Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Nahl 16:68–16:69 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e frymëzimit, udhëzimit dhe drejtimit. Ky është kuptimi në këtë ajet. - Zoti yt e udhëzoi bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë ajet është përmendur termi el uahju, që përdoret për frymëzimin e shpalljen hyjnore, që u jepet profetëve. Por ky term përdoret edhe me kuptimin e frymëzimit, udhëzimit dhe drejtimit. Ky është kuptimi në këtë ajet. - Zoti yt e udhëzoi bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër ndërtesat që ata (njerëzit) ngrenë. - Allahu i Lavdëruar e ka udhëzuar, inspiruar dhe mësuar bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, drurë dhe ndërtesat që ngrejnë njerëzit. Hojet e bletëve janë me rregullsi perfekte, në mënyrën si janë ndërtuar e renditur. Nuk gjen në to asnjë hapësirë e defekt. - Ushqehu me të gjitha llojet e frutave dhe udhëto nëpër rrugët që Zoti yt i lehtësoi për ty! - Allahu na njofton se Ai e ka bërë të mundur dhe lehtësuar që ato të hanë nga çdo lloj fruti. Bletët ndjekin rrugët që Allahu i Lartësuar ua ka bërë të mundshme. Ato mund të fluturojnë ku të dëshirojnë, në ajër, në fusha të hapura, në lugina e male. Pastaj Allahu i drejton që të kthehen në koshere, pa devijuar as majtas e as djathtas. Ajo ndërton me dyllin që e mbledh me krahët e saj dhe e nxjerr mjaltin nga goja e saj. Ajo i nxjerr vezët nga pas, dhe pastaj kthehet përsëri në kullotën e saj. - Nga barku i tyre del një lëng me ngjyra të ndryshme ... - Llojet e mjaltit janë të ndryshme: i bardhë, i verdhë, i kuq, në varësi të kullotave dhe nektarit që ajo mbledh. - në të cilin ka shërim për njerëzit. - Mjalti është ilaç për njerëzit. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Katades, që përcjell nga Ebu Seid el Hudriu, i cili tregon: 1618. “Erdhi një burrë te Profeti ﷺ dhe i tha: “Vëllai im ankohet se e ka zënë barku (diarrea)”. Profeti i tha: “Jepi të pijë mjaltë!” Ai shkoi. Më vonë u kthye dhe tha: “Ai veçse ia shtoi heqjen e bark ut.” Profeti i tha: “Jepi të pijë mjaltë!” Ai shkoi, por më vonë u kthye sërish dhe tha: “Ai veçse ia shtoi më tepër heqjen e barkut.” Profeti i tha: “Allahu i Lartësuar thotë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd gënjen! Jepi të pijë mjaltë!” Ai shkoi, i dha të pinte mjaltë të vëllait, i cili kësaj here u shërua.” Disa mjekë kanë thënë se ky burrë kishte teprica e mbeturina në stomak, prandaj kur i dha në fillim mjaltë, i cili është i nxehtë, ato u tretën dhe e shtuan më shumë diarrenë, për të nxjerrë jashtë ato mbeturina. Kështu, beduini mendoi se mjalti po e dëmtonte edhe më shumë vëllain e vet, ndërkohë që ai ishte i dobishëm dhe po e pastronte. Pastaj, ai i dha përsëri mjaltë, dhe kjo përsëri e shtoi tretjen e mbeturinave dhe nxjerrjen jashtë të tyre. Kur i dha përsëri mjaltë, mbeturinat dëmtuese të trupit u larguan, diarrea ndaloi dhe stomaku u kthye në normalitet. Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin e Allahut! 192 Në dy sahihët transmetohet nga Aishja e cila tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. e pëlqente shumë mjaltin dhe ëmbëlsirat. ...” ky është teksti i sjellë nga Buhariu. Në sahihun e Buhariut përcillet nga Ibn Abbasi, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Shërimi është në tri gjëra: në një gllënjkë mjalti, në (hixhame) nxjerrjen e gjakut të keq me kupa dhe në kauterizimin (djegien e plagëve me hekur të nxehtë), por unë i ndaloj pasuesit e mi nga kauterizimi.” Buhariu transmeton nga Xhabir ibnu Abdilahi i cili ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut të thotë: “Nëse do të kishte dobi në ndonjë nga ilaçet me të cilat mjekoheni, ajo do të ishte tek: (Hixhamja) nxjerrja e gjakut të keq me kupa, pirja e mjaltit, ose kauterizimi, por unë nuk e pëlqej kauterizimin (djegien e plagëve me hekur të nxehtë).” [E transmeton Muslimi]. - “Edhe në këtë fakt ka shenja (të qarta) për njerëzit që med itojnë.” - Në udhëzimin që Allahu i Lavdëruar u mundësoi këtyre krijesave kaq të dobëta e të vogla, duke i mësuar si të ushqehen nga llojet e frutave dhe të marrin nektarin e dyllin nga lulet e të prodhojnë mjaltin, këtë ushqim kaq të mirë e të dobishëm, në të gjitha këto ka shenja e argument të qartë për njerëzit që meditojnë në madhështinë e Krijuesit. Është i Lavdëruar e Madhështor Ai që i përcaktoi këto rregulla, Ai nënshtroi çdo gjë që të jetë sipas rregullit të Tij. Ata që mendojnë me kujdes në këto gjëra, kuptojnë se Allahu vepron e kujdeset për krijesat e Tij dhe është i plotpushtetshëm për gjithçka. Ai është i Urti, i Gjithëdituri, Bujari e Mëshirëploti.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:60–18:82 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… së Musait, për të cilën Allahu thotë: “Ne e frymëzuam atë që t’i jepte gji (Musait)”. Ose rasti i bletës: “Zoti yt e ka udhëzuar bletën që të ndërtojë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.” - Allahu i madhëruar na sjell historinë e Musait dhe dëshirën e madhe të tij për kërkimin e diturisë dhe mirësisë. Ai i tha djaloshit që i shërbente gjithmonë të përgatitej për udhëtim. Ky ishte Joshua ibn Nun, që më pas Zoti e bëri profet. Musai i tha atij: “Nuk do të ndalem së ecuri derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të vazhdoj një kohë të gjatë dhe pavarësisht nga vështirësitë”. Ky ishte vendi që, sipas Shpalljes që i ishte dhënë prej Zotit, atje Musai do të takonte një njeri të ditur, i cili dinte gjëra që ai nuk i dinte. Musai ishte i vendosur të vazhdonte këtë udhëtim, sado i gjatë të ishte, prandaj tha: “edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë”. Pra, edhe sikur të kaloj shumë peripeci. Nga ajeti kuptohet se Musai i tha ato fjalë nga dashuria dhe malli që kishte për diturinë. Ai ishte i vendosur për këtë, prandaj dhe u nis për udhë. - Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata harruan fare për peshkun e tyre, i cili mori rrugën vetë e u fut në det. - Kur Musai dhe djaloshi mbërritën në pikëtakimin e dy deteve, panë një shenjë shumë të çuditshme. Peshku që kishin marrë me vete për ta ngrënë filloi të lëvizte dhe të drejtohej për në det. Në fakt, Musait i ishte thënë më herët se, vendi ku do të shihte një shenjë të tillë, ishte pikërisht vendi ku do të ndodhte edhe takimi me njeriun e ditur. Komentuesit e Kur'anit thonë se peshku u ngjall dhe nisi të lëvizte kur u lag nga uji i detit. - Pasi e kaluan atë vend, ai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” - Kur e kishin kaluar pikëtakimin e dy deteve, Musai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin të hamë, se na lodhi shumë ky udhëtim!”. Kuptohet se ata e ndien lodhjen vetëm pasi kaluan pikëtakimin e deteve, ndërsa më përpara nuk e kishin ndjerë aspak rrugën. Kjo ishte një shenjë tjetër për Musain se pikërisht në atë vend gjendej ajo që kërkonin. Udhëtimin ua kishte lehtësuar gjithashtu edhe dëshira e madhe për atë që kërkonin. Kështu, kur filluan të ndienin lodhjen, djaloshi tha: - Ai (djaloshi) i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun,... - Kur qëndruam për të kaluar natën te shkëmbi ku bashkohen dy detet, unë e harrova peshkun. Vetëm shejtani më bëri që të harroja. - ... që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.” - Lëvizja e peshkut, që ishte tashmë i gatuar, dhe futja e tij në det ishte një shenjë e qartë. Komentuesit e Kur'anit thonë që, kur djaloshi i tha këto fjalë, Musai kujtoi premtimin e Allahut se, në vendin ku do të humbiste peshkun, atje do të gjente Hidrin, prandaj ai tha: - ““Atëherë, - tha Musai, - ai atje është vendi që ne po kërkojmë.” E kështu, ata u kthyen edhe njëherë andej nga kishin ardhur. - Kjo është ajo që po kërkojmë! - tha dhe u kthye me shpejtësi, duke ndjekur gjurmët e veta, për te vendi ku humbën peshkun. Kur mbërritën atje, gjetën Hidrin. - Ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë dhe i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë. - Sipas mendimit më të saktë, Hidri ka qenë njeri i mirë e i devotshëm, por jo profet. Allahu i Madhëruar thotë për të: “...i kishim dhuruar mëshirë..” Allahu i kishte dhuruar mëshirë të posaçme nga ana e Tij, që të mund të shtonte diturinë dhe të bënte punë të mira. Allahu thotë gjithashtu: “...i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë.” Pra, i kishte dhuruar disa njohuri të veçanta, që nuk ia kishte dhënë Musait, edhe pse Musai ishte më i ditur se ai në më të shumtën e gjërave, sidomos në çështjet e imanit dhe themelet e ligjit të Zotit, pasi ai ishte një nga pesë profetët më të zgjedhur. Nuk ka dyshim se këta pesë profetë Zoti i dalloi mbi të gjithë njerëzimin me dituri të madhe, me vepra të mira e me shumë veçori të tjera. Kur Musai u takua me të, iu drejtua plot edukatë dhe moral, për kërkesën e tij: - Musai i tha atij (Hidrit): “A pranon të vij me ty, që të më mësosh diçka nga udhëzimi i drejtë që të është mësuar ty (nga Zoti ) ?” – A më lejon të të ndjek pas, që të mësoj prej teje diturinë që të ka mësuar Zoti? Kështu do të mësoj më shumë rreth atyre çështjeve që Zoti të ka mësuar ty. Allahu i kishte dhuruar Hidrit inspirim dhe e kishte nderuar duke i dhënë mundësinë të shihte qartë edhe disa çështje, që për të tjerët ishin të panjohura, madje edhe Musait (a.s). Atëherë, Hidri i tha Musait: - “Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua. - Unë nuk e refuzoj kërkesën tënde, por ti nuk ke për të pasur durim me mua. Nuk do të mund të më ndjekësh, sepse do të shohësh gjëra që nuk do të kesh durim t’i përballosh. Ato janë çështje që, në pamje të parë duken si padrejtësi dhe krime, por në të vërtetë nuk janë të tilla. - E si mund të durosh për gjëra për të cilat nuk ke dituri?” - Si mund të durosh për një çështje që nuk e njeh në thelb apo në dukje dhe që nuk ia di qëllimin dhe përfundimin? Atëherë, Musai tha: - (Musai) Tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem durimtar dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” - Kjo tregonte vendosmërinë e Musait përpara se të vinte sprova për të. Por vendosmëria për të duruar është diçka dhe durimi gjatë sprovës është diçka tjetër, prandaj Musai nuk arriti të bënte durim kur erdhi çasti. Hidri i tha: - Ai (Hidri) i tha: “Nëse më shoqëron, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të flas për të!”. - Mos më pyet dhe mos më qorto për atë që do të veproj, derisa të sqaroj unë vetë për gjithçka. Hidri ia ndaloi pyetjet dhe i premtoi Musait se do t’i jepte shpjegimet e nevojshme në kohën e duhur. - Dhe kështu ata u nisën. Kur hipën në anije, ai (Hidri) hapi një vrimë në të. - Hidri shkuli një nga dërrasat e anijes. Pas këtij veprimi fshihej diçka, që Hidri do ta sqaronte më vonë. Por Musai nuk duroi dhe ndërhyri, sepse ishte diçka që, në pamje të parë, dukej padrejtësi. Dëmtimi i anijes do të mbyste anijen bashkë me udhëtarët e saj. Musai tha: - “Ai (Musai) tha: “Mos vallë e hape vrimën që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Me të vërtet bëre një punë shumë të keqe.” – Bëre një vepër të ndaluar dhe të dënueshme. Kjo ndërhyrje ishte tregues i padurimit të Musait (a.s). - (Hidri) Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?” – Domethënë, ndodhi pikërisht ashtu siç kishte paralajmëruar Hidri. Por Musai i tha se thjesht harroi, prandaj të mos e quante gjë të madhe: - “Mos më qorto për faktin që harrova – i tha ai (Musai) - dhe mos ma vështirëso këtë shoqërim!” – Musai e pranoi nxitimin e vet dhe kërkoi ndjesë. Hidri e fali dhe kështu vazhduan: - Ata vazhduan rrugën, derisa takuan një fëmijë, të cilin ai (Hidri) e vrau. – Ata vazhduan bashkë, derisa gjetën një djalë të vogël. Hidri e vrau këtë fëmijë. Atëherë, Musai u revoltua, kur pa që u vra një fëmijë i pastër nga gjynahet, i cili nuk kishte vrarë e lënduar asnjë njeri. - Ai (Musai) i tha: “Si e vrave një njeri të pafajshëm, që nuk kishte vrarë asnjë? Kjo që bëre është vepër shumë e shëmtuar.” - Rasti i parë ishte për shkak të harresës së Musait, ndërsa ky rast ndodhi prej padurimit të tij. Atëherë, Hidri i drejtohet Musait duke e qortuar dhe duke i rikujtuar kushtin: - Ai (Hidri) tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?” - Ndërsa Musai i thotë Hidrit: - (Musai) Tha: “Nëse pas kësaj të pyes për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj! Tashmë ke arsyetim ndaj meje (të mos më lejosh të të shoqëroj).” - Nëse të pyes më për ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më lër të të shoqëroj dhe do të të jap plotësisht të drejtë. - Vazhduan udhëtimin derisa arritën te banorët e një qyteti e u kërkuan t’u jepnin ushqim. Por, ata nuk i pranuan si mysafirë. - Ata u kërkuan që t’i pranonin si miq, por banorët e atij qyteti nuk deshën. - Aty gjetën një mur që gati po rrëzohej, e ai (Hidri) e ngriti atë. - Muri gati po rrëzohej, se ndoshta ishte tejet i amortizuar. Hidri e ngriti sërish murin, duke e bërë më të fortë. Musai i tha: - (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë...” - Kur u kërkuam të na prisnin, ata nuk pranuan, edhe pse e kishin për detyrë mikpritjen. Ndërsa ti ua ndërton murin falas, pa u kërkuar shpërblimin për punën e bërë. Ti e ke mundësinë që t’u kërkosh atyre hakun e punës. Kështu, Musai nuk iu përmbajt fjalës që kishte thënë në fillim. Tashmë Hidri kishte vërtet arsye që të mos e lejonte më Musain ta shoqëronte në udhëtimin e tij, prandaj i tha: - Ai (Hidri) tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh. - Ishe vetë ti që ia vendose si kusht vetes që do të bëje durim, prandaj tani nuk ke më justifikim. Kështu merr fund shoqërimi me mua. - Tani unë do të të tregoj për domethënien e atyre gjërave për të cilat nuk munde të kesh durim!” - Tani do t’i shpjegoj të gjitha ato raste, qëllimin dhe përfundimin e tyre. - Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det. Unë e bëra atë me cen, sepse përpara tyre ishte një sundues, që rrëmbente çdo anije (të rregullt). - Për sa i përket anijes, që e çava duke i hequr një dërrasë, kjo vepër kishte qëllim dhe përfundim të mirë. Anija u takonte disa të varfërve, që punonin në det. Sigurisht, njerëz të tillë duhet t’i ndihmosh, dhe unë desha t’i ndihmoja. Ata do të kalonin pranë një sunduesi të padrejtë, i cili e rrëmbente çdo anije të mirë dhe të fortë. Kështu, unë e çava atë, që ajo të ishte me defekt dhe të shpëtonte nga duart e atij zullumqari. - Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë... - Ndërsa ai djali i vogël, që i mora jetën, ishte biri i dy prindërve besimtarë dhe të mirë. - ...prandaj patëm frikë se ai do t’i çonte ata në humbje e në mosbesim. - Ishte caktuar nga Zoti që, ky djalosh, kur të rritej, të bëhej i keq dhe t’i mundonte prindërit me padrejtësitë e tij. Madje, ai do t’i detyronte edhe ata të dy që të mohonin Zotin, qoftë për shkak të dashurisë për të, nga nevoja për të, qoftë për çdo lloj shkaku tjetër. Duke qenë se e dija këtë fakt, unë e vrava atë, që të shpëtoheshin prindërit e tij të mirë e besimtarë dhe besimi i tyre i pastër. E ku ka dobi më të madhe sesa kjo? Kjo vepër duket e keqe, por Allahu do t’u japë atyre pasardhës të tjerë, më të mirë se ai: - Kështu deshëm që Zoti t’u jepte një tjetër fëmijë më të mirë, më të respektueshëm dhe më të dashur. - Allahu do t’u japë një djalë të mirë, që respekton prindërit e farefisin, ndryshe nga i pari, i cili do t’i mundonte me padrejtësitë e tij dhe do t’i shtynte edhe ata në mosbesim. - Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ishte një thesar dhe babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrinin pjekurinë e tyre dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. - Muri që rregullova ishte i dy jetimëve, që kishin nevojë për kujdes. Ata ishin të vegjël dhe nuk kishin njeri që të kujdesej për ta. Allahu donte t’i ruante dhe t’i ndihmonte ata edhe për shkak të dy prindërve të tyre, të cilët ishin besimtarë të mirë. Poshtë tij, ata kishin një thesar, ndërsa babai i tyre ishte njeri i mirë. Kështu, Zoti yt deshi që ata dy, kur të arrinin moshën e pjekurisë, ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. – Kështu, kur të vijë koha që ata të piqen dhe të bëhen të aftë për vetveten, Allahu do ta shembë murin dhe do ta nxjerrë jashtë thesarin, për ta marrë jetimët. - Kjo ishte mëshira e Zotit tënd (ndaj tyre). - Kjo që unë bëra ishte si mëshirë nga Zoti yt, i cili e bëri të realizohej nëpërmjet meje. - Dhe unë nuk bëra asgjë sipas dëshirës sime (por sipas udhëzimit të Zotit) . – Unë nuk bëra asgjë nga vetja ime. Gjithçka ishte e urdhëruar nga Allahu dhe një shenjë mëshire nga Ai. - Ky, është sqarimi për ato gjëra, për të cilat nuk munde të kesh durim. – Ky ishte kuptimi i atyre ngjarjeve, që nuk pate durim të prisje për ta treguar. Kjo histori e mrekullueshme dhe e çuditshme përmban shumë mësime, ligje dhe dispozita shumë të rëndësishme. Ne do të përmendim disa prej tyre, me lejen dhe ndihmën e Allahut të Lartësuar: 1. Rëndësia dhe vlera e lartë e diturisë dhe e udhëtimit për kërkimin e saj. Kjo konsiderohet ndër çështjet më të rëndësishme dhe më të shpërblyeshme. Vetë Musai, ky profet i zgjedhur, ndër më të mirët e profetëve udhëtoi gjatë në kërkim të diturisë dhe kaloi shumë vështirësi, për hir të kësaj çështjeje të rëndësishme. Madje, ky qëllim i lartë e bëri që, gjatë kësaj kohe, ai të largohej nga bijtë e Izraelit dhe t’i ndërpriste mësimet që u jepte atyre. Musai zgjodhi kërkimin e diturisë për vetë vlerën dhe shpërblimin e lartë të kësaj vepre të mirë. 2. Është e udhës që të fillohet me gjërat më të rëndësishme dhe pastaj ato më pak të rëndësishme. Shtimi i diturisë është më i rëndësishëm sesa qëndrimi në të njëjtin nivel. Angazhimi me mësimin e të tjerëve, duke lënë veten në vend -numëro, nuk është zgjedhja më e mirë. Harmonizimi i të dyja mirësive sigurisht që është gjëja më e përkryer. 3. Lejohet marrja e një shërbëtori ose ndihmësi për të përballuar vështirësitë dhe punët e mëdha, kur je në udhëtim ose jo. Qëllimi mund të jetë për të lehtësuar vështirësitë, por edhe për të kërkuar rehatinë, ashtu siç veproi Musai (a.s). 4. Udhëtari në kërkim të diturisë ose për xhihad, ose edhe për qëllime të tjera të mira, nëse gjykon se është më e dobishme ta shfaqë hapur qëllimin, atëherë mund ta bëjë. Disa nga këto dobi janë: përgatitja më e plotë për atë punë, marrja e masave dhe dhënia kurajo vetes për ta kryer sa më mirë. Në këtë mënyrë del në pah edhe vlera e lartë e këtyre adhurimeve. Musai e kishte vendosur ta bënte udhëtimin dhe e tha haptazi këtë. Po kështu veproi edhe Profeti (a.s) kur vendosi të nisej për në luftën e Tebukut. Edhe pse e kishte zakon që të fshihte qëllimet e tij kur nisej për luftë, për atë betejë Profeti (a.s.) veproi ndryshe, sepse ashtu ishte më e dobishme. Kjo bëhet gjithmonë në varësi të situatës. 5. Atribuimi i ligësive dhe shkaqeve të tyre shejtanit të mallkuar, sepse është ai që nxit për të këqijat dhe ua zbukuron njerëzve ligësinë. Nuk ka dyshim se çdo gjë ndodh veçse me kaderin dhe dëshirën e Zotit, por për sa i përket nxitjes për të këqija është shejtani ai që e bën këtë. Kështu veproi djaloshi i Musait, kur tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.” 6. Lejohet që njeriu të tregojë për nevojat e natyrës së tij njerëzore, si uria, etja, lodhja, nëse bëhet jo për të treguar pakënaqësi dhe as duke gënjyer. Musai tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!” 7. Shërbëtori ose punëtori duhet të jetë i mençur, i shkathët dhe i vëmendshëm. Këto janë cilësi të pëlqyeshme të atij që ka këtë detyrë. 8. Është e pëlqyeshme që njeriu t’i ushqejë shërbëtorët ose punëtorët e vet me ushqimin që ha vetë, madje të hajë së bashku me ta. Kjo kuptohet nga fjala e Musait, kur tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!” Shihet se ai e tha në shumës, që tregon se do të hanin të dy së bashku. 9. Zoti e ndihmon njeriun për sa kohë ai është duke punuar për të zbatuar urdhëresat e Zotit. Ata që u përkushtohen porosive të Zotit fitojnë ndihmën dhe mbështetjen e Tij. Këtë privilegj nuk e kanë ata që nuk e bëjnë këtë gjë. Musai (a.s) e ndjeu lodhjen vetëm pasi e kishin kaluar pak vendin që synonin, domethënë, pikëtakimin e dy deteve. Ndërsa nga udhëtimi para kësaj pike ata nuk u ankuan për lodhje, edhe pse rruga kishte qenë shumë herë më e gjatë. Madje, pas udhëtimit të gjatë, ata pushuan natën dhe u nisën të nesërmen, pasi ishin çlodhur. Pikërisht në kohën e drekës, Musai tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!” Ky ishte momenti kur Musai u kujtua se e kishin kaluar tashmë vendin për ku ishin nisur. 10. Njeriu që takoi Musai nuk ishte profet, por një besimtar i mirë dhe adhurues i sinqertë. Allahu i Madhëruar thotë se ishte një (rob) adhurues, të cilit i kishte dhuruar mëshirë dhe dituri. Allahu i Madhëruar nuk thotë se Hidri ishte profet. Nëse do të ishte profet, Allahu i Madhëruar do ta kishte përmendur, ashtu siç ka bërë për të tjerët. Për sa i përket fjalës së Hidrit në fund të kësaj ndodhie: “Nuk e bëra nga vetja ime”, ajo nuk tregon se ai ishte profet, por thjesht se ishte frymëzim që Zoti u jep njerëzve në përgjithësi, jo profetëve. I ngjashëm me këtë është rasti i nënës së Musait, për të cilën Allahu thotë: “Ne e frymëzuam atë që t’i jepte gji (Musait)”. Ose rasti i bletës: “Zoti yt e ka udhëzuar bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër pemë dhe nëpër ndërtesat e tyre (njerëzve).” [Nahl 68]. 11. Dituria që Allahu u mëson krijesave të Tij është dy llojesh: 1) Dituri e cila mund të fitohet me përpjekje e mund nga njeriu. 2) Dituri e dhuruar nga Allahu. Allahu ia jep këtë lloj të dytë diturie ndonjë prej adhuruesve të Tij, sikurse thotë në Kur'an: "...i kishim mësuar një dituri të posaçme nga ana Jonë”. 12. Edukata në marrëdhëniet me mësuesin është e shpërblyeshme dhe e inkurajuar nga Zoti. Me mësuesin duhet folur me fjalët më të buta dhe më të zgjedhura, plot respekt e modesti. Shikoni si tha Musai: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh atë që të kanë mësuar ty, si udhëzim i drejtë?” Ai iu drejtua me një stil të butë, si për t’i kërkuar mendim dhe leje. Gjithashtu, Musai pohoi se do të mësonte prej tij, ndryshe nga mendjemëdhenjtë, të cilët nuk duan të duken se kanë nevojë për diturinë e mësuesve, por hiqen sikur janë të barabartë me ta, a thua se po bashkëpunojnë, madje edhe më keq, sikur u japin mend mësuesve të tyre. Nxënësi duhet të shfaqë nevojën për diturinë që merr, sepse ky është nga nxitësit më të mirë për mësuesin që t’i përkushtohet dhënies së diturisë. 13. Njeriu duhet të jetë modest përballë mësuesit, edhe pse mund të qëndrojë shumë më lart se ai. Nuk ka dyshim se profeti Musa (a.s.) ishte shumë më lart se Hidri. 14. Lejohet, madje inkurajohet që edhe njeriu i cili ka shumë dituri, të kërkojë e të mësojë atë gjë që ende nuk e di nga një njeri që është më poshtë në dituri se ai, por që në atë lloj disipline është më me përvojë dhe më i ditur. Kështu, Musai (a.s) ishte një nga më të zgjedhurit e pesë profetëve më të mëdhenj, të cilëve Zoti u dhuroi një dituri që nuk ia kishte dhënë askujt në botë, por në atë lloj njohurie dhe përvoje të veçantë, Hidri kishte avantazh ndaj Musait (a.s). Sidoqoftë, dituria e lartë nuk e pengoi Musain që, me modesti e mirësjellje, të kërkonte mësime nga Hidri. Duke u nisur nga ky shembull, themi se, dijetari i fikh-ut ose hadithit, nëse ka mangësi në gramatikë ose fusha të tjera, ai nuk duhet të ketë turp ta marrë këtë dituri nga të specializuarit në ato fusha, duke pretenduar se ata nuk janë dijetarë fikh-u apo hadithi. 15. Të gjitha mirësitë, mes të cilave edhe dituria, i atribuohen Allahut, dhe ky është një fakt që duhet pohuar dhe deklaruar haptazi e me përunjësi. Gjithashtu, duhet shprehur mirënjohja për Allahun, që t'i dhuroi ato mirësi. Vërej me kujdes se si i tha Musai Hidrit: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh nga ajo që të kanë mësuar ty (nga Zoti ), si udhëzim i drejtë?” 16. Dituri e dobishme është ajo që të tregon udhën drejt të mirave. Kështu, çdo dituri që të qartëson rrugën e drejtë, të paralajmëron dhe tregon si të mbrohesh nga e keqja, ose është mjet për të plotësuar dy aspektet e mësipërme, është dituri e dobishme. Ndërsa dituritë e tjera ose janë të dëmshme, ose thjesht të padobishme. Musai i kërkoi Hidrit të mësonte atë lloj diturie që ofronte udhëzim e mirësi, si edhe të largonte nga të këqijat. 17. Kërkuesi i diturisë duhet të ketë durim të madh gjatë kërkimit të diturisë dhe në marrëdhëniet me mësuesin e tij. Në varësi të mungesës së durimit cenohet edhe dobia e përfituar nga dituria dhe dijetari. Ai që nuk ka durim nuk ka për të mësuar kurrë. Ai që e ushtron veten me durim e qëndrueshmëri ka për të arritur qëllimin. Kjo duket qartë kur Hidri i thotë Musait: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua.” 18. Një ndër faktorët kryesorë të kalitjes së durimit është njohja e thellë e çështjes për të cilën duhet të durosh. Kështu, ai që nuk e njeh një çështje, që nuk ia di qëllimin dhe përfundimin, dobitë dhe frytet, sigurisht që nuk mund të bëjë durim për arritjen e saj. Hidri i tha Musait: “E si mund të durosh për diçka që nuk e di?!” Shkaku i mosdurimit është mosnjohja e plotë e çështjes dhe e rëndësisë së saj. 19. Është detyrë dhe shumë e këshillueshme vetëpërmbajtja dhe mosnxitimi për të gjykuar mbi veprimet apo fjalët e dikujt, pa ditur mirë qëllimin e tyre. 20. Nëse njeriu do të bëjë diçka në të ardhmen, duhet të thotë: “Insha Allah” (Në dashtë Allahu). 21. Dëshira dhe vendosmëria për të bërë diçka është krejt ndryshe nga vënia në jetë e saj. Ato as nuk presupozojnë domosdoshmërisht njëra tjetrën. Kështu, Musai tha: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në pikëtakimin e dy deteve ose do të vazhdoj udhëtimin për një kohë të gjatë.”. Pra, ai vendosi që të ishte i durueshëm, megjithëse nuk ia doli ta realizonte atë që pati qëllim. 22. Mësuesi mund ta këshillojë nxënësin që të mos bëjë pyetje, derisa t’ia sqarojë ai çdo çështje. Kjo është e lejueshme dhe varet nga dobia. Kjo mund të bëhet edhe në ato raste kur nxënësi nuk ka arritur ta kuptojë mirë çështjen, prandaj është më mirë që të dëgjojë deri në fund për të kuptuar, ose kur pyet për gjëra që nuk janë aq të rëndësishme për të, ose kur nxënësi shpërndahet në të tjera tema, që nuk kanë lidhje me çështjen. Në gjitha rastet duhet parë dobia. 23. Lejohet udhëtimi në det, përveç rasteve kur është shumë e rrezikshme për jetën. 24. Kush bën diçka nga harresa nuk merret në përgjegjësi as nga Allahu, as nga krijesat. Musai i tha Hidrit: “Mos më qorto pse harrova..." 25. Prej njerëzve merr atë që ata ta japin me dëshirë. Mos i ngarko ata më tepër sesa mbajnë e mos i mundo ata. Në të kundërt, ata do të largohen prej teje dhe do të urrejnë. Merr prej atyre atë që ata e kanë më të lehtë ta japin! 26. Kur japim një gjykim, ne bazohemi në faktet që shfaqen haptazi. Kështu veprohet në të gjitha çështjet, si ato civile, edhe ato penale. Musai e kundërshtoi Hidrin kur ai çau anijen ose vrau fëmijën e pafajshëm. Ai veproi kështu, sepse në dukje ato ishin krime të dënueshme, dhe Musai nuk mund të heshtte ndaj tyre. Por në rastin tonë, kur ai po shoqëronte Hidrin, që kishte vendosur kusht të mos kundërshtohej, Musai duhej të heshtte. Megjithatë, Musai nxitoi që të gjykonte me faktet e dukshme, ashtu sikurse duhet vepruar për gjykimet e kësaj bote, duke harruar se kishte të bënte me një rast të veçantë, në të cilin duhet të bënte durim dhe të heshtte. 27. Rregulli i artë dhe i mrekullueshëm thotë: Lejohet kryerja e një të keqeje më të vogël, për të shpëtuar nga e keqja më e madhe. Po kështu i jepet rëndësi të mirës më të madhe, edhe nëse na humbin mirësi të tjera më të vogla. Në rastin e Musait, nuk ka dyshim se vrasja e djalit ishte e keqe, por lënia e tij që të sprovonte dhe mundonte prindërit e vet ishte një e keqe edhe më e madhe. Nga ana tjetër, lënia e djalit gjallë dukej si diçka e mirë, por ruajtja e fesë dhe besimit të dy prindërve të tij ishte edhe më e mirë, prandaj Hidri e vrau. Ky rregull përfshin shumë çështje. Kështu duhet të gjykojë njeriu në lidhje me dobinë dhe dëmin.3 28. Këtu mbështetet edhe një rregull tjetër që thotë: Lejohet ndërhyrja në pasurinë e dikujt tjetër, edhe pa marrë leje prej të zotit, nëse synohet rregullimi ose ruajtja e saj nga shkatërrimi, madje edhe nëse kjo mund të shkaktojë prishjen e një pjese të kësaj pasurie. Në këtë mënyrë veproi Hidri kur e çau anijen e të varfërve, që ajo të bëhej me defekt, dhe kështu të shpëtonte nga mbreti grabitqar dhe tiran. Për shembull, nëse në një shtëpi bie zjarr, atëherë lejohet ndërhyrja për shembjen e një pjese të saj, me qëllim për të shpëtuar pjesën tjetër, edhe pa marrë lejen e pronarit të shtëpisë. 29. Lejohet të punosh në det, njëlloj siç lejohet të punosh në tokë. Allahu thotë për marinarët e anijes se “punonin në det”, pa përmendur ndonjë ndalesë. 30. Edhe pse mund të ketë një punë me të cilën ushqehet, njeriu mund të vazhdojë të quhet ‘ miskin’, pra, i varfër, nëse nuk i plotëson të gjitha nevojat e veta. Allahu na tregon se ata kishin anije, e megjithatë, i quajti ‘të varfër’. 31. Vrasja është nga gjynahet më të mëdha, sepse Musai tha për vrasjen e djaloshit: “Bëre një krim të rëndë.” 32. Vrasja e dikujt në formë dënimi nuk është e gabuar, sepse Musai e përjashtoi këtë rast kur tha: “A e vrave një njeri të pastër, që nuk ka lënduar asnjë?!" Njeriun e mirë e besimtar e ruan Allahu, qoftë në pasuri, qoftë edhe në pasardhësit e tij. 33. Shërbimi ndaj besimtarëve të mirë dhe atyre që kanë lidhje me ta është shumë më i shpërblyeshëm sesa bamirësia ndaj të tjerëve. Kur Hidri rindërtoi murin e jetimëve, tha: “…babai i tyre ka qenë njeri i mirë.” 34. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe me edukatë kur flasim për Zotin e Lartësuar. Shihni edukatën e Hidrit kur thotë: “Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det, e unë e bëra me të meta, sepse para tyre ishte një sundues, që grabiste çdo anije.”. Pra, Hidri ia atribuoi të keqen vetes. Ndërsa kur foli për të mirën, tha: “Për sa i përket murit, ai ishte i dy djemve jetimë të atij qyteti. Nën të kishin një thesar. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshironte që ata dy (jetima) të arrinin moshën e pjekurisë dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre.” Po kështu ka thënë edhe Ibrahimi (a.s): “Kur sëmurem, Ai më shëron.” Ose xhindët kur thanë: "Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë." [Xhin 10]. Edhe pse çdo gjë ndodh me kaderin dhe vendimin e Zotit, ne duhet të kemi edukatën që të keqen t'ia atribuojmë vetes tonë dhe të mirën t'ia atribuojmë Allahut të Madhëruar. 35. Asnjëherë nuk duhet braktisur shoku i udhës, derisa ta kesh qortuar mjaftueshëm apo të kesh arsye të pranueshmë për ndarjen. Kështu veproi Hidri me Musain. 36. Miratimi dhe mirëkuptimi mes shokëve në çështjet që nuk janë të ndaluara është një prej shkaqeve që e forcojnë miqësinë, ashtu sikurse kundërshtimi e konfliktet e dobësojnë dhe prishin miqësinë. 37. Veprimet e Hidrit ishin thjesht vendimet e Zotit, që i bëri të ndodhnin nga dora e Hidrit, këtij burri të mirë e besimtar. Qëllimi ishte që njerëzit të kuptojnë disa nga fshehtësitë e Zotit në vendimet e Tij. Ato ndodhën që ne ta kuptojmë se, ndonjëherë, Allahu cakton për njeriun gjëra që ai i urren shumë, por që në fakt janë në të mirën e fesë dhe besimit të tij, siç ndodhi me vrasjen e djaloshit. Por ato mund të jenë edhe në të mirën e çështjeve të kësaj bote, siç ndodhi në rastin e anijes. Kështu, Allahu u tregoi njerëzve disa shembuj të butësisë dhe mëshirës së Tij, që ata të kënaqen me caktimet e Tij, edhe kur ato janë të dhimbshme dhe të vështira.

