftojnë kundër Argumenteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe të dhembshëm. - Këta i mohojnë argumentet Tona, madje me arrogancë e mendjemadhësi u thoshnin profetëve se ata dhe Zoti janë të pafuqishëm që t'i realizojnë ato kërcënime. Kështu e mohojnë edhe ringjalljen pas vdekjes, duke mëtuar se askush nuk është në gjendje të realizojë diçka të tillë. Këta të mjerë nxitojnë që të mohojnë argumentet dhe mrekullitë e Zotit dhe kështu të tregojnë se është e pamundur ajo që u premtohet, domethënë, ringjallja dhe ndëshkimi. Për këtë, i Lartësuar i thotë: "...ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe të dhembshëm." Ai dënim ka për t'ju sjellë dhimbje si trupave, ashtu edhe zemrave dhe shpirtrave të tyre. - Ndërsa ata të cilëve u është dhënë dituria, e shohin qartë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti yt, është e vërteta dhe ajo të udhëzon për në rrugën e Ngadhënjimtarit, të Lavdëruarit. - Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregon rreth atyre që e mohojnë ringjalljen dhe atë që profetët sollën nga Zoti. Në vijim, Ai na tregon për gjendjen e atyre që janë të udhëzuar, pra, njerëzve të ditur. Ata e dinë mirë dhe janë të bindur se ajo që iu shpall profetëve është e vërtetë e sigurt dhe e padiskutueshme. Të sakta janë lajmet e sjella në atë Libër dhe të vërteta. Të drejta janë edhe ligjet që Zoti solli për njerëzimin. E gjithë e vërteta është e kufizuar veçse në Shpalljen e Allahut dhe gjithçka tjetër që bie ndesh me të është e kotë dhe e gabuar. Kështu gjykojnë këta të zgjedhur, sepse ata kanë arritur në një gradë të lartë të sigurisë dhe diturisë. Ata janë të bindur se ato ligje, urdhëresa dhe ndalesa të sjella në Librin e Zotit, udhëzojnë në rrugën e drejtë, në rrugën e Ngadhënjimtarit, të Lavdëruarit. Ata arrijnë në këtë përfundim, sepse janë të bindur për disa çështje: 1. Janë të bindur se ai që i informoi për këtë Shpallje është Zoti dhe Profeti besnik i Zotit. 2. Ata e shohin me sytë e tyre se çdo gjë që Zoti i njoftoi është në përputhje të plotë me realitetin dhe atë që ndodh. Është vetë realiteti që e vërteton atë që Zoti dhe Profeti kanë thënë e njoftuar. 3. Këto lajme janë në përputhje të plotë edhe me Shpalljet e shkuara. 4. Ata i shohin ajetet e Allahut dhe Shpalljet e Tij që të shpalosen në horizont dhe në vetet e tyre. Kjo botë e mrekullueshme e rregullt dhe çdo gjë e bukur në të na dëshmon për emrat dhe cilësitë madhështore të Krijuesit dhe Rregulluesit të saj. 5. Kur shohin urdhëresat dhe ndalesat që ka ligjëruar Zoti, të diturit e kuptojnë se vetëm ato ligje mund ta pastrojnë dhe lartësojnë njeriun dhe t'i mundësojnë atij shpërblime të mëdha. Ato e disiplinojnë atë që i zbaton, por edhe të tjerët dhe i edukojnë e nxisin që të stolisen me cilësi e virtyte të larta, si sinqeriteti, bamirësia ndaj prindërve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia ndaj të gjitha krijesave etj. Ato ligje e ndalojnë dhe e frenojnë njeriun nga çdo cilësi e keqe që e përdhos pastërtinë shpirtërore, i shkatërron shpërblimet e Zotit dhe e ngarkon robin me peshën e gjynaheve, me errësirat e shirkut, imoralitetit, fajdesë, padrejtësive e shkeljes së gjakut, nderit, si dhe pasurisë së njerëzve. Ky ajet është një lëvdatë dhe vlerësim për besimtarët, një shenjë dalluese për ta. Allahu e ka marrë në konsideratë dëshminë dhe fjalën e tyre. Ata do të dëshmojnë kundër mashtruesve dhe mohuesve. Sa më e madhe dhe e plotë të jetë dituria e robit për Shpalljen e Zotit, për lajmet dhe ligjet e tij, aq më e spikatur është dituria dhe urtësia e tij edhe në çështje të tjera, nëse është i sinqertë me Allahun, dhe aq më e vlefshme është dëshmia dhe fjala e tij rreth asaj që sollën profetët.

Mus'haf Hape →
Rad 13:2–13:4 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe madhështinë e Tij, i krijoi qiejt pa shtylla të dukshme nga ne. Më tej, pasi përfundoi krijimin e qiejve dhe të tokës, u lartësua dhe qëndroi mbi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh). - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Vetëm, i Pashoq dhe Absolut në pushtetin e Tij për të krijuar dhe administruar çështjet e krijesave. Ai është i vetmi Sundues i gjithësisë dhe Ai është madhështor në mbretërimin e Tij. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë. Çdo adhurim duhet t’i dedikohet vetëm Atij me sinqeritet dhe saktësi, ashtu si dëshiron Ai. I Lartësuari thotë: "Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju." Është Allahu i Madhëruar, që me fuqinë dhe madhështinë e Tij, i krijoi qiejt pa shtylla të dukshme nga ne. Më tej, pasi përfundoi krijimin e qiejve dhe të tokës, u lartësua dhe qëndroi mbi Fronin e Tij madhështor, i cili është krijesa më madhështore, që qëndron sipër të gjitha krijesave të tjera të Zotit. Lartësimi dhe qëndrimi i Tij mbi Fron është ashtu si i takon madhështisë së Tij, që është absolut në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. - Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. - Allahu i Madhëruar nënshtroi Diellin dhe Hënën, këta trupa madhështorë, që t'u shërbejnë robve dhe përmbushjes së çdo nevoje për ta, për kafshët e tyre dhe për bimësinë. Allahu i Lartësuar thotë për Diellin dhe Hënën se ata lëvizin sipas përcaktimit, ligjit dhe rregullit të vendosur nga Ai, që është Ngadhënjimtar, i Plotpushtetshëm dhe i Gjithëditur. Ata lëvizin në rrugë dhe kohë të përcaktuar, sipas një rregulli preciz, dhe kurrë nuk dalin nga ky rregull, derisa të vijë momenti i përcaktuar kur Allahu i Lartësuar do ta zhbëjë këtë botë, për të filluar bota e ahiretit, që do të jetë e përjetshme. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do t’i palosë qiejt dhe do t’i shndërrojë ata në të tjerë qiej dhe do ta ndryshojë tokën në një tjetër tokë. Dielli dhe Hëna do të mbështillen dhe do të bashkohen me njëri -tjetrin dhe pastaj do të hidhen në Zjarr. Kështu, çdokush që ka adhuruar Diellin dhe Hënën do ta kuptojë qartë se ata nuk meritonin të adhuroheshin, dhe zemrat e tyre do të mbushen plot dëshpërim. Atë ditë, mohuesit do të binden se ishin gënjeshtarë dhe trillues kotësirash. - Ai rregullon të gjitha çështjet dhe i sqaron argumentet me hollësi, që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj. - Allahu i Lartësuar në këtë ajet përmend dy vepra të Tij: Ai administron dhe rregullon çështjet; Ai qartëson argumentet e ligjit të Tij dhe Shpalljen hynore. Këtu përmenden bashkë dy vepra madhështore të Allahut të Lartësuar, që janë krijimi dhe ligjvënia. Allahu i Lartësuar u ngrit dhe qëndroi mbi Fronin e mbretërimit të Tij, duke u marrë vetë me administrimin dhe rregullimin e çështjeve e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Ai nuk i ka lënë askujt pushtet në këtë aspekt. Është veç Allahu që krijon dhe furnizon, që pasuron dhe varfëron, që krenon popuj dhe njerëz dhe që poshtëron dhe nënshtron të tjerë. Ai dhuron fitoren dhe krenarinë dhe Ai poshtëron dhe turpëron. Me urtësinë dhe diturinë e Tij, disa i ul dhe disa i ngre. Me mëshirën dhe bujarinë e Tij, Allahu i Madhëruar largon fatkeqësitë duke sjellë çlirimin dhe shpëtimin e të përvuajturve. Është Ai që ekzekuton çdo përcaktim të Tij në kohën dhe masën e përcaktuar prej Tij, përcaktime të cilat i ka bazuar me hollësi në diturinë e Tij dhe të cilat i ka shkruar me korrektësi lapsi i Tij. Allahu urdhëron melekët e Tij që të zbatojnë çdo urdhër të Tij në rregullimin e çështjeve të robve. Ky është pushteti i Tij i krijimit dhe rregullimit të çështjeve të robve, që përmenden në ajet me fjalët: “Ai rregullon çështjet”. Ndërsa thënia e Tij "jufassilul ajat " (“sqaron argumentet”) tregon se Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka të drejtën t'u vendosë robve ligje sipas të cilëve duhet të jetojnë. Ai u shpalli libra hyjnorë profetëve të Tij. Përmes këtyre shpalljeve, Ai u ka sqaruar robve çdo ligj të domosdoshëm, çdo urdhëresë, ndalesë dhe çdo porosi të nevojshme për të ndërtuar jetën e tyre sipas kënaqësisë së Tij. Allahu i Madhëruar i ka qartësuar dhe shtjelluar në detaje shpalljet dhe ligjet e Tij. Për të mbështetur ligjet dhe shpalljet, Ai ka sjellë shenja dhe mrekulli të shumta, të cilat shfaqen dukshëm qoftë në madhështinë e krijimit të Tij, qoftë në mrekullitë e shumta, me të cilat pajisi profetët. Edhe Kur'ani është një mrekulli e pakrahasueshme, që ka një qëllim të lartë: "...që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj." Vërtet, argumentet e shumta, të qarta dhe të shtjelluara mirë, janë ndër shkaqet kryesore që sjellin sigurinë e plotë rreth të gjitha çështjeve hyjnore, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet madhore të besimit, si: besimi në ringjalljen apo besimi për llogarinë para Krijuesit. Allahu i Lartësuar është Hakim - i Urtë, dhe si i tillë kurrë nuk do t’i krijonte krijesat pa qëllim dhe t’i braktiste ata, duke i lënë të çoroditur dhe të paudhëzuar. Ai ka një qëllim të madh dhe shumë të rëndësishëm me robërit e Tij. Duke qenë se Allahu i Madhëruar dërgoi ndër ta profetë dhe u zbriti shpallje hyjnore, përmes të cilave i urdhëron se si ta adhurojnë dhe të jetojnë sipas ligjit të Tij, atëherë pa dyshim Ai ka për t’i çuar ata nga varret dhe ka për t’i ringjallur në një botë tjetër, në të cilën ka për t’i gjykuar dhe shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Punëmirët kanë për të marrë shpërblimin më të mirë, ndërsa të pabindurit dhe të padrejtët do t’i ndëshkojë me drejtësinë e Tij, sipas ligësisë së tyre. - Është Ai, që e shtroi Tokën, dhe vendosi në të male e lumenj dhe të gjitha llojet e frutave i bëri çift, dy e nga dy. - Allahu i Lartësuar e krijoi tokën për robërit e Tij, e bëri atë të gjerë dhe të begatshme për ta. Me mëshirën e Tij, Ai e shtroi dhe e sheshoi tokën, duke vendosur mirësi të shumta, pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë. I Lartësuari thotë: "vendosi male të mëdha, që toka të jetë e qëndrueshme për krijesat”. Nëse Allahu i Lartësuar nuk do të vendoste malet si shtylla, toka me shtresat e saj do të ishte e paqëndrueshme. Me gjithë atë ujë oqeanesh dhe me konstruktin e saj të luhatshëm, ajo mund të qëndrojë e palëkundur veçse nëpërmjet maleve të mëdha, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si shtylla mbajtëse. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar ka krijuar në tokë lumenj për njerëzit, për kafshët dhe bimësinë e tyre. Nëpërmjet tyre ujiten dhe rriten pemët, drithërat, frutat dhe mirësi të shumta. I Madhëruari thotë: “prej secilit fryt bëri dy lloje" Pra, bëri nga dy lloje (çift), siç u nevojiten njerëzve. Në vijim, i Lartësuari thotë: - Ai bën që nata ta mbulojë ditën. - Allahu i Madhëruar e mbështjell ditën me natë dhe errësira mbulon horizontin. Çdo krijesë pushon në vendin e vet dhe çlodhen nga aktiviteti dhe mundimet e ditës. Pasi krijesat plotësojnë nevojën e tyre për gjumë, Allahu i Lartësuar e mbështjell natën me ditë, kur përhapet drita e agimit dhe krijesat dalin për punët e tyre dhe për të grumbulluar të mirat që iu nevojiten. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: "Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj jini mirënjohës!" [Kasas 73]. - Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që mendojnë. - Në të gjitha këto ka shenja të qarta, që na udhëzojnë për të kuptuar qëllimet hyjnore. Por këto shenja u vlejnë dhe u bëjnë dobi atyre që meditojnë dhe i vështrojnë me kujdes ato, me qëllimin për të nxjerrë mësime. Vetëm duke i trajtuar në këtë formë shenjat dhe argumentet e Zotit, ata kuptojnë shumë qartë se Ai që ka krijuar, përkujdeset dhe rregullon çështjet e gjithë botës është Allahu i Lartësuar, prandaj vetëm Atij i takon adhurimi dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Allahu është i Gjithëdituri rreth të fshehtave dhe atyre që shfaqen. Ai është gjithashtu i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti në çdo gjë që buron prej Tij, qoftë në ligjin e krijimit, qoftë në ligjin e fesë dhe besimit, sipas të cilit ka urdhëruar të jetohet, qoftë në ligjin e shpërblimit. Allahu është i lavdëruari plot begati dhe mirësi në gjithçka që ka krijuar dhe urdhëruar. Ndër shenjat madhështore që tregojnë për pushtetin e plotë dhe veprat e mrekullueshme të Allahut është edhe fakti që: - Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. - I Lartësuari ka mundësuar që në tokë të mbijnë lloje të ndryshme frutash dhe bimësie. Sa të bukura janë vreshtat dhe pemishtet, sa të domosdoshme janë drithërat dhe sa të begatshme dhe të mira janë palmat dhe frutorët e ndryshëm! Ka palma që janë të degëzuara, por ka edhe të tilla që zhvillohen të drejta e pa degëzime. Që të gjitha këto pemë e bimë ujiten nga i njëjti ujë dhe ushqehen nga e njëjta tokë, ashtu sikurse ndriçohen, ngrohen dhe rriten nga i njëjti diell dhe në të njëjtat kushte. Megjithatë, ato prodhojnë fruta të ndryshme, që dallojnë në shijet e tyre. - Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra -tjetra. - Ato ndyshojnë në ngjyrën, shijet, vlerat dhe dobitë e tyre, si edhe në kënaqësinë që të japin. I Madhërishmi edhe tokat i ka bërë të ndryshme. Ka toka të mira, të cilat rrisin larmi bimësh, pemësh dhe drithërash ushqyese. Ka edhe toka të tjera, që nuk mbijnë dhe nuk mbajnë as ujin, por ai humbet në thellësinë e tyre, pa bërë asnjë dobi për njerëzit dhe kafshët. Por ka të tjera që vërtet nuk mbijnë, por shërbejnë për të grumbulluar ujin. Ka toka ku mbin një lloj bimësie dhe jo të tjera. Sigurisht, që të gjitha këto ndryshime janë përcaktim i Ngadhënjimtarit, Mëshirëplotit. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar thotë: - Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë. - Ka fakte për ata të cilët kanë logjikë dhe arsye, që i udhëzon në gjërat e dobishme. Një logjikë e pastër dhe arsyetim i drejtë e udhëzon robin tek e mira dhe e ndihmon atë që të kuptojë qartë porositë e Zotit. Ndërsa ata që gjithmonë u kthejnë shpinën urdhëresave të Zotit dhe mendjelehtët, që, pa u menduar fare, u përkushtohen veçse dëshirave të unit, këta enden të çoroditur në errësirat ku janë zhytur. Ashtu, të pasigurt dhe të përhumbur në vetëmashtrimin e tyre, nuk e gjejnë dot udhën drejt Zotit të tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë asnjë mesazh të dhënë prej Tij.

Mus'haf Hape →
Nur 24:62–24:64 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e madhe, por mund t’i godasë edhe ndonjë dënim i dhembshëm. - Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë. - Të gjithë dhe gjithçka janë pronë dhe nën sundimin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Besimtarë (të vërtetë) janë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. - Kjo është një porosi e mrekullueshme nga Zoti për mënyrën se si duhet të sillen besimtarët për të analizuar çështje të rëndësishme, kur interesi e kërkon një pjesëmarrje sa më të gjerë, si për shembull diskutimet për xhihadin. Në të tilla raste, besimtari duhet të respektojë interesin e përgjithshëm dhe të qëndrojë me durim në të tilla kuvende të gjera. Besimtarët e vërtetë në Allahun dhe Profetin, kurrë nuk u bëjnë bisht të tilla përgjegjësive për shkak të interesave personale, veçse kur e kanë të domosdoshme dhe pasi kanë marrë leje nga Profeti (a.s) ose nga ai që udhëheq të tilla kuvende, pas Profetit (a.s). Allahu i Lartësuar e ka konsideruar si një nga veprat treguese të imanit moslargimin pa kërkuar leje nga të tilla kuvende, madje i ka lavdëruar besimtarët që pajisen me këtë edukatë ndaj Profetit ose udhëheqësve të tyre. Ai thotë: - S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje nga ti, besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoji falje Allahut për ta! – Pra, a duhet që udhëheqësi t’u japë leje të largohen apo jo? Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës vjen pozitive, por me dy kushte: 1. Nëse e kanë shumë të domosdoshme. Në të kundërt, atyre nuk u jepet leje. 2. Nëse udhëheqësi e sheh të arsyeshme që t’u japë leje dhe gjykon si jo të dëmshëm largimin e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: "E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash e kërkoji falje Allahut për ata!" Kështu, nëse dikush ka arsye dhe kërkon leje, por udhëheqësi e gjykon se qëndrimi i tij është i nevojshëm, ndoshta për urtësinë ose guximin e tij, atëherë udhëheqësi e ka të drejtën që të mos i japë leje. Megjithatë, edhe kur dikush i kërkonte leje, duke plotësuar të dyja kushtet, dhe Profeti (a.s) i jepte leje, përsëri Allahu e urdhëroi Profetin (a.s) që të kërkonte falje për atë që kërkonte leje, se ndoshta po tregohej neglizhent dhe jo i drejtë me atë veprim: - Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. - Ai jua fali gjynahet e mangësitë dhe ju mëshiroi kur ju lejoi largimin me leje për shkaqe të pranueshme. - Mos iu drejtoni të Dërguarit, sikurse i drejtoheni njëri -tjetrit! - Mos e konsideroni komunikimin mes jush dhe Profetit të Zotit si komunikimin tuaj mes njëri tjetrit. Kur Profeti komunikon me ju dhe ju thërret për diçka, ju e keni detyrë që t’i përgjigjeni. Madje, edhe nëse jeni duke falur namaz, është detyrë që t’i përgjigjeni Profetit kur ju thërret. Fjala e tij është detyrë që të pranohet dhe të zbatohet. Nuk ekziston asnjë njeri tjetër, urdhrat e të cilit të jenë detyrueshme të zbatohen, përveç Profetit të Zotit, sepse vetëm ai është i ruajtur nga gabimet që kanë lidhje me ligjin e Zotit dhe sepse ne jemi urdhëruar që