Kërko: sikur deri te ishte ngre

Nisa 4:172–4:173 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… sepse janë rob të nënshtruar dhe të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, si në aspektin e rububije-s, ashtu edhe në atë të uluhije-s. Askush të mos mendojë se ngritja …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi foli për teprimin e krishterëve në çështjen e Isait dhe konfirmoi se ai ishte robi dhe i dërguari i Tij, Allahu i Lartësuar tregon në këto ajete një realitet, kuptimi i të cilit është shumë i rëndësishëm për të gjetur të vërtetën. Ai thotë: - “Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur.” - Pra, as Isai dhe as melekët e afërt të Allahut të Madhërishëm nuk e konsiderojnë për ulje statusin si rob e adhurues të Allahut. Ata nuk do të tregoheshin kurrsesi arrogantë e të refuzonin këtë pozitë. Duke mohuar këtë cilësi për ta, Allahu i Lartësuar ka pohuar të kundërtën. Me fjalë të tjera, Isai dhe melekët e afërt të Zotit janë shumë të përkushtuar në adhurimin ndaj Zotit të tyre. Sigurisht, ata e meritojnë këtë nderim të madh, sepse janë rob të nënshtruar dhe të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, si në aspektin e rububije-s, ashtu edhe në atë të uluhije-s. Askush të mos mendojë se ngritja e Isait (a.s.), apo e dikujt tjetër, sipër gradës së krijesës është përsosmëri. Po kështu, edhe sjellja arrogante dhe mosbindja për adhurimin e Zotit nuk mund të jetë përsosmëri. Përkundrazi, këto janë qëndrime të dënueshme për krijesat. Prandaj i Lartësuari thotë: - “Ai që i largohet adhurimit të Tij dhe bëhet mendjemadh, (le ta dijë se) Ai (Allahu) do t’i tubojë të gjithë para Tij (për llogarinë me drejtësi) .” - Allahu do t’i ringjallë të gjitha krijesat dhe do t’i tubojë përpara Tij, pa përjashtim, si kryeneçët dhe të pabindurit, ashtu edhe adhuruesit e Tij besimtarë. Ajo është dita kur Ai do të gjykojë me drejtësi dhe do të shpërblejë sipas meritës. Pastaj i Lartësuari e shtjellon këtë gjykim të Tij kur thotë: - “Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ai do t’ua përmbushë shpërblimin e merituar dhe do t’ua shtojë atë më shumë, prej mirësisë së Tij. ” - Për ata të cilët kanë edhe besimin e drejtë, edhe veprat e mira në përputhje me këtë besim, qofshin ato vepra të detyruara apo të pëlqyeshme ; për ata që jetojnë me dinjitet, duke respektuar të drejtat e Zotit dhe të drejtat e krijesave; për të tillët, pra, Allahu i Lartësuar ka premtuar se do t’ua japë të plotë shpërblimin e premtuar. Por jo vetëm kaq: Ai premton se do t’ua shtojë edhe më shumë shpërblimin, prej bujarisë së Tij. Ai do t’u japë atyre të mira, që kurrë nuk do të mund t’i arrinin me punën e tyre dhe që kurrë nuk u ka shkuar në mend se ekzistonin apo që do të mund t’i arrinin. Ato janë mirësi të Xhenetit në ushqime, pije, pamje e marrëdhënie. Ato janë kënaqësi të zemrës, shpirtit dhe të trupit. Në këtë premtim të Allahut të Lartësuar hyjnë, gjithashtu, edhe mirësitë e dynjasë. - “Ndërsa ata që i largohen adhurimit të Tij dhe tregohen kryeneçë, do t’i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm...” - Të gjithë ata që tregohen kryeneçë dhe nuk nënshtrohen për të adhuruar Allahun e Lartësuar, Ai ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhimbshëm. Ky ndëshkim është zemërimi i Allahut dhe Zjarri i ndezur fort, që shkakton dhimbje të thella në trup e në shpirt. - “...dhe nuk do të gjejnë për veten e tyre asnjë mbrojtës a ndihmëtar tjetër, veç Allahut.” - Asnjë krijesë nuk do të mund t’u dalë në ndihmë, që ata të mund të arrijnë ndonjë të mirë. Askush nuk do mund t’i ndihmojë për të shpëtuar nga e keqja dhe dënimi. E si mund të ndodhë kjo, kur ata i ka braktisur më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve dhe i ka lënë të vuajnë ndëshkimin e përjetshëm?! Askush nuk mund të ndryshojë gjykimin dhe vendimin e drejtë të të Lartësuarit.

Mus'haf Hape →
Araf 7:138–7:141 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në të gjitha këto aspekte? Ky është krim shumë i rëndë. Për t’ua bërë edhe më të kuptueshëm fajin e tyre të rëndë, Musai u tha: Si kështu, kur është pikërisht Ai që ju ngriti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Bijtë e Izraelit i kaluam përtej detit. Atje hasën në një popull që ishte i përkushtuar në adhurimin e idhujve.” - Allahu i Lartësuar na tregon se ç’ndodhi me bijtë e Izraelit pasi shpëtuan nga Faraoni, që u shkatërrua bashkë me ushtrinë e tij mu para syve të tyre. Kështu, ata kaluan pranë një populli, që adhuronin me përkushtim disa statuja. Ata u luteshin dhe u bënin blatime të shumta, duke shpresuar mirësi e mbarësi prej tyre. Por çuditërisht, njerëzit e Musait, edhe pas gjithë atyre shenjave madhështore që Allahu i Lartësuar u shfaqi, me injorancën dhe mendjelehtësinë e tyre, i thonë Musait: - “Ata i thanë: “O Musa! Na bëj edhe neve një zot, si zotat që kanë ata!”.”. - O Musa, na lejo që edhe ne të kemi idhuj, siç kanë këta, që të na eci mbarë. Por Musai u thotë: - “Ai u tha: “Ju qenkeni, vërtet njerëz të paditur."” - E ku ka injorancë më të madhe se ajo e atij që nuk njeh e nuk respekton Zotin e vërtetë, Krijuesin e gjithësisë? Pikërisht prej kësaj injorance të thellë, ata dëshironin të adhuronin idhuj, të cilët nuk kanë në dorë as dëm dhe as dobi, nuk kanë pushtet që të japin jetë dhe as ta marrin atë, nuk kanë pushtet që të ringjallin, të marrin në përgjegjësi dhe të shpërblejnë, ashtu siç bën Allahu i Lartësuar, Krijuesi madhështor, i Vetmi që i ka këto atribute. - “Ky popull po shkatërrohet me atë (i dhujtarinë) që po bën dhe veprat e tyre janë të kota (pa vlerë).”” - Adhurimi që i kushtojnë idhujve është i pavlefshëm, madje i dëmshëm, poshtërues dhe i ndëshkueshëm nga Allahu i Madhëruar. Lutjet që u drejtohen idhujve janë gjithashtu pa rezultat. Duke i bërë ata të reflektojnë për këtë gabim kaq të rëndë, Musai u tha: - “Pastaj Musai tha: “Mos doni t’ju gjej një zot tjetër për ta adhuruar përveç Allahut? Është Allahu Ai që ju dalloi mbi të tjerët.” - Si është e mundur të më kërkoni që t’jua zëvendësoj Allahun e Lartësuar me ata idhuj?! E si mund të konsideroj si zot dikë tjetër veç Allahut, i Cili është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe që është absolut në të gjitha aspektet? Ai është absolut si në Qenien e Tij, ashtu edhe në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Si është e mundur që ju të kërkoni të adhuruar tjetër veç Allahut të Lartësuar, i Cili është i plotë dhe madhështor në të gjitha këto aspekte? Ky është krim shumë i rëndë. Për t’ua bërë edhe më të kuptueshëm fajin e tyre të rëndë, Musai u tha: Si kështu, kur është pikërisht Ai që ju ngriti mbi të tjerët?! Kjo duhet t’ju bëjë që ju ta adhuroni Atë me përkushtim, të tregoheni mirënjohës ndaj Tij dhe të mohoni gjithçka tjetër që adhurohet veç Tij. Musai vijon dhe u kujton atyre mirësitë e shumta, që Allahu i Madhëruar u kishte dhuruar: - “Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju mundonin me ndëshkimin më të kobshëm! Ata jua vrisnin djemtë dhe jua linin gjallë vajzat..” - Allahu i Lartësuar ju shpëtoi prej Faraonit dhe shpurës së tij, që ju torturonin, ju vrisnin fëmijët meshkuj dhe ju linin gjallë femrat. - “Kjo ishte një sprovë e madhe nga (e cila ju shpëtoi) Zoti juaj.”” - Shpëtimi nga këta njerëz të pamëshirshëm qe një shenjë e madhe prej Allahut, si mirësi mbi ju. Edhe vuajtjet tuaja ishin sprovë e madhe e përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Ju duhet të reflektoni për të gjitha këto që kanë ndodhur me ju. Kur Musai u kujtoi këto mirësi, ata u penduan për gabimin e tyre.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:21 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… do të shkonin në llogarinë e këtyre djemve. Allahu ua ngriti gradat dhe i bëri të njohur. Madje, shumë nga dëshmitarët e kohës filluan ta tepronin me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Dhe kështu e bëmë rastin e tyre të njohur te njerëzit që të kuptojnë se premtimi i Allahut (për ringjalljen) është i sigurt dhe se nuk mund të ketë asnjë dyshim për Orën e Gjykimit. - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ua shfaqi njerëzve çështjen e këtyre djemve. Allahu e di më mirë, por kjo ndodhi pasi ata u zgjuan dhe dërguan njërin prej tyre për të blerë ushqim, edhe pse e porositën që të fshihej. Por Allahu i Madhëruar dëshiroi diçka të dobishme për njerëzit dhe një mundësi për t’ua shtuar edhe më shumë shpërblimin këtyre djemve. Duke ua zbuluar njerëzve këtë ndodhi, ata do të shihnin me sytë e tyre një shenjë të madhështisë dhe fuqisë të Allahut për ringjalljen. Ata do të shihnin me sytë e ballit se ringjallja është e sigurt. Ata që më parë kishin dyshime për ringjalljen, tashmë do të kishin një argument të qartë për vërtetësinë e saj. Për besimtarët ky do të ishte një forcim i mëtejshëm i sigurisë së tyre për ringjalljen dhe shpërblimin te Zoti. Ndërsa për mohuesit ky do të ishte një argument dhe fakt që nuk mund të kundërshtohej. Në këtë mënyrë, të gjitha shpërblimet për këto mirësi do të shkonin në llogarinë e këtyre djemve. Allahu ua ngriti gradat dhe i bëri të njohur. Madje, shumë nga dëshmitarët e kohës filluan ta tepronin me respektin ndaj atyre djemve, që, sigurisht, është i gabuar: - Dhe ja, ata bisedonin për çështjen e tyre me njëri tjetrin. Disa thanë: “Ndërtojuni atyre një ndërtesë (si shenjë) !” . Zoti i tyre di më së miri për ta. - Allahu e di më mirë se si shkoi çështja e tyre. Krerët e asaj kohe urdhëruan që në atë vend të ndërtonin një tempull, që të shërbente si kujtim për ngjarjen e të rinjve. Sigurisht, kjo është e palejueshme, sepse e ka ndaluar rreptësisht Profeti (a.s). 1 Fakti që Allahu e ka përmendur këtë fakt nuk do të thotë se ai veprim është i mirë ose që nuk mund të jetë i qortueshëm dhe i ndaluar. Qëllimi është për të treguar se sa shumë i respektuan dhe nderuan ata. - ... Ndërsa ata që ishin me të pushtetshëm thanë: “Do të ndërtojmë një vend adhurimi (tempull) në hyrjen e tyre.”.” – Në fillim të rinjtë patën frikë për fenë, besimin dhe jetën e tyre, ndërsa tashmë ata po respektoheshin e nderoheshin deri në këtë masë. Ky ajet është argument se kush përpiqet ta ruajë fenë nga fitnet, Allahu ka për ta ruajtur prej tyre. Ai që kërkon mbrojtje e ruajtje dhe i merr masat sinqerisht për këtë, Allahu ka për ta strehuar dhe ndihmuar. Allahu strehon dhe mbron të gjithë ata që i drejtohen sinqerisht Atij, madje i bën ata edhe udhëzim dhe frymëzim edhe për të tjerët. Gjithashtu, çdokush që duron poshtërimin e vuajtjet për hir të Zotit dhe duke synuar kënaqësinë e Tij, në përfundim do të fitojë e përjetojë krenarinë e respektin më të madh, pa e kuptuar fare se si. Më pas, ajo që është përgatitur tek Allahu për vepërmirët është shumë më e mirë dhe e përjetshme. I Madhëruari thotë: “Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre, do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët.” [Al Imran 198].

