… kur ai bëri atë që bëri – pra, tradhtinë dhe dezertimin nga lufta, së bashku me një të tretën e ushtrisë. Kështu, të xhumanë e ardhshme, kur ai u ngrit të …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- “Kur u thuhet: “Ejani tek i Dërguari i Allahut, sepse ai do të kërkojë falje për ju!”, ata tundin kokën dhe i sheh tek të kthejnë shpinën me fodullëk. ” - Në këtë mënyrë, ftesën për të besuar, ata e refuzojnë me kryelartësi dhe nënçmim. Në vijim, i Lartësuar na tregon mënyrën se si i shpaguan ata për këtë shpërfillje: - “Njëlloj është - kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë. ” - Siç thotë i Lartë - suari në suren Teube: “Kërko falje për ta ose jo, por edhe nëse kërkon falje shtatë - dhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë ...”. Mu - nafikët nuk janë të denjë që t’i kërkosh falje Allahut për ta. Edhe nëse i kërkon Allahut falje shtatëdhjetë herë, ta dini se Allahu nuk ka për t’i falur. Madje, thuhet se numri shtatëdhjetë këtu është përmendur thjesht për të treguar pamundësinë e faljes së gjynahut të tyre, pasi arabët e përdorin këtë shprehje thjesht për të treguar një numër të madh, e jo duke patur si qëllim numrin konkret. Shumë selefë kanë thënë se këto ajete kanë zbritur dhe flasin për Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul, sikurse do ta sjellim më pas, në dashtë Allahu. Vetëm tek Ai e kemi besimin dhe vetëm Atij i mbështetemi. Muhamed Ibn Is'haku në “ Sira” ka thënë: “Kur i Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të!) erdhi në Medinë - pas kthimit të tij nga Uhudi - ndodhi diçka jo e zakontë. Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul - siç më ka treguar Ibn Shihab el Zuhri - kishte një vend në xhami, ku qëndronte çdo xhuma, pa u penguar nga askush, si respekt për pozitën që kishte mes fisit të tij. Kur Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qof - shin mbi të) vinte ditën e xhuma, për t’u folur e mbajtur hytbe njerëzve, ai e kishte zakon që ngrihej dhe thoshte: “O njerëz! Ky është i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), që po del para jush. Zoti ju ka nderuar dhe ju ka bërë krenarë me me anë të tij, prandaj përkraheni dhe nderojeni atë, dëgjojeni dhe bindjuni!” Pastaj ulej në vendin e vet. Kështu vazndoi, deri në ngjarjen e Uhudit, kur ai bëri atë që bëri – pra, tradhtinë dhe dezertimin nga lufta, së bashku me një të tretën e ushtrisë. Kështu, të xhumanë e ardhshme, kur ai u ngrit të bënte atë që bënte gjithmonë, muslimanët e kapën prej rrobash nga të gjitha anët dhe i thanë: “Ulu, o armik i Zotit. Nuk je i denjë për këtë, pas asaj që ke bërë!”. Atëherë, ai doli duke shkelur njerë - zit e duke thënë: “Pasha Zotin, ju po silleni sikur të kisha thënë ndonjë gjë të keqe e turp! Unë thjesht u ngrita për të mbështetur kauzën e tij!” Disa ensarë e takuan te dera e xhamisë, kur ai ishte duke dalë, dhe i thanë: “Mjerë për ty. Çfarë po bën?!” Ai tha: “Unë u ngrita për ta mbështetur atë, por disa nga shokët e tij u hodhën mbi mua, duke më tërhequr dhe duke më sharë, sikur të kisha thënë ndonjë turp! Unë thjesht isha duke mbështetur kauzën e tij.” Ata thanë: “I mjeri ti! Kthehu, që i Dërguari i Zotit (lavdërimet
dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) të kërkojë falje për ty!” Ai tha: “Pasha Zotin, nuk dua që ai të kërkojë falje për mua!” Katade dhe Suddiju kanë thënë, gjithashtu, që ky ajet ka zbritur në lidhje me Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulin. Një djalosh nga fisi i Abdullahit shkoi tek i Dërguari i Allahut, për t’i treguar disa fjalë shumë të këqija të thëna nga ai munafik. Kur Profeti i Allahut e thirri atë për sqarim, Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli i mohoi dhe u betua se nuk i kishte thënë. Pas kësaj, një grup ensarësh e fajësuan dhe i folën ashpër djaloshit për fjalët e përcjella tek Profeti. Atëherë, Zoti shpalli për atë që e dëgjoni. Njerëzit i thanë atij munafiku, atij armiku të Zotit: “Do të ishte mirë të shkoje tek i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të!).” Por ai tundi kokën dhe tha: “Nuk kam për ta bërë këtë.” - “Ata thonë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, derisa ata ta braktisin!” Vetëm Allahut i përkasin pasuritë e qiejve e të Tokës, por munafikët nuk e kuptojnë. Ata thonë: “Kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.” Në fakt, e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por munafikët nuk e dinë këtë. ” - Hafizi Ebu Bekr el Bejhakiu përcjell prej Xhabir Ibn Abdilahit, se ka thënë: 2684. “Ne ishim së bashku me Profetin e Allahut në një luftë, kur ndodhi një konflikt mes besimtarëve. Një ensar thirri për ndihmë të tijët: “O ensarë!” Një muhaxhir, gjithashtu, thirri të tijët: “O muhaxhirë!” Profeti i Allahut tha: “Ç’janë këto thirrje, si në kohën e injo - rancës?! Mjaft me to, se janë të pështira!” Ibn Ebu Hatimi sjell një hadith nga Seid Ibn Xhubejri, i cili tregon se: i Dërguari Zotit, sa herë që shkonte ekspeditë në ndonjë vend, ai nuk largohej prej andej, derisa të falte një namaz në atë vend. Kur ndodhi beteja e Tebukut, ai u njoftua se Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli tha: “Kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë të përçmuarit prej saj.”. Kështu, ai u largua prej atyre viseve përpara se të ngrysej. Njerëzit i thanë Abdullah Ibn Ubejit: “Shko te Profeti i Zotit, që ai të kërkojë falje për ty!”. Atë - herë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Kur vijnë munafikët tek ti, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” ...” deri tek: “Kur u thuhet: “Ejani tek i Dërguari i Allahut, sepse ai do të kërkojë falje për ju!”, ata tundin kokën dhe i sheh tek të kthejnë shpinën me fodullëk.” Ky informacion vjen me sened të mirë deri tek Seid Ibn Xhubejri. Vërtet kanë thënë se bëhet fjalë për kthimin nga lufta e Tebukut, por ky mendim vlen të rishikohet, madje mund të themi se nuk është i pranueshëm, pasi Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul nuk mori pjesë në luftën e Tebu - kut. Përkundrazi, ai u kthye mbrapsht me një pjesë të ushtrisë. Mendimi më i saktë që vjen nga autorët e jetëshkrimit dhe luftrave të Profetit ﷺ është se bëhet fjalë për kthimin nga lufta e Murejsiut, ose siç njihet ndryshe, lufta kundër fisit Benu Mustalik. Junus Ibn Bukejri sjell këtë rrëfim rreth kthimit nga lufta me Benu Mustalikët: “Ndërsa i Dër - guari i Zotit po qëndronte atje, Xhahxhah Ibn Seid el Ghafari - i cili ishte i pajtuar si punonëtor me mëditje nga Omer Ibn Hattabi, - dhe Sinan Ibn Uebri u grindën në lidhje me ujin. Ibn Is'haku përcjell nga Muhamed Ibn Jahja Ibn Hibbani një detaj: “Ata u sulën për të mbushur ujë dhe po grindeshin ashpër me njëri -tjetrin, derisa Sinani thirri: “O ensarë, ku jeni?!”