… M’u urdhërua falja e 50 namazeve gjatë ditës dhe natës. Kur zbrita tek Musai (në qiellin e gjashtë,) ai më pyeti: “Çfarë bëri detyrë Zoti yt për umetin …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë) , rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona! - Allahu i Lartësuar e lavdëron dhe madhëron Veten e Tij, për pushtetin e Tij absolut për të bërë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij dhe nuk ka Zot sundues që kujdeset për
krijesat veç Tij. Allahu e mbarti adhuruesin e robin e Tij të zgjedhur, Muhamedin, gjatë natës, nga xhamia e Mekës, drejt xhamisë Aksa, në Bejt el Makdes të Kudsit, i cili është djepi i të gjithë profetëve, që nga koha e Ibrahimit, të dashurit e të zgjedhurit të Zotit. Prandaj profetët u mblodhën së bashku me të dhe profeti Muhamed ﷺ u priu në namaz, pikërisht në vendin e tyre. Allahu i Lartësuar e përshkruan atë vend, duke thënë: “... rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar ...”. Domethënë, Allahu i Madhëruar i ka bekuar prodhimet e mirësitë e atij vendi. Allahu i Lartësuar thotë: “... për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona!” Domethënë, për t’i treguar Muhamedit disa nga shenjat madhështore, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën. Ai pa, vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” [Nexhm 17, 18]. Ne do të përmendim në vijim disa hadithe rreth kësaj çështjeje, nëse na e lehtëson Allahu i Madhëruar. - Vërtet, Ai dëgjon e sheh gjithçka. - Ai i dëgjon fjalët e robërve të Tij, si të besimtarëve, ashtu edhe të jobesimtarëve, si të atyre që e besojnë të vërtetën kur u paraqitet, ashtu edhe të atyre që e mohojnë atë. Ai sheh gjithçka në lidhje me robërit e Tij dhe i jep secilit prej tyre atë që meriton, si prej kësaj bote, ashtu edhe prej ahiretit. Disa hadithe në lidhje me ngjarjen e Israsë. Në ‘Sahih-un’ e Muslimit vjen hadithi nga Enes Ibn Maliku, se Profeti i Allahut ka thënë: 1632. “M’u soll një burak, një kafshë e bardhë e gjatë, më e madhe se gomari e më e vogël se mushka, e cila e hidhte hapin aq larg, sa i shihte syri. Hipa dhe shkuam me të në Bejt el Makdes. Burakun e lidha në hallkën ku profetët e mëparshëm lidhnin kafshët e tyre. Hyra në xhami dhe fala atje dy rekatë. Pastaj dola. Drejt meje erdhi Xhibrili, i cili mbante në dorë një enë me verë e një enë me qumësht. Unë zgjodha qumështin. Xhibrili tha: “Zgjodhe natyrshmërinë!” Pastaj filluam të ngjitemi në qiell. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë (në portat e qiellit). – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja për të hyrë. Aty pashë Ademin (a.s.). Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e dytë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë dy djem tezesh, Isain birin e Merjemes dhe Jahjan, birin e Zekerias (Paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Ata më përshëndetën, më uruan mirëseardhjen d he u lutën për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e tretë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je ? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Jusufin. Atij i ishte dhënë gjysma e të gjithë bukurisë. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e katërt. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Idrisin. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Allahu i Lartësuar thotë (për të): “Ne e ngritëm atë në një