ta pasojmë atë. Allahu i Madhëruar thotë: "O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju fton tek ajo që ju jep jetë dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se është Ai tek i cili ju do të tuboheni (të gjithë). " [Enfal 24]. Ndërsa për çdo njeri tjetër, fjalët dhe urdhrat e tij pranohen ose refuzohen, në varësi të përputhshmërisë me udhëzimin e Profetit e diturinë e tij. Gjithashtu, në lidhje me etikën tonë kur i drejtohemi Profetit (a.s), gjithashtu, jemi urdhëruar të jemi të kujdesshëm dhe të mos i drejtohemi atij siç kemi zakon t’i drejtohemi njëri tjetrit. Pra, nuk lejohet p.sh. t’i themi “Muhamed!” kur i drejtohemi atij, ose “O Muhamed, i biri i Abdullahit!”, siç e kemi zakon të thërrasim dhe t’i drejtohemi njëri tjetrit. Përkundrazi, duke e nderuar dhe respektuar e madhëruar figurën e Tij, duhet të themi: “O i Dërguari i Allahut!” ose "O Profeti i Zotit!” - Allahu i di ata që largohen tinëz. - Allahu i Lartësuar, pasi lëvdoi ata besimtarë të mirë të cilët, kur janë në ndonjë kuvend me Profetin, nuk largohen derisa ai t’u japë leje, vijon të qortojë ata të cilët largohen pa leje, madje u jep një kërcënim të frikshëm: Edhe nëse ata fshihen nga sytë e njerëzve, kur ikin vjedhurazi, që të mos vihen re, kjo nuk i fshihet Allahut. Allahu i di mirë dhe sheh gjithçka dhe Ai do t’i shpërblejë ata me drejtësi. Allahu i kërcënon ata duke thënë: - Prandaj le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) sepse do t’i përfshijë ndonjë sprovë, ose do t’i godasë një dënim i dhembshëm. - Mendohu pak! Ky ishte një kërcënim që u drejtohej atyre që mbase largoheshin fshehtas për shkak të ndonjë punë të tyre, që edhe mund të ishin të justifikuar dhe Profeti mund t’u jepte leje, por ata përsëri largoheshin pa marrë leje, duke treguar në këtë mënyrë mosvlerësim të çështjeve të mëdha që duhen trajtuar. Mendo çfarë kërcënimi i pret ata që largohen dhe i lënë çështjet e rëndësishme pa asnjë shkak e arsye. Le të kenë frikë këta njerëz se: "...do t’i përfshijë ndonjë bela, ose do t’i godasë një dënim i dhembshëm." Ata do t’i godasë shirku ose ndonjë ligësi e madhe, por mund t’i godasë edhe ndonjë dënim i dhembshëm. - Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë. - Të gjithë dhe gjithçka janë pronë dhe nën sundimin e Zotit, të nënshtruar para Tij. Ai vepron mbi ta me ligjin e sundimin e Tij të krijimit e përcaktimit të çdo ligji të ekzistencës. Është Ai që u vendos atyre edhe ligjin e Sheriatit, sipas të cilit duhet të jetojnë dhe të adhurojnë Zotin. - Ai e di gjendjen tuaj... - Dituria e Allahut përfshin gjithçka rreth gjendjes tuaj, qoftë mirësitë, qoftë ligësitë. Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja. Dituria e Tij absolute i ka përfshirë pa përjashtim dhe lapsi i Tij i ka shkruar me korrektësi. Shkruesit e Tij besnikë i kanë shkruar me përpikmëri ato. - ... dhe ditën kur të ktheheni te Ai, do t’u njoftojë për atë që vepruat. - Ditën e Kijametit, Ai ka për t’u treguar të gjitha veprat e tyre, të vogla e të mëdha, fiks ashtu siç janë bërë në realitet. Kundër tyre do të dëshmojnë vetë gjymtyrët e tyre. Nga Zoti ata do të gjejnë ose drejtësinë, ose bamirësinë e Tij. Për të treguar se dituria e Tij përfshin jo vetëm veprat e tyre, por edhe gjithçka tjetër, Allahu thotë: - Allahu Di gjithçka. – Kështu, Ai përmend diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, pasi përmendi në mënyrë të veçantë diturinë për veprat e tyre. Këtu përfundon tefsiri i sures En-nur dhe të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të madhëruar.

Mus'haf Hape →
Kamer 54:47–54:55 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e çdo krijimi, pesëdhjetë mijë vjet përpara se të krijonte qiejt dhe Tokën. Dhe (shton Ibn Uehbi) Arshi i Tij ishte mbi ujë.” Këtë hadith e ka sjellë edhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “S’ka dyshim se keqbërësit janë në humbje dhe në huti të madhe.” - Allahu i Lartësuar na tregon se keqbërësit janë të humbur nga e vërteta dhe janë në ‘ Su’ur’,81 pra, të hutuar e të larguar nga rruga e Xhenetit, për shkak të dyshimeve dhe hamendësimeve të kota. Ata janë në kundërshtime të shumta. Kjo përfshin të gjithë ata që kanë të tilla cilësi, qofshin ata mohues apo bidatçinj të rrymave të shumta të devijuara nga e vërteta. - “Atë ditë, kur të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Zjarr, do t’u thuhet: “Vuani dënimin në Sekar!”. - Ashtu sikurse ishin të zhytur në humbje, dyshime e hamendësime, ashtu do të zhyten në zjarrin e ndezur fort. Ashtu sikurse ishin të zhytur në rrugët e humbjes, ata do të tërhiqen në zjarrin e Xhehenemit për fytyrat e tyre, ashtu të hutuar dhe pa e ditur se ku janë duke u çuar. Atyre do t’u thuhen fjalë, të cilat do t’ua shtojnë edhe më tepër dhimbjen dhe tmerrin: “Vuajeni dënimin në Sekar!”.” Më pas i Lartësuari thotë: - “Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “... Ai krijoi çdo gjë, duke e përcaktuar në mënyrë të qartë e me urtësi.” [Furkan 2], ose: “Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin, i Cili krijoi dhe përsosi, i Cili përcaktoi e orientoi, ...” [Ea’la 1 - 3]. Kështu, Allahu i Lartësuar i përcaktoi gjërat në kaderin e Tij dhe i udhëzoi krijesat në përmbushjen e atyre që Ai dinte dhe përcaktoi. Me këtë ajet të mrekullueshëm, imamët e sunetit argumentohen për saktë - sinë e besimit në kaderin e Allahut të Lartësuar, i Cili ka përcaktuar gjithçka në lidhje me krijesat e Tij. Kështu, me diturinë e Tij absolute, Ai i dinte gjërat përpara se ato të ekzistonin, pastaj i shkroi ato, përpara se t’i nxirrte në krijim, dhe pastaj çdo gjë u krijua dhe përcaktua sipas asaj që Zoti e shkroi, bazuar në diturinë e Tij. Ata argumentohen me këtë ajet dhe të tjera ajete të ngjashme dhe hadithe të sakta, kundër grupeve të humbura, siç janë kaderitë, të cilët u shfaqën rreth fundit të kohës së sahabëve. Le të përmendim disa hadithe, që lidhen me këtë çështje të rëndësishme dhe që shpjegojnë këtë ajet të mrekullueshëm. Kështu, Ahmedi sjell këtë hadith nga Ebu Hurejra: 25 30. “Idhujtarët kurejshë shkuan tek Profeti dhe filluan të polemizonin me të, në lidhje me kaderin e Zotit. Atëherë, zbriti ky ajet: “Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar.” Kështu e shënojnë Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Zerarate se: 2531. “Profeti lexoi këtë ajet: “...Vuajeni dënimin në Sekar!”. Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar.” Pastaj tha: “Ky ajet flet për ata njerëz nga umeti im, në fundin e kohës, që nuk do të besojnë kaderin e Allahut. (Pra, në faktin se Allahu ka përcaktuar të mirën dhe të keqen dhe gjithçka që ekziton dhe është krijuar.)” 82 Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri se Profeti i Allahut ﷺka thënë: 2532. “Në çdo umet janë shfaqur mexhusë, dhe mexhusët e umetit tim janë ata të cilët thonë se nuk ka kader. Nëse sëmuren, mos i vizitoni ata, dhe nëse vdesin, mos shkoni në xhenazen e tyre.” 83 Në hadith të saktë vjen: 2533. “Mbështe-tju Allahut dhe mos u trego i dobët dhe i pafuqishëm. Nëse të godet diçka thuaj: ‘Ky është kaderi i Allahut dhe Ai bëri atë që dëshiroi’. Dhe mos thuaj: ‘Sikur ta bëja kështu e ashtu...” sepse fjala “ sikur” i hap rrugën punës së shejtanit të mallkuar.” Në hadith tjetër të saktë nga Muslimi, i cili e sjell nga Abdullah Ibn Amri, Profeti i Allahut ka thënë: 2534. “Allahu i Lartësuar shkroi përcaktimin e çdo krijimi, pesëdhjetë mijë vjet përpara se të krijonte qiejt dhe Tokën. Dhe (shton Ibn Uehbi) Arshi i Tij ishte mbi ujë.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Tirmidhiu, që e vlerëson si hasenun sahihun garib. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ubadeh Ibn Uelid Ibn Ubadeh, i cili thotë së i ka treguar babai: 2535. “Shkova tek Ubade kur ai ishte shumë i sëmurë. Në fakt, po shihja tek ai vdekjen, prandaj i thashë: “Më këshillo dhe përpiqu të më japësh një këshillë të fortë.” Ai tha: “Më ulni. Pasi e ngritën që të qëndronte ulur, tha: “O bir! Nuk ke për ta shijuar ëmbëlsinë e imanit dhe nuk ke për të arritur realisht diturinë e vërtetë rreth Zotit, derisa të besosh që kaderi vjen prej Zotit.” Unë i thashë: “O babai im! E si mund ta mësoj unë cili është kaderi i mirë apo kaderi i keq?” – “Ke për ta mësuar nëse je i bindur se ajo që nuk të ka goditur, kurrë nuk ka pasur mundësi të të godasë dhe ajo që të goditi, kurrë nuk ka pasur mundësi të mos të të godiste. O bir! Unë e kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: “E para gjë që krijoi Zoti ishte lapsi. Pastaj atij i tha: ‘Shkruaj!’ Dhe në atë çast u shkrua çfarë do të ekzistojë deri në Ditën e Kijametit. O bir! Nëse vdes dhe nuk e ke këtë besim në zemër, ke për të hyrë në zjarr.” 84 Më pas i Lartësuari thotë: - “Puna Jonë është e shpejtë, sa hap e mbyll sytë.” - Në këtë ajet, Allahu i Lartë - suar na tregon se vullneti, dëshira dhe vendimi i Tij janë supreme dhe zbatohen pashmangshmërisht në krijesat e Tij, ashtu sikurse na njofton se kaderi i Tij zbatohet ndër ta. Vërej me kujdes kur Ai thotë: “Puna Jonë është e shpejtë ...”, pra, ajo realizohet me një urdhër të vetëm, që nuk ka nevojë të përforcohet me një urdhër të dytë, sepse nuk vonohet as sa një pulitje sysh. Sa e bukur është ajo fjalë, që ka thënë një poet: “Nëse Allahu dëshiron diçka, / mjafton të thotë ‘Bëhu!’, / një fjalë e vetme është ajo, / dhe në çast ajo bëhet.” - “Ne i shkatërruam ata që ishin si ju ...” - Popujt e shkuar ishin të ngjashëm me ju, sepse njëlloj si ju refuzuan profetët, duke i quajtur trillues kotësirash dhe të pavërte - tash. - “... por a ka ndonjë që merr mësim? ” - A ka ndonjë që merr mësim nga ndëshkimet poshtëruese, që Zoti derdhi mbi ata të mjerrë? - “Çdo gjë që bënë ata gjendet e shë - nuar.” - Është shënuar me përpikmëri në libra, të cilët janë në duart e melekëve, - paqja e Zotit qoftë mbi ta! - “Çdo vepër, qoftë e vogël a e madhe, është e shënuar në rreshta. ” - Çdo gjë e vogël dhe e madhe që keni bërë është e shkruar dhe ruajtur në ato fletë. Imam Ahmedi sjell nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti i Allahut gjithmonë thoshte: 2536. “O Aishe! Kujdes nga ato gjynahe të vogla në dukje, sepse edhe për to ka shkrues të vendosur nga Allahu.” [Nesaiu dhe Ibnu Maxhe].85 - “Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në kopshte e në lumenj ...” - Kjo gjendje është ndryshe nga gjendja e fat - zinjve, të cilët janë në dyshime dhe pasiguri, në lidhje me rrugën e tyre, të cilët do të flaken në zjarr përmbys, mbi fytyrat e tyre. - “Në një vend të kënaqshëm ... ” - Në atë vend, ku Allahu i Lartësuar ka vendosur të gjitha nderimet, bujarinë, mirësitë e shumta dhe kënaqësinë e Tij për robërit e zgjedhur e besimtarë. - “... te një Sundues i Plotfuqishëm. ” - Tek Mbreti Madhështor, Krijuesi dhe i Plotpushtetshmi, për të përmbushur gjithçka që fatlumët Xhenet linj dëshirojnë. Imam Ahmedi sjell një fjalë nga Abdullah Ibn Amri, i cili ia atribuon Profetit “ :ﷺGjykatësit e drejtë do të jenë tek Allahu në minbere prej drite në të djathtën e Rrahmanit - dhe të dyja duart e Tij janë të djathta. Janë ata të cilët mbajnë drejtësi në gjykimin e tyre, në familjet e tyre dhe në çdo gjë që u ngarkohet.” Këtë hadith e sjellin Muslimi dhe Nesaiu. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kamer. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja, vetëm Ai të ruan nga çdo e keqe dhe devijim.