Kërko: sikur deri te ishte ngre

Rum 30:48–30:51 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Allahu i Lavdëruar na tregon se si i krijon retë, prej të cilave lëshon shiun. Ai thotë: - “Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lavdëruar na tregon se si i krijon retë, prej të cilave lëshon shiun. Ai thotë: - “Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur retë.” - Ai i formon retë ose nga detrat, siç e kanë thënë disa, ose nga të dëshirojë Allahu Krenar dhe i Lartësuar. - “Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë ...” - Domethënë, i shtrin, i dendëson dhe i shumon. Kështu, Ai e bën renë fillimisht një masë e vogël të mbledhur, pastaj e shtrin dhe e zgjeron atë, aq sa mbulon gjithë horizontin. Herë të tjera, reja ngrihet e vjen nga ana e detit e mbushur me ujë, siç thotë i Lartësuari: “Është Ai që i lëshon erërat si përgëzim para mëshirës së Tij. Kur erërat bartin re të mëdha, Ne i sjellim ato mbi një tokë të vdekur dhe atje e zbresim shiun, nëpërmjet të cilit bëjmë që të dalin nga të gjitha prodhimet. Kështu do t’i nxjerrim të vdekurit; kësisoj ju mund të kujtoni.” [Ea’raf 57]. Po kështu edhe në këtë ajet: “Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë ...” Domethënë, në masa të mëdha, të rënda, të zeza dhe pranë tokës. - “... derisa nga mesi i tyre fillojnë të dalin pikat e shiut. ” - Ti sheh se si ajo masë e madhe uji fillon të dalë prej resë e të bjerë poshtë. - “Ai ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të Vet, të cilët gëzohen ...” - Për shkak të nevojës së madhe të tyre për ujë, ata gëzohen kur ai bie në tokë. - “... edhe pse para se të bjerë ai, ata janë krejt të dëshpëruar. ” - Shiu bie në kohën kur më së shumti kanë nevojë për të, pikërisht kur kanë humbur edhe shpresat, pasi e kanë pritur një kohë të gjatë. Menjëherë sapo bie shiu, toka nis të gjallërohet. Kjo, sigurisht që le gjurmë të forta tek njeriu. - “Shikoji, o njeri, gjurmët e mëshirës së Allahut, se si Ai e ngjall tokën, pasi ajo ka qenë e shkretuar! ” - Nëpërmjet shiut, Ai i sjell jetën tokës së vdekur. Më pas, i Lartësuari tregon për ringjalljen e trupave pas vdekjes së tyre, pasi të jenë tretur e shpërndarë nëpër tokë. - “Kështu do t’i ngjallë Ai të vdekurit . Ai ka fuqi për gjithçka. ” - Ai që është i gjithëfuqishëm të risjellë në jetë tokën e vdekur, po Ai ka pushtet për të ringjallur të vdekurit. - “Nëse Ne lëshojmë ndonjë furtunë mbi të mbjellat e tyre dhe ata i shohin ato të zverdhura, ata do të nxitojnë të mohojnë besimin.” - Nëse lëshojmë ndonjë furtunë të nxehtë mbi të mbjellat e tyre, që i shkatërron dhe than ato, pas kësaj ata mohojnë dhe tregohen mosmirënjohës për çdo mirësi që Zoti u ka dhënë. I Lartësuari thotë: “A nuk e shihni atë që e mbillni? Vallë, ju e bëni atë të mbijë, apo Ne e bëjmë të mbijë? Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thahej, e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë :) “Ne u dëmtuam, madje, mbetëm krejtësisht të privuar”.” [Uakiah 63 - 67].

Mus'haf Hape →
Kamer 54:23–54:32 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tjetër: “Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet, kur më fatziu i tyre u ngrit me të shpejtë...” - “Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im?” - Unë i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Themudët mohuan të dërguarit. ” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth popullit të Themudit dhe faktit se ata e refuzuan profetin e tyre, Salihun, - paqja e Zotit qoftë mbi të! - “Ata thanë: “A të shkojmë pas një njeriu të vetëm, që doli nga mesi ynë?! Ne, atëherë, do të ishim vërtet të humbur dhe të marrë!” - Kuptimi: Do të ishin dështakë dhe të humbur, nëse do t’ia jepnin udhëheqjen dhe t’i nënshtroheshin një njeriu si ata, domethënë, profetit Salih, - paqja e Zotit qoftë me të! Më pas, shprehën habi se si është e mundur që Shpallja t’i jepej atij dhe të ishte ai i zgjedhuri ndër ta! Gjithashtu, ata shpifën duke thënë se ai ishte mashtrues: - “Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? Jo, ai është një gënjeshtar mendje - madh.” - Kështu, jo vetëm shpifën duke thënë se ai është mashtrues, por me fjalën ‘Eshir’ mëtuan se ai e kishte kaluar edhe gradën e mashtruesit. Atëherë, i Lartësuari thotë: - “Do ta kuptojnë nesër se cili është gënjeshtari mendjemadh.” - Ky ishte një kërcënim i ashpër dhe një paralajmërim i sigurt për dënimin që do t’i godiste. - “Ne do t’u dërgojmë devenë si sprovë, por ti vetëm vështroji me durim!” - Do ta sjellim devenë, si sprovë për ta. Kështu, një deve madhështore doli prej një shkëmbi të lëmuar, pikërisht ashtu siç e kishin kërkuar vetë, si argument i Allahut për ta, për të treguar vërtetësinë e Salihut si profet i Tij, si dhe për vërtetësinë e mesazhit që ai solli. Më pas, i Lartësuari urdhëron robin dhe Profetin e Tij të dashur, Salihun: “... por ti vetëm vështroji me durim!” Domethënë, prit se ku do t’i çojë zgjedhja e tyre dhe bëj durim në marrëdhëniet e tua me ta, sepse përfundimi i mirë do të jetë për ty, triumfi në dynja dhe në ahiret do t’i takojë besimit dhe profetëve të Zotit. - “Lajmëroi se uji është ndarë për ta veç e veç ...” - Domethënë, një ditë për ta, një ditë për devenë, sikurse na tregon i Lartësuari në ajetet e tjera: “Ai tha: “Ja, kjo është një deve. Ajo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër.” [Shuara 155]. - “... e secili do të paraqitet për të pirë sipas rregullit.” - Muxhahidi shpjegon: “Kur ajo largohej, ata vinin tek uji dhe kur ajo vinte tek uji, ata përfitonin nga qumështi i saj. Kështu, ata vinin përsëri, që të përfitonin nga qumështi i saj, edhe pse nuk merrnin ujë.” - “Ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri atë.” - Ky ishte pikërisht vrasësi i devesë. Emri i tij ishte Kudar Ibn Salif. Ky ishte më fatziu i popullit të tij, sikurse thotë i Lartësuari, duke e përshkruar atë në një ajet tjetër: “Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet, kur më fatziu i tyre u ngrit me të shpejtë...” - “Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im?” - Unë i ndëshkova ata, por a e di ti se si i ndëshkova, për shkak të mohimit, refuzimit të besimit të vërtetë dhe Profetit tim? - “Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë të vetme ...” - Kështu u shfarosën nga i pari, deri tek i fundit. - “... dhe ata u bënë si shtrojë vathi. ” - U bënë pluhur, si kullotat në mes të shkretë - tirës kur thahen, përvëlohen nga dielli, dhe pastaj i shpërndan era si pluhur në ajër. - “Ne e bëmë Kuranin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim?”

Mus'haf Hape →
Junus 10:24–10:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ndërsa ti, o Muhamed, je lajmësi, që fton njerëzit. Ai që i përgjigjet ftesës hyn në Islam; kush hyn në Islam, hyn në Xhenet, e kush hyn në Xhenet, ka për të ngrënë në gostinë e tij.” [Ibn Xheriri].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Jeta e kësaj bote ngjan me shiun që Ne e lëshojmë nga qielli, me anë të të cilit harlisen bimët e tokës, prej nga hanë njerëzit e kafshët... - Allahu i Lartësuar na sjell një shembull për bukuritë e kësaj dynjaje, por edhe për shpejtësinë e fanitjes së tyre. Ato i ngjajnë bimës, që Allahu e nxjerr prej tokës nëpërmjet ujit, që e lëshon nga qielli. Nga bima, njerëzit hanë frytet e saj, por edhe kafshët hanë kashtën ose barin e njomë. - derisa Toka merr stolinë – Merr bukurinë, që është e përkohshme, sepse do të zhduket një ditë. - dhe zbukurohet - Pamja e saj bëhet mahnitëse, prej luleve të shumëllojshme. - ndërsa banorët e saj mendojnë se e kanë në dorë. - Kur e shohin ata që e kanë mbjellë, mendojnë se e kanë në dorë tashmë edhe korrjen e vjeljen saj. Por ata i befason një fortunë shkatërrimtare, derisa shohin frytet e shkatërruara. - Por, kur asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë si të ishte korrur ... - Ajo prishet në çast, pas gjelbërimit e lulëzimit mahnitës. - sikur të mos kishte ekzistuar një ditë më parë. - Katadja shpjegon: “Domethënë, si të mos ishte pjekur e lulëzuar më parë, e sikur të mos kishte ekzistuar fare më parë.” I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “... dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre si kufoma, sikur të mos kishin jetuar kurrë në to. ...” [Hud 67, 68]. - Kështu ua sqarojmë argumentet njerëzve që mendojnë. - Kështu i qartësojmë Ne argumentet e faktet. Por cilët janë ata që marrin mësim prej tyre? Allahu thotë: “... njerëzve që mendojnë.” Këta janë ata që marrin mësim nga të tillë shembuj dhe e kuptojnë mirë se kjo dynja do të largohet shumë shpejt, edhe pse ata janë të mahnitur pas saj. Të mençurit janë të bindur se kjo botë është me afat të përcaktuar dhe shumë shpejt do të vijë koha e ndarjes prej saj. Dynjaja largohet prej atyre që rendin pas saj, por u shkon nga pas atyre që i kthejnë shpinën, në kërkim të ahiretit. Edhe në ajete të tjera, Allahu i madhëruar na jep shembullin e dynjasë si bimët e tokës. Po kështu Ai e përshkruan jetën e dynjasë si uji që e zbret nga qielli. Sikurse thotë: “Tregoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote! Ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli dhe bima e tokës e thith atë. Por më pas ajo bëhet si bar i thatë që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për gjithçka.” [Kehf 45], ose: “A nuk e sheh se si e lëshon Allahu ujin nga qielli dhe e shpërndan atë në tokë nëpër burime? Pastaj, me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme dhe më pas ajo thahet dhe ti e sheh të zverdhur dhe të coptuar. S’ka dyshim se në këtë ka argument për njerëzit e ditur. ” [Zumer 21], ose: “Dijeni se jeta e kësaj bote është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. Ajo i ngjan atij shiu, prej të cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, pastaj përthyhet dhe kalbet. Ndërsa në Botën Tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje gjynahesh dhe dhurim kënaqësie nga Allahu. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues. ” [Hadid 20]. Pasi u tregoi robërve realitetin e jetës së kësaj dynjaje dhe faktin që ajo shumë shpejt do të fanitet dhe zhduket, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët për Xhenetin. Ai e quajti atë Shtëpia e Paqes, pra, vendi i pastër dhe i pacenueshëm nga mangësitë, ligësitë dhe vuajtjet. - Allahu fton për në Shtëpinë e Paqes (Xhenet) dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. - Me senedin e Lejthit përcillet rrëfimi nga Xhabir Ibn Abdullahi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): 1454. “Një ditë, Profeti i Allahut doli ndër ne dhe na tha: “Unë pashë në ëndërr se Xhibrili qëndronte në kokën time, ndërsa Mikaili në këmbët e mia. Njëri i thoshte tjetrit: “Jepi atij një shembull!” Atëherë (njëri prej tyre) tha: “Dëgjo, dëgjofshin veshët e tu dhe kupto, kuptoftë zemra jote! Shembulli yt dhe i umetit tënd është një mbret, që përzgjedh një vend dhe ndërton në të një shtëpi. Pastaj shtron një gosti dhe dërgon lajmës, që të ftojnë njerëzit në këtë gosti. Disa i përgjigjen lajmësit, e disa e shpërfillin atë. Allahu është Mbreti, vendi i zgjedhur është Islami, shtëpia është Xheneti, ndërsa ti, o Muhamed, je lajmësi, që fton njerëzit. Ai që i përgjigjet ftesës hyn në Islam; kush hyn në Islam, hyn në Xhenet, e kush hyn në Xhenet, ka për të ngrënë në gostinë e tij.” [Ibn Xheriri].

