Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Kafirun 109:1–109:6 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Ose: “Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. Nëse ata të mohojnë ty, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni...” - Allahu i Lartësuar na mëson që ne ta shfaqim haptazi distancimin tonë nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Tij. Madje, Ai na mëson që t’u drejtohemi qafirëve dhe të gjithë atyre që kanë të adhuruar të tjerë veç Allahut, dhe t’ua deklarojmë hapur distancimin tonë nga çdo i adhuruar veç Allahut të Vetëm dhe të Pashoq. Ne distancohemi nga mohuesit dhe idhujtarët në të gjitha aspektet, me fjalët dhe veprat tona të jashtme dhe të brendshme, të dukshme dhe të padukshme. Muslimani dhe muslimania duhet të ketë pamje dhe vepra dalluese si të tillë, që e karakterizojnë dhe e shquajnë nga të gjithë të tjerët. - “As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Kuptimi: Ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, sepse veprave tuaja u mungon sinqeriteti. Ato pak vepra që ju kryeni dhe që janë të përziera me idhujtari nuk meritojnë të quhen adhurime, dhe si të tilla nuk janë të pranueshme nga Allahu i Lartësuar. Që një vepër të jetë e pranuar si “adhurim” tek Allahu, ajo duhet të plotësojë dy kushte: të jetë e sinqertë vetëm për Allahun, larg çdo lloj shirk-u, dhe të jetë sipas porosive të Allahut të Lartësuar dhe traditës së Profetit të Tij. - “Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atë që ju e adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Allahu i Lartësuar e përsërit këtë fakt për të treguar se tiparet e dy grupeve do të mbeten gjithmonë të tilla për ta. Kështu, besimtarët kurrë nuk adhurojnë ato që adhurojnë mohuesit dhe idhujtarët, ndërsa idhujtarët kurrë nuk mund të konsiderohen si adhurues të Atij që adhurojnë besimtarët, pra, të Allahut të Lartësuar, vetëm nëse pendohen dhe kthehen në rrugë të drejtë. Secili grup ndjek fenë e vet dhe refuzon fenë e tjetrit, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time."- Secili grup do të ndjekë rrugën e vet, ashtu siç i shkon për shtat, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “ Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.”. [Isra, 84]. Ose: “Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. [Junus 40, 41].

Mus'haf Hape →
Bekare 2:168–2:169 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që të më bëjë mua nga ata njerëz që iu pranohen lutjet!" Profeti ia ktheu: “O Sad, le të jetë ushqimi yt i pastër (hallall), dhe atëherë ti do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O njerëz! Hani nga ato ushqime të lejuara dhe të mira që gjenden në Tokë, ..." - Pasi sqaroi faktin se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, Allahu i Madhëruar tregon se Ai është El Râzik – Furnizuesi, që u jep rizk të gjitha krijesave të Tij. Ai u tregon e kujton mirësinë e Tij që u bëri të lejuar çdo gjë që është e mirë dhe iu ndaloi çdo gjë që është e dëmshme. Qartësimi i hallallit dhe haramit janë mirësi nga Allahu i Lartësuar. Në hadith të saktë në Sahihun e Muslimit përcillet se Profeti ﷺ ka thënë: 170 “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Çdo pasuri që ia kam dhënë (e bërë hallall) robërve të Mi, ajo është e lejuar për ta...” Në këtë hadith thuhet gjithashtu: "Unë i krijova robërit e Mi me besim të drejtë ( hunefa), por atyre iu vërsulën shejtanët dhe i larguan nga feja e tyre, duke ua bërë haram atë që unë ua bëra hallall.” Hafidh Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi përcjell prej Ibni Abasit, që ka thënë: 171 “Unë i lexova Profetit ﷺ këtë ajet: "O njerëz! Hani nga ato ushqime të lejuara dhe të mira që gjenden në Tokë..." Ndërkohë, Sad Ibn Ebu Uekkasi u ngrit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun që të më bëjë mua nga ata njerëz që iu pranohen lutjet!" Profeti ia ktheu: “O Sad, le të jetë ushqimi yt i pastër (hallall), dhe atëherë ti do të jesh nga ata njerëz që u pranohen lutjet. Betohem në Atë në dorë të të cilit është shpirti i Muhamedit se, kur njeriu fut një kafshatë haram në bark, nuk i pranohet duaja për 40 ditë. Çdo njeri që ka vënë mish në trupin e tij përmes pasurisë haram dhe të fitimit me fajde, ai më tepër meriton zjarrin.” Allahu i Lartësuar thotë: - ... e mos shkoni pas hapave të shejtanit! Ai është armiku juaj i betuar. - Allahu na paralajmëron që të ruhemi dhe të largohemi sa më shumë prej shejtanit. Në një ajet tjetër thotë: "Shejtani është armiku juaj. Kështu që, edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet për t’i bërë banorë të Zjarrit." [Fatir 6]. Pastaj i Lartësuari thotë: - Ai ju urdhëron vetëm për të këqija e poshtërsi - Çdo poshtërsi e mosbindje ndaj Allahut, çdo vesves dhe gabim është nga hapat e shejtanit. Po kështu është dhe çdo betim për të bërë gjynah e poshtërsi. El Sha’biju tregon se, njëherë, një burrë u betua se do të bënte kurban djalin e vet nëse do të ndodhte aksh gjë. Atëherë, Mesruku i dha fetva që të ther te një dash, dhe pastaj i tha: “Ky betim i gabuar është ndjekje e hapave të shejtanit.” Abd Ibn Humejdi përcjell në Senedin e tij prej Ibn Abasit, që ka thënë: “Çdo betim e zotim gjatë zemërimit është prej hapave të shejtanit. Shlyerja e tyre është njëlloj si kompensimi për thyerjen e betimit. 96” - ...dhe ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini. - Armiku juaj, Shejtani, ju urdhëron që të bëni vepra të këqija, pastaj edhe më të këqia se ajo, si "imoraliteti", pastaj edhe më të këqija se ajo, siç është "të folurit për Allahun pa dituri". Kjo është një këshillë për të qenë i kujdesshëm e për tu ruajtur nga fjalët, joshja e ftesa e çdo qafiri dhe bidatçiu.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:102 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… janë të vetëdijshëm dhe i pohojnë me keqardhje gjynahet mes tyre dhe Zotit. por nga ana tjetër kanë edhe punë të mira. Allahu thotë për ta: - Ata kanë edhe vepra të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi foli për munafikët, të cilët i bënë bisht xhihadit me Profetin, të shtyrë nga mosbesimi dhe dyshimet e tyre të shumta, Allahu i Lartësuar vijon të na tregojë për një kategori tjetër njerëzish, të cilët nuk morën pjesë në xhihad thjesht nga plogështia e neglizhenca, por që në zemrat e tyre kishte besim tek e vërteta. Ata ishin njerëz të ngarkuar me gjynahe. Allahu i Lartësuar thotë: - Ka edhe të tjerë, që janë të vetëdijshëm për gjynahet e veta. - Këta janë të vetëdijshëm dhe i pohojnë me keqardhje gjynahet mes tyre dhe Zotit. por nga ana tjetër kanë edhe punë të mira. Allahu thotë për ta: - Ata kanë edhe vepra të mira edhe vepra të këqija. - Këta janë në mëshirën dhe faljen e Allahut. Ky ajet flet për të gjithë ata që kanë këtë përshkrim, pra, që janë ndotur e kanë gjynahe, por kanë edhe vepra të mira. Ibn Abasi thotë se ky ajet zbriti e flet për Ebu Lubaben dhe disa shokë të tij, të cilët nuk morën pjesë me Profetin e Allahut në luftën e Tebukut. Kur Profeti i Allahut u kthye nga lufta, ata shkuan në xhami dhe u vetëlidhën në shtyllat e xhamisë, duke u betuar që nuk do të lëviznin prej aty, derisa të ishte vetë Profeti i Allahut që t’i zgjidhte me dorën e tij. Kur Allahu i Lartësuar zbriti këtë ajet, Profeti i Allahut i liroi dhe i fali ata. - Allahu do t’i falë ata, sepse Ai është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë. - Buhariu sjell hadithin nga Sumrate Ibn Xhundubi, që tre gon “Profeti i Allahut na tha: 1416. “Sonte (në ëndërr) më erdhën dy vizitorë, të cilët më morën e më çuan te një qytet i ndërtuar me tulla ari e argjendi. Atje ne takuam njerëz, gjysma e trupit të cilëve dukej si qenia më e pashme e krijesave qe keni parë ndonjëherë, ndërsa gjysma tjetër si e njerëzve më të shëmtuar (neveritshëm) që keni parë ndonjëherë. Dy vizitorët u thanë këtyre njerëzve: 'Shkoni dhe zhytuni në atë lumë! Kështu, ata u zhytën atje, dhe pastaj erdhën tek ne. Shëmtia e tyre ishte pastruar dhe tashmë ishin në pamjen më të mirë. Ata të dy thanë: “Ky është Kopshti i Adnit (një nga kopshtet e Xhenetit), i cili do të jetë vendbanimi yt.” Pastaj shtuan: “Sa për njerëzit që ishin gjysmë të bukur dhe gjysmë të shëmtuar, ishin ata të cilët i kanë përzier punët e mira me të këqijat, të cilët Allahu i fali.” Kështu e ka sjellë Buhariu në version të shkurtuar, si tefsir të këtij ajeti.