gradë të lartë.” Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e pestë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Atje pashë Harunin. Ai më përshëndeti, më uroi mi rëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e gjashtë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Musain. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e shtatë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Ibrahimin, i cili ishte mbështetur me shpinë në Bejt el Meamur. Në të hyjnë çdo ditë 70 mijë melekë, të cilët nuk dalin më. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj më çuan tek Sidretul Muntehâ . Gjethet e saj ishin të mëdha, si veshë elefantësh, kurse frutat si qypa të mëdhenj. Kur atë e mbuloi çfarë e mbuloi, prej urdhrit të Zotit, ajo ndryshoi. Nuk ka ndonjë krijesë që të mund ta përshkruajë bukurinë e saj. Atëherë, Zoti më shpalli atë që më shpalli. M’u urdhërua falja e 50 namazeve gjatë ditës dhe natës. Kur zbrita tek Musai (në qiellin e gjashtë,) ai më pyeti: “Çfarë bëri detyrë Zoti yt për umetin tënd?” Unë i thashë: “50 namaze.” – “Kthehu tek Zoti yt – më tha, – dhe kërkoji lehtësim, sepse umeti yt nuk ka për ta përballuar! Unë e provova me bijtë e Izraelit.” - Atëherë, - tregon Profeti ﷺ - u ktheva tek Zoti im dhe i thashë: “O Zot, lehtësoja umetit tim!” Dhe Ai i uli pesë namaze. Kur u ktheva tek Musai, i thashë: “M’i uli 5 namaze.” Ai tha: “Umeti yt nuk e përballon dot as këtë, prandaj kthehu tek Zoti yt dhe kërkoji lehtësim!” Profeti tregon: “Kështu vazhdova të kthehem mes Zotit tim të Lartësuar e të Lavdëruar dhe Musait, derisa Ai më th a: “O Muhamed! Janë 5 namaze (të detyrueshme) gjatë ditës dhe natës, por çdonjë prej tyre do të llogaritet si 10 të tillë. Kështu është njëlloj si të jenë 50 namaze. Çdokush që tenton të kryejë një vepër të mirë dhe nuk ia arrin ta realizojë atë, i shkruhet vetëm si një e mirë. Kush e vepron atë, i shkruhen dhjetë të tilla. Çdokush që tenton të kryejë një të keqe dhe nuk e vepron atë, i shkruhet si një e mirë e vetme dhe nëse e vepron atë, i shkruhet vetëm një e keqe. Pastaj unë zbrita, derisa arrita tek Musai, të cilit i thashë: “U ktheva tek Zoti im aq shumë, sa pata turp prej Tij të kthehesha sërish!” Imam Ahmedi sjell hadithin prej Katades, i cili përcjell nga Enes Ibn Maliku, se Malik Ibn Sasaate i ka rrëfyer hadithin, që ndër të tjera thotë: 1633. “...pastaj u ngrita për tek Sidretul Munteha. Fruti i saj si qypat e Hexherit, gjethet e saj si veshë elefantësh! Xhibrili më tha: “Kjo është Sidretul Munteha.” Pastaj pashë katër lumenj: dy të brendshëm dhe dy të jashtëm. - O Xhibril, - pyeta, - ç’janë këta?” Ai tha: “Dy lumenjtë e brendshëm janë në Xhenet, ndërsa dy të jashtmit janë Nili dhe Eufrati.” Pastaj u ngjitëm tek Bejt el Meamur .” Katadja sjell një hadith nga E bu Hurejra, me disa hollësira: 16 34. Profeti tha: “Unë i kërkova Zotit tim aq shumë, sa pata turp prej Tij. Megjithatë, tani jam i kënaqur, jam i dorëzuar tërësisht e do ta zbatoj urdhrin e Tij. Atëherë thirri një zë: “E caktova detyrimin dhe ua lehtësova robërve të Mi!” Ky hadith i Ebu Katades vjen edhe në dy Sahih-ët, afërsisht me këtë tekst. Buhariu
