Kërko: sikur deri te ishte ngre

Maide 5:103–5:104 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të caktuar, konsiderohej e shenjtë nga ata, prandaj nuk e thernin për ta ngrënë. Madje, disa njerëz e veçonin një pjesë të pasurisë të tyre dhe e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu nuk i veçoi (si bagëti të shenjta) as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën 43...” - Kjo është një goditje për idhujtarët, të cilët bënin fetarisht të ligjshme ato gjëra që Zoti nuk i kishte ligjëruar dhe konsideronin haram ato që Zoti i kishte lejuar. Ata e bënin këtë veprim duke u bazuar në arsyetimet e tyre të liga dhe të kota. Kështu, idhujtarët u ngjisnin bagëtive që i konsideronin si të shenjta emra të stisur nga vetë ata, duke kundërshtuar dhe mospërfillur gjykimin e Zotit në konsiderimin hallall apo haram të gjërave. Për ata, Behira ishte deveja që ndalonin të përdorej për bartje, duke pretenduar se ishte e shenjtë, dhe këtë kafshë e dallonin duke i bërë një të çarë në vesh. Ndërsa Saiba quhej një bagëti çfarëdo: deve, lopë ose dele, e cila, pasi arrinte një moshë të caktuar, konsiderohej e shenjtë nga ata, prandaj nuk e thernin për ta ngrënë. Madje, disa njerëz e veçonin një pjesë të pasurisë të tyre dhe e konsideronin si ‘Saiba’, pra, të paprekshme. Kurse Hama quhej deveja që ata e ndalonin të përdorej si kafshë shtëpie, kur ajo plotësonte disa cilësi të caktuara. Megjithatë, të gjitha këto kafshë konsideroheshin të shenjta nga idhujtarët, pa pasur argument nga Allahu i Madhëruar. Ata thjesht trillonin, nga injoranca e tyre. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë: - “...por ata që nuk besojnë trillojnë gënjeshtra për Allahun, dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë. ” - Ata nuk kishin as dëshmi nga Zoti, nëpërmjet profetëve të Tij, e as logjikë të pranueshme. Megjithatë, ata ishin të vetëkënaqur me mendimet dhe trillimet e tyre, të bazuara në injorancë dhe padrejtësi. - “Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë (shpallje) që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton rruga e etërve tanë." edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.” - Kur ata ftoheshin të pasonin Shpalljen e Profetit ﷺ ,ata kthenin shpinën dhe nuk pranonin të nënshtroheshin duke thënë: “Na mjafton ajo rrugë ku gjetëm prindërit tanë”, me kuptimin: Preferojmë që të ndjekim atë fe në të cilën gjetëm të parët tanë, edhe sikur të mos na shp ëtojë nga ndëshkimi i Allahut. Nëse të parët e tyre do të ishin të urtë dhe të mençur, çështja do të ishte më e pranueshme, por ata ishin të paditur dhe nuk arsyetonin drejt. Ata ishin zhytur në injorancë të thellë e nuk dinin asgjë rreth udhëzimit të Zotit dhe dritës së sjellë prej Tij nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Mjerë për ata që pasojnë injorantët dhe mjerë për ata që nuk kanë dituri të saktë e logjikë të pastër, dhe shpërfillin Shpalljen e Allahut dhe udhëzimin e Profetit, të cilat e mbushin zemrën me dituri, besim, udhëzim dhe siguri të plotë.