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:7–28:13 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e t’i dënojë si shpagim për padrejtësitë e tyre e tiraninë në tokë. - Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. - Në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: "Jepi gji atij! - Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi nënën e Musait që t’i jepte gji fëmijës së saj dhe ta mbante pranë. - Kur të ndiesh rrezikun për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo... - Pra, kur ta ndiesh se kanë rënë në gjurmë të tij dhe kur të vijnë për ta therur, atëherë: "...hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo..." Pra, hidhe në lumin Nil, në një sënduk të mbyllur. - ...sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë. - Kështu ia mbushi zemrën Allahu i Lartësuar asaj nëne me këtë lajm të mirë. Ai përgëzoi se do t’ia kthente djalin në gjirin e saj, do ta ruante nga çdo e keqe dhe kurth i Faraonit dhe do ta bënte një profet të madh dhe të zgjedhur. Këto ishin përgëzimet më të mëdha. Allahu i Madhëruar dhe i Gjithëmëshirshëm i hodhi këto përgëzime në zemrën e nënës, që ajo të forcohej dhe të bëhej e qëndrueshme, që të qetësohej dhe t'i largohej frika që e kishte pushtuar. Ajo ishte shumë e frikësuar për të birin e saj dhe veproi ashtu si u inspirua dhe u urdhërua nga Zoti. Ajo e hodhi fëmijën në lumë dhe Zoti u kujdes për të. - Atë (Musain) e nxori nga lumi familja e Faraonit... - Pra, ishte familja e Faraonit që e gjeti këtë fëmijë, kur lumi e solli në portën e tyre. Por Zoti dëshironte diçka: - ...që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. - Pikërisht nga dora e këtij fëmije, që ata gjetën, do të vinte fundi dhe mjerimi i tyre. Ai do të bëhej armiku dhe shkatërrimi i tyre, që ta kuptonin se asnjë forcë njerëzore dhe masë e marrë nga ata nuk mund të thyente kaderin dhe vullnetin e Zotit. Pikërisht ai, nga i cili ruheshin, do të bëhej shkaktari i fundit të tyre. Do të ishin ata vetë që do të kujdeseshin për të, do ta rrisnin dhe edukonin. Po ta mendosh me kujdes, do të shohësh se, me Musain në pallat, bijtë e Izraelit përfituan shumë të mira. Shpeshherë ligësia ndaj izraelitëve zbutej, sepse ai ishte në pallat dhe me pozitë në oborrin mbretëror. Si i tillë, ai mund të mbronte shumë nga të drejtat e popullit të tij, duke mos harruar këtu përkushtimin dhe xhelozinë e madhe të tij për popullin e vet, si edhe natyrën e tij ambicioze dhe këmbëngulëse në arritjen e të mirës. Pas përpjekjeve të tij, gjendja dhe prestigji i bijve të Izraelit kishte ndryshuar në atë shoqëri. Nga një popull i dobët, i shtypur dhe pa asnjë fuqi në shoqëri, tashmë ishte shndërruar në një popull që kërkonte të drejtat e veta dhe konfliktohej me grupet e tjera të popullsisë së Egjiptit, ashtu siç do të sqarohet më pas. Këto janë hapat e parë të fuqizimit në vend. Allahu i Lartësuar e ka bërë si ligj që çështjet të realizohen pak e nga pak e hap pas hapi. Ato nuk realizohen menjëherë. - Vërtet, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës. - Pra, prandaj vendosi që t’i ndëshkojë e t’i dënojë si shpagim për padrejtësitë e tyre e tiraninë në tokë. - Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. - Në momentin kur familja e Faraonit mori fëmijën nga lumi, Allahu i Madhëruar futi në zemrën e gruas së Faraonit dhembshuri dhe mëshirë për Musain. Ajo ishte Asija, e bija e Mizahimit, një grua e mirë dhe besimtare. Ajo tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty." Pra, lëre tek ne, që të na kënaqë sytë dhe ta bëjmë pjesë të jetës sonë në pallat. - Mos e vrisni atë! Ndoshta do të na sjellë dobi ose mund ta birësojmë.”. - Pra ai ose mund të na bëhet shërbëtor që të na shërbejë dhe kryejë punët tona në pallat ose ta ngrejmë në një gradë më lart e ta trajtojmë si fëmijën tonë e ta adobtojmë. Ishte caktimi i Zotit të Lartësuar, që të ndodhte kjo dhe të ishte dobiprurëse për gruan e Faraonit, që e tha atë fjalë dhe ndërmjetsoi për Musain e vogël në djep. Musai me të vërtetë u bë qetësimi i syve të saj dhe ajo e deshi shumë fort atë fëmijë. Ajo e trajtoi Musain tamam si një nënë e dhemsur derisa ai u rit dhe Zoti e bëri profet. Ajo ishte nga të parat që nxitoi të pranojë imanin e pastër, Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë në xhenetet e tij të larta! - Dhe ata nuk e dinin çfarë po bënin . - Allahu i Madhëruar na i tregon të gjitha këto fjalë e qëndrime në lidhjen me Musain, ndërkohë që familja dhe obori i Faraonit as nuk e dinin dhe hetonin atë që lapsi i Zotit kishte shkruar të ndodhte. Nuk e dinin kaderin e Zotit dhe se ku do ti çonte kjo zgjedhje. Kjo tregon për kujdesin e madh të Zotit sepse nëse ata do të analizonin situatën dhe do të mendonin me kujdes rreth saj, do të ndodhte tjetër ndodhi. - Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) - Kur Musai i vogël në atë sunduk u largua nga sytë e nënës, ajo u dëshpërua dhe zemrën e saj e kaploi një frikë e madhe. Allahu e tregon këtë frikë kur tha e përshkroi se zemra e saj u boshua nga frika dhe meraku për foshnjën e saj. Kjo është natyra e dobët njerëzore, edhe pse Zoti e ndaloi nga frika dhe trishtimi dhe i premtoi se do t’ia kthente në gjirin e saj të sigurt. - dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), - Pra, gati e shfaqi atë që fshihte në zemrën e saj. - ...sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) - Por Allahu e forcoi dhe e bëri të duronte fort, që të mos e shfaqte. - dhe të mbetej (një besimtare) e palëkundur. - Allahu e ndihmoi të bënte durim dhe të bëhej besimtare e sinqertë. Nëse robin e godet një fatkeqësi dhe bën durim duke i qëndruar bazave të besimit, kjo do të bëhet shkak që besimi i tij të shtohet e të forcohet. Nga ana tjetër, kur robi vazhdon të ankohet dhe nuk bën durim, kjo tregon për dobësinë e besimit të tij. - Ajo i tha motrës së Musait: “Shkoji pas!” - Nëna e Musait dërgoi motrën e tij, që ta ndiqte nga pas dhe të shihte ç’do të ndodhte me të, por këtë duhet ta bënte