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:28–14:30 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “A nuk i ke kthyer sytë”) është: “A nuk e di?”, ose “A nuk ke njohuri rreth?”. Të njëjtin shpjegim ka edhe fjala e Allahut të Lartësuar: “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- A nuk i ke kthyer sytë nga ata që, mirësinë e Allahut e këmbejnë me mosbesimin, ndërsa popullin e vet e çojnë në vendin e shkatërrimit? Xhehenemi është vendi ku do të hidhen. Eh, sa vend i tmerrshëm është ai! - Duke shpjeguar këtë ajet, Buhariu ka thënë se kuptimi i: “ elem tera (që është përkthyer: “A nuk i ke kthyer sytë”) është: “A nuk e di?”, ose “A nuk ke njohuri rreth?”. Të njëjtin shpjegim ka edhe fjala e Allahut të Lartësuar: “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit?” Pra, “a nuk e di?”, ose “a nuk ke njohuri rreth?” Ndërsa tek pjesa: “... popullin e vet e çojnë në (el beuâr) vendin e shkatërrimit.”, el beuâr është el helâku (shkatërrimi), sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Ju patët mendim të keq, sepse jeni njerëz ( bûrâ) të prishur. ....” [Fet’h 12.]. Ali Ibn Abdilahi na tregon me senedin e tij deri tek Ibn Abasi, i cili ka shpjeguar fjalën e Allahut: “A nuk i ke kthyer sytë nga ata që, mirësinë e Allahut e këmbejnë me mosbesimin...”, duke thënë: “Këta janë mohuesit e Mekës, por kuptimi i ajetit është gjithëpërfshirës për të gjithë llojet e mohuesve.” Edhe nga Aliu vjen po i njëjti shpjegim. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Ibn Ebu Husejni rrëfimin: “Ali Ibn Ebi Talibi (r.a) u ngrit njëherë mes nesh dhe tha: “A ka ndonjë që të më pyesë rreth Kur’anit? Betohem në Allahun se, nëse sot do të njihja dikë që është më i ditur se unë në Kur ’an, edhe nëse do të ishte përtej oqeanit, do shkoja tek ai për ta pyetur.” Atëherë, u ngrit Abdullah Ibn Keuae dhe tha: “Kush janë ata të cilët: “...mirësinë e Allahut e këmbejnë me mosbesimin, ndërsa popullin e vet e çojnë në vendin e shkatërrimit?” Ai tha: “Ata janë idhujtarët kurejshë, të cilëve u erdhi mirësia dhe begatia e Allahut, pra, imani, por ata e refuzuan, duke shprehur mosmirënjohjen për të. Në këtë mënyrë, ata e këmbyen besimin me mosbesimin dhe popullin e vet e çuan në vendin e shkatërrimit.” Ndërsa Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri, Dahaku, Katadja dhe Ibn Zejdi kanë thënë se këtu bëhet fjalë për mohuesit kurejshë, të cilët u vranë në Betejën e Bedrit. Po kështu e ka sjellë Imam Maliku në tefsirin e tij rreth këtij ajeti, duke e transmetuar nga Nafi’, dhe ky nga Ibn Umeri. - Ata kanë ngritur idhuj, si të barabartë me Allahun, për t’i larguar njerëzit nga rruga e Tij. - Ata trilluan ortakë për Allahun, të cilët i adhuruan së bashku me Të dhe i ftuan edhe njerëzit e tjerë në këtë idhujtari. Pastaj, duke i kërcënuar dhe paralajmëruar këta idhujtarë , Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij: - Thuaj: “Kënaquni, por jeni drejtuar për në Zjarr!” - Fundi juaj i pashmangshëm është në Zjarr. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ne do t'i lëmë ata të kënaqen për pak (në këtë botë), dhe pastaj do t'i ndëshkojmë ata me një dënim të tmerrshëm.” [Lukman 24.] , gjithashtu: “Thuaj: “Ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun, nuk kanë për të gjetur shpëtim.” Ata do të përjetojnë një kënaqësi të paktë në jetën e kësaj bote dhe pastaj vetëm tek Ne është kthimi i tyre. Ne do t’u japim të shijojnë dënimin më të ashpër, për shkak se nuk besojnë.” [Junus 69, 70].

Mus'haf Hape →
Sad 38:49–38:54 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… më të mirë për veprat e mira.” [Nahl 96]. Ose: “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ky është mesazh paralajmërues . - Ky është një kapitull me përkujtime të shumta dhe të mrekullueshme për ata që dinë të përkujtojnë, të përfitojnë dhe të gjejnë dritën dhe udhëzimin. - “Është e sigurt se të devotshmit kanë një përfundim të mirë. ” - Allahu i Lartësuar njofton adhuruesit e Tij besimtarë dhe fatbardhë, se në ahiret do t’u sigurohet përfundimi i mirë e i mrekullueshëm, më i miri vend, ku ata do të kthehen dhe do të jetojnë në amëshim. - “... kopshtet e Adnit, me dyer të hapura për ta. ” - Në kopshtet e qëndrimit të përjetshëm, dyert e të cilëve do të jenë të hapura. Kur ata të vijnë pranë dyerve, ato do të hapen, për t’u sjellë një gëzim dhe lumturi të papërshkrueshme. - “Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë ...” - Ata do të jenë të mbështetur, të rehatuar mbi shtretër, të cilët do të jenë me mbulesa dhe të stolisur. - “... dhe do kërkojnë fruta e pije të ndryshme.” - Çfarëdo që të kërkojnë, ata do ta gjejnë dhe do t’u sillet pikërisht ashtu siç e dëshirojnë dhe ashtu si u shijon. Atyre do t’u shërbehen nga të gjitha llojet e frutave dhe pijeve që të dëshirojnë, prej shërbëtorëve të shumtë në të. I Lartësuari thotë në ajete të tjera: “Ata janë në shtretër të stolisur me ar e gurë të çmuar. Të mbështetur qëndrojnë në ta, përballë njëri - tjetrit. Atyre u shërbejnë djelmosha të përjetshëm (në rininë e tyre) , me kupa, ibrikë dhe me gota plot me pije të kulluar, prej një burimi që rrjedh, pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen; dhe me fruta sipas përzgjedhjes së tyre; gjithashtu, me mish shpendësh, si ua ka ënda. Atje do të kenë edhe hyri symëdha. Ato duken si diamante të ruajtura. Ky është shpërblimi për veprat e tyre.” [Uakia 15 - 24]. - “Ata do të kenë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.” - Ato janë aq të dashuruara dhe të mahnitura pas burrave të tyre, saqë shikimet i kanë të përqëndruara vetëm tek ata. Allahu i Lartësuar thotë, gjithashtu, se ato janë “ etrab”, pra, janë të njëjta në moshën, hijeshinë dhe freskinë e tyre. - “Këto janë ato mirësi që u premtohen për Ditën e Llogarisë. ” - Kjo është ajo që ka premtuar Allahu i Madhëruar për adhuruesit e Tij të devotshëm. Pastaj i Lartësuari na tregon rreth Xhenetit dhe faktit se mirësitë e kënaqësitë e tij nuk kanë për të përfunduar kurrë: - “Ky është rizku Ynë, - ai nuk ka të mbaruar.” - Ose siç thotë në ajetin tjetër: “Ajo që e keni pranë vetes, është e përkohshme, kurse ajo që është tek Allahu është e përjetshme. Ne do t’u japim durimtarëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë. Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë (në këtë botë), po ashtu (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira.” [Nahl 96]. Ose: “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë.” [Hud 108]. Ose: “Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandër - prerë.” [Fusilet 8]. “Xheneti që u është premtuar të devotshmëve është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme. Ky do të jetë fundi i lumtur i atyre që janë të devotshëm, ndërsa fundi i jobesimtarëve do të jetë Zjarri.” [Rad 35]. Ajete të ngjashme janë të shumta në Kuran.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:208–2:209 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i betuar! ” - Hapat e shejtanit janë veprat që kundërshtojnë porositë e Zotit. Nga ana tjetër, dihet se armiku yt i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar, hyni në Islam plotësisht (me gjithë zemër) !” - Ky është një urdhër i Allahut të Lartësuar, drejtuar të gjithë besimtarëve, që ata të hyjnë tërësisht në Islam. Pra, ata urdhërohen që t'i zbatojnë të gjitha dispozitat e Islamit, du ke mos lënë asnjërën prej tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të mos bëhen si ata që adhurojnë vetëm pasionet dhe dëshirat e tyre të shfrenuara dhe të padrejta, të cilët, nëse Sheriati u përshtatet me dëshirat e tyre, e ndjekin dhe e zbatojnë pikë për pikë, por nëse Sheriati bie ndesh dhe dëshirat e tyre, atëherë ata e braktisin atë. Me fjalë të tjera, në këtë ajet Allahu i Lartësuar na urdhëron që dëshirat dhe synimet tona t’ia nënshtrojmë Sheriatit dhe fesë së zbritur nga Ai. Njeriu është i urdhëruar që të kryejë vepra të mira aq sa të ketë mundësi. E nëse shikon se disa prej tyre i ka të pamundura t’i realizojë, atëherë le të vendosë me zemër se do t'i bëjë dhe të japë maksimumin, sepse kështu, edhe nëse nuk e arrin qëllimin, do të marrë shpërblimin njëlloj si për kryerjen e tyre. Të hysh tërësisht në Islam, në të gjitha aspektet e tij, nuk është e mundur pa kundërshtuar rrugët e shejtanit. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë menjëherë pas urdhrit të parë: - “...e mos ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i betuar! ” - Hapat e shejtanit janë veprat që kundërshtojnë porositë e Zotit. Nga ana tjetër, dihet se armiku yt i deklaruar kërkon veçse të keqen tënde, prandaj të shtyn në çdo gjë që është në dëmin tënd. Por, me gjithë këto paralajmërime dhe udhëzime, njerëzit përsëri mund të neglizhojnë, prandaj Allahu i Lartësuar sjell një tjetër kërcënim, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm: - “E nëse devijoni, pasi ju kanë ardhur argumentet e qarta, dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.” – Kuptimi: Nëse ju devijoni, edhe pasi ju është dhënë dije e sigurt dhe e qartë për përfundimin e të pabindurve, atëherë kujtoni faktin se Allahu është i Plotfuqishëm ( Azîz) dhe i Urtë (Hakîm). Ky është vërtet një kërcënim shumë i frikshëm dhe i ashpër, që të shtyn të jesh i kujdesshëm ndaj çdo veprimi që mund të çojë në humbje, sepse Allahu i Lartësuar është Azîz dhe, si i tillë, Ai e ndëshkon atë që nuk i bindet dhe devijon, dhe sepse Allahu është Hakîm, prandaj i jep çdokujt atë që i takon.

