Kërko: sikur deri te ishte ngre

Sexhde 32:18–32:22 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i ngrenë ata lart, melekët i godasin me hekur, për t’i kthyer dhe shtyrë poshtë me forcë.” - “Shijojeni dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Atëherë, a është vallë besimtari njëlloj si ai jashtë rrugës? ” - Allahu i Lartësuar na tregon për drejtësinë dhe bujarinë e Tij të madhe dhe të paanë. Kështu, Ai kurrë nuk do të gjykonte dhe trajtonte njëlloj, Ditën e Kiametit, ata të cilët kanë besuar shenjat, argumentet dhe shpalljet e Tij, duke ndjekur rrugën e profetëve dhe lajmëtarëve të Tij, me ata të cilët kanë dalë jashtë kufijve të Tij, kanë refuzuar profetët dhe nuk janë nënshtruar në besimin, për të cilin ata urdhëruan dhe të cilin ata e sollën si urdhër e udhëzim nga Zoti. Allahu i Lartësuar thotë: “A mos mendojnë ata që e teprojnë me të këqija, se do t’i trajtojmë si të barabartë me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si në jetë, edhe në vdekje?! Sa i ulët është gjykimi i tyre!” [Xhathije 21], Ose “Mos vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë? Apo do t’i konsiderojmë njëlloj të devotshmit me ata që janë gjynahqarë?” [Sad 28]. “ Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit.” [Hashr 20]. - “Jo! Ata nuk mund të jenë kurrsesi të barabartë.” - Kurrë nuk kanë për të qenë njëlloj tek Allahu në Ditën e Kijametit. Atâ Ibn Jesari dhe Sud diu kanë thënë se këto ajete kanë zbritur dhe flasin për Ali Ibn Ebu Talibin dhe Ukbeh Ibn Ebu Muajtin. Allahu i Lartësuar dha gjykime të veçanta për secilin prej tyre: - “Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata i pret Xheneti, si shpërblim për veprat e tyre të mira. ” - Ata të cilët i pranojnë si të vërteta shpalljet e Allahut dhe punojnë sipas tyre, pra, bëjnë vepra të mira, ata i pret Xheneti, me vend - banime dhe dhoma të larta, si shpërblim për veprat e tyre të mira, si mikpritje dhe bujari nga Zoti. - Ndërsa ata që kalojnë çdo kufi , vendbanimi i tyre është Zjarri. - Ky është përfundimi i atyre që nuk binden dhe nuk e adhurojnë Zotin. - “Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të ...” - Siç thotë në ajetin tjetër: “Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe: “Vuajeni dënimin përvëlues!”” [Haxh 22]. Fudajl Ibn Ijadi ka thënë: “Vallahi! Iu prangosen duart, iu lidhen këmbët dhe kur flakët e zjarrit i ngrenë ata lart, melekët i godasin me hekur, për t’i kthyer dhe shtyrë poshtë me forcë.” - “Shijojeni dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”. - Këto fjalë iu thuhen në formë poshtërimi dhe për t’ua shtuar më shumë vuajtjen. - “Ne do t'i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh , me qëllim që të tërhiqen.” - Ibn Abasi shpjegon: “Këtu bëhet fjalë për fatkeqësitë e dynjasë, sëmu - ndjet, belatë dhe sprovat gjatë saj, të cilat i godasin dhe nëpërmjet të cilave Allahu i Lartësuar i sprovon, që ata të pendohen dhe të mund të gjejnë rrugën e kthimit tek Ai.” Ndërsa Buhariu sjell shpjegimin nga Ibn Mesudi, i cili thotë se bëhet fjalë për belanë e madhe që u ra idhujtarëve në Betejën e Bedrit, ku u vranë dhe robëruan. Edhe Maliku përcjell nga Zejd Ibn Eslemi, Sudiu dhe të tjerë, se nuk mbeti asnjë shtëpi në Mekë pa u futur dëshpërimi për të vrarët e tyre ose për ata që u skllavëruan. Kjo ishte belaja e madhe, që i goditi të gjithë, madje disa prej tyre u goditën me të dyja fatkeqësitë, dome - thënë, edhe me vrasjen e disa të afërmve, edhe me robërimin e disa të tjerëve. - “E kush është më i padrejtëse sa ai të cilit i lexohen ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre?! ” - Nuk ka më zullumqar sesa ai të cilin Allahu i Madhë - ruar e përkujton me argumentet dhe shpalljet e Tij, duke ia shtjelluar kuptue - shëm ato e, megjithatë, ai i refuzon me forcë dhe u kthen shpinën, sikur nuk i ka njohur kurrë. Allahu i Lartësuar, duke i kërcënuar të gjithë ata që veprojnë kështu, thotë: - Pa dyshim, Ne do të hakmerremi kundër keqbërësve. - Kam për t’u hakma - rrë, duke i ndëshkuar ashpër ata që veprojnë në këtë formë.

Mus'haf Hape →
Zumer 39:7–39:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe një paralajmërim i frikshëm dhe i pakthyeshëm. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Ata kanë ngritur idhuj, si të barabartë me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Nëse ju mohoni, Allahu nuk ka aspak nevojë për ju.” - Allahu i Lartësuar na tregon për madhështinë e Tij dhe faktin se Ai është El Ganiju, pra, i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë. Po kështu tha Musai (a.s): “Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjohës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”.” [Ibrahim 8]. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri, se Profeti i Allahut tregon se Allahu i Lartësuar ka thënë: 2267. “O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të devotshme të dikujt prej jush, kjo nuk do të shtonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të prishur (e gjynahqare) të dikujt prej jush, kjo nuk do të pakësonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, tubohen të gjithë në një vend dhe më luten e kërkojnë dhe nëse Unë i jap secilit prej tyre gjithçka që kërkojnë, kjo nuk ka për të pakësuar në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë, ashtu sikurse nuk pakëson gjë një majë gjilpëre prej ujit të detit, nëse futet në të ...”. - “Ai nuk është i kënaqur që robërit e Tij të mohojnë .” - Ai nuk e dëshiron dhe kurrëssi nuk urdhëron për diçka të tillë. Përkundrazi: - “Nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, kjo është ajo që Ai e pëlqen për ju. ” - Këtë e dëshiron për ju dhe, nëse e bëni diçka të tillë, jua shton mirësitë e begatitë, prej bamirësisë dhe bujarisë së Tij. - “Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit.” - Askush nuk ka për të mbajtur barrën e tjetrit, përkundrazi, secili do të merret në llogari për veten e vet. - “Në fund, vetëm te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë për atë që keni bërë. Ai e di mirë gjithçka që fshihet në zemra. ” - Allahut nuk i fshihet asgjë, asnjë thërrmijë në gjithësi. - “Kur e godet njeriun ndonjë e keqe , ai i lutet Zotit të vet, duke iu kthyer Atij me pendesë.” - Në çaste vështirësie, në çaste nevoje, njeriu i përgjërohet Zotit, duke iu lutur vetëm Atij, pa i bërë ortak, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur gjendeni në rrezik në mes të detit, harrohen ata të cilëve ju u luteni zakonisht, përveç Atij (Allahut). Por pasi Ai ju shpëton e ju nxjerr në tokë, ju sërish i ktheni shpinën. Njeriu është mohues i madh.” [Isra 67]. Edhe në këtë ajet, i Madhëruari thotë: - “Por, kur Ai i jep ndonjë të mirë, njeriu harron se më parë i është lutur Atij ...” – Domethënë, kur është i kënaqur dhe në mirësi, ai i harron lutjet dhe përgjërimet që i ka drejtuar Zotit në kohën e vështirësisë. Kjo i ngjan ajetit tjetër, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Kur njeriut i bie një e keqe, ai na lutet, qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë e, kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. Kështu keqbërësve u duket e mirë ajo që veprojnë.” [Junus 12]. - “... dhe i përshkruan shokë Allahut, e kështu, i largon të tjerët nga rruga e Allahut.” - Kur njeriu është mirë, në shëndet të plotë, në begati dhe bollëk, ai i shoqëron Zotit idhuj dhe u përkushtohet atyre, në vend që të adhurojë vetëm Zotin. - “Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mohimin tënd, se ti pa dyshim je nga banorët e Zjarrit!” - Thuaj, o Muhamed, të gjithë atyre që janë në këtë gjendje dhe pasojnë këtë rrugë të humbur: Kënaquni dhe dëfreni me refuzimin e besimit dhe shfre - nimin tuaj në këtë botë, për një kohë të shkurtër. Sigurisht, ky është një kërcënim i ashpër dhe një paralajmërim i frikshëm dhe i pakthyeshëm. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Ata kanë ngritur idhuj, si të barabartë me Allahun, për t’i larguar njerëzit nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, por jeni drejtuar për në Zjarr!”” [Ibrahim 30]. Ose “ Ne do t'i lëmë ata të kënaqen për pak, dhe pastaj do t'i ndëshkojmë ata me një dënim të tmerrshëm.” [Lukman 24].

Mus'haf Hape →
Bekare 2:220 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… nga ky veprim, nga frika se mos quhej ngrënie e padrejtë e pasurisë së jetimit, për të cilën Allahu i Lartësuar kërcënon aq ashpër në ajetin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Të pyesin ty për jetimët.” - Kur Allahu i Lartësuar zbriti ajetet e sures Nisa që flasin për jetimët, kjo i rëndoi pak muslimanët. Në njërin prej tyre, i Lartësuari thotë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që ua mbush barkun me Zjarr. Ata do të hidhen në Zjarrin e ndezur fort. ” [ Nisa, 10]. Kështu, pas shpalljes së këtyre ajeteve, besimtarët filluan që t’ua veçonin edhe ushqimin jetimëve që kishin nën përgjegjësi, duke u frikësuar se mos hanin prej pasurisë së tyre. Pra, edhe pse sipas zakonit të asaj kohe, ishte normale që të shoqëroje jetimët në ushqimin e tyre, muslimanët hoqën dorë nga ky veprim, nga frika se mos quhej ngrënie e padrejtë e pasurisë së jetimit, për të cilën Allahu i Lartësuar kërcënon aq ashpër në ajetin e sipërcituar. Ky qe shkaku pse ata e pyetën Profetin (a.s.) rreth kësaj çështjeje, domethënë, deri ku është kufiri i të vepruarit me pasurinë e jetimëve? Dhe Allahu i Lartësuar u ktheu përgjigje: - “Bamirësia ndaj tyre është punë e mirë.” – Kuptimi: Qëllimi juaj duhet të jetë gjithmonë që ta ruani dhe ta shtoni pasurinë e jetimit me mënyrat e lejueshme. - “Nëse jetoni bashkë me ata (dijeni se) janë vëllezërit tuaj.” Allahu di ta dallojë keqbërsin nga bamirësi. ” - Kuptimi: Lejohet që të përzihen pasuritë tuaja me të tyret, nëse qëllimi është bamirësia ndaj tyre dhe kujdesi për të mos i dëmtuar. Ata duhet t'i konsideroni si vëllezërit tuaj, dhe dihet që vëllezërit përziejnë me njëri -tjetrin shumë gjëra, qoftë edhe ushqimin. Siç kuptohet, në të tilla raste, përcaktimin e bën qëllimi i mirë dhe puna e pastër. Nëse Allahu i Lartësuar sheh që dikush kërkon ta ndihmojë jetimin, pa patur asnjë qëllim që të abuzojë me pasurinë e tij (jetimit), atëherë Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Edhe nëse dikush përfiton diçka prej pasurisë së jetimit, pa qëllim të keq dhe pa abuzuar, për atë nuk është gjynah. Allahu i Lartësuar e ka bërë atë kërcënim pikërisht për ata që synojnë të përfitojnë prej pasurisë së jetimit dhe të abuzojnë me të. Një normë islame thotë: “Mjetet gjykohen njëlloj si qëllimet e tyre.” Ky ajet tregon se lejohet bashkëveprimi dhe përzierja në çështjen e ushqimit dhe në çdo fushë tjetër të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Ky lehtësim është tregues i mëshirës dhe mirësisë të Zotit ndaj nesh. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte vënë në vështirësi. Vërtet, Allahu është Ngadhnjimtar e i Urtë. ” - Allahu i Lartësuar thotë se, po do të dëshironte Ai, edhe mund të na e vështirësonte çështjen dhe ne të binim në gjynah, sepse Allahu është i Plotfuqishëm dhe ka fuqi që të nënshtrojë gjithçka. Ai është, gjithashtu, i Urtë, dhe çdo vepër e Tij është në bazë të urtësisë dhe pë rkujdesit të Tij për krijesat. Duhet ditur se plotfuqishmëria e Allahut nuk bie ndesh me urtësinë e Tij. Disa njerëz thonë se Allahu i Lartësuar bën çfarë të dojë, qoftë ajo në përputhje me urtësinë e Tij ose në kundërshtim me të. Por kjo shprehje është shumë e gabuar. Ajo nuk duhet thënë e as menduar. Ne duhet të themi, duke qenë të bindur, se veprat dhe ligjet e Allahut burojnë gjithmonë nga Urtësia e Tij. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, pa qëllim apo pa kuptim. Në çdo vepër të krijuar prej Tij ka një urtësi, pavarësisht në e kuptojmë ne apo jo. Po kështu, edhe ligjet që Allahu i ka bërë për njerëzit burojnë nga urtësia e Tij dhe janë plot urtësi. Kurrë nuk mund të mendohet se ndonjë ligj i Tij është pa ndonjë urtësi të caktuar. Për çdo gjë që ka urdhëruar, Allahu i Lartësuar e ka bërë veçse për shkak të mirësisë e dobisë që gjendet në të. Ajo mirësi mund të jetë ose pa asnjë të keqe në vete, ose dobia e saj mund të jetë më e madhe se ndonjë e keqe që përmban. Në të njëjtën mënyrë, Allahu na ndalon nga ndonjë gjë veçse për shkak të së keqes që gjendet në të, qoftë ajo e keqe e pastër, pa asnjë të mirë në të, qoftë e keqe me ndonjë dobi të vogël në të. Të gjitha këto tregojnë për urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar.