Mus'haf Hape →
Fet'h 48:1–48:3 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që i janë dhuruar Muhamedit (a.s.). Përveç kësaj: - “...ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje...” – Kuptimi: Të plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, duke ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne të dhamë ty (o Muhamed) një fitore të madhe,...” - Çlirimi dhe Fitorja për të cilën bëhet fjalë është Marrëveshja e Hudejbijes, që u bë mes Profetit dhe mekasve idhujtarë, pasi këta të fundit pengonin Profetin e Zotit që të kryente umren. Pas përpjekjeve të shumta dhe bisedimeve të gjata, Profeti (a.s.) arriti një marrëveshje me ta, ku, ndër të tjera, u vendos: 1. Paqe e armëpushim mes palëve për dhjetë vjet. 2. Muslimanët ta ndërprisnin umren atë vit dhe ta kryenin vitin e ardhshëm. 3. Çdokush që dëshironte të bashkohej në aleancë me kurejshit, të lejohej nga muslimanët, e çdokush që dëshironte të bashkohej në aleancë me muslimanët, të lejohej nga idhujtarët etj. Për shkak të kësaj marrëveshjeje, u krijua një situatë paqeje dhe sigurie, dhe kështu hapësira për t’i ftuar njerëzit në fenë e Zotit ishte më e gjerë. Çdo musliman, në çdo vis ku gjendej, i ftonte njerëzit në Islam, kështu çdo njeri i interesuar mund të gjykonte dhe arsyetonte me qetësi për mesazhin e kësaj feje dhe ta njihte atë realisht, ashtu siç ishte, të pamjegulluar e shtrëmbëruar nga qafirët. Gjatë kësaj kohe, njerëzit nisën të hynin në fenë e Zotit grupe -grupe. Allahu i Madhëruar e quajti ‘çlirim’, madje ‘çlirim i madh’, sepse qëllimi i çlirimit të vendeve ku jetojnë idhujtarë është lartësimi i fesë së Allahut dhe fitorja përfundimtare e muslimanëve. Të gjitha këto u arritën nëpërmjet kësaj marrëveshjeje. Allahu i Madhëruar solli me këtë ngjarje shumë gjëra të dobishme për Islamin dhe muslimanët. Ai thotë: - “...që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme,...” - Kjo erdhi – dhe Allahu e di më mirë - për shkak të veprave të shumta në bindje ndaj Allahut dhe për shkak të masës së madhe të njerëzve që përqafuan fenë e Tij. Gjithashtu, ndodhi edhe për shkak të pranimit nga ana e Profetit (a.s.) të kushteve të mekasve, gjë e cila kërkonte një durim të hekurt, të cilin e kanë veçse më të zgjedhurit e profetëve të Zotit. Fakti që Allahu i Madhëruar ia fali Profetit (a.s.) të gjitha gabimet, të shkuarat dhe të ardhmet, është një nga privilegjet më të mëdha që i janë dhuruar Muhamedit (a.s.). Përveç kësaj: - “...ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje...” – Kuptimi: Të plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, duke ngritur lart fenë tënde, duke të dhënë epërsi mbi armiqtë dhe duke e përhapur fjalën tënde gjerësisht. - “...dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë....” - Nëpërmjet këtij udhëzimi, Allahu i Madhëruar ju mundëson që të arrini lumturinë e përjetshme, duke fituar çdo të mirë dhe duke shpëtuar nga çdo e keqe. - “...Dhe që Allahu të të dhurojë ty një mbështetje të fuqishme.” – Kuptimi: Ndihma e Alllahut do të jetë e madhe dhe Islami nuk do të kërcënohet më. Triumfi i Islamit dhe muslimanëve do të jetë i plotë dhe mohuesit do të poshtërohen, do të nënshtrohen e do rrallohen. Fuqia e muslimanëve, në aspektin ushtarak, ekonomik etj., do të mbizotërojë. Pastaj i Madhëruari tregon frytet e këtij çlirimi te muslimanët, duke thënë:

