Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Rum 30:58–30:60 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në të cilën të udhëzoi Zoti yt, në Shpalljen që të dhuroi, sepse ajo është e vërteta, që nuk ka asnjë dyshim se është prej Allahut. Kurrë mos devijo prej saj, sepse nuk ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran çdo lloj shembulli. ” - Ne ua kemi shtjelluar plotësisht të vërtetën në Kuran. U kemi sjellë në Kuran shumë shembuj, që e ndriçojnë të vërtetën, në mënyrë që ata ta ndjekin atë. - “Por, çfarëdo argumenti që t’u sillje atyre, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: “Ju nuk bëni gjë tjetër, veçse thoni kotësira!” Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre, që nuk duan të kuptojnë.” - Çfarëdo mrekullie e shenje t’u sjellësh, qoftë nga ato që vetë i kërkojnë, qoftë të tjera, ata nuk kanë për ta besuar të vërtetën dhe as ta pasojnë atë, por do të këmbëngulin në besimin e tyre se ato janë kotësira e magjira. Kështu thanë ata, kur panë me sytë e ballit çarjen e Hënës, ose shenja të tjera të sjella nga Profeti i Allahut. I Lartësuari thotë: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. - “Prandaj, bëj durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë ...” - Pra ji durimtar, i qëndrueshëm dhe i palëkundur përballë kundërshtimit të tyre me forcë, kokfortësi dhe inat të të vërtetës që u solle, sepse Allahu i Lartësuar ka për ta përmbushur atë premtim që të dha, për triumf të plotë mbi ta. Përfundimi i mirë dhe fitorja e plotë do të jetë në anën tënde dhe të atyre që të pasojnë, si në në jetën e dynjasë dhe në ahiret. - “... e kurrë mos lejo të të lëkundin vendosmërinë ata që kanë dyshime (për ringjalljen para Zotit) ...” - Përkundrazi, qëndro i palëkundur dhe i fortë në atë rrugë, në të cilën të udhëzoi Zoti yt, në Shpalljen që të dhuroi, sepse ajo është e vërteta, që nuk ka asnjë dyshim se është prej Allahut. Kurrë mos devijo prej saj, sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër, ku mund të gjesh udhëzimin e drejtë, që duhet pasuar. E gjithë e vërteta është e kufizuar në Shpalljen që Ai të dhuroi dhe në udhëzimin e dritën, që Ai ta zbriti. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Rum. Vetëm Allahut i qofshin të gjitha lavdërimet e mirënjohja! E lusim të Madhëruarin të na e lehtësojë përfundimin e pjesës së mbetur të këtij punimi! 26 / 4 / 1390 h, ose (30/06 /1970)

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:40–41:43 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tyre, po ashtu bëj edhe ti bëj durim dhe ji i qëndrueshëm përballë mundimeve të popullit tënd. - “Me të vërtetë, Zoti yt është Falës i madh ... ” – Është Falës për ata të cilët …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ata që i shtrembërojnë ajetet Tona ...” - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shpjegon se fjala ‘ julĥidune’ do të thotë: vendosje e fjalëve jo në vendin e vet. Ndërsa Katade ka thënë se është mohimi, mbulimi i të vërtetës; është refuzimi i të vërtetës me kryeneçësi dhe kokëfortësi.” Më pas, Allahu Krenar dhe dhe i Lartësuar thotë: - “... nuk mund të na fshihen kurrë.” - Ky është një paralajmërim i frikshëm dhe kërcënim i përforcuar, që u drejtohet refu - zuesve të së vërtetës, se Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur rreth atyre që e mohojnë të vërtetën dhe argumentet e Tij. Ai e di mirë për ata të cilët shtrembërojnë kuptimin e emrave dhe cilësive të Tij dhe ka për t’u dhënë dënimin e merituar. - “Si mendoni, a është më i mirë ai që hidhet në Zjarr, apo ai që në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt?” - A mund të jenë njëlloj dhe të trajtohen si të barabartë këto kategori njerëzish? Pa dyshim që ata nuk mund të trajtohen njëlloj dhe nuk janë të njëjtë. Pastaj Allahu Krenar dhe i Lartësuar iu drejtohet me një kërcënim tjetër mohue - sve të besimit të vërtetë: - “Veproni si të dëshironi, por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju bëni.” - Bëni çfarë të dëshironi, të mira apo të këqija, por dijeni se Allahu është i Gjithëditur rreth jush dhe asaj që ju veproni: Ai shikon gjithçka që ju bëni. Ai është ‘ Basirun’ - Gjithëshikues i veprave tuaja. - “Ata që mohojnë Mesazhin, kur ai u vjen, do të dënohen rëndë.” - Ata të cilët mohojnë Dhikr-in. Fjala ‘ Dhikër’ këtu ka për qëllim Kuranin, për të cilin Allahu i Lartësuar thotë: - “Ai është vërtet një Libër madhështor. ” - Ai është i pacenueshëm dhe i paarritshëm, i tillë që askush nuk mund të sjellë një të ngjashëm me të. - “Atij nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. ” - Kotësia dhe pavërtetësia nuk kanë lidhje me të, sepse është: - “Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” - Libër nga Ai, i Cili është i Urtë në të gjitha fjalët dhe veprat e Tij. Ai është ‘ Hamid’ - i Lavdëruar, i Përlëvduar, në gjithçka për të cilën ka urdhëruar, në çdo ndalesë nga dhe në çdo rregull e ligj, që ka caktuar. Të gjitha urdhëresat dhe ndalesat e Tij janë të lavdëruara dhe sjellin një fund të mirë, synojnë qëllime të larta dhe të lëvdueshme. - “Ty nuk po të thuhet gjë tjetër, përveçse të njëjtat gjëra që u janë thënë të dërguarve para teje. ” - Çdo fjalë që thuhet kundër teje, çdo fyerje e trillim, që mohuesit bëjnë kundër teje janë njëlloj me ato që u janë thënë të dërguarve para teje. Ashtu sikurse këta nuk besojnë vërtetësinë tënde dhe të Shpalljes së Zotit, po ashtu nuk besonin edhe te profetët e shkuar. Atëherë, ashtu sikurse ata bënin durim përballë këtyre mundimeve të sjella nga popujt e tyre, po ashtu bëj edhe ti bëj durim dhe ji i qëndrueshëm përballë mundimeve të popullit tënd. - “Me të vërtetë, Zoti yt është Falës i madh ... ” – Është Falës për ata të cilët pendohen dhe kthehen sinqerisht të nënshtruar tek Ai. - “... por edhe ndëshkimin e ka të dhembshëm ...” - Për ata të cilët janë të vazhdueshëm në mohimin dhe refuzimin e besimit të drejtë, që kalojnë kufijtë e vendosur nga Zoti dhe që i kundërvihen porosive të Tij.