Mus'haf Hape →
Kaf 50:41–50:45 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… kujdesin Tonë të madh për ty, lehtësimin e punëve të tua dhe fitoret që të kemi dhuruar kundër armiqve të tu, në mënyrë që zemra jote të gëzohet dhe shpirti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Dëgjo thirrësin, kur ai të thërrasë nga ndonjë vend i afërt!” - Dëgjo me zemrën tënde, kur Israfili t’i fryjë Surit. Kjo do të ndodhë në një vend pranë krijesave, jo larg tyre. - “Dita kur të dëgjohet thirrja për të vërtetën, është dita e daljes.” - Atë ditë, të gjithë do ta dëgjojnë atë zë rrëqethës, që lajmëron për të vërtetën, që është Dita e Llogarisë. Kjo është dita e daljes nga varret. Vetëm i Madhëruari është Ai që ka pushtetin për të bërë ringjalljen, askush tjetër. Prandaj i Madhëruari thotë: - “Sigurisht, Ne e japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek Ne është kthimi.” - Vetëm Allahu mund të japë jetën dhe vdekjen dhe të gjithë tek Ai do të kthehen një ditë. Ajo është dita kur toka do të çahet, që prej saj të dalin ata që janë varrosur në të, siç thotë i Lartësuari: - “Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë...” - Të vdekurit do të dalin me nxitim nga varret e tyre, për të shkuar në vendin ku do të gjykohen. Ai që i krijoi dhe ua dha jetën, Ai ua solli edhe vdekjen, dhe në ditën e caktuar do t’i tubojë para Tij, për llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Allahu është i Plotpushtetshmi për gjithçka. - “...tubimi do të jetë i lehtë për Ne.” - Kjo është diçka e thjeshtë për të Plotfuqishmin dhe nuk e lodh aspak Atë. - “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata...” - Allahu i Lartësuar ka dijeni të plotë rreth çdo fjale me të cilat idhujtarët të mundojnë ty! Por mjafton që ti, o i Dërguar, të kujtosh kujdesin Tonë të madh për ty, lehtësimin e punëve të tua dhe fitoret që të kemi dhuruar kundër armiqve të tu, në mënyrë që zemra jote të gëzohet dhe shpirti yt të gjejë prehje dhe qetësi. Kujtoje faktin që Allahu i Lartësuar është më i mëshirshëm dhe më i dashur për ty sesa ti për veten tënde! Për ty nuk mbetet gjë tjetër, veçse të plotësohet premtimi i Allahut dhe pasimi i traditës së profetëve më të zgjedhur. - “...ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot.” - Ti nuk ke fuqi detyruese mbi ta. Ti nuk mund t’i bësh ata të besojnë. Ti je thjesht një këshillues dhe kujtues. - “Ti kujto me këtë Kur'an atë që i druhet kërcënimit Tim!” - Kujtimi bëhet për diçka që është e njohur dhe e pranuar nga natyra njerëzore. Njeriu kujtohet që të bëjë ato vepra që janë të mira dhe që natyra e pastër e tij i pranon si të tilla. Por ata që kujtohen realisht, janë ata që i frikësohen kërcënimit të Allahut të Madhëruarit. Ndërsa për ata që nuk i frikësohen Allahut nuk bën dobi asnjë lloj kujtimi e këshille. Këtyre njerëzve, kujtimi thjesht ua zhvlerëson justifikimin ndaj Zotit, prandaj Ditën e Gjykimit nuk mund të thonë që nuk dinin gjë. Ky ishte edhe fundi i tefsirit të sures Kaf. Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, në fillim dhe në mbarim, haptazi dhe fshehtazi!

Mus'haf Hape →
Sad 38:71–38:85 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “(Kujto) Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj një njeri nga balta. Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i kem fryrë shpirt prej Meje, përuljuni atij në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “(Kujto) Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj një njeri nga balta. Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i kem fryrë shpirt prej Meje, përuljuni atij në sexhde.”. - Këtë histori, Allahu i Lartësuar e ka sjellë të plotë në suren Bekare, në fillim të sures Araf, në suren Hixhër, në suren Isra, si edhe në këtë sure që po flasim. Kështu, Allahu i Lartësuar i njoftoi melekët, para se të krijonte Ademin, se Ai do të krijonte një njeri prej baltës së tharë, të ndenjur dhe me erë. Pasi i njoftoi për këtë fakt, u bëri me dije lajmin se, pas përfundimit të krijimit, do t’i urdhëronte që të binin në sexhde, si shenjë nderimi për atë krijesë të Allahut dhe në formë respekti dhe madhërimi për Zotin e Lartësuar, Krenar dhe të Madhërishëm. - “Kështu, të gjithë melekët së bashku u përulën në sexhde, përveç Iblisit.” - Të gjithë melekët e përmbushën këtë urdhër të Zotit dhe i vetmi që kundërshtoi ishte Iblisi, i cili në fakt nuk ishte prej llojit të melekëve (që janë krijuar nga drita), por ishte prej xhindëve (që janë krijuar nga zjarri). Atë e tradhtoi natyra e tij kundërshtare e gjynahqare, pikërisht në momentin kur më së shumti duhej të ishte i përkushtuar, i nënshtruar dhe i bindur ndaj Zotit. Kështu, ai refuzoi të zbatonte urdhrin e Zotit, që të binte në sexhde. - “Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë .” - Ai iu kundërvu Allahut Krenar dhe të Lartësuar dhe polemizoi me të, duke pretenduar se ai ishte më i mirë se Ademi, për shkak se ai u krijua prej zjarrit, ndërsa Ademi prej baltës. Zjarri, sipas tij, është më i mirë se balta, nga e cila u krijua Ademi. 5 - “Allahu tha: “O Iblis! Çfarë të pengoi ty që të biesh në sexhde para atij që Unë e krijova me dy duart e Mia? A je mendjemadh, apo je nga ata që ngrenë krye?” Ai tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta!” - Kështu, Ai kundërshtoi urdhrin e Zotit të Tij, duke u bërë rimohues i besimit dhe respektimit të Zotit. Për këtë arsye, Allahu Krenar dhe i Lartësuar e dëboi atë nga mëshira dhe nga prania e Tij: - “Zoti tha: “Atëherë dil prej andej, sepse ti je i mallkuar! Mallkimi Im ka për të ndjekur deri në Ditën e Gjykimit.” - Madje e quajti atë Iblis, që do të thotë: ‘shpresëhumbur”, që nuk ka asnjë shpresë për mëshirën e Zotit. Allahu e zbriti edhe nga qiejt, për të qenë i qortuar e i përçmuar në Tokë. - “Ai tha: “O Zoti im! Më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen!” Allahu tha: “Ti ke afat deri në Ditën e Caktuar.” - Ai i kërkoi Allahut të Lartësuar afat deri në Ditën e Ringjalljes. Allahu i Madhëruar, i Cili nuk nxitohet në ndëshkimin e krijesave dhe të padrejtëve, ia plotësoi këtë kërkesë. Pasi u sigurua se nuk do të ndëshkohej nga Zoti, por do të kishte afat deri në Ditën e Kijametit, Iblisi i mallkuar shfaqi tërësisht rebelimin dhe kaloi çdo kufi duke thënë: - “Betohem në Fuqinë Tënde se kam për t’i humbur që të gjithë prej rrugës së drejtë, përveç atyre robërve të Tu, që janë të sinqertë.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në një ajet tjetër: “Pastaj tha: “A e sheh këtë, që Ti e vlerësove mbi mua? Nëse më jep afat deri në Ditën e Kijametit, unë do t’i devijoj pasardhësit e tij, përveç një pakice.”.” [Isra 62] Dhe kjo pakicë janë pikërisht ata që përmenden më pas: “Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie mbi robërit e Mi. Mjafton që Zoti është mbrojtësi i tyre.” [Isra 65]. - “Allahu tha: “Betohem në të vërtetën, - dhe Unë them vetëm të vërtetën, - se Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!” - Ky ajet është i ngjashëm me ajetin tjetër: “Zoti tha: “Ik! Kushdo që të vjen pas, Xhehenemi do të jetë shpërblimi juaj – një shpërblim i plotë!”. [Isra 63].