Mus'haf Hape →
Shura 42:49–42:53 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e drejtë. Në këto ajete të fundit, jepet një sqarim se si Zoti i madhëruar u ofroi dituri, njohje, shpallje, frymëzim njerëzve në këto tri mënyra: - Në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Edhe në ajetet e tjera të Kur'anit është thënë se vetëm Allahu është Ai që e di se çka fshihet në barkun- mitrën e nënës, e këtu në këtë ajet theksohet se çdo gjë në botë ndodh dhe zhvillohet sipas vullnetit të Zotit, pra edhe çështja e lindjes së fëmijëve. Në këtë ajet përmenden katër gjendje të prindërve përkitazi me fëmijët: dikujt i fal vetëm vajza, dikujt vetëm djem, dikujt edhe vajza edhe djem, e dikujt as djem as vajza dhe kështu gjendjet e tilla nuk janë çështje rasti, por çështje të diktuara nga dija, plani dhe urtësia e Zotit fuqiplotë. Sikurse edhe pejgamberëve të tjerë që Zoti u dha shpallje Muhammedit i thotë se edhe ty të dhamë shpalljen që është si shpirt, sepse shpallja jote, Kur'ani, ngjall zemrat si shpirti që ngjall trupin kur i bashkohet. Madje, i thuhet Muhammedit se më parë nuk ke ditur as çka është shpallja, as çka është besimi i drejtë, e Kur'ani është dritë që udhëzon: ti me anën e Kur'anit udhëzon për në rrugën e drejtë. Në këto ajete të fundit, jepet një sqarim se si Zoti i madhëruar u ofroi dituri, njohje, shpallje, frymëzim njerëzve në këto tri mënyra: - Në mënyrë frymëzimi: njeriu frymëzohet në shpirtin e vet për ndonjë punë a ide dhe e di se ai ngacmim shpirtëror është prej Zotit, pse është frymëzim për mirë e mbarë. Nëse ngacmimi është për ndonjë punë të keqe, ai është cytje nga djalli. Për punë ose ide të mbara e të mira, janë frymëzuar pejgamberët e edhe njerëz të tjerë të mirë, si nëna e Musait, nëna e Isait, ai besimtari i familjes së faraonit e shumë të tjerë. Të gjithë të frymëzuarit e kuptojnë se është udhëzim prej Zotit, andaj në zbatimin e detyrës me të cilën udhëzohen, nuk shprehin kurrfarë luhatshmërie, por të vendosur zbatojnë, f.v. Ibrahimi deshi ta therë djalin, nëna e Musait e hodhi atë në lumë, Musai i ra me shkop detit dhe u fut në të etj. Kur është fjala për frymëzimin e gjallesave të tjera si të bletës, të thneglës, të pupëzës etj., aty ka të bëhet me një lloj instinkti të tyre, e kur është fjala për sendet e ngurta, si toka, qielli etj.,atëherë frymëzimi ka të bëjë me gjendjen e tyre. Muhammedi është frymëzuar në këtë mënyrë shumë herë rreth shpjegimit të domethënies së ndonjë ajeti,të ndonjë hadithi kudsij ose të ndonjë pune tjetër,që për neve është hadith prej tij,por kjo mënyrë e frymëzimit, nuk ka të bëjë me Kur'anin. - Në mënyrën pas perdës: Pejgamberi e dëgjon fjalën e Zotit, por jo në aso kushtesh sikundër i flasim ne njëri-tjetrit dhe sikundër e dëgjojmë ne njëri-tjetrin. Kjo bëhet në një gjendje të jashtëzakonshme, në një gjendje jashtë suazave të mundësisë dhe të aftësisë së njeriut, andaj edhe thuhet "pas perdes". Fjalën e Zotit e dëgjoi Musai në kodrën Tur, kurse Muhammedi e dëgjoi natën e Miraxhit, por as kjo mënyrë nuk është e Kur'anit, sepse Pejgamberi dëgjon fjalët e Zotit, i kupton dhe duhet të veprojë ashtu si porositet, e nuk është i obliguar t'i thotë ato fjalë që i dëgjon, por vetëm t'i kuptojë e të veprojë sipas tyre. - Në mënyrë të frymëzimit përmes engjëllit të dërguar prej Zotit: Kjo është mënyra e shpalljes së Kur'anit, është mënyra më e vështirë për Pejgamberin, sepse Pejgamberit i duhet domosdo të bëjë shndërrime kimike në vetë gjendjen e tij trupore, në të vërtetë, fuqinë dhe kompetencën e merr shpirti, pse meleku është krijesë e lartë, atij mund t'i afrohet vetëm ndcnjë qenie që është e lartë. Të njeriu qenie e tillë është shpirti dhe ashtu vetëm në atë gjendje Pejgamberi është i aftë të pranojë atë që ia komunikon meleku. Është gjendje e rëndë dhe e vështirë, por është më e sigurta. Në këtë mënyrë iu shpall Pejgamberit i tërë Kur'ani. Xhibrili ia tha fjalët që i dëgjoi prej Zotit dhe Muhammedi ishte i obliguar t'i thotë ato fjalë ashtu si ia tha Xhibrili, e ai pra është Kur'ani. Xhibrili iu ka paraqitur Muhammedit në formë të njeriut, i cili e ka udhëzuar dhe e ka mësuar, por ajo nuk është Kur'ani, sepse në atë rast Muhammedi nuk ka pasur nevojë të bëjë ndonjë shndërrim në qenien e vet, ka qëndruar ashtu normal si ka qenë gjithnjë, kështu që ajo nuk është gjendje e përshtatshme për t'iu shapllur Kur'ani. Pra i tërë Kur'ani është i shpallur vetëm sipas mënyrës së tretë. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Shura. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Mus'haf Hape →
Nahl 16:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e saj, në përgjithësi ka të bëjë me besimin, respektivisht me Zotin një, dhe me shpalljen. Me qëllim që t'i ndihmojë njerëzit ta gjejnë rrugën e drejtë, Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Mekë, pas sures Kehf, ajete: 128 Derisa edhe kjo kaptinë është zbritur në Meke, në vendin ku besimi i kotë ishte në kulm, edhe tematika e saj, në përgjithësi ka të bëjë me besimin, respektivisht me Zotin një, dhe me shpalljen. Me qëllim që t'i ndihmojë njerëzit ta gjejnë rrugën e drejtë, Zoti xh. sh. sjelli në këtë kaptinë shumë shembuj nga krijesat e Tij siç janë: qiejtë, toka, detet, bjeshkët, luginat, ujërat, bimët, trupat qiellorë në hapësirë, shtazët etj., në bazë të të cilave njeriu që do t'i vështrojë me vëmendje, do të arrijë të konkludojë për Krijuesin e përsosur të tyre. Përmendet çështja e shpalljes, mohimi i saj dhe tallja me të nga ana e idhujtarëve, mandej tallja me mundësinë e krijimit dhe të ringjalljes pas vdekjes, e përgjegjësisë për vepra etj. Përshkruhet gjendja në momentin e vdekjes së atyre që mohuan, të cilët kur u zbulohet e vërteta i dorëzohen Zotit, por atëherë është vonë. Mandej e atyre që besuan dhe bënë vepra të mira se si melaiket u marrin myzhde në çastin e vdekjes me xhennet dhe ua urojnë. Në mënyrë të shkurtër përshkruhet edhe koha e injorancës, se si i urrenin vajzat e lindura, e disa prej tyre i varrosnin të gjalla. Përshkruhet përsosmëria e krijesave të Zotit, në mesin e të cilave përshkruhen edhe qumështi i përfituar prej kafshëve, ushqimet e përfituara prej pemëve, mjalti i përfituar prej bletës. U bëhet një krahasim idhujve të gdhendur nga vetë dora e njeriut, e pastaj të adhuruar prej tyre me shpresë se ata do t'u sjellin ndonjë të mirë në këtë ose në jetën tjetër, me njeriun që është rob, është vegël në duart e tjetrit, ose me njeriun që është shurdhmemec, që nuk është i zoti as për vete. Të tillë janë idhujt, e megjithatë, ata, jobesimtarët ia bëjnë shokë Allahut. I jepet shumë rëndësi besës së dhënë dhe betimeve, të cilat duhet ruajtur dhe zbatuar në mënyrë të sinqertë Përmendet edhe pasoja e përbuzjes së të mirave të Zotit në këtë jetë e edhe në jetën tjetër. Kaptina përfundon me udhëzime për mënyrën e thirrjes në fe, e Pejgamberi këshillohet të jetë i durueshëm, se Zoti gjithnjë është në ndihmë të atyre që bëjnë durim. Quhet: "En Nahlu" - bleta, ngase në këtë insekt të vogël shihet mrekullia e mjeshtërisë së Krijuesit, i cili duke i dhuruar asaj instinkt të fortë, ajo bën çudira.