Mus'haf Hape →
Enbija 21:96–21:102 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Allahu i Lartësuar: “do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” Nga çdo vend i ngritur do të zbresin me furi. Kjo tregon se ata do të jenë të shumtë në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kur të hapet (penda e) Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore. - Ky është një paralajmërim nga Allahu i Madhëruar drejtuar njerëzve, që të mos vazhdojnë në mosbesim dhe poshtërsi ndaj Tij, sepse është afruar koha kur në botë do të dalin jexhuxhët dhe maxhuxhët, dy fise të mëdhenj nga bijtë e Ademit, të cilët Dhulkarnejni i bllokoi me një pendë të madhe të hekurt. Një popull iu ankua Dhulkarnejnit se këto dy fise bënin shkatërrime, prandaj ai i bllokoi pas një pende të madhe dhe të fuqishme. Kur të vijë fundi i kësaj bote, ajo pendë do të çahet dhe ata do të dalin pikërisht ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” Nga çdo vend i ngritur do të zbresin me furi. Kjo tregon se ata do të jenë të shumtë në numër dhe do të përhapen në tokë me shpejtësi të madhe. Kjo do të ndodhë ose ngaqë do të jenë njerëz shumë të shpejtë, ose Zoti do t’u japë mjete shpejtësie. Ata do të nënshtrojnë botën dhe askush nuk do të mund të luftojë kundër tyre. - Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë:... - Është afruar koha e plotësimit të premtimit për Kijametin. Ky është një premtim i vërtetë dhe i pakthyeshëm. Atë ditë, sytë e mohuesve do të zgurdullohen nga tmerri i ngjarjeve që përjetojnë, si dhe nga poshtërsitë që kanë bërë, të cilat do të dalin para Allahut. Ata të mjerë do të luten që të shkatërrohen e zhduken, duke shfaqur pendimin dhe dëshpërimin e tyre të madh për atë që tashmë nuk kthehet më: - “Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë. - Ne ishim të painteresuar për këtë ditë të madhe dhe ishim zhytur tërësisht në kënaqësitë e jetës, derisa vdekja na erdhi befas. Kurse tani po vuajmë tmerrin e kësaj dite. Nëse do të vdiste ndonjë nga dëshpërimi dhe pendimi, do të ishin ata. - Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj.”. - Ata do të pranojnë se kanë bërë padrejtësi dhe se Allahu është i drejtë me dënimin e tyre. Në atë kohë do të urdhërohet që ata të flaken në zjarr, së bashku me idhujt e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: - Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni. - Ju dhe çdo gjë që adhuruat veç Allahut do të jeni lënda djegëse e Xhehenemit. Ju së bashku me idhujt tuaj do të hyni në Zjarr. Në fakt, putat janë sende, që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por megjithatë, Zoti do t’i fusë së bashku me adhuruesit në Xhehenem. Kjo ka urtësi në vetvete. Së pari, ky veprim bëhet për ta kuptuar se adhurimi i tyre ishte një mashtrim i shejtanit. Së dyti, ai shërben si ndëshkim plus për ata që i kanë adhuruar këta idhuj dhe tashmë, kur më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën e tyre, ata nuk mund t’i ndihmojnë aspak. I Madhëruari thotë: - Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. – Ky ngjan me ajetin tjetër: “Ai do t’i ringjallë ata, për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj rreth së cilës kishin kundërshtime dhe për ta ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 39]. Kështu, të gjithë bashkë, të adhuruar dhe adhurues, do të jenë të gjithë në Xhehenem të përjetshëm. Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej andej dhe nuk do të kenë as lehtësim dënimi. - Atje ata do të gulçojnë... - Nga ndëshkimi i rëndë, ata do të marrin frymë me vështirësi. - ... dhe as nuk do të dëgjojnë. - Ata do të jenë të verbër, të shurdhër dhe memecë. Ata nuk dëgjojnë asnjë zë tjetër veç ushëtimës së xhehenemit nga që vlon fort dhe plot urrejtje për mohuesit. Duhet kuptuar se idhujt që do të hyjnë në zjarr së bashku me adhuruesit e tyre nuk janë vetëm putat, por edhe ata njerëz ose xhindë që kanë qenë të kënaqur me shirkun dhe adhurimet që këta idhujtarë u kanë bërë. Ndërsa Mesihu (a.s), Uzejri ose melekët e Zotit, që kanë qenë rob të mirë të Allahut, edhe pse janë adhuruar nga një pjesë idhujtarësh, do të jenë shumë larg zjarrit dhe të sigurt nga ndëshkimi i tij. Këta i përfshin fjala e Allahut në vijim: - Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). - Atyre iu prin mbarësia nga Zoti dhe do të jenë të lumtur. Ata kurrë nuk kanë për të hyrë në Zjarr, madje as do t’i afrohen atij. Ata nuk do t’ia dëgjojnë as zhurmën Xhehenemit dhe as do t'ia shohin pamjen e tij. - Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë “të përjetshëm” atje ku ua dëshiron shpirti. – Ata do të jenë duke shijuar ushqimet, pijet dhe kënaqësitë e trupit dhe të shpirtit. Ata do të shijojnë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka vizatuar. Kjo do të jetë e vazhdueshme për ta, ndërsa bukuria e Xhenetit do të vijë duke u shtuar gjithmonë e më tepër.

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:47–29:49 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… me dorën tënde të djathtë. Po ta kishe bërë këtë, atëherë ata që e refuzojnë të vërtetën, do të kishin ngritur dyshime. - Nëse do të ishte e kundërta, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Po kështu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne të zbritëm edhe ty Librin. - Kështu ta zbritëm ty këtë libër madhështor, që përmban lajme të mëdha dhe fton në virtyte të larta dhe urdhëresa të mrekullueshme e të urta. Ky libër vërteton Shpalljen e mëparshme dhe për këtë libër kanë njoftuar të gjithë profetët e shkuar. - Ata të cilëve Ne ua kemi dhënë librin më parë, e besojnë këtë Kur'an. - Ata të cilët u patëm dhënë Libër dhe kanë njohuri të plotë rreth tij, dhe të cilët nuk u prekën nga smira dhe as nuk ndjekin dëshirat e tyre, ata besojnë këtë Kur'an. Ata e besojnë atë, sepse janë të sigurt për vërtetësinë e tij, nga vetë ngjashmëria e ligjeve e porosive që gjenden në to, si dhe nga përgëzimet e profetëve të parë për këtë shpallje madhështore dhe këtë Profet të fundit të kohës. Ata e dallojnë se ai është i vërtetë, sepse ata janë dijetarë të dalluar në fushën e njohjes dhe dallimit të së mirës dhe të keqes, të vërtetës dhe gënjeshtrës. - Edhe nga këta (fiset arabe) ka të tillë që e besojnë këtë Kur'an. - Ata kanë iman të vërtetë të nxitur nga dituria dhe siguria e plotë për të vërtetën, pra, jo të frikësuar ose për ndonjë interes dynjaje. - Argumentet Tona i refuzojnë veçse jobesimtarët. - Domethënë, vetëm ata që e kanë zakon ta refuzojnë padrejtësisht të vërtetën dhe të tregohen kryeneçë ndaj saj. Kjo ndodh veçse nga ata që janë të mbushur me mohim dhe nuk kanë asnjë grimë qëllimi për të gjetur të vërtetën dhe për ta pasuar atë. Atëherë, është e sigurt se, çdokush që ka një qëllim të mirë dhe synon vërtet që të gjejë udhëzimin, ka për ta gjetur atë udhëzim dhe ka për ta besuar këtë Kur'an. E si të mos besojë në këtë libër, i cili ka përmbledhur brenda tij argumente shumë të qarta, për çdo njeri që ka logjikë, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon vetëm të vërtetën. Ndër faktet që tregojnë për vërtetësinë e Kur'anit është edhe fakti që atë e solli prej Zotit një profet besnik, sinqeritetin dhe besnikërinë e të cilit populli i tij e dinin dhe e njihnin shumë mirë. Ata e njihnin mirë atë njeri dhe e shihnin në të gjitha gjendjet dhe në jetën e tyre të përditshme. Për dyzet vjet, që ai kishte jetuar mes tyre, ata e kishin parë dhe e dinin që ai nuk dinte të shkruante dhe as të lexonte ndonjë libër të shkruar. Kësisoj, sjellja prej tij e një libri të tillë është nga më të qartat dhe të prerat argumente, që nuk pranojnë asnjë dyshim, se ai është prej Zotit, që është Ngadhnjimtar dhe i Lavdëruar: - Ti (Muhamed) nuk pate mundësi të lexoje ndonjë Libër para këtij (Kur'anit), e as nuk pate mundësi të shkruaje ndonjëherë me dorën tënde të djathtë. Po ta kishe bërë këtë, atëherë ata që e refuzojnë të vërtetën, do të kishin ngritur dyshime. - Nëse do të ishte e kundërta, pra, nëse ti do të dije të lexoje dhe të shkruaje, atëherë do të dyshonin dhe ngjallnin pasiguri ata që gjithmonë refuzojnë të vërtetën. Ata do të thoshin që “e mësoi nga ndonjë libër tjetër ose e kopjoi prej tyre”. Por nuk është aspak kështu. Ky libër u zbrit në zemrën tënde nga Zoti i botëve, i Cili i sfidoi të gjithë oratorët dhe elokuentët, për të sjellë qoftë edhe një sure si ai, dhe ata mbetën të gjithë të paaftë që t’i përgjigjen sfidës, edhe pse ishin të mbushur me një urrejtje e armiqësi të papërshkrueshme, që i nxiste për të kundërtën. Madje nuk guxuan as ta mendojnë se mund të përballeshin me Kur'anin, për vetë gradën e lartë dhe të paaritshme të tij. E si mundet që fjala e një njeriu të mund t’i afrohet fjalës së Zotit të botëve apo edhe t’i përngjajë asaj?! - Por, ja! Ai (Kur'ani) është plot me argumente të qarta, që ruhen në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria. - Kur'ani është një libër me ajete të qarta dhe jo të mistershme për zemrat e dijetarëve, të cilët janë me të mirët e krijesave, me të mençurit dhe më të urtët. Ata janë më të kompletuarit mes njerëzve. Nëse në sytë dhe në zemrat e këtyre të zgjedhurve ky libër është argument i qartë dhe dukshëm i vërtetë, atëherë ai duhet të jetë i pranuar si i tillë edhe nga të tjerët. Mohimi i të tjerëve nuk e dëmton aspak madhështinë dhe vërtetësinë e tij. Madje, ky mohim është një padrejtësi dhe paudhësi e qartë. - Argumentet Tona nuk i mohon kush, përveç të padrejtëve. - Sepse këtë libër e mohon veçse një i mjerë, që flet për të pa dituri dhe nuk ndjek rrugën e dijetarëve, që dinë si të njohin të vërtetën dhe shenjat e saj. Ose e mohon ndonjë që bën sikur nuk di, e në fakt, e di mirë se ai është i vërtetë, po me kokëfortësi e refuzon atë.