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:33 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… do të ketë shkallë sipas veprave të veta. Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve të tyre.” [En’am 132].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “E kush është më fjalëmirë se ai që thërret njerëzit në rrugën e Allahut,...” - Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja. Pra, nuk ka më të mirë sesa fjala, qëndrimi dhe drejtimi i atyre që ftojnë në rrugën e Allahut. Këta të zgjedhur u mësojnë dijen e dobishme të paditurve, u tërheqin vëmendjen të pavëmendshmëve dhe atyre që i kanë kthyer shpinën të vërtetës. Ata përballen me armiqtë e të vërtetës me forcën e fjalës dhe të fakteve. Ata luftojnë për të bartur dhe përcjellë të vërtetën e Zotit ndër njerëz. Ata këshillojnë që të adhurohet Allahu si Një i vetëm, me çdo mënyrë të drejtë dhe të lejueshme, duke e zbukuruar këtë në zemrat e njerëzve. Ata qortojnë dhe paralajmërojnë për t’u larguar nga veprat e këqija, të ndaluara nga Zoti, duke qartësuar shëmtinë dhe dëmin e tyre për individin dhe shoqërinë. Ata polemizojnë me armiqtë e të vërtetës me mënyrën më të mirë, për t’i ndaluar ata nga mohimi i Zotit, idhujtaria dhe nga mosbesimi i Shpalljes së Zotit dhe i Profetit të Tij. Ata urdhërojnë për tek e mira dhe ndalojnë nga e keqja. Ftesa e njerëzve në rrugën e Zotit bëhet me shumë mënyra dhe rrugë, si më poshtë: - Njohja me Zotin, me madhështinë dhe lavdinë e Tij të plotë, ashtu sikurse është në të vërtetë. - Futja në zemër e dashurisë për Zotin, duke përmendur mirësitë dhe begatitë e Tij të shumta, duke përmendur emrat, cilësitë dhe atributet e Tij të mrekullueshme, si edhe duke përmendur mëshirën dhe bujarinë e Tij të pakufishme. - Njohja me adhurimet ndaj Zotit në formën më të mirë, ashtu siç janë në të vërtetë, duke i zbukuruar këto në sytë dhe zemrat e njerëzve. - Nxitja e njerëzve që të ndriçohen nga dituria e madhe dhe e mrekullueshme që gjendet në Librin e Zotit dhe në traditën e Profetit të Tij të zgjedhur. Kjo bëhet duke inkurajuar për nxënien e kësaj diturie me çdo mënyrë të mundshme dhe të lejueshme. - Nxitja për t’u pajisur me virtytet më të larta: për të qenë bamirës ndaj krijesave, falës dhe tolerantë, sa të keqen ta kthejnë me më të mirën e mundshme, duke mbajtur lidhjet farefisnore dhe për bamirësi ndaj prindërve e të afërmve. - Përkujtimi dhe këshillimi i njerëzve në përgjithësi, në kohë adhurimesh dhe grumbullimesh, për gëzim apo hidhërim qoftë. Një tjetër cilësi e këtyre të përzgjedhurve është: - “...që bën vepra të mira...” – Pra, përveç ftesës së të tjerëve që ta adhurojnë Zotin si Një të vetëm, duke bërë punë të mira, ata janë të parët që nxitojnë dhe garojnë në kryerjen e këtyre punëve të mira. Ata janë të parët që e adhurojnë Allahun duke zbatuar porositë e Tij dhe duke qëndruar brenda kufijve të Tij, vetëm me qëllimin e pastër për të kënaqur Atë. Të tillët deklarohen: - “dhe që thotë: “Unë jam musliman.”? – Kuptimi: Unë jam i nënshtruar ndaj urdhrave dhe udhëzimeve të Zotit. Unë jam pasues i përpiktë i rrugës së Tij. Të sinqertët janë në gradat më të larta të adhuruesve të Zotit, sepse ata punojnë sinqerisht për të përsosur veten dhe të tjerët. Ata kanë pjesën më të madhe të përfitimit nga trashëgimia e Profetit (a.s.). Këta janë njerëzit më të mirë. Ndërsa nga krahu tjetër janë njerëzit më të këqij, të cilët i ftojnë njerëzit në humbje, ku janë zhytur vetë, dhe në skutat e errëta të Shejtanit. Të parët qëndrojnë në gradat më të larta të Ilijjin-it, ndërsa të dytët janë zhytur në humnerat më të frikshme të Sixhxhin-it. Mes këtyre dy niveleve, ka grada dhe nivele të shumta, të cilat i di vetëm Allahu i Lartësuar, sepse Ai i ka krijuar dhe Ai i di me hollësi se çfarë bëjnë krijesat e Tij. I Lartësuari thotë: “Por secili do të ketë shkallë sipas veprave të veta. Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve të tyre.” [En’am 132].

Mus'haf Hape →
Hud 11:17 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… apo pasiguri në faktin që kjo është Shpallja e vërtetë nga Zoti yt, edhe nëse shumica e njerëzve nuk e besojnë një gjë të tillë. Ata që nuk e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na përshkruan në këtë ajet Profetin e Tij të dashur dhe të zgjedhur dhe ndjekësit e Profetit, domethënë ata që vazhdojnë misionin e tij me thirrjen e njerëzve në udhën e drejtë dhe diturinë e saktë prej Zotit. Këta janë të sigurt dhe tërësisht të bindur në argumentet dhe Shpalljen e Zotit. Askush nuk mund të krahasohet me ta në këtë aspekt. Prandaj i Madhëruari thotë: - “E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij,...” - Ata janë të mbështetur në argumentin e qartë nga Zoti i tyre, janë të mbështetur në Shpalljen e Tij. Kur’ani dhe Tradita e Profetit përmbajnë sqarimin e mjaftueshëm dhe të plotë për të gjitha çështjet e rëndësishme. Argumentet e sjella përmes kësaj Shpalljeje janë tejet të qarta dhe të kuptueshme për të gjithë, prandaj janë gjithmonë triumfuese. Ato japin gjithnjë siguri të plotë. Pastaj i Lartësuari thotë: - “...i ndjekur nga dëshmues prej tij,...” - Këto fakte e argumente, që prodhojnë siguri të padiskutueshme, i mbështet dhe përforcon akoma edhe më shumë një tjetër dëshmuese. Kjo është natyra e pastër dhe e patrazuar e njeriut me logjikën e tij të shëndoshë. Ajo dëshmon për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit dhe për ligjin e Tij. Logjika e shëndetshme e pranon të mirën si të mirë dhe të keqen si të keqe. Kjo është dritë mbi dritë. Shpallja e saktë, e ruajtur dhe e sigurt, e bashkuar me logjikën e shëndetshme dhe me natyrën e pastër, sjell besim të kthjellët dhe vepra të mrekullueshme. Përveç këtyre dy dëshmive e fakteve, i Madhëruari sjell edhe një fakt tjetër, që vërteton vërtetësinë e Islamit dhe ligjeve të tij: - “...me atë që i parapriu Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë?!” - Dëshmi për vërtetësinë e fesë dhe të ligjeve që Muhamedi ﷺ përcolli, është edhe Libri (Teurati) që iu dha Musait. Atë libër Zoti e bëri udhërrëfyes për njerëzit dhe mëshirë për ta. Vetë Teurati dëshmon për vërtetësinë e Kur'anit dhe besnikërinë e të Zgjedhurit, që e përcolli atë prej Zotit te njerëzit. Porositë dhe mësimet e të dy librave janë në sinkron të plotë me njëra -tjetrën. Vetë Teurati dëshmon për vërtetësinë e ligjeve të Kur'anit, Shpalljes së fundit të Zotit për krijesat. Atëherë, a është njëlloj një njeri që bazohet në të tilla argumente kaq të forta, me atë që sorollatet në errësirat e paditurisë dhe pasigurisë, duke mos dalë asnjëherë prej tyre?! Pa dyshim që nuk mund të jenë njëlloj tek Allahu i Madhëruar. Edhe në sytë e krijesave këta nuk mund të jenë njëlloj. - “Këta e besojnë vërtet atë. - Ata të cilëve iu hap drita e arsyes së shëndetshme dhe iu dha sukses që t’i shohin qartë argumentet, e besojnë të vërtetën e shpallur nga Zoti. Ata që vërtetë e dëshirojnë dhe e synojnë të vërtetën kanë për ta besuar Shpalljen që i erdhi Muhamedit ﷺ .Nëse ky besim është i sinqertë, ai do të prodhojë vepra të mira që Zoti i do, është i kënaqur me to dhe i shpërblen. Kjo do t'u sjellë atyre lumturinë në dynja dhe në ahiret. Ndërsa ata të cilët e mohojnë Kur'anin, qofshin nga të gjitha grupacionet që ekzistojnë në tokë, qofshin edhe të organizuar për ta kundërshtuar këtë fe dhe për të penguar krijesat nga përqafimi i saj, le ta dinë se Zjarri është premtimi për ta. I Madhëruari thotë: - “Ndërsa për grupimet që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar.”” - Është i padiskutueshëm fakti që ata do të përballen me Zjarrin e ndezur fort. - “Prandaj ti kurrsesi mos dysho në të! Ai është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd, e megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë.” - Mos ki as më të voglin dyshim apo pasiguri në faktin që kjo është Shpallja e vërtetë nga Zoti yt, edhe nëse shumica e njerëzve nuk e besojnë një gjë të tillë. Ata që nuk e besojnë këtë të vërtetë e bëjnë ose nga injoranca e tyre, ose nga padrejtësia, inati, smira dhe devijimi i zemrave të tyre nga e vërteta. Nëse qëllimi i njeriut është kërkimi i të vërtetës dhe nëse arsyetimi i tij është i saktë dhe objektiv, ai nuk ka pse të privohet nga e vërteta. Ai që e synon të vërtetën dhe, në emër të këtij qëllimi, e kërkon të vërtetën duke marrë dituri dhe duke e analizuar atë me drejtësi dhe objektivitet, ka për ta gjetur këtë të vërtetë dhe do ta besojë atë sinqerisht. E si do të ndodhë ndryshe, kur edhe arsyeja e shëndetshme dhe natyra e pastër e tërheqin drejt këtij besimi të natyrshëm?!