Mus'haf Hape →
Shura 42:1–42:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e frymëzoi këtë Kuran, ashtu sikurse ua pati zbritur e frymëzuar librat e shpalljet e shkuara profetëve para teje. Allahu është Aziz, pra, Krenari e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim. Ajn, Sin, Kaf . Kështu të jep Shpalljen ty, - ashtu si atyre që ishin para teje, - Allahu, Krenari, i Urti. ” - Allahu i Madhëruar ta shpalli e frymëzoi këtë Kuran, ashtu sikurse ua pati zbritur e frymëzuar librat e shpalljet e shkuara profetëve para teje. Allahu është Aziz, pra, Krenari e Ngadhënjimtari në ndëshkimet e Tij. Ai është el Hakim, domethënë, i Urti në fjalët dhe në veprat e Tij. Imam Maliku sjell hadithin e Harith Ibn Hishamit (r.a.), i cili e pyeti të Dërguarin e Allahut: 2324. “O i Dërguari i Allahut! Si të vjen ty frymëzimi hyjnor ( uaĥji)?” I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje. Kjo formë është më e rënda. Kjo gjendje kalon pasi të kem k uptuar tërësisht atë që më është shpallur. Nganjëherë, meleku më vjen në formë njeriu dhe më flet dhe unë k uptoj çdo gjë që ai më thotë.” Aishja r.a. shton: “Vërtet, unë e kam parë Profetin a.s. t’i vinte frymëzimi në një ditë shumë të ftohtë, por i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar shpallja.” - “Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë; Ai është i Larti, Madhështori. ” - Të gjithë janë robër dhe pronë e Tij, të nënshtruar nën pushtetin dhe përkujdesin e Tij. Ky ajet është i ngjashëm me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ai e di të paduk - shmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari.” [Rad 9]. Ose: “... Ai është më i Larti, më i Madhi.” [Sebe’ 23] - “Qiejt e lartë mbi ta gati pëlcasin. ” - Domethënë, ata gati copëtohen nga madhështia e Zotit. Kështu vjen shpjegimi nga Ibn Abasi, Dahhaku, Katade etj. - “Ndërkaq, melekët i thurin lavde, duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të gjynaheve për ata që janë në Tokë.” - Sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimta - rët: “Zoti ynë, Ti, me mëshirën dhe me diturinë Tënde përfshin gjithçka, prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit flakërues (xhahimit)!" Zoti ynë, futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde) në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve, bashkë - shorteve dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti. Dhe ruaji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! Ky është shpëtimi i madh”.’ [Gafir 7 - 9]. - “Ta dini se me të vërtetë, Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë. ” - Allahu i Madhëruar na e kujton këtë fakt , p ër mirësitë e shumta që ka ky përkujtim. - “Sa për ata që, përveç Tij, adhurojnë zota të tjerë, Allahu është Mbikëqyrës i tyre.” - Allahu është dëshmues i veprave të idhujtarëve, i mban shënim ato dhe ka për të dhënë shpagimin e plotë për to. - “Ti nuk je përgjegjës për ta. ” - Ti je veçse një paralajmërues dhe kumtues i mesazheve të Zotit, i Cili është Kujdestari e Mbikëqyrësi i gjithçkaje.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:21–2:29 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