Mus'haf Hape →
Enam 6:116–6:117 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që Allahu është më Fjalëdrejti e më Fjalëvërteti. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: - Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar e këshillon Profetin e Tij që të jetë i kujdesshëm dhe të mos i bindet shumicës së njerëzve, të cilët janë të humbur e të devijuar, sepse: - “Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin veçse supozime dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë.” - Shumica e njerëzve kanë devijuar nga rruga e drejtë, për sa i përket fesë, punëve dhe njohurive të tyre mbi Zotin. Fetë dhe besimet e tyre janë të prishura e të devijuara, veprat i bëjnë sipas dëshirave të tyre, ndërsa njohuritë e tyre për Zotin nuk janë mbi themele të sigurta, prandaj dhe nuk mund të të udhëzojnë në rrugën e drejtë. E shumta që mund të thuhet është se ata thjesht ndjekin hamendësime, të cilat kurrsesi nuk mund të quhen dituri e sigurt. Ata thonë për Allahun dhe fenë e Tij gjëra për të cilat nuk kanë dituri dhe informacion të sigurt. Atëherë, duke qenë një gjendje e tillë, është plotësisht e drejtë dhe me vend që Allahu i Madhëruar t’i këshillojë robërit e Tij që të ruhen dhe të jenë të kujdesshëm prej këtyre të humburve, që të devijojnë nga rruga e drejtë. Është plotësisht e drejtë dhe e dobishme që Allahu i Urtë të përshkruajë cilësitë dalluese të këtyre të mjerëve. Edhe pse këto fjalë i drejtohen Profetit ﷺ ,dihet se Profeti është shembulli më i mirë për umetin e tij në zbatimin e dispozitave, përveç atyre që janë specifike për Profetin ﷺ , të cilat janë sqaruar. Nuk ka dyshim që Allahu është më Fjalëdrejti e më Fjalëvërteti. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: - Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit. - Allahu është më i ditur se kush është i udhëzuar dhe udhëzues në rrugën e drejtë, prandaj është detyrë për ju, o besimdrejtë, që t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe udhëzimet e Tij, t’i përkushtoheni me pastërti zbatimit të urdhërave e largimit nga ndalesat e Tij. Allahu është më i dituri për atë që është në dobinë tuaj dhe më i mëshirshëm për ju sesa ju për veten tuaj. Nga ky ajet kuptojmë se për të dëshmuar se cila është e vërteta nuk mjafton fakti që atë e mbështet shumica. Me fjalë të tjera, shumica e pasuesve të një çështjeje jo domosdoshmërisht tregon për saktësinë dhe drejtësinë e çështjes që ata pasojnë, ashtu sikurse pakica e pasuesve të një çështjeje nuk tregon se ajo është jo e drejtë dhe jo e vërtetë. Madje mund të thuhet me bindje e kundërta. Pasuesit e të vërtetës janë më të pakët në numër, por janë më të mëdhenjtë dhe më të dashurit tek Allahu i Madhëruar, më të zgjedhurit dhe merituesit e shpërblimeve të Tij të mëdha. Mënyra e drejtë për të gjykuar e vlerësuar të vërtetën dhe të kotën është duke analizuar dhe vlerësuar rrugët që të çojnë në secilin përfundim.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:17–20:23 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tjetër: “Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te Faraoni dhe rrethi i tij, se ata janë vërtet popull i prishur.” [Kasas 32]. - Për të treguar ty (dy) nga Shenjat Tona më të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi i tregoi themelet e besimit, Allahu i Madhëruar i foli për disa mrekulli, që zemra e tij të qetësohej dhe imani t’i forcohej. Gjithashtu, Allahu i premtoi se do ta ndihmonte kundër armikut të tij. - Ç’është ajo në të djathtën tënde, o Musa? - Allahu i Madhëruar e dinte shumë mirë se çfarë ishte ajo në të djathtën e Musait, por i foli për ta bërë të vëmendshëm në atë që do të ndodhte më pas. Musai u përgjigj: - Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im, me të cilin mbahem dhe u shkund gjethe dhenve të mia;... Musai përmendi dy arsye pse e mbante shkopin: ai e përdorte si bastun kur ecte dhe, gjithashtu, me të shkundte gjethe pemësh për të ushqyer bagëtitë. Kjo tregonte edhe dhembshurinë e Musait, që kujdesej për bagëtitë deri në këtë masë. Ishte Allahu ai që e dalloi me të tilla cilësi. Kështu i zgjedh Allahu të dashurit e Tij, me urtësinë dhe mëshirën e Tij të gjerë. - ... me të kryej edhe punë të tjera. - Kam edhe dobi të tjera, veç këtyre. Vini re edukatën e lartë të Musait në përgjigje. Pyetja kishte si synim jo vetëm se çfarë ishte sendi në të djathtën e Musait, por edhe pse përdorej ai. Musai nuk u përgjigj shkurt e prerë, duke thënë thjesht: “Ky është shkopi im.” Ai tregoi edhe dobitë kryesore të shkopit, që përgjigjja të ishte sa më e plotë. Kjo është një edukatë e lartë në komunikim. Atëherë, pasi e bëri Musain të vëmendshëm për shkopin që mbante në dorë dhe për çfarë shërbente ai, Allahu i Madhëruar i tha: - “Ai (Allahu) i tha: “Hidhe atë, o Musa!” Ai e hodhi atë, dhe ja! Ai u bë gjarpër (i madh) që lëvizte me shpejtësi. - Shkopi u shndërrua në një gjarpër të madh. Musai u largua me nxitim, i trembur aq sa nuk e kthente kokën pas. Allahu thotë se gjarpri lëvizte dhe zvarritej, që të mos ketë asnjë dyshim se ai ishte vërtet gjarpër. Mbase në të tilla situata, njeriu mund të mendojë se ishte thjesht një iluzion, por Allahu i Madhëruar largon çdo dyshim për këtë. Pastaj i tha Musait: - (Allahu i) Tha: “Merre atë, e mos u frikëso! Ne do ta kthejmë atë menjëherë në gjendjen e tij të mëparshme.” - Nuk ka për të të ndodhur gjë. Me ta kapur me dorë, gjarpri u kthye përsëri në shkop, siç ishte më parë. - Fute dorën nën sqetullën tënde ... - Fute dorën tënde nën sqetull, shtrëngoje me krahun tjetër, dhe pastaj shihe si do të dalë! - ...dhe ajo do të dalë e bardhë (dhe e ndritshme) pa asnjë të keqe (sëmundje)! - Ajo ishte një e bardhë vezulluese, pa asnjë lloj sëmundjeje, si lebra apo sëmundje tjetër. - Kjo është një Shenjë tjetër, – Edhe kjo ishte një shenjë, sikurse thotë Allahu në një ajet tjetër: “Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te Faraoni dhe rrethi i tij, se ata janë vërtet popull i prishur.” [Kasas 32]. - Për të treguar ty (dy) nga Shenjat Tona më të mëdha. - Këto po t’i japim që të të tregojmë disa nga mrekullitë Tona të mëdha, të cilat tregojnë se je Profet i Zotit dhe Shpallja që do të jepet është e vërtetë. T’i japim, gjithashtu, që zemra të të qartësohet, të të shtohet dituria dhe të jesh i bindur dhe i sigurt në premtimin dhe ndihmën e Zotit. Këto do të shërbejnë si shenja, kur të ftosh në besimin e drejtë popullin tënd.

Mus'haf Hape →
Kijame 75:16–75:19 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt,…” - Kur meleku Xhibril (a.s.) i përcillte Shpalljen e Zotit, Profeti (a.s.) nxitonte të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt,…” - Kur meleku Xhibril (a.s.) i përcillte Shpalljen e Zotit, Profeti (a.s.) nxitonte të përsëriste fjalët e saj, ndërkohë që Xhibrili (a.s.) ende nuk kishte përfunduar së lexuari të gjithë mesazhin. Profeti (a.s.) e bënte këtë me qëllim që ta fiksonte menjëherë atë dhe të mos e harronte. Por i Madhëruari e këshilloi që të mos vepronte ashtu, sikurse thotë në një ajet tjetër: “I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i vërtetë! Mos nxito (o Muhamed!) për ta lexuar Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!” [Ta Ha 114]. Ndërsa këtu, i Lartësuari thotë: “Ti mos u ngut me gjuhë, që ta lexosh atë sa më shpejt!”, sepse është Allahu i Madhëruar Ai që do të mundësojë që Profeti i Tij ta mësojë dhe lexojë Kur'anin e çmuar. Është Allahu që do ta ngulisë atë në gjoksin e Profetit të Tij, siç thotë më tej: - “…sepse e kemi Ne detyrë se si do të ngulitet dhe lexohet ai!” – Kuptimi: Përpjekja dhe nxitimi yt për të përsëritur vjen nga frika se mos e harron dhe nuk e fikson mirë mesazhin në zemrën tënde, por kur Allahu të siguron që nuk do të ketë harresa dhe ngatërresa në këtë drejtim, atëherë nuk ke nevojë më që të kryesh diçka të tillë. - “Pasi të ta kemi kumtuar atë, atëherë fillo ti!” - Kuptimi: Vetëm pasi Xhibrili (a.s.) të ketë mbaruar së kënduari Shpalljen Tonë për ty, atëherë mund ta lexosh atë. Pastaj është vetë i Madhëruari që do të ta mësojë ty kuptimin e kësaj Shpalljeje: - “Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë.” – Kështu, i Madhëruari premton se do ta ruajë tekstin e Kur'anit nga ndryshimet, tjetërsimet apo nga harresa, madje do të ruajë edhe shpjegimin e tij të saktë. Kjo është grada më e lartë e sigurisë dhe e ruajtjes. Pas kësaj këshille nga Zoti i tij, Muhamedi (a.s.) e dëgjonte Xhibrilin deri në fund, dhe pastaj vijonte ta lexonte ai këndimin e Kur'anit. Ky ajet na mëson, gjithashtu, diçka rreth e dukatës së marrjes dhe nxënies së diturisë. Kështu, nxënësi nuk duhet të nxitohet dhe t’i ndërhyjë mësuesit, para se ai të mbarojë së shpjeguari dhe shtjelluari temën e mësimit. Vetëm pasi të ketë mbaruar mësuesi, nxënësi mund të pyesë për ato gjëra që i ka të paqarta. Gjithashtu, nxënësi nuk duhet të nxitohet në nxjerrjen e konkluzioneve, kur mësuesi ende nuk ka përfunduar mirë shpjegimin e mësimit. Vetëm pasi mësuesi të ketë mbaruar me shtjellimin e çështjes, atëherë nxënësi mund t’i ketë gjërat më të qarta, për të nxjerrë një konkluzion të saktë. Ajeti dëshmon, gjithashtu, se Profeti (a.s.), ashtu sikurse ia mësoi umetit të tij tekstin, leximin dhe këndimin e e Kur'anit, po ashtu u mësoi atyre edhe kuptimin dhe shpjegimin e saktë të tij.

