▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- “Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit." - Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur dhe i thotë: “Thuaju, o Muhamed, idhujta - rëve, të cilët nuk pranojnë Shpalljen dhe të vërtetën që po u kumton: Nëse ju i ktheni shpinën mesazhit që ju kam sjellë prej Allahut të Lartësuar, atëherë unë ju para - lajmëroj për ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut mbi ju. Ai do të godasë ashpër, ashtu sikurse përfshiu popujt e shkuar, të cilët refuzonin të dërguarit e Zotit: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit.". Me këtë kërcënohen të gjithë ata që janë në të njëjtën rrugë të refuzimit të profetëve dhe shpalljeve të Zotit. - “Kur atyre u erdhën të dërguarit në çdo kohë, duke i këshilluar: “Mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut”, ata thanë: “Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë.” - Profetët u dërguan ndër ta dhe në popujt rreth e rrotull tyre, në çdo kohë, siç thotë i Lartësuari: “Kujto vëllanë e fisit Ad (Hudin), kur paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf! Para dhe pas tij, pati paralajmë - rues të shumtë. ” [Ahkaf 21]. Ai dërgoi pro - fetë, lajmëtarë, që të urdhëronin për të adhuruar Allahun si një të vetëm dhe pa ortakë. I dërgoi ata si përgëzues të të gjithë besimta - rëve, të bi ndurve me mirësitë e Zotit dhe si paralajmërues dhe kërcënues për ata që refuzonin ftesën e Zotit. Megjithatë, ata nuk besuan, përkundrazi i morën profetët për gënjeshtarë dhe për gënjeshtra mesazhet që ata sollën nga Zoti. Ata refuzuan të nënshtroheshin dhe të jetonin sipas tyre. Ata thanë: “Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë.” Pra, sipas tyre, të dërguarit duhet të ishin prej melekëve dhe jo prej njerëzve. - “Prandaj ne nuk i besojmë mesazhit që përcillni ju.” - Ne nuk e besojmë atë që keni sjellë ju, sepse ju jeni thjesht dhe
vetëm njerëz, sikurse dhe ne. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës ...” - Ata kaluan kufijtë, me kryelartësi, duke thyer çdo urdhër të Zotit dhe duke u treguar të pabindur ndaj Tij. - “... dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?”.” - Ata u mburrën me forcën e trupave të tyre dhe fuqinë, që Zoti u kishte dhënë, duke mëtuar kështu se mund të mbroheshin edhe përballë ndëshkimit, me të cilin profetët i kërcënonin. - “A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona. ” - Pra, a nuk e dinë ata se Ai, i Cili krijoi forcën e tyre dhe ua dhuroi atyre, Ai që krijoi gjithçka, a nuk është Ai më i fortë se ata? A nuk mendojnë për këtë fakt? Pa dyshim që Ai i Cili i krijoi ata dhe forcën e tyre është më i fortë sesa krijesat. Duke treguar fuqinë e Tij, i Madhëruari thotë: “Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” [Dharijat 47]. Me kryeneçësinë dhe injorancën e tyre, ata sfiduan Ngadhënjimtarin e Fuqiplotin dhe refuzuan shpalljet, mesazhet dhe mrekullitë e Tij, po ashtu edhe të dërguarit e Tij. - “Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme ...” - Ishte një erë e furishme shumë e fortë dhe e ftohtë, e cila lëshonte një zhurmë të tmerrshme, në mënyrë që ndëshkimi i tyre të ishte i ngjashëm me kryeneçësinë dhe mburrjen e tyre, kur treguan forcën. - “... për disa ditë shkatërruese ...” - Ishin ditë të njëpasnjëshme, siç thotë në ajetin tjetër. “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” [Hakka 6, 7]. Ajo ishte një stuhi e furishme, e acartë dhe me një uturimë të tmerrshme. - “... për t’i bërë ata të ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; ...” - Ajo vazhdoi, derisa i shfarosi nga i pari, deri tek i fundit. Kështu, ata i ndoqi pas poshtërimi në jetën e kësaj dynjaje, por edhe ndëshkimi i dhimbshëm në ahiret, prandaj i Lartësuari thotë: - “... por në botën tjetër Dënimi do të jetë edhe më poshtërues ...” - Pra, do të jetë akoma dhe më poshtërues sesa ndëshkimi që përjetuan në dynja. - “... dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” - Në jetën tjetër, ata nuk do të ndihmohen, sikurse nuk u ndihmuan edhe në jetën e dynjasë, kur nuk pati ndonjë që të mund t’i shpëtonte prej ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut të Lartësuar. - “Sa u përket popullit të Themudit, - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjerë shpjegojnë se: “ hedejnahum”, domethënë që: ua qartësuam të vërtetën. Pra, bëhet fjalë për qartësimin e të vërtetës. Ndërsa Theuriu shpjegon se, fjala “hedejnahum” ka kuptimin: “ deaunâhum”, dome - thënë, i ftuam ata t’i nënshtroheshin të vërtetës. Në vijim, i Lartësuari thotë: “... por ata parapëlqyen verbërinë kundrejt udhëzi - mit.” Kështu, kuptimi është: Ne ua qartë - suam të vërtetën, me gjuhën e profetit të tyre, Salihut (a.s), por ata e kundërshtuan atë dhe të vërtetën që ai u kumtoi, si dhe vranë Devenë e Allahut, të cilën Allahu i Lartësuar e solli si shenjë dhe mrekulli, për të treguar se Salihu (a.s.) ishte i dërguari i Tij besnik dhe se mesazhi i tij ishte i vërtetë. - “... prandaj i kapi tmerri i dënimit poshtërues ...” - Allahu i Lartësuar dërgoi mbi ata një gjëmim dhe britmë, një tronditje të llahtarshme, një dënim poshtërues dhe të dhimbshëm. - “... për shkak të asaj që kishin vepruar.” - Ky ndëshkim u erdhi për shkak të kundërshtimit të profetëve dhe ftesës së tyre për të besuar. - “Por Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin ruajtur. ” - Kuptimi: Nga mesi i tyre, Ne shpëtuam ata që besuan, të cilët nuk i preku asnjë e keqe. Domethënë, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata së
bashku me profetin e tyre, Salihun (paqja dhe bekimet e Zotit qoftë mbi të!). Ai i shpëtoi ata për imanin e tyre, për devotshmërinë ndaj Tij dhe për pasimin e profetit, që Ai dërgoi ndër ta.