Mus'haf Hape →
Hud 11:69–11:83 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… pas i gjysmës së natës të largohet prej atij vendi. Luti me familje u largua, e Xhibrili u vuri krahun I përfundi atyre fshatrave, i ngriti lart e pastaj i përmbysi. Thuhet se ai vend tash quhet Deti i Vdekur ose Deti i Lutit.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Melaiket që i erdhën Ibrahimit ishin të drejtuar për ndëshkimin e popullit ku ishte i dërguar Luti, por njëkohësisht i morën myzhde Ibrahimit se do të ketë djalë, Is-hakun. Ibrahimi, i njohur si bujar i pashoq, me të shpejtë u solli mysafirëve një viç të pjekur në hell, duke menduar se ata ishin njerëz, pse kishin formën e djemve të rinj dhe të bukur. Kur vërejti se nuk po zgjasin duart te mishi i pjekur, nuk i erdhi mirë, sepse ai që nuk ta ha bukën nuk ta do të mirën. Mirëpo, engjëjt me të shpejtë e njoftuan se kush ishin edhe për çka kishin ardhur. Gruaja e Ibrahimit, Sareja qeshi kur kuptoi se ata nuk kanë ndonjë qëllim kundër Ibrahimit dhe kur kuptoi se do të ndëshkojnë popullin e Lutit që ishte i njohur si më i shfrenuari. E kur kuptoi se ajo do të lindë djalë, u habit ngase ishin të shtyrë në moshë që të dy, por engjëjt i thanë se ky është caktim i Zotit mëshirues i cili ka bekuar familjen tuaj. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika për vete, filloi t'i dhimbset populli i Lutit, por engjëjt e njoftuan me vendimin e Zotit që është i pathyeshëm dhe shkuan te Luti. Kur i pa djelmosha të bukur, u prek shumë dhe shpirtërisht u ngushtua, ngase e dinte vesin e popullit të tij.Si duket, gruaja e Lutit që ishte jobesitmare e informoi popullin për ardhjen e djelmoshave dhe ata me të shpejt i shkuan dhe kërkuan prej Lutit t'ua dorëzojë. Luti u tha se gratë i krijoi Zoti për bashkëshorte, pra hiquni dhe mos më turpëroni me këta mysafirë. Sipas një mendimi, Luti u ofroi martesën e bijave të veta, ashtu që t'i largojë prej mysafirëve, por derisa ishte pejgamber i atij populli, konsiderohej si babë i atij populli, pra edhe gratë e tjera ishin bija të tij. Luti u prek shumë kur kuptoi këmbënguljen e popullit për çnderimin e djelmoshave dhe në shenjë pikëllimi tha: Të kisha pasur fuqi do t'i shpartalloja. Si duket i vetmi pejgamber i dërguar në një popull të huaj ishte Luti, andaj edhe thotë të kisha pasur kabile të fortë. Në momentin më kritik të dëshprimit të Lutit, ata djelmosha e njoftuan se ishin melekë, nuk ishin njerëz, ishin Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, kishin ardhur ta shkatërrojnë atë popull të prishur, i e Lutit i thanë që me familjen e vet, pos gruas së tij, e cila ishte e dënuar ta vuajë dënimin, pas i gjysmës së natës të largohet prej atij vendi. Luti me familje u largua, e Xhibrili u vuri krahun I përfundi atyre fshatrave, i ngriti lart e pastaj i përmbysi. Thuhet se ai vend tash quhet Deti i Vdekur ose Deti i Lutit.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:92–3:97 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e tyre. Me fjalën "Israilu" nënkuptohet Jakubi a.s. E para faltore në fytyrën e tokës e ndërtuar për njerëz është Qabja. Ibrahimi i ngriti themelet e saj. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi u vërtetua se çdo orvatje tjetër për ta shpëtuar njeriu vetveten në botën e përjetshme, pos besimit të drejtë islam, është e kotë, Kur'ani udhëzon besimtarët që të jenë shumë të sinqert i dhe kur është nevoja për ta ndihmuar rrugën e Zotit, mos t'u dhembset asgjë, sepse duke e dhënë pasurinë më të dashur, ata shprehin ndjenjën e sinqeritetit, shpërblim i të cilit është xhenneti. Për shkak të keqpërdorimit të të mirave të Zotit, për kokëfortësinë dhe sjelljen arrogante të beni israilitëve, Zoti, si masë ndëshkimi kundër tyre, ua ndaloi disa nga ushqimet e lejuara. Jehuditë e kohës së Muhammedit thonin se ndalesa e atyre ushqimeve nuk ishte si masë ndëshkimi, por ishte e kahershme, masë prej se ka zbritur Tevrati. Sipas Kur'anit, në Tevrat ishte shënuar vetëm ai ushqim, të cilin Jakubi ia kishte ndaluar vetvetës (mishi dhe qumështi i deves) e jo edhe ndalesat e tjera, të cilat ishin si pasojë e ndëshkimit. Për ta vërtetuar realitetin, Pejgamberi kërkoi prej tyre t'ia sjellin Tevratin, por jehuditë i ikën të vërtetës, andaj nuk ia sollën, por mbetën të demoralizuar, ngase u kuptua gënjeshtra e tyre. Me fjalën "Israilu" nënkuptohet Jakubi a.s. E para faltore në fytyrën e tokës e ndërtuar për njerëz është Qabja. Ibrahimi i ngriti themelet e saj. Derisa thuhet: për njerëz, e njerëz pati edhe para Ibrahimit, atëherë ky vetëm i vazhdoi themelet. Vende të rëndësishme aty, përveç vendit të Ibrahimit janë: Zemzem, Hatimë, Haxheri esved, Safa, Merve si dhe siguria e paqa që janë karakteristikë për Qaben dhe rrethin e saj - haremin.: "Bekke" ndoshta është quajtur vetë vendi i Qabes, e Mekke qyteti, ose anasjelltas. Në këto ajete sqarohen, e njëkohësisht edhe refuzohen dy përpjekje të ithtarëve të librit me të cilat donin ta vënin në dyshim qëndrimin e Muhammedit: - thua se e ndjek fenë e Ibrahimit, e në të vërtetë, ti e kundërshton, përse e bën të lejuar mishin dhe qumështin e deves që për Ibrahimin ka qenë haram - këtë e sqaron ajeti 93. - Xhamia Aksa - Bejtul mukaddesi ishte e para faltore, pejgamberët u falën kah ajo, e ti e le atë e u ktheve kah Qabja, e madje thua se jam vërtetues i mësimeve të pejgamberëve të mëparshëm. Edhe këtë e sqaron ajeti 96.

Mus'haf Hape →
Enam 6:123–6:124 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës). - Kështu ka ndodhur në çdo kohë e me të gjithë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës). - Kështu ka ndodhur në çdo kohë e me të gjithë profetët e tjerë të Zotit. Mohuesit dhe paria idhujtare e Mekës, që ftonin njerëzit në mosbesim dhe idhujtari, pikërisht ata të kundërvihen ty, o Muhamed, të luftojnë e shprehin armiqësinë e urrejtjen ndaj teje. Por është rregull i pandryshueshëm i Zotit se, gjithmonë, përfundimi i mirë dhe triumfi u takon profetëve e palës së Tij. Medito me kujdes në fjalën e Allahut “(emernâ) Ne kemi bërë ...” Kuptimi: Ne i urdhërojmë ata për t’iu bindur urdhëresave e shpalljeve, kurse ata kundërshtojnë e refuzojnë të binden, prandaj meritojnë ndëshkimin e shkatërrimin. I Lartësuari thotë një ajet tjetër: “Ja kështu, Ne lejuam që, çdo profet të ketë një armik prej keqbërësve. Por majfton që Zoti yt të jetë Udhërrëfyesi dhe Ndihmëtari yt.” [El furkan 31], dhe thotë: “Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët e atij vendi (për të pasuar rrugën e drejtë) ; por ata kundërshtojnë; atëherë, dënimi kundër tyre bëhet i merituar dhe Ne i shkatërrojmë ata krejtësisht.” [Isra 16]. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin e Ibn Abasit: “(emernâ) Ne kemi bërë ...”, domethënë, ua kemi bërë të mundur (në kader) më të këqijve të atij vendi që të kenë pushtetin e sundimin dhe, kur ata kalojnë kufijtë dhe nuk i binden Zotit, Ai i shkatërron me ndëshkim.” Kjo i ngjan fjalës së Allahut të madhëruar kur thotë: “Sa herë që Ne kemi dërguar Profet në ndonjë vend, pasanikët e tij thoshin: “Ne nuk i besojmë asaj me të cilën jeni dërguar.”. Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë (se sa ju) dhe kurrë nuk kemi për t'u ndëshkuar.”.” [Sebe’ 34, 35], ose: “Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”. Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”. Atëherë, Ne i goditëm me ndëshkime. Shih tani se si qe përfundimi i mohuesve! ” [Zuhruf 23]. Mendo pak në fjalën e Allahu të Lartësuar kur thotë: “... të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës).” Kurthet që janë pasur për qëllim këtu janë pikërisht ftesa e njerëzve në rrugët e idhujtarisë, mohimit të Zotit si dhe nxitja drejt shfrenimit dhe humbjes, përmes fjalëve e veprave të zbukuruara e mashtruese, sikurse na njofton Allahu i lartësuar reth popullit të Nuhut: “ Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim, dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha. Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën!”. Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre. Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” ” Nuh 21 - 24], dhe thotë: “ ... Eh sikur veç t’i shihje keqbërësit kur të ndalen para Zotit të tyre dhe t'i kthejnë fjalën (fajsuese) njëritjerit! Ata që patën qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë!” Dhe kryeneçët do t'u thonë atyre që patën qenë të dobët (e të përbuzur): “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë pasi ju pati ardhur? Jo, por ju ishit keqbërës (dhe rrefuzuat të besoni) .” Ata që patën qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Jo, qe dredhia juaj natë e ditë. Ja, ju na urdhëronit të mohonim (besimin e drejtë në) Allahun dhe t’i bënim shokë Atij. ...” [Sebe’ 31 - 33]. 19 - Por, me kurthet e tyre, ata godasin veç vetveten, por nuk e ndiejnë. - Frytet e intrigave të tyre kundra të vërtetës dhe për devijimin e njerëzve nga rruga e Zotit, përsëri do të godasin e rëndojnë mbi vetë ata së pari, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata kanë për t’i bartur të plota gjynahet e veta në Ditën e Gjykimit e do të bartin edhe një pjesë të gjynaheve të atyre që i devijuan (nga e Vërteta) pa kurrfarë diturie. Sa e keqe është ajo që do të bartin!” [Nahl 25]. - Kur u vjen ndonjë shenjë (nga Allahu), ata thonë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” - Kur u vjen argument i prerë e fakte të pakundërshtueshme, ata thotë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” Kështu, ata kërkojnë që t’u jepet shpallje, ashtu si iu dha të dërguarve, siç shpjegon Allahu i Madhëruar kur tregon për ta në një ajet tjetër: “Ata që nuk shpresojnë takimin me Ne, thanë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve) , ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Vërtet, ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe.” [Furkan 21]. - Por Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet. - Ai e vendos Shpalljen e Tij ku të dëshirojë dhe ia dhuron kujt të dëshirojë prej robërve të Tij, që Ai i ka bërë të meritueshëm e të përshtatshëm për një mision të tillë. I Madhëruari thotë: “Pastaj (mohuesit kurejshë) thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur 'an një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Mekë dhe Taif)?!” Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?!...” [Zuhruf 31, 32]. Kështu, ata kërkonin e pyesnin përse të mos i shpallej Kur 'ani ndonjë njeriu të rëndësishëm dhe të madh në sytë e tyre, qoftë ai nga prijësit e Mekës ose Taifit. Me këtë, ata tregonin se për mendimin e tyre, Muhamedi ishte i parëndësishëm dhe jo i përshtatshëm për Shpalljen. Sikurse na tregon Zoti në një ajet tjetër: “E kur të shohin ty ata që nuk besojnë, të marrin me tallje. “Ky është (thonë ata) ai që përgojon zotat tuaj?” Dhe ata blasfemojnë kur përmendet i Gjithmëshirëshmi (Rrahmani).” [Enbija 36], ose: “ E kur të shohin ty, të marin vetëm për tallje: “A ky është ai që Allahu e dërgoi si profet?” ” [ Furkan 41 ]. Sigurisht, këtë e bënin të nxitur nga smira, mendjemadhësia, armiqësia kundër tij dhe urrejtja, sepse në veten e tyre ishin të bindur për fisnikërinë, prejardhjen e nderuar, mirësinë e besnikërinë e tij. Ai ishte rritur në më të mirën shtëpi të kurejshëve, madje përpara Shpalljes, ata e thërrisnin Emin, domethënë, Besniku ose i Sinqerti. Madje, në atë kohë, edhe një nga krerët e idhujtarëve dhe mohuesve, Ebu Sufjani, kur u pyet nga mbreti i romakëve, Herakli, rreth prejardhjes së Muhamedit tha: “Ai është me prejardhje të mirë mes nesh.” - “A e keni akuzuar ndonjëherë për mashtrim e gënjeshtër, para se të thoshte atë që thotë (pra, që është profet)?” - “Jo”, - tha Ebu Sufjani." Imam Ahmedi sjell hadithin nga Uathile Ibn Eska, se Profeti i Allahut ka thënë: 1140. “Allahu Krenar dhe i Lartësuar zgjodhi nga bijtë e Kenanes, kurejshët. Nga kurejshët zgjodhi bijtë e Hashimit, ndërsa mua më zgjodhi nga bijtë e Hashimit.”. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu el Husejni, i cili tregon: “Një burrë po vështronte Ibn Abasin, kur po hynte në portën e xhamisë. Atij i pëlqeu pamja fisnike e tij dhe tha: “Kush është ky?” - “Ky është Ibn Abasi, djali i xhaxhait të Profetit të Allahut.” Atëherë ai tha: “Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet.” - Keqbërësit do t’i godasë poshtërimi para Allahut - Ky është një paralajmërim dhe kërcënim i ashpër për të gjithë ata që nuk pasojnë profetët e Allahut dhe nuk nënshtrohen ta adhurojnë e të jetojnë sipas shpalljeve të Tij. Në Ditën e Kijametit, ata do të vuajnë poshtërimin para Allahut dhe nënçmimin e përjetshëm. Ky është një shpërblim i merituar, sipas llojit të veprave. Duke qenë se në këtë jetë tregojnë mendjemadhësi dhe e refuzojnë me forcë të vërtetën, atëherë në Ditën e Kijametit do të ndëshkohen me poshtërim e nënçmim të përjetshëm. I Lartësuari thotë: “Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! Por ata që, nga mendjemadhë - sia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”.” [Gafir 60]. Kështu, ata do të jenë përjetësisht të poshtëruar, të dënuar e të braktisur në Xhehenem. - dhe dënimi i fortë, për të gjitha kurthet e tyre. - Duke qenë se kurthet, intrigat dhe armiqësia e tyre bëheshin fshehtas, me hile e mashtrime, ata merituan ndëshkimin e fortë në Ditën e Kijametit, si shpagim për padrejtësitë e tyre. I Madhëruari thotë: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 8 - 10]. Atë ditë do të dalin në shesh të fshehtat dhe do të zbulohet çdo gjë e mbajtur brenda zemrave. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut ka thënë: 1141. “Në Ditën e Kijametit, çdo tradhtari do t’i lidhet një flamur dhe do të thuhet: ‘Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit.” Urtësia e këtij dënimi qëndron në faktin që, duke qenë se në dynja intrigat e tradhtitë bëheshin fshehtazi nga njerëzit, në Ditën e Kijametit ato do të shfaqen haptazi, si poshtërim përpara njerëzve për vepruesin e tyre. 20

