▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- O ju që keni besuar! Pijet dehëse, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga Shejtani. - Allahu i Madhëruar i ndalon robërit e Tij
besimtarë që t’u afrohen të tilla harameve, si pijet dehëse dhe bixhozi. Ali Ibn Ebu Talibi ka thënë që loja e shahut është formë bixhozi. Ibn Ebu Hatimi e pëcjell këtë thënie nga i ati, kurse ai nga Aliu. Nga Rashid Ibn Sadi dhe Damrate Ibn Hubejbi ka ardhur një thënie e ngjashme: “... madje edhe loja me zare, loja me arra dhe me vezë, që luajnë fëmijët 272, janë të tilla”. Musa Ibn Ukbe përcjell nga Nafi, e ky nga Ibn Omeri, që fjala “ mejsir”, e cila përmendet në ajet, do të thotë “bixhoz”. Dahaku përcjell nga Ibn Abasi të njëjtën gjë, duke shtuar: “Ata luanin kumar në kohën e injorancës, derisa erdhi Islami dhe Allahu i ndaloi nga këto vese të ulëta e të shëmtuara.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Musa el Eshariu, se Profeti ka thënë: 1047. “Largojuni këtyre zareve të shenjuara, që fusin urrejtjen e armiqësinë, sepse ata janë forma të bixhozit!” Ky është një hadith garib. Me sa kuptohet, flitet për lojën e tavllës, për të cilën ka ardhur hadithi në Sahih-un e Muslimit. Kështu, Burejdete Ibn Husajb el Eslemi tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 1048. “Ai që luan tavëll është njëlloj si të ketë ngjyer duart në mishin dhe gjakun e derrit.” Në Muetta-n e imam Malikut është hadithi nga Ebu Musa el Eshariu, që Profeti i Allahut ka thënë: 1049. “Ai që luan tavëll ka kundërshtuar Allahun dhe Profetin e Tij!” Umam Ahmed Abdurahmani rrëfen se e ka dëgjuar të atin të tregojë që e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 1050. “Ai që luan tavëll është si ai që ka marrë abdes me qelbin dhe gjakun e derrit, dhe pastaj ngrihet për të falur namazin.” Për sa i përket lojës së shahut (shatranxh), Abdullah Ibn Omeri ka thënë se ajo është më e keqe se loja me tavëll (nerd). Më lart cituam Aliun që ka thënë se shahu është formë bixhozi. Si haram e kanë gjykuar tre imamë të medhhebeve, Ebu Hanife, Maliku dhe Ahmedi, ndërsa imam Shafiiu e ka gjykuar si të papëlqyeshëm (por jo haram). Për fjalën “ el ensab” - që është përkthyer “idhujt” - Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh kanë thënë: “Kështu quheshin disa gurë, ku idhujtarët thernin kurbanet e tyre. Ndërsa “el ezlam” ishin disa shigjeta, që i përdornin për të hedhur fall.” Kështu e citon Ibn Ebu Hatimi. Allahu i Madhëruar i përshkruan pijet dehëse, kumarin dhe fallin si: “...vepra të ndyra nga Shejtani.” Ato janë vepra që shkaktojnë zemërimin e Zotit dhe të nxitura nga shejtani i mallkuar. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë: - “Largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar!” - Largohuni nga këto punë të ndyra, të nxitura nga shejtani i mallkuar. Pastaj thotë: “... që të jeni të shpëtuar”. Ky është inkurajim për të bërë vepra të mira e për t'u larguar nga haramet. Kjo sjell shumë të mira për njeriun. Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Nëpërmjet pijeve dehëse dhe bixhozit, Shejtani dëshiron veçse të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga përmendja e Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Atëherë, a nuk po hiqni dorë? - Ky është një kërcënim e paralajmërim për t’u larguar nga haramet, sepse ato janë shumë të dëmshme dhe sjellin fatkeqësi e ndëshkim. Disa hadithe në lidhje me ndalimin e pijeve dehëse Imam Ahmedi sjel l këtë hadith nga Ebu Hurejra: 1051. “Pijet dehëse janë ndaluar tri herë. Kur Profeti mbërriti në Medinë, njerëzit i konsumonin pijet dehëse dhe bixhozin. Ata e pyetën Profetin për këto vepra, prandaj Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaju: “Ato sjellin të këqija të mëdha, por edhe ndonjë dobi për njerëzit. Por, e keqja e tyre është më e madhe sesa dobia...” [Bekare 219]. Atëherë, njerëzit thanë: “Nuk na u bënë haram. Thjesht, Allahu tha se në to ka gjynah të madh, por edhe dobi për njerëzit”. Kështu, vazhduan të konsumonin pije dehëse, derisa një ditë prej ditësh një muhaxhir u fal si imam, në krye të shokëve të tij, gjatë namazit të akshamit dhe u ngatërrua gjatë leximit të Kur 'anit.
Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti një ajet tjetër, ku qorton dhe këshillon që njerëzit të mos i afrohen namazit kur janë të dehur: “O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni....” [Nisa 43]. Por njerëzit përsëri vazhduan që të pinin pije dehëse, aq sa ndonjëri vinte sërish në namaz në gjendje të dehur. Atëherë zbriti një ajet tjetër akoma dhe më qortues dhe i prerë për ndalimin, ku Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Pijet dehëse, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga Shejtani. Largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar!” Atëherë, njerëzit thanë: “Hoqëm dorë, o Zoti ynë!” Pastaj ata thanë: “O i Dërguari i Allahut! Shumë njerëz u vranë në rrugën e Allahut ose vdiqën para kësaj kohe, por ata konsumonin pije dehëse dhe përdornin pasuri që e fitonin me bixhoz. Tashmë Allahu i Lartësuar i konsideroi ato si ndyrësi dhe prej punëve të shejtanit. Si është gjendja e tyre?” Si përgjigje, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira për atë që kanë ngrënë (në të shkuarën)...”. Atëherë, Profeti tha: “Nëse atyre do t’u bëhej haram, edhe ata do ta linin siç e latë edhe ju!” Ky është një version, të cilin e ka sjellë veçse imam Ahmedi. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Umer Ibn Hatabi, i cili ka thënë duke mbajtur hytbe në minberin e Profetit ﷺ : 1052. “O njerëz! Është shpallur ndalimi i pijeve dehëse. Ato prodhohen nga 5 gjëra: rrushi, hurmat, mjalti, gruri dhe elbi. El hamr konsiderohet çdo gjë që deh mendjen e njeriut.” Në dy Sahih-ët vjen hadit hi nga Enesi, i cili ka thënë: 1053. “Isha unë ai që shpërndante pije dehëse në shtëpinë e Ebu Talhës, ditën kur pijet dehëse u bënë haram. Pija në atë kohë prodhohej nga busri (të lashtat) dhe hurma. Ne dëgjuam një tellall, që të kumtonte diçka dhe mua më thanë: “Dil dhe shiko!” Atje pashë tellallin, që lajmëronte: “Pijet dehëse janë bërë haram!” Që në atë moment, pijet dehëse u derdhën nëpër rrugët dhe kanalet e Medinës. Ebu Talha më tha: “Dil tani dhe derdhi të gjitha jashtë!” Dhe unë i derdha të gjitha enët me pijet dehëse. Dikush tha: “Filani dhe filani u vranë në rrugën e Zotit, ndërkohë që pinin nga këto pije...” Enesi rrëfen: “Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira për atë që kanë ngrënë (në të shkuarën)...” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Kajs Ibn Sad Ibn Ubade, se Profeti i Allahut ka thënë: 1054. “Zoti im i Lartësuar dhe plot mirësi i ka bërë haram pijet dehëse, el kuubeh, zaret (lojën me to) dhe el kinin. Kujdes, ruajuni nga el gubejra, sepse ajo është një e treta e pijeve dehëse të të gjithë botës.” El kuubeh është loja e tavllës ose e shahut.273 Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Omeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 1055. “Pija dehëse është e mallkuar në dhjetë aspekte: Është mallkuar pija dehëse në vetvete, është mallkuar ai që e konsumon dhe e pi atë, ai që mbush gotën, - pra, ai i cili e shërben, - ai që e shet atë, ai që e blen atë, ai që