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:115–20:135 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… jo nga lakmia për të ngrënë nga ajo pemë, por nga lakmia e fitimit të atyre dy cilësive, Ademi u mashtrua. Si masë e parë e ndëshkimit të Ademit dhe të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ngjarja rreth përuljes së engjëjve me urdhërin e Zotit ndaj Ademit dhe e refuzimit të shejtanit, është përsëritur në shtatë kaptina të Kur'anit me qëllim që besimtarët të kuptojnë se duhet zbatuar urdhërin e Zotit, i duhet larguar prej ndalesave dhe rikujtuar armiqësinë e shejtanit, të cilën ai e shfaqi kundër babait të tyre, i Ademit, e të cilën e shfaq edhe ndaj secilit pasardhës të Ademit. Zoti xh. sh. ia bëri me dije Ademit armiqësinë e dreqit, ia bëri me dije telashet që do ta goditnin nëse do të dëgjonte mësimet e tij, por shejtani, me vesvesen e tij, e preku Ademin në dy pikat që janë më të ndieshmet dhe më lakmueset për njeriun në përgjithësi. E preku në pavdekshmëri, d.m.th. në jetë të amshueshme dhe në pasuri të pashtershme. Që të dyja këto ia ka anda njeriut, andaj, jo nga lakmia për të ngrënë nga ajo pemë, por nga lakmia e fitimit të atyre dy cilësive, Ademi u mashtrua. Si masë e parë e ndëshkimit të Ademit dhe të Havës, ishte ajo kur ata u zhveshën prej petkut, që ishin rreze drite të cilat mbulonin trupin e tyre, e kur u zbuluan, ngarendin e mblidhnin gjethe të pemevë të xhennetit duke mbuluar avretin e tyre. I Në xhennet jetën e kishin të garantuar pa kurrfarë mundi, e kur u larguan prej aty, çështja e jetës e gjallimit mbeti përgjegjësi e njeriut, e si rrjedhojë e saj, paraqiten mosmarrëveshjet dhe grindjet mes njerëzve, andaj u thuhet se do të jenë armiq të njëri-tjetrit, nëse nuk u përmbahen mësimeve të Zotit, që do t'i sillte me shpallje përmes pejgamberëve. Kush ua kthen shpinën porosive të Zotit, ai edhe në këtë jetë do të jetë gjithnjë në vështirësi, por mjerimi kryesor është se ai në botën tjetër do të jetë i mënjanuar nga mëshira e Zotit. Muhammedi urdhërohet të jetë i durueshëm ndaj përgojimeve të armiqve, urdhërohet t'i falë pesë kohët e namazit e të mos u lakmojë atyre që përjetojnë kënaqësi të kësaj jete, pse kjo jetë është vetëm sprovë, është begati e shkurtër dhe e zhdukshme, e të mirat e Zotit janë shumë më të mëdha e të përjetshme. Pra, çështja e rrojtjes nuk guxon të jetë preokupim e ta largojë njeriun nga namazi dhe përkujtimi ndaj Zotit. Idhujtarëve u erdhi Muhammedi me Kur'an në të cilin përkshkruheshin ngjarjet e shënuara në librat e mëparshëm, me çka dokumentohej se Kur'ani ishte mrekulli e shpallur prej Zotit, madje edhe në librat e hershëm kishte shënime për ardhjen e Muhammedit, e të Kur'anit, e megjithkëtë ata kërkonin ndonjë mrekulli tjetër, andaj u thuhet të pritnin se do të shihnin se cila ishte rruga e drejtë, e tyre ose ajo e besimtarëve të drejtë, e besimtarëve të besimit islam. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "TA HA". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Mus'haf Hape →
Fet'h 48:1–48:17 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… të mëvonshëm. E me ajetin ku thuhet: për t'i falur mëkat.. ishte për qëllim këtë gjendje. Pejgamberllëkut të Muhammedit i bashkohet edhe sundimi, ngritet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Sipas një numri të komentatorëve të Kur'anit me këtë "fet'h", pushtim, çlirim, hapje, ka për qëllim çlirimin e Mekës. Disa komentatorë të tjerë, të mbështetur edhe në hadithin që shënon Buhariu, thonë: fjala me këtë çlirim është paqja dhe marrëveshja e Hudejbisë, në të cilën janë radhitur një mori ngjarjesh të rëndësishme siç janë: besëlidhja (Bej'atur Ridvan), kontrata që e lidhi Pejgamberi me kurejshitët, pranimi i fesë islame nga një numër i madh etj. Në shumë vende në Kur'an, për ngjarjet që do të ndodhin më vonë vjen folja e kohës së shkuar, sikurse edhe këtu: "fetahna" dhe jep të kuptohet për një punë të kryer, e derisa kjo është thënie e Zotit, të ndodhurit dhe realizimi i çështjes së premtuar është aq i vërtetë e i sigurt si të ishte kryer më parë. Me atë zgjërim të bashkësisë islame, duke çliruar vend pas vendi, njerëzit do ta pranojnë fenë islame, nuk do të mbesin asish që Muhammedit i thoshin po na i fyen zotat, po na e prish fenë dhe në shtetin islam nuk do të ketë asish që bëjnë mëkat, duke adhuruar idhuj, pra Muhammedi do të rehatohej prej mëkatarëve të hershëm dhe prej mëkatarëve të mëvonshëm. E me ajetin ku thuhet: për t'i falur mëkat.. ishte për qëllim këtë gjendje. Pejgamberllëkut të Muhammedit i bashkohet edhe sundimi, ngritet lart autoriteti i fesë islame, stabilizohen zemrat e myslimanëve edhe në momentet më të vështira të luftës, dhe ashtu plotësohen të gjitha të mirat prej të lumit Zot. Ushtritë e Zotit janë: engjëjt, vërshimet, stuhitë, vullkanet, etj., dhe me to e sulmon atë që do, por nga urtësia e vet, në planin e Tij ka paraparë obligim luftën për njerëz, Ai e di më së miri fundin e çdo sendi. Në Hudejbi, myslimanët i dhanë besën Pejgamberit se do ta sakrifikojnë jetën për fenë islame, andaj kur ia shtrinë dorën për atë besë Muhammedit, në të vërtetë ata ia shtrinë dorën Zotit. Beduinët përreth Medinës, të cilët vitin e Hudejbisë nuk shkuan me të kur shkoi Pejgamberi dhe besimtarët për Umre, duke menduar se ata nuk do të kthehen më të gjallë prej kurejshitëve idhujtarë të Mekës, u përpoqën të arsyetohen se i penguan familja dhe pasuria. Kur myslimanët çliruan Hajberin, beduinët tradhtarë u përpoqën të marrin pjesë në prenë e luftës, por vendimi i Zotit ishte se preja e Hajberit u takon vetëm atyre që i kishin dhënë besën Pejgamberit në Hudejbi, e askujt tjetër. Atyre u tha Kur'ani se do të thirren në luftë kundër një populli të fortë e të ushtruar për luftë, të cilin do ta luftoni derisa ta pranojnë fenë islame, kuptohet ishin idhujtarë prej të cilëve nuk pranohet xhizja as kurrgjë tjetër, pos dorëzimit total, dhe atëherë do të shihet sinqeriteti i tyre.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:54–12:57 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e Jusufit nga akuzat e ngritura kundër tij, ai urdhëroi ta sillnin pranë tij: “Ma sillni këtu atë, ta mbaj pranë vetes sime!” Domethënë, ta bëj atë nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Atëherë, Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë, ta mbaj pranë vetes sime!” - Allahu i lavdëruar na tregon se kur mbreti mësoi për pastërtinë dhe dëlirësinë e Jusufit nga akuzat e ngritura kundër tij, ai urdhëroi ta sillnin pranë tij: “Ma sillni këtu atë, ta mbaj pranë vetes sime!” Domethënë, ta bëj atë nga këshilltarët e mi me të afërt. - Pasi bisedoi me të, tha: “Tashmë ti ke një pozitë të lartë dhe je i besueshëm për ne”. - Kështu, pasi bisedoi me Jusufin, ai kuptoi mirë mençurinë, urtësinë dhe vlerat e larta të tij. Ai kuptoi shkathtësinë e Jusufit në opinionet dhe mençurinë që tregonte. Ai pa, gjithashtu, bukurinë e pashembullt dhe moralin e rrallë të Jusufit. Për këtë arsye, i tha: “Tashmë, ti ke një pozitë të lartë dhe je i besueshëm për ne!”. Domethënë, tashmë je njeri me pozitë dhe i besueshëm. Atëherë Jusufi i drejtohet dhe i thotë: - Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua si përgjegjës të depove të vendit! Unë të ofroj besnikërinë dhe diturinë time.”. - Sipas këtij ajeti, është e lejueshme që dikush të lëvdohet duke nxjerrë në pah aftësitë e vlerat e veta, para dikujt që nuk i njeh ato, nëse diçka e tillë është e nevojshme. Jusufi i tha mbretit se ai ishte besnik dhe i ditur, në lidhje me përgjegjësitë dhe organizimin e punës gjatë viteve që do të vijonin. Ai do të ishte personi i duhur për organizimin e punës në mënyrën më të dobishme e të drejtë, gjatë viteve të treguara në ëndrrën e mbretit. Mbreti e pranoi kërkesën e Jusufit për atë post. - Kështu, Ne i dhamë Jusufit pozitë të lartë në atë vend, që ai të zotëronte çfarë të dëshironte e ku të dëshironte. - Në Egjipt, Jusufi gëzonte tashmë një pozitë të lartë dhe mund të vendosej e të merrte çfarëdo toke në të. Pas gjithë atyre vështirësive e sprovave, ai tashmë po ngrihej në pozitë të lartë. - Ne e bekojmë me mëshirën Tonë atë që duam dhe kurrë nuk ua humbim shpërblimin vepërmirëve. - Allahu kurrsesi nuk e humbi shpërblimin për durimin e Jusufit ndaj vuajtjeve që i shkaktuan vëllezërit e vet dhe burgosjes për shkak të gruas së Ministrit. 154 Allahu i Lartësuar e shpërbleu këtë njeri të sinqertë, duke i dhuruar krenari, paqe, fitore dhe mbështetje të madhe në tokë. Allahu i Lartësuar thotë: - Por pa dyshim, shpërblimi i botës tjetër është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe janë të devotshëm. - Ky është premtimi për shpërblimin e Jusufit në jetën tjetër. Ai shpërblim është shumë herë më i madh dhe i mrekullueshëm sesa shpërblimet e kësaj dynjaje, më i madh se pushteti që iu dha në tokë. Mbreti i atij vendi ishte Rejjan Ibn Uelid, i cili i dha Jusufit postin e ministrit të depove. Thuhet se mbreti pranoi Islamin nga ftesa e Jusufit. Kështu ka shpjeguar Muxhahidi. Thuhet, gjithashtu, se Jusufi e mori postin e ministrit pas vdekjes së këtij të fundit, ashtu siç thuhet edhe se Jusufi u martua me gruan e ministrit, pasi asaj i vdiq i shoqi.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:102–12:104 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Në këtë sure, Allahu i Lartësuar i tregoi Muhamedit historinë e Jusufit dhe vëllezërve të tij. Ai i tregoi se si e ngriti dhe nderoi Jusufin. Ai bëri që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë sure, Allahu i Lartësuar i tregoi Muhamedit historinë e Jusufit dhe vëllezërve të tij. Ai i tregoi se si e ngriti dhe nderoi Jusufin. Ai bëri që Jusufi të ketë një përfundim të mirë e të lëvduar. Allahu i Lartësuar e ndihmoi Jusufin duke i dhuruar pushtet, pasuri e famë në tokë, edhe pse vëllezërit e tij synuan të keqen për të. Në vijim, i Lartësuari thotë: - Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty. - Në këto ajete, Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit Muhamed dhe e njofton se ato ishin ngjarje të panjohura e histori të shkuara, të cilat vetë Ai po ia shpallte, për t’i mësuar Profetit urtësi të shumta prej tyre. Ato shërbejnë edhe si mësim e kërcënim për ata që kundërshtojnë rrugën e Profetit (a.s.) dhe i kundërvihen atij. - Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre. - Ti nuk ishe mes tyre, që të dëshmoje ato ngjarje të largëta në kohë. Nuk ishe i pranishëm kur ata vendosën ta hidhnin Jusufin në pus dhe kur ata thurën plane e intriga kundër tij. Ishte Allahu Ai që t’i tregoi ty këto histori deri në detaje, nëpërmjet Shpalljes që të zbriti. I Lavdëruari thotë në një ajet tjetër: “Këto janë disa nga lajmet e fshehta, që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri - tjetrin.” [Al Imran 44]. Në këto ajete, i Lavdëruari na tregon se Muhamedi ishte Profeti i Tij dhe se ishte vetë Allahu Ai që ia zbuloi Muhamedit ato histori të vërteta të së shkuarës. Në këto histori ka mësime të vyera, që i mundësojnë njeriut të ruhet e shpëtojë nga çdo e keqe, qoftë në lidhje me çështjet e fesë dhe të besimit, qoftë në lidhje me çështjet e dynjasë. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na tregon se shumica e njerëzve nuk e besojnë Shpalljen që iu dha Muhamedit: - Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti. - Në vijim, i Lavdëruari thotë: - Ti nuk po kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për kumtimin e të vërtetës. - Ti, o Muhamed, nuk kërkon prej tyre asnjë shpërblim për këshillat dhe ftesën madhështore drejt mirësisë, për këto udhëzime të vyera, të cilat i mundësojnë njeriut të përsosë gjendjen e tij. Duke kumtuar të vërtetën, ti synon veçse kënaqësinë e Allahut dhe përmirësimin e njerëzve. - Ai (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për mbarë botën. - Përmes Kur’anit, ata kujtojnë vazhdimisht atë që është në dobi të tyre dhe gjejnë udhën e drejtë e të qartë. Vetëm përmes këtij udhëzimi, ata mund të arrijnë shpëtimin nga çdo e keqe dhe lumturinë në dynja dhe ahiret.