Mus'haf Hape →
Maide 5:116–5:118 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… sjell hadithin n ga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 1091. “Njëherë, Profeti ﷺ u ngrit për të na dhënë një këshillë. Ai tha: “O ju njerëz, ju do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Edhe këto ajete na flasin për atë që Allahu i Lartësuar do t’i thotë robit dhe të dërguarit të Tij, Isait, të birit të Merjemes, në Ditën e Gjykimit. Këto fjalë, Ai do t’ia thotë në prani të të gjithë të atyre që e konsideruan atë dhe nënën e tij si dy zota, që i adhuronin, duke i lutur dhe përgjëruar: - Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!”?! - Ky është një kërcënim i frikshëm për të krishterët, si dhe poshtërim i tyre përpara të gjithë botës në Ditën e Kijametit. Kështu kanë thënë Katade dhe të tjerë. Për të mbështetur mendimin e tij, Katadja përmend fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kjo është dita kur të sinqertëve u bën dobi sinqeriteti i tyre.” Për këtë ka ardhur edhe një hadith merfu, pra, me sened të plotë deri tek Profeti. Hafidh Ibn Asakiri, duke folur për jetëshkrimin e Ebu Abdilahit, - meulâsë të Umer Ibn Abdul Azizit, i cili ishte një transmetues i besueshëm i hadithit, - ka thënë: “E kam dëgjuar Ebu Burdeten që po i fliste Umer Ibn Abdulazizit dhe i tregonte për të atin, Ebu Musa el Esh - Shariun, i cili kishte rrëfyer se Profeti ﷺ ka thënë: 1090. “Kur të jetë Dita e Kijametit do të thirren të grumbullohen profetët dhe popujt ku ata u dërguan. Pastaj do të ftohet Isai, të cilit Allahu i Madhëruar do t’i kujtojë mirësitë e shumta që i ka bërë, dhe Isai do t’i pranojë ato të gjitha. Pastaj Allahu i Madhëruar do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate....” Dhe pastaj do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!” ?! Por Isai do ta mohojë diçka të tillë, duke thënë: “Unë nuk e kam thënë dhe nuk i kam ftuar kurrë në diçka të tillë!” Atëherë do të tubohen të krishterët dhe do të pyeten. Ata do të thonë: “Po, ai na urdhëroi për diçka të tillë!” Atëherë, - thotë transmetuesi, - Isait (a.s) do t’i zgjaten flokët. Më pas, çdo melek do të marrë nga një qime prej kokës dhe trupit të tij dhe ata do të gjunjëzohen përpara Allahut të Lartësuar për një periudhë që zgjat 1000 vjet, derisa të parashtrohet argumenti i tyre. Atëherë, atyre (të krishterëve) do t'u ngrihet kryqi dhe ata do ta ndjekin atë, derisa të hyjnë në zjarr.” Ky është një hadith garib aziz. 280 - Ai do të thotë: “Qofsh i Lartësuar (o Zoti im)! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. - Këto fjalë, Isai do t’ia thotë Allahut të Lartësuar. Ato janë fjalë që vetë Zoti e ka udhëzuar dhe mundësuar që t’i përdorë. Ato tregojnë një edukatë të lartë me Allahun e Madhëruar dhe një përgjigje të plotë për pyetjen që iu drejtua atij: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut?!” Ibn Ebu Hatimi citon Ebu Hurejrën, i cili ka thënë: “Isait do t’i jepet me inspirim përgjigjja nga vetë Zoti i Lartësuar.” Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë përgjigje do të japë Isai në fjalën e tij, kur thotë: “Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im)! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë...”, deri në fund të ajetit. Theuriu sjell nga Tausi të njëjtën gjë. - Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. - Nëse prej meje ka dalë një fjalë e tillë, Ti do ta kishe ditur më përpara, o Zoti im, sepse ty nuk të fshihet asgjë në qiell dhe në Tokë! Por unë nuk e kam thënë atë dhe kurrë nuk e kam menduar atë apo mbajtur të fshehtë në shpirtin tim! - Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove... - Unë ua përcolla qartë mesazhin që Ti më urdhërove, dhe pikërisht: - “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” - Unë i ftova ata, o Zot, veçse në atë për të cilën Ti më dërgove dhe më urdhërove që t’ua kumtoj: që të adhurojnë Allahun, i Cili është Zoti im dhe Zoti i tyre. Vetëm për këtë i ftova. - Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. - Unë isha dëshmitar për veprimet e tyre, kur isha me ta. - Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” - Ebu Daud Tajalisi sjell hadithin n ga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 1091. “Njëherë, Profeti ﷺ u ngrit për të na dhënë një këshillë. Ai tha: “O ju njerëz, ju do të tuboheni dhe ringjalleni tek Zoti Krenar dhe i Lartësuar këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet! Allahu i Lartësuar thotë: “...Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë.” [Enbija 104]. Dijeni se, i pari nga krijesat që do të vishet me rroba Ditën e Kijametit është Ibrahimi. Atë ditë do të sillen disa burra prej umetit tim dhe do të tërhiqen nga e majta. Unë do të them: “Ata janë shokët e mi!” Por do të thuhet: “Ti nuk e di se çfarë shpikën ata pas teje!” Dhe unë do të them ashtu siç tha ai robi i mirë (domethënë, Isai a.s), që Allahu citon në Kur 'an: “Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” Atëherë do të më thuhet: “Këta vazhduan të kthehen pas (në mosbesim) që kur u largove prej tyre!”” Hadithin e sjell Buhariu pikërisht në tefsirin e këtij ajeti, përmes rrugës së Mugira Ibn Numanit. - Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti. - Ky ajet na tregon dhe është argument i qartë se në botë realizohet veçse vullneti, dëshira dhe vendimi i Zotit Krenar dhe të Lartësuar. Gjithashtu, ajeti na tregon se duhet të distancohemi nga të krishterët, të cilët trillojnë lajme të pavërteta dhe ia atribuojnë Allahut dhe Profetit të Tij. Ata i kanë shoqëruar Allahut shok, madje kanë shpifur se ai ka bashkëshorte dhe djalë. I lartësuar qoftë Allahu nga ajo që ata thonë dhe i pastër dhe i dëlirë është Ai nga çdo shpifje dhe trillim! Ky ajet është shumë i rëndësishëm dhe i çuditshëm njëkohësisht. Madje, thuhet se ka një hadith që tregon se Profeti është falur gjatë natës duke përsëritur vetëm këtë ajet, deri në agim. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dherri (r.a), i cili ka thënë: 1092. “Një natë, Profeti ﷺ fali namaz duke lexuar vetëm një ajet, derisa agoi. Ai binte në ruku dhe në sexhde pasi kishte lexuar këtë ajet, që e përsëriste vazhdimisht: “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” Kur agoi, unë thashë: O i Dërguari i Allahut! “Vazhdove të lexosh këtë ajet derisa agoi, bije në ruku me të dhe bije ne sexhde me të...?” Ai tha: “Unë i kërkova Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar që ta pranojë ndërmjetësimin tim për umetin tim, dhe Ai ma dha këtë mundësi. Çdo pjesëtar i umetit tim ka për të përfituar nga ky ndërmjetësim, për sa kohë nuk i bën shirk Zotit asgjë!” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, se 1093. “Profeti ﷺ lexoi fjalët e Isait: “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” Pastaj ngriti duart dhe tha: “O i Adhuruari im! Po umeti im?” Dhe qau shumë. Atëherë, Allahu i Lartësuar i thotë Xhibrilit: “O Xhibril, shko tek Muhamedi, - dhe Zoti yt është më i ditur, - dhe pyete pëse qau!” Xhibrili shkoi dhe e pyeti atë. Profeti ﷺ i rrëfeu, - dhe Allahu është më i ditur për atë që tha Profeti i Tij. Atëherë, Allahu tha: “O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe thuaji: “Unë do të të kënaq në lidhje me umetin tënd dhe nuk do të të dëshpërojmë aspak!”

Mus'haf Hape →
Hud 11:40–11:49 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… lundrimin, Nuhu e thërret djalin e vet - Ken'anin - ose sipas dikuj - Jamin - që edhe ai të hipë në anije, por ai nuk pranoi, e valët e ujit që ishin ngritur si …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