e shtrydh dhe ai që kërkon t’i shtrydhet ajo, ai që e transporton dhe ai tek i cili transportohet, dhe ai që ha fitimin prej saj.” Abdullah Ibn Uehbi sjell hadithin nga Thabiti, se Ibn Umeri ka rrëfyer: “Isha së bashku me Profetin e Allahut në xhami. Duke qëndruar mbi gjunj, ai tha: 1056. “Nëse ndonjëri ka diçka nga kjo pije dehëse, le të na e sjellë këtu!” Dhe kështu, filluan njerëzit të afroheshin dhe të thoshin: “Unë kam një rauijeh”. Tjetri thoshte: “Unë kam një zik” ose çfarë ene me pije kishte. Atëherë, Profeti tha: “Shkoni dhe hidhini ato në filan vend, pastaj ejani dhe më njoftoni!” Ata vepruan ashtu dhe erdhën dhe njoftuan Profetin . Atëherë, ai u ngrit dhe unë menjëherë pas tij. Unë ecja në të djathtën e tij, dërkohë që ai mbështetej tek unë. Me ne u bashkua dhe Ebu Bekri (r.a). Atëherë Profeti më kaloi mbrapa, dhe pastaj nga e majta e tij, duke vendosur Ebu Bekrin në vendin ku isha unë. Pastaj erdhi Umer Ibn Hatabi (r.a). Atëherë më largoi mua dhe e vendosi atë në të majtën e tij. Vazhdoi të ecte mes atyre të dyve, derisa qëndroi në
vendin ku njerëzit kishin derdhur alkoolin. Pastaj iu drejtua njerëzve dhe u tha: “A e dini çfarë është kjo?” - “Po, o i Dërguari i Allahut. Është pije dehëse.” - “Po, të vërtetën e keni thënë.” Pastaj tha: “Allahu i ka mallkuar pijet dehëse, atë që e prodhon dhe atë për të cilin prodhohet, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e transporton dhe atë tek i cili transportohet, atë që e blen dhe atë që e shet dhe atë që e ha pasurinë e fituar nëpërmjet saj.” Pastaj kërkoi që t’i sillnin një thikë dhe tha: “Çajini ato enë dhe lëkurë të mbushura me pije!” Pastaj Profeti i mori me dorën e tij, që t’i çante lëkurët e mbushura me pije. Njerëzit thanë: “Këto lëkurë, të cilat ishin të mbushura me pijet, a mund t’i përdorim për gjë tjetër, se mund të jenë të dobishme?” Profeti ﷺ tha: “Po, është e vërtetë, por unë do t’i çaj ato nga zemërimi për hir të Allahut, sepse në to ka diçka që e zemëron Allahun dhe që Ai e ka mallkuar!” Umeri tha: “Më lër ta bëj unë në vendin tënd, o i Dërguari i Allahut!” - “Jo” - tha Profeti ﷺ .Ibn Uehbi dhe disa të tjerë e kanë përmendur këtë histori, duke i shtuar diçka më shumë këtij versioni, që e ka sjellë Bejhakiu. Hafidh Ebu Jala el Meusini sjell hadithin nga Xhab ir Ibn Abdilah, i cili rrëfen: 1057. “Dikush transportonte pije dehëse nga Hajberi për në Medinë. Ai ua shiste atë muslimanëve dhe fitonte goxha pasuri nga kjo tregti. Kur po shkonte në Medinë, gjatë rrugës u takua me një musliman, i cili i tha: “O filan, pijet dehëse tashmë janë bërë haram!” Atëherë, ai e mblodhi pijen që e kishte sjellë për të shitur në Medinë, e vendosi diku në një kodër dhe e mbuloi me disa thasë që kishte sjellë. Pastaj shkoi tek Profeti dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Mua më thanë që pijet dehëse tashmë janë bërë haram.” - “Po!” - tha Profeti ﷺ . Atëherë, tregtari tha: “A më lejohet që t’ia kthej atij të cilit ia bleva?” - “Jo, nuk lejohet që t’ia kthesh atij!” - tha Profeti. - “A më lejohet që