Mus'haf Hape →
Tur 52:29–52:43 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Atëherë, kujto, sepse ti, me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as falltar e as i çmendur.” - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të kujtojë dhe paralajmërojë të gjithë njerëzit, besimtarë a jobesimtarë qofshin ata. Kështu bëhej e mundur që zullumqarët të mos kishin më asnjë justifikim, ndërsa të mëshiruarit të kishin mundësinë të gjenin rrugën e drejtë. Allahu i Lartësuar e urdhëron që t’u kujtojë njerëzve të vërtetën, pa u shqetësuar nga jobesimtarët, të cilët pengonin njerëzit nga rruga e drejtë dhe nga pasimi i Shpalljes së Tij të ndritshme. Ata i kryenin këto krime ndaj Profetit dhe të vërtetës që ai e solli prej Zotit të tij, edhe pse ishin të sigurt për faktin se ai ishte i pastër nga çdo akuzë e tyre. I Lartësuari mohon çdo mangësi dhe shpifje të trilluar për të Dërguarin e Tij kur thotë: “...me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as fallxhor e as i çmendur!” Ai nuk ishte fallxhor, si ata që kanë në shërbim të vet xhindë, të cilët u sjellin ndonjë lajm nga fshehtësitë, të përzier me njëqind gënjeshtra. Ai nuk ishte as i çmendur. Përkundrazi, ai kishte mendjen më të kthjellët ndër njerëz dhe ishte më i ruajturi nga ndikimi i shejtanëve. Ai ishte më i sinqerti, më i dituri dhe më i ploti si njeri. Herë të tjera, jobesimtarët shpifnin për të duke thënë: - “Ata (idhujtarët) thonë: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”.”. – Kuptimi: Ai është thjesht një poet dhe orator bindës, prandaj po presim që koha dhe vdekja ta fshijë kujtimin dhe gjurmët e tij. Ata pretendonin se libri që solli Muhamedi (a.s.) ishte thjesht një poezi, ndërkohë që Zoti e hedh poshtë një shpifje të tillë në ajete të tjera, ku thotë: “Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit) poezinë dhe ajo as nuk është për të. Ky (Libër) është veçse një Mesazh dhe një Kur’an i qartë.” [Jasin 69]. Këtyre njerëzve, Zoti porosit që t’u themi: - Thuaju: “Prisni, sepse edhe unë po pres bashkë me ju!”. – Thuaji, o Profet, prisni vdekjen time, pasi edhe unë së bashku me besimtarët po presim që Zoti t’ju ndëshkojë me ndonjë dënim nga Ai ose nëpërmjet duarve tona! - “Vallë, mendja e tyre po i detyron, apo janë njerëz pa fre?” - Mos është mendja e tyre ajo që i shtyn ata të mohojnë dhe të shpifin këto gjëra për Profetin? Sa të këqija janë këto mendje, të cilat i japin përparësi të kotës dhe gënjeshtrës, që ka një fund të tmerrshëm! Ato e konsiderojnë si të çmendur njeriun më të plotë dhe më të përkryer, ndërsa të vërtetën e pamohueshme e konsiderojnë si gënjeshtrën më të madhe. Edhe më budallenjtë do t’i refuzonin të tilla mendje. Vallë, ishin mendjet e tyre që i çuan në atë gjendje? Apo ata ishin zullumqarë që nuk kishin kufi? Kjo është e vërteta. Kalimi i kufijve nga ana e tyre nuk kishte të mbaruar. Shfrenimi i tyre ishte i papërmbajtur, ndaj të mos të duket çudi asnjë fjalë dhe vepër e tyre. - “Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë (Kur'anin).” Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë. ” – A mos ishte Muhamedi (a.s.) që e trilloi këtë Kur'an nga mendja e tij? Jo, kurrsesi! Ata ishin njerëz që nuk besonin. Nëse do të besonin, nuk do të thoshin fjalë të tilla. - “Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë!” – Kuptimi: Nëse jeni të sinqertë kur thoni se është Muhamedi (a.s.) ai që e ka trilluar këtë Libër dhe nuk është Shpallje e Zotit, atëherë, duke qenë se ju jeni mjeshtër të krijimit letrar, silleni edhe ju një vepër të tillë apo edhe disa rreshta si ai. Nëse nuk e bëni, atëherë duhet ta pranoni që Kur'ani është shpallje e Zotit të Madhëruar. Megjithatë, dijeni se, sikur të mblidheshit të gjithë së bashku, njerëz dhe xhindë, dhe të përpiqeshit të bënit një vepër të tillë, kurrë nuk do t’ia arrinit qëllimit, madje as edhe t’i afroheshit atij. Ju keni dy mundësi: ose ta pranoni Kur'anin dhe të udhëzoheni me dritën e tij, ose ta refuzoni atë dhe të vazhdoni në humbje, për kotësinë e së cilës jeni të vetëdijshëm. - “A mos vallë, ata u krijuan prej asgjëje, apo ata vetë janë krijues?! - Ky është një arsyetim, para së cilit atyre nuk u mbetet veçse t’i nënshtrohen të vërtetës dhe ta pranojnë atë, ose, në të kundërt, do t’u duhet të kundërshtojnë logjikën e shëndoshë dhe besimin e drejtë. Ata e mohojnë njësimin e Zotit, profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij. Kjo do të thotë që ata e mohojnë faktin se është Allahu Ai që i ka krijuar. Megjithatë, qoftë nga ana logjike, ashtu edhe nga ana fetare, për pyetjen e shtruar ekzistojnë vetëm tri mundësi përgjigjeje: 1. Ata janë krijuar nga hiçi, pra, pa pasur një krijues, por kjo është e pamundur. 2. Ata janë krijues të vetvetes. Por edhe kjo është po aq e pamundur. Duke qenë se të dyja këto mundësi janë të papranueshme, atëherë mbetet mundësia e tretë: 3. Është Allahu Ai që i krijoi ata dhe gjithçka tjetër. Atëherë, nëse arrihet në këtë përfundim, kjo do të thotë që Allahu të konsiderohet si i vetmi që meriton adhurimin e krijesave, nënshtrimin dhe përkushtimin e tyre. Adhurimi nuk lejohet t’i kushtohet askujt tjetër veç Tij. - “Vallë, ata i krijuan qiejt e Tokën?!” - Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja, por që drejtohet për ta pohuar atë me më shumë forcë. Askush nuk ka krijuar gjë në këtë gjithësi, as në qiell e as në Tokë, veç Allahut të Vetëm dhe të Gjithëpushtetshëm. Ata nuk kanë asnjë grimë pushteti në qiell dhe në tokë. Kjo është shumë e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme, por mohuesit nuk binden, sikurse thotë Zoti: - “Jo, nuk është ashtu, por ata nuk janë të bindur.” - Ata nuk janë të bindur, që të mund të përfitojnë nga argumentet e fesë dhe ato logjike. - “A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?!” – Vallë, depot e mirësisë së Zotit të Lartësuar janë në duart e këtyre mashtruesve jobesimtarë dhe ata i japin atij që duan dhe privojnë atë që duan? Kjo, me sa duket, është edhe arsyeja që atyre u duket e pamundur dhe jo e drejtë që Allahu i Madhëruar dhe i Urtë t’ia dhurojë profetësinë robit të Tij, Muhamedit (a.s.). A thua se janë ata përgjegjësit dhe shpërndarësit e mëshirës dhe mirësive të Zotit. Në fakt, ata janë shumë më të ulët dhe të parëndësishëm, që të pretendojnë të tilla gjëra. Ata nuk kanë mundësi të ndihmojnë apo dëmtojnë as veten e vet. Ata nuk mund të dhurojnë jetë, nuk mund të sjellin vdekje dhe nuk mund të ringjallin krijesat. Vetëm në dorë të Zotit është i gjithë pushteti dhe mbretërimi, në qiell dhe në Tokë, në dynja dhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: “Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri -tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.”. [Zuhruf 32]. - “Apo mos janë ata mbizotëruesit?!” - A mund të marrin ata nën sundim krijesat dhe mbretërinë e Allahut me forcë ose me luftë? Sigurisht që jo. Ata janë të varfër, nevojtarë dhe të pafuqishëm kundrejt madhështisë së Allahut. - “A mos kanë ata shkallë të larta, mbi të cilat përgjojnë?” - A kanë ata njohuri rreth të fshehtave të Zotit apo ndonjë mundësi që të dëgjojnë bisedat e qiellit, dhe në këtë mënyrë të dinë atë që të tjerët nuk e dinë? - “Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre ndonjë provë të sigurt!” - Ai që pretendon të tilla gjëra, le të sjellë ndonjë provë të pranueshme. Po si mund të ndodhë një gjë e tillë, madje si mund të mendohet ajo? Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për të fshehtat dhe të dukshmet dhe nuk ia tregon askujt të fshehtat e Tij, përveç atyre që i ka përzgjedhur si profetë, të cilëve u mëson aq sa Ai dëshiron. Muhamedi (a.s.) është profeti më i zgjedhur, më i ditur dhe imami i të gjithë profetëve. Ai njoftoi botën me lajme nga i Madhëruari dhe i urdhëroi ata që ta njësojnë Atë në adhurim. Ai erdhi ndër njerëz me përgëzime dhe kërcënime dhe solli rrëfime të vërteta për të shkuarën dhe të ardhmen. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë mohuesit e profetëve, të paditurit, të padrejtët e armiqtë e të vërtetës, që trillojnë lloj -lloj gënjeshtrash të pabaza. Atëherë, cili e meriton të dëgjohet dhe të pasohet? Profeti solli aq shumë prova e mrekulli për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, saqë ajo tashmë konsiderohet si dituria më e sigurt dhe e padiskutueshme. Ndërsa pala tjetër nuk arrin as të justifikohet për rrugën që ka zgjedhur, e aq më pak, të argumentojë saktësinë e saj. - “Vallë, për Atë janë vajzat, kurse për ju djemtë?!” - Si është e mundur vallë, që të trilloni të tilla paturpësi për Zotin e gjithësisë? A kanë fund shpifjet tuaja? A ka kufi paturpësia juaj? Së pari, shpifni dhe thoni se Zoti ka fëmijë. Së dyti, pretendoni se juve ju takon lloji më i preferuar i fëmijëve, pra, meshkujt, ndërsa Zotit i takokan femrat! A ka fyerje më të madhe në adresë të të Madhëruarit të Plotfuqishëm?! - “A mos po u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të rënduar nga shpenzimet?” – A mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e plotë të Shpalljes së Zotit, dhe kështu ata janë të rënduar nga shpenzimet kundrejt teje? Jo, aspak. Përkundrazi, angazhimi yt i vetëm është që ata të udhëzohen, madje je ti ai që u jep atyre pasuri të shumta, me qëllim që zemrat e tyre të zbuten dhe të pranojnë ftesën tënde, që dituria dhe imani të zenë vend në zemrat e tyre. - “A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë, se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë.” - Kurthet që ata ngrejnë rëndojnë veç mbi kurrizin e tyre, sepse nuk dëmtojnë njeri tjetër. Dhe, vërtet, i Madhëruari e çoi në vend këtë premtim ndaj të Dërguarit të Tij, prandaj vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdia për këtë. Edhe pse qafirët nuk lanë asnjë mjet dhe rrugë për të luftuar dhe shfarosur Profetin dhe fenë e tij, Allahu i Madhëruar e ndihmoi të zgjedhurin e vet, duke bërë që feja e tij të triumfojë mbi të gjithë armiqtë. - “A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut? I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë!” - A kanë ata ndonjë zot tjetër, të cilit i luten, sepse shpresojnë shpërblim dhe ndihmë prej tij dhe i frikësohen ndëshkimit të tij?! I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë! Ai nuk ka shok dhe partner në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai nuk ka shok edhe në meritën e adhurimit. Këto fjalë janë në vazhdim të kontekstit të përgjithshëm të sures dhe përforcuese të tij. Këto ajete tregojnë për pavlefshmërinë e adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut dhe se çdo adhurim që kryejnë idhujtarët është i papranueshëm, madje i dënueshëm nga i Madhëruari. I vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, namazi, sexhdeja dhe nënshtrimi është Allahu i Pashoq. Çdo adhurim duhet t’i përkushtohet vetëm Allahut, me sinqeritet të plotë dhe sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij. Vetëm Allahut i drejtohen lutjet e drejtpërdrejta dhe lutjet e shprehura nëpërmjet adhurimeve. Vetëm Ai është Zoti në qiell dhe në Tokë, sepse vetëm Ai është i ploti në emrat dhe cilësitë e Tij. Të mrekullueshme, të bukura dhe të urta janë veprat e Tij! Ai është i Madhëruari e Bujari. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Pamposhturi. Ai është Një! Allahu është Samed, Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë. Ai është i Madhëruari, i Lavdishmi, i Lartësuari!