sjell në kapitullin e Namazit, hadithin tjetër, ku ndër të tjera, thuhet: 16 35. “... Pastaj më morën, derisa më ngjitën tek Sidretul Munteha, të cilën kur e pashë, e mbuluan ngjyra, që nuk e di çfarë janë. Pastaj më futën në Xhenet. Atje pashë stome 200 diamantesh, kurse dheu i tij ishte prej misku.” Muslimi sjell në Sahih-un e tij një hadith nga Ebu Dheri, i cili rëfen: 16 36. “E pyeta Profetin e Allahut: “A e pe Zotin tënd?” Ai më tha: “Është dritë! E si ta shihja unë Atë?!” Muhamed Ibn Beshari sjell me senedin e tij hadithin nga Abdull ah Ibn Shekiku, i cili rrëfen: 1637. I thashë njëherë Ebu Dherit: “Nëse do ta shihja Profetin e Allahut, do ta pyesja atë.” - “Për çfarë do ta pyesje?” - më tha Ebu Dheri. - “Do ta pyesja: A e pe Zotin tënd?” Ebu Dheri tha: “Unë e pyeta për këtë dhe më tha: “Pashë dritë!” Hafizi Ebu Bekër el Bejhakiu ka përmendur një shtesë në hadithin e sjellë nga Shurejku, i cili është i vetmi që e ka sjellë. Ajo shtesë mbështet mendimin se Profeti e pa Zotin natën e Israsë. K jo është shtesa: “ ...pastaj Zoti i krenarisë (El Xhebbâru) u afrua aq sa dy harqe, apo edhe më afër...”. Ai (Hafizi) tha: “Por mendimi i Aishes, Ibn Mesudit dhe Ebu Hurejrës është se këtu bëhet fjalë për afrimin e Xhibrilit.” Ky është mendimi i Bejhakiut në këtë çështje, dhe kjo është e vërteta. Për sa i përket fjalës së Allahut në suren Nexhm: “Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” Këtu bëhet fjalë për Xhibrilin (a.s.), siç gjendet në dy Sahih-ët rrëfimi i saktë prej Aishes, nënës së besimtarëve. Po kështu është përcjellë edhe prej Ibn Mesudit. Edhe në Sahih-un e Muslimit është e njëjta dëshmi prej Ebu Hurejrës. Nuk dihet që ata t’i ketë kundërshtuar ndonjë sahab, në lidhje me tefsirin e këtij ajeti. 201 Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi se Ibn Shihabi rrëfen se i ka thënë Ibn Hazmi se Ibn Abasi dhe Ebu Habete el Ensari shpesh thoshin: “Profeti i Allahut ka thënë: 16 38. “Pastaj më ngritën aq lart, sa arrita në atë lartësi, që mund të dëgjoja zhurmën e lapsave që shkruanin.” Imam Ahmedi sjell nga Xhabir Ibn Abdullahi se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 1639. “Kur kurejshët nuk më besuan në lidhje me udhëtimin tim në Bejt el Makdes , unë u ngrita në Hixhr dhe Allahu ma tregoi para syve Bejt el Makdesin. Atëherë, unë fillova t’ua përshkruaja atë hollësisht, duke e parë atë me sytë e mi.” 202 [Buhariu dhe Muslimi]. Ibn Shihabi thotë se Ebu Seleme Ibn Abdurahmani rrëfen: 16 40. “Atëherë, një grup kurejshët u gatitën - ose tha një fjalë të ngjashme - dhe shkuan tek Ebu Bekri, të cilit i thanë: “A ke dëgjuar çfarë ka thënë shoku yt? Ai pretendon se shkoi drejt Bejt el Makdes dhe u kthye brenda natës!” Ebu Bekri tha: “A e ka thënë vërtet këtë? - “Po.” - “Nëse e ka thënë vërtet, atëherë unë dëshmoj se ka thënë të vërtetën!” - “A po e beson që ka shkuar në Sham brenda natës dhe është kthyer në Mekë përpara agimit?!” Ebu Bekri tha: “Po! Unë e besoj atë për më shumë se kaq. Unë e besoj se atij i vjen shpallje nga qielli!” Ebu Seleme thotë: “Ja, për këtë u quajt Ebu Bekri me epitetin El Siddik.