Pasiqë u përmendën tri grupet e njerëzve: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë (munafikë), në këto ajete përmenden edhe argumentet që vërtetojnë për Zotin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasiqë u përmendën tri grupet e njerëzve: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë (munafikë), në këto ajete përmenden edhe argumentet që vërtetojnë për Zotin një, Krijuesin e çdo qenieje e sendi në ekzistencë, duke ftuar njerëzit që të jenë falënderues të të mirave që Ai ua dhuroi. Askush tjetër, përveç Zotit, nuk ka krijuar ndonjë send, prandaj çdo adhurim ose madhërim përveç Atij, është i gabuar dhe do të ketë pasoja të rënda. Ai është dhurues i jetës së çdo gjallese, sigurues i kushteve për jetë si nga toka ashtu edhe nga qielli, pra përveç Tij nuk meriton kush tjetër të adhurohet. Kundërshtarëve që e mohonin Kur'anin si shpallje nga Zoti, u tërheq vërejtjen se do të jenë ata edhe idhujt e tyre që i konsiderojnë si zotëra, lëndë e zjarrit të xhehenemit. Besimtarëve vepërmirë u jepet myzhde se do të gëzojnë të gjitha kënaqësitë në xhennet, e si më me rëndësi atë se aty do të jenë përgjithmonë. Kundërshtartët nuk mund ta thurin ndonjë pjesë të ngjashme me Kur'anin, as sa kaptina më e shkurtër e tij, por u përpoqën të quajnë si të metë të tij, përse përmend bletën, mushkojën, marimangën, bubrrecin etj. Zoti xh.sh. nuk frikësohet prej asaj që thonë ata se mos është e metë, sepse edhe krijesat më të thjeshta sikurse është mushkonja, madje edhe më të vogla, vërtetojnë për fuqinë dhe mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit të tyre, pra begatojnë bindjen e besimtarëve, e ata që nuk respektojnë udhëzimet e Zotit, vazhdojnë të jenë edhe më të humbur. Ata zatën e kanë thyer besën e marrë prej tyre në shpalljet e mëparshme se, ishin të obliguar ta besojnë Allahun, e kur të vijë Muhammedi ta pranojnë edhe atë, andaj ata kanë humbur në tërësi. Ata nuk respektuan as lidhjen e gjakut ndaj pejgamberëve, ndaj familjes, ndaj besimtarëve, e Zoti ka urdhëruar të ruhet dhe të respektohet afria i familjare etj. Në Kur'an përmendën shtatë qiej, por sa është madhësia e një qielli dhe ç'ka për qëllim me numrin shtatë, e di vetëm Zoti xh.sh. Hapësira e gjithësisë kurr nuk do të mund të arrihet e të studiohet në tërësi, andaj çështjet e këtilla mbeten në kompetencën e Atij që i krijoi.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:7–28:9 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij! Kur të kesh frikë për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij! Kur të kesh frikë për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo, sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë.” - Faraoni e teproi me vrasjen e meshkujve të lindur nga bijtë e Izraelit, aq sa koptët patën frikë se bijtë e Izraelit do të zhdukeshin, dhe kështu nuk do të kishin më se kush t’u shërbente dhe të kryente punët e vështira. Për këtë arsye, ata i folën Faraonit në lidhje me këtë çështje dhe ai i urdhëroi që fëmijët meshkuj të vriteshin një vit dhe të liheshin gjallë vitin tjetër. Ishte caktimi i Zotit që Haruni lindi në vitin kur nuk vriteshin fëmijët meshkuj, ndërsa Musai të lindej në vitin kur ata vriteshin. Ishte mirësi e Allahut të Lartë - suar, gjithashtu, që tek nëna e Musait të mos dukeshin gjurmët e shtatzënisë së saj me Musain. Kështu, ajo nuk u dallua nga vëzhguesit, të cilët vërtiteshin mes grave të bijve të Izraelit, për të gjetur shtatzënat dhe për t’u përgatitur për vrasjen e foshnjave meshkuj. Megjithatë, kur lindi Musai, e ëma u ngushtua dhe ndjeu frikë të madhe në zemër, në atë zemër që e donte aq shumë Musain. Në fakt, çdokush që e shihte Musain, e donte shumë atë, siç thotë i Lartësuari: “Ne të kemi bërë mirësi një herë tjetër më parë, pikërisht atëherë, kur nënën tënde e frymëzuam (dhe i thamë) “Vëre atë (fëmijën) në arkë dhe hidhe në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg dhe atë do ta marrë armiku Im dhe i tij.” Por Unë hodha (në zemra të njerëzve) dashuri për ty, që të edukoheshe nën Syrin Tim.”. ” [Ta Ha 37 - 39]. Allahu i Lartësuar e frymëzoi nënën e Musait me këtë mesazh, siç thotë i Lartësuari në këtë ajet: “Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi atij gji! Dhe kur të kesh frikë për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë." Shtëpia e saj ishte në brigjet e lumit Nil. Ajo mori një arkë dhe e bëri si djep për birin e saj, Musain. Ajo e ushqente me gji dhe, kur ndiente se dikush afrohej të kontrollonte në shtëpi, ajo e vendoste djalin në arkë dhe e lëshonte në lumë, por të lidhur me litar, që të mos largohej e të ikte me rrjedhën. Një ditë, dikush erdhi për kontroll në shtëpinë e saj dhe ajo me të shpejtë e hodhi arkën ujë, por harroi ta lidhte atë. Kështu, vala e ujit e mori me vete dhe e çoi para kështjellës së Faraonit. Shërbyeset e kështjellës e panë djepin, e morën dhe ia çuan drejt e në dorë gruas së Faraonit. Në fakt, ato nuk e dinin se çfarë kishte brenda në të, sepse patën frikë që ta hapnin. Kur gruaja e Faraonit e zbuloi, u habit, pasi pa aty një foshnjë, një krijesë shumë të bukur dhe të ëmbël. Allahu i Lartësuar hodhi në zemrën e saj dashurinë për të, që në momentin kur ajo e pa. Allahu i Madhëruar deshi që ta nderonte atë grua, ndërsa burrin e saj, Faraonin, ta zhyste në poshtërim. - “Atë (Musain) e nxori nga lumi familja e Faraonit, që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. Vërtet, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës. ” - Pra, ishte Allahu i Lartësuar, që e bëri të mundur të ishin pala e Faraonit pikërisht ata që do ta gjenin djepin me këtë fëmijë, në mënyrë që ai të bëhej më vonë armiku dhe dëshpërimi i tyre. - “Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. ” - Kur e pa Faraoni, tentoi që ta vriste foshnjën, nga frika se mos ishte prej bijve të Izraelit, por Asia Bintu Mzahim, gruaja e Faraonit, doli në mbrojtje të fëmijës. Ajo nisi ta lëvdonte, që ta bënte të dashur për Faraonin dhe ta bindte atë për ta mbajtur foshnjën. Ajo tha: “Ky është gëzimi i syve tanë, për mua dhe për ty.” - “Për ty, - i tha Faraoni, - mund të jetë gëzimi i syve, ndërsa për mua jo.” Dhe vërtet kështu ishte. Allahu i Lartësuar e udhëzoi atë grua të nderuar, për shkak të dashurisë dhe kujdesit që ajo pati për Musain foshnjë. Ndërsa Faraonin, Allahu i Madhëruar e shkatërroi dhe ndëshkimin ia solli pikërisht me duart e këtij fëmije, kur ai të rritej. - “Mos e vrisni! Ndoshta do të na sjellë dobi ose mund ta birësojmë. ” - Kështu, Allahu i Lartësuar i bëri vërtet dobi asaj nëpërmjet këtij fëmije, duke e udhëzuar përmes tij dhe duke e bërë prej banorëve të Xhenetit. Ajo tha: “... ose mund ta birë - sojmë.” Pra, ajo deshi që ta birësonte e të kujdesej për të, si të ishte fëmija i saj, sepse ajo nuk kishte lindur fëmijë prej Faraonit. - “Por ata nuk e dinin çfarë po bënin .” - Ata nuk e dinin se çfarë synonte Zoti me këtë fëmijë, që u mundësoi ta gjenin. Ata nuk e dinin urtësinë e madhe të Zotit dhe argumentet e Tij të sakta dhe të pakundërshtueshme.

Mus'haf Hape →
Enbija 21:51–21:56 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… popullit të tij. Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur.” [Enam 83]. Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin e tij më herët dhe dinim gjithçka për të .” - Allahu i Lartësuar na njofton rreth të dashurit të Tij, Ibrahimit (a.s.), të cilit ia dha udhëzimin shumë herët, që në vogëlinë e tij. Allahu i Lartësuar e frymëzoi atë për të dashur të vërtetën dhe e udhëzoi drejt saj, për t’i dhënë më pas shumë argumente, që t’ia paraqiste popullit të tij, siç thotë në ajetin vijues: “Këto janë shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur.” [Enam 83]. Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe dinim gjithçka për të.” Domethënë, që Ibrahimi e meritonte këtë mirësi dhe ishte i duhuri për këtë mision. Kanë ardhur disa rrëfime izraelitase (israiljate), të cilat i kanë përcjellë shumë mufesirë, në lidhje me këtë ngjarje. Dihet se të tilla rrëfime që pohohen në Sheriatin tonë, pranohen, në të kundërt , pra nëse bien ndesh me sheriatin tonë, ato refuzohen. Ndërsa për israiljatet që as nuk bien ndesh me Shpalljen tonë dhe as pohohen prej saj, jemi urdhëruar që as t’i besojmë, por as edhe t’i përgënjeshtrojmë. Pra, nuk japim gjykim rreth tyre. Shumë nga israiljate janë të padobishme, sepse në të kundërt Sheriati ynë i plotë e gjithëpërfshirës do t’i kishte shtjelluar dhe përmendur ato. Metoda që ndjekim në këtë tefsir është anashkalimi i shumicës së tyre, pasi thjesht mund të humbasin kohë, madje ato mund të jenë përzier edhe me trillime, pasi izraelitët nuk kanë kritere për të dalluar rrëfimet profetike të sakta nga ato të pasaktat. Siç kanë pohuar imamët e mëdhenj dhe ekspertët e këtij umeti, kuptimi është se Allahu i Madhëruar e pati udhëzuar Ibrahimin që më herët, përpara kësaj ngjarjeje, sepse Allahu i Lartësuar i dinte mirë cilësitë e Ibrahimit. - “Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: “Ç’janë këto statuja që adhuroni?” - Pikërisht ky ishte udhëzimi, që Allahu i Lartësuar ia dha që në vogëli Ibrahimit (a.s.): kundërshtimi ndaj popullit të vet, në lidhje me adhurimin e idhujve. Atëherë, kuptimi është: Çfarë janë këta idhuj, të cilëve ju u përkushtoheni? Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Esbak Ibn Nebate, se Aliu (r.a) kaloi njëherë pranë disa njerëzve, që po luanin shah dhe u tha: “Ç’janë këto statuja që adhuroni?!”. Pastaj shtoi: “Do të ishte më e lehtë të shtrëngonit në dorë një thëngjill të ndezur, derisa të shuhej, sesa të preknit këta idhuj!” Në vijim, i lartësuari thotë: - “Ata i thanë: “Kështu pamë të parët tanë, që i adhuronin ato .”. - Kështu, ata nuk kishin asnjë arsye të bazuar, në lidhje me idhujtarinë, përveç faktit se kjo kishte qenë rruga e të parëve të tyre, të cilët gjithashtu kishin humbur. - “Atëherë, ai u tha: “Ju dhe të parët tuaj keni qenë të humbur .” - Ju nuk jeni në rrugën e vërtetë, të treguar nga Zoti. Kështu, duke qenë se Ibrahimi i përçmoi ata dhe të parët e tyre në logjikën që kishin dhe në idhujt që adhuronin, ata i thanë: - “Ata ia kthyen: “Po flet seriozisht apo po tallesh?” - Po i thua seriozisht këto fjalë apo thjesht po tallesh? - “Atëherë, ai tha: “Zoti juaj është Zoti i qiejve e i Tokës; është Ai që i krijoi ato ...” - Zoti juaj, Krijuesi, që është i vetmi që meriton të adhurohet dhe që ju t’i nënshtroheni, është pikërisht Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe gjithçka mes tyre. - “... dhe unë dëshmoj për këtë ” . - Unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe nuk ka krijues dhe kujdestar tjetër për krijesat veç Tij. Unë dëshmoj se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe që ju t’i përkushtoheni dhe nënshtroheni, sepse është pikërisht Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe gjithçka mes tyre.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… përshkruhet qëndrimi mizor i faraonit, e më vonë lindja, rritja dhe pjekuria e Musait dhe përmes këtij tregimi kuptohet urtësia e Zotit se si e frymëzoi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures Neml, ajete: 88 Kjo kaptinë dhe dy para saj, kanë një pajtueshmëri në programin e shpjegimit të shumë çështjeve si dhe në qëllime: andaj, kjo sqaron më në detaje çështjet që ishin më të përgjithësuara në dy kaptinat para kësaj, ose plotëson ndonjerën prej tyre. Si më esenciale në këtë kaptinë parashtrohet ideja e arsyetimit, e mendjes së shëndoshë dhe përkundër saj, arroganca, mizoria e dominimi. Si bindje e kotë, por e dëmshme, përshkruhet tregimi rreth faraonit, i cili në mënyrë jo njerëzore e shtypte popullin e beni israilve, ua mbyste burrat e ua lënte gratë, e më në fund veten e konsideroi zot, dhe me ndihmën e ndihmësit të tij, përmes Hamanit përpiqej ta mashtrojë popullin se do të arrijë në qiell e do ta kundërshtojë, nëse e gjen, Zotin e Musait. Tregimi tjetër rreth të vërtetës e të kotës, pasqyrohet si rrjedhim i pasurisë dhe i komoditetit, i cili nga mendjemadhësia tradhton rrugën e drejtë Në fillim përshkruhet qëndrimi mizor i faraonit, e më vonë lindja, rritja dhe pjekuria e Musait dhe përmes këtij tregimi kuptohet urtësia e Zotit se si e frymëzoi nënën e frikësuar të Musait që foshnjën ta hedhë në lumë, si e gjeti familja e faraonit dhe nuk e mbyti, si nuk pranoi gjinin e asnjë gruaje tjetër pos të nënës së vet, se si kur u rrit dhe u bë i pjekur rastësisht e mbyti atë egjiptasin, si iku në Medjen dhe u martua me bijën e Shuajbit, e mandej u urdhërua të kthehet në Egjipt dhe ta kundërshtojë faraonin, etj. Nga fundi i kësaj kaptine jepen udhëzime për rrugën e mbarë, rrugën e besimit të drejtë, të cilën e praktikuan dhe e mësuan të gjithë të dërguarit e Zotit xh. sh. Quhet: "El Kasas" - tregime, ngase në detaje Zoti na e përshkruan tregimin për Musain prej lindjes së tij e deri kur i jepet shpallja e edhe shumë çudira të tjera, të cilat na japin të kuptojmë për ndihmën e Zotit ndaj të dashurëve të vet.

Mus'haf Hape →
Neml 27:22–27:26 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… natën, apo vepron haptazi ditën.” [Ra ’d 9,10]. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “Është Allahu dhe nuk ka zot tjetër, përveç Tij. Ai është Zoti i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Por nuk zgjati shumë dhe ajo (pupëza) erdhi dhe tha: “Unë isha në ato vende, ku ti nuk ke qenë dhe kam ardhur nga Sebei me lajme të vërteta. ” - Pasi mungoi një kohë të shkurtër, pupëza erdhi përpara Sulejmanit dhe i tha atij: “Unë kam qenë në ato vende, ku ti nuk ke qenë. Pra, unë kam parë diçka, që nuk e ke parë ti dhe as ushtritë e tua dhe kam ardhur nga Sebei me lajme të vërteta.” Ky ishte populli i Sebeit dhe ata ishin sundimtarët e Jemenit. - “Atje pashë një grua që i udhëhiqte ata.” - Hasen el Basriu ka thënë se ajo ishte Belkisa, bija e Sharahinit, mbretëresha e Sebeit (Shebës). Ajo jetonte në Me ’rib, vend rreth 3 milje larg San ’âit, në Jemen. Ajo kishte si këshilltarë rreth saj 312 burra, secili prej të cilëve përfaqësonte 10 mijë burra të tjerë, ushtarë besnikë e të bindur të tij. Megjithatë, Allahu është më i ditur! - “Asaj i ishte dhënë çdo gjë ...” - Domethënë, çdo gjë për të cilën ka nevojë një mbret dhe sundimtar i fuqishëm. - “... dhe kishte një fron madhështor. ” - Një fron të jashtëzakonshëm, madhështor, të zbukuruar me flori dhe xhevahire të llojllojshme, mbi të cilin ajo ulej. Asaj i shërbenin 600 gra, të gjitha nën urdhrat e saj. - “Atje pashë që ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Shejtani ua kishte hijeshuar veprat në sytë e tyre dhe i kishte larguar nga Rruga, kështu që ata nuk e kishin gjetur udhën e drejtë. ” - Ai i kishte devijuar nga rruga e drejtë, prandaj ata kishin humbur. - “Ata nuk i përuleshin Allahut ...” - Ata nuk e njihnin rrugën e të vërtetës. Ata nuk e njihnin sinqeritetin e përuljes për Allahun e Lartësuar të vetëm dhe pa ortak. Ata nuk dinin gjë për largimin nga adhurimi i çdo krijese të Tij, yje apo çfarëdo qoftë tjetër. I Lartësuari thotë: “Ndër shenjat e Tij janë nata, dita, Dielli e Hëna. Mos i bëni sexhde as Diellit, as Hënës! Sexhde i bëni vetëm Allahut, i Cili i krijoi ato, nëse e adhuroni vetëm Atë!” [Fusilet 37]. Kuptimi është: “O popull, bini në sexhde për Allahun dhe vetëm për Atë.”. - “... i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë ...” - Ibn Abasi shpjegon: “Ai e di mirë çdo gjë që fshihet në qiej dhe në tokë (si ujin e shiut në qiell, farën e fshehur në tokë).”. Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemi ka thënë: “Ajo që fshihet në qiej dhe në tokë janë begatitë që dalin prej tyre, si uji që zbret prej qiellit dhe fara që mbin prej tokës.” Pra, është Allahu i Lartësuar Ai që e zbret nga qielli rrizkun, ujin, shiun dhe është Ai që e nxjerr nga toka bimësinë nga farat e fshehura brenda saj. Në fakt (përveçse si fjalë të Sulejmanit), këto fjalë janë të përshtatshme edhe si fjalë të pupëzës, një zog që Allahu i Lartësuar i ka dhënë disa veçori, sikurse shpjegon Ibn Abasi dhe të tjerë, të cilët thonë se pupëza arrin të shohë ujin që rrjedh nën tokë. - “... dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi. ” - Allahu është i Gjithëditur dhe di imtësisht gjithçka, si atë që robërit e shfaqin haptazi, fjalë apo vepra, ashtu edhe atë që ata e fshehin. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari. Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën.” [Ra ’d 9,10]. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “Është Allahu dhe nuk ka zot tjetër, përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të Madh.” - Nuk ka krijesë më madhështore se Arshi i Zotit. Duke qenë se pupëza bëri ftesë tek e mira, për adhurimin e Allahut si një të vetëm dhe pa ortak dhe për përulje vetëm për Të, ne e kemi të ndaluar vrasjen e këtij zogu. Imam Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe sjellin hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë se: 2027. “Profeti ﷺ ka ndaluar vrasjen e katër lloj gjallesave: milingonës, bletës, pupëzës dhe es-suradu” 127 Isnadi i këtij hadithi është i saktë.