Mus'haf Hape →
Isra 17:1 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Idrisin. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Allahu i Lartësuar thotë (për të): “Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë.” …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë) , rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona! - Allahu i Lartësuar e lavdëron dhe madhëron Veten e Tij, për pushtetin e Tij absolut për të bërë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij dhe nuk ka Zot sundues që kujdeset për krijesat veç Tij. Allahu e mbarti adhuruesin e robin e Tij të zgjedhur, Muhamedin, gjatë natës, nga xhamia e Mekës, drejt xhamisë Aksa, në Bejt el Makdes të Kudsit, i cili është djepi i të gjithë profetëve, që nga koha e Ibrahimit, të dashurit e të zgjedhurit të Zotit. Prandaj profetët u mblodhën së bashku me të dhe profeti Muhamed ﷺ u priu në namaz, pikërisht në vendin e tyre. Allahu i Lartësuar e përshkruan atë vend, duke thënë: “... rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar ...”. Domethënë, Allahu i Madhëruar i ka bekuar prodhimet e mirësitë e atij vendi. Allahu i Lartësuar thotë: “... për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona!” Domethënë, për t’i treguar Muhamedit disa nga shenjat madhështore, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën. Ai pa, vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” [Nexhm 17, 18]. Ne do të përmendim në vijim disa hadithe rreth kësaj çështjeje, nëse na e lehtëson Allahu i Madhëruar. - Vërtet, Ai dëgjon e sheh gjithçka. - Ai i dëgjon fjalët e robërve të Tij, si të besimtarëve, ashtu edhe të jobesimtarëve, si të atyre që e besojnë të vërtetën kur u paraqitet, ashtu edhe të atyre që e mohojnë atë. Ai sheh gjithçka në lidhje me robërit e Tij dhe i jep secilit prej tyre atë që meriton, si prej kësaj bote, ashtu edhe prej ahiretit. Disa hadithe në lidhje me ngjarjen e Israsë. Në ‘Sahih-un’ e Muslimit vjen hadithi nga Enes Ibn Maliku, se Profeti i Allahut ka thënë: 1632. “M’u soll një burak, një kafshë e bardhë e gjatë, më e madhe se gomari e më e vogël se mushka, e cila e hidhte hapin aq larg, sa i shihte syri. Hipa dhe shkuam me të në Bejt el Makdes. Burakun e lidha në hallkën ku profetët e mëparshëm lidhnin kafshët e tyre. Hyra në xhami dhe fala atje dy rekatë. Pastaj dola. Drejt meje erdhi Xhibrili, i cili mbante në dorë një enë me verë e një enë me qumësht. Unë zgjodha qumështin. Xhibrili tha: “Zgjodhe natyrshmërinë!” Pastaj filluam të ngjitemi në qiell. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë (në portat e qiellit). – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja për të hyrë. Aty pashë Ademin (a.s.). Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e dytë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë dy djem tezesh, Isain birin e Merjemes dhe Jahjan, birin e Zekerias (Paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Ata më përshëndetën, më uruan mirëseardhjen d he u lutën për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e tretë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je ? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Jusufin. Atij i ishte dhënë gjysma e të gjithë bukurisë. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e katërt. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Idrisin. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Allahu i Lartësuar thotë (për të): “Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë.” Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e pestë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Atje pashë Harunin. Ai më përshëndeti, më uroi mi rëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e gjashtë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Musain. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e shtatë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Ibrahimin, i cili ishte mbështetur me shpinë në Bejt el Meamur. Në të hyjnë çdo ditë 70 mijë melekë, të cilët nuk dalin më. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj më çuan tek Sidretul Muntehâ . Gjethet e saj ishin të mëdha, si veshë elefantësh, kurse frutat si qypa të mëdhenj. Kur atë e mbuloi çfarë e mbuloi, prej urdhrit të Zotit, ajo ndryshoi. Nuk ka ndonjë krijesë që të mund ta përshkruajë bukurinë e saj. Atëherë, Zoti më shpalli atë që më shpalli. M’u urdhërua falja e 50 namazeve gjatë ditës dhe natës. Kur zbrita tek Musai (në qiellin e gjashtë,) ai më pyeti: “Çfarë bëri detyrë Zoti yt për umetin tënd?” Unë i thashë: “50 namaze.” – “Kthehu tek Zoti yt – më tha, – dhe kërkoji lehtësim, sepse umeti yt nuk ka për ta përballuar! Unë e provova me bijtë e Izraelit.” - Atëherë, - tregon Profeti ﷺ - u ktheva tek Zoti im dhe i thashë: “O Zot, lehtësoja umetit tim!” Dhe Ai i uli pesë namaze. Kur u ktheva tek Musai, i thashë: “M’i uli 5 namaze.” Ai tha: “Umeti yt nuk e përballon dot as këtë, prandaj kthehu tek Zoti yt dhe kërkoji lehtësim!” Profeti tregon: “Kështu vazhdova të kthehem mes Zotit tim të Lartësuar e të Lavdëruar dhe Musait, derisa Ai më th a: “O Muhamed! Janë 5 namaze (të detyrueshme) gjatë ditës dhe natës, por çdonjë prej tyre do të llogaritet si 10 të tillë. Kështu është njëlloj si të jenë 50 namaze. Çdokush që tenton të kryejë një vepër të mirë dhe nuk ia arrin ta realizojë atë, i shkruhet vetëm si një e mirë. Kush e vepron atë, i shkruhen dhjetë të tilla. Çdokush që tenton të kryejë një të keqe dhe nuk e vepron atë, i shkruhet si një e mirë e vetme dhe nëse e vepron atë, i shkruhet vetëm një e keqe. Pastaj unë zbrita, derisa arrita tek Musai, të cilit i thashë: “U ktheva tek Zoti im aq shumë, sa pata turp prej Tij të kthehesha sërish!” Imam Ahmedi sjell hadithin prej Katades, i cili përcjell nga Enes Ibn Maliku, se Malik Ibn Sasaate i ka rrëfyer hadithin, që ndër të tjera thotë: 1633. “...pastaj u ngrita për tek Sidretul Munteha. Fruti i saj si qypat e Hexherit, gjethet e saj si veshë elefantësh! Xhibrili më tha: “Kjo është Sidretul Munteha.” Pastaj pashë katër lumenj: dy të brendshëm dhe dy të jashtëm. - O Xhibril, - pyeta, - ç’janë këta?” Ai tha: “Dy lumenjtë e brendshëm janë në Xhenet, ndërsa dy të jashtmit janë Nili dhe Eufrati.” Pastaj u ngjitëm tek Bejt el Meamur .” Katadja sjell një hadith nga E bu Hurejra, me disa hollësira: 16 34. Profeti tha: “Unë i kërkova Zotit tim aq shumë, sa pata turp prej Tij. Megjithatë, tani jam i kënaqur, jam i dorëzuar tërësisht e do ta zbatoj urdhrin e Tij. Atëherë thirri një zë: “E caktova detyrimin dhe ua lehtësova robërve të Mi!” Ky hadith i Ebu Katades vjen edhe në dy Sahih-ët, afërsisht me këtë tekst. Buhariu sjell në kapitullin e Namazit, hadithin tjetër, ku ndër të tjera, thuhet: 16 35. “... Pastaj më morën, derisa më ngjitën tek Sidretul Munteha, të cilën kur e pashë, e mbuluan ngjyra, që nuk e di çfarë janë. Pastaj më futën në Xhenet. Atje pashë stome 200 diamantesh, kurse dheu i tij ishte prej misku.” Muslimi sjell në Sahih-un e tij një hadith nga Ebu Dheri, i cili rëfen: 16 36. “E pyeta Profetin e Allahut: “A e pe Zotin tënd?” Ai më tha: “Është dritë! E si ta shihja unë Atë?!” Muhamed Ibn Beshari sjell me senedin e tij hadithin nga Abdull ah Ibn Shekiku, i cili rrëfen: 1637. I thashë njëherë Ebu Dherit: “Nëse do ta shihja Profetin e Allahut, do ta pyesja atë.” - “Për çfarë do ta pyesje?” - më tha Ebu Dheri. - “Do ta pyesja: A e pe Zotin tënd?” Ebu Dheri tha: “Unë e pyeta për këtë dhe më tha: “Pashë dritë!” Hafizi Ebu Bekër el Bejhakiu ka përmendur një shtesë në hadithin e sjellë nga Shurejku, i cili është i vetmi që e ka sjellë. Ajo shtesë mbështet mendimin se Profeti e pa Zotin natën e Israsë. K jo është shtesa: “ ...pastaj Zoti i krenarisë (El Xhebbâru) u afrua aq sa dy harqe, apo edhe më afër...”. Ai (Hafizi) tha: “Por mendimi i Aishes, Ibn Mesudit dhe Ebu Hurejrës është se këtu bëhet fjalë për afrimin e Xhibrilit.” Ky është mendimi i Bejhakiut në këtë çështje, dhe kjo është e vërteta. Për sa i përket fjalës së Allahut në suren Nexhm: “Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” Këtu bëhet fjalë për Xhibrilin (a.s.), siç gjendet në dy Sahih-ët rrëfimi i saktë prej Aishes, nënës së besimtarëve. Po kështu është përcjellë edhe prej Ibn Mesudit. Edhe në Sahih-un e Muslimit është e njëjta dëshmi prej Ebu Hurejrës. Nuk dihet që ata t’i ketë kundërshtuar ndonjë sahab, në lidhje me tefsirin e këtij ajeti. 201 Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi se Ibn Shihabi rrëfen se i ka thënë Ibn Hazmi se Ibn Abasi dhe Ebu Habete el Ensari shpesh thoshin: “Profeti i Allahut ka thënë: 16 38. “Pastaj më ngritën aq lart, sa arrita në atë lartësi, që mund të dëgjoja zhurmën e lapsave që shkruanin.” Imam Ahmedi sjell nga Xhabir Ibn Abdullahi se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 1639. “Kur kurejshët nuk më besuan në lidhje me udhëtimin tim në Bejt el Makdes , unë u ngrita në Hixhr dhe Allahu ma tregoi para syve Bejt el Makdesin. Atëherë, unë fillova t’ua përshkruaja atë hollësisht, duke e parë atë me sytë e mi.” 202 [Buhariu dhe Muslimi]. Ibn Shihabi thotë se Ebu Seleme Ibn Abdurahmani rrëfen: 16 40. “Atëherë, një grup kurejshët u gatitën - ose tha një fjalë të ngjashme - dhe shkuan tek Ebu Bekri, të cilit i thanë: “A ke dëgjuar çfarë ka thënë shoku yt? Ai pretendon se shkoi drejt Bejt el Makdes dhe u kthye brenda natës!” Ebu Bekri tha: “A e ka thënë vërtet këtë? - “Po.” - “Nëse e ka thënë vërtet, atëherë unë dëshmoj se ka thënë të vërtetën!” - “A po e beson që ka shkuar në Sham brenda natës dhe është kthyer në Mekë përpara agimit?!” Ebu Bekri tha: “Po! Unë e besoj atë për më shumë se kaq. Unë e besoj se atij i vjen shpallje nga qielli!” Ebu Seleme thotë: “Ja, për këtë u quajt Ebu Bekri me epitetin El Siddik.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi se Profeti i Allahut ka thënë: 1641. “Natën e Israsë, unë u gdhiva në Mekë i pezmatuar, duke qenë i sigurt se njerëzit nuk do të më besonin.” Ibn Abasi rrëfen: “Profeti u ul diku, i mbushur me trishtim e mërzi. Pranë tij kaloi armiku i Allahut Ebu Xhehli. Ai vazhdoi të ecte, derisa u ul pranë tij dhe filloi t’i fliste me qesëndi: “Hë, a kemi ndonjë të re?” Profeti i Allahut i tha: “Po.” - “Më trego çfarë është?” - “Gjatë natës unë bëra një udhëtim.” - Për ku? - “Drejt Bejt el Makdes.” - “Shkove në Bejt el Makdes dhe të zuri mëngjesi këtu mes nesh?!” - “Po”, - tha i Dërguari i Allahut. Ebu Xhehli nuk u nxitua që ta mohonte, nga droja se ndoshta Muhamedi ﷺ do ta mohonte se e kishte thënë këtë fjalë, nëse do të ftohej ta pohonte edhe përpara njerëzve, prandaj i tha: “Nëse e thërras popullin, a do t’u tregosh për këtë që më tregove mua?” Profeti i Allahut tha: “Po.” Atëherë ai filloi të thërriste: “O Benu Keab, o Benu Luej.... Kështu, njerëzit filluan të vinin grupe -grupe derisa u mblodhën të gjithë para tyre. Ebu Xhehli tha: “Tregoji popullit tënd çfarë më tregove mua!” Profeti i Allahut i tha: “Gjatë natës unë bëra një udhëtim.” - “Për ku?” - thanë njerëzit. - “Në Bejt el Makdes.” - “Shkove në Bejt el Makdes dhe të zuri mëngjesi këtu mes nesh?!” - Po.” Atëherë veç të shijhe se si ata, të mbushur me habi e duke shprehur mosbesim e tallje, vendosnin duart në kokë. Pastaj i thanë: “Po, a mundesh të na e përshkruash faltoren në (tempullin) Bejt el Makdes?” Mes tyre kishte edhe nga ata që kishin udhëtuar në atë vend dhe e kishin parë faltoren. Profeti i Allahut tha: “Atëherë, unë vazhdova ta përshkruaja atë, derisa pata një pasiguri dhe nuk po më kujtoheshin disa hollësi. Atëherë - vazhdon Profeti ﷺ - m’u soll xhamia para syve, aq sa unë unë e shihja atë qartë në drejtim të shtëpisë së Ukalit. Kështu, vazhdova t ’ua përshkruaja duke e parë me sytë e mi, e jo nga kujtesa e asaj që kisha parë gjatë udhëtimit. Atëherë ata thanë: “Betohemi në Zotin, se ky është një përshkrim i saktë.” Këtë hadith e ka përnxjerë edhe Nesaiju prej Auf Ibn Ebu Xhemiles, i njohuri si El Ea’rabiu, njëri nga imamët e besueshëm (thikat) të hadithit. Hadithin e sjell edhe Bejhakiu, prej Nadr Ibn Shumejl Ibn Aufit. Në Sahihun e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thë në: 1642. “Unë isha në Hixhër, ndërkohë që kurejshët filluan të më pyesnin rreth udhëtimit tim drej Bejt el Makdes . Ata më pyetën për disa hollësi, që nuk i mbaja mend dhe u mërzita si asnjë herë më parë. Atëherë, Allahu e ngriti atë faltore para syve të mi dhe unë e shihja qartë. Për çdo pyetje që më drejtonin, unë u ktheja përgjigje. Unë e pashë veten time mes një grupi profetësh. Aty pashë Musain në këmbë, duke u falur. Ai ishte një burrë me flokë të dendura e të dredhura, si të ishte një prej burrave të shenues 203 (në gjatësinë dhe ngjyrën esmere). E pashë edhe Isain Birin e Merjemes në këmbë, duke u falur. Njeriu me ngjashmërinë më të madhe me të është Uruetu Ibn Mesud el Thekafiu. Pashë edhe Ibrahimin në këmbë, duke u falur. Njeriu me ngjashmërinë më të madhe me të është shoku juaj...”, - kishte për qëllim veten e vet. Kur erdhi koha e namazit, unë u priva atyre në namaz. Pasi mbaruam së faluri, dikush më tha: “O Muhamed! Ky është Maliku, roja i Xhehenemit! Unë ktheva kokën nga ai dhe ai më përshëndeti i pari me selam.” Israja dhe Mirazhi kanë ndodhur veçse një herë të vetme.204 Nëse qëndrojmë në gjithë këto transmetime, 205 ne bindemi rreth udhëtimit të Profetit nga Qabja në Bejt el Makdes, megjithë versionet e ndryshme të sjella. Ka njerëz që, duke u mbështetur në versionet e ndryshme të kësaj ndodhie, pretendojnë se Israja ka ndodhur shumë herë. Në fakt, me këtë gjykim të gabuar kanë shkuar shumë larg të vërtetës, kanë thënë diçka të habitshme e të pabazë dhe nuk ia kanë qëlluar aspak të vërtetës. Disa autorë të mëvonshëm janë shprehur madje se Profeti bëri një udhëtim drejt Bejt el Makdesit, pastaj një udhëtim drejt qiejve, pastaj një udhëtim tjetër drejt Bejt el Makdesit, e pastaj drejt qiejve. Ata janë të gëzuar jashtë mase me këtë opinion, a thua se kjo u jep zgjidhje e përgjigje të gjitha kundërshtimeve në këtë çështje. Megjithatë, edhe ky opinion është shumë larg të vërtetës dhe nuk është përmendur nga asnjë selef. Nëse do të kishin ndodhur të tilla udhëtime të njëpasnjëshme, Profeti do ta kishte njoftuar qartë umetin e tij dhe njerëzit do ta kishin përcjellë këtë përsëritje të udhëtimit. Musa Ibn Ukbe citon Zuhrin, që ka thënë se Israja ka ndodhur një vit përpara hixhretit. Po kështu ka thënë dhe Uruetu. Ndërsa Suddiju ka thënë se ka ndodhur 16 muaj përpara hixhretit. Gjithashtu, mendimi më i saktë është se Profeti e përjetoi këtë udhëtim zgjuar e jo në gjumë. 206 Ai udhëtoi nga Meka për në Bejt el Makdes hipur mbi burak. Kur mbërriti në portën e xhamisë, e lidhi kafshën tek porta, hyri brenda dhe fali drejt Kiblës dy rekatë namaz përshëndetje për xhaminë. Pastaj filloi Miraxhin, ngjitjen në qiell, duke hipur në një si shkallë në ngjitje. Kështu u ngrit në qiellin e dynjasë, pastaj në pjesën tjetër të 7 qiejve. Në çdo qiell, atë e takonin më të zgjedhurit e tij. Ai u dha selam profetëve që ndodheshin në ata qiej, sipas gradës së tyre, derisa arriti në qiellin e gjashtë tek Musai, të cilit i foli Zoti drejtpërdrejt, e pastaj në qiellin e shtatë, tek Ibrahim, i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut. Më pas u ngrit më lart se grada e dy profetëve të fundit dhe më lart se të gjithë profetët e tjerë. Ai arriti në një vend aq të lartë, sa arriti të dëgjonte edhe zhurmën e lapsave të kaderit, që shkruajnë atë që është përcaktuar të ekzistojë. Ai pa pemën Sidratul Munteha, të cilën Allahu e mbuloi me bukuri e madhështi, me flutura të arta dhe ngjyra të shumta. Ajo u mbulua edhe nga melekë pa fund, dhe pikërisht atje Profeti ﷺ pa edhe Xhibrilin në formën e tij të vërtetë, me gjashtëqind krahë. Ai pa, gjithashtu, një shtrojë mëndafshi të gjelbër, që mbulonte horizontin. Pa Bejt el Meamurin (Qaben e Qiellit) dhe Ibrahimin, që ndërtoi Qaben e Tokës, i cili ishte mbështetur në të. Ajo është Qabja e Qiellit, ku hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melekë, që i përkushtojnë Allahut adhurime dhe nuk kthehen kurrë në të, deri në Ditën e Kijametit. Profeti ﷺ pa Xhenetin dhe Zjarrin. Në këtë udhëtim, Allahu bëri detyrë 50 namaze në ditë, pastaj, me mëshirën e Tij, ia uli në pesë të tilla, duke treguar butësinë e bamirësinë e Tij me robërit. Kjo tregon rëndësinë e madhe të namazit në Islam dhe madhështinë e këtij adhurimi përkushtuar Zotit. Pastaj Profeti ﷺ zbriti përsëri në Bejt el Makdes. Së bashku me të zbritën edhe profetët. Ai u fal me ta kur hyri koha e namazit. Ka njerëz, të cilët pretendojnë se ai u fal me profetët në qiell. Përkundrazi, argumentet e ardhura tregojnë se ai është falur në Bejt el Makdes. Në disa transmetime thuhet se i Dërguari i Allahut u fal me ta në fillim, para ngjitjes në qiell. Në fakt, është më e pranueshme të thuhet se ai u fal me profetët e tjerë pas ngjitjes në qiell, sepse kur i Dërguari ﷺ kalonte nëpër qiej e takonte profetët, ai e pyeste Xhibrilin se cilët ishin ata, një për një, dhe Xhibrili i tregonte. Kjo është më e pranueshme, edhe sepse fillimisht ai u kërkua për t’u ngjitur në qiell dhe për të marrë nga Zoti detyrën e faljes së namazit, e cila ishte për të e për të gjithë umetin. Më tej, pasi mori detyrën, ai u bashkua me vëllezërit e tij profetë, për t’u falur me ta dhe për të dalë në pah vlera e tij mbi të gjithë, kur u priu në namaz. Ai doli e u priu në namaz pas shenjës që i bëri Xhibrili për të vepruar ashtu. Pasi doli nga Bejt el Makdesi, i Dërguari ﷺ hipi në burak dhe kthye në Mekë herët në mëngjes. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Njerëzit kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me çështjen se: a e kreu këtë udhëtim i Dërguari ﷺ me trupin e shpirtin e tij apo vetëm me shpirt? Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai e kreu këtë udhëtim me trup dhe me shpirt dhe në gjendje të zgjuar, pra, jo në gjumë. Por këta nuk e mohojnë mundësinë që Profeti ﷺ para këtij udhëtimi të ketë parë një ëndërr të tillë, dhe pastaj e përjetoi atë tërësisht, sepse kështu ndodhte me Profetin ﷺ : sa herë që ai shihte një ëndërr, ajo i realizohej tërësisht më pas, e qartë si drita e mëngjesit. Kështu, udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit ndodhi zgjuar dhe me shpirt e me trup. Argument për këtë është fjala e Allahut: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar...”. Pra, Allahu i bëri tesbih Vetes së Vet, dhe tesbihu bëhet për gjëra madhore. Nëse do të ishte thjesht një ëndërr, nuk do të ishte gjë e madhe dhe nuk do të tregohej me madhështi. Gjithashtu, mohuesit kurejshë nuk do të nxitonin që të përhapnin këtë si një lajm të çuditshëm e të pabesueshëm e ta mohonin si të tillë, nëse do të ishte thjesht një ëndërr e Profetit. Përveç kësaj, duhet thënë se fjala “ abd” (rob), e përdorur për Profetin ﷺ , është term që përdoret për një njeri me trup dhe shpirt, jo vetëm si shpirt. Vëreni kur Allahu thotë: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë)...”. Më pas thotë: “...Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kur’an, Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit. ...” [Isra 60]. Ibn Abasi shpjegon: “Kjo ishte një pamje, që Profeti i Allahut e pa drejtpërdrejt natën kur u ngjit në qiell.” Kështu e ka sjellë Buhariu. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën....” [Nexhm 17]. Dhe dihet që shikimi është shqisë e trupit, jo e shpirtit. Gjithashtu, i Dërguari hipi mbi burak, kafshë kjo që shkëlqente e lëshonte dritë. Edhe kjo thuhet për trupin e jo për shpirtin, sepse shpirti nuk ka nevojë për kafshë apo mjet, që të lëvizë. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Një transmetim i dobishëm dhe i bukur. Ebu Nuajm el Asbahani sjell në librin e tij “Delail en-Nubue” (Argumentet e profetësisë) një transmetim përmes El Uakidiut, nga Muhamed Ibn Keab el Kuradhi, ku shkurtimisht thuhet: “Kur Herakli takoi Ebu Sufjanin, e pyeti atë rreth Profetit të Allahut. Ebu Sufjani, duke dashur që të ulte sadopak figurën e vlerën e Profetit, tha: “O mbret! A të të tregoj për diçka, nga e cila do ta kuptosh se ai gënjen?” - “Ç’është ajo?” - “Ai pretendoi njëherë se doli nga vendi ynë (në Mekë) gjatë një nate dhe erdhi në këtë faltore, faltoren e Ilijae-s (Palestinës), dhe u kthye tek ne po atë natë, para lindjes së diellit.” Kur po i thoshte këto fjalë, pranë Heraklit qëndronte patriarku i Iljaes, i cili tha: “E di mirë çfarë ndodhi atë natë.” - “Çfarë di?” - e pyetën. Ai tha: “Unë nuk flija natën, derisa të mbyllja të gjitha portat e xhamisë. Atë natë i mbylla të gjitha portat, përveç njërës, e cila më mundoi shumë, por nuk munda ta lëviz. U kërkova ndihmë punëtorëve të mi dhe të gjithë atyre që ishin të pranishëm. Të gjithë u munduam shumë, por ajo nuk lëvizi vendit, a thua se po përpiqeshim të lëviznim një mal. Pastaj u fola marangozëve, që ta shihnin. Ata thanë: “Kjo portë është bllokuar, ngaqë kanë lëvizur parvazet e i ka rënë peshë nga ndërtesa. Nuk mund ta lëvizim tani. Kur të agojë, do të shohim me kujdes nga i vjen bllokimi.” Kështu i lashë hapur kanatat e asaj porte. Kur agoi dita, shkova tek porta dhe pashë që te guri i qoshes së xhamisë ishte hapur një vrimë dhe dukeshin shenjat e lidhjes së një kafshe. Atëherë u thashë miqve të mi se ajo derë është bllokuar veçse për ndonjë profet, që ka ardhur e është falur në këtë faltoren tonë...”. Hafidh Ebu Hatab Umer Ibn Dihje ka thënë: “Kanë ardhur shumë rrëfime nga shumë sahabë dhe disa rrugë transmetimi, që flasin rreth ngjarjes së Israsë. Kështu, ato janë përcjellë nga Umer Ibn Hatabi, Ali Ibn Ebu Talibi, Ibn Mesudi, Ebu Dheri, Malik Ibn Sasaa, Ebu Hurejra, Ebu Seidi, Ibn Abasi, Sheddad Ibn Eusi, Ubej Ibn Keabi, Abdurahman Ibn Karati, Ebu Habete, Ebu Lejla el Ensari, Abdullah Ibn Umeri, Xhabiri, Hudhejfe, Burejde, Ebu Ejubi, Ebu Umame, Semra Ibn Xhundubi, Ebu Hamra, Suhejb el Rumiu, Ummu Hani, Aishja dhe Esma - dy vajzat e Ebu Bekrit, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!” Mund të themi se për ndodhinë e Israsë kanë rënë dakord të gjithë muslimanët, të cilët e kanë transmetuar unanimisht. Ata që e kanë refuzuar atë janë mashtruesit, mohuesit dhe prishësit e fesë dhe të besimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata duan që të shuajnë dritën e Allahut, me gojën e tyre, por Allahu e forcon dritën e Vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë.” [Saf 8].