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi se Profeti i Allahut ka thënë: 1641. “Natën e Israsë, unë u gdhiva në Mekë i pezmatuar, duke qenë i sigurt se njerëzit nuk do të më besonin.” Ibn Abasi rrëfen: “Profeti u ul diku, i mbushur me trishtim e mërzi. Pranë tij kaloi armiku i Allahut Ebu Xhehli. Ai vazhdoi të ecte, derisa u ul pranë tij dhe filloi t’i fliste me qesëndi: “Hë, a kemi ndonjë të re?” Profeti i Allahut i tha: “Po.” - “Më trego çfarë është?” - “Gjatë natës unë bëra një udhëtim.” - Për ku? - “Drejt Bejt el Makdes.” - “Shkove në Bejt el Makdes dhe të zuri mëngjesi këtu mes nesh?!” - “Po”, - tha i Dërguari i Allahut. Ebu Xhehli nuk u nxitua që ta mohonte, nga droja se ndoshta Muhamedi ﷺ do ta mohonte se e kishte thënë këtë fjalë, nëse do të ftohej ta pohonte
edhe përpara njerëzve, prandaj i tha: “Nëse e thërras popullin, a do t’u tregosh për këtë që më tregove mua?” Profeti i Allahut tha: “Po.” Atëherë ai filloi të thërriste: “O Benu Keab, o Benu Luej.... Kështu, njerëzit filluan të vinin grupe -grupe derisa u mblodhën të gjithë para tyre. Ebu Xhehli tha: “Tregoji popullit tënd çfarë më tregove mua!” Profeti i Allahut i tha: “Gjatë natës unë bëra një udhëtim.” - “Për ku?” - thanë njerëzit. - “Në Bejt el Makdes.” - “Shkove në Bejt el Makdes dhe të zuri mëngjesi këtu mes nesh?!” - Po.” Atëherë veç të shijhe se si ata, të mbushur me habi e duke shprehur mosbesim e tallje, vendosnin duart në kokë. Pastaj i thanë: “Po, a mundesh të na e përshkruash faltoren në (tempullin) Bejt el Makdes?” Mes tyre kishte edhe nga ata që kishin udhëtuar në atë vend dhe e kishin parë faltoren. Profeti i Allahut tha: “Atëherë, unë vazhdova ta përshkruaja atë, derisa pata një pasiguri dhe nuk po më kujtoheshin disa hollësi. Atëherë - vazhdon Profeti ﷺ - m’u soll xhamia para syve, aq sa unë unë e shihja atë qartë në drejtim të shtëpisë së Ukalit. Kështu, vazhdova t ’ua përshkruaja duke e parë me sytë e mi, e jo nga kujtesa e asaj që kisha parë gjatë udhëtimit. Atëherë ata thanë: “Betohemi në Zotin, se ky është një përshkrim i saktë.” Këtë hadith e ka përnxjerë edhe Nesaiju prej Auf Ibn Ebu Xhemiles, i njohuri si El Ea’rabiu, njëri nga imamët e besueshëm (thikat) të hadithit. Hadithin e sjell edhe Bejhakiu, prej Nadr Ibn Shumejl Ibn Aufit. Në Sahihun e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thë në: 1642. “Unë isha në Hixhër, ndërkohë që kurejshët filluan të më pyesnin rreth udhëtimit tim drej Bejt el Makdes . Ata më pyetën për disa hollësi, që nuk i mbaja mend dhe u mërzita si asnjë herë më parë. Atëherë, Allahu e ngriti atë faltore para syve të mi dhe unë e shihja qartë. Për çdo pyetje që më drejtonin, unë u ktheja përgjigje. Unë e pashë veten time mes një grupi profetësh. Aty pashë Musain në këmbë, duke u falur. Ai ishte një burrë me flokë të dendura e të dredhura, si të ishte një prej burrave të shenues 203 (në gjatësinë dhe ngjyrën esmere). E pashë edhe Isain Birin e Merjemes në këmbë, duke u falur. Njeriu me ngjashmërinë më të madhe me të është Uruetu Ibn Mesud el Thekafiu. Pashë edhe