fshehtas dhe të mos e shihte askush. Dhe ashtu veproi: - Kështu ajo (e motra) e vrojtonte atë prej së largu dhe ata nuk e diktonin. - Ajo ecte në rrugën ku ai kalonte, në brigjet e lumit, duke e parë tinëz. Allahu na njofton se ata nuk e diktonin që ajo vrojtonte. Ajo e kreu këtë punë me shumë kujdes, sepse nëse do ta vërenin, do të mendonin se ishte ajo që e kishte hedhur, dhe ndoshta mund ta vrisnin si të gjithë fëmijët meshkuj të bijve të Izraelit ose si ndëshkim për familjen e tij, që nuk iu bindën ligjit të Faraonit. - Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse (përveç nënës së vet) dhe ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” - Kjo qe një tjetër shenjë e përkujdesit të madh dhe mëshirës së Allahut për Musain dhe të ëmën. Ai bëri që Musai të mos pranonte asnjë gjidhënëse, përveç të ëmës. Për këtë arsye, ata nxorën njerëz për të kërkuar gjidhënëse, se ndryshe do të vdiste. Atëherë, kur motra e Musait u tha ato fjalë, ata e pranuan sugjerimin e saj. Kështu, ajo i drejtoi tek shtëpia e nënës, që me ankth po priste foshnjën e saj. - Kështu, Ne e kthyem atë tek e ëma... - Kështu, Allahu e ktheu atë tek e ëma, ashtu siç premtoi. - ...që t'i kënaqej syri e të mos pikëllohej... - Ai do të rritej në gjirin e nënës së vet dhe ajo do të kënaqej me të, e qetë dhe e sigurt për birin e saj. Jo vetëm që do të gëzohej dhe kënaqej me të birin, por do të merrte edhe shpërblime e furnizim të bollshëm nga obori i Faraonit për djalin. Ky është përkujdesi i Allahut të Madhëruar. - dhe që ta kuptonte se premtimi i Allahut është i vërtetë. - Prandaj Zoti i tregoi asaj përmbushjen e disa premtimeve që i dha, që zemra e saj të qetësohej, imani t’i shtohej e forcohej dhe për të qenë e qetë me premtimet e tjera të Allahut, se edhe ato do të përmbusheshin. Allahu i Madhëruar do ta ruante Musain (a.s) dhe do ta bënte një profet të madh. - Por, shumica e tyre nuk e dinë. - Shumë njerëz, kur shohin kushte jo të favorshme dhe të pashpresa, dobësohen në imanin e tyre. Kjo ndodh sepse dituria e tyre është e mangët dhe nuk e dinë se Allahu i Madhëruar, para se të plotësojë e përmbushë çështjet e mëdha, sjell e vendos sprova e pengesa të mëdha, vështirësi dhe sfida, në dukje të pakalueshme. Kështu vazhdoi Musai të jetonte në familjen e pallatin e Faraonit, të edukohej në mbretërinë e tij dhe të merrte pjesë në rrethin e tyre. Ai vishej si ata dhe kishte trajtimin dhe mirësitë që gëzonin ata. Në këtë gjendje, nëna e Musait ishte e qetë dhe e sigurt. Tashmë të gjithë e shihnin atë si nënën e Musait nga gjiri dhe askush nuk e shihte me dyshim përkujdesin dhe dhembshurinë e dashurinë e saj për Musain. Mendo pak për butësinë dhe përkujdesjen e mëshirshme të Zotit për Musain deri në atë masë saqë e ruajti edhe nga gënjeshtra. Ai ia lehtësoi çështjet, pasi edhe pse të tjerët mendonin se lidhja mes tij dhe nënës së vet ishte për shkak të gjidhënies, kur ai i thërriste asaj "nënë" dhe mes tyre kishte dashuri dhe afrimitet të madh, gjithçka ishte e vërtetë e jo gënjeshtër. Pra, Zoti bëri që situata të krijohej në atë mënyrë që të mos detyroheshin të gënjenin dhe të mos takoheshin dhe kujdeseshin për njëri tjetrin fshehtazi.

Mus'haf Hape →
Nur 24:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës.” - Ali Ibn Ebu Talha tregon se Ibn Abasi ka shpjeguar: “Domethënë, është Udhëzuesi i banorëve të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës.” - Ali Ibn Ebu Talha tregon se Ibn Abasi ka shpjeguar: “Domethënë, është Udhëzuesi i banorëve të qiejve dhe të tokës.” Ibn Xheriri sjell thënien e Enesit (r.a.): “Allahu i Lartësuar thotë: “Drita Ime është udhëzimi Im.” Këtë mendim e ka përzgjedhur Ibn Xheriri. - “Shembulli i Dritës së Tij i ngjan një fitili të vendosur në një zgavër të errët.” - Domethënë, “shembulli i udhëzimit të Tij” është si ai besimtari, në zemrën e të cilit Allahu ka futur imanin dhe Kuranin. Ubej Ibn Keabi e lexonte këtë ajet në këtë mënyrë: “ Methelu n ûri men âmene bihi ”, pra, “shembulli i dritës së atij që beson Atë (Allahun)” është si ai besimtari, në zemrën e të cilit është futur imani dhe Kurani.” Seid Ibn Xhubejri dhe Kajs Ibn Sadi përcjellin nga Ibn Abasi se edhe ai e ka lexuar kështu ajetin: “ Methelu n ûri men âmene bil -lâhi”, pra: “shembulli i dritës së atij që beson Allahun.”. Ndërsa disa të tjerë e kanë lexuar: “Allahu muneu-uiru semâuâti uel erd”, pra: “Allahu është ndriçuesi i qiejve dhe i tokës.” Nga Dahhaku përcillet se e ka lexuar: “Allahu neu-uera semauâti uel erd”, domethënë: “Allahu ndriçoi qiejt dhe tokën” (pra, vjen si folje: ‘ neu-uera’ - ‘ndriçoi’.). Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tregon: 1961. “Kur Profeti ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume, lekel ĥamdu, ente nûrus-semâuâti uel erdi, ue men fihine, ue lekel ĥamdu ente kaj-jimu semâuâti uel erdi ue men fihine, ue lekel ĥamdu entel ĥak -ku ue ua’duke ĥak -kun, ue kauluke ĥak -kun ue likâuke ĥak-kun, uel xhennetu ĥak -kun uennâru ĥakun, ues -sâatu ĥak -kun, ue nebij - jûne ĥak -kun, ue Muhamedun ĥak -kun, Allahume leke eslemtu ue alejke teuek keltu ue bike amentu ue ilejke enebtu, ue bike ħâsamtu, ue ilejke ĥâkemtu, fagfir li m â kaddemtu ue ma aħ ħartu, ue ma esrartu ue ma ea’lentu, ente el mukad dimu ue ente el muaħħiru, lâ il âhe il -lâ ente”, ose ka thënë: “lâ ilâhe gajruke.” (O Allah, Ty të takon falënderimi, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës dhe ç'ka në to! Ty të takon lavdërimi, Ti je Kujdestari i qiejve dhe Tokës dhe ç'ka në to! Ty të takon lavdërimi! Ti je i Vërteti! Premtimi Yt është i vërtetë! Fjala Jote është e vërtetë! Takimi me Ty është i vërtetë! Xheneti është i vërtetë dhe Xhehenemi është i vërtetë! Kijameti është i vërtetë! Profetët janë të vërtetë dhe Muhamedi ﷺ është i vërtetë! O Allah, Ty të jam nënshtruar, te Ti jam mbështetur, në Ty kam besuar dhe te Ti jam kthyer! Për Ty armiqësohem, te Ti gjykohem, m'i fal gjynahet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe të shfaqurat! Ti je i Pari dhe i Fundit, s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje!) Në lidhje me fjalën e Allahut: “Shembulli i Dritës së Tij.” E pikërisht me përemrin “së tij” janë dhënë dy mendime. Njëri mendim thotë se nëkupton Allahun e Madhëruar. Kështu kuptimi i saj është: “shembulli i udhëzimit të Tij, pra udhëzimit të Allahut në zemrën e besimtarit, ...”