Mus'haf Hape →
Araf 7:90–7:92 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit) Medjeni, siç u largua Themudi!” [Hud 94]. Ata talleshin me Shuajbin, duke thënë: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për mohimin e fortë dhe rebelimin e tyre ndaj të vërtetës. Kështu, ata u betuan dhe thanë: - Krerët mohues të popullit të tij thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë do të humbni me siguri”. - Për këtë refuzim të ftesës së Tij, Allahu i Lavdëruar i dënoi. Ai thotë: - Ata i përfshiu një tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre si kufoma të gjunjëzuara. - Ky ishte një dënim i merituar, pikërisht sipas llojit të padrejtësisë që kryen. Kur ata kërcënuan Shuajbin dhe besimtarët se do t’i dëbonin nga vendi i tyre, Allahu i Lartësuar tha: “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan. Ndërsa zullumqarët i kapi britma (e tmerrshme) dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara, si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit) Medjeni, siç u largua Themudi!” [Hud 94]. Ata talleshin me Shuajbin, duke thënë: “O Shuajb! Vallë, namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që kanë adhuruar prindërit tanë dhe të mos veprojmë me pasurinë tonë si të duam vetë? Ti na qenke ai i buti e i mençuri?!”. [Hud 87]. Kështu, atyre u erdhi britma e tmerrshme. Ndërsa në suren Shuara, Allahu i Lartësuar thotë: “Por ata e mohuan atë. Atëherë, ata i goditi dënimi i “Ditës së Hijes” (së reve plot ndëshkim). Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të madhe.” [Shuara 189]. Ky ishte një ndëshkim i merituar për ta, pikërisht ashtu siç e kërkuan me kryeneçësi. Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e tyre: “Nëse je nga të vërtetët, atëherë bëj që të bjerë mbi ne një copë nga qielli!”. [Shuara 187]. Kështu, mbi ta u dërguan të gjitha këto dënime, sipas padrejtësive që bënë. Mbi ta goditi dënimi i “Ditës së Hijes”. Ajo ishte një re e mbushur me ndëshkim, që gjuante me zjarr e flakë, që përpinin gjithçka. Pastaj u erdhi britma e tmerrshme nga qielli dhe tronditja e fortë nga toka, e cila bëri që t’u dilnin shpirtrat dhe trupat të shembeshin poshtë, të ftohtë e pa jetë. - Kundërshtarët e Shuajbit u bënë sikur të mos kishin qenë kurrë më parë. - Pas këtij ndëshkimi, ata u bënë si të mos kishin ekzistuar kurrë në atë vend, nga i cili donin të dëbonin Shuajbin dhe besimtarët. - Ata që e mohuan Shuajbin - ata ishin të humburit. - Ky qe përfundimi, për shkak të atyre fjalëve që i drejtuan Shuajbit dhe besimtarëve, të cilat shprehnin rrefuzimin e besimit dhe mos nënshtrimin ndaj Zotit.

Mus'haf Hape →
Junus 10:27 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Jo, nuk ka se ku të futet. Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi. Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë. Madje, njeriu do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet më sipër, Allahu i Lartësuar na njoftoi për gjendjen e fatlumëve, të cilëve do t’ua shumëfishojë shpërblimin për punët e tyre të mira. Madje, Ai u premtoi edhe diçka më tepër, që është shikimi në fytyrën e Tij. Më pas, Ai flet për gjendjen e të dëshpëruarve dhe ndëshkimin e tyre. Ai thotë: “Për ata që bënë të këqija, (le ta dinë se) dënimi i të keqes është aq sa e keqja.” Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon për drejtësinë e Tij absolute në lidhje me ta dhe faktin se Ai do t’i shpaguajë ata barabar për çdo të keqe, pa ua shtuar aspak ndëshkimin. 1. Pastaj i Lartësuari thotë: “Ata do t’i mbulojë poshtërimi.” Ata ka për t’i mbuluar përçmimi, prej poshtërsive dhe gjynaheve të tyre. Shpirtin e tyre do ta pushtojë tmerri, për shkak të gjynaheve që kanë bërë, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “...Do t’i shohësh keqbërësit që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer (në jetën tokësore) ?”. Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit...” [Shura 45]. Ose: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta. Prandaj paralajmëroji njerëzit për Ditën kur do t’u vijë Dënimi dhe kur keqbërësit do të thonë: “Zoti ynë! Na lër edhe për pak kohë që t’i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t’i pasojmë të dërguarit!” Po, a nuk e kishit zakon të betoheshit më parë se nuk kishit për t’u larguar kurrë (nga mirësitë e kësaj dynjaje)?” [Ibrahim 42 - 44]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu.” Askush nuk mund t’i mbrojë ata prej ndëshkimit të Allahut të Lartësuar. Kjo ngjan me ajetin: “... atë ditë, njeriu do të thotë: “Ku të futem?” Jo, nuk ka se ku të futet. Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi. Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë. Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime.” [Kijame 10 - 15]. Ndërsa në këtë ajet tha: “Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” Ja, kështu do të jenë fytyrat e tyre në ahiret. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet: “A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!” Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në Mëshirën (xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.” [Al Imran 106, 107], ose: “Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura,të buzëqeshura e të gëzuara. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që i ka mbuluar errësira. Këta janë mohuesit, gjynahqarët. ” [Abese 38 - 42].