Ibrahimin në këmbë, duke u falur. Njeriu me ngjashmërinë më të madhe me të është shoku juaj...”, - kishte për qëllim veten e vet. Kur erdhi koha e namazit, unë u priva atyre në namaz. Pasi mbaruam së faluri, dikush më tha: “O Muhamed! Ky është Maliku, roja i Xhehenemit! Unë ktheva kokën nga ai dhe ai më përshëndeti i pari me selam.” Israja dhe Mirazhi kanë ndodhur veçse një herë të vetme.204 Nëse qëndrojmë në gjithë këto transmetime, 205 ne bindemi rreth udhëtimit të Profetit nga Qabja në Bejt el Makdes, megjithë versionet e ndryshme të sjella. Ka njerëz që, duke u mbështetur në versionet e ndryshme të kësaj ndodhie, pretendojnë se Israja ka ndodhur shumë herë. Në fakt, me këtë gjykim të gabuar kanë shkuar shumë larg të vërtetës, kanë thënë diçka të habitshme e të pabazë dhe nuk ia kanë qëlluar aspak të vërtetës. Disa autorë të mëvonshëm janë shprehur madje se Profeti bëri një udhëtim drejt Bejt el Makdesit, pastaj një udhëtim drejt qiejve, pastaj një udhëtim tjetër drejt Bejt el Makdesit, e pastaj drejt qiejve. Ata janë të gëzuar jashtë mase me këtë opinion, a thua se kjo u jep zgjidhje e përgjigje të gjitha kundërshtimeve në këtë çështje. Megjithatë, edhe ky opinion është shumë larg të vërtetës dhe nuk është përmendur nga asnjë selef. Nëse do të kishin ndodhur të tilla udhëtime të njëpasnjëshme, Profeti do ta kishte njoftuar qartë umetin e tij dhe njerëzit do ta kishin përcjellë këtë përsëritje të udhëtimit. Musa Ibn Ukbe citon Zuhrin, që ka thënë se Israja ka ndodhur një vit përpara hixhretit. Po kështu ka thënë dhe Uruetu. Ndërsa Suddiju ka thënë se ka ndodhur 16 muaj përpara hixhretit. Gjithashtu, mendimi më i saktë është se Profeti e përjetoi këtë udhëtim zgjuar e jo
në gjumë. 206 Ai udhëtoi nga Meka për në Bejt el Makdes hipur mbi burak. Kur mbërriti në portën e xhamisë, e lidhi kafshën tek porta, hyri brenda dhe fali drejt Kiblës dy rekatë namaz përshëndetje për xhaminë. Pastaj filloi Miraxhin, ngjitjen në qiell, duke hipur në një si shkallë në ngjitje. Kështu u ngrit në qiellin e dynjasë, pastaj në pjesën tjetër të 7 qiejve. Në çdo qiell, atë e takonin më të zgjedhurit e tij. Ai u dha selam profetëve që ndodheshin në ata qiej, sipas gradës së tyre, derisa arriti në qiellin e gjashtë tek Musai, të cilit i foli Zoti drejtpërdrejt, e pastaj në qiellin e shtatë, tek Ibrahim, i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut. Më pas u ngrit më lart se grada e dy profetëve të fundit dhe më lart se të gjithë profetët e tjerë. Ai arriti në një vend aq të lartë, sa arriti të dëgjonte edhe zhurmën e lapsave të kaderit, që shkruajnë atë që është përcaktuar të ekzistojë. Ai pa pemën Sidratul Munteha, të cilën Allahu e mbuloi me bukuri e madhështi, me flutura të arta dhe ngjyra të shumta. Ajo u mbulua edhe nga melekë pa fund, dhe pikërisht atje Profeti ﷺ pa edhe Xhibrilin në formën e tij të vërtetë, me gjashtëqind krahë. Ai pa, gjithashtu, një shtrojë mëndafshi të gjelbër, që mbulonte horizontin. Pa Bejt el Meamurin (Qaben e Qiellit) dhe Ibrahimin, që ndërtoi Qaben e Tokës, i cili ishte mbështetur në të. Ajo është Qabja e Qiellit, ku hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melekë, që i