Mus'haf Hape →
Neml 27:15–27:44 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e Tij. Kështu, ata e lavdëruan Allahun, që i ngriti në këtë gradë. Kjo është shenja e lumturisë së robit: që ai të tregojë mirënjohje ndaj Allahut për të gjitha …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne u dhamë Da udit dhe Sulejmanit dituri - Allahu i Madhëruar na tregon në Kur'an rreth Daudit dhe birit të tij, Sulejmanit. Allahu u pati dhënë atyre dituri të madhe dhe të gjerë. Thotë i Lartësuari: “Daudi e Sulejmani gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë, në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen . Secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dituri." [Enbija 78, 79]. Ata u treguan mirënjohës dhe falënderues për mirësitë e Zotit të tyre dhe thanë: ...dhe ata të dy thanë: “Të gjitha lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, që na dalloi mbi shumë rob të Tij besimtarë!”. - Ata e falënderuan dhe e lavdëruan Zotin, sepse, së pari, i bëri besimtarë dhe, së dyti, i bëri besimtarë nga më të zgjedhurit. Allahu i dalloi me shumë veçori mes besimtarëve të mirë e të lumtur. Nuk ka dyshim se besimtarët ndahen në katër grada: 1. Salihun - punëmirë. 2. Shuheda - dëshmorët. 3. Sidikinët - të sinqertët. 4. Profetët. Daudi dhe Sulejmani ishin nga profetët më të zgjedhur, edhe pse pak më poshtë se Ulul Azmi (5 profetët më të dalluar). Nuk ka dyshim se ata ishin nga profetët më të dalluar, që Zoti i ka përmendur dhe lavdëruar shpesh në Librin e Tij. Kështu, ata e lavdëruan Allahun, që i ngriti në këtë gradë. Kjo është shenja e lumturisë së robit: që ai të tregojë mirënjohje ndaj Allahut për të gjitha mirësitë, të fesë e besimit dhe ato të dynjasë, dhe të shohë dhe besojë se të gjitha mirësitë vijnë prej Allahut; të mos lëvdohet e vetëkënaqet, por përkundrazi, të shohë mangësitë e veta dhe të besojë se ato mirësi meritojnë shumë e më shumë mirënjohje e lavdërim të Allahut. Pasi i lëvdoi të dy, Allahu i Madhëruar vijoi të lëvdojë në mënyrë të veçantë Sulejmanin (a.s), për vetë faktin se i kishte dhuruar një pushtet dhe mbretërim të madh, veçori që nuk ia kishte dhënë të atit. Ai thotë: - Sulejmani qe trashëgimtari i Daudit. - Ai trashëgoi profetësinë dhe diturinë nga i ati, por Zoti i shtoi edhe dituri tjetër. Sulejmani përfitoi nga dituria e të atit, por Zoti e dalloi duke i mësuar diçka tjetër, sikurse tregon për këtë ajeti në vijim: - Ai tha: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve - Duke lavdëruar Allahun dhe i gëzuar për këtë mirësi që Ai i kishte dhënë, Sulejmani u drejtohet njerëzve dhe u thotë: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve...". Sulejmani (a.s) e kuptonte çfarë flisnin shpendët dhe e fliste gjuhën e tyre, siç foli me pupëzën, ose siç kuptoi fjalët e milingonës, që do të tregohet më pas. Kjo mirësi nuk i ishte dhënë askujt, përveç Sulejmanit (a.s). - ...e na ka dhuruar nga çdo mirësi. - Allahu na dhuroi nga çdo mirësi dhe të gjitha mjetet e kushtet për një pushtet dhe mbretërim, që askush nuk e ka pasur. Në fakt, Sulejmani ishte lutur për diçka të tillë, kur tha: “O Zoti im! Më fal (gabimin) dhe më dhuro një pushtet të tillë, që askush pas meje nuk do ta ketë! Vërtet, Ti je dhuruesi më i madh!" [Sad 35]. Kështu, ndër të tjera, Allahu i Lavdëruar ia nënshtroi atij shejtanët (xhindët), që bënin për të çdo gjë që ai dëshironte dhe punë që askush tjetër nuk mund t'i kryente. Allahu i Lartësuar i nënshtroi gjithashtu erën, me të cilën udhëtimin e një muaji e bënte brenda paradites dhe kthimin e bënte brenda një pasditeje. - Vërtet kjo është një mirësi e madhe (nga Allahu) ”. - Kjo mirësi që na dhuroi Zoti dhe na dalloi mbi shumë e shumë të tjerë është jë bekim i madh. Kështu, Sulejmani e pranoi me përunjësi e mirënjohje se të gjitha këto ishin mirësi prej Allahut të Lartësuar. - Sulejmanit i ishin rreshtuar ushtritë e veta, - xhindët, njerëzit dhe shpendët, - dhe të gjitha mbanin rregull dhe disiplinë. - U grumbulluan përpara tij ushtritë e përbëra nga lloje të ndryshme krijesash, - njerëz, xhindë, shejtanë dhe zogj. Ata rreshtoheshin me një rregull të jashtëzakonshëm, kur lëviznin dhe kur qëndronin. Të gjithë ishin gati për luftë në çdo moment kur u kërkohej. Të gjithë merrnin urdhër direkt nga Sulejmani dhe askush nuk mund të dilte jashtë rregullave të vendosura nga komandanti apo të rebeloheshin. I Lavdëruari thotë: "Kjo është dhurata Jonë (për ty). Dhe ti jep (prej pasurisë) ose mos jep (prej saj), se për këtë nuk do të merresh në përgjegjësi." [Sad 39]. Pra, ishte ai që vendoste në çdo çështje. Kështu, Sulejmani (a.s) u nis në një nga udhëtimet e tij ushtarake me disa prej këtyre ushtrive të mëdha. - Më në fund, kur mbërritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në foletë tuaja, që të mos ju shtypin Sulejmani dhe ushtria e tij pa dashje!”. - Milingona paralajmëroi llojin e saj, që kishin mbushur atë luginë, që të ruheshin nga ushtria e Sulejmanit, se mos i shkelte. Kjo ka mundësi të ketë ndodhur ose me një mrekulli nga Zoti, që fjalët e asaj milingone të dëgjoheshin për të gjitha milingonat e luginës, ose milingona njoftoi ato rreth saj dhe lajmi u përhap mes tyre me shpejtësi. Mënyra e ruajtjes nga ushtria e Sulejmanit do të ishte duke u fshehur në vendbanimet e tyre. Milingona e dinte mirë madhështinë e Sulejmanit dhe të ushtrive të tij, por e dinte edhe drejtësinë e tij, prandaj edhe e justifikoi Sulejmanin duke thënë se ai mund t’i dëmtonte pa dashje. Sulejmani (a.s) dëgjoi fjalët e saj dhe i kuptoi. - Sulejmani buzëqeshi me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë, që të të falënderoj për të mirat e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen! Gjithashtu, me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robve të Tu të mirë!” - Atij i pëlqyen shumë fjalët e milingonës dhe kujdesi i saj për popullin e vet. Subhanallah! Sa të mirë dhe me moral kanë qenë profetët e Zotit! Çuditeshin kur duhej dhe gëzimi i tyre ishte me masë. Asnjëherë nuk e kalonin masën e buzëqeshjes. I tillë ishte edhe Profeti ynë (a.s), që buzëqeshte dhe gjithmonë e shihje buzagaz. Të qeshurit me të madhe dhe me zë të lartë tregon mendjelehtësi dhe mangësi, si dhe një edukatë të ulët. Nga ana tjetër, të qëndruarit i vrenjtur dhe pa buzëqeshur kurrë është shumë e çuditshme dhe jo e këndshme. Ai tregon gjithashtu vrazhdësi morali dhe natyrë të ashpër. Profetët kanë qenë të ruajtur nga të tilla mangësi. Pastaj Sulejmani e falënderon Allahun për këtë mirësi që i pati dhuruar dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë..." Pra, më frymëzo dhe më jep forcë e udhëzim që: "...të të falënderoj për të mirat e Tua, që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi..." Sigurisht që mirësitë ndaj prindërve janë mirësi edhe për fëmijën, për të cilat fëmija duhet të falënderojë Zotin. Kështu, Sulejmani u lut që Zoti t’i jepte frymëzim e forcë, që të mund të tregohej mirënjohës për mirësitë e besimit dhe mirësitë e dynjasë, që i kishte dhënë atij dhe prindërve të tij. Ai u lut gjithashtu dhe tha: "...dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen!" Pra, më jep forcë e sukses, më bëj të aftë që të bëj punë të mira, që Ti i do dhe je i kënaqur! Dhe dihet se Zoti kënaqet me ato punë që plotësojnë dy kushte: së pari, ato punë janë në përputhje me porositë e Tij dhe, së dyti, kryhen me sinqeritet dhe janë të pastra nga mangësitë dhe gjërat që i prishin ato. Pastaj u lut për mëshirë nga Zoti dhe për ta bërë prej besimtarëve të mirë, duke thënë: "Me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robve të Tu të mirë!”. Mëshira e posaçme është bërë për të mirët, me gjithë gradat dhe nivelet e tyre. Ky ishte një shembull që na tregon reagimin e Sulejmanit, kur dëgjoi milingonën. Në vijim, Allahu i Lavdëruar na tregon një tjetër shembull dhe sjellje të Sulejmanit gjatë bisedës me zogjtë. - Ai bëri shikimin rreshtor të shpendëve e tha: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo, vallë, mungon?! - Kjo tregon për rigorozitetin e Sulejmanit në ndjekjen me përkushtim të çështjeve të ushtrisë, qofshin ato të vogla në dukje, qofshin të mëdha. Atij nuk i shpëtonte asgjë nga lëvizjet e ushtarëve të tij. Aq i vëmendshëm ishte, saqë nuk la pas dore edhe çështjen e kësaj pjesëtareje të vogël të ushtrisë, pupëzës. Ai tha: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo mungon?” Pra, shikoni a është prezent dhe në vendin e caktuar? A është e gjithë ushtria prezent apo mungon dikush? Ky është kuptimi i ajetit dhe jo siç thonë disa që nuk kanë asnjë argument dhe pretendojnë se Sulejmani pyeti për pupëzën sepse kishte nevojë që ajo t’i tregonte ku ishin burimet e ujit. Sipas tyre, pupëza mund të shohë ujin edhe nën tokën e ngjeshur dhe të fortë. Por ky mendim nuk ka asnjë argument ku të mbështetet. Madje argumentet logjike tregojnë për pavërtetësinë e saj. Sa për argumentin logjik, është e ditur nga përvoja dhe njohuritë e njerëzve se nuk ka ndonjë gjallesë që të arrijë të shohë poshtë shtresave të tokës. Nëse do të ishte kështu, do ta përmende Zoti, sepse kjo do të ishte nga shenjat më të mëdha dhe të veçanta. Ndërsa nga ajeti mund të themi se, nëse do të ishte e vërtetë ai pretendim, do të thuhej shprehimisht se Sulejmani kërkoi pupëzën që t’i tregonte për vendndodhjen e ujit. Por e vërteta është se Sulejmani kërkoi për pupëzën thjesht për të parë e kontrolluar ushtrinë e tij. Pastaj Sulejmani (a.s) nuk kishte nevojë që të pyeste dhe të priste ndihmën e një zogu për të gjetur ujë. Ai kishte në shërbimin e tij ifritë e shejtanë që mund t’i gërmonin e gjenin ujë, edhe sikur të ishte shumë thellë në tokë, mjaft që ai t'i urdhëronte. Gjithashtu, Allahu i kishte vënë në shërbim erën, që ishte shumë e shpejtë. Atëherë, si mund të kishte nevojë për pupëzën?! Në shumë tefsirë sillen të tilla shpjegime, që, në fakt, i marrin nga gojëdhënat e çifutëve, të ashtuquajtura israilijate, duke harruar dhe duke u treguar të pavëmendshëm që mund të bien ndesh me kuptimin e saktë të ajeteve. Kjo është shumë e keqe, sepse brezat i transmetojnë fjalët nga njëri tjetri, dhe kështu brezat pasardhës i mendojnë si të vërteta. Kështu mbushen tefsiret me fjalë të tilla të pabazuara. I dituri e di mirë se ky është një libër madhështor, që Zoti e ka sjellë në gjuhë arabe të pastër, nëpërmjet të cilit Zoti u foli të gjithë njerëzisë, si të diturve, ashtu edhe të paditurve dhe i urdhëroi që të meditojnë në kuptimet dhe kumtet e tij dhe t’i kuptojnë ato sipas rregullave dhe kuptimeve të sakta të arabishtes, që e kuptojnë arabët. Nëse dikush gjen fjalë nga popuj të tjerë, atëherë i kthen këto kuptime dhe i sheh nën dritën e kuptimeve të qarta të arabishtes. Nëse u përputhen atyre kuptimeve dhe nuk bien ndesh me to, pranohen. Por nëse bien ndesh me termat dhe kuptimet që ato sjellin, ose me njërin nga dy drejtimet, atëherë refuzohet, madje mund të dëshmohet për papranueshmërinë e tyre, sepse kemi një themel që e dëshmon këtë, që është gjuha arabe dhe kuptimet e saj. E rëndësishme, shkaku që Sulejmani e kërkoi pupëzën ishte përkushtimi dhe rregullsia e tij në kontrollin mbi ushtrinë e tij. Ai ishte aq i kujdesshëm saqë kontrollonte edhe një zog si pupëza kur thotë: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo mungon? Mos, vallë, unë jam i pakujdesshëm dhe më shpëtoi, apo unë kam të drejtë dhe ajo ende nuk është rreshtuar, duke thyer urdhrin tim dhe duke vepruar pa lejen time?” Prandaj shprehu zemërim dhe e kërcënoi më pas për dënim, duke thënë: - Unë do ta dënoj atë ashpër ose do ta ther, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë (për mungesën) !” - Pra, ose do ta dënoj rëndë, ose do ta vras fare, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë për mungesën. Pra, ose do të më sjellë argument të qartë dhe të justifikueshëm për moskryerjen e urdhrit, ose e pret ky dënim. Kjo tregon ndër të tjera për drejtësinë dhe mosnxitimin e Sulejmanit. Ai nuk nxitohet që të kërcënojë me ndëshkim ata që thyejnë urdhrin e tij, por tregon se u jep mundësi që të arsyetohen. - Por nuk zgjati shumë dhe ajo (pupëza) erdhi. - Kjo tregon për respektin e madh të ushtarëve dhe se sa të kujdesshëm ishin ata për përmbushjen e urdhrave të Sulejmanit. Madje edhe pupëza, që ishte e justifikuar për vonesën e saj, nuk ia lejoi vetes të vonohej shumë, por erdhi me të shpejtë dhe i tha: - Unë isha në vende që ti nuk ke qenë... - Unë kam një informacion që ti nuk e di, me gjithë diturinë e gjerë dhe gradën tënde të lartë. - ...dhe vij nga Sebei me lajme të vërteta. - Po të sjell një lajm të sigurt nga Sebei, një mbretëri e njohur ne Jemen. Pastaj filloi t’i shtjellonte këtë lajm: - Atje pashë se ata i sundonte një grua. - Një grua ishte në krye të popullit të saj. Ajo ishte një grua e mençur që: - Asaj i ishte dhënë nga çdo gjë dhe kishte një fron madhështor. - Asaj i ishte dhënë gjithçka që mund të kishte një mbret, si pasuri, armë, ushtri, kështjella etj. Mes të tjerash, asaj i ishte dhënë: "...një fron madhështor." Froni i mbretërisë së saj ishte i jashtëzakonshëm. Madhështia e fronit tregonte madhështinë e mbretërimit dhe këshilltarët e shumtë. - Gjithashtu, pashë që ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. - Ata ishin popull idhujtar, që adhuronin diellin. - Shejtani ua kishte hijeshuar veprat në sytë e tyre dhe i kishte larguar nga rruga... - Ata pandehnin se ishin në të drejtën. - ... kështu që ata nuk e kishin gjetur udhën e drejtë. - Sepse ai që mendon se është në të drejtën nuk ia hedh sytë asnjë ftese tjetër dhe nuk ka shpresë në udhëzimin e tij, derisa të mendojë seriozisht dhe me objektivitet. - (Shejtani i kishte mashtruar) Që të mos i përuleshin Allahut, i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi. - Allahu i di të gjitha fshehtësitë në lartësitë e qiejve dhe thellësitë e tokës, edhe krijesat më të vogla, farat e bimëve dhe fshehtësitë e gjokseve e shpirtrave. Ai e nxjerr atë që fshihet në qiell dhe në tokë, duke lëshuar shiun dhe duke bërë farat e fshehura të mbijnë dhe të rriten. Allahu do të nxjerrë ato që fshihen në tokë kur t’i fryhet Surit Ditën e Ringjalljes dhe kur të vdekurit të dalin të gjithë dhe të llogariten e të shpërblehen sipas punëve të tyre. Ai e di mirë atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi. - Është Allahu! Nuk ka zot tjetër (që e meriton të adhurohet) përveç Tij! Ai është Zoti i Fronit të Madh. - Vetëm Atij i duhet dedikuar adhurimi, dashuria e plotë, pendimi i sinqertë dhe dorëzimi. Ai është i Vetmi i Adhuruar për vetë cilësitë dhe përshkrimet e Tij të plota dhe absolute dhe për mirësitë e Tij të shumta, që e bëjnë detyrë mirënjohjen ndaj Tij dhe dashurinë e plotë për Të. Ai është Zoti i Fronit të madh, i cili është mbulesa e të gjithë krijimit të Zotit dhe ka përfshirë qiejt dhe Tokën. Ai është Mbreti dhe Sunduesi me pushtetin madhështor, i Lartësuari dhe i Lavdëruari. Ai është Zoti i Vetëm, para të Cilit duhet të përulesh, t’i biesh në ruku dhe në sexhde. Kështu pupëza shpëtoi nga ndëshkimi duke i sjellë këtë lajm të madh. Sulejmani u çudit si nuk kishte patur informacion për këtë lajm. Duke treguar maturinë dhe kujdesin që të mos pranonte çdo lajm pa e vërtetuar, ai tha: - “Do të shohim shpejt, nëse ke thënë të vërtetën apo ke gënjyer! Shko me këtë letrën time dhe jepua tyre! Pastaj largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çfarë do të thonë!” - Pra, e ngarkoi me misionin e ri që të dërgonte atje letrën e tij dhe të shihte se si do të vepronin. Dhe ashtu veproi Pupëza. Atëherë, mbretëresha Belkisë i thotë rrethit të saj të ngushtë: - Ajo (mbretëresha) tha: “O fisnikë! Mua më ka ardhur një mesazh i rëndësishëm.” - Sapo më ra në dorë një mesazh i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm nga mbreti më i madh dhe më i njohur në botë. - Ai është prej Sulejmanit dhe (thotë): “Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.) - Pastaj sqaroi përmbajtjen e këtij mesazhi: - Mos ngrini krye kundër meje, por ejani të bindur në fenë e vërtetë!” - Mos ngrini krye kundër meje, por duhet të pranoni të jeni nën pushtetin Tim. Nënshtrohuni nën urdhrat e mi dhe të më vini si muslimanë. Një mesazh i shkurtër dhe i qartë në përmbajtjen e tij. I ndaloi nga arroganca dhe rebelimi, i ndaloi që të vazhdonin në gjendjen që ishin, i urdhëroi që të nënshtroheshin nën sundimin dhe urdhrat e Tij dhe të pranonin ftesën e tij në Islam. Nga kjo kuptohet se është e pëlqyeshme që letrat të fillohen me “ Bismilah” dhe të vendoset emri i autorit në fillim të mesazhit. - Ajo tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!” - Ngaqë ishte një grua e mençur dhe e urtë, ajo mblodhi të mëdhenjtë e mbretërisë së saj dhe tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!" Pra, më këshilloni çfarë përgjigje t’i japim këtij mesazhi? A të hyjmë nën mbretërimin e tij dhe të nënshtrohemi, apo si të veprojmë? - “Për asnjë çështje nuk kam vendosur pa ju (pa pëlqimin tuaj)!” - Kurrë nuk kam vendosur vetëm, pa marrë fillimisht mendimin, këshillimin dhe arsyetimin tuaj. - Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por vendimi të takon ty.” - Nëse vendos ta refuzosh urdhrin e tij, dije se ne jemi luftëtarë të sprovuar dhe të fortë. Me sa duket, ata anonin më shumë në këtë mendim që, nëse do të merrej për bazë do të shënonte fundin e tyre. Sidoqoftë, nuk e dhanë si një version përfundimtar, por e lanë të hapur mundësinë, duke thënë: - “Prandaj vendos se çfarë urdhri do të na japësh!” - Je ti ajo që vendos. - E thanë këtë, sepse ishin të bindur për urtësinë dhe mençurinë e Belkisës në vendimet që merrte. Pra mendohu dhe vendos me urtësi dhe qetësi se çfarë do të veprojmë. Kështu, ajo filloi t’u fliste dhe t’i bindte për saktësinë e mendimit dhe vendimit të saj, si dhe për rrezikshmërinë e mendimit të tyre. Ajo tha: - “Mbretërit – kur e pushtojnë një vend, e shkatërrojnë atë dhe i poshtërojnë fisnikët e atij vendi. Kështu veprojnë ata.” - Kështu veprojnë mbretërit kur hyjnë me luftë: ata vrasin, skllavërojnë dhe marrin pasuritë e njerëzve. Ata shkatërrojnë vendin dhe i shndërrojnë udhëheqësit në robër e të poshtëruar, prandaj vendimi për luftë nuk është shumë i urtë dhe i dobishëm. Gjithashtu, nuk kam për t’iu bindur atij menjëherë, derisa të zbuloj qëllimet e tij. Do të bëjmë edhe një lëvizje të fundit, që pastaj të jemi të qartë në çdo gjë që do të vendosim. Më pas. Belkisa zbuloi planin e saj të veprimit: - Po unë do t’i dërgoj atij një dhuratë të madhe dhe do të shoh se çfarë (përgjigje) do të më sjellin të dërguarit (e mi).” - Do të shoh, a do të vazhdojë me qëndrimin e tij të mëparshëm apo do të ndryshojë? Pastaj do të shohim edhe reagimin e ushtrisë së tij. Kështu, ajo i dërgoi Sulejmanit shumë dhurata, nëpërmjet një delegacioni me burra të mençur dhe të urtë nga rrethi i saj. - Kur (të dërguarit) shkuan te Sulejmani, ai tha: “Vallë, me pasuri do të më joshni mua?! - Kur të dërguarit e mbretëreshës shkuan tek Sulejmani me dhuratat e saj Sulejmani e refuzoi i zemëruar, sepse ata nuk i qenë përgjigjur ftesës. Ai u tha: - Ajo që ma ka dhënë Allahu mua, është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve. - Këto dhurata nuk më bëjnë asnjë përshtypje, sepse ato që më ka dhuruar Allahu janë shumë më të mira se ajo që keni ju. - Jeni ju ata që gëzoheni me dhurata! - Ju gëzoheni e mashtroheni me dhurata, sepse ju e doni këtë dynja. Ato që keni në duart tuaja janë shumë më të pakta se ato që Zoti më ka dhënë me bujarinë e Tij. Pastaj i dha korrierit këtë mesazh gojarisht, pa e shkruar, duke vërejtur se ishte i mençur dhe do ta përcillte me saktësi: - Kthehuni atje, - u tha të dërguarve - dhe të jeni të sigurt se ne do t’u shkojmë me ushtri të papërballueshme nga ata dhe do t’i dëbojmë prej andej të poshtëruar e të përulur! - Shko tek ata dhe jepu mesazhin e Sulejmanit. Ai i urdhëroi që të niseshin me në krye mbretëreshën e të vinin tek Sulejmani. Ai e dinte se atyre nuk u mbetej gjë tjetër veçse të vinin tek ai të dorëzuar. - Pastaj Sulejmani tha: “O fisnikë! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj (Belkisës), para se ata të më vijnë të dorëzuar?” - Ai u tha xhindëve dhe njerëzve që uleshin pranë tij: “O fisnikë! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj (Belkisës), para se ata të më vijnë të dorëzuar? Pra, të bëjmë diçka me pasurinë e tyre, para se të vijnë, sepse kur të bëhen muslimanë, pasuria e tyre do të jetë e paprekshme. - Ifriti, - një prej xhindëve - tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë (detyrë) dhe jam besnik (i sprovuar).”” - El-Ifrit është një xhind shumë i fortë dhe i shkathët. Ai tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë (detyrë) dhe jam besnik (i sprovuar).” Në atë kohë Sulejmani ishte në Sham dhe për të shkuar në Jemen do t’i duhej dy muaj që të shkonte e dy muaj që të kthehej. Megjithatë, ky Ifrit jep fjalën që, megjithëse ishte një fron i madh dhe i rëndë: “unë do të ta sjell para se të ngrihesh nga ky vend në të cilin je ulur”. Zakonisht kuvendet mund të zgjasin 3-5 orë. Mendo pak për këtë mbret madhështor, që kishte në popullin e tij dikë me një forcë dhe aftësi të tilla të pashembullta! - Ndërsa një që kishte dituri nga Libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” - Mufesirët kanë thënë se ai ishte një burrë besimtar dhe i ditur pranë Sulejmanit, që quhej Asif ibn Burhije. Thuhej se ai dinte emrin më të madh të Allahut, atë emër që, nëse e lusje Allahun me të, Ai të përgjigjej dhe nuk ta kthente duanë. Ky i tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” Pra, ai do ta luste Allahun me emrin e Tij më të madh dhe Ai do t’i përgjigjej. Si përfundim, ai e luti Zotin dhe e kreu atë detyrë. Allahu e di më mirë se si ndodhi. A ndodhi sepse dinte emrin e Allahut dhe iu realizua menjëherë ajo që kërkoi, apo ai kishte një lloj njohurie nga Libri nëpërmjet së cilës mund të transportonte pesha të rënda? E rëndësishme është që Sulejmani e pa atë fron madhështor para syve të vet. - Kur Sulejmani e pa atë (fron) para vetes, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës.” - Allahu dëshiron të më sprovojë, a do jem një besimtar i mirë e mirënjohës për dhuntitë e dhuruara nga Ai, apo një mohues, mosmirënjohës dhe arrogant, siç janë mbretërit tiranë të kësaj bote? Sigurisht, Sulejmani nuk ishte i vetëmashtruar nga pushteti dhe forca e madhe që i ishte dhuruar, por e kuptoi mirë dhe e lexoi si duhet gjendjen ku ndodhej. Ai ishte në sprovë nga Zoti dhe u frikësua se a do t’i jepte Atij hakun e falënderimit, mirënjohjes dhe lavdërimit Allahut? Pastaj ai qartësoi faktin se kjo lloj mirënjohjeje nuk i sjell asnjë dobi Allahut, por vetë njeriut që e ka: - Kush është mirënjohës, është për të mirën e vet dhe kush është mosmirënjohës (ta dijë se), Zoti im është i Pasur e Bujar!” - Ai është El Ganij - i Pasuri, Jonevojtari për krijesat dhe punët e tyre. Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe gjithçka ka nevojë për Të. Ai është El Kerim - Bujari me mirësi të shumta, mirësi që përfshijnë mohuesin dhe besimtarin, mirënjohësin dhe mosmirënjohësin. Pra, pa dyshim që mirënjohja për mirësitë e Tij sjell shtim të të mirave dhe mohimi i tyre sjell largimin e mirësive. - Pastaj tha: “Ndryshojeni fronin, që ta shohim a do ta dallojë atë, apo është njeri që nuk kupton.” - I tha rrethit të tij që ta ndryshonin pamjen e fronit, duke shtuar ose hequr ndonjë gjë prej tij: "...që ta shohim a do (do të ketë mprehtësinë) ta dallojë atë, apo është njeri që nuk kupton. A është vërtet një mbretëreshë e urtë dhe e mprehtë apo është e pavëmendshme dhe jo në nivelin që thonë se është? - Kur ajo (Belkisa) erdhi, e pyetën: “I tillë është froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” - Kjo përgjigje tregonte për mprehtësinë dhe urtësinë e Belkisës. Ajo nuk tha është “Ai është ”, sepse atij i ishin bëra disa ndryshime. Por edhe nuk tha që nuk ishte ai, sepse e njihte mirë fronin e saj. Kështu dha një përgjigje që i përmbante të dyja mundësitë. Sulejmanit i pëlqeu përgjigjja e kujdesshme e mbretëreshës dhe mençuria e saj në analizën e çështjeve. Më pas, duke shprehur edhe mirënjohjen për begatitë e mëdha që i kishte dhuruar Zoti, tha: - Neve na është dhënë dituria përpara kësaj... - Ne na është dhuruar udhëzimi, mençuria dhe strategjia për çdo çështje, para kësaj mbretëreshe. - ...dhe jemi besimtarë të nënshtruar (ndaj Zotit) . - Mbi të gjitha, na është dhuruar udhëzimi në besimin e pastër, që është baza e çdo mirësie. Por ka mundësi që këto fjalë të jenë të mbretëreshës Belkisë. Pra ajo tha: "Neve na është dhënë dija dhe informacioni për mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme që para këtij rasti që e pamë me sytë tanë, kur ai e solli fronin tonë nga ajo distancë e largët, prandaj dhe kemi ardhur si muslimanë të nënshtruar dhe të bindur. Ne pranojmë të jemi nën mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit." Allahu i Madhëruar thotë: - Atë (Belkisën) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte përveç Allahut. - Ajo ishte vërtet një grua e zgjuar e urtë dhe e mençur, por e kishin penguar nga pranimi i Islamit ato besime të kota, që e largojnë dritën nga zemra për të dalluar. Me mendjen e saj ishte e aftë të dallonte të mirën nga e keqja, të drejtën nga kotësia, por kur besimet e kota të verbojnë zemrën, njeriu vazhdon në të kotën, derisa t’i vijë drita e të ndriçohet. - Ajo ishte nga një popull jobesimtar. - Prandaj edhe ajo kishte fenë e humbjes. Është shumë e vështirë për një njeri që të kundërshtojë gjithë popullin e vet që janë në humbje dhe kotësi, prandaj nuk është e çuditshme që ajo kishte fenë e tyre, sidomos kur nuk kishte shtytje nga e mira dhe ftesë të qartë drejt saj. Sulejmani (a.s) deshi që t’i tregonte Belkisës diçka prej pushtetit të tij, që ajo të kuptonte më mirë mbretërimin dhe pasuritë e mëdha që ai zotëronte. Ai e ftoi atë në sallonin madhështor të pritjes, i cili ishte shumë i gjerë dhe i lartë. Dyshemeja e tij ishte prej xhami dhe poshtë xhamit kishte ujë që lëvizte, prandaj të jepte përshtypjen se po shkelje mbi ujë. - Pastaj i thanë: “Hyr në pallat!”. Kur e pa atë (dyshemenë e kristaltë) , mendoi se ishte ujë (që dallgëzonte), prandaj i zbuloi kërcinjtë e saj (duke ngritur fustanin) . - Kur u fut brenda, Belkisa pandehu se po ecte mbi ujë, sepse dyshemeja ishte xham i kristaltë dhe mund të shihje ujin poshtë saj, që rridhte. Për këtë shkak, ajo ngriti rrobën, aq sazbuloi kërcinjtë e saj, për t’u ruajtur nga uji. Edhe kjo tregon për edukatën dhe maturinë e saj. Belkisa nuk refuzoi të hynte në pallat kur pa këtë gjendje, por me kujdes vijoi të ecte, sepse ajo e dinte mirë se ishte ftuar për ta nderuar. Ajo e dinte mirë se ky mbret madhështor kishte rregulluar çdo aspekt të pritjes së saj dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhte. Kur ajo u fut në sallon, ai i tha: - “Ky është pallat i shtruar me pllaka xhami të lëmuara.” - Është dysheme prej xhami të lëmuar, prandaj nuk ka nevojë që të ngresh rrobën dhe të zbulosh këmbët. Kështu, kur pa ato çudira dhe mësoi rreth profetësisë së Sulejmanit, Belkisa u pendua dhe u kthye nga kufri, në besimin e pastër dhe të natyrshëm. Ajo tha: - “O Zoti im! Unë kam qenë vërtet e padrejtë ndaj vetes sime dhe tani, së bashku me Sulejmanin, po i dorëzohem Allahut, Zotit të Botëve!”. - Kjo është ajo që na ka treguar Allahu i Lartësuar rreth mbretëreshës së Sebeit dhe asaj çfarë ndodhi mes asaj dhe Sulejmanit. Ndërsa çdo zgjatim e hollësi tjetër rreth kësaj historie, që na vjen nga historitë e bijve të Izraeilit, nuk ka lidhje me tefsirin e Fjalës së Allahut. Ato informacione pranohen veçse nëse shoqërohen me argumente të sakta nga Sheriati i Zotit. Në fakt, të gjitha ato histori, ose shumica e tyre, nuk janë të bazuara në argumente të sakta. Këshilloj që të bëjmë shumë kujdes që të mos fusim këto histori të pasigurta në tefsirin e Librit të Allahut të Lartësuar. Në fund, Allahu e di më mirë.