Mus'haf Hape →
Junus 10:94–10:97 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Nëse je në dyshim për këtë që të shpallëm, atëherë pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje. Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nëse je në dyshim për këtë që të shpallëm, atëherë pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje. Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë! - Katade Ibn Duame rrëfen se i kanë përcjellë se Profeti i Allahut ka thënë për këtë: 1474. “Unë nuk kam asnjë dyshim dhe nuk pyes.” Po kështu tregon edhe Ibn Abasi, Seid Ibn Xhubejri dhe Hasen el Basriu. Ky ajet përmban një porosi për umetin, për të qënë të qëndrueshëm dhe të palëkundur në besimin te Muhamedi ﷺ si Profeti i Allahut. Ai përmban edhe informacion të sigurt se përshkrimi dhe cilësitë e Muhamedit kanë qenë të pranishme në tekstet e mëparshme të ithtarëve të Librit, siç thuhet në ajetin kuranor: “... Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin “ ummij”, që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill...” [ Ea’raf 157, 158]. - Mos u bëj si ata që mohuan argumentet e Allahut, se ashtu do të bëheshe nga të humburit. - Megjithëse kanë njohuri të detajuar dhe të sigurt rreth Profetit të fundit të kohës dhe e njohin atë përmes përshkrimit të qartë në librat e tyre, ashtu siç njohin fëmijët e tyre, ata përsëri vazhdojnë t’ua pështjellojnë këto informacione njerëzve. Ata vazhdojnë të mos e besojnë këtë Profet, edhe pse u kanë ardhur argumente dhe fakte të pakundërshtueshme, që nuk lënë asnjë justifikim përpara Allahut, i Cili thotë: - Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë. - Bëhet fjalë për ata që nuk kanë një besim të mjaftueshëm e të vlefshëm. Ata e besojnë dhe e dinë mirë se Muhamedi ﷺ është vërtet profet nga Allahu, por thjesht njohuria e këtij fakti nuk mjafton e nuk iu vlen, nëse nuk e pranojnë dhe nuk ndjekin rrugën e tij. Iman i vlefshëm është ai që sjell bindjen dhe nënshtrimin ndaj Shpalljes që ka përcjellë Profeti ﷺ .Ata nuk kanë për të patur iman të saktë e të dobishëm, derisa të vijë çasti kur besimi nuk ka për t’i bërë më dobi askujt që nuk ka besuar më parë. Ai është momenti kur ngrihet perdja dhe ata të shohin të vërtetën qartazi. Ata do ta shohin me sytë e tyre atë që e mohojnë, do ta shohin ndëshkimin e dhimbshëm dhe atëherë do të besojnë plotësisht. Por besimi në atë kohë nuk do t’i vlejë askujt, nëse nuk ka besuar në këtë botë dhe nuk është nënshtruar që të jetojë sipas mënyrës që kërkon ky besim.

Mus'haf Hape →
Hud 11:120–11:123 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Atë si një të vetëm. - Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja. - Allahut nuk i fshihen aspak veprat dhe sjellja e atyre që të mohojnë ty, o Muhamed! …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Gjithçka që po të rrëfejmë, në lidhje me historitë e profetëve, bëhet që të forcojmë zemrën tënde. - Të gjitha këto që po të rrëfejmë janë lajme me vërtetësi të padiskutueshme dhe flasin rreth të dërguarve të Zotit dhe popujve të tyre. Në to tregohen qartë argumentet e pakundërshtueshme që profetët u kanë sjellë popujve të tyre, por edhe refuzimi i ashpër i popujve kundër profetëve që u dërguan ndër ta. Ato tregojnë për durimin e madh, maturinë dhe qëndresën e pashembullt të profetëve përballë mohimit, mundimeve dhe keqtrajtimit që popujt u bënin. Në to tregohet ndihma dhe mbështetja e fortë e Allahut të Lartësuar për palën e Tij, besimtarët e sinqertë, por edhe ndëshkimi dhe shkatërrimi i kurtheve dhe intrigave të armiqve të profetëve. Të gjitha këto histori, Allahu i Lartësuar i tregon me vërtetësi. Allahu i Madhëruar i thotë Profetit se këto ngjarje i solli për të forcuar zemrën e tij dhe që ai të ketë si shembuj profetët e shkuar. - Në këtë Shpallje të ka ardhur e vërteta, këshilla dhe përkujtimi për ata që besojnë. - Kjo sure, ku përmenden historitë e profetëve, përmban këshilla dhe qortime të vyera, paralajmërime dhe kërcënime të frikshme për mohuesit, si dhe përkujtime e këshilla të dobishme për besimtarët. Në vijim, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin që t’u thotë mohuesve: - Thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.” - Punoni në rrugën tuaj, sepse edhe ne do të punojmë dhe jetojmë në rrugën tonë, sipas fesë dhe besimit që kemi. - Ju prisni, se edhe ne jemi duke pritur! - Ju prisni, se edhe ne po presim se kujt do t’i takojë fitorja dhe përfundimi i mirë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar e përmbushi premtimin dhënë Profetit të Tij, duke i dhuruar fitoren, duke e mbështetur atë, duke bërë që fjala e Tij të jetë e lartësuara dhe e respektuara, ndërsa fjala e mohuesve të jetë e poshtëruar dhe e përçmuar. - Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. - Allahu i Lartësuar është i gjithëdituri i të fshehtave në qiej dhe në Tokë. Tek Ai është kthimi i të gjitha krijesave dhe çdokush do të shpërblehet për punën e vet Ditën e Gjykimit. Vetëm në dorën e Allahut është krijimi dhe vendimi për çdo çështje. - Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! - Kështu, Allahu i Lartësuar urdhëroi që ne ta adhurojmë Atë dhe t’i mbështetemi Atij tërësisht, sepse Allahu është mëse i mjaftueshëm për këdo që i mbështetet Atij dhe që kthehet i penduar e i nënshtruar për ta adhuruar Atë si një të vetëm. - Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja. - Allahut nuk i fshihen aspak veprat dhe sjellja e atyre që të mohojnë ty, o Muhamed! Përkundrazi, Ai është i gjithëditur në hollësi për të gjitha gjendjet e tyre. Ai është i gjithëditur për fjalët e tyre dhe ka për t’i ndëshkuar ata për mohimin e besimit të vërtetë, si në dynja, ashtu edhe në ahiret. Ai ka për të të ndihmuar dhe dhuruar fitoren mbi armiqtë e kundërshtarët e rrugës tënde. Ai do të ndihmojë, gjithashtu, edhe palën tënde, domethënë ata që të pasojnë ty. Ky premtim është edhe për ata. Allahu i lavdëruar do t’i ndihmojë dhe do t’i bëjë të triumfojnë në dynja dhe në ahiret. Ky është fundi i sures Hud. Vetëm Allahut i takon lavdërimi për mirësitë e Tij, fillim dhe mbarim! Shkurtimi përfundoi në 9/ 1/ 1389 Hixhri.