"Nuhu e ndërtoi anijen dhe shenjat e para të vërshimit u dukën në faqën e tokës. Fjala "tenur" është emër i vendit ku piqet buka, por mund të jetë edhe sipërfaqja e tokës. Komentatorët e Kur'anit kanë dhënë nja tetë mendime rreth qëllimit të kësaj fjale, por për të qenë dukuri e jashtëzakonshme - mrekulli - nuk është larg mendjes që të ketë filluar prej furrës së bukës, prej një vendi të jashtëzakonshëm për burimin e ujit. Zoti e di më së mirit Zoti urdhëroi Nuhun të ngarkojë në anije nga një çift prej të gjitha gjallesave, të cilat nuk mund të jetojnë në ujë, ta ngarkojë familjen e tij, pos atyre që ishin të gjykuar për dënim, t'i ngarkojë edhe ata pak besimtarë që ishin me te, e Nuhu ju tha se anija lundron e ndalet me emrin e Allahut, me Bismilahin. Pak para se ta fillojë anija lundrimin, Nuhu e thërret djalin e vet - Ken'anin - ose sipas dikuj - Jamin - që edhe ai të hipë në anije, por ai nuk pranoi, e valët e ujit që ishin ngritur si kodra nëpër të cilat lundronte anija, ndërhyjnë ndërmjet Nuhut dhe djalit të tij dhe përmbysin djalin. Në atë vërshim u mbyt edhe një grua e Nuhut - Vailetun, që kishte qenë tradhtare. Nuhut iu dhimbte djali, andaj ju drejtua Zotit se i shkoi djali, por Zoti e njoftoi se ai ishte punëkeq, e si i tillë nuk ishte yti në besim edhe pse ishte i afërt në gjak. Në përkthim edhe unë përdora termin: "djali im'', ashtu siç është edhe në Kur'an, sepse ai ishte djal i ri, djalosh, e nuk përdora termin, bir, pse bir mund të thuhet edhe për të riun, por edhe për të vjetrin. Vërshimi - Tufani në kohën e Nuhut përfshiu tërë tokën e banuar, e rishumëzimi i njerëzimit i pas tufanit bëhet prej tyre djemëve të Nuhut, andaj Nuhu quhet babai i dytë i njerëzimit, siç jep shenjë edhe Kur'ani: Ve xhealna dhurrijjetehu humul bakinë - (Pasardhësit e tij (të Nuhut) I i bëmë që ta vazhdojnë jetën në tokë - pas tufanit). Kur filloi të largohet uji, anija u ndal mbi një kodër - Xhudijj. Thuhet se ajo është në veri të Irakut, diku te Musolli, në vargmalet Araratë. Nuhut iu tha të zbarkojë i sigurt pa kurrëfarë rreziku, i garantuar prej Zotit dhe i begatuar me shumë të mira për hir të tij dhe të besimtarëve i të tij, por i dha shenjë se prej pasardhësve të tij do të ketë edhe asish që do t'i përjetojnë vetëm të mirat e kësaj jete, e në jetën tjetër nuk kanë asgjë, pra ata janë jobesimtarë. Këto janë ngjarje që Kur'ani ia rrëfeu Muhammedit. Këto ngjarje i zbuloi vetëm shpallja, pse lëmitë e tjera të diturisë nuk dinë asgjë për to.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:164 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… më të larta të urtësisë. Ata u ngritën mbi të gjitha krijesat dhe meritojnë të quhen dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Sigurisht që ky ishte sukses i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet,...” - Kjo është mirësia më e madhe që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar adhuruesve të Tij. Me dërgimin e Profetit, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata nga humbja dhe shkatërrimi. Ata e njihnin shumë mirë prejardhjen, cilësitë dhe gjuhën e tij. Ai ishte nga populli i tyre, madje nga fisi më i nderuar ndër ta. Ai synonte të mirën dhe ishte i butë me ta. - “...që t’u lexonte ajetet e (shpalljes së) Tij, që t’i dëlirësonte...” - Profeti u lexonte me besnikëri ajetet e Allahut, u mësonte leximin e fjalëve të Kur’ânit dhe u sqaronte kuptimin e tyre. Veç kësaj, Profeti i largonte e i pastronte ata nga idhujtaria, gjynahet, mosbindja, injoranca dhe nga cilësitë e këqija. - “...dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë,...” - Profeti u mësoi atyre Librin. Fjala ‘libër’ këtu mund të nënkuptojë Kur’ânin ose aftësinë e të shkruarit. Nëse nënkupton Kur’ânin, atëherë shprehja “argumentet e Tij” në ajet iu referohet shenjave dhe argumenteve të Allahut të Lartësuar, që gjenden në gjithësinë e krijuar nga Ai. Por fjala ‘libër’ (kitab) mund të ketë edhe kuptimin “shkrim”. Nëse ka këtë kuptim, atëherë Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësinë që u ka bërë duke u mësuar atyre shkrimin, nëpërmjet të cilit ruhen dhe transmetohen të gjitha njohuritë. Profeti u mësoi gjithashtu Urtësinë ( el ĥikmete). Edhe kjo fjalë ka dy kuptime: 1. Suneti ose Tradita profetike, nëpërmjet së cilës kuptohet dhe qartësohet Kur’âni. Pra, ‘Urtësi’ quhet në këtë rast çdo gjë që i është shpallur Profetit (a.s.), përveç Kur’ânit. 2. Urtësia ose aftësia për të gjykuar drejt dhe për të vendosur çdo gjë në vendin që i takon. Kjo aftësi mund të arrihet veçse duke njohur fshehtësitë dhe hollësitë e Sheriatit. Pra, Profeti u mësoi besimtarëve ligjet e Zotit, tekstet prej të cilave nxirren ligjet e Zotit dhe Urtësi në, nëpërmjet së cilës kuptohen mësimet e fjalëve të Zotit. Pa dyshim, brezi i parë në mënyrë të veçantë dhe i tërë umeti në përgjithësi, arritën gradat më të larta të urtësisë. Ata u ngritën mbi të gjitha krijesat dhe meritojnë të quhen dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Sigurisht që ky ishte sukses i dhuruar nga Allahu i Lartësuar, sidomos kur mendon se si ishin përpara Islamit, sikurse thotë i Lartësuari: - “...kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur.” - Pra, para shfaqjes së Profetit, ata ishin në humbje të qartë. Ata nuk e njihnin rrugën e Zotit të tyre. Ata nuk dinin se çfarë i pastronte shpirtrat e tyre dhe çfarë i lartësonte ata. Ata bënin thjesht vepra që ua kërkonte e zbukuronte nefsi dhe dëshirat e tyre të çekuilibruara. Çfarë u shkonte pas oreksit, ata e kryenin, edhe nëse ishte kundër logjikës së të gjithë botës.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:14–18:15 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e plotë. Ai u dhuroi durim, qëndrueshmëri dhe qetësi, me besimin në zemër. - ... dhe ja ata u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne i forcuam zemrat e tyre... - Ua mbushëm zemrat me durim e qëndrueshmëri në të vërtetën. I bëmë ato të kënaqura dhe të mbushura me prehje të plotë, me gjithë gjendjen e vështirë ku ndodheshin. Kjo tregon butësinë, mëshirën dhe bamirësinë e Allahut me ta, që ua lehtësoi rrugën e imanit dhe u dhuroi udhëzimin e plotë. Ai u dhuroi durim, qëndrueshmëri dhe qetësi, me besimin në zemër. - ... dhe ja ata u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. - Allahu është Ai që na ka krijuar, na furnizon, rregullon e administron çështjet tona. Ai përkujdeset për ne, na edukon dhe përmirëson gjendjen tonë në çdo çast. Ai është Krijuesi i qiejve dhe Tokës, i Vetmi Krijues i të gjitha këtyre krijesave madhështore. Ndërsa idhujt janë krijesa të dobëta, nuk kanë krijuar asgjë dhe nuk furnizojnë asnjë. Ata nuk sjellin dëm e as dobi, as japin jetë, nuk mund ta marrin atë dhe as mund të ringjallin. Kështu, të rinjtë argumentuan për vërtetësinë e uluhije-s, me faktin se Allahu është i vetmi në aspektin e rububije-s. Domethënë, duke qenë se Allahu është i vetëm në rububije, atëherë ne e njësojmë Atë edhe në uluhije, pra, në meritën e adhurimeve. Ata thanë: - Ne kurrë nuk do të adhurojmë asnjë zot tjetër përveç Tij... - Ne nuk kemi për t’iu drejtuar me lutje asnjë krijese, sepse do të ishte gabim i pafalshëm. - ... Po ta bënim këtë do të thoshim një gënjeshtër të shëmtuar. - Do të ishte një devijim i madh nga e vërteta dhe nga rruga e drejtë. Të rinjtë e mençur besuan bindshëm në teuhidin rububije dhe uluhije dhe iu përmbajtën fort këtij besimi. Nga ana tjetër, ata treguan se ishin shumë të qartë se njësimi i Zotit është rruga e drejtë, ndërsa çdo gjë tjetër e ndryshme nga ai është largim nga rruga e drejtë dhe kotësi. Kjo tregon se sa e plotë ishte dituria e tyre rreth Zotit dhe se Zoti ua kishte dhënë të plotë udhëzimin e drejtë dhe ua kishte forcuar besimin në zemrat e tyre. - Këta njerëzit tanë kanë adhuruar zota të tjerë përveç Atij. - Pasi kujtuan mirësitë e mëdha që Zoti iu dhuroi dhe imanin dhe udhëzimin që ua dha, këta të rinj filluan të analizonin gjendjen e popullit të tyre. Ata ishin njerëz të zhytur në idhujtari, të cilët u luteshin idhujve e gjërave të padobishme. Duke parë këtë gjendje, të rinjtë ndien urrejtje dhe u qartësuan se populli i tyre nuk e mbështeste adhurimin ndaj idhujve në asgjë të sigurt. Ata ishin të zhytur në injorancë e humbje. - Përse nuk sjellin ata një argument të qartë e bindës për atë që bëjnë? - Le të sjellin ndonjë argument për të vërtetuar saktësinë e idhujtarisë së tyre. Por sigurisht, ata nuk do ta bënin kurrë një gjë të tillë. Besim i tyre ishte thjesht një trillim dhe mashtrim për Zotin. Kjo është padrejtësia më e madhe që ekziston, prandaj thanë: - A ka më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?