Mus'haf Hape →
Enbija 21:21–21:23 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - Mos, vallë, ata idhuj mund të ringjallin të vdekurit dhe t’i ngrenë nga varret, për t’i tubuar? Jo, ata nuk kanë fuqi për diçka të tillë! Atëherë, pse i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar kundërshton ata të cilët adhurojnë idhuj, në vend të Tij. Ai thotë: - “Mos, vallë, i gjejnë në tokë zotat që mund të ringjallin? ” - Mos, vallë, ata idhuj mund të ringjallin të vdekurit dhe t’i ngrenë nga varret, për t’i tubuar? Jo, ata nuk kanë fuqi për diçka të tillë! Atëherë, pse i quajnë ata si ortakë dhe të barabartë me Allahun dhe u kushtojnë atyre adhurime?! - “Sikur të kishte në to zota të tjerë veç Allahut, ato do të shkatërroheshin. ” - Nëse në qiejt e lartë dhe në Tokë do të kishte zota të tjerë veç Allahut, ato do të shkatërroheshin. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Allahu nuk ka lindur asnjë lloj fëmije (as nga melekët, e as nga njerëzit) dhe, përveç Tij, nuk ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin) . Përndryshe, secili zot do të kishte marrë atë që kishte krijuar dhe disa do të kishin mbisunduar mbi të tjerët. I lartë dhe i dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre! Ai e di të fshehtën e të dukshmen. Ai është shumë lart nga ajo që ata i atribuojnë.” [Muminun 91]. - “Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zoti i Fronit!” - Allahu është i pastër dhe i lartësuar nga trillimet se Ai ka bir e ortak. Ai është i pastër nga të tilla trillime. - “Ai nuk pyetet çfarë bën, ndërsa ata do të pyeten”. - Ai vendos ligjet dhe çdo rre - gull dhe askush nuk mund të hedhë poshtë ligjin dhe atë që Ai vendos. Askush nuk mund të refuzojë atë, sepse Ai është i Madhërishmi, i Lartësuari Krenari e Nga - dhënjimtari. Ai është i Urtë, i Mëshirshëm dhe i Butë në kujdesin ndaj krijesave. (Duke patur këto cilësi e atribute, Ai nuk pyetet për atë që bën, sepse çdo gjë që bën është e mirë, ndërsa e keqja është larg veprave të Tij. Po ashtu, as nuk pyetet për diçka që nuk e ka bërë. Ata që do të pyeten janë krijesat).29 Allahu që do të marrë në llogari krijesat, në lidhje me veprat e tyre. Kjo i ngjan ajetit tjetër: “Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? Kush është Ai që i mbron (të gjithë), e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni, nëse e dini!” Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut!” Thuaj: “Atëherë, si mashtroheni (nga e kota)?!”” [Mu’minun 88].

