Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Rad 13:19 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? - Tek Allahu i Lartësuar nuk mund të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? - Tek Allahu i Lartësuar nuk mund të jenë njëlloj ata që dinë me ata që nuk dinë. Ka njerëz, të cilët e dinë mirë se ajo që t’u zbrit ty, o Muhamed, është e vërteta, për të cilën nuk duhet të ketë asnjë dyshim se është prej Allahut të Lartësuar dhe se është zbritur saktësisht prej Tij. Rreth këtij fakti nuk duhet të ketë asnjë mëdyshje. Ata e dinë mirë se e tërë Shpallja është e vërtetë dhe të gjitha pjesët e saj vërtetojnë, mbështesin dhe forcojnë njëra - tjetrën. Urdhëresat dhe ndalesat e Zotit janë të gjitha të drejta dhe sjellin mirësi. Sikurse thotë i madhëruari: “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejŧësi. ...” [El en’am 115]. Pra, ajo është plot vërtetësi në lajmet që sjell dhe është plot drejtësi në urdhëresat që ligjëron. Megjithatë, ka njerëz, të cilët janë të verbër dhe nuk mund ta gjejnë udhën e drejtë dhe të mirë dhe nuk mund që ta kuptojnë atë. Edhe nëse ndodh që ta kuptojnë, ata nuk nënshtrohen që ta zbatojnë dhe të jetojnë sipas saj. Ata nuk e pranojnë dhe nuk e pohojnë vërtetësinë e saj, nuk e pasojnë atë dhe të nënshtrohen për të jetuar sipas saj. Kështu, këto dy kategori nuk mund të jenë të barabartë tek Allahu i Lartësuar. Kjo ngjan me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit.” [Hashr 20]. - Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin). - Ata të cilët nxjerrin mësime dhe përfitojnë nga këto këshilla e paralajmërime janë pikërisht njerëzit të cilët kanë logjikë të shëndoshë dhe arsyetim të saktë. Lusim Allahun që të na bëjë prej tyre, duke na e dhuruar me bujarinë e Tij.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:99–20:101 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Ashtu sikurse të tregoi ty, o Muhamed, lajmet rreth Musait, të plota, pa asnjë mangësi, po kështu Zoti yt të tregon edhe për popujt e shkuar. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ashtu sikurse të tregoi ty, o Muhamed, lajmet rreth Musait, të plota, pa asnjë mangësi, po kështu Zoti yt të tregon edhe për popujt e shkuar. Allahu i Lartësuari thotë: - “Kështu, Ne po të tregojmë ty disa histori, që kanë ndodhur. ” - Ne të tregojmë lajmet e të shkuarës. - “Ne të kemi sjellë, nga ana Jonë, një shpallje plot këshilla .” - Ne të kemi dhu - ruar këtë Përkujtues për çdo gjë të mirë. Këtu flitet për Kuranin madhështor. Asnjë Profeti nuk i është dhënë libër si Ai. Ai përmban histori të popujve të shkuar dhe histori që do të ndodhin në të ardhmen. Ai është libër plot vërtetësi në lajmet që përcjell. Ai është i mbushur me urtësi. Urdhëresat, ndalesat dhe ligjet e tij janë të drejta, të dobishme dhe me mirësi. Gjyki - met e tij vendosin dhe përcaktojnë për gjithçka. - “Kush i kthen shpinën asaj, do të bartë barrën më të rëndë Ditën e Kijametit. ” - Ai i cili e mohon dhe nuk e pason Shpalljen, ai i cili e kërkon udhëzimin diku tjetër veç saj, ai do të bartë barrën më të rëndë në Ditën e Kijametit, e cila është pesha e gjynaheve. Ky ajet është i përgjithshëm dhe përfshin të gjithë ata të cilëve u është përcjellë mesazhi i Kuranit. Ai është paralajmërues dhe ftues i të gjithëve, që ta pasojnë dhe të nënshtrohen sipas mësimeve të tij. Ai që e pason udhëzimin e sjellë në Kuran, ai ka gjetur udhën e drejtë dhe të vërtetën e Zotit, ndërsa çdokush që i kthen shpinën dhe nuk e beson atë, ai ka për të qenë i dëshpëruar dhe i humbur në dynja dhe në ahiret, përveç ndëshkimit të premtuar në ahiret. - “Nën atë (barrë) do të qëndrojë për - gjithmonë.” - Ai nuk mund të shpëtojë kurrë nga pesha e gjynaheve, nëse braktis udhëzimin e sjellë nga Zoti në Kuran. - “Sa e keqe është ajo barrë, që do të mbajnë ata Ditën e Kijametit! ” - Sa e keqe dhe dëshpëruese është kjo peshë, që ata do të bartin.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:116–26:122 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tyre nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” - Kjo shpjegua edhe më sipër.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Koha e qëndrimit të Nuhut mes popullit të tij ishte tepër e gjatë, por ai vazhdonte që t’i ftonte në adhurimin e Allahut si një të vetëm dhe pa ortak, natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi. Megjithatë, sa herë që ai u fliste, atyre u shtohej edhe më shumë mohimi, inati dhe arroganca në rrugën e humbjes. Madje, pas kësaj kohe të gjatë ftese, me të gjitha mënyrat e mundshme nga Profeti i tyre, ata thanë: - “Ata thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë, do të të vrasim me gurë.”. - Do të të vrasim me gurë, nëse vazhdon akoma me ftesën tënde. Pikërisht në këtë moment, ai u lut kundër tyre dhe Allahu i Lartësuar ia pranoi lutjen. - “Nuhu tha: “O Zoti im! Populli im më ka mohuar. Gjyko, atëherë me drejtësinë tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në një ajet tjetër: “Prandaj ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”Atëherë, Ne, me një shi të vrullshëm, hapëm dyert e qiellit, ndërsa nga toka shpërthyem burime uji, dhe kështu uji u bashkua siç ishte caktuar. Ndërsa atë e hipëm në një anije prej dërrasash dhe gozhdësh, Që lundronte nën Sytë Tanë. Kjo, si shpagim për atë që u mohua.” [Kamer 10 – 14]. Ndërsa në këtë ajet, i Lartësuari thotë: - “Dhe Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.” - Ishte anije e mbushur plot me kafshë, nga një çift prej secilit lloj dhe me ushqimin e tyre, sikurse e urdhëroi Allahu i Lartësuar. Kështu, Allahu i Lartësuar na njofton se Ai e shpëtoi Nuhun dhe të gjithë ata që e pasuan atë dhe i përmbyti të gjithë ata që e mohuan rrugën e tij, refuzuan besimin dhe iu kundërvunë rrugës së tij. - “Dhe i mbytëm në ujë ata që mbetën pas.Vërtet, këtu ka argument. Por shu - mica e tyre nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” - Kjo shpjegua edhe më sipër.

Mus'haf Hape →
Fatir 35:44–35:45 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe i thotë: “Thuaju mohuesve të Shpalljes që solle nga Zoti yt, të cilët nuk besojnë në vërtetësinë tënde si Profet: Shëtisni nëpër tokë dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe fundi i atyre që ishin më parë?” - Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit ﷺ ,dhe i thotë: “Thuaju mohuesve të Shpalljes që solle nga Zoti yt, të cilët nuk besojnë në vërtetësinë tënde si Profet: Shëtisni nëpër tokë dhe shihni se si ishte përfundimi i atyre që i morën për gënjeshtarë profetët e dërguar nga Zoti ! Shikoni se si Zoti i shkatërroi dhe shfarosi ata ! Shikoni viset e tyre të shndërruara në gërmadha! - “Ata ishin më të fuqishëm se këta. Allahut kurrë nuk mund t'i shmanget asgjë në qiej dhe as në tokë ...” - Ata humbën mirësitë që gëzonin, edhe pse kishin shumë fëmijë, pasuri të mëdha, ushtri dhe mbështetës të fuqishëm. Të gjitha këto ishin të pavlefshme dhe nuk u sollën asnjë dobi, sepse nuk mundën që t’i mbronin nga ndëshkimi i Allahut. - “Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqi - shëm.” - Ai është i Gjithëditur për të gjitha qeniet që ekzistojnë dhe është i pushtetshëm për gjithçka. - “Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. ” - Sikur Allahu t’i merrte dhe t’i ndëshkonte të gjithë sipas gjynaheve të tyre, do t’i shkatërronte të gjithë banorët e Tokës dhe gjithçka që ata zotërojnë, si kafshë, prona, bereqet etj. Ndërsa Seid Ibn Xhubejri dhe Sudiu e shpjegojnë kështu këtë ajet: “Do - methënë, nuk do t’u zbriste asnjë pikë uji, dhe kështu do të vdisnin të gjitha krijesat.” - “Por Ai i lë ata deri në afatin e caktuar.” - Allahu i afatizon deri në Ditën e Kijametit, kur do t’i marrë në llogari dhe do të shpërblejë gjithësecilin sipas meritave. - “Kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu shikon gjithçka nga robërit e Vet.” - Allahu do t’i japë çdokujt hakun që i takon. Ky është përfundim i shkurtesës së tefsirit të sures Fatir. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë që na dhuron. Ai i jep sukses dhe ia prin mbarë atij që Ai dëshiron, vetëm tek Ai mbështetemi dhe e kemi shpresën për ndihmë!

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:1–36:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të drejtë, me Sheriat të mrekullueshëm e të pacenueshëm, të dhuruar nga Zoti yt. - “Ti je në një rrugë të drejtë. (Kurani është) Shpallje e të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ja, Sin! ” - Në lidhje me germat e alfabetit në fillim të sureve, kemi folur hollësisht në fillim të sures Bekare. Kush dëshiron, le të kthehet e të lexojë hollësisht atje. Allahu i Lartësuar thotë: - “Betohem në Kuranin plot urtësi. ” - Kurani është tëresisht i qartë, me drejtësi në gjithçka që përmban, si urdhëresa e porosi, dhe atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta dhe kotësia nga asnjë anë. - “... se ti (o Muhamed) je prej të dërguarve.” - Ti je në një rrugë dhe fe të drejtë, me Sheriat të mrekullueshëm e të pacenueshëm, të dhuruar nga Zoti yt. - “Ti je në një rrugë të drejtë. (Kurani është) Shpallje e të Plotfuqishmit, Mëshi - rëplotit ...” - Kjo rrugë, kjo fe dhe ky ligj i mrekullueshëm, që t’i ke sjellë ndër njerëz, është shpallje prej Zotit të botërave, Zotit të krenarisë, ngadhënjimit, pus htetit absolut, i Cili është Er -Rahim për robërit e Tij besimtarë, sikurse thotë Ai në ajetin tjetër: “Po kështu, Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52, 53]. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “... që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë para - lajmëruar dhe ishin të pavëmendshëm.” - Këtu flitet për arabët, ndër të cilët nuk pati shkuar ndonjë paralajmërues dhe profet përpara Muhamedit ﷺ.206 - “Tashmë ka marrë fund vendimi kundër shumicës së tyre, prandaj dhe ata nuk besojnë.” - Ibn Xheriri shpjegon se kjo do të thotë që është bërë detyrë ndëshkimi për shumicën e tyre, sepse Allahu i Lartë - suar e ka vendosur dhe shkruar në librin bazë se ata nuk do të besojnë, shkrim i cili është bazuar në diturinë e Tij absolute për gjithçka.207

Mus'haf Hape →
Hixhr 15:85–15:86 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të kriminelëve, për të cilët vetëm ndëshkimi bën dobi. Ky është kuptimi i faljes së hijshme e korrekte. - Zoti yt është Krijuesi i Gjithëditur. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne i krijuam qiejt dhe Tokën veçse me urtësi. - Nuk u krijuan kot dhe pa ndonjë qëllim, siç mendojnë armiqtë e mohuesit e Zotit, por u krijuan me urtësi. Ato përcjellin një mesazh të madh dhe të vërtetë. Ato dëshmojnë për Krijuesin dhe pushtetin e Tij të madh, për mëshirën, sundimin dhe për diturinë e Tij gjithëpërfshirëse. Ato tregojnë se Allahu është absolut në çdo aspekt dhe adhurimet i duhen përkushtuar veçse Atij, askujt tjetër. Allahu është i pashoq në çdo aspekt. - Nuk ka dyshim se Ora (e kjametit) do të vijë, … - Për këtë çështje nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh sesa krijimi i njerëzve. - ... por ti tolero dhe fal siç të ka hije (dhe atëherë kur duhet) . - Tolerimi dhe falja të bëhet me mirësjelljen më të madhe, duke mos shprehur asnjë lloj zemërimi me ata që të shkaktojnë shqetësime e sillen keq me ty. T’u përgjigjesh keqbërësve me bamirësi e mirësi, ndërsa padrejtësitë e tyre t’ua mbulosh dhe falësh. Kjo është një mënyrë e qartë, që Zoti e tregon për të fituar shpërblime e mirësi prej Tij. Edhe pse këto shpërblime mund të duken të largëta, ato do të shfaqen një ditë. Dita e Llogarisë me drejtësi do të vijë patjetër. Çdo gjë që pritet të vijë është afër. Për shprehjen “ dhe fal siç të ka hije ” ka edhe një shpjegim tjetër shumë të bukur. Ne jemi urdhëruar që të jemi falës e tolerantë, të shoqëruar me sjellje të përshtatshme, korrekte, të drejtë dhe të urtë. Kjo arrihet nëse falja bëhet në vendin dhe momentin e duhur. Kështu, ne nuk duhet të falim, nëse urtësia e kërkon që të vendosim drejtësinë, si në rastin e ndëshkimit të kriminelëve, për të cilët vetëm ndëshkimi bën dobi. Ky është kuptimi i faljes së hijshme e korrekte. - Zoti yt është Krijuesi i Gjithëditur. - Allahu është Krijuesi i çdo krijese. Ai është El Alim - i Gjithëdituri. E si mund t’i fshihet Atij diçka, ndërkohë që Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe di gjithçka?!