Mus'haf Hape →
Isra 17:2–17:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ndër të tjera, thotë: “ ...dhe atëherë shkojnë tek Nuhu dhe i thonë: “O Nuh, ti je i pari Resul i Zotit ndër banorët e tokës dhe Allahu të ka quajtur “rob mirënjohës”. Ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! ... Hadithi vazhdon.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar i përmend shpesh pranë njëri-tjetrit profetët Musa dhe Muhamed (paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi ta!). Po kështu i përmend pranë Teuratin dhe Kuranin. Edhe këtu, pas përmendjes së Israsë, i Lartësuari thotë: - Ne i dhamë Musait Librin - Domethënë, i dhamë Teuratin. - dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit. - Atë libër, Allahu e bëri udhëzim e dritë për bijtë e Izraelit. - Mos merrni asnjë mbrojtës tjetër, përveç Meje - Mos merrni kujdestarë, ndihmës dhe të adhuruar të tjerë, veç Meje. Siç shihet, Allahu i Madhëruar u ka shpallur të gjithë profetëve që ta adhurojnë Atë si një e të vetëm, pa i shoqëruar ortak asnjë e asgjë. - O pasardhës të atyre që Ne i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun!” - O pasardhës të atyre që Ne i shpëtuam dhe i mbartëm së bashku me Nuhun në anije! Merrni shembull nga ati juaj i hershëm, Nuhu! - Vërtet, ai ishte shumë mirënjohës (ndaj Allahut). - Ai u quajt “rob mirënjohës e falenderues”, sepse sa herë që hante e pinte, thoshte “El hamdu lil -lâh!”. Këtë shpjegim sjell Taberaniu nga Sad Ibn Mesud el Thekafiu. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1643. “Allahu i Lartësuar kënaqet nga robi i cili, kur ha një ushqim ose kur pi diçka, lavdëron e falënderon Allahun për to.” Kështu e kanë sjellë Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Në këtë kontekst, Buhariu ka sjellë hadithin e Ebu Zurates, që përcjell nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 16 44. “Unë jam zotëria e më i nderuari i bijve të Ademit Ditën e Kijametit...” Pastaj, ndër të tjera, thotë: “ ...dhe atëherë shkojnë tek Nuhu dhe i thonë: “O Nuh, ti je i pari Resul i Zotit ndër banorët e tokës dhe Allahu të ka quajtur “rob mirënjohës”. Ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! ... Hadithi vazhdon.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:22 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga Allahu i Lartësuar, ndërkohë që ty, o Muhamed, të ka ardhur e vërteta nga Zoti yt. Ty të është shpallur një e vërtetë, në të cilën nuk ka asnjë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Disa thonë: “Ishin tre dhe i katërti ishte qeni”. (Të tjerë) thonë: “Ishin pesë dhe i gjashti ishte qeni.”. Këto janë hamendësi.” - Allahu i Lartësuar na tregon për tri supozimet, që patën njerëzit, në lidhje me numrin e të rinjve të shpellës. Kjo tregon se nuk ka patur mendim të katërt prej njerëzve. Po ta vërejmë me kujdes, Allahu i Lartësuar i hodhi poshtë dy mendimet e para, duke i përshkruar ato si hamendësi, pra, si mendime pa bazë. Më pas, Allahu i Lartësuar përmend mendimin e tretë, të cilin nuk e hedh poshtë, ose më mirë të themi, e pohon atë, duke thënë: - “Ka (edhe të tjerë) që thonë: “Ishin shtatë dhe i teti ishte qeni.” - Kjo tregon se ky ishte mendimi më i saktë, në lidhje me numrin e të rinjve të shpellës, dhe ashtu ishte në të vërtetë. Allahu i Lartësuar thotë: - “Thuaj: “Zoti im e di më së miri numrin e tyre.” - Allahu na udhëzon se më e mira në të tilla raste është heshtja dhe kthimi tek Allahu i Lartësuar, sepse është e panevojshme të thellohemi në të tilla diskutime, nëse nuk kemi dituri të plotë dhe të saktë nga Allahu i Lartësuar. Në të tilla çështje, nëse zbulojmë diçka me prova, e përmendim atë, në të kundërt heshtim dhe ia lëmë Allahut të Lartësuar. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Janë vetëm pak që e dinë çështjen e tyre.” - Vetëm shumë pak njerëz e dinë këtë. Katadja përcjell se Ibn Abasi ka thënë: “Unë jam një nga ata të pakët, të cilët i përjashtoi Allahu i Lartësuar. Domethënë, ishin shtatë të rinj.” Për sa u përket emrave të tyre, nuk ka asnjë mendim të saktë dhe të bazuar. Shumica e fjalëve që vijnë për këtë çështje janë të huazuara nga ithtarët e Librit. Megjithatë, njohja e emrave të tyre nuk ka ndonjë dobi të madhe. - “Prandaj mos polemizo për ta (o Muhamed), përveçse me atë që është e qartë, dhe mos pyet askënd për ta!”. - Sepse ata nuk kanë dituri, në lidhje me këtë çështje. Mendimet e tyre nuk bazohen në informacion të saktë dhe shpallje nga Allahu i Lartësuar, ndërkohë që ty, o Muhamed, të ka ardhur e vërteta nga Zoti yt. Ty të është shpallur një e vërtetë, në të cilën nuk ka asnjë dyshim. Për këtë arsye, Shpallja që t’u dha është më parësore që të ndiqet. Shpallja aktuale është kriteri më i drejtë, në lidhje me gjithçka që është shpallur para saj ose edhe fjalëve të tjera që thuhen.

Mus'haf Hape →
Enbija 21:10–21:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që Ne i shkatërruam. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lavdëruar tregon për vlerën e madhe të Kuranit dhe i nxit njerëzit që ta besojnë dhe ta mësojnë mirë atë: - “Ne shpallëm Librin (Kuranin), në të cilin gjendet krenaria juaj. ” - Ibn Abasi shpje-gon: “Domethënë, nderi e fisnikëria juaj.” Ndërsa Muxhahidi shpjegon: “Domethënë, fama e krenaria juaj”. Ndërsa Haseni shpje-gon: “Domethënë, feja juaj” - “A nuk e kuptoni? ” - A nuk e kuptoni çfarë mirësie e madhe dhe e pashembullt është kjo?! A nuk jeni mirënjohës për të? I Lartësuari thotë: “Me të vërtetë, ai (Kurani) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (mirësi) do të përgjigjeni.” [Zuhruf 44]. Ai është krenari për ty dhe për popullin tënd, sepse ai zbriti me gjuhën tuaj. 28 - “Sa e sa popuj që ishin keqbërës, Ne i shkatërruam ...” - Janë të shumtë popujt që Ne i shkatërruam. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robërve të Tij.” [Isra 17]. Ose: “Sa e sa fshatra keqbërësish kemi goditur, që janë rrënuar tërësisht. Puset janë braktisur e pallatet e larta janë shkretuar . A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të mund të mësojnë urtësinë dhe veshët e tyre të mund të dëgjojnë (të mirën) ?! Vërtet, nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat në kraharor.” [Haxh 45]. - “... e në vend të tyre sollëm popuj të tjerë.” - Erdhën shumë popuj të tjerë. - “Ata kur e vinin re fuqinë e dënimit tonë ...” - Kur e shihnin se dënimi Ynë do t’i rrëmbente në mënyrë të pakthyeshme, ashtu siç u paralajmëruan nga profetët e tyre, ata - “... iknin me shpejtësi. ” - Iknin, me shpresën për t’i shpëtuar ndëshkimit. - “Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja ...” - Kjo qe tallje me ta dhe poshtërim i tyre. Pra, mos ikni me vrap, por kthehuni në vendbanimin tuaj! Por si të ktheheshin, kur ata i përfshiu dënimi i ashpër i Zotit?! - “... se ndoshta do të mund të merreni vesh!” - Ndoshta mund t’ju lejohet të flisni e të përgjigjeni, në lidhje me mosmirë - njohjen që treguat ndaj Bamirësit të Madhëruar. - “Ata thoshin: “O të mjerët ne, që ishim zullumqarë!” - Ata i pranuan gjynahet dhe padrejtësitë e tyre, në një kohë kur kjo nuk u vlente aspak (pra, në kohën e zbritjes së dënimit). - “Shkatërrimi i tyre vazhdoi, derisa i bëmë trupa të rrëzuar e të ftohur. ” - Ata vazhduan të përsërisnin këto fjalë, derisa i kapi dhe shfarosi dënimi, pastaj heshtën dhe trupat e tyre ngrinë pa jetë.

Mus'haf Hape →
Nur 24:64 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër, të madhe apo të vogël, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë. - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është Sunduesi, Mbretëruesi, Pronari i qiejve dhe Tokës. Ai është i gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen; Ai di gjithçka që bëjnë krijesat haptazi apo fshehtazi. Ai thotë: - “Vërtet, Ai e di gjendjen tuaj ...” - Fjala ‘kad’, në këtë ajet, vjen me kuptimin përforcues, “vërtet”, ose: “pa dyshim”. Pra, Ai është vërtet i gjithëditur rreth jush. Ai është dëshmitar i gjendjes suaj. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë, sado e vogël qoftë ajo, në qiell dhe në Tokë. Me të njëjtin kuptim vjen kjo fjalë edhe në ajete të tjera, si: “Vërtet, Allahu i di ata që largohen tinëz. ...” [Nur 63]. “Vërtet, Allahu i di mirë ata që i pengojnë vëllezërit e tyre (nga lufta) dhe u thonë: “Ejani me ne!” ...” [Ahzab 18]. Ose: “Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe u ankua tek Allahu....” [Muxhadile 1]. Ose: “Vërtet, Ne e dimë se ty të brengos ajo që ata të thonë. ...” [En’am 33]. Ose: “Vërtet, Ne të shohim që e kthen shpesh fytyrën tënde nga qielli. Ne do të të drejtojmë ty nga një Kible, që do të të kënaqë. ...” [Bekare 144]. Pra, në të gjitha këto ajete, fjala ‘ kad’ përdoret për ta përforcuar mesazhin që jepet në ajet. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “... dhe ditën kur të ktheheni te Ai ...” - Ditën kur të gjitha krijesat do të kthehen tek Allahu, e cila është Dita e Kijametit, Ai: - “... do t’u njoftojë për atë që vepruat.” – Do t’u paraqesë gjithçka që kanë vepruar në dynja, e vogël apo e madhe qoftë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Kur t’u vihet përpara regjistri, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër, të madhe apo të vogël, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49]. Ndërsa këtu i Lartësuari thotë: - “Allahu di gjithçka. ” - Ai di çdo veprim të tyre, të mirë e të keq, të madh e të vogël, të hapur e të fshehtë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Nur. E lusim Allahun e Lartësuar që të na japë sukses që ta përfundojmë këtë vepër ashtu si Ai është i kënaqur dhe të largojë prej nesh çdo gabim dhe rrëshqitje! Allahu jep sukses në fillim dhe përfundim të çdo pune. Lavdërimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave! Kjo përfundoi në 24/2/1390 hixhri, që i korrespondon datës 30/4/ 1970.