Mus'haf Hape →
Rum 30:48–30:51 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit të Tij të plotë dhe mirësisë së Tij të gjerë: - Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur retë. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit të Tij të plotë dhe mirësisë së Tij të gjerë: - Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur retë. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë... - Erërat formojnë dhe i mbledhin retë dhe pastaj i përhapin ato në qiell, ashtu si Ai dëshiron. Ai i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë. Atëherë, formohen re të dendura, që duket sikur qëndrojnë mbi njëra tjetrën. - derisa nga mesi i tyre fillojnë të dalin pikat e shiut. - Ju shikoni se nga retë dalin pika shiu, që bien me hijeshi. Nëse ky ujë i shumtë do të binte i tëri njëherësh, do të shkatërronte gjithçka në tokë. - Ai ia lëshon atë kujt të dojë prej robve të Vet, që ata gëzohen... - Kur shiu bie me ngadalë e butësisht, njerëzit gëzohen dhe kënaqen, sepse nevoja e tyre është shumë e madhe për të. - pasi para se të bjerë ai (shiu), ata janë të dëshpëruar. - Para shiut, njerëzit janë të dëshpëruar, por kur ai bie, gëzimi në zemrat e tyre është i papërshkrueshëm. - Shikoji (o njeri) gjurmët e mëshirës së Allahut, se si Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar. - Toka trazohet, çahet dhe gëlon nga bimësia. - Kështu do t'u japë jetë Ai njerëzve që janë të vdekur, sepse Ai ka fuqi për gjithçka. - Pushteti i Allahut është absolut dhe asgjë nuk është e pamundshme për Të; edhe pse mund të duket e pamundur për mendjet dhe logjikën e njerëzve. - Nëse Ne lëshojmë ndonjë furtunë mbi të mbjellat e tyre dhe ata i shohin ato të zverdhura (e të shkatërruara), pas kësaj, ata do të nxitojnë të mohojnë besimin (në Zot). - Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e krijesave, që nuk tregojnë mirënjohje për Atë, me gjithë mirësitë e Tij dhe faktin se Ai e ngjall tokën pasi ka vdekur dhe është shkretuar, duke shpërndarë në të mëshirën e Tij. Nuk e mendojnë ata të mjerë se çfarë do të ndodhte nëse Allahu do t’u lëshonte atyre bimëve një erë të fuqishme e shkatërruese? Si do të veprojnë kur ta shohin atë të zverdhur, gati për t’u shkatërruar? Këta mosmirënjohës do të nxitojnë të mohojnë besimin e drejtë. Ata harrojnë të gjitha mirësitë e shkuara dhe nguten të shprehin mohimin e Zotit. Këtyre të mjerëve nuk u bëjnë dobi këshillat e qortimet.

Mus'haf Hape →
Nexhm 53:19–53:32 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… që ekziston, edhe i engjëjve, edhe i Sidrës, edhe i Muhammedit që e ngriti në Miraxh etj. Idhujtarët pa kurrfarë dije thoshin për engjëjt se janë femra dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Latë ishte një statujë në Taif, Uza në fisin Gatafanë, Menatë në fisin Huza'ah dhe, këto adhuroheshin nga idhujtarët si zota. Dy të parat i pat thyer Halid bin Velidi. Idhujtarëve u thuhet: A kanë ndonjë fuqi këta zota tuaj që po i adhuroni" Zoti për të cilin u thërret Muhammedi është krijues i gjithçkafës që ekziston, edhe i engjëjve, edhe i Sidrës, edhe i Muhammedit që e ngriti në Miraxh etj. Idhujtarët pa kurrfarë dije thoshin për engjëjt se janë femra dhe thoshin se janë bija të Zotit, kurse vetë i urrenin femrat. Idhujtarët u kishin vënë ata emra zotave të tyre dhe mendonin se ata do t'u ndihmojnë, ata dinin aq dhe i bënin vetes qejf. Nuk e dinin se edhe engjëjt më të lartë, nuk kanë asgjë në dor për t'i dihmuar dikujt, ata engjëj mund t'i ndihmojnë atij që Zoti dëshiron dhe pranon, por edhe ata pas lejes së Zotit, e ku mund të ndihmojnë idhujt. Mëshira e Zotit ka përfshirë çdo send, e është shpresë se Ai do t'i falë e mëshirojë ata që ruhen prej mëkateve të mëdha, sepse gjendjen e njerëzve Ai e ka ditur edhe pa lindur ata.

Mus'haf Hape →
Mearixh 70:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… Mearixhi" - kaptina e lartësive, e shkallëve të larta, në të cilat Zoti ngrit njerëzit e mirë dhe veprat e mira.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures El Hakka, ajete: 44 Suret e shpallura në Meke shtrojnë gjithnjë çështjen e besimit të drejtë, sepse detyrë e parë e Kur'anit ishte që arabët idhujtarë t'i largojë prej besimit të kotë Andaj, edhe në këtë kaptinë shtrohet polemika e mekasve kundër mësimeve të Pejgamberit përkitazi me botën tjetër, pastaj lidhur me shpërblimet dhe dënimet dhe rikujtohet kokëfortësia e tyre sa që, në shenjë talljeje e kërkojnë dënimin me të cilin kërcënoheshin. Për t'ua mbushur mendjen atyre arrogantëve, në këtë kaptinë sillen shembuj lidhur me shkatërrimin që do ta përjetojë kjo botë në momentin e kijametit. Në këtë sure përshkruhet edhe natyra e njeriut në përgjithësi, se si kur i ka punët mirë i rritet mendja, e kur i ka në zgripc, dobësohet. Bëhet fjalë edhe për virtytet e larta të besimtarëve, sipas të cilave edhe do të shpërblehen në botën tjetër, të cilëve do t'u marrin lakmi ata që refuzuan mësimet e Zotit. Quhet: "Suretul Mearixhi" - kaptina e lartësive, e shkallëve të larta, në të cilat Zoti ngrit njerëzit e mirë dhe veprat e mira.