Mus'haf Hape →
Hashr 59:8–59:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ndonjë gjë, por ato nuk kishin asgjë. Atëherë Profeti ﷺ tha: “A ka ndonjë burrë që e bujt në shtëpi këtë sot, që Allahu ta mëshirojë?” U ngrit një ensar dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na përshkruan në këto ajete se cilët janë ata që e meritojnë t’u jepet nga pasuria e el fej’it: - “Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmo - nin Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” - Janë ata që lanë vendbanimet e tyre, duke emigruar për hir të Allahut dhe në ndihmë të Profetit të Tij. Ata u bënë armiq me popullin e tyre, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe duke pasur për qëllim veçse bindjen ndaj Tij. - “Pikërisht këta janë të vërtetët!” - Ata janë të vërtetë në fjalët e tyre, duke i vërtetuar ato përmes veprave të tyre. Këta ishin të parët e muhaxhirëve. Më pas, Allahu i Lartësuar, duke lavdëruar ensarët, nxjerr në pah mirësinë dhe vlerat e tyre të larta, si: fisnikërinë, bujarinë dhe burrërinë. Ai na tregon që ata ishin njerëz që nuk kishin asnjë grimë smire në zemrat e tyre, por u jepnin përparësi vëllezërve të tyre muhaxhirë, edhe pse vetë kishin nevojë të madhe për pasuri. - “Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para (ardhjes së) tyre ...” - Domethënë, banorët e vendit të hixhretit, Medinës, përpara ardhjes së muhaxhirëve, pasi një pjesë e kishin pranuar Islamin përpara shumë prej tyre. Para se të vdiste, Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) la porosi të veçantë për muhaxhirët, duke thënë: “E porosis kalifin që do të vijë pas meje, që të kujdeset shumë për muhaxhirët e parë, t’ua njohë hakun që u takon dhe të nderojë e respektojë fisnikërinë dhe vlerën e tyre. Gjithashtu, e këshilloj në lidhje me ensarët, të cilët e përgatitën këtë vend, madje shumë prej tyre e pranuan besimin që më herët, që të pranojë dhe respektojë bamirësit nga mesi i tyre, por dhe t’i falë ata që bëjnë gabime nga mesi i tyre." [Buhariu]. - “... të cilët i duan ata që emigruan tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre.” - Për shkak të shpirti bujar dhe fisnik, ensarët kishin dashuri për muhaxhirët dhe u solidarizuan tërësisht, duke ndarë pasuritë e tyre me ta. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Enesi (r.a), se muhaxhirët thanë: 2631. “O i Dërguari i Allahut, nuk kemi parë ndonjë popull ku kemi shkuar, njerëz më të përkushtuar në shërbimin ndaj nesh, edhe kur kanë pak pasuri dhe as nuk kemi parë bamirës më të mëdhenj në kohë bollëku, sesa ensarët. Vërtet ata na mjaftuan për çdo nevojë që kishim dhe na bënë pjesëtarë të barabartë në pasuritë e tyre, aq sa patëm frikë se do të merrnin të gjithë shpërblimin e Zotit.” Profeti ﷺ tha: “Jo, nuk mund ta marrin të gjithë shpërblimin e Zotit, për sa kohë ju i lëvdoni ata dhe e lusni Allahun që t’i shpërblejë ata.”. Në lidhje me fjalën: “... dhe nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre”, Katade shpjegon e thotë: “Pra, në lidhje me atë që u është dhënë vëllezërve të tyre.” Po kështu e ka shpjeguar edhe Ibn Zejdi. Për këtë mund të argumentohet me hadithin që Imam Ahmedi sjell me senedin e tij nga Enesi, i cili tregon: “Ishim ulur së bashku, kur Profeti ﷺ u tha shokëve: “Tani do të shihni njërin prej banorëve të Xhene - tit.” Aty kaloi një prej ensarëve, të cilit mjekra i pikonte ujë nga abdesi dhe me dorën e majtë mbante nallanet. Të nesërmen kur ishim me të, Profeti tha të njëjtën gjë dhe u shfaq po ai burrë, njëlloj si një ditë më parë. Edhe të pasnesërmen Profeti ﷺ tha të njëjtën gjë dhe u shfaq po ai burrë njëlloj si një ditë më parë. Abdullah Ibn Amr Ibn Asi e përcolli te shtëpia dhe i tha: “Kam bërë fjalë me babain, ndaj dua të qëndroj te ti nja tri ditë.” - “Po”, - iu përgjigj ai. Më vonë ai rrëfen: “Ato tri net që kalova me të nuk pashë të falte namaz nate, vetëm se përmendte Allahun dhe thoshte “Allahu Ekber” sa herë që rrotullohej në shtrat. Nuk dëgjova prej tij as fjalë të pahijshme. Kur kaluan tri ditë, gati -gati fillova ta nënvlerë - soja punën e tij dhe i thashë: “Nuk kam qenë i hidhëruar me babain tim, por Profeti ﷺ të ka cilësuar prej banorëve të Xhenetit dhe desha të di se ç’vepra bën.” Ai iu për - gjigj: “Veprat e mia janë ato që pe, vetëm se unë asnjëherë nuk mendoj të mashtroj apo të kem zili myslimanët për ndonjë të mirë që u ka dhënë Allahu i Madhëruar.”. - “Madje ata u japin përparësi atyre kundrejt vetes ...” - Ata nuk kanë smirë për muhaxhirët, në lidhje me mirësinë që Allahu u fali atyre: domethënë, për gradën e lartë të nderimit, fisnikërisë dhe përparësisë, që u dha Zoti, duke i përmendur më përpara në Librin e Tij e duke treguar se janë në gradë më të lartë sesa ensarët. - “... edhe sikur të jenë vetë në nevojë.” - Edhe pse mund të kenë nevojë për veten e vet, ata u japin përparësi nevojave të muhaxhirëve. Ata kujdesen për të tjerët më shumë se për veten e tyre, edhe pse mund të kenë nevojë më të madhe për vete. Është shënuar në Sahih hadithi nga i Dërguari i Allahut (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), që thotë: “Sadakaja më e mirë është ajo e atij që ka pak”. Ky status është më i lartë se i atyre, që Zoti i përshkruan në thënien e Tij: “Janë ata që, për hir të Tij, u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe robërve prej pasurisë që e duan shumë.” [Insan: 8]. Ose në ajetin: “... të shpenzosh prej pasurisë që e do e t'u japësh të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarëve të mbetur në rrugë, lypësave dhe për lirimin e robërve; ...” [Bekare: 177]. Këta njerëz japin sadaka nga ajo pasuri që e duan, por mund të mos kenë nevojë të madhe për të. Ndërsa këta njerëz, të përshkruar në këtë ajet, i japin përparësi të tjerëve mbi veten e tyre, megjithë varfërinë dhe nevojën e tyre të madhe për atë pasuri. Në këtë gradë të lartë ishte edhe Siddiku i këtij Umeti, Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur dha për bamirësi të gjithë pasurinë e tij dhe i Dërguari i Allahut i tha: “Çfarë ke lënë për familjen tënde? ” Ai tha: “U kam lënë Zotin dhe të Dërguarin e Tij.” Ngjashëm më të ishin tre luftëtarët e plagosur në betejë: kur i dhanë ujë të parit, tha: “Jepjani shokut tim, se ai është më rëndë se unë e ka më shumë etje.” Kur i shkuan të dytit, tha: “Jepjani shokut tim!” Dhe kur shkuan tek i treti, ai kishte ndërruar jetë. Pastaj u kthyen tek i pari, i cili kishte vdekur, e pastaj tek i treti, i cili po ashtu kishte vdekur - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Buhariu sjell nga Ebu Hurejra hadithin: 2632. Vjen një burrë tek Profeti i Allahut dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut, jam në hall dhe fukarallëk!”. Profeti dërgoi lajm tek gratë e veta për të sjellë ndonjë gjë, por ato nuk kishin asgjë. Atëherë Profeti ﷺ tha: “A ka ndonjë burrë që e bujt në shtëpi këtë sot, që Allahu ta mëshirojë?” U ngrit një ensar dhe tha: “Do ta bujt unë, o i Dërguari i Allahut.” Kështu, ai shkoi tek shtëpia e vet dhe i tha gruas: “Ky është miku i Profetit të Allahut, ndaj nxirr gjithçka që ke.”. - “Vallahi, - thotë gruaja, - nuk kam gjë, përveç ushqimit të fëmijëve!” Atëherë, ai tha: “Mundohu t’i vesh në gjumë fëmijët, pa ngrënë darkë. Pasi të flenë ata, sille ushqimin e tyre këtu dhe shuaje kandilin, në mënyrë që atë pak ushqim ta hajë vetëm miku e të ngopet.”. Dhe ashtu veproi. Më pas, kur i Dërguari i Allahut e takoi këtë burrë, i tha: “U kënaq e Allahu Krenar dhe i Lartësuar - ose tha: “Qeshi...” - prej filanit dhe filanes, nga ajo që bënë.” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Madje ata u japin përparësi atyre kundrejt vetes, edhe sikur të jenë vetë në nevojë.” Version të ngjashëm kanë sjellë Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu prej Fadil Ibn Gazuanit. Në transmetimin e Muslimit është emri i këtij ensari, që ishte Ebu Talha, Allahu qoftë i kënaqur prej tij!”. - “Kush ruhet prej koprracisë së vetes, është i fituar!” - Ka shpëtuar ai që e ka pastruar shpirtrin prej koprracisë. Ai ka shpëtuar nga çdo e keqe dhe ka fituar çdo të mirë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2633. “Kujdes dhe ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Kijametit. Kini frikë nga makutëria, sepse ajo i shkatërroi ata që ishin para jush dhe i shtyu që të derdhnin gjakun e të shkelnin nderin e njëri -tjetrit.” Imam Muslimi është i vetëm në sjelljen e këtij hadithi (d.m.th. mes autorëve të shtatë librave referencë të hadithit, që janë Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Imam Ahmedi). Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: “Kurrë nuk mund të gjenden së bashku në zemrën e një njeriu koprracia dhe imani. As pluhuri i rrugës së Allahut dhe tymi i Xhehenemit nuk mund të bashkohen te fytyra e një adhuruesi.” 119 - “Edhe atyre që kanë ardhur më pas e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh. ...” - Këta janë grupi i tretë, që e meritojnë të marrin nga pasuria e “ fej’it”. Prej kësaj pasurie mund të përfitonin muhaxhirët, pastaj ensarët, dhe më tej pasuesit e tyre, që i ndoqën me drejtësi dhe me sinqeritet në rrugën e drejtë, sikurse thotë i Lartësuari: “Allahu është i kënaqur me besimtarët e hershëm muhaxhirë e ensarë dhe me ata që i pasuan me vepra të mira. Edhe ata janë të kënaqur me Të. Për ta, Ai ka përgatitur kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetësisht. Ky është fitimi i madh.” [Teube 100]. Ndjekësit më të mirë janë ata që ecin në gjurmët e paraardhësve të tyre, me virtytet dhe cilësitë e tyre të mira; janë ata që luten për besimtarët e parë, siç na tregon i Lartësuari: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh ...”. Ata luten, gjithashtu: - “... dhe mos lejo në zemrat tona urrejtje ndaj atyre që besojnë!” - Pastroi zemrat tona nga urrejtja dhe smira për brezat para nesh. - “Zoti ynë, Ti je i Butë e Mëshirëplotë!” - Sa i bukur është ai mësim që e ka përnxjerrë Imam Maliku (Allahu e mëshi - roftë!) prej këtij ajeti të nderuar. Ai thotë që rafiditë ose shiitët, domethënë, ata të cilët fyejnë, mallkojnë dhe ofendojnë sahabët, nuk kanë pjesë në pasurinë e fej’it, sepse ata nuk e kanë atë cilësi, që lëvdoi Allahu i Lartësuar. Ibn Xheriri sjell nga Malik Ibn Eus Ibn Hadethani këtë rrëfim: “Umër Ibn Hatabi lexoi këtë ajet: “Sadakaja (zekati) është pë r të varfrit, nevojtarët, zekat mbledhësit, për ata (besimtarë të rinj) që u duhen përfituar zemrat, për lirim të atyre që janë në robëri, për të zhyturit në borxhe, për në rrugën e Allahut dhe për udhëtarin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” [Teube 60], - dhe tha: “Kjo pasuri u shpërndahet këtyre kategorive.”. Pastaj lexoi: “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit e familjes së tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit) , ditën kur u ndeshën dy ushtritë. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [Enfal 41], - dhe tha: “Kjo pasuri u shpërndahet këtyre katregorive.” Pastaj lexoi: “Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhë - tarëve të mbetur në rrugë, që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj. Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Ndë - shkues i ashpër. Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht këta janë të drejtët! Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para tyre, të cilët i duan ata që emigruan tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre. Madje ata u japin përparësi atyre para vetvetes, edhe sikur të jenë vetë në nevojë. Kush ruhet prej koprracisë së vetes, është i fituar! Edhe atyre që kanë ardhur më pas e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh, dhe mos lejo në zemrat tona urrejtje ndaj atyre që besojnë! Zoti ynë, Ti je i Butë e Mëshirëplotë!”” [Hashr 7 -10 ]. Dhe tha: “Këto ajete kanë përfshirë të gjithë kategoritë e musli - manëve që meritojnë sadaka dhe plaçkë dhe nuk ka lënë asnjë pa i përcaktuar pjesë.” Pastaj tha: “Nëse do të më jepet jetë, do të bëj që edhe barinjve, - pra, banorëve të Himjerit - kam për t’iu dhënë pjesë prej kësaj pasurie, pa derdhur asnjë pikë djerse për të.”