Mus'haf Hape →
Tahrim 66:1–66:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ai është i Gjithëdituri, i Urti.” - Nesaiu sjell nga Enesi këtë hadith: 2705. “I Dërguari i Zotit kishte një robëreshë, me të cilën kishte marrëdhënie. Por …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Janë dhënë mendime të ndryshme rreth arsyes së zbritjes së fillimit të kësaj sureje. Thuhet se ajo u shpall në lidhje me Marian, robinjën e Profetit ﷺ , kur ai ia kishte ndaluar vetes që të shkonte me të. Kështu u shpall fjala e tij: - “O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi, duke kërkuar të përmbu - shësh kërkesat e grave të tua? Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë. Allahu e ka caktuar zgjidhjen për betimet që bëni. Allahu është kujdestari juaj; Ai është i Gjithëdituri, i Urti.” - Nesaiu sjell nga Enesi këtë hadith: 2705. “I Dërguari i Zotit kishte një robëreshë, me të cilën kishte marrëdhënie. Por Aishja dhe Hafsa vazh - duan të flisnin me të, derisa ai ia ndaloi vetes marrëdheniet me të. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti këto ajete. Ibn Xheriri sjell nga Ibn Abbasi këtë rrëfim: 2706. “Pyeta Umer Ibn Hattabin: ‘Kush janë dy gratë (për të cilat bëhet fjalë në ajet)?" Ai tha: “Aishja dhe Hafsa. E gjitha kjo filloi për shkak të Ummu Ibrahim el Kibtije (Marias). Profeti shkoi me të në shtëpinë e Hafsas, gjatë ditës së saj. Hafsa u zemërua shumë për këtë që ndodhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, më ke bërë diçka që nuk ia ke bërë asnjërës prej grave të tua! Në ditën time, në radhën time dhe në shtratin tim?!” Ai i tha: "A do kënaqesh nëse unë ia ndaloi vetes robinjën dhe të mos i afrohem kurrë më asaj?" Hafsa tha: “Po.”. Atëherë, ai ia ndaloi vetes robi - njën dhe i tha Hafsës: “Mos ia trego askujt këtë (pra, faktin që ai ia ndaloi vetes marrë - dheniet me robinjën).”. Por ajo ia tregoi Aishes. Kështu, Zoti ia tregoi Profetit dhe shpalli (pesë) ajetet (e mësipërme). Më pas, - ashtu siç na është thënë, - Profeti i Allahut e kompensoi thyerjen e betimit për të mos shkuar me robinjën e tij. Tashmë ajo ishte sërish e lejuar për të.” El Hejthem Ibn Kulejbi sjell në Musned-in e tij këtë hadith nga Umeri: 2707. “Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha Hafsës: ‘Mos i trego askujt për vendimin tim se ia kam ndaluar vetes marrëdheniet me Ummu Ibrahimin (Maria Kibtijen)’. Hafsa i tha: ‘Po i ndalon vetes atë që Zoti të ka lejuar?” Ai tha: ‘Pasha Zotin, nuk do t'i afrohem më asaj!’ Dhe nuk iu afrua asaj, - thotë Umeri, - derisa Hafsa i tregoi Aishes (në lidhje me çështjen). Atëherë, Zoti shpalli (pesë) ajetet (e mësipërme)”. Ky është një isnad i saktë, i përzgjedhur nga Hafizi Dija el Makdesi, në librin e tij “ El Mustahrexh”. Ibn Xheriri sjell prej Seid Ibn Xhubejrit se, në lidhje me ndalimin e vetes nga diçka e lejuar, Ibn Abasi e konsideronte si një lloj betimi, që mund të thyhet dhe më pas të kompensohet. Citohet Ibn Abasi: 2708. “Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, i Dërguari i Allahut është shembulli më i mirë për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmendin shumë shpesh Allahun.” [Ahzab 21]. Kështu, Profeti ﷺ ia ndaloi vetes robinjën e tij, prandaj Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi ...”, deri në ajetin: “Allahu e ka caktuar zgjidhjen për betimet që bëni ...”. Atëherë, Profeti e kompensoi betimin e tij. Domethënë, nëse dikush ia privon vetes diçka, ai konsiderohet si një betim, të cilin, nëse e thyen, duhet ta kompensosh.” Këtë opinion e kanë sjellë gjithashtu Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu. Bazuar në këtë, disa juristë kanë gjykuar se shlyerja e betimit është e detyrueshme për këdo që i ndalon vetes diçka të lejuar fetarisht, si gruan, ushqimin, pijen, veshmbathjen etj. Ky është mendimi i Imam Ahmedit dhe i një grupi dijetarësh. Ndërsa imam Shafiiu mendon se shlyerja nuk është e detyrueshme për çdo rast, por vetëm kur i bën vetes të ndaluar gruan dhe robëreshën. Në rastet e tjera nuk konside-rohet si betim. Po ashtu, nëse dikush, me ndalimin, ka për qëllim divorcimin e gruas ose lirimin e robinjës, ai është i detyruar t’i zbatojë të dyja këto. Mendimi më i saktë është se shkak për zbritjen e këtyre ajeteve ishte privimi që Profeti ﷺ i bëri vetvetes nga pija me mjaltë, siç pohon Buhariu. Në lidhje me këtë ajet, ai sjell nga Aishja një hadith, ku ajo thotë: 2709. “Profeti i Allahut, pinte mjaltë në shtëpinë e Zejneb bint Xhahshit, prandaj qëndronte pak më gjatë me të. Kështu që unë dhe Hafsa u pajtuam që, tek cilado prej nesh që ai të vinte fillimisht, t’i thoshim: “Mos ke ngrënë gjë megafir (një bimë me aromë jo të këndshme)? Unë ndiej prej teje erë (jo të këndshme) megafirësh”. Dhe ashtu vepruan. Ai tha: “Jo. Kam pirë mjaltë tek Zejneb bint Xhahshi dhe betohem se nuk kam për të pirë më të tillë. Por mos i trego askujt për këtë!”. Atëherë, zbritën ajetet: “O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta ka lejuar, duke kërkuar të përmbushësh kërkesat e grave të tua?”. Gjithashtu, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Zotit (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i donte ëmbëlsirat dhe mjaltin. Pasi falte namazin e pasdites, i vizitonte gratë e tij dhe i afrohej secilës prej tyre. Njëherë, ai shkoi për të takuar Hafsën, vajzën e Umerit, dhe qëndroi tek ajo më gjatë se më parë. Unë u bëra xheloze. Pyeta për arsyen dhe më thanë se, një grua nga farefisi i saj i kishte çuar një enë me mjaltë dhe ajo i kishte dhënë Profetit ﷺ nga ky mjaltë. Unë thashë: “Për Zotin, do të bëjmë një rreng!” Kështu, i thashë Seuda bint Zeumas: “Ai do të afrohet ty si zakonisht, prandaj në atë moment thuaji: “A mos ke ngrënë gjë magafir?” Ai do të thotë: Jo.” Por ti thuaj: “Çfarë është kjo erë që ndiej?” Ai do të të thotë: “Hafsa më dha mjaltë.” Atëherë thuaji: “Këto bletë sikur paskan kullotur në urfut (pemë me aromë jo të këndshme).” Edhe unë do t'i them të njëjtën gjë. Edhe ti Safije thuaji të njëjtën gjë!” “Pasha Zotin - i rrëfen Seuda Aishes - sapo ai u shfaq te dera, unë gati i thashë që së largu atë që më urdhërove të them, nga frika jote.” “Kur iu afrua, - vazhdon të tregojë Aishja - Seuda i tha: ‘O i Dërguari i Zotit, mos ke ngrënë gjë megafir?’ - “Jo", - i tha ai. Ajo tha: ‘Po ç'është kjo erë, që e ndiej nga ti?’ - "Hafsa më dha mjaltë". Ajo tha: “Ato bletë sikur paskan kullotur në urfut!”. Kur Profeti erdhi tek unë, edhe unë i thashë të njëjtën gjë. Kështu, më pas, kur ai shkoi te Hafsa, ajo i tha: ‘O i Dërguari i Zotit, a dëshiron pak mjaltë?’ Ai tha: "Jo, nuk dua". Seuda thotë: “Për Zotin, ne e privuam atë!” Por - thotë Aishja - unë i thashë: “Hesht!”.” Sipas këtij versioni, kuptohet se ajo që i dha mjaltë Profetit ishte Hafsa. Thuhet se janë dy raste të ndryshme. Por, nuk mund të themi që shkak për zbritjen e ajetit janë të dyja ndodhitë. Mendimi më i saktë është se ajo që i dha mjaltë profetit ishte Zejneb Bint Xhahshi, kurse Aishja me Hafsën ishin dy gratë që bashkëvepruan. Kjo bazohet në hadithin që sjell imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Ibn Abasi, i cili tregon: “Unë orvatesha vazhdimisht të pyesja Umerin për dy gratë e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), për të cilat Zoti i Madhëruar thotë: "Nëse pendoheni tek Allahu, zemrat tuaja janë nënshtruar (për të vërtetën).”. Atëherë, kur Omeri bëri haxhin, edhe unë e bëra haxhin me të. Gjatë rrugës, Omeri u largua pak nga karvani dhe unë e shoqërova. Pasi ai kreu nevojat e veta, unë i hodha ujë dhe ai mori abdes. Atje i thashë: “O Udhëheqësi i Besimtarëve, cilat janë dy gratë e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), për të cilat Zoti i Madhë - ruar thotë: "Nëse pendoheni tek Allahu, zemrat tuaja janë nënshtruar (për të vërte - tën).”?. Ai tha: “Çudi me ty, o Ibn Abas!”. Me sa duket nuk i pëlqeu që e pyeta për këtë, por gjithsesi më tha: “Ato ishin Hafsa dhe Aishja.” 162 - “Kur Profeti i tregoi një sekret njërës prej grave të veta, ajo e përhapi atë. Allahu ia bëri të ditur këtë të Dërguarit të Tij, i cili i tregoi asaj vetëm për një pjesë të lajmit, duke mos i thënë gjë për pjesën tjetër. Kur ai i tha asaj se çfarë kishte ndodhur me lajmin, ajo i tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” Ai tha: “Ma tregoi i Gjithëdituri, Njohësi i të fsheh - tave.” - Flitet për momentin kur Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha Hafsës: "Mos i trego askujt për vendi - min tim se ia kam bërë vetes të ndaluar marrëdheniet me Ummu Ibrahim (Marien Kibtije)". Por ajo njoftoi për këtë Aishen. Kështu e ka sjellë Buhariu në kapitullin e “Divorcit”. - “Nëse pendoheni tek Allahu, zemrat tuaja janë nënshtruar (për të vërtetën) .” - Bëhet fjalë për Hafsën dhe Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me to! - “Por nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All ahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melekët e ndihmojnë atë. ” – Muslimi sjell hadithin nga Umer Ibn Hatabi, i cili tregon: 2710. “Kur Dërguari i Zotit, u largua për njëfarë kohe nga gratë e tij, unë hyra në xhami dhe njerëzit po koteshin me guralecë dhe thoshin: “I Dërguari i Zotit i ndau gratë e tij.” Kjo ndohi para se të shpallej urdhri për hixhabin. Unë thashë me vete: “Sot do ta mësoj çfarë ka ndodhur ...”.” Më pas, ai përmend hadithin, ku tre - gon se shkoi tek Aisha dhe Hafsa dhe i këshilloi ato, derisa tha: “Kështu, hyra dhe u përballa me Rabahun, shërbëtorin e të Dërguarit të Zotit. E thirra dhe i thashë: “O Rabah, kërkoj leje që të hyj tek i Dërguari i Zotit.”. Atje i thashë: “O i Dërguar i Zotit, nuk ke përse të shqetësohesh në lidhje me gratë. Nëse i divorcon ato, atëherë Zoti është me ty, edhe melekët e Tij janë me ty, edhe Xhibrili, Mikaeli, edhe unë, Ebu Bekri dhe gjithë besimtarët jemi me ty.” Sa herë që kam thënë ndonjë fjalë, - vazhdon Umeri - gjithmonë kam shpresuar që Zoti t'i vërte - tojë fjalët e mia. Dhe vërtet, pas kësaj u shpall ajeti: “Por nëse bashkëveproni ku - ndër tij, ta dini se Allahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melekët e ndihmojnë atë. Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, të bindu - ra, që pendohen te Zoti, adhuruese, muha - xhire, që kanë qenë të martuara ose virgjë - resha.” Unë, - vazhdon të tregojë Umeri - e pyeta: “A i ke divorcuar ato? - “Jo”, - më tha ai. Atëherë unë, - thotë Umeri, - dola në pragun e portës së xhamisë dhe thirra me sa kisha fuqi: “Profeti i Allahut nuk i ka divor - cuar gratë e tij!” Atëherë, zbriti ajeti: “Kur u vjen ndonjë lajm qetësues apo shqetësues, ata e përhapin menjëherë atë. Por, nëse këtë lajm do t’ia përcillnin Profetit ose parisë së tyre, hulumtuesit e vërtetë do të dinin të nxirrnin përfundime.” Unë isha nga ata që e analizuan dhe nxorën lajmin e vërtetë në këtë çështje.” - “Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, të bindura, që pendohen te Zoti, adhuruese, muhaxhire, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha. ” - Në hadith të saktë përcillet se Umeri ka thënë: “Në tri raste, mendimi im është përputhur me Shpalljen. Njëherë thashë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur ta shfrytëzonim vendin e Ibrahimit si vendfalje?” Pastaj zbriti aje - ti: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi (namazi)!”.” [Bekare, 125]. Edhe për rastin e ajetit të hixhabit, unë thashë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur t'i urdhëroje gratë e tua të mbulohen, sepse me to flet edhe i miri, edhe i keqi.” Atëherë zbriti ajeti i hixhabit. Një ditë, gratë e Profetit ﷺ u tubuan, për shkak të xhelozisë ndaj tij dhe unë u thashë: “Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju ...”. Atëherë zbriti ky ajet (Tahrim, 5).” Ibn Ebu Hatimi sjell një hadith nga Enesi, i cili tregon se Umer Ibn Hattabi ka thënë: “Unë u informova për diçka që ndodhi mes Pro - fetit dhe grave të tij. Unë i këshillova një për një (duke filluar nga e bija, Hafsa), duke u thënë: “Ose do të hiqni dorë nga mundimi, që po i sillni të Dërguarit të Allahut, ose Allahu ka për t’i dhënë atij gra më të mira se ju.” Kështu vazhdova t’i këshilloja, de - risa shkova tek e fundit prej tyre, e cila më tha: “O Umer, a nuk ka kush i këshillon gratë e Profetit, që t’i këshillosh ti?!” Kështu, unë u tërhoqa nga këshillimi i tyre. Allahu i Lartësuar dhe Krenar zbriti ajetet: “Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: mu -slimane, besimtare, të bindura, që pendohen te Zoti, adhuruese, muhaxhire, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.”. Gruaja që e ndaloi të qortonte gratë e Profetit ishte Umu Seleme, sikurse vjen në Sahih-un e Buhariut.

Mus'haf Hape →
Enam 6:112–6:113 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe ata frymëzojnë shejtanët-njerëz, - pra, mohuesit e Zotit prej njerëzve, - duke u folur e i mashtruar ata me fjalë të bukura.” - që frymëzojnë njëri -tjetrin me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Çdo profeti Ne i bëmë armiq prej shejtanëve njerëz dhe xhindë ... - Pra, ashtu siç kemi bërë që të kesh armiq, o Muhamed, që të kundërvihen, të luftojnë e të refuzojnë me inatin e arrogancën e tyre, dije se edhe profetët që ishin para teje patën armiq e kundërshtarë, prandaj mos u trishto për diçka të tillë. Bëj durim, ashtu si ata! I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë...” [En'am 34]. Uereka Ibn Neufeli i tha njëherë: Profetit: “Çdokush që ka ardhur me diçka të ngjashme me këtë që ti solle nga Zoti, është luftuar e munduar nga njerëzit.” Allahu i Lartësuar thotë: “...armiq prej shejtanëve njerëz dhe xhindë.”. Kundër profetëve të Zotit vihen veçse shejtanët prej njerëzve dhe xhindëve, - Allahu i mallkoftë dhe i shëmtoftë! Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dheri, që rrë fen: 11 31. “Shkova njëherë tek Profeti në xhami dhe u ula pranë tij. Ai më tha: “O Ebu Dher, a fale namaz?” - “Jo”, - i thashë. - “Ngrihu dhe falu!” më tha. Atëherë u ngrita dhe u fala dhe pastaj u ula. Profeti më tha: “O Ebu Dher, kërkoji mbrojtje Zotit të të ruajë nga sherri i shejtanëve njerëz dhe xhindë.” - “Pse - e pyeta unë - edhe prej njerëzve ka shejtanë?!” - “Po.” - u përgjigj ai.” Kështu, edhe mes njerëzve ka shejtanë. Shejtan quhet çdo rebel i pabindur dhe i keq prej njerëzve, xhindëve apo kafshëve. Në Sahihun e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dheri se Profeti i Allahut ka thënë: 1132. “Qeni i zi është shejtan.” Allahu është më i ditur, por kuptimi është se qeni i zi është shejtan prej llojit të qenve. Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Muxhahidi, në tefsirin e këtij ajeti, ka thënë: “Mohuesit e Zotit nga mesi i xhindëve janë shejtanë dhe ata frymëzojnë shejtanët-njerëz, - pra, mohuesit e Zotit prej njerëzve, - duke u folur e i mashtruar ata me fjalë të bukura.” - që frymëzojnë njëri -tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. - Ata joshin e mashtrojnë njëri-tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. Me të tilla fjalë mashtrohen injorantët dhe mëndjelehtët. - Sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të vepronin ashtu... - Gjithçka ndodh me caktimin dhe vendimin e Allahut, me dëshirën dhe lejimin e Tij ( keunij) dhe Ai vendosi që, për çdo profet të ketë armiq e kundërshtarë prej shejtanëve njerëz e xhindë. - por ti lëri ata dhe trillimet e tyre. - Lëri ata, mashtrimet e tyre, si dhe mundimet që të sjellin, dhe mbështetju Allahut kundër armiqësisë që ata tregojnë ndaj teje, sepse Allahu është i mjaftueshëm për ty dhe ka për të ndihmuar të triumfosh. - Le të anojnë andej (në mashtrim) zemrat e atyre që nuk besojnë në botën e ardhshme dhe le të kënaqen me të (mosbesimin) e të ngarkohen me ato (gjynahe) që janë duke u ngarkuar. - Në të tilla mashtrime e fjalë të bukura anojnë veçse zemrat, mendjet dhe dëgjimi i atyre që nuk besojnë ahiretin. Ata i dëshirojnë të tilla fjalë e premtime boshe. Allahu i Lartësuar thotë: “... le të kënaqen me të (mosbesimin) e të ngarkohen me ato (gjynahe) që janë duke u ngarkuar.” Ibn Abasi shpjegon: “Pra, le të vazhdojnë të fitojnë atë që janë duke fituar me duart e tyre.” Ndërsa Suddiu dhe Ibn Zejdi e interpretojnë: “Le të bëjnë atë që janë duke bërë.”.