Mus'haf Hape →
Isra 17:73 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - Ata ngritën kurthe kundër teje, por që kurrë nuk arritën t’i realizonin. Me shumë dinakëri, ata të nxisnin që të shpifje për Allahun, dhe kështu të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar tregon mirësitë e mëdha që i dhuroi Profetit të Tij dhe mbrojtjen e madhe që i bëri kundër armiqve të tij, të cilët ishin shumë të përkushtuar për ta dëmtuar atë. - Ata (idhujtarët) synuan të të largojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, që ti të trilloje diçka krejt tjetër nga ajo (Shpallja). - Ata ngritën kurthe kundër teje, por që kurrë nuk arritën t’i realizonin. Me shumë dinakëri, ata të nxisnin që të shpifje për Allahun, dhe kështu të shkoje pas dëshirave të tyre. Me dinakëri dhe ligësi, ata të ftonin që të miratoje dëshirat e tyre dhe të lije anash Shpalljen e Zotit. Nëse do të bëje këtë, ata do të të bënin mik të ngushtë: - Nëse do ta kishe bërë këtë atëherë ata do të të merrnin për mik (të afërt). - Nëse do të bëje çfarë ata dëshironin, do të të bënin mik të zgjedhur, më të vyer e më të afërt sesa familjarët e tyre. Arsyeja ishte se Allahu i Madhëruar të dalloi e të stolisi me moralin dhe edukatën më të lartë, e cila respektohet dhe nderohet nga të gjithë, të afërm apo të largët, miq apo armiq qofshin. Atëherë, mësoje dhe dije mirë se ata të luftojnë dhe të shprehin armiqësinë veçse për shkak të së vërtetës që sjell nga Zoti yt, e jo për shkak të personit tënd: “Ne dimë se ty të brengos ajo që ata të thonë. Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty, por ata keqbërës mohojnë me forcë argumentet e Allahut.” [El en’am]. Sidoqoftë, është Allahu Ai që të forcon ty kundrejt synimeve tinëzare të tyre:

Mus'haf Hape →
Talak 65:6–65:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kur pa se nuk kishte asgjë për të ngrënë në shtëpi, iku dhe doli jashtë në rrugë e lugina. Kur e shoqja pa që burri u largua, vuri në punë gurin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Zoti i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij, që nëse dikush prej tyre e divorcon gruan, ta lërë atë të jetojë në shtëpinë e tij, derisa të përfundojë periudha e pritjes së saj. Ai tha: - “Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë ...” - Kështu, Allahu i madhëruar përcakton më - nyrën dhe masën e kujdesit ndaj saj. Strehi - mi dhe shërbimet për të duhet të bëhen ashtu si e kërkon zakoni për sojin dhe nive - lin shoqëror të burrit dhe të gruas, prandaj thuhet: “... vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë ...” Sigurisht, kjo bëhet brenda mundësive të burrit, duke mos e rë - nduar atë: “Sipas mundësisë suaj ...”, domethënë, me aq sa pasuri e hapësirë sa keni. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi, Muxhahidi etj. Madje, Katadja ka thënë: “Edhe nëse ka vetëm një qoshe vend në shtëpinë e tij, aty le t’ia mundësojë të rrijë.” - “... e mos i ngushtoni për t’i detyruar të dalin.” - Mukatil Ibn Hajjani shpjegon: “Pra, mos i ngushtoni ato, që t’i detyroni të kthejnë mehrin për të përfituar ndarjen. Ose “mos e ngushtoni gruan me fjalë, vepra dhe me sjellje të vrazhdë, që ta detyroni atë të dalë nga shtëpia para plotësimit të kohë - pritjes. (Në këtë mënyrë, edhe pse ajo mund të duket sikur del me dëshirën e saj, jeni ju që e keni detyruar, gjë për të cilën Allahu ju ka ndaluar. Është e vërtetë që Allahu i Lar - tësuar e ka ndaluar edhe gruan që të dalë nga streha bashkëshortore përgjatë kohëpri - tjes, por kjo s’do të thotë që ajo të torturohet me vështirësi dhe padrejtësi.) - “Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë, shpenzoni për to derisa ta lindin fëmi - jën!” - Shumë dijetarë, duke përfshirë Ibn Abasin, një grup i madh selefësh dhe grupe dijetarë të mëvonshëm janë të mendimit se ky urdhër ka lidhje me divorcin që quhet talak el bain (divorci i tretë, pas të cilit burri nuk ka të drejtë ta kthejë më gruan e tij). Nëse është “ndarje e kthyeshme” ( raxh’ij), burri e ka detyrë kujdesin dhe vendbanimin e të gruas, pavarësisht a është ajo shtatzënë apo jo. Sipas këtij mendimi, nëse gruaja e divorcuar me talak el bain është shtatzënë, është detyrë për burrin të kujdeset për të, pra, t’i ofrojë shpenzimet për jetesën dhe vendbanimin. Megjithatë, të tjerë janë të mendimit se, edhe në këtë rast bëhet fjalë për ndarjen raxh’ij, sepse konteksti i ajeteve flet për gratë gjatë divorcit raxhij. Allahu i Madhëruar përmend në mënyrë të veçantë kujdesin për shtatzënat, pasi koha e pritjes së tyre mund të zgjasë më shumë, kështu që ky tekst e përforcon porosinë që asaj t’i ofrohen shërbimet jetësore e vendbanimi, derisa të lindë fëmija dhe askush të mos pretendojë se shpenzimet për të janë veçse sa zgjat koha e zakonshme e pritjes së tyre (pra, tri perioda ose tre muaj). Gjithashtu, ka mendime të ndryshme: a jepen këto shpenzime vetëm për foshnjën apo edhe për nënën, edhe për foshnjën. Sidoqoftë, kjo çështje ka lidhje me çështje të tjera, që janë përmendur në librat e fikh-ut. Ky detyrim përfundon me lindjen e fëmijës. Pas lindjes, ajo ose e ushqen me gji fëmijën e saj ose jo, sipas rregullit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar.159 - “Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni shpërblimin që u takon ... ” - Lindja e fëmijës shënon finalizimin e ndarjes së gruas. Në këtë moment, ajo është e lirë të zgjedhë t’i japë gji fëmijës ose jo, pas gji - dhënies së domosdoshme të fillimit, pa të cilën fëmija nuk bën dot. Pas kësaj, gruas i takon haku i gjidhënies dhe ajo mund të ngarkojë babanë ose kujdestarin e saj ligjor, që të komunikojnë me ish bashkëshortin (babain e fëmijës) për masën e pagesës për gjidhënien. - “... dhe urdhëroni njëri -tjetrin për mi - rë!” - Zgjidhini çështjet mes jush ashtu siç e kërkon e mira, sipas rregullit e zakonit tuaj, pa dëmtuar veten e as të tjerët. I Lartësuari thotë: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, për ato që duan ta plotësojnë gjidhënien. I ati i fëmijës ka për - gjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si është zakoni. Askush nuk ngarkohet më tepër sesa ka mundësi. Nëna të mos dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi, ata vendosin për ndërprerjen e gjidhënies, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ta. Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur. Ruajuni prej Allahut dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni.” [Bekare, 233]. - “Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër! ” - Nëse ndodh që të ketë mosmarrëveshje në lidhje me masën e pagesës për gjidhënien, si për shembull, nëse gruaja kërkon shumë dhe burri nuk bie dakord ose kur burri ofron një masë të caktuar dhe gruaja nuk pranon, atëherë le të kërkohet një gjidhënëse tjetër. Por duhet të dihet që nëse nëna pranon çmimin që pranon edhe një të huaj, atëherë nëna është më parësore për gjidhënien dhe kujdesin për fëmijën e vet. - “Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, kurse ai që ka pak pasuri, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu!” - I ati i fëmijës, ose kujdestari ligjor i tij, ka përgjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e nënës së fëmijës ashtu si është zakoni për raste të ngjashme në ve - ndin e tyre, pa e tepruar apo cënuar hakun e tyre, por, sigurisht, brenda mundësive financiare. - “Allahu nuk e ngarkon asnjë më tepër sa i ka dhënë. ” - Njësoj siç thotë i Lartë - suari në ajetin tjetër: “Allahu nuk e ngarkon asnjë përtej mundësive të tij.” [Bekare 286]. - “Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim.” - Ky është premtim prej Allahut të Madhë - ruar dhe Ai nuk e shkel kurrë premtimin e Vet. Kjo i ngjan fjalës së Tij: “Pa dyshim, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi. Vërtet, bashkë me vështirësinë vjen lehtë - simi.” [Inshirah 5, 6]. (Kjo përshtatet plotë - sisht me urtësinë dhe mëshirën gjithëpër - fshirëse të Allahut të Madhëruar, i Cili nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij. Madje, Allahu ia lehtëson gjendjen atij që është në vështirësi. Çdokush ngarkohet aq sa i është dhënë mundësia për të përballuar. Kështu realizohet sprova në këtë dynja, qoftë në çështjen e shpenzimeve, qoftë në çdo çështje tjetër.) Imam Ahmedi sjell nga Ebu Hurejra një rrëfim: 2702. “Njëherë, një burrë, kur pa se nuk kishte asgjë për të ngrënë në shtëpi, iku dhe doli jashtë në rrugë e lugina. Kur e shoqja pa që burri u largua, vuri në punë gurin e mullirit, pastaj shkoi tek furra për ta ndezur (siç vepronte zakonisht kur donte të piqte bukën). Pastaj u lut: “Allahumme urzuknâ - O Allah, na jep rizk!” Pas pak, pa se ena te mulliri ishte mbushur plot me miell. Shkoi te furra dhe gjeti plot me bukë (duke u pjekur). Kur burri u kthye në shtëpi tha: “Paskeni pasur furnizim kur ika unë?!” - “Po, - i tha gruaja - na erdhi prej Zotit tonë.” Pastaj ajo shkoi tek guri i mullirit dhe e ngriti, duke e ndalur punën. Kur iu përmend ky rast Profetit ﷺ ,ai tha: “Nëse do ta linte në punë, ashtu do të vazhdonte të vërtitej e bluante miell deri në Ditën e Kjametit.” 160

Mus'haf Hape →
Haka 69:1–69:8 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të madhe e të papërballueshme, nga e cila atyre u ngrinë zemrat dhe iu dolën shpirtrat. Në të gdhirë, të gjithë ishin të vdekur dhe nuk dukej asgjë tjetër, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “El Hãkkah! Çfarë është El Hãkkah?!” - El Hãkkah është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Quhet kështu sepse është ditë e pashmangshme dhe se gjatë saj do të shfaqen hapur të gjitha të vërtetat, madje edhe ato që mbahen fshehur në gjoks. Allahu i Lartësuar ia shton rëndësinë kësaj dite, duke e përsëritur emrin e saj dhe duke pyetur: - “E ku mund ta dish ti se ç’është El Hãkkah?!” - Rëndësia e saj është shumë e madhe dhe tmerri që ajo sjell është i papërshkrueshëm. Aq e rëndësishme është kjo ditë, saqë Allahu i Lartësuar ka shkatërruar shumë popuj që nuk i kanë besuar vërtetësisë së saj që në këtë dynja. Më pas, Allahu i Lartësuar na jep një shembull për të kuptuar madhështinë e Kijametit, duke sjellë raste të ndëshkimeve që përfshinë popuj të ndryshëm nëpër kohë. Thotë i Madhëruari: - “Themudi dhe Adi mohuan Ditën e Tmerrit.” - Themudi ishte një popull që banonte në Hixhër. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t'i këshilluar që t’i largoheshin shirk-ut dhe të adhuronin vetëm Allahun Krenar dhe të Lartësuar si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Por ata e refuzuan ftesën e tij dhe e mohuan atë. Ata nuk e besuan lajmin e madh të Ditës së Kijametit, të ashtuquajturës “ el Kâriatu”. Ajo quhet kështu sepse jeķra'u - të tmerron me pamjet dhe situatat e saj të frikshme dhe dëshpëruese. Kështu veproi edhe populli i Adit, të cilët jetonin në Hadrameut. Allahu i Lartësuar dërgoi mes tyre profetin Hud (a.s.). Edhe ai i ftonte në teuhid dhe të besonin Ditën e Kijametit, por ata nuk e pranuan. Atëherë, Allahu i Lartësuar i shkatërroi këta dy popuj me një ndëshkim të përshpejtuar që në këtë dynja: - “Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me një ushtimë të tmerrshme.” – Ata u shkatërruan nëpërmjet një zhurme të madhe e të papërballueshme, nga e cila atyre u ngrinë zemrat dhe iu dolën shpirtrat. Në të gdhirë, të gjithë ishin të vdekur dhe nuk dukej asgjë tjetër, veçse gërmadhat dhe kufomat e tyre. - “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme...” - Ata u shkatërruan me një furtunë të fuqishme dhe shumë të zhurmshme. Ulërima e saj ishte më e fortë dhe më e frikshme se gjëmimi i bubullimës. Fjala âtijeh tregon që ajo kaloi çdo përmasë të zakonshme. - “...që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht.” - Ajo solli një ndëshkim të madh dhe befasues, që i shkatërroi të gjithë, për shtatë net dhe tetë ditë rresht. - “Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” - Pas këtij ndëshkimi, kufomat e njerëzve dukeshin si trungje hurmash të zgavruara, të stivosur njëri mbi tjetrin. - “A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” - Kjo është një pyetje, së cilës i dihet përgjigjja. Nuk ka dyshim se ata u shfarosën plotësisht.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:95–4:96 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tyre, Allahu i ngre në një shkallë më lart se ata që rrinë (në shtëpi). Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi, - Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Nuk janë njëlloj ata besimtarë që rrinë (në shtëpitë e tyre), përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre. ” - Kuptimi: Nuk janë njëlloj ata që luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit me veten dhe pasurinë e tyre, me ata që nuk luftojnë kundër armiqve të Zotit. Ky ajet nxit për të luftuar dhe për t’u përpjekur në rrugën e Zotit. Ai kërcënon ata që tregohen të plogësht dhe i largohen këtij detyrimi pa qenë të justifikuar nga Sheriati. Të paaftët, si të sëmurët, të verbërit, të gjymtuarit apo ata që nuk kanë pajime apo pasuri të mjaftueshme për të dalë në luftë, ata nuk janë të qortuar, sepse janë të justifikuar. Por edhe këto kategori, nëse janë të kënaqur që nuk shkojnë në luftë apo nëse iu mungon dëshira për të dalë në rrugën e Zotit, atëherë edhe ata janë të qortuar, njëlloj si ata që i bëjnë bisht luftës pa justifikim. Nga ana tjetër, nëse këta dëshirojnë shumë që të dalin në rrugën e Zotit, por ajo që i pengon nuk është në dorën e tyre, atëherë ata e kanë shpërblimin njëlloj sikurse ata që vërtet luftojnë. Qëllimi për të kryer një punë, i shoqëruar me ato fjalë dhe vepra që njeriu ka mundësi t’i kryejë, bën që ai ta marrë shpërblimin e plotë për punën e nisur. - “Ata që luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre, Allahu i ngre në një shkallë më lart se ata që rrinë (në shtëpi). Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi, - Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për gradën e lartë të luftëtarëve mbi ata që nuk përpiqen në këtë rrugë. Ky është dallim i shprehur në mënyrë të përgjithshme. - “...por i ka dalluar luftëtarët mbi ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh, me grada të larta nga Ai, me falje gjynahesh dhe Mëshirë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Pra, më pas, Allahu i Lartësuar bën një përshkrim më të hollësishëm të këtij dallimi, duke u premtuar muxhahidëve falje gjynahesh e mbulim të metash, ashtu siç di të falë Allahu, Zoti i gjithësisë. Ai premton mëshirë, e cila është burimi i çdo të mire dhe shpëtim nga çdo e keqe. Gradat e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut janë të shumta, të larta dhe të mrekullueshme, sikurse ka rrëfyer Profeti (a.s.) në një hadith të saktë: “Me të vërtetë, në Xhenet janë njëqind grada. Niveli ndërmjet tyre është sa largësia mes qiellit e tokës. Zoti i ka përgatitur për ata që luftojnë në rrugën e Tij.” Ky premtim i Allahut të Lartësuar për luftëtarët në rrugën e Tij është i ngjashëm me atë në ajetet e mëposhtme: “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. Ai jua fal gjynahet tuaja, ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh! Edhe të tjera që ju i dëshironi, si, ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt. Atëherë, përgëzoji besimtarët! O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan .” [Saff, 10 -14]. Vini re krahasimin e shkallëzuar që bëhet në ajet mes atyre që luftojnë në rrugën e Zotit dhe të tjerëve që nuk luftojnë. Fillimisht thuhet thjesht që ata nuk janë të barabartë në vlerat e tyre dhe në shpërblimin që do marrin. Më pas deklarohet se ata që luftojnë janë më të mirë, ndërsa në fund përmendet konkretisht se ku qëndron ky dallim: në faljen e gjynaheve, në mëshirën e madhe ndaj tyre dhe në gradat e larta në shpërblim. Ky është, sigurisht, një stil i mrekullueshëm dhe tepër efikas për shpirtin e njeriut. Gjithashtu, kur Allahu i Lartësuar thotë se mes dy kategorive ka dallim në nivele, Ai bën një sqarim plotësues: “ Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi, ”, në mënyrë që dëgjuesi të mos mendojë se këtu synohet qortimi i kategorisë më pak të lavdëruar. Pra, vërtet lavdërohet njëra kategori, por kjo nuk duhet të kuptohet si ulje për tjetrën. Thjesht e mira ka disa nivele, prandaj dhe të mirët nuk do të jenë në njëjtin nivel.