Mus'haf Hape →
Naziat 79:15–79:26 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kësaj ftese, e cila të mundëson që të pastrosh vetveten? Përse nuk i dorëzohesh Zotit për ta adhuruar Atë? - “Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A ta kanë rrëfyer historinë e Musait ...” - Pra, a i ke dëgjuar ngjarjet me të? - “... kur Zoti i tij e thirri në luginën e bekuar Tuva? ” - Kështu ishte emri i asaj lugine, sipas mendimit më të saktë, sikurse e shtjelluam në Suren Ta Ha. - “Ai i tha: “Shko te Faraoni, se vërtet ai e ka tepruar.” - Ai e ka tepruar me tira - ninë, rebelimin ndaj Zotit dhe kryelartësinë e padrejtësinë në Tokë. - “E thuaji atij: “A do që të pastro - hesh?”. - Përse nuk i përgjigjesh kësaj ftese, e cila të mundëson që të pastrosh vetveten? Përse nuk i dorëzohesh Zotit për ta adhuruar Atë? - “Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt ...”. - Unë do të të tregoj rrugën dhe mënyrën e adhurimit të Tij. - “... që t’ia kesh frikën!” - Që zemra jote të mbushet me drojë e madhërim për Zotin, edhe pse më parë ishte e ashpër, e ngurtë, larg të vërtetës dhe mirësisë. - “Ai i tregoi mrekullinë më të madhe ...” - Përveç ftesës së mrekullueshme që i para - shtroi, Musai i tregoi edhe një argument të fortë dhe të qartë, që dëshmonte se ishte i dërguar besnik i Zotit dhe se mesazhi që po përcillte prej Tij ishte i vërtetë. - “... por ai e mohoi dhe nuk u bind.” - Zemra e tij nuk e pranoi të vërtetën, nuk iu përgjigj ftesës. Ai nuk e trajtoi me seriozitet ftesën e Musait. Gjithashtu, trupi dhe e gji - thë qenia e tij nuk u nënshtrua për adhuri - min e Zotit. Njohja e të vërtetës jo domo - sdoshmërisht sjell imanin në zemër, sepse el marifeh është thjesht dituria që hyn në zemër, ndërsa imani është të punuarit me këtë dituri, është nënshtrimi ndaj të vërtetës, përulësia për të jetuar sipas saj. - “Pastaj i ktheu shpinën dhe u largua.” - Faraoni e shpërfilli të vërtetën që iu ofrua dhe, në vend që të nënshtrohej, ai nxitoi për të kundërtën, për refuzimin, madje edhe luftën e pengimin e saj, duke mbledhur ma - gjistarët, që t’i kundërviheshin mrekullive të jashtëzakonshme që solli Musai, si shenjë e vërtetësisë së tij dhe të mesazhit që solli nga Zoti. - “Bëri një tubim të madh dhe mbajti një fjalim.” - Ai mblodhi popullin e tij, duke i thirrur. - “Dhe tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!” - Faraoni e tha këtë pas asaj fjalës tjetër të tij, që përmendet në ajetin tjetër: “Faraoni tha: “O ju pari! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër, përveç meje. ... ” [Kasas 28]. Mes këtyre dy deklaratave të tij, thuhet se ishin 40 vjet distancë kohore. - “Atëherë, Allahu e ndëshkoi atë rëndë, me ndëshkimin e ahiretit dhe të të pa - rës.” - Ai i dha Faraonit një dënim të tmerrshëm me mbytje në ujë, në jetën e dynjasë. Ndërsa në ahiret atij i takon një dënim i madh, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Ata i ndjek mallkimi si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Kijametit. Eh, sa e keqe është ajo "dhuratë", që do t'u jepet!” [Hud 99]. Gjithashtu: “Ne i bëmë ata (veçse) prijës që ftojnë për në zjarr dhe Ditën e Kijametit ata nuk do të ndihmohen. Edhe në këtë botë Ne i bëmë që t'i ndjekë mallkimi, kurse Ditën e Kijametit ata do të jenë të përbuzur.” [Kasas 41, 42]. Ky është kuptimi e shpjegimi më i saktë i ajetit. Pra, këtu bëhet fjalë për ndëshkimin e përgatitur për ta në jetën e dynjasë dhe në ahiret. Disa janë të mendimit se bëhet fjalë për dënimin e merituar për dy deklaratat e tij, që i përme - ndëm më lart. Gjithashtu, thuhet se bëhet fjalë për ndëshkimin që Faraoni meritoi për dy veprat e tij të përmendura në ajetin: “Pastaj i ktheu shpinën dhe u largua.”. Pra, për mohimin e të vërtetës dhe mosnën - shtrimin për të jetuar sipas saj. Megjithatë, shpjegimi më i saktë, që nuk ka dyshim, është i pari, pra, që Allahu e ndëshkoi në dynja dhe në ahiret. - “Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen.” - Mësim për ata që nxjerrin mësime dhe përfitojnë nga paralajmërimet dhe këshillat e Zotit.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:47–22:51 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe i përjetshëm. - Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj. - Kështu do të duket ajo ditë, nga dhimbjet e mëdha që do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Megjithatë ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh Dënimin! Por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet. - Këta mohues të së vërtetës të kërkojnë ngutjen e ndëshkimit, a thua sikur sfidojnë Zotin dhe shprehin haptas mohimin e profetëve. Por harrojnë këta të mjerë se Allahu i Madhëruar nuk e thyen premtimin e Tij. Nëse Zoti ka kërcënuar se do të ndodhë diçka, asgjë nuk mund ta pengojë atë. Ndëshkimit të Zotit nuk mund t’i shmanget e shpëtojë askush. Ndërsa përshpejtimi i ndëshkimit nuk është në dorën tënde, o Muhamed! Këto tone sfiduese të përdorura nga mohuesit nuk duhet të të shqetësojnë dhe ndikojnë tek ti. Para atyre të mjerëve është Kijameti, kur do të tubohen të parët dhe të fundit dhe të gjithë do të shpërblehen për veprat e tyre. Mbi ata të mjerë do të bjerë ndëshkimi i dhembshëm dhe i përjetshëm. - Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj. - Kështu do të duket ajo ditë, nga dhimbjet e mëdha që do të përjetojnë të ndëshkuarit gjatë saj. Vonohet ose jo dënimi i tyre në këtë jetë, kjo nuk ka shumë rëndësi, por Ditës së Gjykimit nuk kanë për t’i shpëtuar dhe shmangur kurrë. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Ka mundësi, gjithashtu, që kuptimi i ajetit të jetë se Allahu i Madhëruar është El Halim - i Mëshirshëm, që nuk nxitohet të ndëshkojë, edhe pse është i Plotfuqishëm, edhe pse ata e kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit. Një ditë tek Zoti është si 1000 vjet, ashtu i si llogarisni ju. Edhe pse ju duket larg dënimi i Tij, dijeni se Allahu - edhe pse mund të të afatizojë për një kohë të gjatë - Ai kurrë nuk ka për t’i lënë në harresë e braktisë krijesat e Tij. Por kur dënimi i Tij godet mbi zullumqarët, ata nuk mund t’i shpëtojnë. - Sa e sa popuj që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë. - Edhe pse shumë popuj e teprojnë me poshtërsi e gjynahe, Allahu i Madhëruar nuk nxitohet në ndëshkimin e tyre, pa u lënë një afat. Por kur ata përmbushin afatin e tyre, Zoti i ndëshkon ashtu si e meritojnë. - Por, në fund unë i dënova ato. Tek Unë është përfundimi (i të gjithëve). - Me gjithë ndëshkimin e tyre në këtë jetë, ata përsëri nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit të ahiretit. Tek Allahu do të kthehen të gjithë dhe Allahu do t’u japë atë që meritojnë. Prandaj le të marin mësim këta keqbërës, se edhe ata do t’i përfshijë ndëshkimi i Zotit. Gjithashtu, të mos mashtrohen nga afati që u lë Zoti i Gjithëmëshirshëm. - Thuaj: “O ju njerëz! Unë jam veçse një paralajmërues i qartë.”. - Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e tij që t’i drejtohet të gjithë botës dhe t’i thotë se Ai është Profet besnik i Allahut dhe t’i përgëzojë besimtarët me shpërblime të mëdha nga Ai. Ai e urdhëron, gjithashtu, që të paralajmërojë edhe mohuesit dhe keqbërësit që të ruhen nga ndëshkimi i Tij. Allahu e përshkruan profetin e Tij si “mubin” - i qartë. Ai është një profet që i ka të qarta paralajmërimet. Pra, ai jo vetëm ju paralajmëron dhe frikëson, por jua sqaron plotësisht ato vepra e fjalë nga të cilat duhet të ruheni dhe jua tregon qartësisht rrugën e shpëtimit. Gjithashtu, ai sjell argumente të qarta e të dukshme për vërtetësinë e paralajmërimeve të tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar sjell hollësitë e këtyre përgëzimeve e paralajmërimeve, duke thënë: - Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje dhe rizk të begatshëm. – Ata, së pari, besojnë me zemër, me korrektësi e sinqeritet. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira. Ata veprojnë sipas besimit të sinqertë, me qëllimin që të kënaqin Zotin dhe ashtu si i mëson Ai. Këta kanë një premtim të mirë: se do të jenë në Xhenetin e mirësive. Atje do të kënaqen e gëzohen me mirësi të shumta: ushqime e pije të këndshme, marrëdhënie të mrekullueshme dhe pamje të bukura, si dhe zëra të papërshkrueshëm. Por mbi të gjitha, atje do të lumturohen duke parë Zotin Bujar dhe duke dëgjuar Fjalën e Tij. - Ndërsa, ata që u përpoqën t’i hedhin poshtë Argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit të madh. - Ndërsa ata që mohojnë e tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit, duke refuzuar të besojnë profetët dhe shpalljet e Tij, ata do të jenë përgjithmonë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të dalin nga ai. Atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe as do të gjejnë ndonjë çast qetësie prej tij.