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:33–43:35 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ata. - Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse Bota e Ardhshme te Zoti yt është për të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “E, sikur të mos ishte për njerëzit, që priren drejt një besimi, atyre që nuk e besojnë të Gjithëmëshirshmin, Ne do t’ua bënim prej argjendi tavanet e shtëpive...” - Allahu i Madhëruar na tregon se dynjaja nuk ka asnjë vlerë tek Ai. Sikur të mos ishte butësia dhe mëshira e Tij për adhuruesit e Tij të sinqertë, para së cilës Ai nuk vë asgjë, që ata të mos josheshin nga mirësitë e kësaj dynjaje, Ai do t’u jepte qafirëve pasuri të pallogaritshme të kësaj dynjaje, sikurse thotë më pas: - “...edhe shkallët mbi të cilat ata ngjiten, madje edhe dyert e shtëpive apo kolltukët mbi të cilët mbështeten. E shumë stoli të tjera..” - Edhe shkallët, që i përdorin për të hipur në tarracat e shtëpive të tyre, do t’ua bënte prej argjendi. Pra, i Madhëruari do t’u jepte ç’të dëshironin. Por Ai nuk e bën këtë, nga mëshira e madhe dhe përkujdesi i Tij për të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij besimtarë, të cilët, nëse Zoti do t’u jepte qafirëve të tilla pasuri, kjo do t’i trazonte shpirtrat e tyre dhe do t’i tundonte për të shkuar drejt gjynaheve, mosbindjes dhe harresës së qëllimit kryesor pse janë krijuar, pra, të adhurimit të Allahut. Nga ana tjetër, kjo tregon se Allahu i Madhëruar mund t’i privojë besimtarët në përgjithësi ose ndonjë grup prej tyre, për t’i ndihmuar ata. - Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse Bota e Ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit.” - Dynjaja nuk vlen tek Allahu as sa një flatër mushkonje. Të gjitha stolitë e përmendura e shumë e shumë të tjera, janë thjesht pasuri të kësaj dynjaje, të cilat, gjithsesi, arrihen me lodhje e mundime, bashkë me frikën se një ditë do të përfundojnë. Prandaj le ta dinë mirë se ahireti është shumë më i mirë për të devotshmit, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit të tyre, duke ruajtur kufijtë e Tij. Ahireti është më i mirë për ta sepse mirësitë, bukuritë dhe kënaqësitë që do të përjetohen në të janë të plota në çdo aspekt dhe të përjetshme. Atje do të kenë gjithçka që e dëshiron shpirti i tyre dhe me të cilat kënaqen sytë e tyre. Atje do të jenë të freskët e të lumtur përgjithmonë, pa ndërprerje. Sa ndryshim të madh ka mes këtyre dy botëve dhe këtyre dy llojeve të mirësive!

Mus'haf Hape →
Alak 96:1–96:19 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… vetëm te Zoti yt është kthimi.” - Njeriu shpërfill udhëzimin e Zotit, duke harruar se vetëm tek Ai do të jetë përfundimi. Për shkak të kësaj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo është surja e parë që i është shpallur Profetit (a.s.). Ajo është shpallur në hapat e para të profecisë, atëherë kur Muhamedi (a.s.) nuk e dinte çfarë ishte Libri i Zotit dhe as çfarë ishte imani. Në këtë kohë, atij i erdhi Xhibrili (a.s.) me Shpalljen hyjnore dhe e urdhëroi që të lexonte. Por Muhamedi (a.s.), i cili nuk dinte shkrim e këndim, i tha: “Unë nuk di të lexoj.” Por Xhibrili vazhdoi të kërkonte prej tij që të lexonte, derisa në fund tha: - “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. ” - Është Allahu që, me pushtetin e Tij, ka krijuar gjithçka. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend në veçanti krijimin e njeriut dhe gjendjen e tij në fillim të krijimit, në barkun e nënës. Ai që e krijon njeriun në ato fazat të para, duke u kujdesur për të, pa dyshim do të kujdeset për të edhe në një drejtim tjetër shumë të rëndësishëm për lumturinë e tij. Ai do të kujdeset për njeriun duke i përcaktuar urdhëra dhe ndalesa, duke i vendosur program jete dhe adhurimi, duke i dërguar profetë dhe duke i shpallur libra. Pikërisht për këtë arsye, Zoti urdhëroi për të lexuar dhe, menjëherë më pas përmend faktin që Ai është Krijuesi, që kujdeset për krijesat e Tij. Kështu, domethënia është: Ju që jeni nevojtarë që Zoti të kujdeset për ju, duke ju krijuar ju dhe gjithçka që keni nevojë, po ashtu jeni nevojtarë, madje edhe më shumë, që të lexoni atë që Zoti ju ka shpallur, që të mund të arrini lumturinë e plotë në dynja dhe në ahiret. Pastaj i Lartësuari thotë: - “Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” - Allahu është i cilësuar dhe emërtuar me cilësitë dhe emrat më të lartë. Bamirësia dhe bujaria e Tij janë të pakufishme dhe të gjera. Prej bujarisë së Allahut është edhe dija që i dhuron njeriut dhe aftësia për ta shkruar këtë dije. Allahu i Lartësuar e nxjerr njeriun nga barku i nënës, dhe në këtë gjendje njeriu është tërësisht i paditur. Por është Allahu i Madhëruar dhe Bujar që e pajis atë me aftësinë për të parë, për të dëgjuar, për të arsyetuar e gjykuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që ia lehtëson njeriut rrugët dhe mundësitë e diturisë dhe zhvillimit. Allahu i mësoi njeriut Kur'anin dhe Urtësinë Profetike. Ai i mësoi njeriut të shkruarit, nëpërmjet të cilit njeriu mund të ruajë diturinë dhe ta transmetojë ndër breza. Nëpërmjet shkrimit ruhen të pandryshuara të drejtat dhe detyrimet. Shkrimi është zëdhënësi më i mirë, në pamundësinë e të folurit. I Lavdëruar qoftë Allahu për të gjitha këto mirësi të mrekullueshme, për të cilat njeriu kurrë nuk do të mundë që ta lavdërojë Zotin e tij ashtu si e meriton dhe kurrë nuk do të mund t’i shprehë Atij mirënjohjen e plotë. Është përsëri Allahu i Madhëruar Ai që i begaton krijesat me pasuri, por njeriu, për shkak të natyrës së tij të prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë, e sheh veten si të pavarur, prandaj i kalon kufijtë dhe i shkel të drejtat: - “Pa dyshim njeriu i kalon kufijtë, sepse e sheh veten si të panevojë (për mëshirën e Zotit). Por, pa dyshim, vetëm te Zoti yt është kthimi.” - Njeriu shpërfill udhëzimin e Zotit, duke harruar se vetëm tek Ai do të jetë përfundimi. Për shkak të kësaj shpërfilljeje, njeriu nuk e ka frikë llogarinë para Zotit të tij. Gjendja e njeriut mund të përkeqësohet aq shumë, saqë jo vetëm që e shpërfill udhëzimin e Zotit për veten e vet, por nxit edhe të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë, siç thotë i Lartësuari: - “A e ke parë atë që pengon një adhurues, kur ai falet?” – Pra, ai pengon tjetrin të falë namaz, që është treguesi më i madh i imanit. Për të tillë njerëz të poshtër, Allahu i Madhëruar thotë: - “Si guxon dhe e ndalon atë kur ai është në rrugë të drejtë ose urdhëron për devotshmëri?” - O ti njeri që ndalon robin që t’i falet Zotit të tij, si vepron në këtë mënyrë, kur robi të cilin po e ndalon është tërësisht i udhëzuar nga Zoti i tij, me dije të saktë rreth së vërtetës dhe punon sipas kësaj dijeje?! Si vepron në këtë mënyrë, kur ai të cilin ti e ndalon dhe e pengon është duke urdhëruar për devotshmëri ndaj Zotit, është duke urdhëruar për t’iu përmbajtur urdhrave dhe për t’iu larguar ndalesave, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Zotin? Si arrin që një i tillë të pengohet dhe të luftohet?! Kjo vërtet konsiderohet si luftë kundër të vërtetës dhe kundër vetë Zotit. Kjo ndalesë u drejtohet atyre të cilët nuk janë të udhëzuar dhe të cilët urdhërojnë për të kundërtën e devotshmërisë. Më tej, Allahu i Lartësuar i kërcënon këta lloj njerëzish, duke thënë: - “A nuk e di ai se ç'ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën? A nuk e di ai se Allahu sheh (gjithçka)?” - A e di ai i mjerë, që kundërshton dhe lufton të vërtetën, se kjo që bën ai do të sjellë ndëshkimin e tij me vuajtje të padurueshme? A nuk frikësohet dhe të kthejë rrugë, sa nuk është vonë?! A nuk e di ai i mjerë, se Allahut nuk i shpëton asgjë dhe se Ai sheh çdo vepër dhe fjalë të robit. Llogaria me drejtësi është e pashmangshme dhe do të vijë shpejt. Më tej, i Lartësuari e kërcënon këtë të mjerë se, nëse nuk ndalet nga këto vepra dhe nga lufta kundër të vërtetës dhe bartësve të saj, atëherë ajo që e pret është shumë e dhembshme: - “Jo, jo! Nëse nuk heq dorë, Ne do ta rrëmbejmë atë prej ballit. Prej ballit mashtrues e gjynahqar.” - Ai rrëmbim do të jetë shumë i ashpër. Vërtet, koka e meriton që të ndëshkohet, për shkak të gabimeve dhe mosbindjes së saj. Njeriu që është mashtrues në fjalët e tij dhe gjynahqar i rëndë në veprat e tij e meriton këtë ndëshkim të dhembshëm. - “Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët! Ndërsa Ne do t’i thërrasim Rojet e Xhehennemit (zebanitë)!” - Le të thërrasë ai që meriton këtë ndëshkim kë të dëshirojë, prej ushtrive dhe mbështetësve të tij. Ndërsa Allahu do të urdhërojë zebanitë, rojet e Xhehenemit, për të ekzekutuar ndëshkimin. Atëherë keni për ta parë se kush do të fitojë dhe kush është më i fuqishëm! Kjo do të jetë gjendja e atij që lufton dhe pengon të vërtetën. Ndërsa besimtarin, atë të cilin e pengojnë dhe luftohet për shkak të së vërtetës, Allahu i Lartësuar e urdhëron që të mos ua verë veshin dhe të mos u nënshtrohet këtyre ndaluesve: - “Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të!” - Allahu i Lartësuar ndalon veçse nga ato gjëra të cilat sjellin shkatërrim në dynja dhe në ahiret. Pra, mos iu bind këtyre fatzinjve, por vazhdo të afrohesh tek Zoti yt me sexhde dhe me të gjitha llojet e adhurimit dhe bindjes ndaj Tij! Ky ajet përfshin të gjithë llojet e ndaluesve dhe luftuesve të së vërtetës dhe të gjithë mbrojtësit dhe përhapësit e saj, edhe pse është shpallur fillimisht dhe flet në mënyrë të veçantë për Ebu Xhehlin, i cili pengonte Profetin (a.s.) nga namazi dhe nga përhapja e të vërtetës. Këtu përfundon komenti i sures Alek. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