Mus'haf Hape →
Inshirah 94:1–94:8 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… konsiderohej barrë, e Zoti ia fali. Ngritja më e madhe e famës dhe e autoritetit të tij duket kur emri i tij përmendet pranë emrit të Zotit, në shehadet, në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Muhammedit i thuhet: "A nuk ta hapëm zemrën tënde me dritën e Kur'anit, me mundësinë e pranimit të shpalljes, me udhëzimin dhe me besimin, se ajo më parë ishte e mbyllur, e shtrënguar, meqë nuk dinte për realitetin e së vërtetës, nuk kishte udhëzues edukativ. Ta hoqëm barrën e rëndë prej shpine, që të bënte të gjëmosh ashtu si kërset shpina e deves prej barrës. Pejgamberët nuk bëjnë mëkate, andaj kjo barrë nuk ka për qëllim faljen e mëkatit, por përpjekjet e Muhammedit për ta nxjerrë atë popull prej errësirës në dritë. Ndonjëherë kishte teprime përtej masës, andaj për të mirën e tij qortohej si, kur u dha leje disave të mos shkojnë në luftë, kur mori kompensim për robërit e Bedrit, kur u mrrol pse i foli i verbëri. Ky qortim edhe pse i lehtë, për Pejgamberin ishte i rëndë, andaj konsiderohej barrë, e Zoti ia fali. Ngritja më e madhe e famës dhe e autoritetit të tij duket kur emri i tij përmendet pranë emrit të Zotit, në shehadet, në ezan, në ikamet, në et-tehijjat, në hutbe e gjetiu. Është marrë premtimi edhe prej pejgamberëve të tjerë se do ta besojnë si vulë të të gjithë pejgamberëve. Pejgamberi ishte i shtrënguar pse nuk kishte fuqi sa ishte në Meke, ishte në vështirësi si edhe shokët e tij, pse idhujtarët i mundonin, i shtrëngonin, e në këtë sure, pasi që Zoti ia numëron të mirat e veta që ia dhuroi, ia kënaq shpirtin duke i premtuar se pas vështirësisë do të ketë lehtësim të madh, pse Ai ka për ta ndihmuar në përhapjen dhe në ngadhënjimin e fesë islame. Këtë e përsërit dy herë në shenjë përforcimi. E pas përpjekjve për thirrjen e njerëzve në besim e në rrugë të drejtë, Ai i thotë të kthehet e të lutet për Zotin e vet dhe tërë synimin e qëllimin ta orientojë te Ai. Në Sahihun e Muslimit përmendet një hadith, sipas të cilit Xhibrili i kishte ardhur Muhammedit qysh kur ai ishte fëmijë te nëna e tij për gjini, te Halimja dhe ia kishte hapur gjoksin dhe larë zemrën..., andaj disa mufesirinë hapjen e zemrës që përmendet në fillim të sures e lidhin me atë ngjarje. Falënderoj Zotin e madhëruar!

Mus'haf Hape →
Zumer 39:73–39:74 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Allahut tha: “O Allah, bëje atë prej tyre!” Pas tij u ngrit një burrë prej ensarëve dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, lute …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe - grupe.” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar Në fillim janë el mukarabun-ët, të afruarit. Pastaj vijnë el ebrar-ët, bamirësit, e më pas të tjerët. Çdokush do të jetë me grupin që i përshtatet dhe me ngjashmëri në veprat e mira, që kanë bërë në jetën e dynjasë: Profetët me profetët, të sinqertët me të sinqertët, dëshmorët me dëshmorët, dijetarët me dijetarët. Të gjithë do të vijnë të grupuar me të ngjashmit. Kur të mbërrijnë në portat e Xhenetit, pasi kanë kaluar Siratin, pra, urën e vendosur mbi Xhehenem, do të grumbullohen të gjithë përsëri në një tjetër urë, e cila është vendosur mes Xhehenemit dhe Xhenetit, për të ndarë e zgjidhur edhe ndonjë çështje a mosmarrëveshje të mbetur që nga jeta e dynjasë. Kjo do të bëhet që ata të pastrohen tërësisht e të çlirohen nga çdo hak i pamarrë e qejfmbetje. Vetëm pas kësaj, atyre do t’u jepet leje të hyjnë në Xhenet. Në hadithin e gjatë që flet për fryrjen e surit, përmendet se kur besimtarët të mbërrijnë në portat e Xhenetit, do të flasin e këshillohen me njëri -tjetrin, se kush do të kërkojë leje për të nisur futja në Xhenet. Kështu, ata do të shkojnë me radhë tek Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe në fund do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ , njëlloj sikurse kanë vepruar më parë në sheshin e Mahsherit, ku kërkohet ndërmje - tësimi i Muhamedit ﷺ tek Zoti për të filluar llogaria e krijesave. Në këto dy ndërmje - tësime do të dalë në pah madhështia dhe lavdia e Muhamedit ﷺ mbi të gjitha krijesat e Zotit. Grada e lartë e tij do të dalë në pah në të gjitha fazat e gjendjet e Ditës së Gjykimit. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi i Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2288. “Unë do të jem i pari që do të ndërmjetësojë për të hyrë në Xhenet.” Ndërsa në një tjetër version vjen: “Unë do të jem i pari që do të trokasë në portën e Xhenetit.” Imam Ahmedi sjell hadithin e Enes Ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2289. “Ditën e Kijametit, unë do të afrohem pranë portës së Xhenetit dhe do të kërkoj që të më hapet. Roja i portës do të pyesë: “Kush je ti?” Unë do të përgjigjem: “Jam Muhamedi.” Ai do të thotë: “Jam urdhëruar që të mos ia hap portën askujt tjetër para teje.” Imam Ahmedi sjell hadithin e Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2290. “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët. Atje nuk do të pështyjnë, nuk do të shfryjnë hundët dhe nuk do të kryejnë nevoja. Enët do t'i kenë prej floriri dhe krehrat prej floriri e argjendi; në mangallë ku digjen erëra të mira do të përdorin uluveh (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku. Secili do të ketë dy bashkëshorte; palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit nga bukuria e jashtëzakonshme. Ata (bano - rët e Xhenetit) nuk do të kenë as mosmarrë - veshje, as urrejtje e as armiqësi mes tyre; zemrat e tyre do të jenë si një zemër e vetme dhe do të lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe pasdite."Buhariu sjell një hadith nga Ebu Hurejra (r.a.), i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: Grupi i pa - rë i atyre njerëzve që do të hyjnë në Xhenet, do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët dhe ata që do të hyjnë pas tij, do të shkëlqejnë si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre do të jenë si zemra e një njeriu të vetëm, pasi ata nuk do të kenë as mosma - rrëveshje, as armiqësi mes tyre. Secili do të ketë dy bashkëshorte, secila do të jetë aq e bukur, aq e pastër dhe e shkëlqyer, saqë palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit. Ata do të lartësojnë Allahun në mëngjes e pasdite. Ata as nuk do të sëmuren, as nuk do të shfryjnë hundët, as nuk do të pështyjnë. Enët e tyre do të jenë prej floriri dhe argjendi, krehrat do t'i kenë prej ari, druri aromatik në mangallët e tyre do të jetë uluva (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku." Ebu Hurejra (r.a.) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nga umeti im do të hyjë në Xhenet një grup prej shtatëdhjetë mijë vetësh, fytyrat e të cilëve do të shndrijnë ashtu si drita e hënës së plotë.” Kur dëgjoi këtë, Ukasha Ibn Mihsani tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë mua prej tyre!". I Dërguari i Allahut tha: “O Allah, bëje atë prej tyre!” Pas tij u ngrit një burrë prej ensarëve dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë mua prej tyre!". I Dërguari i Allahut tha: “Ta kaloi Ukasha!" [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Sehl Ibn Sadi përcillet të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Nga umeti im do të hyjë në Xhenet një grup prej shtatëdhjetë mijë vetësh (ose shtatëqind mijë). Ata do të kapen dorë për dore me njëri -tjetri, duke hyrë nga i pari deri tek i fundit në Xhenet. Fytyrat e tyre do të jenë si drita e hënës së plotë. [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Ebu Umamete el Bahili përcillet të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Më premtoi Zoti im, Krenar dhe i Lartësuar, se do të fusë në Xhenet një grup prej shtatë - dhjetë mijë vetësh nga umeti im. Me çdo një mijë prej tyre, do të fusë edhe shtatëdhjetë mijë të tjerë, pa llogari e pa dënim. Përveç këtyre, tre grumbuj të mëdhenj, fytyrat e të cilëve shndrijnë si drita e hënës së plotë.” - “Kur të arrijnë aty dhe portat e tij të hapen, roja e tij do t’u thotë: “Selamun alejkum! Ishit të pastër, prandaj hyni në të! Aty do të jeni përgjithmonë.”. - Kjo është një formë nderimi, për të treguar edhe madhështinë e shpërblimit të këtyre fatlu - mëve. Ata do të përballen me rojat e Xhenetit dhe melekët e shumtë, të cilët do t’i përshëndesin me selam dhe do t’i përgë - zojnë për punët e mira, që kanë bërë në dynja e të cilat janë bërë shkak që t’i përfshijë mëshira e Zotit e të jenë përjetë - sisht në Xhenet. Kuptimi është: Kur të bëhen këto përshëndetje mirëseardhjeje dhe përgëzime të shumta, besimtarët do të lumturohen e mbushen me kënaqësi të papërshkrueshme, siç janë të papërshkrue - shme mirësitë që Zoti ka përgatitur në Xhenet për ta. Xheneti ka tetë porta, siç mësohet nga hadithet që vijnë nga Profeti ﷺ . Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin e Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që dhuron dy gjëra (lloje pasurie) prej pasurisë së tij për hir të Allahut, do të thirret nga portat e Xhenetit, i cili ka tetë porta. Ai që ka falur (shumë) namaz, do të thirret nga Porta e Namazit. Ai që jepte (shumë) sadaka, do të thirret nga Porta e Sadakasë. Ai që ka marrë pjesë në xhihad, do të thirret nga Porta e Xhihadit. Ai që agjëronte (shumë), do të thirret nga porta Rejjan”. Ebu Bekri r.a. tha: "U flijofshin prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Asnjë e keqe nuk do t’i bjerë atij që do të thirret nga njëra prej atyre portave. Por, a do të ketë ndonjë që do të thirret nga të gjitha ato porta, o i Dërguari i Allahut?" Profeti a.s. tha: "Po, dhe shpresoj që ti do të jesh një prej tyre!" Sehl Ibn Sadi (r.a.) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 2291. "Është një portë në Xhenet, që quhet Rejjan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit Ditën e Ringjalljes dhe askush tjetër nuk do të hyjë andej, përveç atyre. Do të thirret: 'Ku janë agjëruesit?' Ata do të ngrihen dhe askush tjetër nuk do të hyjë nga ajo portë përveç tyre. Pasi të kenë hyrë të gjithë, ajo do të mbyllet dhe askush nuk do të hyjë më që andej." [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Umer Ibn Hatabi përcillet se Profeti ﷺ ka thënë: 2292. “Çdokush nga ju që merr abdes, duke e përsosur atë, pastaj thotë: “ Esh-hedu el-lâ ilâhe il -lall-llâhu ue esh-hedu en -ne Muĥam -meden abduhû ue resûluhû (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muha - medi është adhuruesi dhe profeti i Tij), atij do t’i hapen të teta portat e Xhenetit, për të hyrë atje ku të dëshirojë”. [Muslimi] . Në hadithin e gjatë rreth shefaetit të Muhamedit ﷺ në Ditën e Gjyki mit, ndër të tjera thuhet: “... Pastaj do të thuh et: 'O Muham ed! Ngrije kokën! Kërko dh e do të të j epet! Ndërmjetëso dhe do të të pranohet ndërmjetësimi!' Unë do të ngr e kokën dh e do të them: “O Zoti im, um eti im, umeti im!” Do të thuh et: 'O Muham ed! Futi në Xhenet të gjithë ata që nuk do të kenë llogari prej umetit tënd nga d era më e djathtë e Xhene tit, (që do të j etë vetëm për ta), ndonëse ata do të hyjnë edhe nga dy ert e tjera, bashkë me njerëzit e tjerë (që do të hyjnë në Xhenet).” Pastaj Profeti ﷺ tha: "Për Atë, në duart e të Cilit është shpirti im! Gj erësia e çdo d ere të Xhenetit do të j etë sa largësia midis M ekës dh e Himjerit os e sa largësia mes Mekës dhe Busras (në S iri)!" [Muslimi]. Në Sahih-un e Muslimit është thënia nga Utbe Ibn Gazuani, i cili mbajti një hytbe, ku ndër të tjera tha: “Na është përmendur se largësia mes dy krahëve të një dere të Xhenetit është aq sa të udhëtosh për dyzet vjet. Megjithatë, do të vijë një ditë që ajo do të mbushet plot nga njerëzit e shumtë (që hyjnë në të).” Kështu, kur ata të hyjnë në ato porta, do të përshëndeten nga rojat e Xhenetit: “... roja e tij do t’u thotë: “Sela - mun alejkum! Ishit të pastër, prandaj hyni në të!” Të mira ishin veprat dhe fjalët tuaja, të mira ishin përpjekjet e sakrificat tuaja, prandaj i mirë do të jetë edhe shpërblimi juaj. Transme -tohet se në njërën prej luftrave të zhvilluara, Profeti ﷺ urdhëroi që të kumtohet ndër njerëz se: “Në Xhenet do të hyjë veçse shpirti besimtar.”. Pastaj i Madhëruari thotë: “Aty do të jeni përgjith - monë.”. Sikurse ka thënë në ajetin tjetër: “Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai.” [Kehf 107, 108] - “Ata do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili e përmbushi premtimin e Vet dhe na bëri trashëgimtarë të tokës (së Xhenetit). Ne mund vendosemi ku të duam në Xhenet. Sa i mirë është shpër - blimi i atyre që bëjnë punë të mira!”. - Këto janë fjalët që do të thonë banorët e Xhenetit, kur të hyjnë në të dhe të shohin shpërblimet e pamatshme, dhuratat madhë - shtore e të pakufishme, lumturinë dhe mirë - sitë e përjetshme të tij. Ata do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili e përmbushi premtimin e Vet ...”. Këtë premtim Ai ua dha nëpërmjet profetëve të Tij të nderuar. Këta besimtarë edhe në jetën e dynjasë luteshin e thoshin: “Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premti - min.”” [Al Imran 194]. Edhe në Xhenet ata do të luten e do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja (të devotshme)”.” [Araf 43]. Do të luten gjitha - shtu, duke thënë: “I lavdëruar qoftë Allahu, që na i largoi të gjitha brengat! Zoti ynë është është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.”. Është Ai, që me mirësinë e Tij na vendosi në Shtëpinë e Përjetshme, ku nuk do të kemi asnjë mundim dhe ku nuk do të kemi asnjë lodhje.” [Fatir 34, 35]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari na tregon se besimtarët do të thonë: “... na bëri trashë - gimtarë të tokës.” Pra bëhet fjalë për tokën e Xhenetit, siç ka thënë Katade, Sud diu, etj. Kjo i ngjan ajetit tj etër, ku i Lartësuari thotë: “Ne e kemi shkruar në Zebur sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh), se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” [Enbija 105]. Pra, bëhet fjalë për tokën e Xhenetit. - “Ne mund vendosemi ku të duam në Xhenet.” - Mund të shkojmë ku dëshirojmë në Xhenet. - “Sa i mirë është shpërblimi i atyre që bëjnë punë të mira! – Sa i mirë është Xheneti, si shpërblim për punët tona! Në dy Sahih-ët vjen prej Zuhrit hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2293. “... Pastaj më futën në Xhenet, ku pashë mure të vegjël (të ulët) perlash dhe dheun e tij që ishte misk.”