Mus'haf Hape →
Furkan 25:41–25:44 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- E kur të shohin ty, të marin vetëm për tallje: “A ky është ai që Allahu e dërgoi si profet?” - Kur mohuesit e së vërtetës dhe armiqtë e shpalljeve të Allahut, të cilët sillen me arrogancë dhe mendjemadhësii në tokë, të shohin ty, ata fillojnë të tallen dhe të nënçmojnë, duke thënë: “A ky është ai që Allahu e dërgoi si profet?” Pra, sikur thoshin: është e papërshtatshme dhe jo e gjetur që Zoti të dërgojë profet një njeri si Muhamedi (a.s.). Por ky ishte produkt i padrejtësisë dhe inatit të madh që kishte mbushur zemrat e tyre, saqë çdo gjë e shihnin mbrapsht. Sipas mendimit të tyre, - Allahu i poshtëroftë! - Profeti ishte shumë i përçmuar dhe i pavlerë, prandaj dhënia e profetësisë dikujt tjetër do të ishte më e përshtatshme. Në një ajet tjetër thuhet: "Pastaj (mohuesit kurejshë) thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Meke dhe Taif)?!” Mos, vallë, janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri -tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata." [Zuhruf 31]. Sigurisht, këto lloj fjalësh burojnë nga njerëzit më injorantë dhe të padrejtë, ose nga ata që janë të mbushur me inat dhe shpërfillin të drejtën, duke pasur si synim të vetëm cenimin e së vërtetës dhe mbizotërimin e kotësisë. Nëse do të mendonin pak për cilësitë dhe sjelljen e Muhamed ibn Abdullahit (a.s), do ta shihnin qartë se ai ishte një burrë i madh plot vlera dhe virtyte të larta, i pakrahasueshëm në logjikë, në arsyen e shëndoshë e mendjen e mprehtë, i pashembullt dhe i paarritshëm në moralin e lartë dhe shijen e hollë, i rrallë në ndershmërinë, trimërinë dhe bujarinë e tij. Ai i kishte të gjitha cilësitë e vyera. Atë mund ta urrente dhe përçmonte veçse një injorant dhe dështak i pashembullt, një mendjelehtë e kontradiktor, një i padrejtë dhe armiqësor. Mjafton si tregues i injorancës së dikujt fakti që ai cenon dhe nënçmon figurën e këtij Profeti madhështor, të urtë, të nderuar dhe fisnik. Në fakt, qëllimi i tyre me talljen dhe përçmimin e Profetit ishte këmbëngulja dhe ngurtësia në kotësinë e tyre dhe mashtrimi i mendjelehtëve, për t’i larguar nga rruga e tij (a.s). - Ai gati do të na kishte zmbrapsur prej zotave tanë sikur të mos kishim qenë qëndrestarë e besnikë ndaj tyre.” - Kuptimi: Po të mos bënim durim, ky njeri do të na devijonte nga zotat tanë. Allahu i shëmtoftë! Ftesën e Profetit për të njësuar Zotin si një të vetëm dhe të pashoq e konsideronin si devijim nga rruga e mirë. Sipas tyre, idhujtaria ishte rruga e drejtë, nga e cila nuk duhej të largoheshin për asnjë arsye, ndërsa teuhidi i Zotit ishte devijim dhe largim nga rruga e drejtë, gjë e cila kërkonte durim e këmbëngulje që të mos ndodhte, prandaj dhe këshillonin njëri tjetrin për durim, siç thuhet në këtë ajet: "Paria nga mesi i tyre vijuan duke i thënë njëri-tjetrit: "Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, sepse kjo është një gjë e kurdisur." [Sad 6]. Ndërsa këtu thuhet: “Ai gati do të na kishte zmbrapsur prej zotave tanë sikur të mos kishim qenë qëndrestarë e besnikë ndaj tyre.” Në fakt, durimi është i lavdërueshëm në çdo rast tjetër, përveç këtij, sepse ky është durim në kotësi dhe në punë që sjellin zemërimin e Allahut dhe shkak për t’u bërë lëndë djegëse e Xhehenemit. Ndërsa besimtarët bëjnë durim në përhapjen e së vërtetës, sikurse thotë i Lartësuari: "Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri -tjetrin për të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim." [Asr 3]. Me këto fjalë, idhujtarët mëtonin se ata ishin në rrugë të drejtë, kurse Profeti ishte në të kotën. Duke qenë se ata e refuzonin besimin e drejtë, Allahu i Lartësuar i kërcënoi me ndëshkim dhe njoftoi se kur ai ndëshkim të vijë, ata do ta kuptojnë se kush ishte më larg të vërtetës: - (Të mjerët!) Shpejt do ta mësojnë, kur ta shohin qartazi dënimin, se kush ishte më larg së vërtetës. - Ata do ta mësojnë me siguri të plotë: "... se kush ishte më larg së vërtetës." Allahu i përshkruan ata kështu: "Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun." [Furkan 27 – 29]. E ku ka më të humbur sesa ai që, si zot të vetin, që e adhuron dhe i nënshtrohet, ka epshin, që e çon vetëm në shkatërrim! Prandaj i Lartësuari thotë: - A e ke parë ti atë, që si të adhuruarin e tij ka zgjedhur pasionin e vet? - A nuk çuditesh nga gjendja dhe humbja ku ai është zhytur? Por ajo që është më e çuditshme është fakti se një i tillë e gjykon veten sikur është në gradat më të larta. - Mos vallë, ti do të bëhesh mbrojtës për të?! - Pra, ti nuk mund të jesh imponues dhe përgjegjës për ta. Detyra jote është vetëm qortimi e këshillimi i qartë. Në fakt, ti e ke kryer detyrën tënde dhe tashmë llogaria e tij është tek Zoti. - A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë si bagëti. Madje ata janë edhe më të humbur nga Udha e Drejtë. - Allahu i Madhëruar na tregon edhe një aspekt tjetër të humbjes së tyre: faktin që Ai i ka privuar nga aftësia për të dëgjuar dhe logjikuar të mirën. Ai i përgjason ata, në aspektin e humbjes dhe devijimit të tyre, me bagëtitë, të cilat dëgjojnë veçsen zëra dhe thirrje. Ata janë shurdhë, memecë e të verbër, që nuk logjikojnë aspak. Madje ata janë edhe më të humbur se bagëtitë, sepse ato të paktën i drejton bariu dhe ato marrin udhën që ai u tregon, duke u ruajtur nga rreziqet. Gjithashtu, përfundimi i tyre është më i paqtë sesa i këtyre të mjerëve. Nga të gjitha këto kuptohet qartë se ai që shpif dhe nënçmon Profetin e Zotit e meriton vërtet për t’u përçmuar dhe përshkruar me të tilla cilësi të ulta. Madje çdo bagëti është në gjendje më të mirë sesa të tilë njerëz të humbur.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:32–33:34 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i kam harruar. Kështu, ato që do t’jua tregoj merrni, kurse për të tjerat mos më ngushtoni me to. Pastaj tregoi: Një ditë, i Dërguari i Allahut u ngrit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O gratë e Profetit! Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse e keni frikë Allahun. ” - Këto janë disa këshilla të Allahut të Lartësuar për t’u pajisur me edukatë dhe virtyte të larta, drejtuar grave të Profetit ﷺ . Pa dyshim se të gjitha gratë e umetit duhet t’i zbatojnë këto porosi nga Zoti. Kështu, Allahu i Lartësuar u thotë grave të Profetit ﷺ se, nëse ato do të jenë të devotshme, ashtu sikurse Ai i urdhëroi, atëherë me to nuk ka për të qenë e barabartë asnjë prej grave të botës dhe askush prej tyre nuk ka për t’i arritur në gradën e lartë, që iu premtohet. - “Prandaj mos u llastoni në të folur… ” - Flitet për të folurën duke u përkëdhelur, kur u drejtohen burrave. - “... që t'ju lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij ...” - Ai që ka në zemër prishjen dhe imoralitetin. - “... por flisni me fjalë të matura. ” - Gjithmonë thoni fjalë të mira, sipas normave të bukura; fjalë në të cilat të mos ketë asnjë ngjyrim përkëdhelie, ashtu sikurse i flitet bashkëshortit. - “Dhe rrini qetësisht në shtëpitë tuaja ...” - Të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveçse kur e kërkon nevoja ose për raste të lejuara nga Sheriati, si për shembull, për të shkuar në xhami. Megjithatë, namazi në shtëpi për to është më i vlefshëm sesa namazi në xhami, siç thuhet në hadithin që sjell Imam Ahmedi nga Ummu Humejd, gruaja e Ebu Humejd el Saidi, e cila shkoi tek Profeti ﷺ dhe tha: “Unë e dëshiroj shumë që të falem (në xhami) me ty.” Ai i tha: “E di që ke dëshirë të falesh me mua, por namazi në dhomën tënde është më i mirë për ty, se namazi në korridorin e shtëpisë tënde; namazi në korridorin e shtëpisë tënde është më i mirë se namazi në oborrin e shtëpisë tënde, namazi në oborrin e shtëpisë tënde është më i mirë se namazi në xhaminë e fisit tënd; namazi në xhaminë e fisit tënd është më i mirë se namazi në xhaminë time.” Ajo dha urdhër dhe ata i ndërtuan një faltore në pjesën më të futur të shtëpisë së saj dhe, betohem në Allah, atje vazhdoi të falej, derisa ndërroi jetë.” 167 Gruas i lejohet që të marrë pjesë në namazet me xhemat në xhami, por me kusht që të mos përbëjë shqetësim për burrat, duke shfaqur zbukurime të saj ose parfum e gjëra të tjera të ngjashme. Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2124. “Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut!” [Buhariu dhe Muslimi]. Ndërsa Ahmedi dhe Ebu Daudi shtojnë: “por shtëpitë janë më mirë për to.” 168 Ebu Daudi gjithashtu sjell hadithin nga Profeti ﷺ se: 2125. “Namazi i gruas në dhomën e saj është më i mirë se namazi në shtëpinë e saj. Namazi në shtëpinë e saj është më i mirë për të se namazi i saj në oborrin e saj.” Ky është një isnad i mirë. - “... dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme!” - Në kohën e injorancës së hershme, kur gratë dilnin nga shtëpia, ecnin duke shfaqur delikatesë të tepruar, duke folur me zë joshës, të veshura në mënyrë të pahijshme, të zbuluara, për të tunduar meshkujt. Kështu, edhe pse hidhnin rrobën sipër kokës, ato nuk e vendosnin me kujdes, por zbulonin pjesë të trupit dhe prej tyre shiheshin zbukurimet që i kishin vendosur në qafë. Kjo lloj (zh)veshjeje u përhap mes grave të besimtarëve në atë kohë të shkuar, pra, në kohën e injorancës së parë, për të cilën flitet në këtë ajet. Ajo është koha mes Idrisit (a.s) dhe Nuhut (a.s), e cila zgjati njëmijë vjet. Ajo ishte koha kur u shfaq zhveshja dhe shfrenimi i parë mes grave dhe burrave. Të gjithë burrat dhe gratë mblidheshin dhe dëgjonin Iblisin, tek luante me një mjet muzikor, si fyelli që mbajnë barinjtë, i cili nxirrte një zë që njerëzit kurrë nuk e kishin dëgjuar. Iblisi shfaqej në formën e një djaloshi dhe i binte kësaj vegle, duke u bërë shkak që gratë dhe burrat të afroheshin për të dëgjuar. Më pas, kjo nxiste atë zhveshje, joshje të ndërsjelltë mes burrave dhe grave, derisa u përhap imoraliteti dhe poshtërsia. Pikërisht për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar, kur thotë: “...dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj, ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme!” Kjo është marrë me shkurtime nga shpjegimi i Ibn Abasit. - “Faleni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij!” - Fillimisht, Allahu i Madhëruar i ndaloi ato nga sherri e ligësia, pastaj i urdhëroi për mirësi dhe pikërisht për kryerjen e një adhurimi të rëndësishëm, siç është namazi. Nuk ka dyshim që namazi është shprehje e adhurimit të Allahut të Lartësuar si një i vetëm dhe pa ortak. Pastaj, Allahu i urdhëron për dhënien e zekatit, që është nxitës për bamirësi ndaj krijesave. 169 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: "... dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij!” Pra, bindjuni porosive të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Këtu kemi të bëjmë me përmendjen e diçkaje gjithëpërfshirëse, pasi është përmendur diçka e veçantë, e cila është pjesë e së parës. Kështu, bindja ndaj Allahut dhe Profetit, që është një urdhër i përgjithshëm, e përfshin namazin dhe zekatin, që janë pjesë e bindjes ndaj Allahut dhe Profetit ﷺ .170 - “Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e shtëpisë (së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë me një pastrim të madh. ” - Ky ajet është një argument tekstual, që tregon se edhe gratë e Profetit ﷺ janë Ehlul Bejt , pra, njerëzit e familjes së Profetit ﷺ ,sepse ato janë shkaku i zbritjes së këtij ajeti dhe, pa dyshim, ato të cilat janë shkak i zbritjes së këtij ajeti bëjnë pjesë në këtë kategori. Sipas një mendimi, termi Ehlul Bejt tregon veçse gratë e Profetit. Ndërsa sipas mendimit tjetër, në këtë term përfshihen gratë e Profetit, së bashku me të tjerë. Ky i fundit është mendi - mi më i saktë në këtë çështje. Domethënë, në emërtimin Ehlu Bejt bëjnë pjesë gratë e Profetit ﷺ dhe të tjerët, që janë përcaktuar me argumente të ndryshme. Ibn Xheriri sjell nga Ikrima dhe Ibn Ebu Hatimi pohimin e Ibn Abasit, se ky ajet ka zbritur në mënyrë të veçantë për gratë e Profetit ﷺ .Ikrima ka thënë: “Kush dëshiron, le të bëjë mubâhale 171 me mua, nëse e kundërshton mendimin tim se ky ajet ka zbritur në mënyrë të veçantë për gratë e Profetit ﷺ ”.Nëse qëllimi i kësaj fjale të përcjellë prej tyre është që të tregojnë se shkaku për zbritjen e këtij ajeti janë vetëm gratë e Profetit dhe askush tjetër, ky është një mendim i saktë. Por nëse me këtë fjalë synohet të pohohet se me termin Ehlul Bejt emërtohen vetëm gratë e Profetit ﷺ e askush tjetër, atëherë ky është një pohim i cili duhet të rishikuar dhe rigjykuar, sepse janë sjellë hadithe të ndryshme, që tregojnë se termi Ehlul Bejt është një term më i gjerë dhe gjithëpërfshirës sesa th jesht dhe vetëm gratë e Profetit ﷺ . Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin nga Jezid Ibn Hajani, i cili rrëfen: 2126. “Bashkë me Husejn Ibn Seburan dhe Omer Ibn Muslimin shkuam te Zejd Ibn Erkami. Pasi u ulëm pranë tij, Husejni i tha: “Ti o Zejd, ke parë mirësi të shumta, ke parë të Dërguarin e Allahut, i ke dëgjuar fjalët e tij, ke luftuar përkrah tij dhe je falur pas tij. Vërtet ke parë mirësi të shumta, o Zejd, ndaj, na trego diçka nga ajo që ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut!” Atëherë, Zejdi tha: “O biri i vëllait tim, kam kaluar shumë në moshë dhe iku koha ime, prandaj, një pjesë të gjërave që i mbaja mend nga i Dërguari i Allahut i kam harruar. Kështu, ato që do t’jua tregoj merrni, kurse për të tjerat mos më ngushtoni me to. Pastaj tregoi: Një ditë, i Dërguari i Allahut u ngrit dhe na mbajti një ligjëratë përbri një vendi me ujë, që quhej Hum, midis Mekës dhe Medinës. Ai e lavdëroi Allahun, e lartësoi dhe përlëvdoi Atë, pastaj ndër të tjera tha: “ ... vini re, o njerëz! Edhe unë jam një njeri. Në çdo kohë ka mundësi që i Dërguari i Zotit tim (meleku i vdekjes) të më vijë, e unë t'i përgjigjem, ndaj, po jua lë dy gjëra me peshë të rëndë: E para është Libri i Allahut, në të cilin gjendet udhëzimi dhe drita. Kapuni për Librin e Allahut dhe mbajuni fort për të.” Në vijim, na nxiti shumë që të merremi me Librin e Allahut, pastaj tha: “Familja ime! Ju këshilloj që ta keni frikë Allahun, në lidhje me familjen time! Ju këshilloj që ta keni frikë Allahun në lidhje me familjen time! Ju këshilloj që ta keni frikë Allahun në lidhje me familjen time (tre herë).” Husejni i tha: “Cilët janë “Ehlu Bejtihi’, o Zejd? A nuk janë gratë e tij prej familjes së tij? Ai tha: “Gratë e tij janë prej Ehlu Bejtit familjes, por Ehlu Bejti janë edhe pjestarët e tjerë të familjes së tij, madje janë edhe ata që e kanë haram marrjen e sadakasë, pas tij. Ai tha: “Cilët janë ata?” - “Ata janë Familja e Aliut, familja e Akilit, familja e Xhaferit dhe familja e Abasit, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!” Husejni pyeti: “Të gjithë këtyre u është ndaluar të marrin prej sadakasë, pas Profetit?” Tha: “po.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, i cili rrëfen: 2127. “Profeti i Allahut kalonte pranë portës së Fatimes, - Allahu qoftë i kënaqur prej saj! - për 6 muaj rresht, sa herë që dilte për namazin e sabahut dhe thoshte: “Namazin, o Ehlu Bejt !” Pastaj shtonte: “Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e shtëpisë (së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë me një pastrim të madh.” Me një version të ngjashëm nga Abd Ibn Humejdi, dhe ky nga Afani, e sjell edhe Tirmidhiu, i cili thotë se është hadith hasen garib . Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili përcjell nga Umu Seleme (r.a) rrëfimin: 2128. “Fatimja erdhi njëherë tek Profeti ﷺ me një berme (enë) të saj, në të cilën kishte gatuar aside (lloj ushqimi) dhe e mbante me një tabaka. Kur e vendosi atë përpara Profetit ﷺ , ai i tha: “Ku është djali i xhaxhait tënd dhe dy djemtë e tu?” Ajo tha: “Në shtëpi.” Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Ftoji edhe ata.” Kështu, ajo shkoi tek Aliu (r.a) dhe i tha: “Përgjigjju Profetit ﷺ ,ti së bashku me dy djemtë e tu!”. Ummu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të) vazhdon dhe thotë: “Atëherë, kur ai i pa duke ardhur, zgjati dorën tek një mbulesë, e cila ishte mbi vendin ku ai flinte, dhe ua shtroi atë. Pasi i uli ata mbi atë shtrojë, kapi katër cepat e saj dhe e ngriti mbi kokat e tyre. Pastaj tregoi më dorën e tij të djathtë lart, drejt Zotit të tij, dhe tha: “O Zot, këta janë Ehlu Bejti! Largo prej tyre ndyrësinë e gjynaheve dhe pastroji me një pastrim të madh!” Ai i cili mediton në Kuran krijon bindje të plotë se gratë e Profetit (a.s) bëjnë pjesë në Ehlul Bejt , siç thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e shtëpisë (së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë me një pastrim të madh.” Ajeti flet pikërisht për gratë e Profetit ﷺ ,prandaj dhe Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Kujtojeni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga ajetet e Allahut dhe urtësisë (traditës profetike dhe dispozitat e fesë) !” - Përkujtoni mes jush këtë mirësi të madhe me të cilën ju veçoi Zoti mes gjithë njerëzve. Shpallja e Zotit zbriste në shtëpitë tuaja dhe jo në shtëpitë e njerëzve të tjerë. Pa dyshim që Aishja, kjo e sinqertë, e zgjedhur, bija e të sinqertit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, at e bijë!) është e para që gëzon këtë prestigj. Ajo ishte gruaja më me fat, që stolisej me këtë mirësi që përmendet në ajet. Ajo ishte më e veçanta, më e zgjedhura, në lidhje me këtë mëshirë gjithëpërfshirëse, që do të zbriste përmes Shpalljes në ato shtëpi. Profetit ﷺ nuk i ka zbritur Shpallja në shtratin e ndonjë gruaje tjetër, veç shtratit të saj, siç është shprehur konkretisht për këtë vetë ai . Disa dijetarë (Allahu i mëshiroftë!) kanë thënë se Profeti ﷺ nuk është martuar me tjetër grua të virgjër, përveç Aishes, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Për këtë arsye, është shumë me vend që ajo të veçohej me këtë mirësi mbi gratë e tjera të Profetit ﷺ . Sidoqoftë, duke qenë se gratë e Profetit meritojnë të jenë pjesë e Ehlul Bejt , mund të thuhet se farefisi dhe të afërmit e tij nga gjaku e meritojnë më shumë për të qenë në kategorinë Ehlu Bejt, siç thuhet në hadithin, që e sjell imam Ahmedi: 2129. “Shkova tek Uathile bin Eska’, kur tek ai kishte njerëz të tjerë. Ata përmendën diçka rreth Aliut. Kur u ngritën për t’u larguar, ai më tha: “A të të tregoj atë që e kam parë nga i Dërguari i Zotit?” - “Po.” Ai tha: “Shkova tek Fati - mja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyeta për Aliun. Ajo më tha: “Prit, të vijë i Dërguari i Allahut!” Kështu, u ula dhe prita, derisa erdhi i Dërguari i Zotit, së bashku me Aliun, Hasanin dhe Huseinin. Ai i mbante për dore Hasanin dhe Husejnin. Kur hyri, ai e uli Aliun dhe Fatimen përpara vetes, ndërsa Hasanin dhe Husejnin i uli në prehrin e tij. Pastaj hodhi mbi ta rrobën e tij (ose tha: mbulesën e tij) dhe lexoi këtë ajet: “Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e shtëpisë (së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë me një pastrim të madh.” Pastaj tha: “O Zot, këta janë Ehlu Bejti dhe familja ime është më e denja!” Allahu qoftë i kënaqur me të gjitha gratë e tij dhe me të gjithë të afërmit e tij. Të gjithë ata janë Ehlu Bejt, pra, janë të gjithë “njerëzit e Familjes” së tij. - “Me të vërtetë, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.”” - Allahu është i butë me ju. Butësia dhe mëshira e Tij për ju shfaqet në faktin se Ai ju vendosi në ato shtëpi, ku lexohen ajetet e Allahut dhe urtësia, pra, hadithet e Profetit ﷺ . Gjithashtu, Allahu i Lartësuar di gjithçka rreth jush, prandaj ju zgjodhi për të qenë bashkëshorte të Profetit të Tij. Thuhet, - shpjegon Ibn Xheriri, - se në këtë ajet, Allahu i Lartësuar u tregon grave të Profetit mirësinë e Tij të madhe mbi to, që i bëri bashkëshorte të Profetit të Tij.