Mus'haf Hape →
Furkan 25:55–25:60 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” [Hud 123]. Ose: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Megjithatë, ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që nuk u sjellin as dobi, as dëm atyre.” - Allahu i Lartësuar na tregon për injorancën e idhujtarëve në adhurimet që ata u kushtonin idhujve, edhe pse ata nuk mund të sillnin as dëm, as dobi. Ata i adhuronin idhujt pa asnjë lloj argumenti, por thjesht nga dëshira e tyre. Ata u përkushtoheshin tërësisht atyre, luftonin për hir të tyre, duke iu kundërvënë Allahut, Profetit të Tij dhe besimtarëve. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: - “Me të vërtetë, jobesimtari hyn në aleancë kundër Zotit të vet. ” - Ai bëhet ndihmës i shejtanit kundër palës së Allahut, dhe dihet se pala e Allahut të Lartësuar do të jetë triumfuese. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut, me shpresë se do të mund të ndihmohen prej tyre. Ata (idhujt) as që mund t’u vijnë në ndihmë dhe të gjithë bashkë do të sillen para Nesh si një trupë (për t'u dënuar).” [Ja sin 74, 75]. Idhujt e tyre nuk kanë fuqi të ndihmojnë as veten e vet, ndërsa injorantët u bëhen ushtarë dhe luftojnë në emër të tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë: - “Por Ne nuk të dërguam ty për qëllim tjetër, përveçse si përgëzues dhe si qortues.” - Të dërguam që të përgëzosh besimtarët e bindur ndaj Zotit, që i pret Xheneti. Të dërguam edhe si qortues, para - lajmërues dhe kërcënues për mohuesit dhe të gjithë ata të cilët i kundërvihen rrugës së Zotit dhe fesë së Tij, për ndëshkimin e ashpër që i pret. - “Thuaj: “Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për këtë.” - Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim kundrejt kumtimit të qartë të këtij mesazhi. Unë e bëj këtë thjesht që të kënaq Allahun e Lartësuar . - “Kush të dëshirojë, le të marrë rrugën drejt Zotit të tij”. - Ai që dëshiron të marrë rrugën e Zotit, ai le të zbatojë fenë që ka zbritur Allahu dhe ta zgjedhë atë si udhërrëfyesen e tij. Kjo rrugë e drejtë është pikërisht Shpallja, me të cilën unë erdha. - “Dhe mbështetju të Përjetshmit, që jeton e nuk vdes kurrë ...” - Mbështetju Allahut për të gjitha çështjet e tua, pa përjashtim. Mbështetju Atij që është i Gjallë (El Hajju) dhe i Përjetshëm (El Kajûm). Ai është sikurse e ka përshkruar Vetveten: “ Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti, i Afërti dhe Ai di çdo gjë. ” [Hadid 3]. Ai është Zoti i gjithçkaje, Pronari dhe Sunduesi i saj. Bëje Atë të vetmin mbështetës, ku kthehesh për ndihmë dhe me të Cilin i lidh shpresat e tua, sepse Ai të mjafton dhe do të jetë ndihmësi yt. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “O i Dërguar! Përcille me qartësi Shpalljen që t’u zbrit prej Zotit tënd! Nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer detyrën! Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve. Nuk ka dyshim se Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin që mohon (të vërtetën) .” [Maide 67]. - “... dhe madhëroje me lavdinë që i takon!” - Allahu i Madhëruar ka përmendur bashkë hamd-in dhe tesbih-un, dëlirësimin dhe lavdërimin e Tij. Profeti i Allahut gjithmonë thoshte: 1997. “Subĥânekellllahumme! Rabbenâ ue biĥamdik ! (I Dëlirë e i Lartësuar je nga çdo e metë, o Allah! Ti je Zoti ynë dhe i lavdëruar qofsh!)” Këtu kemi një urdhër për t’ia kushtuar adhurimet dhe mbështetjen e plotë vetëm Allahut, dhe me sinqeritet vetëm për Të. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Prandaj, vetëm At ë zgjidh për mbështetje!” [Muzem-mil 9]. Ose: “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” [Hud 123]. Ose: “Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur.” [Mulk 29]. - “Mjafton Ai, që t'i dijë gjynahet e robërve të Vet. ” - Allahu i Lartësuar i di plotësisht e hollësisht gjynahet e robërve të Tij, pasi diturisë së Tij absolute nuk mund t’i fshihet asgjë. - “Ai krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e më pas u ngrit mbi Arsh. ” - Allahu i krijoi me fuqinë e Tij. Ai është Krijuesi, Zoti, Mbretëruesi, Sunduesi dhe Pronari i çdo gjëje. Ai e krijoi gjithësinë, siç thotë: “brenda gjashtë ditësh, e më pas u ngrit mbi Arsh.” Ai u ngrit mbi Arsh, për të administruar dhe rregulluar çdo çështje dhe për të gjykuar me të vërtetën. Ai është Gjykatësi më i drejtë dhe më i mirë i çështjeve. - “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Pyet për Të ndonjë të ditur! ” - Kërkoje diturinë rreth Zotit prej atij që është i ditur. Atë njeri ndiqe dhe merre për shembull. Dihet mirë se askush nuk mund të jetë më i ditur për Allahun, sesa robi, adhuruesi dhe Profeti i Tij i dashur, Muhamedi ﷺ ,zotëria i të gjithë bijve të Ademit, më i miri i krijesave të Allahut, në dynja dhe ahiret. Ai nuk fliste asnjëherë nga dëshira e mendja e vet, por ai fliste veçse atë që i shpallej prej Zotit. Për këtë arsye, çdo gjë që Ai e ka thënë, ajo është e vërtetë; çdo dije që ka sjellë, ajo është e vërtetë e padiskutueshme. Ai është imami, udhëheqësi më i drejtë, i cili, nëse njerëzit konfliktohen për ndonjë çështje, është detyrë që konfliktet e tyre t’i zgjidhin duke u kthyer tek gjykimi i tij. Çdo gjë që pajtohet me fjalët dhe veprat e këtij Profeti të zgjedhur, ajo është e drejta dhe e vërteta, dhe çdo gjë që bie ndesh me to, ajo është e kotë, e padrejtë dhe është e refuzuar, kushdo qoftë autori i saj. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe udhëheqësve tuaj! Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, nëse vërtet e besoni Allahun dhe Ditën e Fundit! Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. A nuk i ke parë ata që pohojnë se besojnë në Shpalljen që të është dhënë ty (o Muhamed) dhe në Shpalljet e ardhura para teje, por (në të vërtetë) dëshirojnë që mes tyre të gjykojë tagut-i (shejtani), megjithëse janë urdhëruar ta mohojnë atë? Shejtani dëshiron t’i çojë ata shumë larg (nga e vërteta). Kur u thuhet atyre “Ejani te Shpallja që ka sjellë Allahu dhe tek i Dërguari!”, dyfytyrakët të kthejnë shpinën.” [Nisa 59] gjithashtu: “Për çdo çështje për të cilën nuk pajtoheni, gjykimin për të e gjeni tek Allahu. Ai është Allahu, Zoti im. Vetëm tek Ai mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.” [Shura 10], Ose: “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejŧësi. ...” [Enam 115]. Domethënë, të vërteta janë të dhënat e saj dhe të drejta janë ligjet që ajo përcakton. Ky ishte njëri nga shpjegimet e ajetit: “Pyet për Të ndonjë të ditur!” Ka ardhur edhe një shpjegim tjetër, i cili mëton se pikërisht ky Kuran është mësuesi dhe dituria më e sigurt që tregon rreth Zotit të Madhëruar. (Por, sigurisht, mes këtyre dy shpjegimeve nuk ka kundër - shti, sepse pa dyshim që Profeti më i madh i dërguar ndër njerëz, Muhamedi ﷺ ,ishte më i dituri i krijesave rreth Allahut. Madje, ai ishte edhe më i dituri rreth Kuranit dhe gjithçkaje që ai përmban.) 113 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur u thuhet atyre: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit!”, ata thonë: “E kush na qenka ky i Gjithëmëshirshmi?!” - Kuptimi: Ne nuk e njohim se kush është Rrahmani (i Gjithëmëshirshmi) dhe nuk e pranojmë atë. - “Vallë, t’i bëjmë sexhde, sepse na urdhëron ti?!” Por kjo ua shtoi edhe më shumë largimin .” - Mos vallë, duhet t’i biem në sexhde thjesht dhe vetëm për të përmbushur fjalën tënde?! Kjo ua shtoi edhe më shumë largimin atyre, kurse besimtarët, që adhurojnë Allahun, i Cili është i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti, i bien në sexhde Atij. Dijetarët janë të një mendimi se duhet që të biesh në sexhde kur lexon këtë ajet të sures Furkan, si lexuesi, ashtu edhe dëgjuesi, siç është dëshmuar dhe argumentuar gjetkë. Allahu i Lartësuar është më i dituri për gjithçka!

Mus'haf Hape →
Kehf 18:39–18:44 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt! – O mohues i Zotit, edhe pse më …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: “Ma shaell-llah, la ku-uete il-la billah.” – "Çfarë do Allahu bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Allahut.". Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt! – O mohues i Zotit, edhe pse më sheh që jam më i varfër në pasuri dhe fëmijë, dije se ajo që gjendet tek Zoti është më e mirë dhe e përjetshme. Mirësitë dhe bujaria e shpresuar nga Allahu është më e mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Por kjo mirësi arrihet veçse me iman dhe Islam. Me këtë gëzohen të mençurit dhe të urtët. - Ndërsa për kopshtin tënd pres ndonjë fatkeqësi nga qielli e ai të gdhijë i rrafshuar.” Frikësohu, se për shkak të padrejtësisë dhe vetëmashtrimit, Zoti mund të dërgojë në kopshtet e tua ndonjë goditje nga qielli dhe t’i shndërrojë në djerrina, me pemë të thata dhe fruta të shkatërruara. - Ose t’i shterojë uji dhe ti mos e gjesh më kurrë. - Edhe uji mund të zhduket thellë në tokë, që ti të mos kesh asnjë mundësi për ta nxjerrë jashtë me asnjë mjet. Kjo ishte një lutje kundër mohuesit, që besimtari e bëri në shenjë zemërimi për shkeljen e të drejtës së Zotit prej mohuesit. Besimtari u lut për shkatërrim të atyre kopshteve, që e çuan atë njeri në vetëmashtrim e padrejtësi. Mbase kjo lutje mund të bëhej shkak që ai të kthehej i penduar te Zoti dhe të hapte sytë e të shihte të vërtetën dhe rrugën e drejtë. Dhe Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij: - Dhe kopshtet e tij u shkatërruan vërtet. – Kopshtet i goditi një ndëshkim përfshirës, që i shkatërroi plotësisht, me pemë, fruta e të gjitha. Dëshpërimi i pronarit të tyre qe shumë i madh. - Ai përplaste shuplakat për shpenzimet që kishte bërë në to. Ato u shkatërruan që në rrënjë, prandaj ai thoshte: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!” - Ai u dëshpërua shumë, sepse kishte shpenzuar shumë në të, e tani ishte shkatërruar tërësisht. Ai ndjeu keqardhje edhe për veprimin e tij të keq, sepse tha: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!” - Atij nuk i doli ndonjë krah, që ta ndihmonte nga dënimi i Allahut, ndërkohë që edhe vetë nuk mundi ta ndalonte. - Më herët, ky i lëvdohej shokut duke thënë: “Unë kam pasuri dhe krah ndihmës më shumë sesa ti.” Por tani, të gjithë ata mbështetës u zhdukën dhe askush nuk iu gjend pranë kur i erdhi ndëshkimi. Ata e tradhtuan pikërisht në momentin kur kishte më shumë nevojë për ta. E si mund të dilte i fituar ai mbi caktimin e Zotit?! Kur Zoti vendos për diçka, askush nuk mund ta shmangë, edhe sikur të mblidhen gjithçka gjendet në qiej dhe në tokë. Megjithatë, mëshira e Allahut është e madhe, prandaj nuk është çudi që ai njeri të jetë penduar dhe të jetë përmirësuar. Ka mundësi që Allahu t’ia ketë mundësuar pendimin dhe t’ia ketë larguar arrogancën nga zemra. Kjo kuptohet se ai shfaqi keqardhje për shirkun dhe se Allahu ia kishte larguar shkakun e arrogancës dhe të shfrenimit. Gjithashtu, kur Allahu i dëshiron të mirën dikujt, ndodh që ia jep ndëshkimin që në këtë jetë dhe ia kursen në ahiret. Bujaria e mirësia e Allahut është shumë e madhe, saqë logjika e njeriut nuk mund ta konceptojë plotësisht. Vetëm i padrejti nuk e pranon këtë fakt. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi se Ai e zbret ndëshkimin mbi ata që kalojnë kufijtë dhe i japin përparësi jetës së kësaj bote. Ai na mësoi gjithashtu, se nderimet e mirësitë u jepen atyre që kanë besim të pastër, bëjnë të mira, tregojnë mirënjohje për Allahun dhe i ftojnë edhe njerëzit në këtë rrugë të mbarë. Në të gjitha këto mësime tregohet se mbështetja dhe ndihma e vërtetë është ajo që vjen nga Allahu i Madhëruar. Kjo është ndihma e vetme që duhet shpresuar dhe që duhet të kujdesesh për ta arritur, prandaj Allahu thotë: - Në të tilla sprova ndihma vjen vetëm nga Allahu, Zoti i Vërtetë . Ai është më i miri shpërblyes dhe Ai jep përfundimin më të mirë. - Dije se, nëse beson Allahun e Madhëruar dhe je i devotshëm ndaj Tij, atëherë je ndër ata që Ai do t’i ndihmojë e mbrojë me dashurinë e mëshirën e Tij, do t’i nderojë me bujarinë e Tij me shpërblime të pamata dhe do t’i shpëtojë nga çdo sprovë në këtë botë. Ndërsa ai që nuk beson Allahun dhe nuk i lë çështjet në dorën e Tij, ai është i mjerë dhe ka për të dështuar në të dyja jetët. Ai që është i urtë e kupton se ajo çfarë ofron Zoti është shpërblimi më i madh që mund të shpresohet. Ky shpërblim arrihet veçse me besim, devotshmëri dhe duke ia besuar Zotit çështjet e tua. - Në këtë ajet nxitemi për të nxjerë mësime nga gjendja e atij të mjeri, të cilit Allahu i pati dhënë shumë mirësi të kësaj bote. Por ato, në vend që të bëheshin shkak që ai të tregohej mirënjohës dhe adhurues i Zotit, e bënë atë që të hutohej në dëfrime dhe të harronte ahiretin, duke kaluar kufijtë. - Nga ajeti mësojmë se kushdo që bëhet i tillë, fundin e ka shkatërrim dhe dëshpërim, edhe nëse për njëfarë kohe mund të kënaqet me pasuritë e tij. Ai do të kënaqet për një kohë të shkurtër dhe do të vuajë shumë gjatë. - Gjithashtu, nëse njeriu sheh diçka të mirë te familja e pasuria e tij, këtë mirësi duhet t’ia njohë Atij që i ka dhuruar, pra, Allahut të Madhëruar dhe të thotë vazhdimisht, sa herë që i sheh dhe i kujton këto mirësi: “Ma sha Allah! La ku -uete il -la bil -lah” / Çfarë do Allahu bëhet. S’ka fuqi pa ndihmën e Allahut. Në këtë mënyrë, ai i shpreh mirënjohjen Allahut për mirësitë e Tij dhe bëhet shkak që ato të ruhen, madje dhe të shtohen. Në ajet thuhet: ‘Kur hyre në kopshtin tënd, do të ishte më mirë për ty të kishe thënë: “Ma sha Allah! La ku -uete illa bil-lah.” - Ngushëllimi i atij që nuk ka shumë në këtë botë le të jetë meditimi për mirësitë që Allahu ka përgatitur në ahiret, sepse në Kuran thuhet: “Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë se sa ty, unë shpresoj që Zoti im të më japë diçka edhe më të mirë se kopshti yt…”. - Pasuria dhe fëmijët, nëse nuk janë shkak që t’i bindesh Allahut, nuk të sjellin asnjë dobi, sikurse ka thënë Allahu: “As pasuria dhe as fëmijët tuaj nuk ju afrojnë tek Ne. Afrohen vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe do të jenë në dhoma të larta e të sigurt”. [Fatir 37]. - Lejohet të lutesh kundër atyre që kanë kaluar kufijtë dhe mohojnë Allahun për shkak të pasurisë dhe pushtetit, në mënyrë të veçantë nëse lëvdohen dhe tregohen kryeneç ndaj besimtarëve. - Ndihma e vërtetë është ajo që vjen prej Allahut. Shenjat e saj shfaqen veçse pasi realizohet kaderi i Zotit dhe i jepet çdokujt ajo që meriton me veprat e tij. Allahu thotë: “Në të tilla sprova, ndihma vjen vetëm nga Allahu Zoti i Vërtetë. Ai është më i miri shpërblyes dhe Ai jep përfundimin më të mirë.” Përfundimi i mirë u takon atyre që e kërkojnë dhe punojnë për ta arritur ndihmën e Allahut.