Mus'haf Hape →
Neml 27:91–27:93 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ndërsa besimtarët të mund të vazhdojnë të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka." [Enfal 42]. - Zoti yt nuk është i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Thuaju atyre, o Muhamed: - Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. - Zotin e Mekës së nderuar dhe të bekuar, që vetë Ai e bëri një vend të shenjtë dhe begatoi banorët dhe besimtarët e Tij që e adhurojnë në atë vend. Për këtë arsye, ata duhet të jenë mirënjohës për këtë. - Atij i takon gjithçka ... - Gjithçka e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. I Lartësuari e tha këtë që të mos mendojë kush se Ai është vetëm Zoti i Qabes dhe i Mekës. - ...dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut. - Ai më urdhëroi të jem prej atyre që nxitojnë për në Islam dhe e përkryejnë atë. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s) dhe sahabët e tij e përkryen Islamin dhe ishin njerëzit më të përkushtuar në dorëzimin ndaj Zotit. - Unë jam urdhëruar të këndoj Kur'anin. - Jam urdhëruar, gjithashtu, që ta këndoj këtë Kur'an dhe ta kumtoj atë ndër njerëz. Unë jua këndoj dhe transmetoj atë juve, që të udhëhiqeni prej tij, të mësoni tekstin e tij e të kuptoni mesazhin e tij. Kjo është detyra ime dhe unë e përmbusha atë. - Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. - Dobija i kthehet atij dhe, sepse frytet e punës do t’i shijojë vetë ai. - Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.”. - Unë nuk kam në dorë udhëzimin tuaj dhe as mund të bëj që ju të nënshtroheni dhe ta adhuroni Zotin. - Dhe thuaj:: “Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut! - Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet në dynja dhe në ahiret. Ai meriton të gjitha lavdërimet e të gjitha krijesave, e në mënyrë të veçantë nga të zgjedhurit e të dalluarit, më të mirët e të kulluarit prej adhuruesve të Tij. Lavdërimet dhe përlëvdimet që duhet t’i përkushtojnë ata ndaj Zotit duhet të jenë shumë më të mëdha se ato të njerëzve të thjeshtë, sepse grada e tyre është shumë më e lartë dhe afërsia me Zotin e tyre shumë më e madhe. Gjithashtu, edhe mirësia e Zotit ndaj tyre është shumë e madhe. - Ai do t’jua tregojë (së shpejti) argumentet e Veta dhe ju do t’i kuptoni mirë ato. - Ai do t’ju mundësojë dituri, që të mund të dalloni të vërtetën nga e kota. Kështu, patjetër Zoti do t’ju japë të shikoni shenjat e Tij, që të ndriçoheni e të shihni rrugën e Tij e të ecni mes errësirave të mëdha. Pas këtyre shenjave dhe dritës do të bëhet e mundur: "...që jobesimtarët të mund ta dinë se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdojnë të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka." [Enfal 42]. - Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj atyre veprave që bëni ju.”. - Përkundrazi, Ai e di mirë gjendjen dhe punët tuaja dhe e di mirë masën e shpërblimit që meritoni për to. Ai do të gjykojë ndër ju me një mënyrë që ju do ta lavdëroni për të dhe askush nuk do të ketë ndonjë argument për të kundërshtuar gjykimin e Tij. Këtu përfundoi tefsiri i sures Neml, me mirësinë, lehtësinë dhe ndihmën e Allahut. E lus Allahun e Lartësuar që butësia dhe ndihma e Tij të jenë të vazhdueshme dhe të pandërprera për ne! Ai është më Bujari i bamirësve, më i miri Mëshirues. Ai e vazhdon mëshirën dhe përkujdesin edhe për ata që janë larguar dhe kanë lënë pas lidhjen me Të. Ai u përgjigjet dhe plotëson kërkesat e lutësve. Ai i lehtëson çështjet e vështira. Ai iu hap portat e bekimeve dhe begative të Tij. Të shumta janë dhuratat që Ai jep në çdo çast e gjendje. Ai e lehtëson Kur'anin për ata që meditojnë dhe kërkojnë mirësinë në të. Ai ua lehtëson rrugën atyre që përkushtohen t’i hapin portat e bukura të njohurive të këtij Kur'ani madhështor. Ai ka për t’i mbushur plot me mirësi dhe urtësi zemrat e atyre që shtrohen në tryezën e këtij libri dhe thellohen në meditime rreth ajeteve të tij. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve the paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij! Ky tefsir u përpilua nga Abdurahman ibn Nasir ibn Abdurahman el Sadi. Allahu e faltë atë, prindërit e tij dhe të gjithë muslimanët! Ky vëllim përfundoi së shkruari nga autori në 22 Ramadan të vitit 1343 hixhri (ose në prill të vitit 1925 – red.).

Mus'haf Hape →
Nisa 4:64–4:65 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që ne t’i kthehemi Librit të Zotit dhe Traditës së Profetit (a.s.). - “...dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i kemi dërguar profetët që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. ” – Ky kumt i Allahut të Lartësuar përmban në vetvete edhe porosinë për bindje ndaj Profetit të Zotit dhe pranim e zbatim të mësimeve të tij. Qëllimi i dërgimit të një profeti është që njerëzit t’i binden duke zbatuar porositë e Zotit. Njerëzit duhet të zbatojnë çdo urdhër të tijin, t’i largohen çdo ndalese të deklaruar nga ai, të jenë respektues dhe ta ndihmojnë rrugën e tij. Ky ajet tregon se profetët kanë qenë të ruajtur, prandaj kurrë nuk mund të gabonin në lidhje me Shpalljen hyjnore dhe përcjelljen e plotë dhe të saktë të saj, Ata kurrë nuk mund të gabonin me urdhrat dhe ndalesat e përcjella, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’u bindemi atyre. Nëse ata nuk do të ishin të ruajtur nga këto gabime dhe nëse do të kishte mundësi që ata të urdhëronin diçka të gabuar, atëherë Allahu i Lartësuar nuk do të na urdhëronte për t’iu bindur atyre. Për sa i përket shprehjes: “me lejen e Allahut”, ajo dëshmon se çdo gjë ndodh me gjykimin dhe caktimin e Allahut. Ata që iu bindën profetëve, iu bindën sepse kështu qe gjykimi dhe caktimi i Allahut. Ky ajet është gjithashtu një nxitje për të kërkuar gjithmonë ndihmën e Allahut, që të na bëjë të bindur ndaj Profetit dhe pasues të rrugës së tij. Vetëm nëse Allahu të ndihmon, mund t’i bindesh Profetit dhe të pasosh rrugën e drejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për bujarinë, mirësinë dhe mëshirën e Tij të madhe ndaj atyre që kanë bërë gjynahe, nëse ata pendohen dhe nëse i kërkojnë falje Atij. Ai thotë: - “E sikur ata (hipokritët), pas padrejtësive që i bënë vetes së tyre, të vinin tek ti (o Muhamed) e t’i kërkonin falje Allahut, dhe i Dërguari të kërkonte falje (tek Allahu) për ta, ata do ta njihnin Allahun si Pranues të pendimit dhe Mëshirëplotë.” - Pra, nëse ata i pranojnë gjynahet e tyre dhe u vjen keq për to, dhe pastaj i kërkojnë falje Allahut të Lartësuar, Ai do t’ua pranojë pendimin, duke ua falur dhe mbuluar gabimet. Kështu, Ai i mëshiron fillimisht me suksesin që u jep për t’u penduar dhe, së dyti, duke ua pranuar pendimin dhe duke iu dhuruar shpërblim. Ndërsa për sa i përket vajtjes te Profeti (a.s.), që ai t’i kërkojë falje Allahut të Lartësuar për gjynahet e tua, kjo ishte e lejueshme atëherë kur ai ishte në këtë dynja. Këtë e tregon qartë konteksti i ajetit. Pra, të shkosh e t’i kërkosh Profetit (a.s.) që ai t’i lutet Allahut për faljen e gjynaheve të tua është një veprim që mund të mendohej veçse gjatë kohës kur Profeti (a.s.) ishte gjallë, sepse tani që ai nuk është më në këtë botë nuk lejohet të kërkosh asgjë prej tij. Madje, ky veprim është një formë shirk-u, pasi ti i je lutur dikujt tjetër veç Allahut. - “Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre,...” - Allahu i Lartësuar betohet në Veten e Vet, se njerëzit nuk do të jenë kurrë besimtarë derisa për çdo çështje të tyre të gjykojnë me ligjin e Tij, të sjellë prej Profetit (a.s.). Pra, për çdo rast kundërshtish, është detyrë që ne t’i kthehemi Librit të Zotit dhe Traditës së Profetit (a.s.). - “...dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të binden sinqerisht.” – Pra, përveç që duhet të mbështetemi në gjykimin e Zotit dhe të Profetit (a.s.), ne nuk duhet që të ndiejmë pakënaqësi më mbrapa. Me fjalë të tjera, jo vetëm që duhet të gjykojmë me ligjin e Zotit, por edhe duhet të kënaqemi plotësisht me të. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me tri grada të besimit: 1. Kur gjykojmë me ligjin e Zotit, jemi në gradën e islamit. 2. Kur nuk ndiejmë pakënaqësi pas këtij gjykimi, tregon se jemi në gradë të imanit. 3. Gjetja e qetësisë, prehjes dhe kënaqësisë me ligjin e Zotit dhe zbatimi haptaz i tij tregon se jemi në gradën e ihsanit. Kush i arrin të tria gradat, e ka besimin të plotë. Kush e braktis gjykimin e Zotit dhe nuk e pranon atë, ai është qafir. Ndërsa kush nuk e zbaton atë, por e pranon si ligj të Zotit dhe e njeh detyrimin për zbatimin e tij, ai është gjynahqar.