Mus'haf Hape →
Kalem 68:1–68:7 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tij e fyen duke shpifur për të se ishte i çmendur, pavarësisht se Allahu i Lartësuar e ngriti dhe e përsosi atë në të gjitha aspektet, i Lartësuari …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” - Allahu i Lartësuar betohet në laps. El ķalem është emër që përfshin të gjithë mjetet me të cilët shkruhet dhe ruhet dituria, prozat dhe poezitë, fjalët dhe mendimet e ndryshme. Ai është nga shenjat dhe mirësitë më të mëdha të dhuruara nga Allahu i Lartësuar, prandaj e meriton që Allahu të betohet në emër të tij. Allahu i Lartësuar betohet në këtë mirësi të madhe, për të treguar se Profeti (a.s.) është i pastër dhe larg shpifjeve që thuhen për të. Armiqtë e akuzonin atë për çmenduri, por Allahu i Lartësuar, me këtë betim, tregoi se mirësia e Tij ndaj Muhamedit është aq e madhe, sa është e pamundur që të akuzohet për çmenduri. - “Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur!” – Kuptimi: Me mirësitë e shumta të Zotit tënd mbi ty, ti nuk mund të jesh i çmendur. Allahu i Lartësuar të dalloi ty duke të dhuruar një mendje të plotë dhe të shëndoshë, një arsyetim të shëndetshëm, me fjalë të drejta dhe të prera. Madje, Ai të dhuroi ty, o Muhamed, më të mirat fjalë që janë shkruar ndonjëherë nga kalemi dhe që bota i ka ruajtur. Allahu i Lartësuar të dhuroi ty Kur'anin dhe Urtësinë. Kjo është lumturia që Zoti yt të fali në këtë dynja. Ndërsa në ahiret: - “Ti, pa dyshim, do të kesh një shpërblim të pandërprerë!” – Do të kesh shpërblim të madh dhe të vazhdueshëm. Në gjuhën arabe, fjala “ exh'ran” - shpërblim, kur është në trajtën e pashquar tregon që ky shpërblim është i madh. Shpërblimi, gjithashtu, është cilësuar si “gajru memnûn” - i pandërprerë, i vazhdueshëm. Ky shpërblim i madh dhe i pandërprerë vjen si fryt i veprave të mrekullueshme dhe i moralit të shkëlqyer të profetit Muhamed (a.s.), siç thotë i Madhëruari më tej: - “Vërtet, ti ke një moral te lartë.” – Domethënë: Ti qëndron shumë lart me moralin tënd, me të cilin të pajisi Zoti yt, si mirësi dhe bamirësi prej Tij. Morali i Profetit (a.s.) ishte Kur'ani, siç e ka përshkruar Aishja, Nëna e besimtarëve, kur e pyetën për këtë gjë. Mjafton, gjithashtu, për ta kuptuar më mirë, që të lexojmë edhe ajete të tjera të Kur'anit, si p.sh.: “Tregohu falës, urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve! E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.” [El ea'raf 199, 200]. “Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” [Al Imran 159]. “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” [Teube 128]. Si këto, ka edhe shumë ajete të tjera, që tregojnë se Profeti (a.s.) kishte virtytet më të larta njerëzore. Në të njëjtën mënyrë, ajetet që nxisin për virtyte të larta të kujtojnë se vetë Profeti (a.s.) qëndronte në gradën më të lartë të tyre. Ai ishte i pari dhe më i ploti në moral. Profeti (a.s.) ishte i thjeshtë, i butë dhe shumë pranë njerëzve. Ai i përgjigjej ftesës së çdokujt që e ftonte. Ai gjykonte dhe plotësonte kërkesat e atyre që i kërkonin ndihmë. Gjithmonë ia qetësonte zemrën atij që i kërkonte diçka dhe kurrë nuk ia thyente zemrën apo ta kthente bosh dhe të dëshpëruar. Kur shokët i kërkonin diçka, ai gjithmonë pëpiqej që t’i kënaqte dhe t’ua plotësonte kërkesën, nëse nuk ishte e ndaluar. Nëse duhej të vendoste për diçka, nuk bënte me kokën e vet, por gjithmonë këshillohej me shokët. Profeti (a.s.) dinte të përgëzonte vepërmirët dhe të falte gabimtarët. Nëse ulej me dikë, ishte shembullor dhe jepte maksimumin për ta kënaqur tjetrin. Kurrë nuk e ngryste fytyrën dhe kurrë nuk tregohej i ashpër në fjalë. Buzëqeshte gjithmonë dhe asnjëherë nuk gërmonte te gabimet e tjetrit. Nuk mbante qëndrim ndaj ashpërsisë së bashkëfolësit, por tregonte durim dhe tolerancë. Duke qenë se armiqtë e tij e fyen duke shpifur për të se ishte i çmendur, pavarësisht se Allahu i Lartësuar e ngriti dhe e përsosi atë në të gjitha aspektet, i Lartësuari thotë: - “Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin, se cili prej jush është i çmendur.” - Është shumë e qartë se Profeti (a.s.) ishte njeriu më i udhëzuar, më i ploti në vetvete dhe më i dobishmi për të tjerët. Ndërsa armiqtë e tij ishin njerëzit më të humbur dhe më të dëmshëm për veten e vet dhe për të tjerët. Ata sprovuan njerëzit dhe, në mënyrë të veçantë, adhuruesit e Zotit, duke dashur t’i devijonin nga rruga e drejtë. Por mjafton që Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur rreth kësaj të vërtete, sepse Ai është Llogaritësi i shpejtë, që shpërblen me drejtësi. - “S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë.” - Ky është një kërcënim i frikshëm për të humburit nga rruga e drejtë dhe një premtim shpresëdhënës dhe përgëzues për të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Kjo tregon, gjithashtu, edhe urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar, i Cili e di më mirë se kushdo se cilët meritojnë udhëzimin dhe cilët humbjen.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:275–2:283 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… tjetër, ata kanë thevab të shumëfisht. Ndërsa ata që nuk rrespektojnë urdhërin e Zotit, nuk do të gëzojnë pasurinë e tyre në këtë botë, kurse në botën tjetër ata do të ngriten …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi Allahu urdhëroi për dhënien e pasurisë në rrugën e mirë të Tij, Ai veçoi lëmoshën, sadakanë dhe shpërblimin për te, duke shpjeguar se ajo është bujari, krenari dhe pastërti. Në këto ajete përmendet edhe ana e kundërt, përmendet fitimi i ndyrë, koprracia dhe shpirtëngushtësia e atij që e merr kamatën. Fjala "riba" në sheriatin islam nënkupton kamatën - fajden, e që është teprica nga kryet e mallit, të cilën e merr prej borxhliut në emër të afatizimit. Kjo praktikë është e ndaluar rreptësisht në fenë islame, sepse pasanikët e kanë për detyrë t'i ndihmojnë nevojtarët në përmirësimin e gjendjes së tyre të vështirë, e jo t'i shtypin e t'ua keqësojnë gjendjen edhe më shumë. Ata që respektojnë urdhërat e Zotit, atyre u shtohet bereqeti e pasuria në këtë botë, kurse në botën tjetër, ata kanë thevab të shumëfisht. Ndërsa ata që nuk rrespektojnë urdhërin e Zotit, nuk do të gëzojnë pasurinë e tyre në këtë botë, kurse në botën tjetër ata do të ngriten prej varrezave të shtrembëruar nga defektet e çmendjes, e pastaj i pret zjarri i xhehenemit. Kamata është aq shumë e urrejtur sa që shfrytëzuesit e saj, janë vënë në dyshim për besimin e tyre, e s'ka mjerim më i madh se të konsiderohen armiq të Allahut, dhe të dërguarit të Tij. Ajeti 281 në këtë kaptinë, është i fundit nga Kur'ani që iu shpall Muhammedit. Thuhet se pas shpalljes, së këtij ajeti, Pejgamberi jetoi edhe nëntë ditë. Është përkujtues i madh, ndaj asaj dite të madhe kur çdo kush do të përgjigjet për veprat e bëra. Pra, me këtë ajet merr fund shpallja - vahji. me E ze Pas sadakasë së lavdëruar, pas kamatës së përbuzur, Kur'ani na mëson për rregullat që duhet. praktikuar në lëmenjt e ndryshëm të jetës, posaçërisht në huazime, në shitblerje, në dëshmime dhe në dokumente të shkruara.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:99–20:114 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… të dobishme, ndërkaq ai që refuzon mësimet e tij, ai do ta ngarkojë keq veten ditën e kijametit, kështu që kur t'i fryhet surit për ringjallje, ata do të ngriten …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi që përshkruhet tregimi për Musain, përmendet se ai tregim i rrëfehet Muhammedit nga ana e Zotit, përmes këtij Kur'ani që është plot këshilla e dituri të dobishme, ndërkaq ai që refuzon mësimet e tij, ai do ta ngarkojë keq veten ditën e kijametit, kështu që kur t'i fryhet surit për ringjallje, ata do të ngriten të shëmtuar, me fytyra të nxira, e sy të mavijosur dhe do të kuptojnë se jeta e kësaj bote nuk ka qenë më shumë se një ditë. Idhujtarët i thonin Muhammedit se ç'mund të bëjë Zoti i tij me këto kodra, me këta shkëmbinj e me këto I male, e këtë e bënin në shenjë talljeje. Kur'ani sqaron se ato do të bëhen hi e pluhur, e toka do të jetë e rrafshët, pa asnjë send mbi faqen e saj, ndërsa thirrjes për tubim në vendin e caktuar për gjykim, i përgjigjen të gjithë pa bërë zë. Atë ditë mund të ndërmjetësojnë për shefaat pejgamberët etj., vetëm për atë njeri, për të cilin Zoti lejon. Ata që refuzuan mësimet e Zotit, do të dalin para Tij të turpëruar, sikurse të zënët rob, ndërsa ata që besuan e bënë vepra të mira, do ta gëzojnë në mënyrë të plotë shpërblimin e merituar. Kur'ani përsërit shumë herë vërejtjen për rrezikun nga dënimi në zjarr të xhehenemit, u flet idhujtarëve në gjuhën e tyre, në mënyrë që ata ta kuptojnë atë e të mbledhin mend, se fundi i fundit, madhëria e Allahut është e lartë, Ai udhëheq me gjithçka dhe vetëm Atij i takon adhurimi, e kurrsesi nuk ka nevojë për adhurimin e idhujtarëve, ata shkatërrojnë veten. Thuhet se Muhammedi ngutej dhe lexonte Kur'anin që i shpallej së bashku më Xhibrilin duke ia lexuar natyrisht ai, prandaj i thuhet që të mos ngutej e të mos ketë frikë se do ta harrojë atë. Ose ngutej e gjykonte I sipas Kur'anit pa iu sqaruar sa duhet nga ana e Zotit domethënia e tij, andaj i thuhet të mos ngutej para se të sqarohej mirë se cili është qëllimi i tij.