Mus'haf Hape →
Nur 24:61 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… “Me të vërtetë, ndër më të mirat ushqime që keni ngrënë ndonjëherë është ai që e keni fituar me punën tuaj dhe nga fëmijët tuaj, që janë nga fryti i punës suaj." Në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na njofton për mirësinë që bën ndaj nesh dhe për faktin se nuk ka bërë ndonjë vështirësi në fenë e Tij, përkundrazi, na ka dhënë lehtësimet më të mëdha. Ai thotë: - Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve tuaj dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre, ose në shtëpitë e miqve tuaj. - Nuk ka asnjë gjynah dhe përgjegjësi për këto kategori njerëzish në vështirësi, nëse lënë ndonjë detyrë të Zotit, si xhihadi etj., që nuk mund të përmbushet për shkak të mangësisë dhe pamundësisë së tyre. Çdo lloj detyre e cila nuk mund të realizohet për shkak të paaftësisë të të shikuarit, paaftësisë për të ecur dhe sëmundjes, hiqet si detyrim nga këto kategori, për shkak të paftësisë së tyre për të plotësuar urdhëresën e Zotit. Të trija këto raste i bashkon i njëjti përshkrim: pamundësia për të përmbushur detyrimet nga Zoti. Ajeti fjalë për fjalë vjen kështu: “Nuk është gjynah për të verbërin, nuk është gjynah as për të çalin, nuk është gjynah as për të sëmurin dhe as për ju vetë,..." Pra, për kategorinë e katërt të përmendur në ajet, Zoti nuk thotë se “nuk është gjynah”, por e kufizon atë, duke thënë: "dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja,..." Për tri kategoritë e para nuk e përkufizon gjykimin se në ç'rast nuk kanë gjynah, ndërsa për kategorinë e fundit thotë se nuk kanë gjynah veçse për rastet e përmendura në vijim, pra: "dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj...". Pra, nuk ka gjynah që të hahet nga shtëpitë e fëmijëve tuaj. Kjo përkon me hadithin e Profetit (a.s), kur thotë: “Ti dhe pasuria jote jeni të babait tënd”. Ose në hadithin tjetër, kur thotë: “Me të vërtetë, ndër më të mirat ushqime që keni ngrënë ndonjëherë është ai që e keni fituar me punën tuaj dhe nga fëmijët tuaj, që janë nga fryti i punës suaj." Në fakt, në ajet thuhet: “nga shtëpitë tuaja” dhe, sigurisht, që nuk e ka fjalën për shtëpinë e vetë personit, sepse është normale që kjo të jetë e lejuar, ndërkohë që në fjalën e Allahut nuk mund të gjesh asgjë që është e panevojshme. Kështu, është fjala për shtëpitë e fëmijëve tanë, në të cilat mund të mendohet se mund të jetë gjynah nëse hamë në to. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: "...që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre, ose në shtëpitë e miqve tuaj." Të gjitha këto kategori janë të njohura. Ajo që ka nevojë për sqarim është fjala e Tij: "...ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre". Bëhet fjalë për shtëpitë që janë nën ruajtjen tonë, me cilësinë e kujdestarit. Disa janë të mendimit se është fjala për shtëpitë e skllevërve, por mendimi i parë është më i saktë, sepse për rastin e pronarëve nuk thuhet "...ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre", por thuhet “të atyre që i keni në pronësinë tuaj”. Pastaj shtëpia e skllavit dhe ai vetë i përkasin zotërisë së tij. Pra, është e panevojshme të thuhet se nuk është gjyjah që njeriu të hajë nga shtëpia e vet, siç e sqaruam më sipër. Kur Allahu i Madhëruar thotë se nuk është gjynah që të hamë nga këto kategori, është për qëllim ngrënia pa leje, gjë e cila kuptohet nga konteksti. Kështu, është mëse e zakonshme dhe e pranueshme që muslimanët të hanë e të pinë nga ushqimi i njëri tjetrit, për shkak të afërsisë mes tyre dhe tolerancës së ndërsjelltë, që të përfitojnë nga njëri -tjetri përmes afërsisë farefisnore, administrimit të përbashkët ose sadakasë. Nëse supozohet se dikush nuk e lejon këtë lloj përfitimi për shkak të kopracisë së tij, atëherë nuk lejohet të hash dhe është gjynah nëse e bën duke marrë parasysh urtësinë e këtij lejimi dhe kuptimin e tij. - Nuk është gjynah të hani bashkërisht ose veças. - Të gjitha këto janë të lejuara. Kështu, lejohet që pjesëtarët e një familjeje të hanë të gjithë së bashku dhe lejohet që secili të hajë më vete. Me fjalë të tjera, nuk ka gjynah në një rast të tillë, por bashkimi është më i mirë dhe më i dobishëm, sesa ngrënia më vete. - Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Esselamu alejkum!) që është e bekuar dhe e bukur. - Ky lloj formulimi është përgjithësuar dhe përfshin të gjitha shtëpitë, si shtëpinë e vetë personit, ashtu edhe shtëpitë e tjera, qoftë në rastin kur ka njerëz në atë shtëpi, qoftë kur nuk ka njerëz në të. Domethënë, kur hyjmë në një shtëpi, urdhri është: "...përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-selamu alejkum), që është e bekuar dhe e bukur." Pra, jepini selam njëri -tjetrit. Allahu i Madhëruar ka thënë “përshëndetni me selam "veten tuaj", sepse të gjithë muslimanët janë si një trup i vetëm. Gjithashtu, muslimani e trajton muslimanin si veten e vet, në lidhje me mëshirën që tregon e ndien për të, në dashurinë e dëshirën për të mirë dhe dhembshurinë për njëri tjetrin. Kështu, përshëndetja me selam është e ligjëruar kur hyn në çdo shtëpi, pa asnjë ndryshim. Sigurisht që, përpara hyrjes, është detyrë marrja e lejes, sipas shpjegimit dhe hollësive të sqaruara nga Zoti. Allahu i Madhëruar e lavdëron përshëndetjen me selam, kur thotë: "...përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es - selamu alejkum), që është e bekuar dhe e bukur!" Kjo përshëndetje është në formën: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu - Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju”. Ose “ Es-selamu alejna ue ala ibadil -lahis-salihin - Paqja qoftë mbi ne dhe mbi gjithë robërit e mirë të Allahut!” Allahu e ligjëroi atë për ju dhe e bëri të jetë përshëndetja juaj e përjetshme. Ajo është mubareke - e bekuar dhe begatisjellëse, sepse ajo përmban selamin, që është ruajtja nga çdo mangësi e cenim, përmban mëshirë, begati, shtim të të mirave dhe rritje në mirësi. Ajo është gjithashtu, tajjibeh - e mirë dhe e këndshme, sepse është e dashur për Allahun. Si e tillë, ajo e lumturon atë që përshëndetet, si dhe sjell dashurinë e afrimitetin mes të përshëndeturve. Pasi na sqaroi këto norma të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar thotë: - Kështu jua qartëson Allahu urdhëresat e Tij që ju t’i kuptoni. - Këto ajete jo vetëm tregojnë dispozitat e Sheriatit, por shpjegojnë edhe urtësitë dhe dobitë që ato na sjellin. Këta ajete janë me qëllimin që: "...ju t’i kuptoni", që të kuptoni mirë mesazhet e Tij dhe të nxirrni dobi prej tyre, me logjikën dhe mendjen tuaj, kur të meditoni dhe t’i analizoni ato. Kështu, ju do të ndriçoheni gjithmonë e më shumë dhe do të bëheni më të mençur e më të urtë. Ju do të ndriçoheni, sepse njohja e saktë e ligjeve të Zotit e bën njeriun më të mençur dhe të urtë dhe ia shton aftësinë e të menduarit dhe të logjikuarit drejt. Ligjet e Sheriatit dhe analiza e Shpalljes për të nxjerrë këto ligje janë nga llojet më të larta të të medituarit dhe të analizimit të çështjeve, sepse kjo është Shpallje e Zotit dhe, si e tillë, nuk ka fjalë më të madhe se ajo. Ato ftojnë në virtytet më të larta dhe ligjet më të përkryera. Shkak për këtë ndriçim dhe forcim të aftësisë së të menduarit është edhe fakti se shpërblimi i Zotit jepet sipas llojit të punës. Duke qenë se besimtari e vë në përdorim logjikën për të analizuar dhe kuptuar drejt Shpalljen e Tij dhe për të përnxjerrë ligjet e porositë në të cilat Ai i fton njerëzit, Allahu e shpërbleu duke i ndriçuar mendjen. Në këto ajete gjejmë mbështetje për rregullin e përgjithshëm të Sheriatit, që thotë se zakonet dhe doket e njerëzve shërbejnë si posaçëruese ose reduktuese të teksteve të përgjithshme e përgjithësuese të Sheriatit, ashtu siç posaçërohen ose reduktohen ato nëpërmjet teksteve të tjera. Kështu, origjina e teksteve tregon se është e ndaluar që muslimani të hajë ushqimin e dikujt tjetër pa leje, por Allahu i Lartësuar i njoftoi se nuk kanë gjynah nëse e bëjnë diçka të tillë nëse është diçka e pranuar sipas zakoneve të njerëzve, të pranuara gjerësisht mes tyre. Për çdo çështje përfitimi, lejimin e së cilës Sheriati e ka lidhur ngushtë me lejen e dhënë nga pronari, nëse dihet leja e tij me fjalë ose sipas zakonit të përhapur ndër njerëz, atëherë ajo është e lejuar. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se babait i lejohet të përfitojë nga pasuria e fëmijës së tij, pa e dëmtuar atë, sepse Allahu e konsideroi shtëpinë e fëmij ëve si familjen e vetë prindit.Ajeti tregon se ata që administrojnë punët në shtëpi, siç është gruaja, motra etj., sigurisht e kanë detyrim që t’u japin të hanë vizitorëve që zakonisht vizitojnë shtëpinë e tyre. Lejohet bashkimi i kontributeve për ushqim qoftë kur hanë të gjithë bashkë, ose kur hanë veç e veç, edhe nëse kjo mund të bëjë që dikush të hajë më shumë se pjesëmarrësit e tjerë.