Mus'haf Hape →
Nisa 4:82–4:83 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të ngrinin zërin. Atëherë, Profeti doli dhe, me fytyrë të skuqur, u hodhi dhé duke u thënë: “Mjaft, o njerëz, mjaft me polemika të tilla! Kështu u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- A nuk meditojnë ata rreth Kur 'anit? - Allahu i Madhëruar urdhëron që njerëzit të meditojnë thellë për të kuptuar e përfituar nga kumtet e Librit të Tij. Ai na ndalon nga braktisja e leximit të tekstit të mrekullueshëm e të pashembullt të Kuranit dhe e kuptimit të mesazheve të tij plot urtësi. Më pas, Allahu na njofton se në Kur'an nuk mund të gjesh përplasje, kundërshti e kundërthënie, sepse Ai është një Libër që është zbritur nga i Vërteti, me të vërtetën e sigurt. Ai thotë: - Sikur të ishte prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, do të kishin gjetur në të shumë kundërthënie. - Nëse ky do të ishte një libër i trilluar, siç shpifnin idhujtarët, atëherë në të do të gjeje kundërshtime e përplasje të shumta. Kështu, duke qenë se ai është i pastër nga kundërthëniet e kundërshtitë, atëherë le të dinë se ai është prej Allahut të Madhëruar dhe ta besojnë si të tillë, ashtu siç bëjnë dijetarët e urtë e të mençur. Allahu i Madhëruar thotë për ta: “Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i besojmë atij (Kur'anit). Të gjitha (ajetet) janë nga Zoti ynë.” Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të mençur.” [Al Imran 7]. Vetëm këta i besojnë të gjitha ajetet e Librit, si ato që janë muhkeme, ashtu edhe ato që janë muteshabihe dhe dëshmojnë se ato janë të gjitha nga Allahu i Madhëruar. Ata i kuptojnë ajetet muteshabihe nën dritën e ajeteve muhkeme, dhe kështu arrijnë të kuptojnë saktë mesazhet e Librit të Zotit. Ndërsa të devijuarit, që e kanë humbur rrugën, nxjerrin dhe ndjekin ajetet muteshabihe, dhe kështu humbin shumë larg të vërtetës. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Umer Ibn Shuajbi, që përcjell nga i ati dhe ky nga gjyshi, i cili ka thënë: 789. “Njëherë, isha ulur me vëllain tim në një mexhlis shumë të vyer, që nuk do të ndërroja edhe me mirësitë më të mëdha (të dynjasë). Unë bashku me vëllanë pamë disa nga sahabët e Profetit, që ishin ulur para njërës nga portat e Profetit. Në nuk donim që të hynim mes tyre dhe u ulëm diku mënjanë. Ata ishin duke folur për disa ajete nga Kur 'ani dhe po kundërshtoheshin mes njëri -tjetrit, aq sa filluan të ngrinin zërin. Atëherë, Profeti doli dhe, me fytyrë të skuqur, u hodhi dhé duke u thënë: “Mjaft, o njerëz, mjaft me polemika të tilla! Kështu u shkatërruan popujt para jush! Ata kundërshtonin profetët e tyre dhe përplasnin ajetet e librit të Zotit me njëri -tjetrin. Kur 'ani nuk është zbritur që të përgënjeshtrojë veten, por për të mbështetur, sqaruar e përforcuar vetveten. Atë pjesë të tij që e kuptoni, zbatojeni e ecni sipas saj, ndërsa për atë pjesë që nuk e kuptoni, shkoni tek ai që e kupton.” Hadithi gjendet te Muslimi dhe Nesaiu, prej Hamad Ibn Zejdit. - Kur u vjen ndonjë lajm qetësues apo shqetësues, ata e përhapin menjëherë atë. - Ky është një qortim i rëndë për të gjithë ata që nxitohen të përhapin lajmet pa u siguruar dhe analizuar me kujdes ato. Muslimi sjell në parathënien e librit të tij Sahih një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti ka thënë: 790. “I mjafton njeriut si gjynah që (të përcjellë e) të flasë gjithçka që dëgjon.” Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Mugira Ibn Shu'be se Profeti i Allahut ka thënë: 791. “Sa bashkudhëtare të këqija janë lajmet e pasigurta që i vijnë njeriut!” Sërish në dy Sahih-ët vjen hadithi se, njëherë: 792. “Umeri dëgjoi se Profeti i Allahut kishte ndarë gratë e tij, ndaj doli nga shtëpia e shkoi në xhami. Atje i gjeti njerëzit duke folur dhe pohuar këtë lajm. Ai nuk duroi dhe i kërkoi leje Profetit për të hyrë në dhomën e tij. Duke i kërkuar sqarim, e pyeti: “A i ke divorcuar gjë gratë?” - “Jo”, - tha Profeti . - “Allahu Ekber!” - thirri Umeri.” Ndërsa në Sahih-un e Muslimit hadithi vjen në këtë formë: 793 “Unë e pyeta: “A i ke divorcuar gjë ato? - “Jo”, - tha ai. Atëherë unë, - thotë Umeri, - dola në pragun e portës së xhamisë dhe thirra me zërin më të lartë: “Profeti i Allahut nuk i ka divorcuar gratë e tij!” E kështu zbriti ky ajet: “Kur u vjen ndonjë lajm qetësues apo shqetësues, ata e përhapin menjëherë atë. Por, nëse këtë lajm do t’ia përcillnin Profetit ose parisë së tyre, hulumtuesit e vërtetë do të dinin të nxirrnin përfundime.” Dhe unë isha nga ata që e analizuan dhe nxorën lajmin e vërtetë në këtë çështje.” Kuptimi i: “...do të dinin të nxirrnin përfundime” është: Do të dinin ta verifikonin mirë lajmin nga burimi i tij, për të gjykuar e nxjerrë në pah të vërtetën. Më pas, i Madhëruari thotë: - “Sikur të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, atëherë ju, përveç një pakice, do të kishit ndjekur rrugën e Shejtanit.” - Të gjithë ju do ta ndiqnit rrugën e Shejtanit. Kështu e interpretuar Katadja. Por Ibn Abasi ka thënë që ajeti nënkupton besimtarët, domethënë, vetëm ata do të shpëtojnë e nuk do të pasojnë rrugën e Shejtanit. Shpjegimi i dytë është më i saktë, por gjithsesi, Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:120–9:122 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e besimtarit, për këtë vepër kaq madhështore, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Është durimi ndaj vështirësive dhe llogaritja e shpërblimit që e ngre …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar në këtë ajet i nxit për diçka të rëndësishme banorët e Medinës, ensarë e muhaxhirë, por edhe beduinët që pranuan Islamin dhe u përmirësuan: - “Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij.” - Kjo vepër e shëmtuar nuk është e pranueshme e nuk duhet të ketë lidhje me ta. Ata duhet të qëndrojnë shumë më lart. Si mund të kënaqen besimtarët me rehatinë dhe qetësinë e tyre, kur i Dërguari fisnik u del në ballë përgjegjësive të mëdha?! Ai duhet të mbështetet patjetër nga umeti i tij. Ndihma ndaj Profetit është më parësore sesa rehatia dhe interesi personal. Çdo besimtar duhet të sakrifikojë gjithçka personale, në vend të Profetit të nderuar dhe fisnik të Zotit. Shenjë treguese e dashurisë dhe respektit për Profetin është që kurrë të mos i shmangesh kur ai kërkon angazhimin tënd. Ky është besimi i plotë te Profeti i Zotit. Pastaj i Lartësuari përmend shpërblimin e madh: - ‘Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut - të gjitha këto do t’u shkruhen si vepra të mira.” - Luftëtarët marrin shpërblim të madh për çdo vështirësi, lodhje apo uri, që heqin në rrugën e Zotit. Për çdo sulm apo goditje që tmerron jobesimtarët dhe për çdo plaçkë lufte të fituar, ka shpërblim të madh. Ky shpërblim vjen nga veprat që bëhen sipas imanit në zemër. - “Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve.” - Ata u treguan bamirës duke nxituar të përmbushnin urdhëresat e Zotit. Ata ishin bamirës duke e përkryer adhurimin ndaj Zotit të tyre, por edhe duke respektuar të drejtat ndaj krijesave të Zotit. Veprat e mira janë produkt i besimit dhe sjellin njëra-tjetrën. E mira i tërheq drejt të mirës, dhe kështu vazhdojnë derisa të arrijnë të mirën e përjetshme. - “Çdo herë që ata do të bënin ndonjë shpenzim në rrugën e Allahut - të vogël ose të madh - dhe sa herë që do të kapërcenin ndonjë luginë, atyre do t’u regjistrohej, që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre.” - Për çdo shpenzim dhe lodhje në rrugëtimin drejt luftës, atyre u shkruhet shpërblim i madh. Allahu i Madhëruar do t'i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. Sigurisht, ndër veprat e tyre më të mira ishin pikërisht ato që janë përmendur në ajet. Ato ishin vepra të sinqerta për Zotin, por edhe korrekte sipas porosive të Tij. Këto ajete janë frymëzim dhe motivim për shpirtin e besimtarit, për këtë vepër kaq madhështore, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Është durimi ndaj vështirësive dhe llogaritja e shpërblimit që e ngre njeriun në grada. Shpërblimi fitohet jo vetëm për veprat e mira, por edhe për gjurmët dhe efektet pozitive që ato lënë pas. Më pas, Allahu i Lartësuar sqaron besimtarët se si duhet të veprojnë: - “Nuk është e nevojshme që besimtarët të dalin në luftë të gjithë bashkë.” - Jo të gjithë besimtarët duhet të dalin në luftë, sepse kjo sjell shumë probleme të tjera, madje bëhet pengesë për plotësimin e disa interesave të tyre. - “E përse të mos shkojë një pjesë nga çdo grup i tyre, për të marrë diturinë fetare dhe për t’ia mësuar atë popullit të vet kur të kthehen, në mënyrë që të ruhen (nga e keqja).” - Allahu i Madhëruar këshillon që nga çdo vend komb, fis apo familje, besimtarët të zgjedhin disa individë për të mos shkuar në luftë, por për t'u përkushtuar në gjëra të tjera të domosdoshme. Një nga këto detyra është marrja e diturisë dhe përcjellja e saj tek të tjerët, kur të kthehen. Ata duhet ta mësojnë dhe të kuptojnë mirë diturinë fetare në çdo hollësi të saj. Përveç kësaj, besimtarët duhet të jenë vetë shembull në sjellje dhe vepra sipas kësaj diturie, pastaj të këshillojnë e udhëzojnë të tjerët. Ajeti kuranor tregon vlerën e lartë e diturisë, sidomos të diturisë fetare, si çështje tepër e rëndësishme. Kush mëson diçka e ka detyrë që ta përhapë tek të tjerët dhe t'i këshillojë e udhëzojë ata për më të mirën. Gjithashtu, mësuesi duhet t’i nxisë nxënësit që edhe ata ta shpërndajnë diturinë, sepse kjo është një vepër e bekuar dhe plot shpërblime, që shtohen gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Nëse dijetari e mban diturinë për vete dhe nuk i fton njerëzit tek e mira me dituri e urtësi, ai bëhet i padobishëm. Nëse ai nuk u mëson të tjerëve çfarë u nevojitet, atëherë çfarë dobie kanë muslimanët prej tij?! Kur të vdesë dijetari, bashkë me të do të vdesë edhe dituria e tij, dhe kjo është mangësi e madhe për një njeri që Zoti i ka dhënë dituri dhe mprehtësi. Nga ajeti mund të nxirret edhe një normë e rëndësishme për muslimanët: ata duhet të investojnë gjithçka për të përmbushur nevojat e bashkësisë së tyre, duke përgatitur njerëz të aftë në çdo fushë të diturisë, që është e domosdoshme për shoqërinë islame. Të tillë njerëzve duhet t’u plotësohen kushtet, që ata t’i përkushtohen diturisë, si në nxënien, ashtu edhe në përhapjen e saj. Ata nuk duhen angazhuar me asgjë tjetër, që i pengon nga dituria. Në këtë mënyrë plotësohen nevojat e të gjithë shoqërisë islame. Qëllimi kryesor i shoqërisë islame është arritja e mirësive të fesë dhe të jetës në këtë botë dhe i lumturisë në jetën e ahiretit. Rrugët e arritjes së këtij qëllimi mund të jenë të shumta dhe të larmishme, por qëllimi është i përbashkët.

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… (idhujve) dhe e ngriti flamurin e besimit në një Zot. Pra, ai ishte një ndër pejgamberët që u ndriçoi njerëzve rrugën e besimit të sinqertë, të pastër e të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures Nuh, ajete: 52 Derisa kaptinat e shpallura në Meke gjithnjë rrahnin çështjen e besimit, pse besimi i banorëve të saj ishte politeist, idhujtaria, e shpallja që iu kumtua Muhammedit thërriste për besimin e drejtë, besimin në një Zot, ashtu sikurse mësuan dhe udhëzuan edhe të gjithë pejgamberët para tij, edhe kjo kaptinë rrah çështjet më themelore të besimit: besimin në Zotin një, besimin ndaj botës tjetër, ku sipas meritës do të jepet shpërblimi dhe ndëshkimi, e edhe besimi ndaj shpalljes dhe të dërguarve. Prandaj, në këtë kaptinë parashtrohet me një theks të veçantë çështja e etapave të shpalljes, thirrja në besim e pejgamberëve dhe detyrat e tyre. Të gjithë pejgamberët thirrën për besim në një Zot, andaj thirrja e tyre dhe qëllimi i tyre ishte një, edhe pse në çështjet periferike pati ndryshime. Këtu në këtë kaptinë paraqiten ngjarjet dhe dialogët e disa pejgamberëve me popujt e tyre si e Nuhut, popullit Themud, popullit Ad, e shkurtimisht edhe e Musait me popullin e vet. Përshkruhet edhe një skenë nga skenat që do të prezentohen në botën tjetër. Xhehenemlinjtë e tubuar në të do të akuzojnë njëri-tjetrin për fajtorë kryesorë, përse kanë katandisur në atë gjendje. Ata që ishin më të dobët në këtë dynja, ua hedhin fajin parisë autoritative kinse ata i mashtruan, ndërsa ata arsyetohen se nuk i kanë detyruar të shkojnë pas tyre, por vetë kanë zgjedhur. Edhe shejtani do t'ua hedhë fajin atyre që shkuan pas tij. Të gjitha ato polemika janë të kota, sepse ai pendim është i vonë dhe nuk ka kurrfarë dobie prej tij, që të gjithë së bashku me shejtanin mbesin në zjarr. Në këtë kaptinë Zoti xh. sh. sjell shembullin e fjalës së mirë që është sikurse pema e mirë me fruta të pandërprerë, me fjalën e mirë ka për qëllim besimin e drejtë, fjala e shehadetit. E fjala e keqe është si pema e keqe që nuk jep fruta dhe nuk ka kurrfarë të mire nga ajo, e me të shprehet mosbesimi. Kjo kaptinë quhet Ibrahim, sipas Pejgamberit Ibrahim, i cili konsiderohet si baba i pejgamberëve dhe, i cili rrënoi në themel adhurimin ndaj statujave (idhujve) dhe e ngriti flamurin e besimit në një Zot. Pra, ai ishte një ndër pejgamberët që u ndriçoi njerëzve rrugën e besimit të sinqertë, të pastër e të kulluar, e duke shembur çdo ideologji të besimeve të kota. Pasi e ndërton Qaben, i drejtohet Zotit me lutje për shpëtimin e vet dhe të të gjithë besimtarëve.