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:48–36:68 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… u paraqitet një dritë, ngrisin kokat, kur qe, Zoti i madhërishëm u thotë: Es Selamu alejkum, o xhennetlinj, Ai i shikon ata dhe ata e shikojnë Atë, nuk u shkojnë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Idhujtarët, përveç që nuk besonin bënin tallje e thoshin kur do të vijë kijameti. Zoti u tha se do t'ju vijë papritmas dhe shpejt sa nuk do të kenë kohë as t'i lënë dikujt ndonjë amanet, e as ta shohin familjen e tyre. Pastaj do t'i fryhet Surit, e ju shpejt do të paraqiteni te Unë, por do ta mjeroni veten pse nuk mbetët në varreza. E ky është ai premtimi që talleshit. Xhennetlinjtë janë në vendet e tyre të këndshme, kënaqen me të mirat e tij, por kënaqësinë më të madhe do ta përjetojnë kur Zoti Mëshirues u prezentohet dhe u jep selam. Pejgamberi ka thënë: "Duke qenë xhennetlinjtë të preokupuar më kënaqësitë e xhennetit, u paraqitet një dritë, ngrisin kokat, kur qe, Zoti i madhërishëm u thotë: Es Selamu alejkum, o xhennetlinj, Ai i shikon ata dhe ata e shikojnë Atë, nuk u shkojnë sytë tjetërkah derisa të largohet prej tyre, por mbetet drita e Tij, gëzimi ndaj Tij në vendin e tyre. Atë ditë mëkatarëve u thuhet veçohuni prej besimtarëve, pse ju e dëgjuat shejtanin, edhe pse u pata porositur dhe treguar se ai është armik i juaj, se ka humbur shumë të tjerë më parë, u thashë se e vetmja rrugë e shpëtimit është njohja dhe adhurimi ndaj Meje. Tash pra, shijoni dënimin. Gjymtyrët tuaja nuk janë tash nën sundimin tuaj, Ne komandojmë me to, na flasin duart, na dëshmojnë këmbët, e ju vetëm do të heshtni. Ne u dhamë të gjitha gjymtyrët e shëndosha, por ju i keqpërdorët. Ne kemi pasur mundësi t'ju bëjmë të gjymtë, të verbër, t'ju japim të jetoni shumë, por ju kthejmë në atë krijimin e parë, ju bëjmë sërish fëmijë. Kjo është fuqia Jonë të cilën është dashur ta kuptoni!