Mus'haf Hape →
Muminun 23:63–23:71 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… nga ndonjë bela e vështirësi. Pikërisht këta njerëz të padrejtë e keqbërës, kur t’i prekë dënimi i Zotit: - ... ata do të ngrenë zërat me lutje (për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Por zemrat e tyre (mohuesve) janë të verbuara... - Allahu i Madhëruar na përshkruan zemrat e atyre që mohojnë profetët dhe shpalljet e Tij, duke thënë se ato janë të zhytura në padituri e padrejtësi, harame e shkujdesje ndaj së vërtetës. Ata i kanë kthyer shpinën asaj dhe kjo i pengon ata nga Kur'ani. Atyre nuk u bëhet mbarë që të arrijnë te Kur'ani dhe asgjë prej tij nuk arrin në zemrat e tyre, siç thotë Zoti i Madhëruar: “Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë Botën Tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme. Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin) dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. E, kur ti (O Muhamed) e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen.” [Isra 45, 46]. Kështu, duke qenë se zemrat e tyre janë të zhytura në padituri e mohimin e së vërtetës, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të ulëta kufri dhe në kundërshtim me Sheriatin e Zotit, gjë që e bën të detyruar ndëshkimin e tyre. - ... dhe ata do të vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija. - Ata do të vazhdojnë të bëjnë punë të ulëta kufri e poshtërsie, por ti mos u çudit nga afatizimi i Zotit për ta dhe mosndëshkimi i tyre. Allahu i Urtë dhe i Plotpushtetshëm i afatizon ata, që të mund t'i kryejnë ato vepra që është shkruar se do t’i bëjnë. Por kur ata t'i bëjnë dhe t’i plotësojnë ato, atëherë do të tmerrohen kur t’i godasë zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut. - Kur Ne t’i dënojmë ata që kanë qenë të shfrenuar,... - Bëhet fjalë për ata që janë mësuar me luksin e stolitë e shumta të kësaj bote dhe asnjëherë nuk janë prekur nga ndonjë bela e vështirësi. Pikërisht këta njerëz të padrejtë e keqbërës, kur t’i prekë dënimi i Zotit: - ... ata do të ngrenë zërat me lutje (për ndihmë). - Do të ulërasin nga dhimbjet, të cilat duken shumë më të forta për shkak se nuk janë mësuar me to. Ata kërkojnë ndihmë me përgjërim, por do t'u thuhet: - Mos e ngreni zërin sot, sepse ju nuk keni për t'u ndihmuar nga Ne! - Duke qenë se nga Allahu nuk do t’u vijë asnjë ndihmë, ata do të dëshpërohen. As veten e vet nuk mund ta ndihmojnë dhe askush nuk do të vijë për t’i shpëtuar. Nëse dikush pyet: Po përse erdhën ata në këtë pikë? Përgjigjja është: - Sepse, kur ju lexoheshin ajetet e Mia, ju u kthenit shpinën dhe iknit. - Ajetet e Zotit ju lexoheshin që ju t’i besonit ato dhe të përkushtoheshit për të adhuruar Zotin dhe për të jetuar sipas ligjit të Tij, por ju refuzuat ta bënit diçka të tillë. Përkundrazi: - Tregoheshit arrogantë ndaj tij e me fyerje kundër tij natën bisedonit. - Ju tërhiqeshit dhe e lëshonit veten tërësisht drejt ligësisë. Me fjalë të tjera, nëse do të punonit e të besonit Kur'anin, ju do të përparonit drejt së mirës, por duke qenë se e refuzuat atë, u tërhoqët pas ligësisë, e kështu do të bini në gradën më të ulët. Jo vetëm kaq, por: “e fyenit në bisedat tuaja të natës." Kjo u drejtohet fillimisht arabëve, të cilëve u foli ky Kur'an dhe u thotë: “Ju lavdëroheshit dikur me Shtëpinë e Shenjtë, Qaben, dhe pretendonit se ishit më të mirë se njerëzit e tjerë, sepse ishit kujdesatarë të Qabes. Por kur ju erdhi e vërteta, ju shpifët fjalë të ulta për Kur'anin në bisedimet tuaja të përbashkëta të natës. Kjo ishte rruga dhe sjellja e mohuesve në lidhje me Kur'anin. Jo vetëm që e refuzonin, por edhe flisnin me njëri tjetrin e shpifnin kundër tij, siç thotë Zoti për ta: "Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!” [Fusilet 26]. Gjithashtu: "Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje?! Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë! [Nexhm 59 – 61]. Ose thotë: "Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë (Kuranin).” Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë. Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë!" [Tur 33, 34]. Duke qenë të bashkuar në të tilla poshtërsi, nuk ka dyshim se mbi ta do të zbresë ndëshkimi i Zotit. Dhe kur mbi ta të bjerë ndëshkimi, askush nuk ka për t’i ndihmuar. Nuk do të gjejnë asnjë që t’i luten për ndihmë dhe që mund t’ua ofrojë atë. Ata do të poshtërohen edhe më shumë me fjalë therëse, për shkak të veprave të tyre të këqija: - A nuk mendojnë ata thellë mbi fjalën e Allahut (Kur’anin),... – Pse nuk meditojnë rreth këtij Kur'ani? Kjo do të sillte imanin në zemrat e tyre, do t'i shëronte dhe do t’i shpëtonte nga kufri. Por ata i goditi një bela e madhe, për shkak të refuzimit dhe shpërfilljes së këtij Kur'ani. Kjo tregon se të medituarit në Kur'an sjell vetëm të mira dhe të mbron nga të këqijat. Ajo që i pengoi ata nga meditimi në Kur'an ishte fakti se zemrat e tyre ishin të kyçura. - ... apo mos u ka ardhur diçka (e re), që të parëve të tyre të lashtë nuk u pati ardhur? - Apo mohuan sepse Kur'ani solli diçka që binte ndesh me rrugën e të parëve të tyre? Ata e refuzuan Kur'anin dhe Profetin, sepse ndoqën rrugën e të parëve të tyre, që ishin të humbur. Ata kundërshtonin çdo rrugë që binte ndesh me rrugën e të parëve të tyre. Allahu na tregon fjalët e tyre, kur thotë: "Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”. Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.” [Zuhruf 23, 24]. Nëse do të kishit synim të ndiqnit të vërtetën, ju do ta bënit. Megjithatë, përgjigjja e tyre ishte: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.” - Apo mos, vallë, nuk e njohin të dërguarin e tyre (Muhamedin), prandaj dhe e refuzojnë atë?! – Vallë, e mohuan Shpalljen sepse Muhamedi ishte i panjohur mes tyre? Vallë, e refuzuan të vërtetën se nuk dinin sa duhej për Profetin e tyre, Muhamedin? Mos, vallë, thoshin: “Nuk e dimë kush është ai, nuk e njohim sinqeritetin e tij, prandaj kemi nevojë për njëfarë kohe, që ta njohin besnikërinë e tij?” Mos, vallë, thonë: "Prisni, sa të pyesim rreth tij ata që kanë përvojë!"? Por çështja nuk qëndronte aspak kështu. Ata e njihnin profetin Muhamed plotësisht. Të vegjlit dhe të mëdhenjtë ia njihnin Muhamedit virtytet e larta. Ata e njihnin shumë mirë sinqeritetin dhe besnikërinë e tij. Edhe para se të bëhej profet, e thërrisnin Emin - Besniku. Atëherë, përse nuk e pranonin besnikërinë dhe vërtetësinë e tij në Shpallje? Përse e refuzuan kur ai u solli nga Zoti të vërtetën e qartë, me besnikërinë më të madhe? - Apo mos thonë për të se "është i çmendur"? - Ata e konsideruan të çmendur. Për këtë arsye, thanë që të çmendurit nuk i merren për bazë fjalët dhe as që duhet dëgjuar. I çmenduri thotë përçartje të kota dhe fjalë pa lidhje e të ulëta. Por Allahu i Madhëruar u përgjigjet dhe ua hedh poshtë atyre këtë pretendim, kur thotë: - Jo, kurrësesi! Ai u ka sjellë atyre të Vërtetën, por e shumica e tyre e urrejnë të Vërtetën. - Përkundrazi! Ai ju solli një çështje shumë të rëndësishme. Shpallja që ju solli Muhamedi është e gjitha drejtësi dhe vërtetësi, pa asnjë dyshim në të. Në të, askush nuk ka për të gjetur kundërthënie e kundërshti. Atëherë, si mund ta quani të çmendur atë që e solli këtë shpallje madhështore nga Zoti?! Ky profet është besnik dhe në gradën më të lartë të përsosmërisë, në drejtim të diturisë, logjikës së plotë, dhe moralit të lartë. Madje, përkundrazi, ajo që ju pengoi që të besoni këtë njeri, i cili ju solli të vërtetën nga Zoti është fakti që ju e urreni të vërtetën. E vërteta më e madhe që ky njeri ju solli nga Zoti është urdhri për sinqeritet të plotë në përkushtimin e të gjitha adhurimeve veçse për Atë dhe për braktisjen e çdo adhurimi për ndonjë tjetër. Dihet mirë se sa shumë e urreni ju këtë. Ky profet e solli këtë të vërtetë të madhe nga Zoti, por ju e mohuat atë, sepse urreni mesazhin e vërtetë, e jo sepse keni dyshime në Profetin që u dërgua ndër ju: "Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty, por ata keqbërës mohojnë me forcë argumentet e Allahut." [En'am 33]. Nëse dikush thotë: përse të mos ishte e vërteta në përputhje me shijet dhe dëshirat e popullit, dhe kështu ata do të nënshtroheshin dhe do ta besonin atë profet? Allahu i Madhëruar i përgjigjet: - Sikur e vërteta të kishte qenë sipas dëshirave të tyre, sigurisht do të ishin shkatërruar qiejt e Toka dhe çdo gjë që gjendet në to. - Kjo do të ndodhte, sepse dëshirat e tyre janë të lidhura ngushtë dhe të ndërtuara mbi padrejtësinë, mohimin dhe cilësitë më të këqija e të ulëta. Nëse e vërteta do të shkonte pas dëshirave të atyre të humburve, do të shkatërroheshin qiejt e toka, sepse ato dëshira do të prishnin rregullin e funksionimit të gjërave. Nëse rregullimi dhe funksionimi i çështjeve ndërtohen mbi padrejtësinë e ligësinë, qiejt dhe toka do të shkatërroheshin, pasi ato qëndrojnë vetëm sepse janë të ndërtuara mbi drejtësinë e mirësinë e Zotit. - Ne u sollëm atyre Këshillën (Kur’anin),... - Ne u dhamë këtë Kur'an, që i kujton dhe i nxit ata për çdo të mirë. Përmes mirësive dhe Kur'anit, do të lartësohet fama dhe krenaria e tyre ndër njerëz. Nëse do të zbatojnë këtë Kur'an dhe do ta ndërtojnë jetën e tyre sipas tij, ata do të jenë udhëheqës të botës. - ... por ata i kthyen shpinën. - Kjo është fatkeqësia më e madhe për ta. Nëse Zoti të privon nga kjo mirësi, atëherë je zhytur në fatkeqësinë më të madhe. Kjo ndodh nëse shpërfill ftesën bujare të Zotit, siç thotë i Madhëruari: "Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata." [Teube 67]. Ose: "Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit." [Hashr 19}. Kur'ani, ashtu si edhe Profeti të cilit iu shpall ky libër, është mirësia më e madhe që ju dha këtij populli, por ata iu kundërvunë me mohim. A ka privim më të madh sesa ky? Fundi i këtij privimi është humbja dhe dëshpërimi më i madh.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:51–19:65 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… që thuri petka, që hulumtoi studimin e yjeve dhe i patën ardhur tridhjetë sahife. Fama e tij është e lartë, e thuhet mos është ngritur në qiellin e katër, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Musai ishte pejgamber i dalluar i Zotit, ngase përmendet që Zoti e afroi aq afër sa që i dëgjoi fjalët e Tij, sipas lutjes tij ia dërgoi vëllain Harun që t'ia forcojë krahun. TË gjithë pejgamberët janë besnikë në fjalën e dhënë, por besnikëria e Ismailit u vërtetua në mënyrë konkrete, kur i premtoi babait e do të jetë i durueshëm kur do ta therë ai dhe vërtet qe i durueshëm. Idrisi është një nga gjyshërit e Nuhut, është i pari i dërguar pas Ademit, i pari që përdori lapsin, që thuri petka, që hulumtoi studimin e yjeve dhe i patën ardhur tridhjetë sahife. Fama e tij është e lartë, e thuhet mos është ngritur në qiellin e katër, apo të gjashtë" Këta dhjetë pejgamberë, që përmendën në këtë kaptinë, ishim vetë të udhëzuar prej Zotit dhe udhëzuan sa mundën edhe të tjerë. Sa berë që përmendej ndojë fjalë a argument i Zotit, bënte përshtypje të madhe në zemrat e tyre sa që duke qarë i përuleshin me respket Madhërisë së Tij. risi ishte prej pasardhësve të Ademit, Nuhu prej Idrisit, Ibrahimi, prej Nuhut, prej Ibrabimit ishin: Ismaii, Is-baku e Jakubi; prej Jakubit: Musai, Haruni, Zekerijai, Jahjai dhe Isai, Thuhet se mes Ademit e Nuhut ishin njëmijë vjet, e edhe prej Nuhut deri te Tbrahimi po ashtu njëmijë vjet Fjala "Gaja" ka kuptimin: dështim, dëm, shkatërrim, e sipas disa shpjegimeve është përoi më i keq në xhehenem prej të cilit të gjitha xhehenemet i ruhen fuqisë së zjarrit të tij. Banuesit e xhenneteve të Adnit nuk do të dëgjojnë fjalë të këqija, por vetëm selam. Selam do të thotë: paqë, qetësi, jetë pa brenga. Atë selam ia shprehin njëri-jetrit, ose atyre ua shprehin melaiket. Edhe feja jonë është selam, ështe paqë, ata që kultivojnë kitë fe në shpirtin e tyre jane të qetë, janë pa brenga, janë të Thuhet se Pejgamberit tonë, Muhammedit, iu paska vonuar për disa ditë Xhibril, e Pejgamberi i paska thënë: "O Xhibril, çka të pengon që të na vizitosh më shumë se sa na viziton" (Bakaria). Atëherë i shpallët Ajeti, ku thuhet se ne engjëjt zbresim vetëm me kjen dhe me urdhërin e Zotit, e Ai e di më së miri kur duhet të vijmë.