. Edhe Xhahxhahi thirri: “O muhaxhirë, ku jen i?” Ndërkohë, Zeid Ibn Erkami dhe një grup ensarësh ishin me Abdullah Ibn Ubejin dhe tregojnë se, kur ai dëgjoi për këtë zënkë, tha: “Ata guxojnë të rebelohen kundër nesh, në tokën tonë?! Për Zotin, këta janë siç thotë ajo fjala: “Ushqeje qenin, që të të hajë!”. Pasha Zotin, kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë të përçmuarit prej saj!” Pastaj shkoi te fisi i tij dhe tha: “Ia bëtë vetes, me duart tuaja! I pranuat në vendin tuaj dhe ndatë pasurinë me ta!” Zejd Ibn Erkami, që ishte i ri, i dëgjoi këto fjalë dhe ia përcolli të Dërguarit të Allahut. Omer Ibn El Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me
të!) tha: “O i Dërguari i Zotit, urdhëro Abbad Ibn Bishrin, që t'ia heqë kokën atij munafiku!”. Profeti tha: "Jo, se pastaj nje - rëzit do të thonë se Muhamedi vret shokët e vet. Përkundrazi, Umer, njoftoji njerëzit se do të largohemi.” Kur u njoftua Abdullah Ibn Ubej se fjalët e tij kishin arritur tek i Dërguari i Zotit, ai shkoi tek ai, i kërkoi falje, duke u betuar në Zot se nuk i kishte thënë ato fjalë, që i kishte përcjellë Zejd Ibn Arkami. Duke qenë se gëzonte respekt mes popullit të tij, edhe ata e mbështetën duke thënë: “O i Dërguari i Allahut, mbase ky djalosh hamendësoi dhe nuk i kishte fiksuar mirë fjalët që të përcolli.” I Dërguari i Zotit (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) u largua në një kohë kur ai nuk e kishte zakon që të largohej. Useid Ibn Hudejri e takoi, e përshëndeti me përshëndetjen që i jepet një profeti, pastaj i tha: “Për Zotin, po të shoh të largohesh në një orë jo të zakontë!” I Dërguari i Zotit (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Vallë, nuk i ke dëgjuar fjalët që tha shoku juaj, Ibn Ubeji, se “Kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë të përçmuarit”? .” Ai tha: “Ti - o i Dërguar i Zotit - je paria dhe krenaria, ndërsa ai është i përuluri, i përçmuari.” Pastaj tha: “O i Dërguari i Zotit, tregohu i duruar dhe i butë me të. Kur Zoti të solli ty në mesin tonë, ne ishim duke e përgatitur ta bënim mbretin t onë, ndaj ai mendon se ti e ke privuar nga kjo pozitë e pushtet.” Profeti i Allahut vazhdoi udhëtimin deri në fund të asaj dite. Pasi kaluan natën, në mëngjes njerëzit vazhduan bisedat e tyre deri afër drekës, kur morën një sy gjumë. Atëherë, zbriti surja Munafikun.” [ Sira nebeuije ” e Ibn Hishamit.] Imam Ahmedi sjell këtë rrëfim nga Zejd Ibn Arkam: 2685. “Isha me xhaxhain tim në një luftë, kur dëgjova Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulin, që u thoshte shokëve të tij: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, derisa ata ta braktisin!” Po ashtu tha: “Kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.”