… të ketë marrë fund..." Ai thotë gjithashtu: "Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë -radhë. Atë …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Allahu i Lartësuar i kërcënon mohuesit, duke thënë: - E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve, bashkë me melekët,?! - Në Ditën e Kijametit do të bëhet gjykim me drejtësi i të parëve dhe të fundmëve dhe çdokush do të shpërblehet sipas veprave të tij: nëse ka punuar mirë, do të shpërblehet me të mira e nëse ka punuar keq, do të marrë dënimin. Ajo është dita kur do të përmbushet e përfundojë çdo çështje e gjykim. I Lartësuari thotë: "...dhe çështja të ketë marrë fund..." Ai thotë gjithashtu: "Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë -radhë. Atë ditë do të sillet Xhehenemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij?" [Fexhr 21 - 23]. Në këtë kontekst, Ibn Xheriri e ka sjellë që nga fillimi hadithin e gjatë të fryrjes në Sur, të cilin e sjell Ebu Hurejra nga Profeti. Ky është një hadith i njohur dhe i përhapur, që e kanë sjellë shumë autorë të Mesanideve e të tjerë. Ndër të tjera, në të thuhet: 291 “.... kur njerëzit të vuajnë dhe ngushtohen në tokën e llogarisë, do të fillojnë të kërkojnë ndërmjetësim tek Zoti, duke u kërkuar profetëve njëri pas tjetrit nga Ademi e pas tij. Çdokush prej tyre i shmanget kësaj pozite (kërkimit të ndërmjetësimit), derisa mbërrijnë tek Muhamedi ﷺ . Kur shkojnë tek ai, ai do të thotë: "Unë jam për këtë, unë jam për këtë." Atëherë ai shkon dhe bie në sexhde poshtë Arshit të Allahut dhe ndërmjetëson tek Allahu që të fillojë llogaria mes krijesave, dhe Allahu e pranon ndërmjetësimin e tij. Ai (Allahu) do të vijë përmes hijes së reve, pasi të çahet qielli i dynjasë dhe të zbresin të gjithë melekët e atij qielli; pastaj qielli i dytë, pastaj i treti, deri tek i shtati. Pastaj zbresin mbajtësit e Arshit dhe pastaj melekët më të afërt. Më pas, zbret i Pamposhturi i Madhërishëm përmes hijes së reve, si dhe të gjithë melekët. Këta të fundit lëshojnë një zë të madh nga tesbihu i tyre. Ata thonë: "Subĥâne dhil mulki uel melekût! Subĥâne dhil iz -zeti uel xheberût! Subĥâne haj-jil-ledhi lâ jemût! Subĥânel -ledhi jumitul ħalâika ue lâ jemût! Sub -bûĥun kudu-dûsun rabul melâiketi uer -rûĥ! Sub - bûĥun kudu -dûsun, subĥâne rab -bunal ea’lâ! Sub’ĥâne dhis -sultâni uel adhame! Subĥânehû, subhanehû ebeden ebedâ! ” [I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai në dorën e të cilit është i gjithë pushteti dhe mbretëritë! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai të cilit i takon e gjithë krenaria dhe Fuqia! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai i cili nuk vdes kurrë! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai që do ti vdesë të gjithë krijesat dhe dhe Ai nuk vdes! I dëlirë e i shenjtëruar është Zoti i të gjithë melekëve dhe Shpirtit (Xhibrilit). I dëlirë, i shenjtëruar dhe i pastër nga çdo e metë është Zoti ynë më i larti. I dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai në dorën e të cilit është i gjithë Fuqia dhe m adhështia! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai, I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai, përgjithmonë e përjetësisht!]