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:8–29:9 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… mëshirën dhe kujdesin. I Lartësuari thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër, përveç Tij, dhe të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet.” - Pasi i urdhëron që t’i përkushtohen adhurimit të Tij si një të vetëm dhe pa ortak, Allahu i Lartësuar i porosit robërit e Tij që të jenë bamirës ndaj prindërve të tyre, sepse prindërit janë shkaku i sjelljes së tyre në këtë jetë dhe njeriu ka detyrimin më të madh për të qenë bamirës ndaj tyre. Babai është ai që kujdeset për mirëqenien e familjes, ndërsa nëna është ajo që fal ngrohtësinë, dhembshurinë, mëshirën dhe kujdesin. I Lartësuari thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër, përveç Tij, dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of” e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre, por thuaju vetëm fjalë të mira! Shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës dhe thuaj (lutu): “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”.” [Isra 23, 24]. Megjithatë, në vijim, Allahu i Lartësuar na porosit: - “Por, nëse ata përpiqen të të detyrojnë ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata!” - Nëse ata ngulmojnë që t’i pasosh në fenë e tyre të devijuar ose në idhujtari, ti mos iu bind atyre dhe gjithmonë kujto se tek Ai do të ktheheni në Ditën e Kijametit. - “Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’jua them gjithçka që keni bërë.” - Allahu i Lartësuar ka për të të shpërblyer për bamirësinë që tregon ndaj tyre, për durimin, si dhe për vazhdimësinë në fenë e pastër. Ai ka për të të ringjallur ty së bashku me bamirësit dhe besimtarët e mirë, dhe jo me ata të cilët ftojnë në idhujtari. Ditën e Kijametit, njeriu do të ringjallet bashkë me ata që ai i do. Këtu bëhet fjalë për dashurinë fetare, pra, dashuri që ka lidhje me besimin, dhe jo thjesht me dashurinë e natyrshme, siç mund të jetë dashuria për prindin, fëmijën, të afërmin etj. - “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i radhisim në mesin e të mirëve.” - Tirmidhiu sjell hadithin nga Semak Ibn Harbi, i cili rrëfen: “E kam dëgjuar Musab Ibn Sadin, që të tregojë nga i ati, i cili ka thënë: “Në lidhje me mua kanë zbritur katër ajete...” Dhe vijoi të rrëfente historinë e tij, duke thënë: “Nëna më tha: “Unë jam nëna jote. A të ka urdhëruar Allahu për të qenë bamirës ndaj meje? Betohem në Allah, nuk kam për të ngrënë ushqim dhe as do të pi, derisa ti të heqësh dorë nga besimi në fenë e Muhamedit ﷺ ose do vdes.” Ai tregon dhe thotë se, kur ata donin që t’i jepnin asaj ushqim me zor, nuk ia hapnin dot gojën. Atëherë zbriti ky ajet: “Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet. Por, nëse ata përpiqen të të detyrojnë ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata! Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’jua them gjithçka që keni bërë.” Këtë hadith e sjell Imam Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Tirmidhiu, dhe ky i fundit ka gjykuar se është një hadith hasen sahih.

Mus'haf Hape →
Shura 42:47–42:48 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Ku të fshihem?” Jo, nuk ka se ku të f shihet. Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.” [Kijame 10 - 12]. - “Nëse ata refuzojnë ...” - Pra, nëse idhujtarët të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi tregoi rreth tmerreve të Ditës së Kija - metit, Allahu i Lartësuar na paralajmëron të përgatitemi për atë ditë të vështirë: - “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë dita kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. ” - Ajo ditë, kur Allahu i Madhëruar të urdhërojë me fjalën e Tij “Bëhu!”, ajo do të bëhet e do të ndodhë aq shpejt, sa një pulitje sysh. - “Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja) .” - Ju nuk do të gjeni mundësi që të mbroheni dhe të shmangni përballjen me atë ditë. Askush nuk do të mund t’ju strehojë e t’ju fshehë. Askush nuk mund t’i fshihet shikimit të Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Madje, Ai i përfshin krijesat me diturinë, shikimin e Tij dhe pushtetin absolut. Nuk ka rrugëdalje dhe shpëtim prej Tij. E vetmja rrugë është afrimi tek Ai, përmes bindjes ndaj Tij në jetën e kësaj dynjaje, sikurse thotë i Madhë - ruari: “Atë ditë, njeriu do të thotë: “Ku të fshihem?” Jo, nuk ka se ku të f shihet. Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.” [Kijame 10 - 12]. - “Nëse ata refuzojnë ...” - Pra, nëse idhujtarët të kthejnë shpinën, - “... dije (o Muhamed) se Ne nuk të kemi dërguar ty si përgjegjës të tyre. ” - Ti nuk mban përgjegjësi për punët e tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre. Është Allahu që udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai do.” [Bekare 272]. Ose: “Detyra jote është vetëm kumtimi i qartë, kurse gjykimi për ta i Yni.” [Rad 40]. - “Ti ke për detyrë vetëm kumtimin. ” - Detyra jote është thjesht t’u kumtosh qartë Shpalljen. - “Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të ...” - E tillë është natyra e njeriut: nëse atij i jepen mirësi, begati dhe rehati, ai gëzohet: - “... e kur e godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu bëhet mo - hues.” - Kur njerëzit i godet ndonjë bela dhe vështirësi, që, sikurse thotë Allahu, i kanë merituar vetë, për shkak të gjynaheve që bëjnë, ata i harrojnë mirësitë që kanë përjetuar më parë dhe nuk tregojnë mirë - njohje ndaj Allahut të Madhëruar, dhuruesit të këtyre mirësive. Por ndryshe është gjendja e atyre të cilët i ka udhëzuar Allahu i Madhëruar dhe bëjnë punë të mira sipas këtij udhëzimi. Profeti ﷺ u tha njëherë grave: “O ju gra! Jepni sadaka, sepse kam parë që shumica e banorëve të Zjarrit ishit ju (gra)." Ato e pyetën: "Përse kështu, o i Dërguari i Allahut?" Ai iu përgjigj: "Ju ankoheni (e qaheni) shumë dhe jeni mosmi - rënjohëse ndaj bashkëshortëve tuaj. Nëse burri ju bën mirësi gjithë kohën dhe vetëm një ditë jo, ju i thoni: “Nuk kam parë kurrë hajër prej teje.” Kjo është gjendja e shumë njerëzve, përveç atyre që Allahu i Lavdëruar i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, duke i bërë me besim të pastër dhe punë të mira. Besimtari është ashtu si e ka përshkruar Profeti i Allahut: 2341. “Çudi me çështjen e besimtarit! Çdo gjë që Allahu i cakton, është mirësi për të. Nëse e godet një fatkeqësi, ai bën durim, dhe kjo është mirësi për të. Nëse i vjen një e mirë, ai tregon mirënjohje, dhe kjo është mirësi për të.”