Mus'haf Hape →
Hixhr 15:94–15:99 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë që të urdhëron Zoti yt dhe as mos ua hidh sytë idhujtarëve, të cilët duan të të pengojnë nga rruga e Zotit dhe kumtimi i Shpalljes.” Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Prandaj thuaje haptas mesazhin që të është urdhëruar dhe rri larg idhujtarëve! - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të kumtojë qartë e me besnikëri mesazhin e Tij dhe që ta zbatojë dhe përhapë atë ndër njerëz. Ai e urdhëron që të përballet me durim me idhujtarët. Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, zbatoje e përhape atë që urdhërohesh!”. Ibn Mesudi ka thënë: “Profeti i ftonte njerëzit në fshehtësi, derisa zbriti fjala e Allahut: “Prandaj thuaje haptas mesazhin që të është urdhëruar ...!” Atëherë, ai doli haptas, së bashku me sahabët e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “... rri larg idhujtarëve!” Domethënë, kumtoje e perhape atë që të urdhëron Zoti yt dhe as mos ua hidh sytë idhujtarëve, të cilët duan të të pengojnë nga rruga e Zotit dhe kumtimi i Shpalljes.” Allahu i Lavdëruar thotë në një ajet tjetër: “Prandaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët! Ata do të dëshironin që ti të bësh lajka, që edhe ata të bëjnë lajka.” [Kalem 8, 9]. - Nuk ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen... - Mos u frikëso aspak prej tyre! Allahu të mjafton dhe ka për të të mbrojtur nga sherri i tyre. Sikurse thotë i madhëruari: “ O i Dërguar! Përcille me qartësi shpalljen që t’u zbrit prej Zotit tënd! Nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer detyrën! Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve....” [Maide 67]. - Kundër atyre që adhurojnë përveç Allahut zot tjetër. - Hafidh Ebu Bekër el Bezzari sjell nga Enesi shpjegimin e këtij ajeti: 1605. “Njëherë, Profetin e ngacmuan (fizikisht) disa persona. Atëherë, erdhi Xhibrili dhe (mendoj se tha) i shpoi ata që ngacmuan Profetin. Atyre iu krijuan shenja plagësh në trup dhe vdiqën.” Ibn Is’hak përcjell nga Ibn Abasi se ka thënë që: në krye të tyre ishte Uelid Ibn Mugira dhe ishte ai që i mblodhi. Ata ishin 5 vetë, sipas mendimit më të saktë. Ata kishin pozitë të lartë në popullin e tyre. Ata ishin prej fiseve Benu Esed, Zuhra, Mahzum, Sehm dhe Huzâah. - Dhe së shpejti ata do të arrijnë ta kuptojnë. - Ky është një kërcënim i ashpër dhe një paralajmërim i frikshëm drejtuar të gjithë atyre që adhurojnë zot tjetër, përveç Allahut. - Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht prej gjërave që thonë ata. - Ne e dimë mirë, o Muhamed, ngushtimin dhe vuajtjet që ti përjeton në shpirtin tënd, për shkak të tyre. Por kjo nuk duhet aspak të të ngadalësojë a pengojë, që të kumtosh të vërtetën e Shpalljen e Zotit tënd! Vetëm Atij mbështetju dhe kërkoji ndihmë, sepse Ai është mëse i mjaftueshëm si Ndihmëtari e Mbështetësi yt kundër tyre dhe Ai do të të bëjë të triumfosh mbi ta. Prandaj angazhohu vazhdimisht e pandërprerë me përmendjen e Zotit. - Por ti madhëroje me lavdërime Zotin tënd e bëhu prej atyre që bien në sexhde! - Ji i vazhdueshëm në përmendjen e Zotit, duke i bërë tesbih, tahmid dhe duke i përkushtuar adhurime të shumta. Allahu i Madhëruar e urdhëroi për të falur namaz, kur i tha: “...bëhu prej atyre që bien në sexhde!”. Në hadithin që sjell Imam Ahmedi nga Nuajm Ibn Hemmari, cit ohet Profeti i Allahut se 1606 “Allahu i Lartësuar ka thënë: “O biri i Ademit! Mos e privo veten nga katër rekate në fillim të ditës, që të të siguroj (nga çdo e keqe) në fundin e saj.”180 [Ebu Daudi dhe Nesaiu]. - Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë Ora e sigurt (vdekja)! - Buhariu thotë se Salimi ka shpjeguar që: Ora e sigurt është vdekja. Po kështu ka thënë Muxhahidi, Haseni, Katadja etj. Argument për këtë është fjala e Allahut, kur tregon për banorët e Zjarrit.: “ Ata do përgjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namaz, nuk ushqenim të varfërit, por përziheshim me të tjerët në vepra të kota. Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi (Jakin) e Vërteta e sigurt.””, pra, vdekja. Në një hadith sahih, Ummi el Ala, një grua prej ensarëve, rrëfen: 1607. “Kur Profeti shkoi tek Uthman Ibn Medhuni, që sapo kishte vdekur, ajo tha: “Mëshira e Allahu qoftë mbi ty, o Ebu Sâib! Unë dëshmoj se Allahu të ka nderuar!” Profeti i Allahut tha: “E ku e di ti a e ka nderuar Allahu apo jo?” - “U flijofshin nëna e babai im, o i Dërguari i Allahut! Po kush mund ta dijë?” Profeti i Allahut tha: “Tashmë atij i erdhi jakini (e sigurta) dhe unë shpresoj mirësinë për të.” Me këtë ajet argumentohet se është detyrë që të kryesh namazin e adhurimet e ngjashme me të, për sa kohë e ka mendjen në rregull dhe sipas mundësisë. Ajeti, gjithashtu, është argument kundër mohuesve të besimit, të cilët pretendojnë se, në këtë kontekst, me fjalën jakin është për qëllim siguria që sjell dituria. Sipas këtyre, nëse njeriu arrin gradën e sigurisë së plotë në diturinë e fesë, atëherë për të nuk është më detyrë përmbushja e detyrimeve e adhurimeve fetare. Por, sigurisht, ky është një mendim i kotë dhe i pavërtetë, madje është shprehje e mohimit të besimit të saktë, është devijim i plotë nga rruga e Zotit dhe shprehje e injorancës së thellë në fenë e Tij. Profetët e Zotit dhe shokët e tyre ishin njerëzit më të ditur rreth Zotit dhe për thellësitë e besimit e adhurimit të Tij, më të ditur rreth cilësive të Zotit, përshkrimit të Tij dhe madhërimit e adhurimeve që Ai meriton. E, megjithatë, ata ishin njerëzit që më së shumti i përkushtonin adhurime Atij. Ata ishin të pandërprerë në kryerjen e detyrimeve fetare dhe punëve të mira, të urdhëruara nga Sheriati, deri në fundin e jetës së tyre në këtë dynja. Kështu, këtu është për qëllim vdekja, sikurse sollëm argumentet më sipër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi për udhëzimin që na ka dhuruar dhe vetëm tek Ai besojmë dhe i mbështetemi. E lusim të Lartësuarin që të na marrë nga kjo dynja në gjendjen tonë më të mirë dhe me punët tona më të përkryera në kënaqësinë e Tij. Ai është Bamirës e Bujar i Madh. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Hixhr. Vetëm Allahut, Zotit të botëve, i takojnë të gjitha lavdërimet! 19 / 03 1389 h 04 / 06 / 1969 d

Mus'haf Hape →
Enam 6:74–6:83 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11]. - Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Allahu ua jep …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! - Allahu i Madhëruar na urdhëron që të kujtojmë historinë e Ibrahimit ﷺ . Këtu përshkruhet vlera e lartë e Ibrahimit, kur ai ftonte popullin e tij në teuhid dhe e ndalonte nga shirk-u. Ibrahimi i thoshte babait të tij, Azerit: “Ti preferon të adhurosh puta e idhuj, që nuk sjellin e as zotërojnë dobi apo dëm?! Ata nuk zotërojnë gjë, për asnjë çështje.” - Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” - Ju jeni në humbje të thellë, sepse adhuroni gjëra që nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi dhe keni braktisur adhurimin e Krijuesit tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja. - Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur. - Kështu, duke i dhënë sukses në teuĥîd dhe në thirrjen për teuĥîd, Ne i mundësuam Ibrahimit që të shihte mbretëritë e qiejve dhe të Tokës. Ne i mundësuam të shihte me sytë e vet prova të forta, në mënyrë që ai të ishte absolutisht i sigurt në diturinë e tij. Siguria dhe bindja e plotë varet nga argumentet dhe faktet e vëzhguara. Kështu arrihet dituria e plotë dhe e sigurt në të gjitha çështjet. - Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha:....” - Kur ra nata, Ibrahimi ﷺ pa një yll. Mbase këtu është fjala për ndonjë yll më të shndritshëm se të tjerët, meqë është përmendur veçmas të tjerëve. Për këtë arsye, - dhe Allahu është më i ditur - kanë thënë që ai ishte ylli El Zehra. - “Ky është Zoti im.”. - Duke folur me logjikën e kundërshtarëve, Ibrahimi ﷺ iu drejtua atyre dhe u tha: “O ju që adhuroni yjet, ejani të shikojmë dhe ta mendojmë mirë këtë çështje! Le të supozojmë se ky yll, që ju adhuroni, është vetë Zoti. Por, vallë, a e meriton ai që ta trajtosh si Zot e Krijues të gjithçkaje? A ka ndonjë provë të konsiderueshme për këtë? Le ta mendojmë mirë këtë çështje, sepse nuk i shkon një të mençuri që të konsiderojë si Zot pasionin e vet, pa patur asnjë fakt apo arsyetim. - Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.” - Kur ylli u zhduk, atëherë Ibrahimi ﷺ , për t’i bërë njerëzit të arsyetonin, tha: “Nuk e dua atë që ikën e zhduket nga adhuruesit e vet. I adhuruari duhet që të kujdeset pandërprerë për adhuruesit të tij, për rregullimin dhe administrimin e të gjitha çështjeve të tyre. Si mund të konsiderohet si Zot dikush a diçka që zhduket për një kohë të gjatë, kohë kur nuk i ndihet aspak përkujdesi? Të tillë nuk meritojnë aspak të adhurohen. Madje, adhurimi i tyre konsiderohet si mendjelehtësia më e madhe.” - Kur e pa Hënën duke dalë tha: “Ky është Zoti im. - Kur pa Hënën, që kishte dalë më e ndritshme se yjet, Ibrahimi ﷺ tha: “Ky është Zoti im.” - me të njëjtën strategji si herën e parë. - Por, kur ajo perëndoi, tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” – Në këtë moment, Ibrahimi ﷺ tregoi me përulje nevojën për Zotin e vërtetë. Ai tha qartë se, nëse Allahu nuk të udhëzon në rrugë të drejtë, askush tjetër nuk mund të të udhëzojë. Nëse vetë Allahu nuk të ndihmon që t’i bindesh Atij, askush tjetër nuk mund të të ndihmojë për ta arritur këtë. - Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” – Domethënë, Dielli është më i madh se Hëna dhe se yjet. Por pasi Dielli perëndoi, atëherë u dëshmua qartë e vërteta dhe u shemb e kota. - Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj."” - Me këto argumente të qarta, të dukshme dhe shumë të kuptueshme, unë distancohem nga idhujtaria dhe ju ftoj të pranoni besimin e drejtë. Çdokush që e shqyrton këtë çështje me seriozitet do të largohej nga e kota, do të distancohej nga çdo adhurim i padrejtë dhe do të përkushtohej në adhurimin e Allahut, të Vetmit që e meriton adhurimin: - Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë. ” - Unë i jam dorëzuar vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është kuptimi i fjalës “ĥanîfâ” - me besim të drejtë. - “Unë nuk jam prej idhujtarëve.” – Kështu, Ibrahimi ﷺ u distancua nga idhujtaria. Ai u përqendrua në teuĥîd, duke i paraqitur popullit të tij plot fakte për këtë. Ky është shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve. Ato ishin fjalët e Ibrahimit drejtuar popullit të tij, për t’i bërë ata të logjikonin. Kuptimi i tyre ishte: “Le të themi sikur ky është Zot, por kjo nuk mund të pranohet, për këtë dhe për atë arsye.” Atëherë, kjo ishte thjesht një mënyrë që Ibrahimi ﷺ zgjodhi për t’u vërtetuar atyre kotësinë e adhurimeve kushtuar idhujve e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Për këtë arsye, shpjegimi se këto ajete përshkruajnë disa meditime të Ibrahimit ﷺ kur ishte i vogël, është thjesht i pabazë. - “Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?! ” - Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i udhëzuar nga Allahu, madje i ngritur në gradën e jaķîn-it, duhet t’i ftojë të tjerët tek e vërteta. - Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. - Idhujt tuaj nuk mund të më dëmtojnë mua apo të më privojnë nga ndonjë mirësi. Këto mund të ndodhin vetëm nëse Allahu i dëshiron të ndodhin. - Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?” - Duke medituar kështu, ndoshta do ta kuptoni dhe besoni se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin. - “E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj,...” - E si të kem fikë nga ata që janë të pafuqishëm dhe nuk mund të më privojnë apo të më sjellin ndonjë të mirë?! - “...kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! - Ju thjesht ndiqni pasionin dhe egon tuaj. - Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” - Duke gjykuar veçmas të dyja palët, Allahu i Madhëruar thotë: - “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. - Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ - siguria e plotë nga çdo e keqe. Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë. Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit ﷺ argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha: - Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. - Me argumentet e padiskutueshme që i mundësuam Ibrahimit ﷺ ,Ne e lartësuam dhe e bëmë atë triumfues mbi idhujtarët. - Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. - Ashtu sikurse ngriti gradën e Ibrahimit në dynja dhe në ahiret, pa dyshim nëpërmjet diturisë, Allahu i Madhëruar i ngre disa njerëz mbi të tjerët, në grada të larta. Në mënyrë të veçantë ngrihen ata dijetarë që e jetësojnë diturinë e tyre dhe ua mësojnë atë të tjerëve. Në varësi të gjendjes dhe sinqeritetit të këtyre dijetarëve, Allahu i bën ata udhëheqës të njerëzve, të cilët i ndjekin dhe i respektojnë veprat e tyre. Njerëzit ndriçohen me dritën e këtyre dijetarëve, përmes errësirës së rrugëtimit. I Madhëruari thotë: “ Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11]. - Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Allahu ua jep diturinë dhe urtësinë atyre që e meritojnë. Ai e di shumë mirë se cilët janë ata që e meritojnë diturinë e urtësinë.