Mus'haf Hape →
Tur 52:1–52:28 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… i ngritur është qielli. Deti i mbushur me ujë, ose deti që në momentin e katastrofës do të ndizet si zjarr. Zoti betohet në këto krijime se …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Tur është kodra në të cilën Zoti i foli Musait. Libri i shkruar në rreshta e në fletë të hapura, është Kur'ani që lexohet prej besimtarëve në mus-haf, e prej melekëve në Levhi Mahfudh. Shtëpia e banuar është Qabja, të cilën gjithnjë e vizitojnë haxhinjtë, ose Bejtul Ma'muri në qiell, të cilin e vizitojnë melekët. Kulm i ngritur është qielli. Deti i mbushur me ujë, ose deti që në momentin e katastrofës do të ndizet si zjarr. Zoti betohet në këto krijime se dënimi për kundërshtarë është realitet i pamohueshëm. Lëkundja e qiellit andej-këndej dhe shkulja e kodrave e fluturimi i tyre, japin të kuptohet se dynjaja mori fund, sepse toka, qielli, malet, detet, janë krijuar që njerëzit të përfitojnë prej tyre, e deri sa në të nuk do të kthehet më askush, ajo shkatërrohet. Të mjerë janë ata që refuzuan mësimet e Zotit dhe atë ditë u thuhet kur janë në prag të xhehenemit: A mos është kjo ndonjë magji, apo jeni verbuar siç u verbuat në dynja ndaj udhëzimeve të Zotit. Xhennetlinjtë, përveç që janë të kënaqur me të mirat e xhennetit,Zoti do t'i kënaqë edhe më tepër, kur do t'ua shoqërojë edhe fëmijët e tyre në xhennet, edhe nëse fëmija i tyre nuk ka meritë për atë shkallë të xhennetit, por atë e bën për hirë të prindërve të mirë, Kuptohet, nëse fëmija ka qenë besimtar sikurse edhe prindërit e vet, e nëse jo, atëherë këputen të gjitha lidhjet. Gjithashtu kuptohet se edhe xhennetlinjtë edhe xhehenemlinjtë i përkujtojnë veprat dhe gjendjen e tyre se ishin në dynja, e besimtarët do të kënaqen kur i përkujtojnë vështirësitë e dynjasë dhe gjendjen e tyre të kënaqshme në xhennet, ndërsa të tjerët mjerimin në xhehenem.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:1–55:30 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… të asaj që e ka në shpirt, e mësoi të flasë. Diell e hënë lëvizin sipas asaj që Ai u ka caktuar, Atë e adhuron çdo gjë në tokë e në qiej, Ai e ngriti qiellin me një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Idhujtarët mekas i thanë Muhammedit: Ne nuk dimë kush është Rrahmanit Ndaj, u shpall kjo sure e Kur'anit në të cilën Zoti u tha: "Rrahman është Ai që ia dhuroi njeriut më të mirën begati, ia mësoi Kur'anin që është nimeti më i madh, është Ai që e krijoi njeriun, është Ai që e aftësoi për shprehje të asaj që e ka në shpirt, e mësoi të flasë. Diell e hënë lëvizin sipas asaj që Ai u ka caktuar, Atë e adhuron çdo gjë në tokë e në qiej, Ai e ngriti qiellin me një përsosmëri, e tokën e shtroi për jetesë të gjallesave, në të cilën krijoi lloje të pemëve, të drithërave, të ushqimit, si për njerëz, si për gjallesat e tjera. E, cilën të mirë prej të mirave të përmendura mund ta mohojnë njerëzit ose xhinët" Ky ajet përmendet tridhjetë e një herë në këtë sure. Tetë herë përmendet pas ajeteve që numërojnë madhështinë e krijesave të Zotit, mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit. Shtatë herë përmendet pas ajeteve që përkujtojnë dënimin e xhehenemit. Tetë herë pas ajeteve që përshkruajnë dy xhennetet dhe banuesit e tyre, edhe tetë herë të tjera për dy xhennetet, jo si të parët. Për krijimin e njeriut të parë nga balta hasim në katër përshkrime: nga balta e nxirë e me erë të keqe, nga balta që të ngjitet për dore, nga dheu dhe nga balta e terur si të jetë e pjekur, e kjo është etapa e fundit e krijimit të tij. Këto ajete janë: në suret Hixhr, Safat, Ali Imran dhe në këtë që jemi duke komentuar. Rrahmani është Zot i lindjes së diellit e hënës, i ujit të ëmbël e të njelmët, Zot që për çdo moment komandon në gjithçka.

Mus'haf Hape →
Gashije 88:1–88:26 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… dhe në mënyrë serioze krijimin e devesë, e cila është specifike edhe për diturinë e sotme, le të shikojnë qiellin si është ngritur si kulm, por pa shtylla, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Dita e kijametit quhet edhe gashije, mbulim, kaplim, sepse e keqja e asaj dite përfshin të gjitha krijisat. Në atë ditë do të ketë fytyra të zbehta e të shëmtuara, sepse kanë punuar punë të këqija, janë munduar e lodhur dhe ato punë janë shkak që t'i fusin në xhehenem, në zjarr me temperaturë të lartë, ku nuk kanë çka të pijnë tjetër, vetëm se ujë shumë të valë dhe ushqim të keq. Përmendet një bimë me ferra, që nuk e ha tjetërkush përveç deves, madje vetëm sa është e njomë. Ky lloj ushqimi as nuk jep fuqi e as nuk ngop.: Në anën tjetër, atë ditë ka fytyra të shkëlqyera, sepse janë të kënaqura me veprat e mira që kanë bërë, e tash janë shpërblyer me xhennet. "Ekvab" nënkuptojnë enët si gota pa vegë (e këtu përdorëm termin "gastare"). Zoti xh. sh. thërret njerëzit të shikojnë me vëmendje dhe në mënyrë serioze krijimin e devesë, e cila është specifike edhe për diturinë e sotme, le të shikojnë qiellin si është ngritur si kulm, por pa shtylla, tokën e përshtatur për jetë, kodrat e venduara si shtylla të tokës. Këto krijime e krijesa janë përmendur në mënyrë sipërfaqësore, aq sa ai popull i atëhershëm ka mundur t'i kuptojë, përndryshe, çdo fjalë e thënë për këto krijesa ka një domethënie të thellë për të arriturat e tashme. Në fund i thuhet Pejgamberit se detyrë jotja është këshillimi, përkujtimi, e jo me dhunë të pranojnë fenë e Zotin, sepse kundërshtarët nuk mund të ikin e të shpëtojnë: ata te Zoti do të shkojnë dhe Ai u jep atë që e meritojnë. Falënderoj Allahun e madhëruar!

Mus'haf Hape →
Fexhr 89:1–89:30 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

Allahu betohet në agimin si kohë me rëndësi, sepse atëherë njeriu ngritet prej gjumit, e përkujton Zotin që i dha jetën dhe ia fillon jetës. Dhjetë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu betohet në agimin si kohë me rëndësi, sepse atëherë njeriu ngritet prej gjumit, e përkujton Zotin që i dha jetën dhe ia fillon jetës. Dhjetë ditët e lavdishme janë ato të dhilhixhës, sipas shumicës së mufesirinëve, e ka mendime edhe për dhjetë të fundit të ramazanit. Betimi në çift e tek do të thotë betim në gjithçka, në të gjitha krijesat që janë çift, e edhe në Krijuesin që është një. Ka mendime se me fjalën "shef'i", nënkuptohet dita e bajramit të vogël, e me "vetri", dita e Arafatit. Këto janë për t'u betuar në to, për atë që ka mend, pse mendja është mjet që e frenon njeriun prej epsheve dhe prej punëve të këqija, e nëse nuk frenohet dhe nuk ndalet, atëherë te njeriu i tillë mbizotëron fuqia shtazarake, e ndoshta edhe më e shëmtuar, pse epshi i shtazëve është i kufizuar dhe funksionon vetëm kur është nevoja. Për "Irem",, ka mendime se fjala është për kabilën, e Adit të parë, e ka mendime se fjala është për vendbanimin e tyre diku mes Umanit dhe Hadre Mevtit. QË Çdo gjendje e njeriut në këtë botë e ka qëllimin e vet të caktuar, andaj nuk duhet gëzuar pse ka pasuri e fëmijë, as nuk duhet dëshpëruar pse ka varfëri e diçka tjetër. Të gjitha këto janë një lloj sprovimi si në gjendjen e parë ashtu edhe në të dytën. Duhet gëzuar nëse arrin që atë pasuri ta fitojë me të drejtë dhe ta shpenzojë për çështjet humane, përndryshe gëzimi është i kotë. Ashtu është puna edhe me fëmijët... Gjendja e vështirë e ka domethënien e vet, andaj nuk duhet dëshpëruar. lumtur është ai që i thuhet: "O shpirt i pastër, i bindur, i qetë, hyn në grupin e të mirëve, hyn në xhennet". Ndoshta kjo thënie i thuhet besimtarit në momentin e vdekjes. Mbaroi përkthimi i kësaj sureje, pra falënderoj Allahun e madhëruar!