Mus'haf Hape →
Neml 27:27–27:31 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se askush nuk i ka nisur letrat me: “ Bismilahir-RahmanirRahim” përpara Sulejmanit (paqja e Zotit qoftë mbi të!). - “Mos ngrini krye kundër meje ...” - Mos u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth fjalëve që Sulejmani (a.s) i drejtoi pupëzës, pasi ajo e njoftoi rreth banorëve të Sebeit dhe mbretëreshës së tyre. - “Ai (Sulejmani) tha: “Do ta shohim shpejt, nëse ke thënë të vërtetën apo ke gënjyer.” - Domethënë, a ishe e vërtetë në lajmin që solle, apo thjesht tentove të shpëtosh nga ndëshkimi nëpërmjet mashtrimit. - “Shko me këtë letrën time dhe jepua tyre! Pastaj largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çfarë do të thonë!” - Kështu, Sulejmani e shkroi letrën e tij dhe ia dha pupëzës, për ta çuar tek Belkisa dhe populli i saj. Pupëza shkoi tek kështjella e saj dhe, pikërisht në kohën kur ajo veçohej dhe meditonte, zogu ia hodhi letrën nga një dritare e kështjellës , drejt e në duart e saj. Pastaj u mënjanua pak. Belkisa u habit me atë që po shikonte. Më pas, ajo lexoi mesazhin. Në të shkruhej se letra ishte prej Sulejmanit dhe fillonte: “Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirë - plotit!” Atëherë, ajo mblodhi ministrat dhe parinë e mbretërisë së saj dhe më pas iu drejtua atyre dhe u tha: - “O fisnikë! Mua më ka ardhur një mesazh i rëndësishëm.” - Ajo gjykoi se ky ishte një mesazh i rëndësishëm dhe e përshkroi me fjalët : “ kitabun kerim ” pra mesazh i vyer e me rëndësi shumë të madhe. Në lidhje me këtë gjykim ajo u bazua pikërisht në ndodhinë e çuditshme që vërejti, kur një zog shkoi dhe i dorëzoi atë mesazh, dhe pastaj u largua plot edukatë, si të ishte i mësuar. Nuk ka dyshim se asnjë mbret më parë nuk e kishte bërë këtë gjë , apo të kishte pushtet të tillë . Pastaj, ajo ua lexoi atyre letrën. - “Ai është prej Sulejmanit, me fjalët: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmë - shirshmit, Mëshirëplotit.” - Kështu, ata e mësuan se ky mesazh u vinte nga Profeti i Allahut, Sulejmani (a.s). Ata e kuptonin dhe ishin të bindur se nuk mund ta përballonin luftën me të. Ai i paralajmëronte që të mos tregoheshin kryeneçë ndaj ftesës së tij, por të shkonin tek ai të dorëzuar, duke besuar Allahun si një të vetëm, duke iu përkushtuar Atij me sinqeritet në çdo adhurim. Mejmun Ibn Mehrani tregon se, në fillim, Profeti i Allahut i niste mesazhet e tij me “ Bismikellllahume”, derisa zbriti ky ajet, dhe atëherë ai i hapte me: “ Bismilahir-RahmanirRahim”. Dijetarët kanë thënë se askush nuk i ka nisur letrat me: “ Bismilahir-RahmanirRahim” përpara Sulejmanit (paqja e Zotit qoftë mbi të!). - “Mos ngrini krye kundër meje ...” - Mos u tregoni kryeneçë e mendjemëdhenj. - “... por ejani të bindur në fenë e vërtetë!” - Kthehuni tek unë të dorëzuar, besimtarë të një Zoti të vetëm dhe të nënshtruar në adhurimin e Tij, përmes rregullave të vendosura nga Ai.

Mus'haf Hape →
Rad 13:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… mua dhe e bën atë të dobishëm edhe për të tjerët. Kështu, ai e merr diturinë dhe ua mëson edhe të tjerëve. Nga ana tjetër, është shembulli i atij i cili nuk ngre …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky ajet na jep dy shembuj të qartë për të kuptuar ndryshimin mes të vërtetës dhe të kotës dhe për të mësuar rreth natyrës së tyre. Këtu na tregohet e vërteta me qëndrueshmërinë e vijueshmërinë e saj. Ndërsa e kota na jepet me natyrën e saj afatshkurtër, sepse ajo shkon shumë shpejt drejt fundit. Ai thotë: - Ai zbret nga qielli ujë, që rrjedh nëpër lumenj me masë... - Allahu e zbret ujin nga qielli në formën e shiut. Çdo luginë merr prej këtij uji aq sa ajo mban. Kështu, ka lugina të gjera, të cilat mbajnë shumë ujë, por ka edhe të tjera, që janë të vogla e të ngushta, dhe mbajnë aq sa u lejon kapaciteti i tyre. Ky është një shembull për të kuptuar llojet e zemrave. Ka zemra që nxënë shumë dituri, por ka të tjera që nxënë veçse pak, sepse janë të ngushta . Allahu i Lartësuar thotë: - ndërsa vala nxjerr shkumën mbi sipërfaqe. - Mbi sipërfaqen e ujit që vërshon në lugina del shkumë. Ky është një shembull rreth të vërtetës dhe të kotës: uji i pastër dhe shkuma. Ndërsa shembulli i dytë vjen më pas, kur Allahu i Madhëruar thotë: - Edhe ajo që del nga shkrirja (e xeherorit) në zjarr për të bërë me të ndonjë stoli ose ndonjë mjet, është shkumë e ngjashme si ajo. - Ari dhe argjendi shkrihen në zjarr, me qëllim që të pastrohen dhe pastaj të punohen e të bëhen stoli. Në zjarr shkrihen edhe bakri, dhe hekuri, për të bërë mjete të nevojshme. Si gjatë shkrirjes së këtyre metaleve, ashtu edhe mbi ujin që vërshon nëpër lugina, shkuma del në sipërfaqe. - Kështu e sqaron Allahu shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës. - Kështu ndodh me të vërtetën dhe të kotën, kur ato përballen me njëra -tjetrën. E pavërteta nuk mund të jetë kurrë e vazhdueshme, e përhershme e qëndrueshme, ashtu si shkuma mbi ujin, mbi arin e argjendin, apo hekurin e bakrin e shkrirë. Përkundrazi, shkuma largohet, tretet dhe hidhet si e padobishme: - Sepse zgjyra zhduket si shkuma ... - Ajo zhduket dhe nuk ka asnjë dobi. Shkuma që qëndron mbi ujë zhduket në faqet e luginës ose në pemët anash saj, ose shpërndahet nga era e fortë. Kështu ndodh edhe me papastërtitë, që dalin nga shkrirja e arit, argjendit, hekurit e bakrit. Ajo hidhet tutje si mbeturinë. Ai që ngelet është uji ose metali i pastër: - ...ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, mbetet në tokë. Kështu i shpjegon Allahu shembujt. - Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Këta janë shembuj që Ne i sjellim për njerëzit, por vetëm ata që kanë dije i kuptojnë ato.” [Ankebut 43]. Disa selefë kanë thënë: “Sa herë që lexoja ndonjë shembull të Kuranit dhe nuk arrija ta kuptoja atë, qaja për të, sepse kujtoja fjalën e Allahut: “ Këta janë shembuj, që Ne i sjellim për njerëzit, por vetëm ata që kanë dije i kuptojnë ato. ”. Ky tefsir vjen nga Ibn Abasi, i përcjellë nga Ali Ibn Ebu Talha dhe El Aufi, por edhe nga Muxhahidi, Hasen el Basriu, Atau, Katade dhe shumë selefë e dijetarë të mëvonshëm. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti i Allahut ka thënë: 1551. “Shembulli i asaj që Allahu më shpalli mua dhe i udhëzimit dhe diturisë me të cilën ai më dërgoi, është shiu që bie në tokë. Një lloj toke e pranon ujin dhe në të mbijnë bimë. Një lloj tjetër toke është ranishte , që e mban ujin e nëpërmjet këtij uji, Allahu u sjell dobi njerëzve, pinë prej tij, pinë kafshët e tyre dhe ujiten të mbjellat. Një lloj tjetër toke është shkëmbore, që as nuk e mban ujin e as nuk mbin gjë. I tillë është personi që mëson e përfiton nga feja e Allahut. Allahu i jep dobi atij nëpërmjet diturisë, me të cilën më dërgoi mua dhe e bën atë të dobishëm edhe për të tjerët. Kështu, ai e merr diturinë dhe ua mëson edhe të tjerëve. Nga ana tjetër, është shembulli i atij i cili nuk ngre kokë (me këtë mirësi) dhe nuk e pranon udhëzimin e Allahut, me të cilin Ai më dërgoi mua ndër njerëz.”

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:1–20:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe nuk ka kujdestar tjetër për krijesat, përveç Allahut. - “Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ta, Ha. - Në fillim të sures Bekare kemi folur gjerësisht rreth kuptimit të këtyre gërmave, që hapin disa sure të Kur ’anit, prandaj nuk është e nevojshme ta përsërisim këtu. - “Ne nuk ta kemi shpallur Kur ’anin për t'u dëshpëruar. ” - Katade shpjegon: Jo, betohem në Allah, nuk e bëri atë dëshpërues, por e bëri mëshirë, dritë dhe udhërrëfyes për në Xhenet. - “Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. ” - Allahu i Madhëruar e zbriti Librin dhe e dërgoi Profetin e Tij, si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujtues e mësim për të gjithjë ata që dinë të nxjerrin mësime. Njeriu përfiton kur dëgjon Fjalën e Allahut, duke medituar mbi kumtet e tij të vyera. Allahu i Madhëruar sqaroi hallallin dhe haramin në këtë libër. - “(Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. ” - Kurani, që t’u soll ty, o Muhamed, është shpallje nga Zoti yt. Ai është Zoti, Pronari e Sunduesi i çdo gjëje, i Plotfuqishmi për gjithçka! Ai e krijoi Tokën, me gjithë gjerësinë e saj. Ai i krijoi qiejt e lartë e të gjerë, me gjithë çka në ta. - “(Ai është) I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron .” - Në suren Araf kemi folur gjerësisht rreth këtij ajeti. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin (el istiuau) e qëndrimin e Allahut mbi Fron, - ne ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shembëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër. Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka bërë kufër.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. - “E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. ” - Pra, çdo gjë është pronë e krijesë e Allahut, nën pushtetin dhe në dorën e Tij. Çdo gjë është nën përkujdesin e Tij dhe Ai vepron në të sipas dëshirës e vullnetit të Tij; Ai gjykon mbi të me urtësinë e Tij. Allahu është i vetmi Krijues, Pronari e Sunduesi i vetëm. Nuk ka Zot tjetër, përveç Tij, që meriton të adhurohet dhe nuk ka kujdestar tjetër për krijesat, përveç Allahut. - “Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) .” - Ai i Cili e zbriti Kuranin është pikërisht Ai i Cili krijoi Tokën dhe qiejt e lartë, Ai i Cili është i gjithëditur për të fshehtën dhe për atë që është më e fshehtë. I Lartësuari thotë: “Thuaj: “Kur'ani është zbritur nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”.” [Furkan 6]. Ali Ibn Talha përcjell nga Ibn Abasi se: “ el sirru” (e fshehta) është ajo që njeriu e fsheh brenda shpirtit të tij, ndërsa “ el aħfa” (më e fshehta) është ajo që njeriu nuk e di dhe që ende nuk e ka bërë. Kështu, Allahu i di të gjitha këto. Ai është i gjithëditur për të shkuarën dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Nuk ka asnjë vështirësi për diturinë e Tij absolute. Të gjitha krijesat janë përpara diturisë së Tij si një krijesë e vetme, siç thotë i Madhërishmi: “ Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve) , është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.” [Lukman 28]. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai ka emrat më të bukur.” - Ai që ta zbriti Kuranin është pikërisht Allahu, i Vetmi që meriton t’i përkushtohesh me adhurime e përunjësi. Ai është i Lavdëruari, që meriton çdo përlëvdim e madhërim për emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta. Në fund të sures Ea’raf kemi folur gjërësisht rreth haditheve në lidhje me emrat e bukur të Allahut të Lartësuar. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohja!