Mus'haf Hape →
Xhathije 45:16–45:20 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe cmira kundrejt njëri-tjetrit. - “Në Ditën e Kijametit, Zoti yt do të gjykojë mes tyre për çdo gjë që ata kundërshtoheshin.” - Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne u dhamë bijve të Izraelit Librin, gjykimin me drejtësi dhe profetësinë.” - Allahu i Madhëruar na tregon mirësitë e shumta që Ai u kishte dhuruar bijve të Izraelit, dhe pikërisht mirësinë e zbritjes së librave dhe dërgimin e profetëve të shumtë ndër ta. Madje, edhe përzgjedhjen e shumë prej tyre si mbretër e udhëheqës, prandaj dhe Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar thotë: - “Ne i furnizuam ata me të mira ...” - U dhuruam atyre shumë të mira: ushqime, pije, veshje, vendbanime, pushteti. - “... duke i dalluar mbi të gjithë njerë - zit.” - I bëmë të dalluar dhe të zgjedhur mbi të gjithë njerëzit e kohës së tyre. - “U dhamë edhe fakte të qarta për çështjet fetare. Por edhe pasi iu dha ditu - ria, ata u përçanë për shkak të zilisë që kishin ndërmjet tyre.” - U dhamë argu - mente të prera, të qarta, të cilat nuk lenë asnjë justifikim për refuzimin e tyre, por ata u kundërshtuan dhe u përçanë mes njëri - tjetrit, të shtyrë nga kalimi i kufijve dhe cmira kundrejt njëri-tjetrit. - “Në Ditën e Kijametit, Zoti yt do të gjykojë mes tyre për çdo gjë që ata kundërshtoheshin.” - Allahu i Madhëruar do bëjë ndarjen e drejtë mes tyre, me gjykimin e Tij të drejtë. Në këtë ajet kemi një paralajmërim edhe për këtë umet, në të cilin u dërgua Muhamedi ,ﷺ që të kenë kujdes dhe të ruhen nga të tilla padrejtësi në të cilat ranë popujt e shkuar dhe të mos ndjekin kurrësesi rrugët e humbjes që ndoqën të humburit. - “Më pas, Ne të udhëzuam ty në një Ligj të drejtë, prandaj ndiq atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” - Ndiq me kujdes atë që të është shpallur ty dhe distancohu dhe u kthe shpinën idhujtarëve, sepse ata nuk kanë për të të sjellë asnjë dobi, madje ata nuk mund t’i sjellin dobi as njëri-tjetrit. Ata i shtojnë vetvetes përveçse dëshpërimin, shkatërrimin, humbjen dhe dështimin. - “Ata nuk mund të të mbrojnë prej Allahut. Keqbërësit janë miq të njëri - tjetrit, kurse Allahu është mbrojtësi i besimtarëve të devotshëm.” - Mohuesit nuk kanë miq të afërt, mbrojtës e kujdestarë, përveçse atyre që përzgjedhin me injorancë, të cilët, në fakt, i largojnë nga drita e Zotit dhe udhëzimi i drejtë, duke i futur në errë - sirat e humbjes, poshtërimit dhe ndëshkimit. - “Ky është dritë ...” - Bëhet fjalë për Kuranin, i cili është gjithashtu: - “... udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë me siguri të plotë.” - Është udhëzim, mëshirë për të gjithë ata që janë të sigurt në besimin se ai është prej Allahut dhe nënshtrohen në zbatimin e tij.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:30 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

Kujto, o i Dërguar, mirësinë me të cilën Zoti yt të begatoi! Idhujtarët kurejshë u mblodhën në takimin “ Daru Nedue ”, dhe diskutuan gjatë se si do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kujto, o i Dërguar, mirësinë me të cilën Zoti yt të begatoi! Idhujtarët kurejshë u mblodhën në takimin “ Daru Nedue ”, dhe diskutuan gjatë se si do të vepronin me Profetin ﷺ .Ata sollën tri alternativa: 1. Ta izolonin në shtëpi e të mos e linin të dilte jashtë. 2. Ta vrisnin, dhe kështu - siç u tha - të shpëtonin njëherë e mirë nga "sherri" i tij. 3. Ta dëbonin nga vendi i tyre. Këto ishin propozimet e pjesëmarrësve. Por pastaj ata u bashkuan në një mendim, të cilin e propozoi më i ligu i tyre Ebu Xhehli - i mallkuar qoftë! Ai propozoi që nga çdo fis kurejsh të dilte një luftëtar i ri me shpatë dhe ashtu, si një dorë e vetme, ta vrisnin Muhamedin. Në këtë mënyrë, përgjegjësia për gjakun e tij do të shpërndahej mes të gjithë fiseve pjesëmarrës, dhe atëherë fisi i Profetit do të detyrohej të pranonte kompensimin, pasi nuk mund të hapnin luftë me të gjithë. Kështu, ata zunë pritë pranë shtëpisë së Profetit, duke pritur momentin e përshtatshëm për të realizuar planin. Por Shpallja zbriti shpejt dhe Allahu i Madhëruar e ndihmoi Profetin e Tij që t’i shpëtonte këtij komploti, madje i mundësoi që të dilte nga shtëpia dhe të hidhte rërë mbi kokat e armiqve, si poshtërim për ta. Allahu i Lartësuar ua bllokoi shikimin atyre, saqë kur një person kaloi pranë tyre, u tha: ‘Muhamedi doli mu para hundës tuaj dhe ju hodhi dhé mbi koka’. Atëherë, secili prej tyre filloi të shkundte dheun prej kokës. Kështu, Allahu i Madhëruar e mbrojti dhe e ruajti Profetin e Tij, dhe këtu nisi emigrimi i tij në Medinë. Pasi mbërriti në Medinë, Allahu i Madhëruar i mundësoi atij një vendstrehim dhe i dha forcë me mbështetës të sinqertë, siç qenë muhaxhirët dhe ensarët. Dalëngadalë, ky qytet -shtet u fuqizua, derisa erdhi dita kur Profeti i Zotit u kthye sërish në Mekë si triumfator. Atëherë, para tij u përulën të gjithë armiqtë, të cilët iu nënshtruan pushtetit të Profetit ﷺ . Sa e sa gjëra ndodhën nga momenti kur ai doli fshehurazi prej shtëpisë, deri kur u kthye si triumfues dhe udhëheqës. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Allahu, i Cili është aq i Butë e i Mëshirshëm me robin e Tij! Askush nuk mund të qëndrojë para planit dhe pushtetit të pamposhtur të Allahut!