Mus'haf Hape →
Muzemil 73:20 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj.” - Në fillim të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të falej natën: gjysmën e saj, një të tretën, dy të tretat, më pak a më shumë. Natyrisht, ai mbetet shembulli më i mirë, të cilin umeti e pason. Kështu, në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon se, porosinë e Tij për t’u falur gjatë natës e kreu jo vetëm Profeti (a.s.), por edhe një pjesë e shokëve të tij. Por njerëzit nuk mund ta përcaktonin me saktësi kohën që Zoti urdhëroi për të falur namaz nate. Përcaktimi ekzakt i saj do të ishte i vështirë për ta, prandaj Allahu i Lartësuar u bëri një lehtësim, duke thënë: - “Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë (namazin e natës) , prandaj ju bëri lehtësime.” – Kuptimi: Allahu e di saktësisht kohën e natës, çfarë kalon dhe çfarë mbetet prej saj. Ai e dinte që ju nuk do t’i përmbaheshit me përpikmëri kohës kur Ai dëshiron që ju ta adhuroni me namaz, prandaj, duke jua lehtësuar, kërkon që ju ta adhuroni ashtu si t’ju vijë më lehtë. Tashmë, edhe nëse e shtoni apo e pakësoni kohën e adhurimit të natës, Zoti ju ka bërë lehtësim dhe jua ka pranuar pendimin. - “Atëherë lexoni (Kuran) aq sa t’ju vijë më lehtë!” – Kuptimi: Lexoni Kur'an aq sa dini, pa u vënë në vështirësi. Ai që fal namaz nate duhet ta bëjë këtë adhurim për sa kohë është energjik, ndërsa nëse është i lodhur, i plogësht dhe i përgjumur, le të çlodhet dhe të qetësohet. Namazi duhet të falet me qetësi dhe përkushtim të plotë. Më pas, i Lartësuari na tregon arsyet e lehtësimit: - “Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë,...” - Sëmundja përmendet e para. Kur njeriu është i sëmurë, ai e ka të vështirë që të ngrihet e të falë namaz dy të tretat e natës, gjysmën apo një të tretën e saj. Kësisoj, ai mund të falet një pjesë të natës, aq sa t’i vijë më lehtë. Gjithashtu, të sëmurit i lejohet që, nëse nuk mund të falet në këmbë, të falet ulur, e nëse edhe kështu e ka të vështirë, i lejohet të falet shtrirë ose i mbështetur. Nëse është aq i rënduar saqë nuk mund të falë namaze nafile dhe synete, atëherë edhe mund të mos i falë ato, dhe shpërblimin ka për ta marrë të plotë, sikur vepronte kur ishte i shëndetshëm. Profeti: “Nëse robi sëmuret apo niset për udhëtim, atij i shkruhet i plotë shpërblimi i veprave që i kryente kur ishte i shëndetshëm apo jo në udhëtim.” Pastaj përmendet një arsye tjetër lehtësimi: - “...do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë!” - Ka të tjerë që udhëtojnë për të bërë tregti, në mënyrë që të mos jenë nevojtarë për njerëzit dhe të mos u zgjasin dorën atyre. Kështu, edhe udhëtimi është një gjendje vështirësie, që bën të lejueshëm zbatimin e kushteve lehtësuese, siç është bashkimi i namazeve farz: yleja me ikindinë dhe akshami me jacinë, si edhe shkurtimi i namazeve katër -rekatësh në dy rekatë. Siç shihet, Allahu i Lartësuar përmendi dy lloje lehtësimesh: 1. Lehtësime për ata që janë të shëndetshëm dhe jo në udhëtim. Allahu i Lartësuar i udhëzoi besimtarët në të tilla kushte, që të përzgjedhin kohën më të përshtatshme, kur ata janë aktivë dhe të gjallë, për të kryer adhurimin e natës. Ata nuk ka pse ta teprojnë dhe të rëndojnë vetveten për të gjetur pikërisht kohën kur Zoti i porosit që ta adhurojnë gjatë natës. Mjafton që të përpiqet që të falet në kohët më të zgjedhura dhe më të mira të natës, por edhe që të jetë i përqendruar dhe i vëmendshëm në namaz. Le të zgjedhë, për shembull, një të tretën e fundit të natës, kur ai ka bërë gjumë të mjaftueshëm dhe është i çlodhur. 2. Lehtësime për të sëmurët dhe udhëtarët, pavarësisht a është udhëtimi për tregti, për xhihad në rrugën e Zotit apo për kryerje adhurimesh, si haxhi, umreja etj. Në të gjitha këto raste, Allahu i Lartësuar nuk e ngarkon robin përtej mundësive të tij. I lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar, që nuk e rëndoi këtë umet dhe nuk la asnjë vështirësi në fenë e tyre. Ai e lehtësoi Sheriatin, në varësi të nevojave dhe gjendjes së robve, duke u kujdesur për mirësinë e trupit, dynjasë dhe të fesë së tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për dy adhurime shumë të rëndësishme, që konsiderohen si shtylla të çdo adhurimi tjetër. Ai urdhëron për faljen e rregullt të namazit, pa të cilin feja e robit nuk mund të qëndrojë në këmbë, dhe për dhënien e zekatit, i cili është tregues i vërtetësisë së imanit dhe bamirësisë ndaj krijesave. Ai thotë: - “Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë!” - Faleni namazin me rregull, duke plotësuar të gjitha shtyllat, themelet, detyrat dhe pjesët e pëlqyeshme të tij. Gjithashtu, shpenzoni për hir të Zotit, me sinqeritet të plotë vetëm për të kënaqur Atë. Jepni për hir të Zotit, duke qenë të vendosur në atë që bëni, dhe jo me zemër të lëkundur. Jepni nga pasuria hallall, me të cilën Zoti ju ka begatuar. Këtu flitet për shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Pastaj Allahu i Lartësuar porosit për kryerjen e veprave të mira në përgjithësi, duke thënë: - “Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpërblyer.” - Një e mirë shpërblehet nga Zoti me dhjetëfish deri në shtatëqindfish, madje edhe më shumë. Le ta dinë besimtarët se, një grimcë mirësie e bërë në këtë dynja për hir të Zotit do të shpërblehet në Xhenetet e përjetësisë dhe të mirësive të pafundme shumë më shumë se e gjithë dynjaja, me gjithë stolitë e saj. Vepra e mirë e besimtarit ka për t’u shpërblyer me kënaqësi dhe përjetime të mrekullueshme, të cilat nuk ka asnjë mënyrë për t’i përfituar, veç përkushtimit në adhurimin e Zotit, nëpërmjet atyre fjalëve dhe veprave që Ai na ka porositur nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Subhanallah! Sa e sa kohë humbet me kotësi të kësaj dynjaje! Sa e sa kohë e gjatë harxhohet pa bërë asnjë vepër të mirë për të kënaqur Allahun Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm! O Zot, na ndihmo për këto zemra, tek të cilat nuk po ndikon më paralajmërimi Yt dhe nuk po përmallohen për takimin me Ty, që je më i Mëshirshëm për to se vetë ato për veten e vet! O Allah! I Lavdëruar qofsh! Vetëm tek Ti ankohemi dhe qahemi! Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë! Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë, veçse ai që mbështetet tek Ti. - “Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë!” - Pasi na porositi për të kryer vepra të mira dhe për bindje ndaj Tij, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i kërkuar falje Atij. Kjo është shumë e dobishme, sepse robi tregon vazhdimisht mangësi në kryerjen e urdhrave dhe porosive të Zotit: ai ose nuk i zbaton fare ato, ose i zbaton me mangësi. Prandaj, që veprat tona të jenë të denja për t’u pranuar dhe shpërblyer, Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i kërkojmë falje Atij. Të mos harrojmë, gjithashtu, se robi bën gabime dhe gjynahe gjatë natës dhe ditës, kështu që është gjithmonë në nevojë për faljen dhe mëshirën e Zotit të tij. Nëse Zoti nuk e përfshin në mëshirën e Vet, shkatërrimi është i sigurt dhe i pakthyeshëm. Këtu përfundon tefsiri i sures Muzzemmil.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:42–3:44 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… kur Ne i thirrëm (Musait). Por, (ti je dërguar) si mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli tek i cili nuk pati ardhur ndonjë profet para …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës. ”. - Allahu i Lartësuar na tregon kështu për vlerat e larta të kësaj gruaje. Melekët iu drejtuan asaj me këto fjalë të mrekullueshme, të cilat ia mbushën zemrën. E si të mos kënaqesh, kur dëgjon prej melekëve se Allahu i Lartësuar të ka zgjedhur e të ka dalluar mbi të tjerët?! Jo vetëm kaq, por madje të ka pastruar edhe nga çdo cilësi e mangët dhe e ulët. Allahu i Lartësuar e ka përdorur dy herë fjalën ‘iŝŧafâki’ – të dalloi, të veçoi. Herën e parë, kur thuhet: “ In-nell-llâhe-ŝŧafâki”, ajo ka kuptimin: “Allahu të dalloi ty, duke të dhuruar cilësi të mrekullueshme dhe duke të pajisur me vlera të larta, në krahasim me njerëzit e tjerë”. Në rastin e dytë, Allahu thotë: “ Ue-ŝŧafâki alâ nisãil -âlemîn”, domethënë: “të veçoi mbi gratë e botës”. Ky lloj veçimi mund të jetë bërë ndër të gjitha gratë e botës të kohës së saj, ose edhe ndër gratë e botës të të gjitha kohërave. Ky prestigj nuk cenohet aspak nga fakti që atë e kanë merituar edhe gra të tjera, siç ishin dy nga bashkëshortet e Profetit, Hadixhja dhe Aishja, dhe vajza e tij, Fatimja. Të gjitha këto kanë qenë gra të shkëlqyera, të përzgjedhura dhe të dalluara nga të tjerat, mbështetur kjo në dëshminë e vetë Zotit të botëve. Vetë melekët e njoftuan atë se Allahu i Lartësuar e kishte dalluar mbi të gjitha gratë e botës, dhe kjo ishte një mrekulli e madhe, ose një dhuratë që meritonte një mirënjohje të thellë për dhuruesin e saj. Për këtë arsye, menjëherë pas përgëzimit, erdhi ky udhëzim: - “O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde (e ruku) dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” - Pas mirësisë që i dhuroi, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Merjemen, së pari, për adhurim të vazhdueshëm, duke qenë gjithnjë e bindur ndaj Tij, e motivuar nga dashuria dhe e mbushur me përulësi. Së dyti, Allahu e urdhëroi Merjemen për të falur namaz. Është përmendur në mënyrë të veçantë sexhdeja dhe rukuja, sepse ato janë shprehje të nënshtrimit dhe përuljes së thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Në të vërtetë, Merjemeja i kreu të gjitha porositë e Zotit, duke treguar qartë bindjen e saj të plotë dhe adhurimin e sinqertë për Krijuesin e saj, për Allahun e Lartësuar. Ishte Allahu i Lartësuar që i tregoi Profetit të Tij të mëshirës, Muhamedit (a.s.), rreth këtyre ngjarjeve të hershme e të panjohura asokohe. Profeti (a.s.) nuk kishte asnjë mënyrë e mundësi për të njohur ato ngjarje të vërteta, prandaj i Lartësuari thotë: - “Këto janë disa nga lajmet e fshehta që po t’i shpallim ty (o Muhamed) . ” – Kuptimi: Këto janë histori që vijnë vetëm me shpallje nga Zoti i botëve, i Cili di gjithçka, dhe nuk janë fjalë nga mendja e Muhamedit (a.s.) dhe as të huazuara nga të tjerë. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë të vërtetë me fjalët: - “Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri -tjetrin.” - Nëna e Merjemes, kur lindi Merjemen, shkoi te kujdestarët që shërbenin në Shtëpinë e Shenjtë, për t’u dhuruar vajzën, që edhe ajo të ishte shërbyese e shtëpisë së Zotit, ashtu sikurse bëri premtimin. Por ata filluan të grindeshin me njëri-tjetrin se cili do të ishte kujdestari i saj. Atëherë, ata vendosën që të hidhnin short se kujt do t’i takonte detyra e kujdestarisë së Merjemes. Ata duhet të hidhnin kalema druri në lumë. Ai njeri, kalemi i të cilit nuk do të ecte me rrjedhën, por do të qëndronte në vend, do të fitonte të drejtën e kujdestarisë së Merjemes, dhe ky qe më i miri i tyre, Zekeria, Profeti i Allahut. Kështu, kuptimi i ajetit është: Duke qenë se ti, o Muhamed, nuk ishe mes tyre dhe as ti e as populli yt nuk keni dije rreth këtyre ngjarjeve të vërteta, që edhe ata (ithtarët e Librit) i pranojnë dhe i dinë imtësisht, atëherë kuptohet lehtësisht se ti je Profet i Zotit, sepse rruga e vetme e informacionit mbetet shpallja e Zotit . Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ditur këto histori të largëta, përveç shpalljes nga Zoti i Gjithëditur. Atëherë, është e detyrueshme për të gjithë ithtarët e Librit që të pranojnë se ti je Profeti i Zotit dhe që të pasojnë udhëzimin e sjellë prej teje. Ti je Profet i vërtetë, i dërguar prej Allahut, Zotit të gjithësisë. Ata janë të detyruar që të të binden për të zbatuar udhëzimet e tua, nëse duan shpëtimin. Allahu i Lartësuar përdor të njëjtën mënyrë argumentimi në disa ajete të tjera, si për shembull, kur thotë: “Dhe ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit, ku Allahu i foli Musait) , kur Ne ia besuam Musait shpalljen dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. Ne krijuam breza të shumtë dhe koha (mes teje dhe Musait) është shumë e largët . Dhe ti nuk ishe banor në mesin e popullit të Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre (saktësisht) Argumentet Tona . Por, jemi Ne që dërgojmë profetë (dhe i njoftojmë për gjithçka) . Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne i thirrëm (Musait). Por, (ti je dërguar) si mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli tek i cili nuk pati ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim. ” [Kasas 44 -46]. Ose: “ S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur’anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. Thuaj: “Zoti im e di më sëmiri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. Dhe ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kur'ani), por kjo është mëshirë e Zotit tënd. Prandaj ti kurrë mos u bëj ndihmëtar i jobesimtarëve. ” [Kasas 86]. Ose: " Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52-53].