Mus'haf Hape →
Maide 5:110–5:111 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e Zotit qoftë mbi të!). Allahu shfaqi në duart e Isait mrekulli dhe ngjarje të jashtëzakonshme. - Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Kujtoje mirësinë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon në këto ajete për mirësitë e shumta dhe mbështetjen e madhe që i ofroi robit dhe profetit të Tij Isa, biri i Merjemes (Paqja e Zotit qoftë mbi të!). Allahu shfaqi në duart e Isait mrekulli dhe ngjarje të jashtëzakonshme. - Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate... - Kujto mirësinë që Unë të krijova nga nëna jote pa baba dhe pa ndërhyrje mashkullore dhe faktin se Unë të bëra ty dëshmi dhe provë për të treguar pushtetin Tim absolut për çdo çështje. Kujto edhe mirësinë Time mbi nënën tënde dhe faktin që Unë të bëra ty dëshmi për të treguar pastërtinë dhe dëlirësinë e saj morale nga çdo shpifje që trilluan zullumqarët dhe të paditurit, të cilët e akuzuan atë për imoralitet. - se si të fuqizova me Shpirtin e Shenjtë... - Këtu bëhet fjalë për Xhibrilin (a.s). Kështu, kuptimi është: Kujto mirësinë Time, kur të mbështeta dhe të forcova përmes Xhibrilit (a.s) dhe të bëra ty profet dhe ftues të njerëzve në rrugën e drejtë që në vogëlinë tënde, por edhe kur arrite moshën madhore. Unë të bëra që të flisje në djep, kur ishe i vogël foshnjë, dhe ti dëshmove për dëlirësinë morale të nënës tënde dhe për pastërtinë e saj nga çdo akuzë. Pastaj ti dëshmove dhe e pranove që ishe robi dhe adhuruesi Im. Ti i njoftove njerëzit që Unë të dhurova ty Shpalljen Time dhe i ftove ata që të më adhurojnë Mua si një të vetëm dhe të pashoq! Më pas, Allahu i Madhëruar i kujton Isait (a.s) dhe thotë: - se si ti u predikoje njerëzve kur ishe foshnjë (në djep) dhe i rritur... - Ti ftove në rrugën e Allahut qysh në moshë të vogël, por edhe kur arrite moshën madhore, ose që kur ishe në djep, deri në momentin kur Zoti të ngriti lart në qiell. - se si ta mësova ty Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin... - Unë - thotë Alahu - të mësova të shkruash dhe të mundësova që të kuptosh hollësisht dhe thellësisht shpalljet e Zotit dhe urtësitë e fshehura në to. Unë të mësova, gjithashtu, Teuratin, që është e cila që iu zbrit Musait, të birit të Imranit, atij që u quajt “El Kelim”, pra, ai të cilit Allahu i Madhëruar i foli drejtpërdrejt. - se si, me vullnetin Tim, krijoje një figurë shpendi prej balte, e pasi fryje në të, ajo bëhej zog, me urdhrin Tim... – Bëje formën e një zogu, me lejen Time për të bërë diçka të tillë, dhe: “...e pasi fryje në të, forma prej balte bëhej zog i vërtetë, me urdhrin Tim”. Pra, ajo kthehej në zog të gjallë e vërtetë, me lejen e Allahut dhe krijimin e Tij. - se si, me vullnetin Tim, i shëroje të verbrit e lindur të tillë dhe të sëmurët nga lebra... - Shpjegimi këtu është i njëjtë me atë të ajeteve 48 -49, në suren Al Imran. Më pas, i Lartësuari thotë: - se si i ngjallje të vdekurit, me vullnetin Tim... - Mjaftonte që ti të urdhëroje dikë dhe ai ngrihej nga varri, me fuqinë absolute, dëshirën dhe vullnetin Tim.279 - se si i pengova sulmet e judejve kundër teje, atëherë kur u shkove me argumente të qarta e kur mohuesit nga radhët e tyre thanë: “Kjo është veçse magji e qartë.” - Kujtoje mirësinë Time ndaj teje, në rujatjen mbrojtjen që të ofrova, duke penguar duart bijve të Izraelit mbi ty, kur ti u dhe argumente të qarta, që tregonin se ti ishe bartësi e kumtuesi besnik i Shpalljes Sime. Kur ti u përcolle Shpalljen, ata të akuzuan si një gënjeshtar dhe magjistar. Ata bënë tentativa për të të vrarë dhe kryqëzuar, por Unë të shpëtova prej tyre dhe të ngrita pranë Meje. Unë e pastrova figurën tënde nga shpifjet e tyre dhe mbrojtja Ime ishte e mjaftueshme që të të ruante nga e keqja e tyre. Me sa kuptohet, Allahu i Lartësuar ia përmendi këto mirësi Isait (a.s) pasi e ngriti në qiell. Ka mundësi, gjithashtu, që t’ia përmendë ato në Ditën e Kijametit dhe është shprehur sikur ka ndodhur në të shkuarën për të treguar se ato do të ndodhin patjetër, ashtu si diçka që ka ndodhur dhe ka mbaruar. Këto ishin prej informacioneve të gajb-it, që Allahu i Lartësuar ia tregoi dhe zbuloi Profetit të Tij, Muhamedit ﷺ . Në vijim, i Lartësuari thotë: - Kujto se si, kur i frymëzova dishepujt të besonin tek Unë dhe tek i Dërguari Im, ata thanë: “Ne besuam, prandaj dëshmo se ne jemi muslimanë!”. - Edhe kjo ishte një mirësi që Allahu i Madhëruar ia kujton Isait (a.s); domethënë, ishte mirësi e madhe nga Zoti që Isai kishte shoqërues dhe shokë. Ata ishin dishepujt, që e ndoqën në rrugën e tij. Në lidhje me kuptimin e: “euhajtu ila hauarijine” - e përkthyer: “frymëzova dishepujt”, - është thënë se me ‘ euhajtu’ sigurisht që flitet për ‘ uahiju ilhâm ’, pra, për frymëzimin ose inspirimin, dhe këtë nuk e kundërshton asnjë dijetar. Pra, nuk kemi të bëjmë me Uahjin që u shpallet profetëve, porse është thjesht inspirim, që Allahu i Lartësuar ia hedh robit në zemër. Allahu i Lartësuar thotë: “...kur i frymëzova dishepujt të besonin tek Unë dhe tek i Dërguari Im...” Ka mundësi që ‘ euhajtu ilejhim’ - pra, ‘i frymëzova ata’, - të ketë kuptimin: ‘i frymëzova përmes teje, kur ti i ftove ata që të besonin Allahun dhe Profetin e Tij, dhe ata iu përgjigjën ftesës tënde, u bindën që të të ndiqnin dhe të mbështesnin rrugën tënde. Për këtë arsye, ata thanë: “Ne besuam, prandaj dëshmo se ne jemi muslimanë!”.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:71–9:72 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e vet, ka qenë motivi që frymëzon adhuruesit dhe objektivi drejt të cilit vrapojnë të dashuruarit pas Zotit. Kënaqësia e Zotit të tokës dhe qiejve është lumturia më e madhe e Xhenetit.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi tha se munafikët janë miq të njëri tjetrit, Allahu i Madhëruar na thotë se edhe besimtarët janë miq të njëri tjetrit, por besimtarët përshkruhen me të tjera cilësi: - “Besimtarët dhe besimtaret janë miq e mbrojtës të njëri tjetrit;...” - Si meshkujt, edhe femrat besimtare, janë miq të njëri - tjetrit. Ata e duan njëri -tjetrin. Ata i përkasin njëri tjetrit dhe ndihmojnë njëri tjetrin. Pjesë e detyrimeve të tyre të ndërsjellta është që ata: - “...ata urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, falin rregullisht namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” – ‘El Mearuf’ quhet besimi, veprat, fjalët e cilësitë e mira që Zoti i do dhe ka urdhëruar që të pajisemi me to. Besimtarët urdhërojnë njëri-tjetrin për ‘ mearuf’ dhe, sigurisht, ata janë të parët që i kryejnë vetë ato. ‘ El Munker’ quhet çdo besim, vepër, fjalë e cilësi e keqe që Zoti nuk e do dhe na ka ndaluar prej tyre. Besimtarët ndalojnë njëri tjetrin nga këto gjëra dhe janë vetë të parët që largohen prej tyre. Gjithashtu, të gjithë besimtarët i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kështu, ata arrijnë të përqendrohen në rrugën e drejtë dhe e mbajnë njëri -tjetrin fort në të. Këtë e bëjnë vazhdimisht dhe kurrë nuk lëkunden, derisa të largohen nga kjo botë e të takojnë Zotin e tyre, duke qenë me besim të pastër, me vepra të mira e të sinqerta. Këta janë ata për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: - “Allahu do t’i mëshirojë ata.” - Këta do ti përfshijë i Madhëruari në mëshirën e Tij, që të siguron nga çdo e keqe, dhe do t’i mbulojë me bamirësinë e Tij, që të ofron çdo të mirë. - “Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.” - Allahu është i Plotfuqishmi, Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Por, me gjithë pushtetin e Tij absolut, Ai është edhe i Urtë. Ai e vendos çdo gjë në vendin e vet që i takon. Ai meriton që të lavdërohet për gjithçka që ka krijuar dhe për çdo ligj që na ka caktuar. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend shpërblimet e mëdha që ka përgatitur për të zgjedhurit e Tij: - “Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u ka premtuar kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë dhe vendbanime të bukura në Xhenetin e Adnit.” - Në Xhenet ka vetëm mirësi, lumturi dhe gëzim; ai është i pastër nga ligësitë e brengat. Nëpër kështjellat e Xhenetit rrjedhin lumenj të mëdhenj. Rreth tyre gëlon bimësia e dendur, e stolisur me vendpushime e bukuri të papara e të padëgjuara. Kopshtet e hijshme e lumturuese ujiten nga lumenj të kristaltë. Vetëm Allahu i Lartësuar i di hollësisht se si janë begatitë që fshihen në ato kopshte të bukura. Lumturia e banorëve nuk ka të përshkruar kur të mësojnë se do të jenë atje përjetësisht. Ata nuk do të dëshirojnë asnjëherë të largohen nga ai vend. Xheneti është rregulluar e zbukuruar nga vetë i Madhëruari për të devotshmit. Të mrekullueshme do të jenë pamjet që do të shikojnë, vendet ku pushojnë dhe kënaqësitë që do të shijojnë në çdo çast. Ata kurrë nuk do të mendojnë për t'u larguar nga ai vend i bekuar. Vetë Allahu i Madhëruar ka ndërtuar për të devotshmit dhoma të tejdukshme e të stolisura me smeralde e diamante. Kur je jashtë, mund të shikosh bukuritë e brendshme, ndërsa kur je brenda, shijon pamjet e mrekullueshme jashtë. Këto vendbanime të hijshme, në të cilat qetësohen shpirtrat, tërhiqen zemrat dhe lumturohen adhuruesit, do të jenë të përjetshme. Por mbi të gjitha këto kënaqësi, qëndron diçka shumë më e madhe: - “Por lumturia më e madhe është kënaqësia e Allahut. Kjo është fitorja e madhe.” - Kënaqësia e Allahut, që i përfshin banorët e Xhenetit, është më e madhe se kënaqësitë e tjera që ata përjetojnë atje. Madje, kënaqësitë e Xhenetit nuk mund të kuptohen dhe të përjetohen pa kënaqësinë e Allahut dhe vështrimin drejt Tij. Shikimi i Fytyrës së Zotit dhe lumturia që sjell kënaqësia e Tij mbi adhuruesit e vet, ka qenë motivi që frymëzon adhuruesit dhe objektivi drejt të cilit vrapojnë të dashuruarit pas Zotit. Kënaqësia e Zotit të tokës dhe qiejve është lumturia më e madhe e Xhenetit.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:7–28:13 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: "Jepi gji atij! - Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: "Jepi gji atij! - Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi nënën e Musait që t’i jepte gji fëmijës së saj dhe ta mbante pranë. - Kur të ndiesh rrezikun për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo... - Pra, kur ta ndiesh se kanë rënë në gjurmë të tij dhe kur të vijnë për ta therur, atëherë: "...hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo..." Pra, hidhe në lumin Nil, në një sënduk të mbyllur. - ...sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë. - Kështu ia mbushi zemrën Allahu i Lartësuar asaj nëne me këtë lajm të mirë. Ai përgëzoi se do t’ia kthente djalin në gjirin e saj, do ta ruante nga çdo e keqe dhe kurth i Faraonit dhe do ta bënte një profet të madh dhe të zgjedhur. Këto ishin përgëzimet më të mëdha. Allahu i Madhëruar dhe i Gjithëmëshirshëm i hodhi këto përgëzime në zemrën e nënës, që ajo të forcohej dhe të bëhej e qëndrueshme, që të qetësohej dhe t'i largohej frika që e kishte pushtuar. Ajo ishte shumë e frikësuar për të birin e saj dhe veproi ashtu si u inspirua dhe u urdhërua nga Zoti. Ajo e hodhi fëmijën në lumë dhe Zoti u kujdes për të. - Atë (Musain) e nxori nga lumi familja e Faraonit... - Pra, ishte familja e Faraonit që e gjeti këtë fëmijë, kur lumi e solli në portën e tyre. Por Zoti dëshironte diçka: - ...që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. - Pikërisht nga dora e këtij fëmije, që ata gjetën, do të vinte fundi dhe mjerimi i tyre. Ai do të bëhej armiku dhe shkatërrimi i tyre, që ta kuptonin se asnjë forcë njerëzore dhe masë e marrë nga ata nuk mund të thyente kaderin dhe vullnetin e Zotit. Pikërisht ai, nga i cili ruheshin, do të bëhej shkaktari i fundit të tyre. Do të ishin ata vetë që do të kujdeseshin për të, do ta rrisnin dhe edukonin. Po ta mendosh me kujdes, do të shohësh se, me Musain në pallat, bijtë e Izraelit përfituan shumë të mira. Shpeshherë ligësia ndaj izraelitëve zbutej, sepse ai ishte në pallat dhe me pozitë në oborrin mbretëror. Si i tillë, ai mund të mbronte shumë nga të drejtat e popullit të tij, duke mos harruar këtu përkushtimin dhe xhelozinë e madhe të tij për popullin e vet, si edhe natyrën e tij ambicioze dhe këmbëngulëse në arritjen e të mirës. Pas përpjekjeve të tij, gjendja dhe prestigji i bijve të Izraelit kishte ndryshuar në atë shoqëri. Nga një popull i dobët, i shtypur dhe pa asnjë fuqi në shoqëri, tashmë ishte shndërruar në një popull që kërkonte të drejtat e veta dhe konfliktohej me grupet e tjera të popullsisë së Egjiptit, ashtu siç do të sqarohet më pas. Këto janë hapat e parë të fuqizimit në vend. Allahu i Lartësuar e ka bërë si ligj që çështjet të realizohen pak e nga pak e hap pas hapi. Ato nuk realizohen menjëherë. - Vërtet, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës. - Pra, prandaj vendosi që t’i ndëshkojë e t’i dënojë si shpagim për padrejtësitë e tyre e tiraninë në tokë. - Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. - Në momentin kur familja e Faraonit mori fëmijën nga lumi, Allahu i Madhëruar futi në zemrën e gruas së Faraonit dhembshuri dhe mëshirë për Musain. Ajo ishte Asija, e bija e Mizahimit, një grua e mirë dhe besimtare. Ajo tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty." Pra, lëre tek ne, që të na kënaqë sytë dhe ta bëjmë pjesë të jetës sonë në pallat. - Mos e vrisni atë! Ndoshta do të na sjellë dobi ose mund ta birësojmë.”. - Pra ai ose mund të na bëhet shërbëtor që të na shërbejë dhe kryejë punët tona në pallat ose ta ngrejmë në një gradë më lart e ta trajtojmë si fëmijën tonë e ta adobtojmë. Ishte caktimi i Zotit të Lartësuar, që të ndodhte kjo dhe të ishte dobiprurëse për gruan e Faraonit, që e tha atë fjalë dhe ndërmjetsoi për Musain e vogël në djep. Musai me të vërtetë u bë qetësimi i syve të saj dhe ajo e deshi shumë fort atë fëmijë. Ajo e trajtoi Musain tamam si një nënë e dhemsur derisa ai u rit dhe Zoti e bëri profet. Ajo ishte nga të parat që nxitoi të pranojë imanin e pastër, Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë në xhenetet e tij të larta! - Dhe ata nuk e dinin çfarë po bënin . - Allahu i Madhëruar na i tregon të gjitha këto fjalë e qëndrime në lidhjen me Musain, ndërkohë që familja dhe obori i Faraonit as nuk e dinin dhe hetonin atë që lapsi i Zotit kishte shkruar të ndodhte. Nuk e dinin kaderin e Zotit dhe se ku do ti çonte kjo zgjedhje. Kjo tregon për kujdesin e madh të Zotit sepse nëse ata do të analizonin situatën dhe do të mendonin me kujdes rreth saj, do të ndodhte tjetër ndodhi. - Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) - Kur Musai i vogël në atë sunduk u largua nga sytë e nënës, ajo u dëshpërua dhe zemrën e saj e kaploi një frikë e madhe. Allahu e tregon këtë frikë kur tha e përshkroi se zemra e saj u boshua nga frika dhe meraku për foshnjën e saj. Kjo është natyra e dobët njerëzore, edhe pse Zoti e ndaloi nga frika dhe trishtimi dhe i premtoi se do t’ia kthente në gjirin e saj të sigurt. - dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), - Pra, gati e shfaqi atë që fshihte në zemrën e saj. - ...sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) - Por Allahu e forcoi dhe e bëri të duronte fort, që të mos e shfaqte. - dhe të mbetej (një besimtare) e palëkundur. - Allahu e ndihmoi të bënte durim dhe të bëhej besimtare e sinqertë. Nëse robin e godet një fatkeqësi dhe bën durim duke i qëndruar bazave të besimit, kjo do të bëhet shkak që besimi i tij të shtohet e të forcohet. Nga ana tjetër, kur robi vazhdon të ankohet dhe nuk bën durim, kjo tregon për dobësinë e besimit të tij. - Ajo i tha motrës së Musait: “Shkoji pas!” - Nëna e Musait dërgoi motrën e tij, që ta ndiqte nga pas dhe të shihte ç’do të ndodhte me të, por këtë duhet ta bënte fshehtas dhe të mos e shihte askush. Dhe ashtu veproi: - Kështu ajo (e motra) e vrojtonte atë prej së largu dhe ata nuk e diktonin. - Ajo ecte në rrugën ku ai kalonte, në brigjet e lumit, duke e parë tinëz. Allahu na njofton se ata nuk e diktonin që ajo vrojtonte. Ajo e kreu këtë punë me shumë kujdes, sepse nëse do ta vërenin, do të mendonin se ishte ajo që e kishte hedhur, dhe ndoshta mund ta vrisnin si të gjithë fëmijët meshkuj të bijve të Izraelit ose si ndëshkim për familjen e tij, që nuk iu bindën ligjit të Faraonit. - Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse (përveç nënës së vet) dhe ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” - Kjo qe një tjetër shenjë e përkujdesit të madh dhe mëshirës së Allahut për Musain dhe të ëmën. Ai bëri që Musai të mos pranonte asnjë gjidhënëse, përveç të ëmës. Për këtë arsye, ata nxorën njerëz për të kërkuar gjidhënëse, se ndryshe do të vdiste. Atëherë, kur motra e Musait u tha ato fjalë, ata e pranuan sugjerimin e saj. Kështu, ajo i drejtoi tek shtëpia e nënës, që me ankth po priste foshnjën e saj. - Kështu, Ne e kthyem atë tek e ëma... - Kështu, Allahu e ktheu atë tek e ëma, ashtu siç premtoi. - ...që t'i kënaqej syri e të mos pikëllohej... - Ai do të rritej në gjirin e nënës së vet dhe ajo do të kënaqej me të, e qetë dhe e sigurt për birin e saj. Jo vetëm që do të gëzohej dhe kënaqej me të birin, por do të merrte edhe shpërblime e furnizim të bollshëm nga obori i Faraonit për djalin. Ky është përkujdesi i Allahut të Madhëruar. - dhe që ta kuptonte se premtimi i Allahut është i vërtetë. - Prandaj Zoti i tregoi asaj përmbushjen e disa premtimeve që i dha, që zemra e saj të qetësohej, imani t’i shtohej e forcohej dhe për të qenë e qetë me premtimet e tjera të Allahut, se edhe ato do të përmbusheshin. Allahu i Madhëruar do ta ruante Musain (a.s) dhe do ta bënte një profet të madh. - Por, shumica e tyre nuk e dinë. - Shumë njerëz, kur shohin kushte jo të favorshme dhe të pashpresa, dobësohen në imanin e tyre. Kjo ndodh sepse dituria e tyre është e mangët dhe nuk e dinë se Allahu i Madhëruar, para se të plotësojë e përmbushë çështjet e mëdha, sjell e vendos sprova e pengesa të mëdha, vështirësi dhe sfida, në dukje të pakalueshme. Kështu vazhdoi Musai të jetonte në familjen e pallatin e Faraonit, të edukohej në mbretërinë e tij dhe të merrte pjesë në rrethin e tyre. Ai vishej si ata dhe kishte trajtimin dhe mirësitë që gëzonin ata. Në këtë gjendje, nëna e Musait ishte e qetë dhe e sigurt. Tashmë të gjithë e shihnin atë si nënën e Musait nga gjiri dhe askush nuk e shihte me dyshim përkujdesin dhe dhembshurinë e dashurinë e saj për Musain. Mendo pak për butësinë dhe përkujdesjen e mëshirshme të Zotit për Musain deri në atë masë saqë e ruajti edhe nga gënjeshtra. Ai ia lehtësoi çështjet, pasi edhe pse të tjerët mendonin se lidhja mes tij dhe nënës së vet ishte për shkak të gjidhënies, kur ai i thërriste asaj "nënë" dhe mes tyre kishte dashuri dhe afrimitet të madh, gjithçka ishte e vërtetë e jo gënjeshtër. Pra, Zoti bëri që situata të krijohej në atë mënyrë që të mos detyroheshin të gënjenin dhe të mos takoheshin dhe kujdeseshin për njëri tjetrin fshehtazi.