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:141–26:159 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të gjithë. - Vërtet, këtu ka fakte, por shumica e tyre nuk besojnë. - Këtu ka argumente për vërtetësinë e asaj që solli Profeti ynë dhe për kotësinë e kundërshtarëve dhe armiqve të tij. - Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Edhe popull Themud nuk u besoi të dërguarve. - Themudi ishte një popull i njohur, i përhapur në shumë vendbanime të Hixhrit. Ata e mohuan profetin Salih, por ishte njëlloj si të kishin mohuar të gjithë profetët, sepse ai i ftoi ata në teuhid ashtu si të gjithë profetët e Zotit. - Vëllai i tyre, Salihu, u tha: “A nuk keni frikë (Allahun)?” - Vëllai i tyre nga gjaku u foli atyre me dashuri dhe me butësi: “A nuk e keni frikë (Allahun)?” Pra, kini frikë Zotin dhe largohuni nga idhujtaria dhe poshtërsitë! - Unë jam një Profet i besuar, i dërguar (veç) për ju. - Unë jam një profet i dërguar nga Zoti e Krijuesi juaj. Ai më dërgoi tek ju, që t'ju ftoj me butësi dhe dashuri, si mëshirë e përkujdesje për ju. Atëherë, respektojeni dhe jini mirënjohës për këtë mëshirë. Pranojeni përkujdesin dhe mëshirën e Tij, duke u nënshtruar që ta adhuroni e ta jetoni jetën siç Ai kënaqet. Unë jam një profet besnik dhe ju e njihni mirë besnikërinë dhe sinqeritetin, dhembshurinë dhe dëshirën time të mirë për ju. Kjo duhet të shërbejë që ju të më besoni dhe të besoni atë që unë ju kam sjellë nga Zoti. - Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Ruajuni nga zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit dhe bindmuni mua në rrugën e Zotit. - Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. - Kjo nuk përbën pengesë për ju, që të më ndiqni dhe pasoni. Kështu, nuk keni pse të mendoni se unë dua që të grabis pasuritë tuaja. Shpërblimi im është nga Allahu, Zoti i botëve, prandaj vetëm prej Tij e kërkoj shpërblimin. - A jeni të sigurt se do të mbeteni të sigurt në gjithçka keni këtu (në këtë botë)? Këtu, mes kopshteve dhe burimeve, mes të mbjellave dhe hurmave, me frutat e tyre të freskëta? - A mendoni se do të liheni në këto mirësi dhe begati të shumta dhe nuk do të sprovoheni?! Mos, vallë, do të liheni pa u urdhëruar dhe ndaluar?! E si mund të kërkoni dhe përdorni këto mirësi në poshtërsi ndaj Allahut dhe mosbindje ndaj Tij?! - Ju gdhendni me mjeshtëri shtëpi nëpër male shkëmbore. - Aq shumë u përkushtuat dhe u dhatë pas zbukurimeve e stolive, saqë edhe malet i shndërruat në kështjella dhe shtëpi. - Kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! Mos shkoni pas atyre që janë të shfrenuar... - Frikësojuni Zotit dhe m’u bindni në rrugën që ju afron tek Ai. Mos ju bindni atyre që kanë kaluar çdo kufi. - ...që bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësojnë. - Shkatërrimi i tokës me poshtërsi dhe nxitja e njerëzve për to ishte cilësia e tyre e pandashme dhe dalluese. Ata dinin vetëm të shkatërronin dhe nuk sillnin asnjë përmirësim. Ata ishin mbartës së ligësisë. Ata ishin të përkushtuar në kundërshtimin e Profetit dhe ftonin në rrugët e humbjes, prandaj Salihu i paralajmëroi që të mos mashtroheshin prej tyre. Mbase këta janë ata për të cilët Allahu ka thënë: "Në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësonin." [Neml 48]. Sidoqoftë, këshilla e Profetit nuk u bëri dobi atyre dhe nuk e përfillën fare atë. Madje ata i thanë Salihut: - “Ti je veçse një i magjepsur!" - Ti je i magjepsur dhe flet gjëra të pakuptimta. - Ti je veçse një njeri sikurse edhe ne. - Ti je veçse një njeri, sikurse edhe ne. Atëherë, çfarë ke ti më tepër, që të na ftosh të të pasojmë? - Sill një argument, nëse thua të vërtetën! - Edhe pse gjendja dhe besnikëria e këtij profeti dhe ajo në të cilën ai i ftonte njerëzit ishte mëse e mjaftueshme për besuar në vërtetësinë e Shpalljes, atyre u dukej e pamjaftueshme. Për shkak të ngurtësisë së zemrave, ata kërkuan prova të tjera, sipas dëshirës së tyre. Zakonisht ata që kërkojnë të tilla prova nuk shpëtojnë, sepse ata i kërkojnë ato me qëllim për të mos besuar dhe të shtyrë nga urrejtja kundër të vërtetës. - Ai tha: “Ja, ku është një deve.” - Shihni një deve që del nga shkëmbi i lëmuar! Ju do ta shihni me sytë tuaj këtë shenjë të pashembullt. - Ajo do të pijë (ujë) një ditë të caktuar, kurse ju ditën tjetër. - Një ditë do të pijë vetëm ajo nga pusi dhe ditën tjetër ju. - Mos e prekni për ta dëmtuar, se do t’ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” - Ai kërcënoi që të mos e dëmtonin devenë. Kështu vazhdoi për njëfarë kohe, por përsëri ata nuk besuan dhe nuk u nënshtruan. - Ata e therën atë, por u penduan shumë, prandaj i përfshiu dënimi i premtuar. - Ishte veçse një britmë e madhe, që i shkatërroi të gjithë. - Vërtet, këtu ka fakte, por shumica e tyre nuk besojnë. - Këtu ka argumente për vërtetësinë e asaj që solli Profeti ynë dhe për kotësinë e kundërshtarëve dhe armiqve të tij. - Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:57–28:59 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i tyre, pa u dërguar fillimisht argumente dhe qortues. Këtë Ai e ka bërë duke dërguar profetë ndër ta. Ai thotë: - Zoti yt kurrë nuk do ta shkatërronte një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata thonë: “Nëse do të ndiqnim udhëzimet e tua, do të na dëbonin prej vendit tonë.” - Nëse do të të pasonim në udhën tënde, do të rrezikoheshim edhe ne nga vrasja, lufta, robërimi, humbja e pasurive, sepse njerëzit ju refuzojnë dhe janë armiqësuar me ju. Nëse do t’ju pasonim, atëherë edhe ne do të bëheshim pre e kësaj armiqësije dhe lufte mes jush. Ne nuk mund të armiqësohemi dhe të dalim kundër të gjithë botës. Këto fjalë tregonin mendimin e keq që ata kishin për Zotin e Lartësuar dhe se Ai nuk do të ndihmonte fenë e Tij dhe nuk do ta lartësonte fjalën e Tij. Ata mendonin se Zoti do t’i lejonte njerëzinë që të kishin dorë të lirë për t’i luftuar dhe shfarosur pasuesit e denjë së fesë së Tij. Ata të mjerët menduan se e kota do të triumfojë mbi të vërtetën dhe mbrojtësit e saj. Por Allahu i Madhëruar u qartëson atyre një fakt, që duhet ta dinë e ta kuptojnë mirë: - Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë, të sigurt, ku sillen fruta të të gjitha llojeve, si furnizim prej Nesh?! Por shumica e tyre nuk e dinë. - Kriminelët dhe keqbërësit, që gjithmonë e kanë rrethuar këtë vend të shenjtë, kanë qenë gjithmonë shumë, por ai vend ka qenë gjithmonë i pastër dhe i ruajtur, dhe të tillë kanë qenë edhe vizitorët e tij. A nuk mendoni në këtë fakt, se si ju ka mbrojtur dhe ruajtur Zoti nga belatë e armiqtë që ju kanë rrethuar?! Askush që merrte rrugën drejt atij vendi të shenjtë nuk cenohej dhe prekej, sepse ishte mbrojtja e Zotit. E tillë ishte gjendja e këtij vendi, ndërkohë që çdo vend tjetër ishte i rrethuar dhe mbuluar me frikë dhe banorët e atyre vendeve nuk ishin të qetë e as të lumtur. Lavdëroni dhe i shprehni mirënjohjen Zotit tuaj për këtë mirësi dhe paqe, që ju ka dhuruar e që askush nuk e ka provuar. Falënderojeni atë për të mirat që ju ka mundësuar me mbushulli nga çdo anë e botës. Le ta ndjekin këtë profet të nderuar, që lumturia, paqja dhe siguria e tyre të jetë e plotë dhe e përhershme. Le të ruhen dhe të mos marrin guximin që ta mohojnë atë! Mos të tregohen kryeneçë dhe mosmirënjohës ndaj Allahut! Nëse e bëjnë këtë, atëherë mirësitë dhe paqja ku jetojnë do t’u shndërrohet në fatkeqësi dhe frikë, krenaria do t’u kthehet në poshtërim e nënshtrim, ndërsa pasuria e bollëku në varfëri e skamje. Kjo është arsyeja që Allahu i kërcënoi me atë ndëshkim që dënoi popujt e shkuar dhe tha: - Sa e sa popuj kemi ndëshkuar më parë, të cilët u shkatërruan në jetën e tyre (me padrejtësi e gjynahe) ? - Ata u vetëmashtruan me lëvdata dhe mburrje për stolitë e kësaj dynjaje. Ajo i mashtroi dhe shpërqendroi nga imani, prandaj Allahu i Lartësuar i shkatërroi, ua largoi mirësitë dhe i mbuloi me fatkeqësi. Ai thotë: - Tani ato vendbanime banohen shumë pak. - Kjo ndodhi për shkak të përsëritjes së rënies të dënimeve mbi ta, si edhe për shkak të frikës dhe pasigurisë që mbuluan atë vend. - Jemi Ne që trashëgojmë gjithçka. - Ne do t’ua lëmë në trashëgim robve Tanë. Në fund, gjithçka do t'i mbetet Zotit. Të gjitha mirësitë që kanë njerëzit në këtë dynja do t’i lënë pas, dhe pastaj do të kthehen tek Zoti, që do t’i shpërblejë sipas punëve të tyre. Nga mëshira dhe urtësia e Tij kurrë nuk do t’i ndëshkonte popujt thjesht duke u nisur nga mohimi i tyre, pa u dërguar fillimisht argumente dhe qortues. Këtë Ai e ka bërë duke dërguar profetë ndër ta. Ai thotë: - Zoti yt kurrë nuk do ta shkatërronte një popull pa dërguar ndër ta profet, që t’u lexonte atyre argumentet Tona. - Ai gjithmonë ka dërguar profetë në qytetet dhe vendbanimet kryesore të njerëzve, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë për të vërtetën. Zoti ka dërguar profetë, që t'u lexojnë njerëzve argumentet e Tij. Ai i ka mbështetur profetët me shenja të mëdha e mrekulli, të cilat tregojnë për vërtetësinë e Shpalljes dhe besnikërinë e profetëve. Fjala e tyre shkonte dhe përhapej tek të afërtit dhe të largëtit. Nëse Zoti do t’i dërgonte profetët në ndonjë fshat të humbur e të largët për njerëzit, do të ishte e vështirë të merrej vesh e vërteta dhe të përhapej ndër njerëz. Vendet e largëta janë të fshehura dhe banorët e tyre janë zakonisht të vrazhdë dhe jo miqësorë. Kurse në qytetet dhe qendrat e mëdha është më e lehtë përhapja e informacionit dhe banorët e tyre janë më pak të ashpër. - Gjithashtu, Ne kurrë nuk e shkatërrojmë një vend, përveçse kur ata bëjnë padrejtësi. - Vetëm kur janë të zhytur në kufër dhe poshtërsi, që e meritojnë tërësisht ndëshkimin. Pra, Allahu i Madhëruar nuk ndëshkon asnjë pa e paralajmëruar dhe pa shkak, por i ndëshkon veçse për shkak të padrejtësisë dhe mosbesimit.