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:66–43:78 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Zoti yt !”.” - Duke pandehur se mund të ketë ndonjë lloj shpëtimi për ta, ata, që nga brendësia e Zjarrit, do të bërtasin duke iu lutur rojes së Xhehenemit: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A mos presin gjë tjetër ata, përveçse t’u vijë Ora befas dhe pa e ndier?!” – Kuptimi: Çfarë presin mohuesit e profetëve dhe të shpalljeve të Zotit? Vallë, mos presin t’i zërë Kijameti befas, pa e ndier? Por kur të vijë ajo ditë, mos pyet për tmerrin që i pret mjeranët, të cilët e mohojnë vërtetësinë e saj. - “Atë ditë, edhe miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri -tjetrit,...” - Atë ditë, edhe ata që në jetën e kësaj bote mbahen për miq dhe aleatë të ngushtë, të cilët i bashkon kufri, gjynahet dhe mohimi i shpalljeve të Zotit, do të jenë armiq të njëri - tjetrit. Dashuria dhe miqësia do të shndërrohet në urrejtje e armiqësi, sepse lidhja e tyre në dynja nuk është për hir të Allahut. Në fakt, kështu do të përfundojë çdo dashuri dhe lidhje jo për hir të Allahut. Allahu i Madhëruar përjashton nga ky gjykim një kategori të zgjedhurish, duke thënë: - “...përveç të devotshmëve.” – Përveç atyre që ruhen nga shirk-u dhe padrejtësitë, sepse dashuria dhe lidhja mes tyre do të vazhdojë e pakëputur. Miqësia e tyre do të jetë e përjetshme, sepse i Përjetshëm është Ai për hir të të Cilit ata janë dashur. Pastaj i Madhëruari tregon shpërblimin e të devotshmëve. Ditën e Kijametit, Ai do t’u flasë me dashuri e do t’u thotë: - “(Allahu do tu thotë): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka pse të frikësoheni e as pse të brengoseni!” - Kuptimi: Nuk do t’ju shqetësojë frika për përfundimin që ju pret në të ardhmen dhe as brenga për gjërat që kanë kaluar. Nëse nuk ju godet e keqja, kjo tregon se ju pret vetëm e mira. Lumturia është përfundimi juaj, ashtu sikurse e shpresonit, madje edhe më mirë se aq. - “Atyre që besuan shpalljet Tona dhe ishin muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit) do t'u thuhet: ” - Allahu i Madhëruar i përshkruan ata me dy cilësi: 1. Ata e kanë besuar Shpalljen hyjnore. Kjo do të thotë që ata fillimisht e kanë pranuar si të vërtetë dhe të saktë Shpalljen e Zotit, por jo vetëm kaq. Ata e kanë ditur mirë kuptimin e Shpalljes dhe e kanë zbatuar atë. Vetëm kështu mund të quhet se e kanë besuar Shpalljen e Zotit. 2. Ata janë treguar të përulur dhe të përkushtuar ndaj Zotit, në çdo aspekt, si me fjalë e vepra, ashtu edhe me ndjenjat e zemrës. Këtyre fatlumëve do t'u thuhet: - "Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, për tu gëzuar!" - Hyni në vendin e kënaqësisë, prehjes dhe lumturisë së përjetshme, bashkë me ezuaxhukum. Fjala ‘ezuaxhukum’ ka kuptimin ‘bashkëshortët’, por edhe kuptimin tjetër: “të njëjtë me ju” pra, që bëjnë punë të mira si ju, qofshin ato gratë, fëmijët, miqtë, shokët, të afërmit tuaj etj. Të gjithë do të kënaqen në Xhenet me mirësitë e tij. Zoti do t’u dhurojë mirësi, kënaqësi, gëzim e lumturi, që nuk mund të përshkruhen me fjalë. - “Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta.” - Mes tyre do të vërtiten shërbëtorët, djelmosha të përjetshëm, që servirin plot hijeshi ushqimet me enë të bukura prej floriri e argjendi. Edhe pijet do t’u shërbehen me gota të mrekullueshme, që janë prej argjendi dhe të tejdukshme. - “Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen.” - Në Xhenet, banorët do të kenë gjithçka që ua pëlqen shpirti dhe syri. Ky ajet është gjithëpërfshirës në kuptimin e tij. Këto fjalë përfshijnë në përshkrimin e tyre çdo mirësi e gëzim që të kënaq syrin dhe shpirtin. Kështu, besimtarët do të gjejnë në Xhenet çdo gjë që dëshiron shpirti e trupi i tyre, qofshin ato ushqime, pije, veshje apo marrëdhënie. Sytë e tyre do të kënaqen me pamjet e mrekullueshme të Xhenetit, si me bimësinë e dendur, me ndërtesat madhështore dhe me gjithçka rreth e rrotull. Të gjitha ato janë për ta dhe atje do të jenë përjetësisht. Çdo gjë në Xhenet është e përkryer në gradën më të lartë të bukurisë dhe hijeshisë, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata do të kenë atje fruta dhe gjithçka që dëshirojnë.” Atyre u thuhet edhe diçka tjetër, që ua shton edhe më tepër kënaqësinë dhe lumturinë: - “Aty do të jeni të përjetshëm.” - Kjo e vulos lumturinë e banorëve të Xhenetit. Përjetësia në të do të thotë që të gjitha këto mirësi do të jenë të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme. - “Ky është Xheneti që ju dhurua për veprat që keni bërë.” – Kuptimi: Allahu i Madhëruar jua la këto kopshte kaq të bukura për hir të punëve të mira që keni bërë. Ju u bindët dhe bëtë vepra të mira me sinqeritet, në shenjë madhërimi, dashurie e nënshtrimi ndaj Allahut, prandaj Ai e bëri Xhenetin si shpërblim për ju, duke ju përfshirë në mëshirën e Tij. - “Aty keni plot fruta, nga të cilat do të hani.” - Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “Prej çdo frute do të ketë nga dy lloje.” [Rrahman 52]. Pra, banorët e Xhenetit do të mund t’i hanë të gjitha ato fruta të shijshme dhe të këndshme. Pas përshkrimit të mirësive në Xhenet, Allahu i Madhëruar tregon për ndëshkimin në Xhehenem: - “Kriminelët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit përjetësisht...” – Kriminelët, domethënë ata që kanë kaluar kufijtë e Zotit duke bërë gjynahe, padrejtësi dhe duke mohuar të vërtetën e sjellë nga Zoti nëpërmjet profetëve, do të jenë të zhytur në zjarrin e Xhehenemit, i cili do t’i përfshijë nga çdo anë. Atje do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk kanë për të shpëtuar prej tij. - “Për ta nuk do të ketë asnjë lehtësim. Të pashpresë do të mbeten në të (xhehenem) përgjithmonë! Ne nuk u bëmë asnjë padrejtësi atyre, por ishin ata që bënin padrejtësi (kundër vetes) .” - Atyre nuk do t’u ndërpritet apo t’u lehtësohet ndonjëherë ndëshkimi, në asnjë çast. Ata do të vuajnë dhe njëkohësisht do të jenë të pashpresë. Ata nuk do të shpresojnë se do të arrijnë ndonjë të mirë apo se do të shpëtojnë ndonjëherë nga ndëshkimi. Sikurse thuhet në ajete të tjera, ata do t’i luten Zotit duke thënë: “ O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni! Disa prej robve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. ” [Mu’minun 107 – 110]. Ky ndëshkim i madh u jepet për shkak të punëve që kanë bërë, duke dëmtuar vetveten. Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt; Ai nuk ndëshkon asnjë pa gjynah e pa faj. - “Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt !”.” - Duke pandehur se mund të ketë ndonjë lloj shpëtimi për ta, ata, që nga brendësia e Zjarrit, do të bërtasin duke iu lutur rojes së Xhehenemit: “O Malik, le të na japë fund Zoti yt! Le të na vdesë, që të shpëtojmë një herë e mirë, sepse po vuajmë shumë. Ne nuk mund ta përballojmë këtë ndëshkim!” Por kur ata të kërkojnë që të vdesin dhe të shkatërrohen përfundimisht, Maliku u përgjigjet: - “Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë.” – Kuptimi: Aty do të qëndroni dhe kurrë nuk keni për të dalë prej andej! Pra, jo vetëm që nuk do të marrin atë përgjigje që presin, por do t’u jepet krejt e kundërta e saj. Kjo thjesht ua shton më tepër vuajtjen dhe dëshpërimin. Veç kësaj, dhimbja iu shtohet përsëri kur t’u thuhen disa fjalë qortuese: - “Ne jua sollëm të vërtetën,” - Juve ju ofrua e vërteta, e cila ishte e mjaftueshme dhe mjaft bindëse që ju të nënshtroheshit dhe të jetonit sipas saj, por nuk e bëtë një gjë të tillë. Nëse do të kishit pranuar ftesën bujare të Allahut, do të fitonit të gjitha të mirat dhe do të shpëtonit nga të gjitha të këqijat, duke u lumturuar përjetësisht. - “...por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj.” - Por ju e urryet të vërtetën dhe parapëlqyet të ndiqnit dëshirat tuaja, prandaj e zgjodhët vetë vuajtjen dhe dëshpërimin, pas të cilit nuk do të gjeni më lumturinë.