Mus'haf Hape →
Muhammed 47:16–47:19 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e drejtë ... ” - Atyre ua shton besimin, i përforcon në fe dhe i bën të palëkundur në udhëzimin e tyre. - “... dhe i bën të devotshëm. ” - Domethënë, i frymëzon …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth munafi - këve dhe mendjelehtësisë së tyre, të cilën e shprehnin kur dëgjonin fjalët e Profetit ﷺ dhe nuk arrinin t’i kuptonin ato: - “Prej tyre ka që bëjnë sikur të dëgjojnë, por, kur largohen prej teje, u drejtohen të dit Urue e u thonë: “Çfarë tha ai pak më parë?” - Domethënë, pyesnin sahabët: “Çfarë tha ai pak më parë?” Kjo tregon që mendja e tyre nuk e kapte se çfarë thoshte Profeti ,ﷺ dhe fjalët e tij nuk ndikonin në zemrat e tyre. - “Këta janë ata, zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe të cilët janë dhënë pas dëshirave të veta.” - Atyre u mungonte edhe aftësia për të kuptuar, edhe qëllimi i mirë për të gjetur të vërtetën, të drejtën dhe udhëzimin. - “Kurse atyre që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton edhe më shumë udhë - zimin në rrugën e drejtë ... ” - Atyre ua shton besimin, i përforcon në fe dhe i bën të palëkundur në udhëzimin e tyre. - “... dhe i bën të devotshëm. ” - Domethënë, i frymëzon dhe forcon ata që të ecin në rrugën e drejtë. - “Vallë, a po presin ata gjë tjetër veç Kijametit, i cili do t’u vijë befas ... ” – Kijameti do të vijë befas për krijesat, pa e ditur kush. - “... ndërkohë që parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. ” - Tashmë kanë ardhur shumë prej shenjave, që tregojnë afrimin e tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ky është një paralajmërues, si gjithë paralajmëruesit e mëparshëm. E afërta ka ardhur. Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut.” [Nexhm 56, 57]. Ose: “U afrua Ora dhe Hëna u ça. Megjithatë, sa herë që ata shohin ndonjë mrekulli, kthejnë shpinën e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme.”” [Kamer 1, 2]. “Erdhi urdhri i Allahut (Kijameti), prandaj mos e kërkoni ngutjen e tij! ... ” [Nahl 1]. Ose: “Gjithnjë e më shumë po u afrohet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe shmangen .” [Enbija 1]. Gjithashtu, dërgimi i Profetit të Allahut në këtë botë është prej shenjave të Kijametit, sepse ai është vula e të gjithë të dërguarve dhe lajmëtarëve të Zotit, ai, nëpërmjet të cilit Allahu i Madhëruar përmbushi fenë e drejtë dhe të vërtetë, i solli të plota argumentet dhe faktet e Tij për të gjithë botën. Buhariu sjell nga Sehl Ibn Saadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) hadithin: 2396. “E pashë të Dërguarin e Allahut që i bëri dy gishtat e tij bashkë, - pra, gishtin e mesit dhe gishtin tregues, - dhe tha: “Unë dhe Kijameti jemi dërguar si këta të dy.” Pra, shumë afër njëri tjetrit. - “E si presin t’u bëjnë dobi këshillat, kur Kijameti të ketë ardhur?! ” - Si mund të përkujtojnë mësimet mohuesit dhe si do t’u bëjnë dobi mesazhet e Zotit, kur të vijë Kijameti? Ajo është dita kur atyre nuk do t’u bëjë asnjë dobi reflektimi edhe besimi në Zot. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Atë ditë do të sillet Xhehenemi. Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij?” [Fexhr 23]. Ose: “Ata do të thonë: “Ne besojmë tani në të (Kuranin, Muhamedin). ” Por si mund ta arrijnë atë (besimin) prej këtij vendi (kaq) të largët, kur më parë e mohonin dhe hamendësonin duke u endur larg (së vërtetës).” [Sebe 52]. - “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut! ” - Ky është një pohim nga Allahu i Lartësuar, ku Ai tregon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij. - “Kërko falje për gjynahet e tua, për besimtarët e për besimtaret! ” - Sipas një hadithi të saktë, Profeti i Allahut ﷺthoshte shpesh: 2397. “All-llahum-megfir li ħatieti ue xhehli, ue isrâfi fi emri, ue mâ ente ea’lemu bihi min -ni, All -llahum-megfir li hezeli ue xhed -di, ue ħatai ue amdi, ue kul - lu dhâlike indi. ” (O Zot, më fal mua, gjynahet e mia, paditurinë time dhe teprimet në çështjet e mia. M’i fal ato që Ti i di më mirë sesa unë! O Zot, më fal ato që i bëj nga shkujdesja dhe ato që i bëj i vetëdijshëm, ato që i bëj gabimisht dhe dhe ato me qëllim. Të gjitha këto janë tek unë.” Gjithashtu, në hadith të saktë thuhet se Profeti (a.s.) thoshte gjithmonë në fund të namazit: 2398. “ All-llâhum-megfir lî mâ kad-demtu ue mâ aħ -ħartu, ue mâ esrartu ue mâ ea’lentu, ue mâ ente e'alemu bihi min-ni. Ente Ilâhi, lâ Ilâhe il -lâ ente! . / O Allah, m’i fal gjynahet e mëparshme dhe të tashmet, ato që kam fshehur e ato që kam bërë haptazi, por edhe ato që Ti i di më mirë se unë. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Teje!” Sërish në hadith të saktë vjen se ai thoshte: 2399. “O njerëz, pendohuni sinqerisht tek Zoti juaj, sepse unë i kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai më shumë se 70 herë gjatë ditës.” Ebu Ja’la sjell hadithin nga Ebu Bekër Essidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2400. “Thoni vazhdi - misht: Lâ ilâhe il-lall-llah dhe kërkoni falje. Bëjini sa më shpesh këto. Iblisi i mallkuar ka thënë: “Pa dyshim, njerëzit u shkatërruan nga gjynahet dhe më shkatërruan mua duke thënë: “ Lâ ilâhe il -lall-llah” dhe duke kërkuar falje. Kur pashë diçka të tillë, unë i shkatërrova ata nëpërmjet epsheve dhe shfrenimeve dhe ata mendojnë se janë të udhëzuar në rrugën e drejtë.” Nga Ebu Sedi El Hudrij është përcjellë të ketë thënë: “Iblisi i tha Zotit t ë lartësuar: “Betohem n ë krenarinë dhe madh ështinë Tënde, se kam për t ë vazhduar pa nd ërprerë ti devijoj robërit e tu nga e v ërteta për sa kohë i kanë shpirtrat ende n ë trupa!” - Zoti tha: “Beto - hem në krenarinë dhe madhështinë Time, se kam për të vazhduar ti fal gjynahet e tyre për sa kohë vazhdojnë të më kërkojnë falje.” 52. Hadithet q ë tregojnë për vlerën e lart ë të istigfarit janë të shumta. - “Allahu i di mirë lëvizjet dhe vendqë - ndrimin tuaj. ” – Pra Ai është i gjith ëdijshëm për lëvizjet tuaja gjatë ditës dhe për qëndrimin e prehjen tuaj gjat ë natës. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën.” [En’am 60]. Ose: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendpre - hjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).” [Hud 6]. Ky është shpjegimi i ibn Xhurejxhit dhe e ka përzgjedhur gjithashtu Ibn Xheriri. Nd ërsa n ga Ibnu Abasi p ërcillet shpjegimi: “Ai është i gjithëdijshëm p ër l ëvizjet e veprat tuaja n ë jetën e dynjas ë dhe për vendqëndrimin tuaj në ahiret.” Nd ërsa nga Suddiju p ërcillet shpjegimi: “Ai është i gjithëdijshëm për lëvizjet e veprat tuaja në jetën e dynjasë dhe për vendqëndrimin tuaj në varret tuaja.” Por shpjegimi i par ë është më i duksh ëm, dhe Allahu e di më mirë.

Mus'haf Hape →
Enam 6:128 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe kurrë nuk kanë për të dalë prej tij. Ky është mendimi i shumë dijetarëve në të shkuarën dhe në të tashmen.” 23 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Vërtet, Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Lajmëroji ata, o Muhamed, ndër të tjera, edhe për Ditën e Tubimit, që të përgatiten për të. Ajo është dita kur Ai do t’i tubojë të gjithë, xhindët dhe njerëzit, të cilët i bënë miq shejtanët dhe i adhuruan në jetën e kësaj bote. Ata u kërkojnë mbështetje xhindëve dhe u bindeshin urdhrave të tyre. Ata frymëzojnë njëri -tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. Allahu i Lartësuar thotë: - Një ditë Ai do t’i tubojë të gjithë (dhe do t’u thotë) : “O grumbull i xhindëve! Shumë keni marrë (e devijuar) nga njerëzit!” - Janë të shumtë njerëzit që ju i çuat në humbje! I Lartësuari thotë: “A nuk ju pata paralajmëruar ju, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapur; dhe që Të më adhuronit vetëm Mua sepse kjo ishte rruga e drejtë? Por ai çoi në humbje shumë prej jush. A nuk e kuptonit atëherë?!” [Ja Sin 60 - 63]. Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Në kohën e injorancës, kur dikush futej në një vend, thoshte: “I kërkoj mbrojtje zotërisë (xhind) të kësaj lugine, që të më ruajë nga mendjelehtët e popullit të tij!” Kështu përfitonin njerëzit prej xhindëve. - Ndërsa njerëzit që ishin miq të tyre do të thonë: “Zoti ynë! Ne përfituam nga njëri-tjetri por ne e arritëm afatin tonë, të cilin Ti na e kishe caktuar.” - Në tefsirin e këtij ajeti, Haseni ka thënë: “Përfitimi i tyre prej njëri -tjetrit ka qenë vetëm i tillë që kur xhindët i urdhëronin për diçka, njerëzit u bindeshin dhe punonin.” Ndërsa në lidhje me përfitimin e xhindëve prej njerëzve, është përmendur se xhindët kënaqeshin kur njerëzit i madhëronin ata dhe u kërkonin ndihmë e mbrojtje. Kur njerëzit u kërkonin ndihmë e mbrojtje xhindëve, ata krenoheshin dhe thoshin: “Ne i kemi sunduar njerëzit dhe xhindët.” - “...por ne e arritëm afatin tonë, të cilin Ti na e kishe caktuar.” - Seddiju shpjegon që është fjala për vdekjen. - Allahu do të thotë: “Zjarri është vendi juaj i banimit. - Ai do të jetë vendi i qëndrimit tuaj. Si ju, edhe ata, madje të gjithë miqtë e mbështetësit tuaj do të qëndroni në këtë vend dënimi. - Ju do të jeni përjetësisht në të ... - Qëndrimi juaj në Xhehenem është i përjetshëm. - “... përveç nëse dëshiron Allahu.” - Në lidhje me këtë përjashtim janë dhënë mendime të ndryshme, por mendimi më i saktë është ai që vjen nga Ibn Ebu Hatimi, që përcjell nga Ibn Abasi dhe Haseni: “Ky përjashtim ka të bëjë me gjynahqarët të cilët nuk e shkelin njëshmërinë e Zotit, pra, nuk bëjnë shirk. Këtë kategori gjynahqarësh, Allahu i Lartësuar ka për t’i nxjerrë prej zjarrit përmes ndërmjetësuesve të ndryshëm, nga melekët, profetët dhe besimtarët e mirë. Madje ndërmjetësimi do të shpëtojë e nxjerrë prej zjarrit edhe ata njerëz që kanë bërë gjynahet e mëdha (përveç shirkut). Dhe në fund, pasi kanë përfunduar ndërmjetësimet, vjen mëshira e Allahut, më Mëshiruesit të mëshiruesve, i Cili do të nxjerrë prej zjarrit edhe ata që nuk kanë bërë asnjë të mirë, por veçse kanë thënë në një moment: “ Lâ ilâhe il-l’Allâh”, sikurse dëshmojnë hadithe të sakta e të shumta nga Profeti i Allahut. Me këtë përmbajtje janë hadithet e sjella nga Enesi, Xhabiri, Ebu Seidi, Ebu Hurejra e sahabë të tjerë. Pas kësaj, në zjarr mbeten vetëm ata që e meritojnë përjetësinë në Xhehenem dhe kurrë nuk kanë për të dalë prej tij. Ky është mendimi i shumë dijetarëve në të shkuarën dhe në të tashmen.” 23 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Ibn Abasi ka thënë që ky është një ajet, i cili na mëson që askush të mos gjykojë e të dëshmojë për ndonjë që është prej banorëve të Xhenetit apo të Zjarrit. Kjo është në dorë të Allahut dhe vetëm Ai e di, e askush tjetër.