Mus'haf Hape →
Bejine 98:1–98:8 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… por jo për hirë të Zotit, për të nuk ka shpërblim, anipse ka shpëtuar prej ndëshkimit për të, - as të urdhëruara e as të ndaluara, p.sh., ngrënia, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ithtarët e librit, jehudi dhe të krishterë, si dhe idhujtarët, nuk i shmangeshin besimit të tyre të kotë, derisa u erdhi Pejgamberi Muhammed dhe ua sqaroi gabimin e tyre, i udhëzoi dhe i thirri për në rrugën e drejtë. Pastaj disa prej tyre i pranuan ato mësime dhe gjetën të vërtetën. Atyre Pejgamberi nuk u ligjëronte tjetër pos atë që ishte e drejtë, e vërtetë, pra rregulla e norma të vlefshme, që disa prej tyre kanë qenë të shënuara edhe në librat e mëparshëm. Ai i këshillonte pra, të jenë të sinqertë në adhurimet e tyre, çdo gjë të bëjnë vetëm për Zotin e tyre dhe të largohen prej gjërave të kota, ashtu siç ishte i larguar prej tyre babai i pejgamberëve Ibrahimi. Falja e namazit, dhënia e zeqatit janë shenja të një besimi të drejtë. Para se të dërgohej Muhammedi Pejgamber, ithtarët e librit ishin të pandarë në bindjen e — I aa — tyre se do të vijë një pejgamber, pse ashtu e kishin të shënuar në librat e tyre, dhe mezi e pritnin për t'iu kundërvënë idhujtarëve politeistë. Kur erdhi Muhammedi pejgamber, ata u ndanë dhe e kundërshtuan për shkak se erdhi prej arabëve, pse disa idhujtarë arabë që kishin qenë të pa fe dhe që kishin qenë më të gabuar se ithtarët e librit, u bënë myslimanë dhe filluan tua udhëheqnin fenë islame. Ithtarët e librit para ardhjes së Muhammedit,nuk ishin pabesimtarë,ndërsa idhujtarët, po,mirëpo,kur Muhammedi,erdhi Kur'ani,që mësonte sikurse edhe librat e tjerë,ithtarët e librit nuk besuan atëherë mbetën si idhujtarët, pse mohuan Kur'anin, pra mohuan edhe librin e vet. Formaliteti në adhurime ose në veprime, është i përbuzur dhe nuk sjell kurrfarë dobie. Dijetarët veprat i kanë ndarë në tri lloje - të urdhëruara, obligime. Sinqeriteti në këto vepra është që ato të kryhen për hirë të Zotit, e nëse qëllimi është diçka tjetër, vepra e tillë është e refuzuar, - të ndaluara. Nëse të ndaluarën e braktis për hirë të Zotit, për të ka shpërblim, nëse e braktis, por jo për hirë të Zotit, për të nuk ka shpërblim, anipse ka shpëtuar prej ndëshkimit për të, - as të urdhëruara e as të ndaluara, p.sh., ngrënia, fjetja, etj. Nëse e bën pa ndonjë qëllim të caktuar, nuk ka shpërblim, e nëse e bën me qëllim të caktuar, ka shpërblim, fjala vjen: hanë për të fituar fuqi për adhurim e punë të tjera të mbara, martohet për të mos kaluar në amoralitet etj. Falënderoj Allahun e madhëruar!

Mus'haf Hape →
Enbija 21:83–21:84 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në krenarinë Tënde, që nuk kam për ta ngritur kokën kurrë nga sexhdja, derisa të largosh këtë bela prej meje!” Dhe, vërtet,ai nuk engriti kokën, derisa Allahu ia …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “(Kujto) Edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Mua më ka gjetur një e keqe dhe Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit!” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth Ejubit, (a.s), për fatkeqësinë dhe se si u sprovua ai në pasurinë, fëmijët dhe në trupin e tij. Ai kishte pasuri të madhe, bagëti dhe të mbjella, shumë fëmijë dhe shtëpi të rehatshme. Allahu i Lartësuar dëshiroi ta sprovonte në këto pasuri, prandaj ato iu zhdukën të gjitha. Më pas, ai u sprovua edhe në trupin e tij me sëmundjen e lebrës, e cila preku të gjithë trupin e tij, përveç zemrës dhe gjuhës së tij, nëpërmjet të cilave ai përkujtonte Allahun Krenar dhe të Lartësuar. Profeti ﷺ ka thënë: 1818. “Njerëzit me sprovat më të vështira dhe belatë më të mëdha janë profetët, pastaj njerëzit e mirë, dhe pastaj ata që janë më të ngjashëm me ta.” Ejubi (a.s) ishte një shembull i jashtëzakonshëm me durimin që tregoi, një shembull për të gjithë botën. Zejd Ibn Mesira ka thënë: “Kur Allahu i Lartësuar e sprovoi Ejubin (a.s) me humbjen e fëmijëve dhe të pasurisë, ai lutej në formën më të bukur dhe më të mirë. Pastaj ai tha: “Të lavdëroj dhe përlëvdoj Ty, o Zoti i gjithë zotëruesve, se ti më ke dhuruar shumë të mira! Ti më dhurove pasuri, fëmijë dhe në zemrën time nuk mbeti hapësirë pa u pushtuar nga këto pasuri! Më pas, Ti m’i more ato dhe ma zbraze zemrën tërësisht nga pasuritë e kësaj bote. Tashmë mes meje dhe Teje nuk ka asnjë pengesë! Sikur armiku im, Iblisi i mallkuar, ta dinte këtë mirësi që më dhurove, do të më kishte zili!” 34 Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Abdullah Ibn Ubej Ibn Umejri 35, se: “Ejubi kishte dy vëllezër (miq të afërt), të cilët shkuan tek ai për vizitë, por nuk mundën t’i qëndronin afër, për shkak të duhmës së plagëve të tij, prandaj i folën që larg, pa iu afruar. Ndërkohë, njëri prej tyre i tha tjetrit: “Sikur Allahu të shihte ndonjë mirësi tek Ejubi, nuk do ta sprovonte me këtë bela, që e ka rënduar kaq shumë!” Kur i dëgjoi këtë fjalë, Ejubi u trishtua thellë, si kurrë më parë, dhe tha: “O Zoti im, ti e di mirë që unë kurrë nuk kam fjetur ndonjëherë i ngopur, nëse kam ditur se diku është një i uritur. Nëse jam i vërtetë në këtë fjalë, ma shfaq (O Zoti im) vërtetësinë e saj!” Në atë moment, atij i erdhi pohimi nga qielli, ndërkohë që ata të dy dëgjonin. Pastaj ai tha: “O Zot, unë kurrë nuk kam mbajtur për veten time dy rroba për të veshur, kur e kam ditur që diku është dikush që ka pasur nevojë për t’u veshur. Nëse jam i vërtetë në këto fjalë, ma shfaq (o Zoti im) vërtetësinë e tyre!” Dhe atij i zbriti pohimi nga qielli, ndërkohë që ata të dy dëgjonin. Pastaj tha: “O Zot i Madh, po të lutem me krenarinë Tënde!” Më pas b ëri sexhde dhe u lut: “O Zoti im, po të lutem dhe betohem në krenarinë Tënde, që nuk kam për ta ngritur kokën kurrë nga sexhdja, derisa të largosh këtë bela prej meje!” Dhe, vërtet,ai nuk engriti kokën, derisa Allahu ia largoi.” 36 Ibn Ebu Hatimi sjell këtë hadith nga Ibn Abasi: “Allahu i Lartësuar i veshi Ejubit një rrobë të bukur prej Xheneti dhe ai u veçua dhe u ul diku në një kënd. Kur erdhi gruaja e tij, nuk e njohu dhe i tha: “O rob i Allahut, ku shkoi ai i sprovuari me atë sëmundje, që ishte këtu? Mos vallë, e morën qentë apo ujqërit?” Dhe vazhdoi kështu, me të tilla fjalë. Atëherë, ai i tha: “E mjera ti, unë jam Ejubi!” - “A po tallesh me mua, o rob i Allahut?! - i tha ajo. Ndërsa ai ia ktheu: “E mjera ti, unë jam Ejubi! Allahu ma riktheu trupin dhe shëndetin që kisha.” 37 Sërish Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti ﷺ ka thënë: 1819. “Kur Allahu i Lartësuar ia riktheu shëndetin Ejubit, bëri që nga qielli të binin lingota floriri të pastër në madhësinë e një karkaleci. Ejubi filloi t’i mblidhte me duar dhe t’i fuste në rrobën etij. Ai mblodhi e mblodhi, derisa iu tha: “O Ejub, a s’u ngope? A nuk është mjaft?” Ejubi tha: “O Zoti im, e kush është ai që ngopet me mëshirën dhe mirësitë e Tua!” Baza e këtij hadithi është në dy Sahih-ët dhe do të përmendet në një ajet tjetër. - “Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam ato vuajtje dhe ia bëmë familjen e tij dyfish nga mëshira Jonë. ” - Muxhahidi shpjegon se, më pas, Ejubit iu tha: “Familja jote do të bashkohet me ty në Xhenet. Megjithatë, si të dëshirosh ti, ose i sjellim ata tek ty, ose i lëmë ata atje në Xhenet dhe t’i zëvendësoj - më me të tjerë si ata!”Ejubi tha: “Dua që ata të rrinë në Xhenet!” Kështu, ata u lanë në Xhenet dhe Allahu i Lartësuar ia zëvendësoi me tjerë në këtë botë, duke i dhënë të ngjashëm me ta. Vëreni me kujdes, kur Allahu i Lartësuar thotë: “... nga mëshira Jonë”. Pra, këtë e bëmë nga mëshira Jonë e madhe për të. - “Ne e bëmë atë si kujtim për të gjithë adhuruesit (e devotshëm).” - E bëmë këtë, që të jetë shembull dhe që të sprovuarit të mos mendojnë asnjëherë se i sprovojmë për shkak se janë të përçmuar. Le të jetë Ejubi (paqja e Zotit qoftë me të!) shembulli i tyre për durimin e treguar ndaj përcaktimit të Allahut, ndaj sprovave që Ai i cakton për adhuruesit e Tij, ashtu si Ai dëshiron. Le ta kuptojnë se Allahu është absolutisht i urtë në çdo gjë që përcakton për robërit e Tij.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:65–8:66 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… nëse përpiqesh për të ngritur lart fjalën e Allahut! Kujtoju, gjithashtu, dëmet e mëdha që sjell burracakëria dhe frika prej luftës! Këto janë cilësi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij, duke i thënë: - “O Profet! Nxiti besimtarët për të luftuar!” - Nxiti besimtarët, që të kenë vullnet e ambicie për të luftuar në rrugën e Zotit. Bëju thirrje atyre për xhihad në rrugën e Zotit dhe mësoju që kurrë të mos e braktisin atë! Përmendju dobinë dhe shpërblimin e pamatë që Allahu i Lartësuar ka rezervuar për trimat e guximshëm dhe të duruar! Kujtoju mirësitë dhe begatitë e mëdha që dhurohen në dynja dhe ahiret, nëse përpiqesh për të ngritur lart fjalën e Allahut! Kujtoju, gjithashtu, dëmet e mëdha që sjell burracakëria dhe frika prej luftës! Këto janë cilësi poshtëruese, që cenojnë fenë dhe personalitetin e njeriut. Besimtari nuk mund të jetë kurrë burracak e frikacak. Përkundrazi, cilësi të pandashme të tij janë trimëria dhe guximi. E si të jetë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! Nëse ju ndieni dhimbje, (dijeni se) edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Ditur e i Urtë”. ”. [Nisa 104]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Nëse prej jush janë njëzet veta durimtarë (e të paepur), do të mundin dyqind; nëse janë njëqind, do të mundin një mijë jobesimtarë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” - Kështu, një besimtar i vërtetë dhe i sinqertë, trim dhe i guximshëm mund të sfidojë dhjetë jobesimtarë. Kjo ndodh sepse, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: ata janë njerëz që nuk kuptojnë. Ata nuk kanë asnjë lloj njohurie rreth mirësive të mëdha që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e Tij. Mohuesit e Zotit luftojnë në emër të kryelartësisë, arrogancës dhe sundimit të padrejtë, duke përhapur poshtërsitë dhe mosbesimin. Ndërsa besimtarët e sinqertë e kuptojnë dhe e dinë shumë mirë qëllimin e luftës kundër mohuesve, që është lartësimi i fjalës së Allahut, shfaqja, përhapja dhe triumfi i fesë së Tij, mbrojtja e Librit të Allahut dhe arritja e shpërblimeve të mëdha prej Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto nxisin tek besimtarët guximin, trimërinë, durimin dhe të qëndrueshmërinë në këtë luftë. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dëshiroi t’ua lehtësonte besimtarëve këtë çështje, prandaj u tha: - “Allahu ju ka sjellë tashmë një lehtësim sepse Ai e di se keni një pikë të dobët.” - Allahu i Lartësuar e di shumë mirë dobësinë tuaj, prandaj me butësinë dhe mëshirën e Tij, ju bëri disa lehtësime: - “Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse jeni një mijë, atëherë, me ndihmën e Zotit, do t’i mundni dy mijë. Allahu është me durimtarët.” - Ky do të jetë rezultati, me mbështetjen tek Allahu i Lartësuar. Në pamje të parë, duket sikur këto ajete thjesht na njoftojnë rreth gjendjes së besimtarëve, të cilët, me mirësinë e Allahut, nëse formojnë një numër të caktuar, do të arrijnë atë rezultat të premtuar në luftën kundër jobesimtarëve, pasi besimi kultivon guxim e trimëri. Në të vërtetë, kjo përbënte edhe një dispozitë, që Allahu i Lartësuar ua ngarkoi besimtarëve të parë. Në fillim, atyre nuk u lejohej të largoheshin nga fushëbeteja, edhe nëse raporti me qafirët ishte një me dhjetë. Por më vonë Allahu i Lartësuar ua lehtësoi këtë dispozitë, dhe kështu atyre nuk u lejohej që të largoheshin nga fushëbeteja nëse armiqtë ishin sa dyfishi i tyre, e po të ishin më tepër se kaq, atëherë besimtarëve u lejohej të largoheshin. Por këtu shfaqen dy probleme: Së pari, ajeti vjen në formë dëftore dhe, rregullisht, fjalitë në dëftore nuk merren dhe as nënkuptohen si urdhra, që zakonisht vijnë në formë urdhërore. Së dyti, në ajet, fitorja e muslimanëve kundrejt raportit numerik të përmendur, është kushtëzuar me të qenurit e muslimanëve të durueshëm dhe të stërvitur për të qenë të qëndrueshëm. Nga kjo kuptohet se, nëse nuk e plotësojnë këtë kusht, nëse duket qartë se nuk mund t’ia dalin në përballjen me armiqtë, atëherë muslimanët mund të largohen nga fushëbeteja kur armiqtë janë sa dyfishi i tyre ose edhe më pak. Kështu kuptohet qëllimi i ajetit dhe urtësia e Zotit. Në përgjigje të pikës së parë është thënë: Ajeti vjen në formë dëftore për të përcjellë një mesazh të bukur dhe të rëndësishëm, gjë që nuk do të kuptohej nëse do të ishte në formë urdhërore. Kështu, në formë dëftore, përveç faktit që urdhëron për diçka, ajeti shërben edhe si përforcues i zemrave të besimtarëve, duke i përgëzuar se do të fitojnë mbi mohuesit. Ndërsa rreth pikës së dytë është thënë se qëllimi i kushtëzimit të fitores me të qenurit durimtarë e të qëndrueshëm është inkurajim për besimtarët që të kultivojnë durimin. Ajeti sikur u thotë atyre: O besimtarë, është detyrë për ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme që urdhëron Zoti, në mënyrë që të arrini fitoren. Duke patur edhe besimin e pastër në zemër, ju premtohet fitorja, premtim që Allahu i Madhëruar jua jep edhe nëse jeni shumë më pak në numër sesa jobesimtarët.

Mus'haf Hape →
Zumer 39:36–39:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të gjithë për të të bërë ndonjë dobi, por që Allahu nuk e ka shkruar për ty, kurrë nuk do të mund të të sjellin dobi. Tashmë fletët janë tharë dhe lapsat janë ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?” - Allahu i Madhëruar është plotësisht i mjaftueshëm për t’i ndihmuar e mbështetur ata të cilët e adhurojnë Atë me dashuri e nënshtrim të plotë dhe i mbështeten tërësisht Atij. Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Fadalete Ibn Ubejdete Ensari, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2273. “Ka fituar çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe ai që është udhëzuar në Islam, ka rizk të mjaftueshëm dhe është i kënaqur me atë.” Hadithin e sjein Nesaiu dhe Tirmidhiu, i cili e ka gjykuar si të saktë. - “Kurse ata të frikësojnë ty me zota të tjerë.” - Disa idhujtarë e kërcënonin Profe - tin e Allahut me ndëshkimin që gjoja mund t’i sillnin idhujt e tyre, të cilët ata i adhuronin me injorancë dhe humbje të plotë. - “Atë që e ka humbur Allahu askush nuk mund ta udhëzojë. Ndërsa atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta humbë. A nuk është Allahu Ngadhë - njimtari, që ndëshkon me drejtësi?” - Allahu i Lartësuar është Aziz, pra, i Pacenueshëm, njëkohësisht Triumfues mbi gjithçka. Kështu, askush nuk do të mposhtet dhe cenohet, nëse i mbështetet madhështisë së Tij. Ai është edhe El Muntekim, Ndëshkuesi i ashpër. Askush nuk e ka ndëshkimin si Ai. Ndëshkimi i Tij pret çdonjë që e mohon Atë, që i shoqëron idhuj dhe të adhuruar të tjerë, që i kundërvihet dhe që lufton kundër Profetit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë në vijim: - “Nëse i pyet ata se, kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” - Kështu, idhujtarët e pranonin se Allahu Krenar dhe i Lartësuar është i vetmi Krijues i të gjitha gjërave, megjithatë, adhuronin edhe idhuj, të cilët janë krijesa pa asnjë pushtet dhe pa asnjë mundësi për të sjellë dëm apo dobi. - “Thuaju atyre: “Më tregoni për ata që ju i adhuroni veç Allahut! Nëse Allahu më sprovon me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe? Po nëse Allahu dëshiron të më dhurojë nga mëshira e Tij, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?” - Pra, ata nuk kanë asnjë grimë pushteti dhe mundësie për të bërë dobi apo dëm. Ibn Ebu Hatimi sjell për shpjegimin e këtij ajeti një hadith me senedin e tij deri tek Ibn Abasi, i cili ia atribuon Profetit ﷺ ,në të cilin thuhet. 2274. “Ruaje (përgjegjësinë dhe detyrat për) Zotin, që Zoti të të ruajë ty! Ruaje (përgjegjësinë dhe detyrat për) Zotin, që ta gjesh Atë para teje! Njihe Allahun në kohë begatie e mirësie, që Ai të të njohë në kohë vështirësie dhe shtrëngimi. Nëse lutesh, lutju vetëm Allahut dhe nëse kërkon mbështetje, mbështetju veçse Allahut. Dije se sikur e gjithë bota të mblidhej për të të dëmtuar me diçka që Allahu nuk e ka shkruar për ty, kurrë nuk do të arrijnë të të dëmtojnë. Dhe sikur të tuboheshin të gjithë për të të bërë ndonjë dobi, por që Allahu nuk e ka shkruar për ty, kurrë nuk do të mund të të sjellin dobi. Tashmë fletët janë tharë dhe lapsat janë ngritur...”. - “Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Vetëm Atij i mbështeten ata që dinë të kërkojnë mbështetje.”. - Thuaj që Allahu i Lartësuar më mjafton si mbështetës dhe ndihmës. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Ibn Abasi (r.a.) një hadith, që ia atribuon Profetit ﷺ : 2275. “Ai që dëshiron të jetë njeriu më i fortë, le t’i mbështetet Allahut të Lartësuar. Ai që dëshiron të jetë njeriu më i pasur, atëherë le të ndihet i pasur me atë që është në dorë të Allahut Krenar dhe të Lartësuar dhe jo me atë pasuri që ka në duart e veta. Kurse ai që dëshiron që të jetë më i nderuari ndër njerëz, le të jetë i devotshëm dhe të ketë frikë Allahun Krenar dhe të Lartësuar.”10 - “Thuaj: “O populli im! Veproni si të doni ...” - Ndiqni rrugën që keni zgjedhur, se do ta merrni atë që meritoni. Kjo fjalë duhet të konsiderohet si një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm. - “... se edhe unë do të veproj sipas times ...” - Sepse edhe unë do të veproj sipas rrugës sime, sipas udhëzimit që më ka dhënë Zoti. - “... dhe më vonë do ta mësoni ...” - Do ta mësoni shumë shpejt përfundimin dhe frytet e kësaj zgjedhjeje tuaj. - “... se kujt do t’i vijë dënimi poshtërues ...” - Do ta mësoni se kujt do t’i vijë ndëshkimi poshtërues në jetën e dynjasë. - “... dhe do ta përpijë dënimi i përjetshëm!” - Domethënë, ndëshkimi i përhershëm dhe i pashmangshëm në ahiret.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:58–33:73 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… Mbulimi i bukurive të trupit të gruas nuk është ndonjë gjest fanatizmi apo gjelozie, por ishte mjet me të cilin ngritej vlera e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Gratë e Pejgamberit dhe të besimtarëve urdhërohen të mbulohen ashtu që të dihen se janë gra të ndershme, i e të mos sulmohen prej rrugaçëve, pse në atë kohë kishte edhe gra që ishin robëresha, nuk ishin të strehuara te ndonjë burrë dhe si të tilla, njerëzit e pamoralshëm u vërsuleshin me fjalë e sjellje të këqija. Mbulimi i bukurive të trupit të gruas nuk është ndonjë gjest fanatizmi apo gjelozie, por ishte mjet me të cilin ngritej vlera e gruas. Të gjithë ata që përpiqeshin në ndonjë mënyrë ta njollosnin pastërtinë dhe autoritetin e fesë islame, ishin hipokritë, idhujtarë ose intrigantë që nuk i lënin të qetë as besimtarët e as besimtaret. Pejgamberi urdhërohet t'ju tërheqë vërejtjen për të pushuar prej atyre intrigave të tyre. Përndryshe ata do të dëbohen prej Medinës dhe do të ndiqen e do të vriten kudo që të gjenden, sepse ky është ligj i Zotit kundër fesatxhinjve. Në formë talljeje, disa njerëz e pyetnin Pejgamberin se kur do të jetë kijameti..? Kur'ani u përgjigjet se ai mund të jetë shumë afër, po si do që të jetë, duhet ta dijnë ata që nuk besuan se ata janë të mallkuar, se do të hudhen në zjarr, ashtu që fytyrat e tyre do t'i ekspozohen zjarrit sa në një anë e sa në anën tjetër dhe atëherë do të dëshprohen pse nuk besuan. Do të përpiqen t'ua hedhin fajin parisë që i udhëhoqi në rrugë të gabuar. I Musai ka qenë njeri shumë i turpshëm, andaj nuk ka mundur askush t'ia shohë trupin. Hipokritët shpifën trillime se ai ka të meta të lloj-llojshme trupore. Një ditë mënjanohet në një skutë për t'u larë, e teshat i lë mbi një gur. Kur doli nga uji dhe shkoi te rrobat, ato nuk i gjeti ku i kishte lënë, por në një vend tjetër më larg. Duke vajtur lakuriq te petkat e veta, ka has në një grup njerëzish që ia shohin trupin e tij të shëndoshë dhe ashtu demantohen të gjitha trillimet. Përgjegjësia e njeriut si halif në tokë, është shumë e madhe, andaj një përgjegjësi të tillë nuk do ta pranonin as trupat më të mëdhenj siç janë qiej, tokë e male. Mirëpo, pranimi i një përgjegjësie të tillë prej dikujt, ishte nevojë e domosdoshme, ngase përmes tij do të arrihej shfrytëzimi i begative të Zotit të krijuara për njeriun. Njeriu e pranoi emanetin dhe është përgjegjës për zbatimin e programit të Zotit, sipas të cilit i është garantuar secilit njeri jetë e lumtur edhe në këtë botë, e shpërblim i madh në jetën tjetër, e cila është qëllim përfundimtar. Me këtë emanet njerëzit janë vënë në sprovë. Fatlum është ai, që zbaton mësimet e Allahut, sepse është besnik i emanetit të besuar, e fatzi është ai që nuk llogarit për përgjegjësinë që e ka marrë përsipër dhe e mundon vetën e vet dhe tregohet xhahil. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i kaptinës "Ahzabë". Lavdëruar qoftë Allahu i madhërishëm!