Mus'haf Hape →
Kalem 68:48–68:52 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd ... ” - Bëj durim, o Muhamed, ndaj mundimeve që të jep populli yt, ndaj refuzimit të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd ... ” - Bëj durim, o Muhamed, ndaj mundimeve që të jep populli yt, ndaj refuzimit të Shpalljes, sepse Allahu është Ai që do të gjykojë me drejtësinë e Tij, për të të dhënë hakun që të takon kundër tyre. Allahu ka për të të dhënë përfundimin e mirë ty dhe pasuesve të tu, në dynja dhe në ahiret. - “... dhe mos u bëj si ai i peshkut kur u lut, në atë gjendje trishtimi. ” - Bëhet fjalë për Junus Ibn Mettan (paqja e Zotit qoftë mbi të!), kur ai iku i zemëruar me popullin e tij. Me të ndodhi ajo që ndodhi, kur ai po udhëtonte në det. Atë e gëlltiti peshku, i cili notoi thellë në oqean me Junusin në bark, në errësirat e ujërave të thella. Atje, Junusi dëgjoi tesbihun, që deti dhe gjithë gjallesat detare bënin për Zotin. Ato e dëlirësonin dhe e madhëronin të Lartësuarin, të Plotpu - shtetshmin, Allahun e Lavdëruar. Ai është Allahu, urdhëri, gjykimi dhe vendimi i të Cilit kurrë nuk mund të pengohet dhe të hidhet poshtë. Junusi, në ato errësira, iu drejtua Zotit me fjalët: “Lâ ilâhe il-lâ Ente! Subĥâneke! Inni kuntu minedh -dhâlimin!” (Nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Unë i bëra padrejtësi vetes sime!), siç thotë i Lartësuari në ajetin kuranor: “Edhe Dhennuni (Junusi), kur iku i zemëruar (prej popullit të tij) dhe mendoi se nuk do ta dënonim! Por, në the - llësitë e errësirës, ai tha: “Nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Teje. Qofsh i Lavdëruar! Unë i bëra vërtet, padrejtësi vetes sime.” Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga trishtimi. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” [Enbija 87, 88]. Gjithashtu: “E sikur të mos kishte qenë prej atyre që e madhërojnë shumë Zotin (me tesbih), Ai do të mbetej në barkun e peshkut deri në Ditën e Ringjalljes. ” [Safat 143, 144]. Allahu i Lartësuar e përshkruan Junusin në ato mo - mente si “ mekdhum mekrub”, pra, i zhytur në dhimbjen dhe trishtimin e tij. Në hadith vjen: 2739. “Kur Junusi tha: “Lâ ilâhe il -lâ Ente! Subĥâneke! Inni kuntu minedh -dhâlimin!”, kjo lutje shkoi dhe vajtonte rreth Ar - shit të Allahut të Madhëruar. Atëherë, melekët thanë: “O Zot! Ky është një zë i dobët, i njohur, i cili vjen prej një vendi të çudit - shëm!” Allahu i Lartësuar tha: “Nuk e nji - hni?” - “Jo!” - thanë ata. Zoti tha: “Ky është Junusi.” Melekët thanë: “O Zot! Adhuruesi yt, ai prej të cilit vazhdojnë të ngrihen punë të mira dhe lutje të pranueshme?” - “Po”, - tha Ai. Melekët thanë: “A nuk e mëshiron, o Zot, për ato vepra dhe adhurime, ai që i bënte në kohë mirësie dhe ta shpëtosh tashmë, që është në bela?” Atëherë, Allahu i Madhëruar urdhëron peshkun, i cili e hodhi në një vend të hapur e të shkretë. - “Sikur të mos e përfshinte mirësia nga Zoti i tij, ai do të hidhej në shkretëtirë i braktisur dhe i fajësuar. Por Zoti i tij e bëri atë të zgjedhur dhe prej të mirëve.” - Imam Ahmedi përcjell nga Abdullahi se Profeti i Allahut ka thënë: 2740. “Askujt nuk i lejohet që të thotë se unë jam më i mirë se Junus Ibn Metta.” Hadithin e sjell edhe Buhariu prej Sufjan Theuriut. Gjithashtu, hadithi vjen në dy Sahihët edhe prej Ebu Hurejras. - “Ata që nuk besojnë, gati sa nuk të hanë me shikimet e tyre ...” - Pra, ata do të të hanin me hasedin e tyre, për shkak të urrejtjes të madhe në zemra, sikur Allahu të mos të të mbronte e të të ruante prej tyre. Ky ajet dëshmon se mësyshi dhe efekti i tij është i vërtetë, me lejen e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Për këtë ka hadithe, me rrugë të shumta transmetimi.173 Kështu, Ebu Daudi sjell me senedin e tij nga Enesi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2741. “Nuk lejohet rukja, përveç kundër syrit të keq, temperaturës të lartë ose për gjakun që nuk ndalet (hemorragjinë nga hundët).174 Ibn Maxhe sjell nga Burajdeh Ibn Husajb hadithin se Profeti i Allahut ka thënë: 2742. “Nuk lejohet rukja, përveç kundër mësyshit ose temperaturës së lartë.” [Muslimi në Sahih-un e tij]. Gjithashtu, nga Xhabir Tejmi përcillet se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2743. “Kukuvajka nuk është ogur i keq, ndërsa mësyshi është i vërtetë.” Tirmidhiu ka thënë se ky është një hadith garib.175 Nga Ibn Abasi përcillet se: I Dërguari i Allahut ka thënë: 2744. “Mësyshi është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë, që do ta paraprinte kaderin, ai do të ishte syri i keq. Prandaj, nëse dikujt prej jush i kërkohet të lahet (që me ujin e tij të spërkatet i sëmuri), le të lahet!”. Nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë se: Profeti i Allahut lutej shpesh për mbrojtjen e Hasanit dhe Husejnit me këto fjalë: 2745. "Uidhukumâ bi kelimâtil -lâhit-tâm-meh min kul -li shejtânin ue hâm -meh, ue min kul -li ajnin lâm-meh!" (Kërkoj mbrojtje për ju të dy, me fjalët e përsosura të Allahut, prej së keqes së çdo shejtani dhe krijese dëmtuese, dhe prej të keqes së çdo syri të keq!) Dhe shtonte: “Kështu lutej Ibrahimi alejhi selam për mbrojtjen e Is ’hakut dhe Ismailit (paqja e Allahut qoftë mbi ta.).” - “... dhe thonë: “Ai është i marrë.” - Pra, jo vetëm që dëmtonin me smirën dhe mësy - shin e tyre (Allahu i mallkoftë!), por i jepnin mundim edhe me fjalët e tyre, duke thënë se ai ishte i çmendur, për shkak se solli Kuranin. - “Po ai nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për botët. ” - (Kurani madhështor është veçse kujtim e këshillë për botën. Në - përmjet Kuranit, njerëzit kujtohen për të arritur mirësitë e fesë dhe të dynjasë së tyre.) Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kalem. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdërimi, prej Tij vijnë të gjitha mirësitë dhe vetëm Ai është mbrojtësi nga çdo e keqe.

Mus'haf Hape →
Enbija 21:87–21:88 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Historia e Junusit është përmendur në këtë sure, ashtu si edhe në suret Safat dhe Nun (Kalem). Junusi i biri i Metas (paqja e Zotit qoftë me të!) ishte …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Historia e Junusit është përmendur në këtë sure, ashtu si edhe në suret Safat dhe Nun (Kalem). Junusi i biri i Metas (paqja e Zotit qoftë me të!) ishte profeti, të cilin Allahu i Lartësuar e dërgoi në Nejne ua, i cili ishte një fshat në Meusul, Irak. Ai e ftoi popullin e tij për të adhuruar vetëm Allahun e Lartësuar dhe për t’ iu nënshtruar vetëm Atij, por ata e refuzuan dhe u zhytën edhe më shumë në mohimin e tyre. Atëherë, ai u largua i zemëruar me ta dhe i kërcënoi me ndëshkimin që do të zbriste mbi ta pas tri ditësh. Kur ata panë shenjat e ndëshkimit, u siguruan për të dhe kuptuan që profeti i tyre nuk po gënjente. Atëherë, ata dolën në shkretërirë së bashku me fëmijët e tyre, madje nxorën edhe kafshët dhe bagëtitë e tyre. Përveç kësaj, ata i ndanë fëmijët nga nënat, qoftë njerëzit, qoftë kafshët, dhe filluan t’i luteshin me përgjërim dhe përunjësi Allahut Krenar dhe të Lartësuar, duke ngritur zërat me lutje dhe duke qarë. Madje, dhe kafshët filluan të lëshonin zë, sepse u ndanë nga të vegjëlit e tyre: të gjithë qanin me zë. Atëherë, Allahu i Lartësuar e largoi ndëshkimin prej tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.” [Junus 98]. Ndërsa Junusi, pasi u largua nga vendi i tij, hipi së bashku me një grup njerëzish në një anije, e cila ishte gati të përmbytej, nga pesha e madhe e njerëzve që kishin hipur në të. Duke pasur frikë se do të mbyteshin të gjithë, ata vendosën që të çliroheshin nga një pjesë e udhëtarëve, të cilët duhej të hidheshin në det. Ata e bënë me short se kush do të hidhej në det, në mënyrë që të lehtësohej pesha e anijes. Shorti i ra herën e parë Junusit, por ata nuk pranuan që ta hidhnin at ë. Edhe herën e dytë, shorti i ra përsëri Junusit, por ata nuk e hodhën. Por, kur për herë të tretë, shorti përsëri i ra Junusit, ai u hodh në det. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe hodhi short (me udhëtarët se kush duhej flakur nga anija), por humbi (ndaj u hodh në det). ” [Safat 141]. Domethënë, kur i ra shorti për herë të tretë, Junusi u ngrit, hoqi rrobat dhe u hodh vetë në det. Ibn Mesudi thotë: “Allahu i Lartësuar dërgoi një peshk të madh nga Deti i Gjelbër, i cili çau nëpër dete, derisa erdhi dhe e gëlltiti Junusin, kur ai u hodh vetë nga anija. Allahu i Lartësuar e kishte urdhëruar këtë peshk: “Mos ia ha mishin dhe të mos ia thyej kockat, sepse Junusi nuk është ushqimi yt, por barku yt do të jetë burgu i tij!”.” - “Edhe Dhen-nunin (Junusin), kur iku i zemëruar (prej popullit të tij) dhe mendoi se nuk do ta dënonim! ” - Emri Dhen-nun, domethënë, “ai i peshkut”, pra, Junusi (a.s). Allahu i Lartësuar na tregon për momentin kur Junusi u largua nga populli i tij i zemëruar me ata, pasi ata nuk e pranuan dhe nuk e besuan. Kur hipi në anije, atij i ra shorti për t’u hedhur në det. Pasi u hodh vetë në det, atë e gëlltiti një peshk i madh. Junusi u largua nga populli i vet i zemëruar, duke menduar se Allahu i Lartësuar nuk do ta ndëshkonte për këtë vendim. Ky, sigurisht që ishte një mendim i mirë për Allahun. Kështu, ajeti: “Len nekdira alejhi”, ka kuptimin: “... dhe mendoi se nuk do ta dënonim”. Në këtë rast, fjala ‘ nekdira’ vjen nga ‘takdir’, pra, përcaktimi i Zotit, dhe jo nga el kudratu, që është pushteti dhe forca për ta bërë ose jo diçka, sepse atëherë kuptimi do të ishte: “... dhe mendoi se nuk do të mund ta dënonim!” Por kjo nuk mund të mendohet kurrsesi nga një profet i Zotit. - “Por, në thellësitë e errësirës ai tha: “Nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Teje. Qofsh i Lavdëruar! Unë i bëra vërtet, padrejtësi vetes sime.” - Ibn Mesudi shpjegon: “Ishin tri errësira: errësira e barkut të peshkut, errësira e detit dhe errësira e natës.” Kështu e ka përcjellë Ibn Abasi dhe të tjerë. Peshku i madh, së bashku me Junusin brenda bark, u zhyt përposhtë, deria mbërriti në tabanin e detit. Atje Junusi dëgjoi një pëshpërimë dhe tha me vete: “Çfarë është kjo?!” Dhe Allahu i Lartësuar i shpalli atij atje ku ishte, në barkun e peshkut: “Ajo që dëgjove është tesbihu i kafshëve të detit”. Në këtë moment, Junusi tha: “ Lâ ilâhe il -lâ Ente! Subĥâneke! Inni kuntu minedh -dhâlimin!” (Nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Unë i bëra vërtet, padrejtësi vetes sime!). Atëherë, melekët, që dëgjuan tesbihun e tij, thanë: “O Zoti ynë, ne dëgjojmë një zë të dobët, që vjen nga një vend i çuditshëm!” Zoti tha: “Ai është robi im Junusi, që nuk m’u bind, prndaj Unë e futa në barkun e peshkut në det.” Melekët thanë: “Ky është një rob i mirë, prej të cilit, çdo ditë dhe natë, ngjiteshin punë të mira drejt Teje”. Zoti tha: “Po”. Atëherë, ata ndërmjetësuan tek Allahu dhe iu lutën Atij për Junusin. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëroi peshkun që ta hidhte Junusin në breg.” 38. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e nxorëm atë në një breg të zhveshur e të shkretë, ashtu të sëmurë.”[Safat 145]. - “Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga trishtimi.” - E nxorëm atë nga barku i peshkut dhe nga errësirat e shumta, ku ishte futur. - “Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët. ” - Se në kohë vështirësie e sprovash, ata i luten Allahut me pendesë dhe të nënshtruar. Shpëtimi i Zotit është pranë tyre, në mënyrë të veçantë kur ata luten me këtë lloj lutjeje në raste fatkeqësish. Në lidhje me këtë lutje, kanë ardhur shumë tekste inkurajuese për ta përdorur atë edhe nga Zotëria i gjithë profetëve, Muhamedi ﷺ . Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin nga Sad Ibn Uekasi, pasi përmend një ngjarje që kishte ndodhur mes tij dhe Othman Ibn Afanit. Ai përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: 1820. “Çdo musliman që i lutet Zotit me duanë e Dhen -nunit (Junusit), kur ai ishte në barkun e peshkut: “La ilahe il -la Ente! Subhaneke! Inni kuntu minedh-dhalimin!”, në lidhje me ndonjë çështje, Zoti do t’i përgjigjet patjetër atij.” [Tirmidhiu dhe Nesaiu]. Kjo lutje, edhe pse i atribuohet Junusit, nuk ka dyshim se vlen për të gjithë besimtarët. Kështu, Allahu i Lartësuar e ka vendosur këtë rregull për këdo që lutet ashtu. Ky gjykim nxirret edhe nga hadithi që Ibn Xheriri e përcjell nga Sad Ibn Ebu Uekasi në formën merfuan, pra, që ia atribuon Profetit ﷺ .Në atë hadith thuhet: 1821. “Emri më i madh i Allahut, ai emër me të cilën nëse i lutesh, Ai të përgjigjet, dhe nëse i kërkon, ka për të ta dhënë, është pikërisht te lutja e Junus Ibn Metas.” 39