Mus'haf Hape →
Nur 24:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… normat edukative, të cilat ngrisin lartë vlerën e njeriut, të radhitura në këtë kaptinë, janë rreze e shkëndijes së dritës së dhuruar prej Allahut të madhëruar, pra është dritë për të gjithë ata që i përqafojnë këto rregulla.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Medinë, pas sures El Hashru, ajete: 64 Kjo kaptinë e shpallur në Medinë përmbledh rregulla e dispozita të ligjit islam, përmbledh rregulla të një orientimi të drejtë të jetës të bazuar në themele të një morali të shëndoshë. Shqyrton çështje me karakter të përgjithshëm, e edhe asosh me karakter të veçantë dhe besimtarët i udhëzon t'u përmbahen atyre. Në ajetet e kësaj kaptine janë dhënë sqarime për disa norma edukative, të cilave besimtarët duhet t'u përmbahen si në jetën e tyre individuale, ashtu edhe në jetën e përbashkët shoqërore si: leja për të hyrë në shtëpitë e familjeve të tjera, të përmbajturit nga shikimi i pjesëve të mbuluara e të palejuara të trupit, ruajtja e nderit dhe e moralit, mospërzierja e burrave, me gra të huaja, shembëlltyra e familjes dhe e shtëpisë së myslimanit, sa i përket nderit e pastërtisë, dhe zbatimi i dispozitave të Allahut. Familja si celulë e bashkësisë së gjerë ka rëndësi të madhe në rolin e saj edukativ, andaj edhe parashtrohen këto rregulla të parimit islam. Për ta ruajtur pastërtinë, nderin, autoritetin e familjes myslimane, janë përcaktuar normat e masave ndëshkuese kundër atyre që bëjnë zina, që trillojnë shpifje kundër njerëzve të pafajshëm, kundër bashkëshorteve të veta etj. E grave të ndershme u jepen udhëzime se si duhet të ruajnë krenarinë e tyre duke i mbajtur të mbuluara pjesët më të ndijshme të trupit. Halifi i dytë i myslimanëve, Ymeri i Hatabit u pat shkruar banorëve të qytetit Kufa, që këtë kaptinë t'ua mësojnë grave. Quhet: "Suretun Nuri" - kaptina e dritës, ngase rregullat dhe dispozitat e ligjit islam, normat edukative, të cilat ngrisin lartë vlerën e njeriut, të radhitura në këtë kaptinë, janë rreze e shkëndijes së dritës së dhuruar prej Allahut të madhëruar, pra është dritë për të gjithë ata që i përqafojnë këto rregulla.

Mus'haf Hape →
Gafir 40:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e maturi ngriti zërin për të drejtën, e kundër të shtrembërës. Quhet: "Suretu Gafir" - kaptina e mëkatfalësit, ngase në fillim të sures Zoti e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures Ez Zumer, ajete: 85 Si pjesë e Kur'anit të shpallur në Meke, edhe kjo sure parashtron çështje të besimit, çështjen e të drejtës dhe të kotës. Fillon me përshkrimin e cilësive të larta të Zotit, me argumentet e Tij të mëdha, e pastaj u kthehet kundërshtimeve që i bënë jobesimtarët ndaj fakteve të Allahut, edhe pse ato fakte ishin të qarta për mendjen e shëndoshë e pastaj u bën një vështrim edhe ndëshkimeve, të cilat i përjetuan ata kundërshtarë. Në mesin e asaj atmosfere të tmerrshme, të cilën do ta përjetojnë kundërshtarët, paraqitet një skenë rreth Hameletul Arshit - engjëjve kujdestarë ndaj Arshit të Zotit, rreth adhurimit që ia bëjnë dhe i luten Zotit. Përshkruhen edhe disa momente të ditës së kijametit, të gjendjes së njerëzve në ato çaste, në të cilat nga frika e tmerri u vjen shpirti në fyt, dhe nën ato rrethana, secili njeri do të gjejë shpërblimin me çka ka punuar, mirë ose keq. I bëhët një vështrim edhe dallimit mes besimit e arrogancës, dallim i cili fitohet përmes rrëfimit të thirrjes së Musait që i bëri faraonit mizor dhe në këtë rrëfim hasim në një kaptinë të re e cila nuk është përmendur në rrëfimet e tjera të Musait, kaptina rreth besimtarit nga familja e faraonit, i cili besimin e mbante fshehtë por me butësi e maturi ngriti zërin për të drejtën, e kundër të shtrembërës. Quhet: "Suretu Gafir" - kaptina e mëkatfalësit, ngase në fillim të sures Zoti e përmend këtë atribut të vetin të bukur, madje këtë e përmend edhe ai njeri besimtar, kur thotë: Po u thërras te besimi në Zotin fuqiplotë e që shumë falë mëkatet. Quhet edhe Suretu mumin - pse përmendet tregimi për atë njeriun besimtar.

Mus'haf Hape →
Enam 6:118–6:119 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e idhujtarëve dhe logjikën e tyre të prishur, në lidhje me lejimin e ngrënies së kafshëve të ngordhura dhe atyre që theren jo në emër të Allahut. I …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Hani vetëm atë mish gjatë therjes së të cilit është përmendur emri i Allahut, nëse vërtet jeni besimtarë të shpalljeve të Tij. - Allahu i Lartësuar i njofton besimtarët se, nga kafshët e therura, Ai ka bërë të lejuar të hahen veçse ato që theren duke përmendur emrin e Tij. Kjo tregon se nuk lejohen të hahen ato kafshë që theren pa përmendur emrin e Allahut. Mohuesit kurejshë e hanin mishin e kafshëve të ngordhura dhe të atyre që thereshin në emër të idhujve. Në vijim, Allahu i Lartësuar i nxit besimtarët që të hanë veçse atë mish që është therur duke përmendur emrin e Tij: - E përse të mos e hani atë mish që është therur duke u përmendur emri i Allahut, kur Ai tashmë jua ka shpjeguar plotësisht atë që është e ndaluar për ju ... - Çdo gjë që Allahu jua ka bërë haram, jua ka qartësuar dhe shtjelluar plotësisht. - përveçse kur jeni të detyruar (nga nevoja)?! - Ju duhet të largoheni gjithmonë nga harami, që ju është sqaruar plotësisht, përveçse në rastet kur keni nevojë të domosdoshme. Në të tilla raste e keni të lejuar që ta hani çfarë të gjeni. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për injorancën e idhujtarëve dhe logjikën e tyre të prishur, në lidhje me lejimin e ngrënies së kafshëve të ngordhura dhe atyre që theren jo në emër të Allahut. I Madhëruari thotë: - Vërtet, të shumtë janë ata që, me dëshirat e tyre të shfrenuara, i devijojnë të tjerët nga e vërteta, duke mos pasur aspak dituri. Pa dyshim, Zoti yt i di më së miri ata që i shkelin kufijtë. - Allahu i Madhëruar i di mirë ata që i kalojnë kufijtë, që gënjejnë e trillojnë për Të gjëra të paqena e të pavërteta.

Mus'haf Hape →
Hixhr 15:73–15:77 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… së diellit. - Dhe Ne i përmbysëm (qytetet) dhe lëshuam mbi ta reshje si deltinë e pjekur. - Në suren Hud përmendëm se si Xhibrili e ngriti atë vendbanim në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Në kohën e lindjes së diellit, ata i përfshiu një ushtimë e tmerrshme. - Një oshtimë e madhe, që vjen nga zëri i shkreptimës. Kjo ndodhi në kohën e lindjes së diellit. - Dhe Ne i përmbysëm (qytetet) dhe lëshuam mbi ta reshje si deltinë e pjekur. - Në suren Hud përmendëm se si Xhibrili e ngriti atë vendbanim në kupën e qiellit, pastaj e ktheu përmbys dhe gjuajti mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar, të shenjuar nga Zoti. - Tek e gjithë kjo ka, vërtet argumente për ata që kuptojnë. - Gjurmët e këtij ndëshkimi janë të dukshme mbi ato vendbanime, për të gjithë ata që mendojnë dhe vëzhgojnë. Muxhahidi e ka shpjeguar fjalën “muteuessimin”, si: “të mençurit, me mendje të hollë.” Të tjerë kanë thënë se kuptimi është: ata që vështrojnë me kujdes, ata që meditojnë, ata që dinë të nxjerrin mësime e dobi. Të gjitha këto janë kuptime të përafërta. - Dhe ato (qytete) ishin mu në xhadé. - Vendbanimi i quajtur Sodom, u përmbys dhe u gjuajt me rrebesh gurësh nga qielli, aq sa u shndërrua në një liqen të pështirë e të ndotur. Ky vendbanim ndodhet në një rrugë të gjerë dhe të dukshme, të përdorshme edhe në ditët e sotme, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Edhe Luti qe prej të dërguarve Tanë. Kujto, kur Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij! Përveç një plake (gruas së tij), që mbeti me të dënuarit. Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët. Ju (o banorë të Mekës) me siguri kaloni aty pranë (rrënojave) ditën dhe natën (gjatë udhëtimeve). Atëherë, a nuk po logjikoni?” [Safat 138.] - Për ata që besojnë, ky është argument. - Në ndëshkimin e popullit të Lutit dhe në shpëtimin e Lutit dhe familjes së tij ka argumente për njerëz që besojnë Allahun dhe profetët e Tij.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:124 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të Merjemes. Edhe ai vazhdoi t’u përmbahej rregullave të së shtunës, derisa u ngrit tek Zoti. Ishin të krishterët në kohën e Kostandinit, ata të cilët e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lavdëruar ka përcaktuar për çdo popull një ditë të javës, që njerëzit të mblidhen së bashku për të adhuruar Atë. Kështu, për muslimanët Ai përcaktoi si ditë tubimi e adhurimi të përbashkët ditën e xhuma. Thuhet sa kjo ditë ka qenë e tillë edhe për judejtë, por ata iu shmangën kësaj dite, për ta kryer ditën e shtunë. Atëherë, Allahu i Lartësuar ua bëri të detyrueshme në Teurat që t’u përmbaheshin rregullave të kësaj dite. Gjithjashtu, Ai i urdhëroi ata që ta pasonin Muhamedin, kur ta dërgonte ndër njerëz. Madje, ai mori prej tyre premtime dhe besën e fortë për këtë çështje. - Rregulli i së shtunës (Sabathit) iu bë detyrë vetëm atyre që ranë në kundërshtime. - Muxhahidi shpjegon se ata e ndoqën këtë rit, duke e braktisur xhumanë. Kështu vazhduan deri në kohën e Isait, birit të Merjemes. Edhe ai vazhdoi t’u përmbahej rregullave të së shtunës, derisa u ngrit tek Zoti. Ishin të krishterët në kohën e Kostandinit, ata të cilët e ndryshuan rregullin për të shtunën dhe kaluan në ditën e dielë, duke dashur kështu të kundërshtonin judejtë. Përveç këtij ndryshimi, të krishterët devijuan edhe drejtimin gjatë riteve të faljes. Tashmë ata drejtohen drejt lindjes. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - , tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 1630. "Ne muslimanët jemi më të fundit (që kemi ardhur në dynja), por (do të jemi) më të parët dhe më të shquarit Ditën e Ringjalljes, edhe pse kombeve të mëparshme u janë dhënë Librat Hyjnorë përpara nesh. Edhe kjo (dita e xhuma) ka qenë dita e tyre e festimeve (si hytbja - ligjërata, namazi i veçantë i xhumasë etj.) e detyruar për ta, por ata u përçanë në lidhje me të. Kështu që Allahu na udhëzoi ne për këtë ditë (të xhumanë), ndërsa të gjithë njerëzit e tjerë janë mbrapa nesh për këtë çështje: (dita e shenjtë) e çifutëve është e nesërmja (e shtuna) dhe (dita e shenjtë) e krishterëve është e pasnesërmja (e diela)." [Buhariu dhe Muslimi]. Ai thotë: - Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin.

Mus'haf Hape →