Mus'haf Hape →
Kasas 28:62–28:67 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se “... i vijnë dy melekë, të cilët e ngrenë të qëndrojë ulur dhe e pyesin: “Kush është Zoti yt?” Ai thotë: “Haaah, haaah! Nuk e di!” E pyesin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth fjalëve torturuese dhe të dhimbshme, që Ai u drejton mohuesve dhe idhujtarëve në Ditën e Kijametit, për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjet dhe vuajtjet: - “Atë ditë, Ai do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?”.” - Ku janë ata idhuj, që ju i nderonit, i adhuronit e i barazonit me Zotin? A mund t’ju ndihmojnë tani apo të fitojnë në përballje me Zotin? Këto fjalë u thuhen në formë paralajmërimi për dënimin, që tashmë po u afrohet dhe do t’i rrëmbejë, për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen dhe vuajtjen, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari, duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut. Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush dhe ka humbur gjithçka që ju shpre - sonit.”” [Enam 94]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata, të cilët e kanë merituar dënimin, do të thonë: “O Zoti ynë! Këta janë ata që ne i devijuam . Ne i devijuam ata, siç devijuam edhe veten tonë. Ne tashmë distancohemi para Teje, (e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne.” .” - Shejtanët, të rebeluarit kundër Zotit dhe ata të cilët i ftonin njerëzit për në mohim dhe i devijonin nga e vërteta, do të thonë: “O Zoti ynë! Këta janë ata që ne i devijuam . Ne i devijuam ata, siç devijuam edhe veten tonë. Ne tashmë distancohemi para Teje, (e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne.” Kështu, ata dëshmojnë se i kanë devijuar nga rruga e vërtetë, duke i mashtruar dhe dëshmojnë, gjithashtu, se ata i kanë pasuar në këtë rrugë. Pastaj ata distancohen nga adhurimi që ndjekësit e tyre u kanë përkushtuar, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ata adhuruan në vend të Allahut zota të tjerë, për t’u dhënë fuqi e lavdi. Por ata (idhujt) do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiq të tyre.” [Merjem 81, 82]. “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit , ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhuri - min që u përkushtuan.” [Ahkaf 5, 6]. Po kështu Ibrahimi (a.s.) i tha popullit të vet: “Përveç Allahut, ju adhuroni idhujt, vetëm për të kënaqur njëri -tjetrin në jetën e kësaj bote. Por, në Ditën e Kijametit, ju do ta mohoni dhe do ta mallkoni njëri -tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmës.” [Ankebut 25]. Ose: “Atë ditë, paria do të distancohet prej pasuesve të saj, të gjithë do ta shohin dënimin dhe lidhjet mes tyre do të këputen. Atëherë, pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) dhe t’i braktisnim, siç na braktisën ata tani!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej Zjarrit.” [Bekare 166, 167]. - “Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”.” - Lutjuni që t’ju shpëtojnë nga ky tmerr, ku ndodheni. Lutjuni atyre tani, ashtu sikurse shpresonit prej tyre në jetën e dynjasë, se mund t’ju shpëtonin apo t’ju bënin ndonjë nder. - “Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin. ” - Tashmë, ata sigurohen plotësisht se do të hyjnë në zjarr dhe kurrsesi nuk mund t’i shmangen dhe t’i shpëtojnë këtij vendimi. I Lartësuari thotë: - “Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! ” - Kur ata të shohin dënimin e frikshëm do të dëshironin sikur të kishin pranuar udhëzimin e drejtë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të madhëruar: “Një Ditë Ai do t'u thotë: “Thirrini (për ndihmë) ata, për të cilët pretenduat se janë shokët e Mi!”. Ata do t'i thërrasin, por (idhujt) nuk do t'u përgjigjen. Ne do të fusim urrejtje (si dënim) mes tyre. Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 52, 53]. Pastaj i Lartësuari thotë: - “Atë ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” - Kjo pyetje është si ajo që do t’i drejtohet robit në varrin e tij: “Kush është Zoti yt?” Ai përgjigjet: “Zoti im është Allahu.” E pyesin sërish: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Feja ime është Islami.” - “Cili ishte ai burrë, që u dërgua ndër ju?” - “Ai është i Dërguari i Allahut.” .... Ndërsa në lidhje me mohuesin e besimit të vërtetë, Profeti ﷺ na njofton se “... i vijnë dy melekë, të cilët e ngrenë të qëndrojë ulur dhe e pyesin: “Kush është Zoti yt?” Ai thotë: “Haaah, haaah! Nuk e di!” E pyesin prapë: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Haaah, haaah! Nuk e di!” Ata i thonë: “Cili ishte ai burrë që u dërgua ndër ju?” Ai sërish ia bën: “Haaah, haaah! Nuk e di!”” Prandaj, edhe në Ditën e Kijametit, ai nuk do të ketë përgjigje për këtë pyetje, përveç heshtjes. Kështu do të ndodhë, sepse çdokush që është i verbër ndaj të vërtetës në jetën e kësaj bote, edhe në ahiret do të jetë i verbër dhe i larguar nga rruga. - “Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin.” - Muxhahidi shpjegon: “Ata janë të verbuar ndaj çdo fakti dhe argumenti atë ditë dhe nuk do të thirren sipas prejardhjes dhe gjenealogjisë së tyre.” - “E, sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” - Ata të cilët i bëjnë këto punë të mira në jetën e dynjasë, le të shpresojnë se do të shpëtojnë Ditën e Kijametit. Fjala ‘shpresohet’, kur jepet prej Allahut të Lartësuar, nënkupton siguri të plotë. Pra, kjo do të ndodhë vërtet, në mënyrë të padiskutue - shme, me bujarinë dhe mirësinë e Allahut.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:150–4:152 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… thuhet se besonin një profet, që e quanin Zeradisht, por ata e refuzuan ligjin që ai solli dhe ai u ngrit nga mesi i tyre. Megjithatë, Allahu është më i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i kërcënon ata jehudë e krishterë që nuk kanë besim të saktë tek Ai dhe profetët e Tij dhe që dëshirojnë të bëjnë dallim mes besimit tek Allahu dhe besimit te profetët e tij. Gjithashtu, ata nuk i besojnë të gjithë profetët e Allahut: disa i besojnë e disa i mohojnë, duke u bazuar thjesht në shijet e dëshirat e tyre të sëmura dhe duke pasuar verbërisht të parët e tyre. Ata nuk kanë asnjë argument ku mbështeten për rrugën që ndjekin. Kështu, jehudët - mallkimet e pandërprera të Allahut qofshin mbi ta! - besojnë të gjithë profetët, përveç Isait dhe Muhamedit. Ndërsa krishterët mohojnë Muhamedin dhe besojnë të gjithë profetët e tjerë. Grupacioni i njohur si el sâmira nuk besojnë asnjë profet që ka ardhur pas Jushea Ibn Nunit, profeti që erdhi pas Musait. Ndërsa mexhusët thuhet se besonin një profet, që e quanin Zeradisht, por ata e refuzuan ligjin që ai solli dhe ai u ngrit nga mesi i tyre. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Sigurisht, ajo që duhet kuptuar mirë është se çdokush që mohon qoftë edhe një profet të Zotit është njëlloj sikur të ketë mohuar të gjithë profetët e Tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata duke thënë: - Ata që e mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ... - Këta janë mohues të Allahut dhe të gjithë profetëve të Tij, edhe nëse pretendojnë se besojnë disa profetë. Allahu i lartësuar thotë për ta: - dhe dëshirojnë të ndajnë (besimin në) Allahun nga (besimi në) profetët e Tij, - Sipas këtyre, besimi në Allahun nuk ka lidhje me besimin në profetët. - duke thënë “Disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duan të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme...” - Në këtë mënyrë, sipas tyre, ata kanë zgjedhur një rrugë të mesme dhe të drejtë. Por Allahu i Lartësuar thotë: - Pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. - Për mosbesimin e tyre nuk duhet të kesh asnjë dyshim. Ata janë mohues edhe të atij profeti që pretendojnë se e besojnë, sepse besimi i tyre në të është i pavërtetë e jo korrekt. Nëse do ta besonin vërtet profetin e tyre, atëherë do të duhej të besonin edhe atë që është i ngjashëm me të, madje i mbështetur me argumente e fakte më të qarta në profetësinë e tij. Ose, të paktën, do të hetonin me kujdes dhe me sinqeritet në provat e të qenurit të tij si profet i Allahut. - Ne kemi përgatitur një dënim poshtërues për mohuesit. - Ky është një dënim përçmues e poshtërues, që ata e merituan plotësisht, ashtu siç e trajtuan me përçmim Profetin e Zotit. Ata refuzuan ta besonin Profetin ose për shkak të shpërfilljes së plotë të Shpalljes që ai solli nga Zoti, duke refuzuar madje edhe të dëgjonin e të mësonin rreth tij; ose e mohuan të vetëdijshëm që ai ishte vërtet i dërguari besnik i Zotit. Kështu vepruan shumë jehudë në kohën e Profetit të Allahut, që refuzuan ta pranonin e pasonin atë si profet nga smira për atë prestigj të madh që Allahu i dhuroi atij, duke e bërë profetin më të rëndësishëm e të zgjedhur të botës. Kjo smirë ndezi në zemrat e tyre urrejtjen e madhe dhe armiqësinë kundër tij, prandaj iu kundërvunë me të gjitha forcat e mjetet. Për këtë arsye, Allahu bëri që ata të mbulohen gjithmonë nga poshtërimi e përçmimi në këtë botë dhe përjetësisht në ahiret. - Ndërsa atyre që besojnë në Allahun dhe profetët e Tij, pa bërë asnjë dallim mes tyre... - Këtu është për qëllim Muhamedi ﷺ - Këta të zgjedhur besojnë në të gjitha shpalljet që ka shpallur Zoti dhe në të gjithë profetët që Ai ka dërguar, siç i përshkruan Allahu në një ajet tjetër, ku thotë: “I Dërguari e besoi atë që iu shpall prej Zotit të tij e ashtu bënë edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Ti j (duke thënë) : “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” Ata thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm. Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë. Vetëm tek Ti është e ardhmja jonë.”.” [Bekare 285]. Pastaj i Madhëruari na njofton për shpërblimin e madh që ka përgatitur për ta: - Ai do t'ua japë (të plota) shpërblimet e tyre. - Do t’ua japë ato shpërblime , për besimin e tyre të sinqertë e korrekt në Allahun dhe profetët e Tij. - Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. - Është i tillë për gjynahet e tyre.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:100 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Umeri, - se ne ishim ngritur në grada, që askush pas nesh nuk do të na arrinte dot!” Ubeji tha: “Pohim i vërtetësisë së këtij ajeti është në fillim të sures …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është i kënaqur me sabikinët, pra, besimtarët e parë të këtij umeti, muhaxhirët dhe ensarët, si edhe me tabiinët, të cilët ndoqën rrugën e tyre me sinqeritet e korrektësi. Gjithashtu, Ai na tregon se edhe ata janë të kënaqur me atë që Ai ka përgatitur për ta në Xhenetin e mirësive të përjetshme, të pafundme. Muhamedi Ibn Keab el Kuradhi tregon: 1413. “Njëherë, Umer Ibn Hatabi kaloi pranë një burri, që ishte duke lexuar ajetin: “Allahu është i kënaqur me besimtarët e hershëm muhaxhirë e ensarë dhe me ata që i pasuan me vepra të mira. Edhe ata janë të kënaqur me Të....”. Umeri e kapi atë për dore dhe i tha: “Kush ta mësoi të lexosh këtë ajet?” Ai tha: “Ubej Ibn Keabi” - “Mos m’u ndaj, - i tha Umeri, - derisa të shkojmë ta takojmë!” Kur shkuan tek ai, Umeri e pyeti: “Ti ia ke lexuar këtij këtë ajet kështu?” - “Po” - tha Ubeji. - “Kështu e ke dëgjuar nga Profeti i Allahut?” - “Po.” - “Vërtet kam menduar, - tha Umeri, - se ne ishim ngritur në grada, që askush pas nesh nuk do të na arrinte dot!” Ubeji tha: “Pohim i vërtetësisë së këtij ajeti është në fillim të sures Xhumua 2, 3: “Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë; por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre...”. Gjithashtu, në suren Hashr 8 - 10: “Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht këta janë të drejtët! Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para tyre, të cilët i duan ata që emigruan tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre. Madje ata u japin përparësi atyre para vetvetes, edhe sikur të kenë vetë nevojë të domosdoshme. Kush u ruajt prej koprracisë së vetes, ata janë të fituarit! Edhe atyre që kanë ardhur më pas e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh, dhe mos lejo në zemrat tona urrejtje ndaj atyre që besojnë! Zoti ynë, Ti je i Butë e Mëshirëplotë!” Si edhe në suren Enfal 74, 75: “Ata që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan - pikërisht këta janë besimtarë të vërtetë. Për ta ka falje dhe shpërblim shumë bujar. Edhe ata që u bënë besimtarë më pas, që mërguan dhe luftuan së bashku me ju, janë vëllezërit tuaj. ...” Në këtë formë e sjell Ibn Xheriri. Mjerë për ata që fyejnë e mallkojnë këta të zgjedhur ose një pjesë të tyre, e në mënyrë të veçantë, më të zgjedhurin e sahabëve, më të sinqertin e këtij umeti dhe më të madhin kalif pas Profetit, Ebu Bekr Ibn Ebu Kuhafe, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! Ata që i urrejnë këta të zgjedhur, ose fyejnë figurën e tyre, le ta dinë se janë mendjembrapshtë dhe zemërprishur. A nuk kuptojnë gjë këta të mjerë nga fjala e Allahut: “Allahu është i kënaqur me besimtarët e hershëm muhaxhirë e ensarë dhe me ata që i pasuan me vepra të mira. Edhe ata janë të kënaqur me Të....” Si munden këta fatzinj të mallkojnë ata njerëz, që Allahu tregon se është i kënaqur me ta?! Përkundrazi, Ehli Suneti ose pasuesit e traditës së Profetit luten për mëshirë e kënaqësi për ata që Allahu na ka njoftuar se është i kënaqur me ta dhe se ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij dhe, nga ana tjetër, e shajnë atë që Allahu ka urdhëruar të shahet. Ata miqësohen me ata që e duan Allahun dhe Profetin dhe armiqësohen dhe urrejnë ata që urrejnë Allahun dhe Profetin. Besimtarët e vërtetë janë pasues të së mirës dhe udhëzimit të drejtë (mutebiûne) dhe nuk janë shpikës e trillues ( mubtediûne) rrugësh të pavërteta e bidate sh të pabaza. Ata pasojnë rrugën e të parëve të mirë e nuk shpikin rrugë e besime të kota. Këta janë pala e Allahut, të shpëtuar nga çdo e keqe dhe fitues të çdo mirësie; këta janë adhuruesit e vërtetë dhe besimtarët e sinqertë.

Mus'haf Hape →