Mus'haf Hape →
Zumer 39:46–39:48 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për teuhidin, pra, besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe adhurimin e Tij si të tillë. Në vijim, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Thuaj: “O …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar i qortoi dhe i paralajmëroi idhujtarët në lidhje me dashurinë e tyre për idhujtarinë dhe neverinë që ata ndiejnë për teuhidin, pra, besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe adhurimin e Tij si të tillë. Në vijim, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Thuaj: “O Allah! Ti je Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet!” - Nëse idhujtarët bëjnë atë që bëjnë, siç u përmend më sipër, atëherë ti lutju Allahut dhe adhuroje Atë si një e të vetëm. Ai është Krijuesi i gjithçkaje dhe Ai i di hollësisht të fshehtat dhe atë që shfaqet. - “Ti do të gjykosh robërit e Tu për atë gjë, që ata kishin konflikte.” - Konfliktet e tyre për çështjet e dynjasë do të gjykohen drejt nga Zoti Ditën e Premtimit, Ditën e Ringjalljes. Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij një hadith nga Ebu Selemete Ibn Abdurahmani, i cili rrëfen: 2276. “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) në lidhje me lutjen që bënte Profeti i Allahut kur hapte namazin e natës, dhe ajo më tha: “Kur Profeti a.s ngrihej natën për t’u falur, e hapte namazin me këtë lutje: " Allahum-me rab-be Xhibrâil ue Mikâil ue isrâfil! Fâtiras-semâuâti uel erdi Âlimel gajbi ueshshehâdeti, ente taĥkumu bejne ibâdike fimâ kânû fihi jeħtelifûn. Ihdini limâ’ħtulife fihi minel ĥak -ki bi idhnike! In -neke tehdi men teshâu ilâ sirâtim-mustekim! (O Allah! Ti je Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit. Ti je Shpikësi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri rreth të fshehtës dhe të dukshmes! Ti do të gjykosh (me drejtësinë tënde) robërit e Tu për konfliktet e tyre. Me lehtësimin e sukesin që vjen vetëm prej teje, më udhëzo mua në të vërtetën e atyre çështjeve, për të cilat njerëzit konfliktohen! Ti udhëzon në rrugën e drejtë atë që dëshiron.)” Imam Ahmedi sjell nga Abdullah Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) këtë hadith: 2277. “Ai i cili bën këtë lutje dhe thotë: “Allahum-me Fâtiras-semâuâti uel erdi Âlimel gajbi uesh -shehâdeti. In -ni ea’hidu ilejkefi hâdihid-dun’jâ En-ni eshhedu En lâ ilâhe il -lall-llâhu, Ente uaĥdeke lâ sherike lek, ue en -ne Muham -meden abduke ue resuluke. Fe in -neke in tekilni i lâ nefsi, tukar-ribuni minesh -sher-ri ue tubâiduni minel ħajri. Ue in -ni lâ ethiku il -lâ bi raĥmetike. Fexh’al -li indeke ahden tuef - finihi jeumel kijâmeh. In -neke lâ tuħliful miâd.” (O Allah! Ti je Shpikësi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri rreth të fshehtës dhe të dukshmes. Unë të jap fjalën dhe dëshmoj se Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Teje! Ti je i vetëm Unik dhe nuk k e ortak e partner. Unë dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari Yt. Nëse më lë të mbështetem në veten time, do të afrohem drejt ligësisë dhe do të largohem nga mirësia. Unë nuk kam besim në asgjë tjetër, përveçse në mëshirën tënde. O Zot, më jep një premtim që të ma përmbushësh në Ditën e Kijametit (për shpëtim dhe shpërblim në Xhenet), sepse Ti nuk e thyen premtimin.), Allahu Krenar dhe i Lartësuar, në Ditën e Kijametit, do t’u thotë melekëve: “Robi Im më dha një premtim dhe mori prej meje një premtim. Plotësojani atë!” Atëherë atë e fusin në Xhenet.” Suhejli thotë: “Kur i tregova Kasim Ibn Abdurahmanit se Auni më tha kështu e ashtu, ai tha: “Nuk ka vajzë ndër ne, që të mos e thotë këtë dua në dhomën e saj.” 11 Imam Ahmedi sjell një hadith, ku thuhet se Abdullah Ibn Amr na nxori një pergamenë dhe tha: “Profeti i Allahut na mësonte këtë lutje: “ Allahum-me Fâtiras-semâuâti uel erdi Âlimel gajbi ueshshehâdeti, Ente Rab -bu kul -li shejin, ue ilâhu kul-li shejin. Eshhedu En lâ ilâhe il -lâ Ente uaĥdeke lâ sherike lek, ue en -ne Muham-meden abduke ue resuluke, uel melâiketu jeshhedûn. Eûdhu bil -lâhi minesh-shejtani ue shirkihi, ue eûdhu bike min en ekterife alâ nefsi ithmen eu exhur - rahû ilâ muslim.” (O Allah! Ti je Shpikësi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri rreth të fshehtës dhe të dukshmes. Ti je Zoti i gjithçkaje dhe i Adhuruari i çdo krijese. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Teje. Ti je i vetëm Unik dhe nuk ke ortak e partner. Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari Yt. Edhe melekët dëshmojnë për këtë. Unë kërkoj mbrojtje tek Ti që të më ruash nga shejtani dhe shirku i nxitur prej tij. Unë kërkoj mbrojtje tek Ti, që të më ruash e të mos e dëmtoj veten time me ligësi (e gjynahe) dhe as të bëhem shkak për dëmtimin e ndonjë muslimani.” 12 Imam Ahmedi sjell një hadith, ku thuhet: “... Abdullah Ibn Amri na nxori një pergamenë dhe tha: “Këtë e kam shkruar nga Profeti i Allahut. Kur vështrova në të, lexova: “... Ebu Bekri tha: “ O i Dërguari i Allahut, më mëso një lutje, që ta bëj çdo mëngjes e mbrëmje.” Atëherë, Profeti i Allahut tha: “O Ebu Bekër, thuaj: “ Allahum-me Fâtirassemâuâti uel erdi Âlimel gajbi uesh - shehâdeti, lâ ilâhe il -lâ Ente Rab -bu kul -li shejin, ue Melikeh. Eûdhu bike min sher - rish-shejtani ue shirkihi, ue en ekterife alâ nefsi sûen eu exhur -rahû ilâ muslim. ” (O Allah! Ti je Shpikësi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri rreth të fshehtës dhe të dukshmes. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Teje. Ti je Zoti i gjithçkaje dhe Pronari e Sunduesi i çdo gjëje. Unë kërkoj mbrojtje tek Ti që të më ruash nga ligësia e sherri i shejtanit dhe shirku i nxitur prej tij dhe që të më ruash e të mos e dëmtoj veten time me ligësi (e gjynahe) dhe as të bëhem shkak për dëmtimin e ndonjë muslimani.” 13 - “Edhe sikur e tërë ajo që është në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besojnë, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Kijametit.” - Këtu bëhet fjalë për idhujta - rët. Pra, edhe sikur të zotëronin gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe dyfishin e saj, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Kijametit, dënim që Zoti e bëri të detyrue - shëm të përmbushet. Megjithatë, asgjë nuk do t’u pranohet si kompensim e nuk do t’u sjellë dobi. - “Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim) , që as nuk kanë mundur ta mendojnë.” - Domethënë, do të përballen me zemërimin e Zotit dhe me një dënim, që kurrë nuk e kanë menduar e përfytyruar. - “Ata u përballën me të këqijat, që me duart e tyre i fituan ...” - Tashmë, iu shfaq dënimi i merituar për poshtërsitë e mosbesimin në jetën e dynjasë. - “... dhe për ta u bë i meritueshëm dënimi (i Allahut), për shkak të talljes së tyre me të .” - Ata i përfshin dënimi dhe zemërimi i Allahut, për shkak të talljes me të vërtetën dhe shpërfilljen e saj në jetën e dynjasë.

Mus'haf Hape →
Muzemil 73:1–73:20 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… nuk ke kohë të pushosh as të flesh aq shumë, e adhurimi yt natën është shkathtësi e trupit dhe thellim në përkujtime ndaj fuqisë së Zotit, andaj ngrihu! Namazi i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

"Në fillim të shpalljes, kur Muhammedi a.s. ishte në shpellën Hira, i paraqitet Xhibrili me pjesën e parë të Kur'anit, me: ikre bismi rabbik..., dhe kur kthehet në shtëpi i thotë Hadixhës se jam friksëuar dhe kërkon ta mbulojë, e ajo e mbështjell me një pjesë nga kadifeja, pastaj i shpallet kjo sure, sikur i thotë: "O ti që je mbuluar në një qosh të shtëpisë e që kërkon qetësi e pushim dhe do t'u ikish çështjeve më të rëndësishme, le atë strukje e atë pushim, ngrihu e falu natën, përgatitu shpirtërisht dhe fizikisht për detyrën që të pret". Kuptohet se gjumi i gjatë dobëson njeriun, andaj edhe Pejgamberi edhe besimtarët ishin të obliguar të flenë pak, e të bëjnë shumë ibadet natën. Më vonë u bëhet një lehtësim nga ai obligim, e edhe lirohen në tërësi nga ibadeti i natës. Muhammedit i thuhet se shpallja do të jetë barrë e rëndë, pse me të do të thërrasësh njerëzit në fe të re, në rregulla të reja, do t'i thërrasësh të tërhiqen prej adeteve të tyre të të kahershme me të cilat janë të mësuar, do t'i obligosh me obligime të reja e jo aq të lehta, e të gjitha këto kërkojnë përgatitje, përpjekje, nuk ke kohë të pushosh as të flesh aq shumë, e adhurimi yt natën është shkathtësi e trupit dhe thellim në përkujtime ndaj fuqisë së Zotit, andaj ngrihu! Namazi i natës me të cilin ishin të obliguar u lehtësohet kur shpallet ajeti: "Falnu dhe lexoni çka ju vjen më lehtë", e më vonë kur bëhen obligim pesë kohët e namazit, ai i natës hiqet. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muzzemmil. Falënderoj Allahun e madhëruar!

Mus'haf Hape →
Hixhr 15:28–15:33 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë. - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i njoftoi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë. - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i njoftoi melekët e Tij se do të krijonte Ademin, përpara se Ai ta nderonte atë dhe lartësonte më pas, duke i urdhëruar melekët që t’i binin në sexhde. Pastaj Ai na njofton se Iblisi, armiku i përbetuar i njeriut, nuk pranoi të bënte sexhde, sikundër vepruan melekët. - Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i fryj shpirt prej Meje, atëherë ju do t’i përkuleni atij në sexhde.”. Kështu, të gjithë melekët së bashku u përkulën në sexhde, përveç Iblisit, që refuzoi të ishte me ata që u përkulën. - Ai refuzoi të zbatonte urdhin e Zotit, i shtyrë nga hasedi, kufri, inati dhe kryelartësia. Ai shprehu mendjemadhësi dhe u lëvdua me kotësi. Allahu i Lavdëruar na tregon: - Ai i tha: “O Iblis! Cila është arsyeja që ti nuk je me ata që bënë sexhde?” Ai u përgjigj: “Nuk më takon mua t’i bëj sexhde një njeriu, që e krijove nga balta e ndenjur për një kohë të gjatë.”. - I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Allahu tha: “Çfarë të pengoi ty të bëje sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta!” [Ea’raf 12]: “Kur Ne u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!”, ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai tha: “A të bie në sexhde para atij që Ti e krijove nga balta?!” Pastaj tha: “A e sheh këtë, që Ti e vlerësove mbi mua? Nëse më jep afat deri në Ditën e Kijametit, unë do t’i devijoj pasardhësit e tij, përveç një pakice.”.” [Isra 61, 62].

Mus'haf Hape →