përkushtojnë Allahut adhurime dhe nuk kthehen kurrë në të, deri në Ditën e Kijametit. Profeti ﷺ pa Xhenetin dhe Zjarrin. Në këtë udhëtim, Allahu bëri detyrë 50 namaze në ditë, pastaj, me mëshirën e Tij, ia uli në pesë të tilla, duke treguar butësinë e bamirësinë e Tij me robërit. Kjo tregon rëndësinë e madhe të namazit në Islam dhe madhështinë e këtij adhurimi përkushtuar Zotit. Pastaj Profeti ﷺ zbriti përsëri në Bejt el Makdes. Së bashku me të zbritën edhe profetët. Ai u fal me ta kur hyri koha e namazit. Ka njerëz, të cilët pretendojnë se ai u fal me profetët në qiell. Përkundrazi, argumentet e ardhura tregojnë se ai është falur në Bejt el Makdes. Në disa transmetime thuhet se i Dërguari i Allahut u fal me ta në fillim, para ngjitjes në qiell. Në fakt, është më e pranueshme të thuhet se ai u fal me profetët e tjerë pas ngjitjes në qiell, sepse kur i Dërguari ﷺ kalonte nëpër qiej e takonte profetët, ai e pyeste Xhibrilin se cilët ishin ata, një për një, dhe Xhibrili i tregonte. Kjo është më e pranueshme, edhe sepse fillimisht ai u kërkua për t’u ngjitur në qiell dhe për të marrë nga Zoti detyrën e faljes së namazit, e cila ishte për të e për të gjithë umetin. Më tej, pasi mori detyrën, ai u bashkua me vëllezërit e tij profetë, për t’u falur me ta dhe për të dalë në pah vlera e tij mbi të gjithë, kur u priu në namaz. Ai doli e u priu në namaz pas shenjës që i bëri Xhibrili për të vepruar ashtu. Pasi doli nga Bejt el Makdesi, i Dërguari ﷺ hipi në burak dhe kthye në Mekë herët në mëngjes. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Njerëzit kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me çështjen se: a e kreu këtë udhëtim i Dërguari ﷺ me trupin e shpirtin e tij apo vetëm me shpirt? Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai e kreu këtë udhëtim me trup dhe me shpirt dhe në gjendje të zgjuar, pra, jo në gjumë. Por këta nuk e mohojnë mundësinë që Profeti ﷺ para këtij udhëtimi të ketë parë një ëndërr të tillë, dhe pastaj e përjetoi atë tërësisht, sepse kështu ndodhte me Profetin ﷺ : sa herë që ai shihte një ëndërr, ajo i realizohej tërësisht më pas, e qartë si drita e mëngjesit. Kështu, udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit ndodhi zgjuar dhe me shpirt e me trup. Argument për këtë është fjala e Allahut: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar...”. Pra, Allahu i bëri tesbih Vetes së Vet, dhe tesbihu bëhet për gjëra madhore. Nëse do të ishte thjesht një ëndërr, nuk do të ishte gjë e madhe dhe nuk do të tregohej me madhështi. Gjithashtu, mohuesit kurejshë nuk do të nxitonin që të përhapnin këtë si një lajm të çuditshëm e të pabesueshëm e ta
mohonin si të tillë, nëse do të ishte thjesht një ëndërr e Profetit. Përveç kësaj, duhet thënë se fjala “ abd” (rob), e përdorur për Profetin ﷺ , është term që përdoret për një njeri me trup dhe shpirt, jo vetëm si shpirt. Vëreni kur Allahu thotë: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë)...”. Më pas thotë: “...Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kur’an, Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit. ...” [Isra 60]. Ibn Abasi shpjegon: “Kjo ishte një pamje, që Profeti i Allahut e pa drejtpërdrejt natën kur u ngjit në qiell.” Kështu e ka sjellë Buhariu. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën....” [Nexhm 17]. Dhe dihet që shikimi është shqisë e trupit, jo e shpirtit. Gjithashtu, i Dërguari hipi mbi burak, kafshë kjo që shkëlqente e lëshonte dritë. Edhe kjo thuhet për trupin e jo për shpirtin, sepse shpirti nuk ka nevojë për kafshë apo mjet, që të lëvizë. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Një transmetim i dobishëm dhe i bukur. Ebu Nuajm el Asbahani sjell në librin e tij “Delail en-Nubue” (Argumentet e profetësisë) një transmetim përmes El Uakidiut, nga Muhamed Ibn Keab el Kuradhi, ku shkurtimisht thuhet: “Kur Herakli takoi Ebu Sufjanin, e pyeti atë rreth Profetit të Allahut. Ebu Sufjani, duke dashur që të ulte sadopak figurën e vlerën e Profetit, tha: “O mbret! A të të tregoj për diçka, nga e cila do ta kuptosh se ai gënjen?” - “Ç’është ajo?” - “Ai pretendoi njëherë se doli nga vendi ynë (në Mekë) gjatë një nate dhe erdhi në këtë faltore, faltoren e Ilijae-s (Palestinës), dhe u kthye tek ne po atë natë, para lindjes së diellit.” Kur po i thoshte këto fjalë, pranë Heraklit qëndronte patriarku i Iljaes, i cili tha: “E di mirë çfarë ndodhi atë natë.” - “Çfarë di?” - e pyetën. Ai tha: “Unë nuk flija natën, derisa të mbyllja të gjitha portat e xhamisë. Atë natë i mbylla të gjitha portat, përveç njërës, e cila më mundoi shumë, por nuk munda ta lëviz. U kërkova ndihmë punëtorëve të mi dhe të gjithë atyre që ishin të pranishëm. Të gjithë u munduam shumë, por ajo nuk lëvizi vendit, a thua se po përpiqeshim të lëviznim një mal. Pastaj u fola marangozëve, që ta shihnin. Ata thanë: “Kjo portë është bllokuar, ngaqë kanë lëvizur parvazet e i ka rënë peshë nga ndërtesa. Nuk mund ta lëvizim tani. Kur të agojë, do të shohim me kujdes nga i vjen bllokimi.” Kështu i lashë hapur kanatat e asaj porte. Kur agoi dita, shkova tek porta dhe pashë që te guri i qoshes së xhamisë ishte hapur një vrimë dhe dukeshin shenjat e lidhjes së një kafshe. Atëherë u thashë miqve të mi se ajo derë është bllokuar veçse për ndonjë profet, që ka ardhur e është falur në këtë faltoren tonë...”. Hafidh Ebu Hatab Umer Ibn Dihje ka thënë: “Kanë ardhur shumë rrëfime nga shumë sahabë dhe disa rrugë transmetimi, që flasin rreth ngjarjes së Israsë. Kështu, ato janë përcjellë nga Umer Ibn Hatabi, Ali Ibn Ebu Talibi, Ibn Mesudi, Ebu Dheri, Malik Ibn Sasaa, Ebu Hurejra, Ebu Seidi, Ibn Abasi, Sheddad Ibn Eusi, Ubej Ibn Keabi, Abdurahman Ibn Karati, Ebu Habete, Ebu Lejla el Ensari, Abdullah Ibn Umeri, Xhabiri, Hudhejfe, Burejde, Ebu Ejubi, Ebu Umame, Semra Ibn Xhundubi, Ebu Hamra, Suhejb el Rumiu, Ummu Hani, Aishja dhe Esma - dy vajzat e Ebu Bekrit, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!” Mund të themi se për ndodhinë e Israsë kanë rënë dakord të gjithë muslimanët, të cilët e kanë transmetuar unanimisht. Ata që e kanë refuzuar atë janë mashtruesit, mohuesit dhe prishësit e fesë dhe të besimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata duan që të shuajnë dritën e Allahut, me gojën e tyre, por Allahu e forcon dritën e Vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë.” [Saf 8].