. Unë ia tregova këtë xhaxhait tim, kurse xhaxhai im ia tregoi të Dërguarit të Zotit. Atëherë, i Dërguari i Allahut thërret Abdullah Ibn Ubejin dhe e pyet rreth asaj që përflitej, por ai së bashku me mbështetësit e tij e mohuan dhe u betuan se nuk kishin thënë të tilla fjalë. Profeti pranoi fjalën e tyre dhe nuk mori për bazë fjalën time. Atëherë, mua më kapi një ngushtim e trishtim i madh në shpirt, që kurrë nuk e kisha provuar më parë ndaj u mbylla në shtëpi. Xhaxhai im më tha: “Këtë deshe të arrije? Të të përgë - njeshtronte dhe të të urrente i Dërguari i Allahut?” Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Madhëruar zbriti: “Kur vijnë tek ti munafi - kët, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” (pra, suren Munafi - kun). Atëherë, Profeti i Allahut më ftoi dhe më lexoi këtë sure, duke shtuar: “Allahu dëshmoi se ti the të vërtetën.” Muhamed Ibn Is'hak Ibn Jasari përcjell nga Asim Ibn Umer Ibn Katade këtë rrëfim: 2686. “Kur Abdullahi, i biri i Abdullah Ibn Ubejit, më - soi për ngjarjen dhe rreth fjalëve të babait të tij, shkoi tek i Dërguari i Zotit dhe i tha: “O i Dërguari i Zotit, kam dëgjuar se ju dëshi - roni të vrisni Abdullah Ibn Ubejin, për shkak të asaj që ju kanë informuar rreth tij. Nëse vërtet do ta bëni diçka të tillë, atëherë më urdhëro mua për këtë, dhe unë do të të sjell kokën e tij. Hazrexhët e dinë mirë se nuk ka ndonjë këtu, që respekton babanë e vet më shumë se unë babain tim. Kam frikë se, nëse do të urdhërosh dikë tjetër që ta vrasë, do të bëj ndonjë padrejtësi! Mos më lër të shikoj vrasësin e babait të ecë mes njerëzve, se do të bëhem i padrejtë duke vrarë ndonjë besimtar për shkak të një jobesimtari dhe të hyj në zjarr!” I Dërguari i Allahut (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Përkundrazi, ne do të sillemi mirë dhe do të jemi miq të mirë me të, përderisa ai do të jetë me n e”. Ikrime, Ibn Zejdi dhe të tjerët rrëfejnë se, 2687. “... kur njerëzit u kthyen në Medinë, Abdullahi, djali i Abdullah Ibn Ubejit qëndronte te porta e qytetit, me shpatën e zhveshur në dorë dhe njerëzit kalonin pranë tij. Kur erdhi babai i tij, Abdullah Ibn Ubeji, ai i tha: “Kthehu pas!”. I ati i tha: “Çfarë po
bën, o i mjeri ti?!” Ai tha: “Për Zotin, nuk ke për të hyrë këtu, derisa i Dërguari i Zotit të të japë leje, sepse ai është ballëlarti e ti je i përuluri, i përçmuari.” Kur erdhi i Dërgu - ari i Allahut, Abdullah Ibn Ubeji iu ankua për sjelljen e të birit (i cili, gjithashtu quhej Abdullah) dhe kërcënimin e tij. Ky i fundit iu drejtua Profeti dhe i tha: “Për Zotin, o i Dërguari i Allahut, ai nuk ka për të hyrë në Medinë, derisa ti të japësh leje për këtë!” Atëherë, Profeti i dha leje. Kështu, Abdu - llahi tha i të atit: “Tani që të dha leje Profeti i Allahut, mund të hysh.” Ebu Bekër Abdu - llah Ibn el Zubejri shkruan në Musned-in e tij: “Abdullah Ibn Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli i tha babait të tij: “Për Zotin, nuk ke për të hyrë në Medinë, derisa të thuash: ‘I Dërguari i Zotit është më i nderuari e unë jam më i përuluri.’” Pastaj shkoi tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Zotit, kam dëgjuar se ti dëshiron të vrasësh babanë tim. Pasha Atë që të dërgoi me të vërtetën, kurrë nuk e kam vështruar gjatë në fytyrë babain tim, nga respekti i madh për të. Nëse vërtet dëshironi ta vrisni, jam unë ai që do t'jua sjell kokën e tij, sepse nuk mundem të shoh vrasësin e babait tim!”