Mus'haf Hape →
Enam 6:112–6:113 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tjetër. - “... që frymëzojnë njëri tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. Sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të vepronin ashtu, por ti lëri ata dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Çdo Profeti Ne i bëmë armiq prej shejtanëve njerëz dhe xhinde ...” - Duke dashur ta ngushëllojë Profetin e Tij, Allahu i Madhëruar i kujton rregullin e Tij të pandryshueshëm: profetët dhe pasuesit e të vërtetës gjithmonë do të kenë kundërshtarë e armiq, që do t’i luftojnë, qofshin ata prej njerëzve apo prej xhindëve. Ushtria e të kotës gjithmonë do të synojë luftimin e të vërtetës dhe pengimin e saj nga njëra anë, e shfaqjen e të kotës dhe përhapjen e saj nga ana tjetër. - “... që frymëzojnë njëri tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. Sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të vepronin ashtu, por ti lëri ata dhe trillimet e tyre!” - Ata ia zbukurojnë njëri tjetrit të kotën që pasojnë dhe i joshin të tjerët për ta pasuar atë. Rrugën e tyre të kotë e paraqesin me pamjet më të bukura. Në këtë mënyrë, ata mashtrojnë të metët dhe mendjelehtët, të cilët nuk e kuptojnë drejt realitetin. Ata nuk i kuptojnë gjërat ashtu si duhet dhe gënjehen nga xhingla të vogla. Ata mahniten nga fjalët e bukura e të fryra, pa vënë në përdorim logjikën, për të parë te thelbi. Ata e shohin të vërtetën si mashtrim, ndërsa mashtrimin e konsiderojnë si e vërteta, që duhet pasuar. Por, sikurse thotë i Lartësuari, këto trillime i pasojnë veçse mendjelehtët dhe ata që synojnë thjesht këtë botë dhe kënaqjen e epsheve të tyre: - “Le të anojnë andej (në mashtrim) zemrat e atyre që nuk besojnë në botën e ardhshme dhe le të kënaqen me të (mosbesimin) e të ngarkohen me ato (gjynahe) që janë duke u ngarkuar.” - Fjalët dhe ftesat e tyre të zbukuruara i dëgjojnë veçse zemrat e atyre që nuk besojnë ahiretin. Zemrat e tyre nuk e njohin të mirën dhe nuk gjykojnë drejt, prandaj anojnë drejt ftesave të kota. Pasi i dëgjojnë ato ftesa të zbukuruara, ata fillojnë t’i pëlqejnë dhe t’i zbatojnë. Nëse vazhdojnë kështu, ato ua pushtojnë zemrën, duke iu kthyer në besim të patundur. Pasimi i të kotës bëhet cilësi e pandashme e tyre. Dëgjimi, pëlqimi dhe kënaqësia që ata gjejnë me të kotën i bën më pas që të kryejnë ato punë që kryejnë: ligësi me fjalë dhe vepra. Kjo është gjendja e të mashtruarve, që pasojnë shejtanët njerëz dhe xhindë, duke iu përgjigjur ftesës së tyre. Ndërsa ata që e besojnë jetën tjetër dhe kanë zemër të ndriçuar e mençuri, ata nuk mashtrohen nga fjalët e fryra dhe të zbukuruara. Vullneti i tyre është që të zbulojnë të vërtetën. Ata e shqyrtojnë mirë ftesën që u drejtohet. Ata dëgjojnë fjalët dhe mendojnë për kuptimin e tyre. Nëse janë të vërteta dhe bazohen në të vërtetën, ata i pranojnë, edhe sikur të mos jenë shprehje aq të fryra e të zbukuruara, edhe sikur të mbulohen nga fyerjet e shpifjet e të tjerëve. Por nëse ftesa është e kotë dhe e gabuar që në origjinën e saj, ata e refuzojnë, kushdo qoftë ftuesi, edhe nëse ajo është e stolisur me shprehjet më të bukura, më të ëmbla dhe më të buta. Prej urtësisë së Allahut është edhe fakti që Ai dëshiroi dhe përcaktoi që, ashtu si profetët kanë pasuesit e tyre, që ndihmojnë e luftojnë për të vërtetën, po ashtu edhe e liga të ketë ushtarët e saj, të cilët luftojnë profetët, shpalljet e Zotit dhe pasuesit e tyre. Në këtë mënyrë sprovohen njerëzit dhe dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët, të mençurit nga injorantët e mendjelehtët, ata që shohin nga të verbërit. Në luftën mes të mirës dhe të keqes shfaqet edhe një urtësi tjetër e Allahut: e vërteta qartësohet edhe më shumë, ashtu sikurse edhe faktet që mbështesin të vërtetën bëhen më të dukshme. Gjithashtu, e kota kuptohet si e tillë, ashtu si kuptohet edhe kotësia e “argumenteve” që mbështesin atë. Kjo është një mirësi shumë e madhe. Qartësimi i të vërtetës dhe argumenteve të saj dhe luftimi i të kotës dhe trillimeve të saj ishte dhe është një nga synimet më të larta dhe veprat më të shpërblyeshme, për të cilën kanë garuar ata që lakmojnë gradat e larta te Zoti i Madhëruar.

Mus'haf Hape →
Ahkaf 46:15–46:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tij dhe do të shkruhet në qiell si: ‘I burgosuri i Zotit në Tokën e Tij” 44 - “Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! ” - Më frymëzo, më …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në fillim të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar përmendi rëndësinë e besimit tek Ai si një i vetëm dhe pa ortak dhe adhurimin e Tij si të tillë, duke ia përku - shtuar të gjitha adhurimet dhe zbatimin e ligjit dhe fesë me sinqeritet vetëm Atij. Më pas, Ai porosit në lidhje me dy prindërit, sikurse ndodh edhe në ajete të tjera kura - nore, si për shembull: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.” [Lukman 14, 15]. - “Ne e kemi urdhëruar njeriun për sjellje të mirë me prindërit e vet. ” - E urdhëruam për sjellje të mirë me ta, të jetë i butë, i mëshirshëm, i dashur, i dhembshur. - “Nëna e ka bartur me mundim ... ” - Gjatë kohës së shtatzënisë ajo ka hequr vështirësi të shumta, lodhje të madhe e shoqëruar me marrjemendsh, rëndesë, vështirësi, etj etj vuajtje të tilla të cilat shoqërojnë zakonisht shtatzanitë. - “... dhe me vështirësi e ka lindur.” - Pra, jo vetëm që e mbajti gjatë kohës së shtatza - nisë me vështirësi, lodhje dhe vuajtje por edhe lindja e tij ishte me vështirësi të madhe dhe dhimbje të pakrahasueshme me gjë tjetër. - “Shtatzënia dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj. ” - Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) është bazuar në këtë ajet, gjithashtu në ajetin e sures Lukman, në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin.” [Lukman 14] , si dhe me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhë - nien.” [Bekare 233], për të deklaruar se koha më e shkurtër e shtatzanisë është gjashtë muaj. Ky është vërtet një konklu - zion shumë i fortë, i nxjerrë nga ajetet kuranore. Të njëjtin gjykim ka dhënë Uthmani dhe sahabë të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Muhamed Ibn Is’hak Ibn Jesari sjell këtë rrëfim nga Ma’mar Ibn Abdilah El Xhuhenij: “Një burrë nga mesi ynë u martua me një grua prej Xhuhejnes dhe lindi fëmijë me të në krye të gjashtë muajve. Atëherë, burri i saj shkoi tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe i tregoi për këtë gjë. Ai dërgoi fjalë tek ajo. Kur ajo u ngrit që të vishte rrobat, motra e saj qau. - “Përse qan? - i tha gruaja të motrës - Betohem në Zot se nuk kam pasur lidhje me asnjë krijesë të Allahut, përveç burrit tim! Le të gjykojë Zoti i Lartësuar me mua çfarë të dëshirojë.” Kur shkuan tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ai urdhëroi që të vritej me gurë (për marrëdhënie jashtëmartesore). Kur e mori vesh Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), shkoi menjëherë tek Uthmani dhe i tha: “Çfarë po bën?” Ai tha: “Ajo lindi në krye të 6 muajve. A është e mundur që fëmija të lindë në 6 muaj?” Atëherë, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: “A e ke lexuar Kuranin?” - “Po.” - “A nuk e ke parë ajetin ku Allahu i Lartësuar thotë: “Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj.” Por i Lartësuari ka thënë gjithashtu: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhënien.” [Bekare 233] . Nisur nga këto dy ajete, a nuk mbeten (për shtat - zëninë) veçse 6 muaj?” Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “Vallahi, nuk i kam kuptuar dhe nuk e kam bërë lidhjen mes tyre. Silleni gruan këtu!” Dhe e gjetën me fëmijën. Atëherë, Ma’meri tha: “Beto - hem në Zotin se korbi nuk është më i ngja - shëm me korbin dhe as veza nuk është e ngjashme me vezën, sesa ky bir me të atin.” Kur e pa, i ati bërtiti nga gëzimi dhe tha: “Ky është im bir dhe nuk dyshoj fare për këtë.” Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. Gji - thashtu, Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), i cili ka thënë: “Nëse gruaja lind pas 9 muajsh, i mjafton si kohë gjidhënie 21 muaj. Por nëse ajo e lind 7 muajsh, atëherë i mjafton si gjidhënie 23 muaj. Nëse e lind pas 6 muajsh, atëherë ajo duhet t’i japë gji dy vite të plota, se Allahu i Lartësuar thotë: “Shtatzënia dhe ushqimi me gji zgjasin tri - dhjetë muaj.” Për kaq kohë, fëmija forcohet dhe mundet që të ecë me këmbët e veta. - “Kur arrin pjekurinë dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë: “Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi!” - Pra, kjo është koha kur njeriu kompletohet, i plotë - sohet logjika dhe aftësia e tij për të kuptuar. Hafidh Ebu Ja’la el Meusili përcjell nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2371. “Nëse muslimani i arrin pesëdhjetë vjeçët, Allahu i Madhëruar ia lehtëson llogarinë. Nëse arrin gjashtëdhjetën, Allahu i Madhëruar i mundëson pendim dhe kthim të sinqertë tek Ai. Nëse arrin shtatëdhjetën, kanë për ta dashur banorët e qiellit. Nëse arrin 80 vjeç, Allahu i shkruan vetëm veprat e mira dhe ia fshin të këqijat. Nëse arrin 90 vjeç, Allahu ka për t’ia falur gjynahet e kaluara dhe ato të mëvonshmet, ka për t’i mundësuar ndërmjetësimin për familjarët e tij dhe do të shkruhet në qiell si: ‘I burgosuri i Zotit në Tokën e Tij” 44 - “Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! ” - Më frymëzo, më udhëzo e jep forcë, o Zot, që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! Pra, të bëj të tilla punë të mira edhe në të ardhmen. 45 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “M’i bëj të mirë pasardhësit e mi! ” - Hidh udhëzimin e bekimin në pasardhësit e mi. - “Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.” - Ky është udhëzim për të gjithë ata që kanë arritur moshën 40 -vjeçare, që të rinovojnë pendimin tek Allahu i Lartësuar dhe të bëhen këmbëngulës e të vazhdue - shëm në të. - “Këta janë njerëzit, të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë ...” - Janë ata që përshkruhen me cilësitë, që përmendëm. Bëhet fjalë për ata që janë penduar sinqerisht tek Allahu i Lartësuar, të nënshtruar për ta adhuruar Atë me përku - shtim; ata që përpiqen sinqerisht të ndreqin gabimet dhe të kryejnë veprat e mira, që Zoti porosit. Ata shpëtojnë nëpërmjet pendimit të sinqertë, kërkimit të faljes, si edhe adhurimeve të sinqerta të urdhëruara nga Zoti dhe Profeti .ﷺKëta janë ata të cilëve u pranohen më të mirat e punëve, që kanë bërë për Zotin. - “... ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit.” - I mëshirojmë dhe ua mbulojmë gjynahet dhe punët jo të mira, duke u falur shumë e shumë gabime. Atyre do t’ua pranojmë dhe do t’i shpërblejmë edhe për veprat më të vogla të mira, që kanë bërë. Këta do t’i fusim mes besimtarëve, të cilët do të hyjnë në Xhenet. - “Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.” - Ky është premtimi, që u jep Allahu i Lartësuar atyre që pendohen sinqerisht dhe kthehen tek Ai si adhurues të vërtetë. Ibn Xheriri përcjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), se i Dërguari i Allahut ka sjellë një fjalë të ‘Shpirtit besnik’ (Xhibrilit) - paqja e Zotit qoftë mbi të! - i cili ka thënë: 2372. “Do të sillen sevapet dhe punët e këqija të robit dhe do të gjykohet mes tyre. Nëse nga kjo përballje mbetet qoftë edhe një e mirë e vetme, Allahu i Madhëruar ka për t’i bërë vend atij në Xhenet.”

Mus'haf Hape →
Nahl 16:65–16:74 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

Fuqia e pakufishme e Zotit, e cila do t'i ringjallë njerëzit pas kijametit, mund të vërtetohet edhe përmes shembujve praktikë, siç është ngjallja e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Fuqia e pakufishme e Zotit, e cila do t'i ringjallë njerëzit pas kijametit, mund të vërtetohet edhe përmes shembujve praktikë, siç është ngjallja e bimëve në tokë pas shiut. Madje, edhe në përsosmërinë e krijimit të organeve të kafshëve, siç është rasti me qumështin, i cili formohet mes ushqimit të tretur në lukth dhe të gjakut, por ekziston një cipë e hollë mes tyre sa që nuk lejon depërtimin e ngjyrës, as të shijes, e as të erës prej njeres në tjetrën. Kështu ka mundur ta krijojë vetëm urtësia e pakufishme e Zotit. Përmenden edhe llojet e pijeve e ushqimeve që përfitohen prej hurmave dhe prej rrushit. Pijet vetëm përmenden, e për llojet e tjera të lëngjeve që mund të përfitohen prej tyre, thuhet se janë ushqim i mirë - "rizkan hasenen". Edhe pse lëngu që e bën të dehur njeriun ende ishte i lejuar, në fund të ajetit thuhet se këto janë mësime për njerëzit që kanë mend, pra ata që janë të zotët e mendjes nuk duhej ta përdornin. Dhe, derisa mendja është më e vlefshmja te njeriu, për hir të ruajtjes së saj nga dehja, Zoti e bëri haram. Për mjeshtërinë e përsosur të Zotit fuqiplotë, na shërben edhe një insekt i vogël i dobët, bleta, e cila e pajisur me një instinkt të çuditshëm, di të ndërtojë shtëpitë gjashtëkëndshe, të mbledhë nektarin e lloj-lloj lulesh e bimësh, e ta shndërojë në mjaltë, e cila jo vetëm që është ushqyese, por është edhe shëruese. Ai Zot që bëri mrekullira të llojllojta në gjallesat e tjera, bën edhe te njeriu. Ai u shkakton vdekjen njerëzve në etapa të ndryshme të jetës së tyre, ndonjërit i jep jetë deri në pleqëri aq të thellë sa që ai bëhet si fëmijë. Ndokujt i jep përparësi në jetën materiale, andaj ka të pasur e të varfër, ka me pozitë të lartë, të tjerë të shtypur. Një lloj ndryshimi te njerëzit e hasim edhe në lëmitë e tjera, pse ka të zhvilluar fizikisht e të dobët, të bukur e jo të bukur, të mençur e të marrë, të sjellshëm e të pasjellshëm. Të gjitha këto janë dukuri e një urtësie, të cilën nuk mund ta kuptojë mendja e njeriut, nuk mund t'i zbulojë shkaqet reale të tyre, andaj duhet njohur dhe besuar Krijuesin e pa shoq. Pasi që përmenden shumë fakte dhe shumë të mira të dhuruara prej Zotit, u bëhet vërejtje serioze atyre që nuk vështrojnë faktet, përbuzin të mirat, adhurojnë idhujt e vdekur.

Mus'haf Hape →