. Kështu ka thënë Ibn Abasi. Sipas mendimit tjetër ai nënkupton besimtarin, për të cilin tregon edhe i gjithë konteksti. Kësisoj, kuptimi është: “Shembulli i Dritës së tij.” Pra, shembulli i dritës që është në zemrën e besimtarit, është si ai kandili...” Këtu kemi të bëjmë me një krahasim, që Zoti i bën zemrës së besimtarit, e cila përveç faktit që është e brymosur me një natyrshmëri të pastër, që e pranon udhëzimin e drejtë, ajo ndriçohet edhe nga ai udhëzim e dritë, që e merr nga Kurani, i cili gjithashtu është në përputhje të plotë me natyrshmërinë e pastër, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij ...” [Hud 17].102 Kësisoj, Allahu i Madhëruar e përshkruan zemrën e besimtarit, me kthjelltësinë e pastërtinë e natyrshmërisë së saj, si një llambë qelqi të tejdukshëm, brenda së cilës është një fitil, që lëshon dritë prej vajit të pastër (pra, drita e Kuranit dhe e imanit të pastër e të vërtetë). Ndërsa dritën e Kuranit dhe Sheriatit përmes së cilës ai gjen rrugën e drejtë dhe e sheh qartë atë, e përshkruan si ai vaji i mirë i kulluar, pa papastërti. Sipas Ibn Abasit dhe një grupi tabiinësh, fjala “ Mishkât” tregon zgavrën, ku vendoset fitili që ndriçon. Ky është mendimi i përhapur mes tyre, prandaj i Lartësuari thotë më pas: “... i ngjason një fitili të vendosur në një zgavër të errët.” Pra, misbaĥ është fitili i vendosur në atë zgavër dhe që lëshon dritë. Ubej Ibn Keabi ka thënë: “ El misbaĥ është (fitili) drita. Pra, është drita e Kuranit dhe e imanit, që gjendet brenda në zemrën e besimtarit.” - “Fitili është brenda një qelqi ...” - Ky misbaĥ që ndriçon është vendosur në një llampë qelqi, të tejdukshëm e të kristaltë, të kthjellët, ashtu si zemtra e besimtarit, e pastër me natyrshmëri të papërlyer. - “... e qelqi, si të ishte yll i shndritshëm. ” - Vezullon si yll madhështor, prej një guri të çmuar, që jep një ndriçim të qartë. - “Ai (fitili) ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, - prej ullirit, që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit ...” - Ndizet nga vaji i ullirit, i cili jep zjarr me ndriçim. Allahu e përshkruan këtë pemë të bekuar, duke thënë: "...nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit." Pra, ajo qëndron në një vend ku e kap dielli edhe paradite, edhe pasdite, prandaj vaji i saj është shumë i kulluar e kur digjet, ai lëshon shumë dritë. Shpjegim të ngjashëm kanë sjellë Ibn Abasi, Ikrime, Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri dhe Suddiju. Janë dhënë edhe mendime të tjera, por ky mendim është më i sakti. Pra, ajo pemë rritet në një rrafshnaltë të gjerë e të hapur, ku e kap dielli nga fillimi i ditës, deri në perëndim, kushte këto që e bëjnë vajin e saj të pastër, të kulluar. - “... e vaji i të cilit gati ndriçon edhe pa e prekur zjarri. ” - Për shkak të cilësisë së vajit të kulluar. - “Dritë mbi dritë! ” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, imani i njeriut dhe punët e tij të mira.” Po kështu janë edhe drita e Kuranit dhe drita e imanit. Ato janë gjithmonë bashkë me njëra-tjetrën. Nëse njëra prej tyre zë vend në zemër, me të duhet të jetë edhe tjetra. - “Allahu udhëzon drejt Dritës së Vet atë që do Ai. ” - Allahu i Madhëruar e drejton dhe ia mundëson që të marrë e të ndriçohet prej dritës së Tij atij që Ai e përzgjedh, siç thuhet në një hadith të saktë, që e sjell Imam Ahmedi nga Abdullah Ibn Amri, i cili rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 1962. “Allahu i Lavdëruar i krijoi krijesat në errësirë, pastaj hodhi mbi ta atë dritë prej dritës së (udhëzimit të) Tij. Ai të cilin e kapi drita e (udhëzimit të) Tij atë ditë, ai u udhëzua në rrugë të drejtë, ndërsa ai të cilin nuk e kapi ajo dritë, ai mbeti në humbje (errësirë).” 103 Prandaj po ju them se: Tashmë është tharë boja e lapsit (dhe asgjë nuk ndryshon) në atë që u shkrua sipas dijes së Zotit Krenar dhe të Lartë - suar.”. Pasi na tregoi një shembull të dritës së udhëzimit në zemrën e besimtarit, Allahu i Madhëruar e mbyll ajetin me fjalët: - “Kështu, Allahu sjell shembuj për njerëzit dhe Allahu di gjithçka për çdo gjë.” - Ai është i gjithëditur për ata që meritojnë udhëzimin në rrugën e drejtë dhe ata që nuk e meritojnë këtë, por meritojnë të mbetën në errësirë e humbje. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, se Profeti i Allahut ka thënë: 1963. “Zemrat janë katër llojesh: Një zemër e pastër qelq (exhred), brenda së cilës ndodhet një kandil (siraxh) rrezatues; një zemër e mbështjellë, që i është lidhur fort gryka; një zemër e përmbysur dhe një zemër me dy faqe (museffaĥ). Për sa i përket zemrës së pastër qelq, ajo është zemra e besimtarit dhe kandili në të është drita e (imanit të) tij. Zemra që është e mbështjellë është zemra e mohuesit (të besimit). Zemra e përmbysur është zemra e munafikut, i cili e njeh të vërtetën dhe pastaj e braktis atë. Ndërsa zemra me dy faqe është ajo që ka edhe iman, edhe hipokrizi. Imani që ndodhet në të është si fruti, që rritet e forcohet nga uji i pastër, ndërsa hipokrizia që ndodhet në të është si plaga e mbuluar nga gjaku e qelbi. Ajo anon në varësi të asaj që mbizotëron në të (ose nga imani, ose nga hipokrizia).” Isnadi i hadithit është i mirë.104

Mus'haf Hape →