Mus'haf Hape →
Isra 17:97–17:111 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e Tij janë më të bukurit, pra e thirrët me atë ose me këtë është krejt një, Zoti është një e emra ka shumë. Pejgamberi urdhërohet të mos e ngrisë shumë lart zërin duke …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Të lumtur janë ata që gjetën rrugën e drejtë, e të mjerë janë ata që nuk deshën të mendojnë për fuqinë e Zotit, por thoshin: si mund të ringjallemi pasi të kalben eshtrat e të bëhemi dhë i pluhur, e nuk mendonin se Ai Zot që krijoi qiej e tokë, ka fuqi t'i ringjallë ata. ringjall, por për shkak të kokëfortësisë së tyre do të tërhiqen për këmbësh, kurse fytyra u shkon zhag i për tokë, do të futën në xhehenem dhe sa herë që u digjet trupi, u përtërihet ashtu që zjarri të marrë hov edhe më të madh. Pastaj Kur'ani u thotë, ju kërkoni pasuri, e sikur t'i kishit depotë e nimeteve të Zotit, ju do të frikësoheshit se po shpenzohet e nuk do të mund t'i furnizonit njerëzit. Mohuesve të besimit nuk u thyen mendjen as mrekullitë më konkrete. Zoti ia pat dhënë Musait nëntë mrekulli, po faraoni dhe ithtarët e tij nuk i besuan, andaj e merituan shkatërrimin. Kur'anin e shpalli Zoti me urtësinë e Vet të pashoqë, e shpalli pjesë-pjesë e dalëngadalë, ashtu i që më lehtë ta mësonin dhe ta nxinin përmendësh, e edhe sipas nevojës për zgjidhjen e ndonjë çështjeje. Idhujtarët e besuan ose nuk e besuan, atij nuk i bie vlera. Dijetarët e librave të mëparshëm, të cilët kishin lexuar librat e tyre dhe ishin njerëz të mirë e të sinqertë, kur dëgjonin leximin e Kur'anit, hidheshin me fytyra në tokë, duke adhuruar Zotin dhe duke i shprehur lavdërim për premtimin e Tij të pathyeshëm. I aa Jobesimtarët e dëgjuan Muhammedin duke thirrur Zotin: O Allah, O Rrahman, e thanë: ky na thërret të besojmë një Zot, e vetë po u lutet dy zotave. Kur'ani u tha se Zoti ka shumë emra dhe të gjthë emrat e Tij janë më të bukurit, pra e thirrët me atë ose me këtë është krejt një, Zoti është një e emra ka shumë. Pejgamberi urdhërohet të mos e ngrisë shumë lart zërin duke lexuar Kur'an kah falej, pse idhujtarët e fyenin kur e dëgjonin, e porositet që të mos e ulë tepër zërin e të mos e dëgjojnë ata që falën pas tij. Ky ishte shkak i zbritjes së këtij ajeti. AN Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës El Israë. Lavdëruar qoftë Allahu!

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:49–33:57 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… ose të përcaktohen për jetën e kësaj bote. Ato shprehen dëshirën të mbesin pranë rrugës së Allahut, të Pejgamberit dhe të botës tjetër. Allahu ua ngriti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Edhe në këto ajete jepet shenjë për disa rregulla të martesës, por bëhet një përjashtim i tyre kur është fjala për Pejgamberin, i cili ishte i lejuar të mbajë numrin e grave që i kishte me kurorë, që kishin migruar si dhe ato që i kishte si robëresha të luftës, ose që ndonjë grua paraqet dëshirën të jetë nën strehimin e Pejgamberit, e që Pejgamberi nuk është i obliguar t'u përmbahet rregullave. Gjendja në të cilën ishin myslimanët në ditët e para dhe rrethanat që diktonin për përhapjen e fesë islame, ishin si faktorë që Pejgamberi të jetë i lirë për martesë me gra: të kurorëzuara, robëresha si pre lufte, muhaxhire dhe me ato që shprehin dëshirë të jenë gra të tij edhe pa kushte paraprake. Kur gratë e Pejgamberit u vunë para zgjedhjes: të vazhdojnë jetën modeste me Pejgamberin ose të përcaktohen për jetën e kësaj bote. Ato shprehen dëshirën të mbesin pranë rrugës së Allahut, të Pejgamberit dhe të botës tjetër. Allahu ua ngriti nderin duke mos lejuar Pejgamberin që pos atyre të martohet edhe me ndonjë grua tjetër. Për të mos e penguar Pejgamberin në kryerjen e detyrave të veta e të myslimanëve dhe për të mos e shqetësuar oreçast, myslimanët udhëzoheshin se si duhet të sillen ndaj tij. Këto rregulla vlejnë edhe ndaj njëri-tjetrit. Pas zbritjes së shpalljes për mbulimin e grave, myslimanët nuk kanë qenë të lejuar të hyjnë te gratë e Pejgamberit, me përjashtim të të afërmëve që përmenden. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për besimtarët. Gratë e Pejgamberit, të cilat konsiderohen nëna të myslimanëve, pas vdekjes së Pejgamberit, me to nuk mund të martohet askush. Myslimanët kanë për detyrë të bijnë salavatë për Pejgamberin, kur thuhet se edhe Zoti e engjëjt i shprehin mëshirë e respekt. Salavati për Pejgamberin është detyrë e të gjitha krijesave, ngase çdo të mirë që e përjetojnë është rezultat i mëshirës, të cilën Allahu ia dhuroi atij për të gjitha krijesat, e derisa krijesat nuk janë në gjendje t'ia shprehin falënderimin që e meriton, i drejtohen Zotit që Ai t'i japë shpërblimin e merituar, andaj thonë: "Allahume sal-li ala Muhammed..." Për rëndësinë e salavatit ndaj Pejgamberit flasin shumë hadithe, por edhe sikur të mos kishte të tjera pos atyre që janë shënuar në hadithet e sakta që Pejgamberi ka thënë: "Kush bën salavatë për mua njëherë, Allahu bën për atë dhjetë herë", do të kishte mjaft për të kuptuar rëndësinë e salavatit. Fyerje për Allahun është: mosbesimi ndaj Tij, përshkrim i fëmijës së Tij, Zoti i varfër, Isai bir i Zotit etj. Fyerje ndaj Pejgamberit është përgënjeshtrimi, tallja me shpalljen që e sillte dhe me dispozitat e fesë.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:1–9:10 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e Bajramit. Aliu ngritet e thotë: pas këtij viti te Qabja nuk mund të afrohet asnjë idhujtar, tavafi (vizita) rreth Qabes nuk mund të bëhet duke qenë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Derisa palët kundërshtare të myslimanëve, si idhujtarët ashtu edhe jehuditë herë pas herë thyen marrëveshjen që kishin me myslimanët, ekzistimi i një kontrate me ta ishte i kotë, andaj zbret kjo pjesë e Kur'anit me të cilën anulohen marrëveshjet me ta. Ishte viti i nëntë i hixhretit. Ebu Bekri ishte caktuar udhëheqës i haxhinjve nga ana e Pejgamberit. Pasi kishte shkuar Ebu Bekri me haxhinjtë, Pejgamberi e dërgon Aliun që t'ua kominukojë këto dispozita të Kur'anit në ditën e Bajramit. Aliu ngritet e thotë: pas këtij viti te Qabja nuk mund të afrohet asnjë idhujtar, tavafi (vizita) rreth Qabes nuk mund të bëhet duke qenë lakuriq: në xhennet nuk do të hyjë kush pos myslimanëve: kush ka marrëveshje me Pejgamberin dhe nuk e ka thyer deri tash ajo vazhdon deri në afatin e caktuar dhe prej sot Allahu dhe i dërguari i Tij shkëpusin çfarëdo lidhjesh me idhujtarët. Vizata e Qabes në kohën e caktuar të vitit, konsiderohet "haxh", e vizita jashtë kohës së caktuar në cilëndo kohë të vitit quhet "umre", ndërsa derisa ishte koha e caktuar për haxh, kur bie edhe Bajrami, u quajt: "Haxhi i madh", e Umreja është "Haxhi i vogël". Idhujtarëve u jepet afat të qarkullojnë e të përgaiten katër muaj rresht, pastaj ose do të kthehen në fenë islame ose do të luftohen pa mëshirë, ngase ata nuk respektonin as besën e dhënë e asgjë tjetër, por sa herë që u vinte në dorë bënin masakër ndaj myslimanëve.

Mus'haf Hape →
Enam 6:138–6:145 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e femra janë tetë llojesh. Të gjitha trillimet e tyre rreth ndalimit të ngrënies së disa kafshëve, i sqaron ajeti i fundit, sipas të cilit është e ndaluar të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Mushrikët, përveç të tjerash klasifikonin bagëtinë si të lejuara posaçërisht për meshkuj apo për femra, mbytnin fëmijët e tyre e veçanërisht vajzat, të cilat i varrosnin të gjalla, madje shpifën si të ndaluara disa kafshë dhe disa drithëra. Zoti xh. sh. ju numëron, begatitë që ua ka dhuruar, si vreshtat e llojllojshme, si kafshët për hipje, për qumësht, për lesh, për mish etj., për llojet më kryesore të kafshëve siç janë: devet, lopët, delet e dhitë, të cilat, meshkuj e femra janë tetë llojesh. Të gjitha trillimet e tyre rreth ndalimit të ngrënies së disa kafshëve, i sqaron ajeti i fundit, sipas të cilit është e ndaluar të hahen: kafsha e ngordhur, gjaku, mishi i derrit dhe kafsha që është therrur në emër të ndonjë idhulli e jo në emër të Allahut.

Mus'haf Hape →
Enam 6:146–6:150 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

Jehuditë u ndëshkuan edhe me ndalimin e ngrënies së mishit të disa kafshëve, për shkak të sjelleve të tyre të shfrenuara. Këtë masë ndëshkuese u vinte …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Jehuditë u ndëshkuan edhe me ndalimin e ngrënies së mishit të disa kafshëve, për shkak të sjelleve të tyre të shfrenuara. Këtë masë ndëshkuese u vinte rëndë ta pranonin, ndaj gjithnjë polemizonin me Muhammedin. E madhe është mëshira e Zotit: i lejon mëkatarët të vazhdojnë jetën, por edhe dënimi i Tij është shumë i rreptë dhe atë nuk ka kush që ta pengojë. Idhujtarët mekas, sikundër bëjnë edhe mëkatarët e tjerë, kur u thuhet të largohen nga mëkati, përpiqeshin t'ia mveshin fajin tjetërkujt e jo vetes. Në të vërtetë, në rastet e tilla pranojnë doktrinën e "Xhebrijve" sipas së cilës mohohet liria e pavarur e njeriut në vepra e deri diku edhe përgjegjësia.

Mus'haf Hape →
Kijame 75:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… Suretul Kijameti" - kaptina e ngritjes prej varrezave, e ringjalljes, e përgjegjësisë etj.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures El Karia, ajete: 40 Vetë emri i sures jep të kuptohet se fjala është për ditën kur, pas ringjalljes, njerëzit do të japin llogari për veprat e bëra, andaj në këtë sure përshkruhet tmerri i asaj dite, sillen argumente për saktësinë e sigurt të asaj dite, përmendet ndarja e njerëzve në dy grupe, përkujtohet gjendja e njeriut në komë të vdekjes, përshkruhet edhe kujdesi i Pejgamberit lidhur me nxënien e Kur'anit, kur ia lexonte Xhibrili. Quhet: "Suretul Kijameti" - kaptina e ngritjes prej varrezave, e ringjalljes, e përgjegjësisë etj.

Mus'haf Hape →
Isra 17:73–17:75 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që kujdeset për të, është Mbrojtësi e Ndihmësi. Allahu i dhuron fitoren Profetit ﷺ dhe i mposht të gjithë armiqtë e tij. Allahu ka për ta ngritur lart …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton për mbështe - tjen dhe ndihmën që i dha të Dërguarit të Tij të dashur. Ai e fuqizoi Profetin e Tij dhe e ruajti atë nga gabimet, por edhe nga çdo armik e kundërshtar. Ai e mbrojti nga sherri i çdo të ligu dhe kurthi i çdo keqbërësi të shfrenuar e kriminel. Allahu është Ai që e ka marrë Vetë përsipër çështjen e Muhamedit, që ndihmon kauzën e tij dhe e lartëson mbi gjithçka. Ai nuk e ka lënë atë në dorë të krijesave. Ai është i Dashuri, që kujdeset për të, është Mbrojtësi e Ndihmësi. Allahu i dhuron fitoren Profetit ﷺ dhe i mposht të gjithë armiqtë e tij. Allahu ka për ta ngritur lart fenë e tij dhe do të nënshtrojë të gjithë armiqtë e kundërshtarët e çështjes së Profetit ﷺ , nga lindja, në perëndim. Salavatet dhe selamet e shumta të Zotit i qofshin Muhamedit, deri në Ditën e Gjykimit!

Mus'haf Hape →