Mus'haf Hape →
Bekare 2:249 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dijetarët dhe njerëzit e devotshëm mes tyre, që nisën që të ngrinin moralin e ushtrisë, duke i nxitur ata të ishin të qëndrueshëm dhe të durueshëm, dhe duke iu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton rreth Talutit, mbretit të bijve të Izraelit, dhe çastit kur ai doli në krye të ushtrisë së tij, e cila përbëhej prej 80 mijë vetësh, por Allahu është më i ditur. Ai, duke i folur ushtrisë, tha: - Kur Taluti u nis së bashku me ushtrinë, tha: “Allahu do t’ju sprovojë me një lumë. - Kuptimi: Allahu i Lartësuar do t’ju provojë durimin tuaj me një lumë. Ibn Abasi thotë që ishte fjala për lumin Sheriat (sot: Jordan), që kalon mes Jordanisë dhe Palestinës. Ai tha: - Ai që pi prej tij, nuk vjen (në luftë) me mua - Pra, ai që do të pijë nga uji i këtij lumi nuk do të vijë në luftë me mua dhe nuk do të jetë prej ushtarëve të mi. - e kush nuk e provon atë, përveç një kurbe me dorën e vet, ai vjen (në luftë) me mua.” - E kush nuk pi më tepër sesa një hurbë me dorën e vet, ai do të vijë në luftë me mua, pasi kjo nuk përbën gjynah. - Por ata pinë prej tij, me përjashtim të një pakice. - Ibn Abasi shpjegon: “Të gjithë ata që pinë vetëm një hurbë me dorën e vet e shuan etjen dhe u ngopën. Ndërsa ata që pinë shumë ujë prej lumit nuk u ngopën, por ngelën të etur. 76 mijë prej tyre pinë më tepër sesa u këshilluan dhe nuk e kaluan këtë provë. Vetëm 4 mijë luftëtarë ishin nga ata që mbetën me Talutin.” Ndërsa nga Bera Ibn Azibi përcillet se ka thënë: 399. “Shpesh ne diskutonim se shokët e Muhamedit ﷺ , të cilët luftuan me të në luftën e Bedrit ishin 300 e disa dhjetra, pikërisht aq sa ishte numri i shoqëruesve dhe ushtarëve të Talutit, të cilët kaluan lumin së bashku me të. Në fund, me të kaluan veçse ata që ishin besimtarë të sinqertë.” - E kur ai (Taluti) tok me besimtarët kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne nuk kemi fuqi sot të luftojmë kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij.” Por ata që ishin të bindur për takimin me Allahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla kanë triumfuar kundër ushtrive të mëdha, me dëshirën e Allahut.” Allahu është me durimtarët. - Kur Taluti së bashku me besimtarët kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne nuk kemi fuqi sot të luftojmë kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!” Por në këtë moment u angazhuan dijetarët dhe njerëzit e devotshëm mes tyre, që nisën që të ngrinin moralin e ushtrisë, duke i nxitur ata të ishin të qëndrueshëm dhe të durueshëm, dhe duke iu kujtuar se premtimi i Allahut është i vërtetë. Ata u kujtuan se ndihma dhe fitorja nuk është e lidhur domosdoshmërisht me numrin e madh apo përgatitjet dhe armatimin e rëndë të ushtrisë. Ata thanë: "Sa e sa grupe të vogla kanë triumfuar kundër ushtrive të mëdha me dëshirën e Allahut! Allahu është me durimtarët."

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që luftojnë për t’u përmendur (si trima), ka burra që luftojnë për nder e farefis, ka burra që luftojnë për të ngritur prestigjin dhe gradën e tyre ndër …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Edhe nëse ju nuk e ndihmoni, atë e ndihmon Allahu, - Nëse ju nuk i bëheni krah Profetit, ta dini se Allahu është Ndihmëtari dhe Kujdestari i tij. Allahu ka për ta ndihmuar e mbështetur Profetin e Tij, ashtu sikurse e ndihmoi më parë, kur: - si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok. Të dy ata ishin në shpellë, kur ai i tha shokut: “Mos u trishto, se Allahu është me ne.” - Kjo ndodhi vitin kur idhujtarët tentuan të vrisnin Profetin dhe ai doli fshehtas, së bashku me shokun e vet, besnikun Ebu Bekër Ibn Eb i Kuhafe, dhe emigroi për në Medinë. Fillimisht, ai u strehua në një shpellë, që quhet Guva e Kaut ( Garuth-theur) për tri ditë, në mënyrë që ata që e ndiqnin këmba - këmbës të tërhiqeshin nga kërkimet. Në një moment, kur armiqtë ishin shumë pranë tyre, Ebu Bekri pati frikë për Profetin e Allahut dhe mundësia se mos i zbulonin, por Profeti i Allahut e qetësoi duke i thënë: “O Ebu Bekr! Si mendon për dy njerëz, i treti i të cilëve është Allahu?” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enesi se Ebu Bekri i kishte rrëfyer njëherë: 1363. “Kur ishim në Guvën e Kaut, unë i thashë Profetit ﷺ“ :Nëse dikush nga ata tani ul sytë poshtë këmbëve të veta, do të na shohë!” Profeti i Allahut tha: “O Ebu Bekr! Si mendon për dy njerëz, i treti i të cilëve është Allahu?” [Buhariu dhe Muslimi]. Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të - Allahu i Lartësuar zbriti qetësinë në zemrën e Profetit, për ta ndihmuar, forcuar dhe për ta nxjerrë fitimtar atë. - dhe e fuqizoi me forca, që ju nuk i patë. - Domethënë, nëpërmjet melekëve të Tij. - Ai e poshtëroi fjalën e mohuesve, kurse fjala e Allahut është më e larta. - Ibn Abasi ka thënë: “Fjala e mohuesve ishte idhujtaria, ndërsa fjala e Allahut ishte dëshmia “Lâ ilâhe il-l’Allâh.” Në dy Sahihët gjendet hadithi nga Ebu Musa el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqu r prej tij!), i cili ka thënë: 1364. “O i Dërguari i Allahut! Ka burra që luftojnë për t’u përmendur (si trima), ka burra që luftojnë për nder e farefis, ka burra që luftojnë për të ngritur prestigjin dhe gradën e tyre ndër njerëz. Cili prej këtyre konsiderohet si luftëtar i rrugës së Allahut?” Profeti ﷺ tha: “Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugë të Allahut.” - Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. - Allahu është Krenar e Ngadhënjimtar në ndëshkimin e armiqve dhe fitoren kundër tyre. Ai është Ndihmëtari e Mbështetësi i Plotfuqishëm, për të gjithë ata që kërkojnë ndihmë në portën e Tij. Ai është gjithashtu i Urtë, për sa i përket fjalëve dhe veprave Tij.

Mus'haf Hape →
Shems 91:11–91:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Profeti i tyre. - “Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë ...” - Ai ishte më fatziu i atij popu - lli, Kedar Ibn Salif, ai i cili vrau devenë. Ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Themudi mohoi për shkak të arro - gancës së vet ... ” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth popullit të Themudit, që kundërshtuan Profetin e tyre besnik, i cili u solli të vërtetën nga Zoti i tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar i shkatërroi ata, për shkak të tiranisë, padrejtësive të mëdha dhe kalimit të kufijve. Këto vepra të shëmtuara u bënë shkak që ata të mohonin besimin e vërtetë dhe zemrat e tyre të mbusheshin me mohim dhe refuzim të të vërtetës, me të cilën erdhi Profeti i tyre. - “Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë ...” - Ai ishte më fatziu i atij popu - lli, Kedar Ibn Salif, ai i cili vrau devenë. Ai njihet edhe me emërtimin Uĥajmir Themud dhe është pikërisht ai i për të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri atë (devenë).” [Kamer 29]. Ai ishte një prijës, që i dëgjohej fjala dhe që populli i bindej. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Amar Ibn Jasiri, i cili tregon: “Profeti i Allahut i tha Aliut: 2877. “A të të tregoj për njeriun më fatzi mes njerëzve?” Ai tha: “Po, o i Dërguari i Allahut.” - “Në fakt, janë dy burra: Uhajmiri i Themudit, i cili theri devenë, kurse i dyti është ai që do të të godasë ty, o Ali, këtu, - pra, në kokë - duke bërë që të njomet kjo mjekër me gjak.” 235 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!”. - Profeti i tyre, Salihu (Paqja e Zotit qoftë mbi të!), i poro - siti: “Kini kujdes Devenë e Allahut ...”. Pra, kujdesuni për devenë e Allahut dhe mos guxoni ta prekni atë apo ta dëmtoni atë. Gjithashtu, mos e pengoni që të pijë ujë gjatë ditës së saj. Ajo kishte një ditë të përcaktuar për të pirë ujë në atë pus, kurse atyre u takonte dita tjetër, siç thuhet në ajetin tjetër: “Ai tha: “Ja, kjo është një deve. Ajo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër.” [Shuara 155]. - “Por ata nuk e besuan dhe e therën atë.” - Ata i hodhën poshtë porositë e Profetit dhe Shpalljen, sipas të cilës duhej të adhuronin Zotin dhe të nënshtroheshin dhe të jetonin sipas saj, dhe e vranë devenë, të cilën Allahu e nxori prej shkëmbit, si mre - kulli dhe dëshmi për vërtetësinë e Salihut si profet i Tij. - “Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndë - shkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi. ” - Allahu i Lartësuar u zemërua me ta dhe i shkatërroi tërësisht. Ndëshkimi erdhi njëlloj për të gjithë ata, se - pse të gjithë e dëgjuan dhe pranuan vendi - min e Uhajmirit për të vrarë devenë. Të gjithë ata, të vegjël dhe të mëdhenj, me - shkuj dhe femra, i shkuan pas atij fatziu. - “Dhe Ai nuk u frikësohet aspak paso - jave të atij ndëshkimi. ” - Allahu i Lartë - suar nuk i frikësohet askujt në vendimet që merr dhe pasojat e veprave të Tij. Allahu është më i ditur! 236 Ky është fundi i tefsirit të sures Shems. Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për çdo mirësi!”

Mus'haf Hape →