t’ia bëj dhuratë dikujt, që më ka bërë nder?” - “Jo!” - tha sërish Profeti. Atëherë, ky burrë i tha: “Në të ka pasuri të disa jetimëve, që unë i kam nën kujdesin tim...” Profeti tha: “Kur të na vijë një pasuri nga Bahrejni, që e presim të vijë, eja tek ne, që ta zëvendësojmë pasurinë e jetimëve të tu.” Në atë moment, një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut! A mund të përfitojmë nga calikët (prej lëkure), në të cilat kemi mb ajtur pijet alkoolike?” Profeti tha: “Zgjidhjani grykat calikëve!” Ata i zgjidhën dhe pijet u derdhën në përrenjtë e luginës.” Ky është një hadith garib. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Enes Ibn Maliku, se: 1058. “Ebu Talha e pyeti njëherë Profetin e Allahut për disa jetimë që kishte nën kujdestarinë e tij dhe të cilët kishin trashëgimi një pasuri, që ishin pije alkoolike. Ai i tha: “A ta hedh këtë pije, që është pronë e tyre? A ta kthejmë atë në uthull?” - “Jo!” - tha Profeti ﷺ ”. Kështu e kanë sjellë Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Ebu Daudi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Abasi, se Profeti ka thënë: 1059 “Çdo gjë që të deh është haram! Çdo gjë që bllokon mendjen, është haram! Çdokush që pi pije dehëse e ka (cenuar) pakësuar namazin e tij për 40 mëngjese (ditë)! Nëse pendohet, Allahu do t’ia pranojë pendimin. Nëse dehet për herë të katërt, atëherë e meriton që Allahu t’i japë për të pirë prej tinetul habal -it (në xhehenem).” Dikush e pyeti: “Çfarë është tinetul habal, o i Dërguari i Allahut?” Profeti tha: “Është qelbi që rrjedh nga lëkurat e banorëve të Zjarrit. Edhe ai që i jep të pijë një të vogli, që nuk njeh hallallin dhe haramin, e meriton që Allahu t’i japë prej tinetul habal.” Këtë version e ka sjellë vetëm Ebu Daudi. Muslimi sjell hadithin nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 1060 . “Çdo pije që të deh konsiderohet hamër274 dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi pije dehëse dhe vdes duke qënë i vazhdueshëm në pirjen e saj dhe nuk është penduar prej saj, nuk ka për ta pirë atë në ahiret!” Në dy Sahih-ët shënohet se Profeti ka thënë: 1061. “Nuk është besimtar i vërtetë imorali ndërkohë që ai bën zina, ashtu siç nuk është besimtar i vërtetë ai që vjedh, ndërkohë që ai është
duke e vjedhur. Nuk është besimtar i vërtetë as ai që pi pije dehësë gjatë kohës kur e pi atë.” Eamesh Ibn Abdilah Ibn Mesudi përcjell se Profeti ka thënë: 1062. “Kur zbriti ajeti: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira për atë që kanë ngrënë (në të shkuarën), për sa kohë që ata ruhen, besojnë e bëjnë vepra të mira, e sërish ruhen dhe besojnë, e vazhdimisht ruhen dhe bëjnë vepra të mira. Allahu i do punëmirët.” Profeti tha: “Mua më është thënë se ti je prej tyre.” Abdullahi, i biri i imam Ahmedit, rrëfen: “Unë i lexova tim eti një hadith me sened deri tek Abdullah Ibn Mesudi, se Profeti i Allahut ka thënë: 1063. “Ruajuni nga këto dy zare të stolisur dhe me pika, të cilët nxisin urrejtjen dhe armiqësinë, sepse janë bixhozi i përhapur mes të huajve.”