Mus'haf Hape →
Isra 17:26–17:28 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ata, duke shpresuar mëshirë nga Zoti yt, atëherë thuaju atyre fjalë të mira! - Edhe nëse nuk u jep, sepse nuk ke mundësi, shpreso tek Allahu që t’i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Jepi të afërmit, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën që i takon, por mos shpenzo tepër e më kot! - Tregohu bamirës ndaj të afërmve e farefisit, qoftë duke kryer detyrimet ndaj tyre, qoftë duke i ndihmuar në mënyrë vullnetare. Këto detyrime e përgjegjësi janë në varësi të gjendjes, llojit të nevojave, afërsisë farefisnore dhe kohës se kur shfaqen këto nevoja. Gjithashtu, Allahu na urdhëron të plotësojmë edhe detyrimin ndaj nevojtarëve. Le t’u japim atyre zekatin ose sadakatë, që të plotësojnë nevojat që kanë. Po kështu edhe për udhëtarin që ka mbetur në mes të rrugës, larg vendit, pasurisë e të afërmve të tij. Për të gjitha këto kategori, Allahu na ka porositur që t’u japim ndihma materiale, por pa e dëmtuar pasurinë tonë. Ai thotë të shpenzojmë me masë, duke i dhënë secilit aq sa duhet, pa e tepruar, sepse teprimi dhe shpenzimet e kota janë të ndaluara. Allahu thotë për ata që e teprojnë: - Pa dyshim, ata që e teprojnë janë vëllezër të shejtanëve dhe shejtani është mohues i madh i Zotit të Tij. - Shejtani i mallkuar na thërret veçse në vepra të ulta e të shëmtuara. Ai e nxit njeriun për koprraci. Nëse njeriu nuk i bindet, atëherë shejtani kthehet në ekstremin tjetër, duke e nxitur për të shpërdoruar. Ndërsa Allahu i Lartësuar urdhëron për vepra të drejta e dobiprurëse dhe për t’u pajisur me cilësi të lavdërueshme. Allahu i Madhëruar i përshkruan robërit e Tij duke thënë: “Janë ata që, kur shpenzojnë, nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” [Furkan 67]. Pasi na urdhëroi të shpenzojmë për të afërmit, kur kemi mundësi materiale, Allahu na tregon se si duhet të sillemi kur nuk kemi mundësi t’i ndihojmë materialisht apo financiarisht: - Nëse nuk mund t'i ndihmosh (nevojtarët) dhe i kthen ata, duke shpresuar mëshirë nga Zoti yt, atëherë thuaju atyre fjalë të mira! - Edhe nëse nuk u jep, sepse nuk ke mundësi, shpreso tek Allahu që t’i ndihmosh një herë tjetër, kur të kesh mundësi. Gjithashtu, Allahu na porosit: “...thuaju atyre fjalë të mira!” Pra, thuaju fjalë të ngrohta e lehtësuese, duke premtuar për ndihmë sapo të të jepet mundësia, duke shprehur keqardhjen për pamundësinë e momentit. Duke u thënë këto fjalë të ngrohta, ata do të largohen me zemër më të qetë dhe me shpresë. Këto fjalë të ngrohta janë më të mira sesa një sadaka që shoqërohet me fjalë fyese. I Madhëruari thotë: “Një fjalë e mirë dhe falja janë më të vlefshme se një lëmoshë që shoqërohet me fjalë fyese. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë.” [Bekare 263]. Edhe kjo porosi është shprehje e mëshirës dhe e butësisë së Allahut të Madhëruar. Ai urdhëron që njerëzit gjithmonë të presin për mëshirën dhe bujarinë e Tij. Pritja e ndihmës dhe kërkimi i mëshirës dhe i bujarisë nga Allahu është adhurim. Nga ana tjetër, kur njeriu premton se do të japë sadaka sapo t’i jepet mundësia është gjithashtu adhurim, sepse Profeti (a.s.) na ka mësuar se thjesht qëllimi për të bërë mirë konsiderohet si vepër e mirë. Kështu, njeriu duhet të përpiqet të bëjë mirë sa më shumë që të mundet dhe të ketë qëllim për të kryer ato vepra të mira, të cilat, për momentin, nuk mund t’i kryejë. Për të gjitha këto ai merr shpërblim dhe ndoshta Allahu i Madhëruar ia lehtëson kryerjen e të mirave që ai i synon.

Mus'haf Hape →
Gafir 40:77 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… përballë mundimeve që ata të sjellin. Për të forcuar durimin, mbështetu te besimi yt. Besimi është ndihma dhe ushqimi kryesor për durimin, sidomos …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Bëhu durimtar sepse Premtimi i Allahut është i Vërtetë!” – Kuptimi: Bëj durim, o i Dërguar! Bëj durim gjatë ftesës së popullit tënd dhe qëndro i patundur përballë mundimeve që ata të sjellin. Për të forcuar durimin, mbështetu te besimi yt. Besimi është ndihma dhe ushqimi kryesor për durimin, sidomos besimi në premtimin e vërtetë të Allahut. Përqendrohu në fjalën e Allahut: “Pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë.” Atëherë, le të jetë ky premtim i vërtetë i Allahut lehtësim dhe qetësim për zemrën tënde, le të jetë ilaç për plagët dhe vështirësitë e rrugës. Ky besim të lehtëson që të jesh i qëndrueshëm dhe i durueshëm në rrugën e vështirë të davetit. Allahu i Lartësuar premton se do ta ndihmojë Profetin e Tij, do të bëjë që të triumfojë feja e Tij dhe do ta lartësojë Fjalën e Tij. Ai do t’u dhurojë fitore Profetit dhe pasuesve të tij si në dynja, edhe në ahiret. Le të jetë, gjithashtu, si lehtësim e mbështetje edhe ndëshkimi i armiqve të tyre në dynja dhe në ahiret. Ndëshkimi që Zoti u jep jobesimtarëve dhe armiqve të Islamit le të jetë qetësim për zemrat e besimtarëve, le të jetë lehtësim për të qenë të durueshëm në rrugën e drejtë, si dhe tregues i qartë se i Madhëruari kujdeset për besimtarët dhe i mbështet ata në rrugën e tyre. Më tej, i Lartësuari thotë: - “Ne ose do të bëjmë të shohësh (ne këtë jetë) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre, ose do ta marrim shpirtin tënd (para ndëshkimit të tyre) . Sidoqoftë, ata tek Ne do të kthehen.” - Ky është premtimi i Allahut, që duhet t’i qetësojë zemrat tuaja. I Madhëruari premton se ose do t’i godasë me ndonjë ndëshkim, që do të dëshmohet nga Profeti, ose do ta marrë Profetin para ndëshkimit të tyre. Por gjithsesi ata: “...tek Ne do të kthehen”. Dhe kur të kthehen tek Zoti, Ai do t’i japë secilit atë që meriton, sipas veprave të tyre. Ata kurrë nuk mund t’i shpëtojnë llogarisë së të Drejtit, të Gjithëditurit, të Plotpushtetshmit, që thotë: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri.” [Ibrahim 42]. Pas këtyre porosive të mrekullueshme dhe pas premtimeve qetësuese dhe inkurajuese për të qenë i patundur në rrugën e davetit, i Madhëruari vijon përsëri ta qetësojë dhe t’i japë forcë Profetit të Tij, duke i kujtuar vëllezërit e tij profetë:

Mus'haf Hape →
Naziat 79:42–79:46 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… prej krijesave. Madje, më e dobishme është që ajo të mbetet e fshehtë, dhe i vetmi që di për të është Allahu i Madhëruar, i Gjithëditur dhe i Urtë: - “Vetëm Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?".” - Mohuesit e kësaj dite, ata të cilët nuk e besojnë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para të Drejtit të Gjithëditur, pyesin në formë mosbesimi dhe habie se kur do të jetë kjo ditë kaq e përfolur dhe e frikshme. Allahu i Lartësuar u kthen një përgjigje shumë kuptimplotë: - “Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë?” - Çfarë dobie kanë ata dhe ti nga njohja e kohës së Kijametit?! Kjo nuk sjell asnjë dobi për ta. Pikërisht se njohja e këtij momenti nuk ka asnjë lloj dobie fetare apo të kësaj jete, Allahu i Lartësuar e ka fshehur atë dhe nuk ia ka treguar askujt prej krijesave. Madje, më e dobishme është që ajo të mbetet e fshehtë, dhe i vetmi që di për të është Allahu i Madhëruar, i Gjithëditur dhe i Urtë: - “Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.” - Kjo është një dije e posaçme për Allahun e Lartësuar, sikurse thotë Ai në një ajet tjetër: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) - kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”. [El earaf 187] - “Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij.” - Paralajmërimet e tua janë të vlefshme, ndikuese dhe të dobishme vetëm për ata që i frikësohen takimit me të Madhëruarin e Plotpushtetshëm. Vetëm ata që kanë frikë nga qëndrimi para të Drejtit përpiqen sinqerisht dhe përgatiten për atë ditë. Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë si të vërtetë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi, ata nuk mendojnë fare për të. Kësisoj, përgjigjja për pyetje të tilla është krejt e kotë për ta, sepse ata nuk pyesin për të mësuar, por thjesht për të mohuar dhe për t’u tallur. Allahu i Lartësuar është shumë më i Ditur dhe i Urtë për t’u dhënë përgjigje këtyre të mjerëve, por të jenë të bindur ata se, ditën kur ta shohin qartazi atë që e mohojnë dhe e konsiderojnë të largët, do të dëshpërohen pa masë dhe do ta kuptojnë kotësinë e kësaj jete mashtruese, e cila ishte aq e shkurtër dhe e pavlefshme. Thotë i Lartësuari: - “Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” - Mjerë për ta dhe për tregtinë e tyre aq të humbur dhe dëshpëruese!

Mus'haf Hape →