Mus'haf Hape →
Araf 7:123–7:126 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… te Zoti ynë. - Tashmë jemi të bindur se vetëm tek Zoti e kemi kthimin dhe se ndëshkimi i Tij është më i dhembshëm se ndëshkimi yt. Për këtë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon se si i kërcënoi Faraoni (Allahu e mallkoftë!) magjistarët, pasi ata besuan Musain (a.s.). Faraoni filloi të manipulonte mendjet e njerëzve me intrigat dhe mashtrimet e tij: - Faraoni tha: “Guxuat ta besoni Atë pa lejen time?! Kjo është veç një dredhi, që ju e keni përgatitur, me qëllim që të largoni banorët prej qytetit. - Kështu, ai po ua paraqiste njerëzve këtë triumf të Musait, si një shfaqje të gënjeshtërt, që magjistarët në bashkëpunim e marrëveshje me Musain, e kishin kurdisur përpara sfidës së asaj dite. I Lartësuari tregon në një ajet tjetër: “Faraoni tha: “A i besuat atij para se unë t’ju jap leje?! Ai (Musai) është prijësi juaj, ai që jua mësoi magjinë!” [Ta Ha 71]. Faraoni e dinte mirë - dhe çdo njeri i logjikshëm - e kuptonte se kjo ishte një shpifje, sepse Musai nuk njihte asnjë nga ata magjistarë dhe nuk ishte takuar me asnjë prej tyre. Faraoni e dinte mirë këtë fakt, por e tha këtë për të manipuluar dhe mashtruar popullin dhe të paditurit, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ai (Faraoni) e përçmoi popullin e vet (i mori për mendjelehtë), kurse ata e dëgjuan. Ata ishin një popull i shkatërruar.” [Zuhruf 54]. Ata ishin popull mendjelehtë e të humbur. Ata njerëz që e besuan Faraonin, kur u tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!”, pa dyshim që ishin më injorantët e më të përçmuarit, që mund të ekzistojnë. Allahu i Lartësuar tregon arsyetimin shterpë të Faraonit, i cili tha: “Kjo është veç një dredhi, që ju e keni përgatitur, me qëllim që të largoni banorët prej qytetit.” Domethënë, qëllimi juaj është që të dëboni parinë e qytetit, dhe kështu pushteti të kalojë në dorën tuaj dhe të Musait. - Por shpejt keni për ta parë (ç'do t'ju gjejë). - Pastaj e shtjelloi këtë kërcënim më hollësisht: - Unë kam për t’jua prerë duar e këmbë këmbyerazi - Do t’ju pres dorën e djathtë dhe këmbën e majtë, ose anasjelltas. - e pastaj do t’ju gozhdoj të gjithëve. - Në një ajet tjetër, kjo është shpjeguar: “... Unë do t’jua pres duart e këmbët këmbyerazi e do t’ju mbërthej në trungjet e palmave.” [Ta Ha 71]. Ibn Abasi ka thënë se Faraoni ishte i pari që ka mbërthyer njerëz në shtylla dhe u ka prerë duar e këmbë këmbyerazi. - Ata thanë: “Po, nuk ka dyshim se ne do të kthehemi te Zoti ynë. - Tashmë jemi të bindur se vetëm tek Zoti e kemi kthimin dhe se ndëshkimi i Tij është më i dhembshëm se ndëshkimi yt. Për këtë arsye, ne do të durojmë dënimin tënd, për të shpëtuar nga dënimi i Zotit! Kështu, ata u lutën, duke thënë: “Zoti ynë! Na jep durim dhe na i merr shpirtrat si muslimanë!” Domethënë, na dhuro shumë durim, që të jemi të qëndrueshëm në fenë Tënde dhe na bëj që të vdesim si pasues të Profetit tënd, Musait!” Allahu i Lartësuar na tregon se ata iu drejtuan Faraonit: “Ata thanë: “Ne kurrë nuk do të të japim përparësi ty ndaj argumenteve të qarta, që na erdhën dhe ndaj Atij që na krijoi. Prandaj, gjyko për ne si të duash! Ti mund të gjykosh (dhe të dënosh) vetëm në jetën e kësaj bote.” Ne besuam në Zotin tonë. Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove (t'i bënim). Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi. Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës, e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë! Ndërsa ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira, i presin grada të larta. Ato janë Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atyre që janë pastruar (nga mosbesimi).” [Ta Ha 72 - 76]. Ndërsa këtu i Lartësuari thotë: - Ti po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në shenjat e Zotit tonë, kur na erdhën para syve. Zoti ynë! Na jep durim dhe na i merr shpirtrat si muslimanë!” - Në fillim të ditës, ata ishin magjistarë, ndërsa në fund të ditës u bënë dëshmorë të zgjedhur e të lëvduar , që do të kujtohen gjithmonë.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:5–8:8 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - “Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. - Kuptimi: Ashtu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Përpara referimit të një ngjarjeje tepër të rëndësishme, siç qe Beteja e Bedrit, Allahu i Madhëruar përmendi cilësitë e besimtarëve të vërtetë. Çdo musliman e ka detyrë të pajiset me to, sepse vetëm kështu përmirësohen e përkryhen veprat e tij, ndër më të rëndësishmet e të cilave është xhihadi në rrugën e Zotit. - “Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. - Kuptimi: Ashtu sikurse janë të vërteta imani juaj dhe shpërblimi që Zoti do dhe jua ka premtuar, ashtu është e vërtetë edhe fakti që Zoti i Lartësuar dëshiroi që ju të dilnit në Bedër e të luftonit për të vërtetën dhe të drejtën. Kështu do Zoti dhe kështu ka përcaktuar Ai të bëhet. Dalja juaj për mbrojtjen e të vërtetës në Bedër ishte diçka që Zoti e deshi, edhe pse besimtarët menduan se nuk do të kishte luftë. 18 - “Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.” - Kur u bë e qartë se do të kishte luftë, disa besimtarë fil luan të polemizonin me Profetin, sepse nuk donin të përballeshin me armikun. Aq shumë e urrenin këtë përballje, saqë dukeshin njëlloj sikur po i çonin drejt vdekjes. Kjo qe gjendja e një pjese të tyre, ndërkohë që nuk duhej të ndodhte kështu. Ata nuk duhej të silleshin në këtë mënyrë, nëse e dinin që kjo shërbente për mbrojtjen e së vërtetës dhe, aq më tepër, ky fakt u ishte bërë tërësisht i qartë. Mëdyshja mund të ketë vend në situatat e paqarta, kur e vërteta dhe e drejta nuk dallohen lehtësisht dhe mund të ngatërrohen. Nëse gjërat janë të qarta dhe kur dihet që Zoti i do dhe ka urdhëruar për plotësimin e tyre, atëherë nuk ka më vend për ngurrim e polemika, por vetëm për bindje, nënshtrim dhe zbatim. Në fakt, kjo ndodhi veç me disa besimtarë, ndërsa pjesa tjetër nuk bënë asnjë lloj polemike dhe nuk kishin asnjë lloj pakënaqësie për takimin me armikun. Ata u përkushtuan me vullnet e dëshirë të plotë për të plotësuar urdhrin e Zot it të Lartësuar dhe të Profetit . Madje edhe ata që në fillim patën ndonjë hezitim e pikëpyetje, më pas u bindën dhe Zoti i forcoi që të qëndronin të palëkundur në luftën me armikun. Nëpërmjet shkaqesh të ndryshme, Allahu i Madhëruar bëri që zemrat e tyre të qetësoheshin, sikurse do të përmendet edhe më pas. Arsyeja e daljes së muslimanëve në këtë betejë ishte ndjekja e një karvani të kurejshve me në krye Ebu Sufjan Ibn Harbi, drejtuar për në Sham. Ishte një karvan i madh, plot me gjë e me plaçkë. Sapo morën vesh se karvani po kthehej nga Shami, Profeti ﷺ organizoi muslimanët dhe doli në krye të 300 e disa burrave, të cilët kishin 70 deve, që i përdornin të gjithë me radhë dhe në të cilat mbanin edhe pajimet e tyre. Kur kurejshët në Meke dëgjuan për planin e muslimanëve, dolën për të mbrojtur karvanin e tyre, me një ushtri prej 1000 vetësh, me kalorësi e të armatosur mirë. 19 - Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit...” - Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve njërën nga dy mirësitë: ose karvanin me gjithë plaçkën e tij, ose luftën dhe triumfin mbi armikun. Besimtarët e dëshironin më shumë karvanin dhe plaçkën e tij, për shkak të varfërisë dhe nevojës së madhe që kishin në atë kohë dhe sepse kjo alternativë qe më pak e vështira. Por Allahu i Madhëruar dëshironte diçka më të lartë dhe më të mirë sesa ajo që synonin ata. Ai donte që t’u dhuronte fitoren mbi idhujtarët, si edhe poshtërimin e zhdukjen e krerëve të kufrit. - “...por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve,...” - Allahu deshi që të shfaqej e vërteta e të triumfonte. Duke ndihmuar të dashurit e Tij, i Madhëruari donte të tregonte se cila qe e vërteta nga njëra anë, dhe të çrrënjoste të kotën nga ana tjetër. Gjithashtu, Allahu donte t’u tregonte besimtarëve shenjat e madhështisë së Tij dhe format e ndihmës që do t’u jepte, të cilat ata kurrë nuk i kishin imagjinuar. - “...Të forconte të vërtetën e të çrrënjoste të kotën, edhe pse keqbërësit e urrejnë këtë.” - Allahu donte të forconte të vërtetën dhe të asgjësonte të kotën, nëpërmjet fakteve dhe argumenteve.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:116–20:122 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që të binin në sexhde para tij. Kjo sexhde shërbente si nderim për atë vepër të Zotit. Të gjithë melekët ranë në sexhde menjëherë, por mes tyre ishte edhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujto kur Ne u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit!" Dhe ata ranë në sexhde të gjithë, përveç Iblisit, ai rrefuzoi.” - Kur Allahu i Madhëruar e plotësoi krijimin e Ademit me duart e Tij, e privilegjoi atë duke i mësuar emrat e sendeve. Pastaj Allahu i Madhëruar e nderoi Ademin (a.s.) duke urdhëruar melekët që të binin në sexhde para tij. Kjo sexhde shërbente si nderim për atë vepër të Zotit. Të gjithë melekët ranë në sexhde menjëherë, por mes tyre ishte edhe Iblisi, që në fakt ishte xhind. Ai u tregua mendjemadh ndaj urdhrit të Zotit dhe nuk ra në sexhde para Ademit. Allahu i Lartësuar na tregon: “Allahu e pyeti: “Çfarë të pengoi ty të bëje sexhde, kur të urdhërova Unë?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta!” [Araf 12]. Kështu doli në pah urrejtja e madhe e tij kundër Ademit dhe gruas së tij. Me këtë, Iblisi tregoi se ishte edhe armik i Zotit. Ai e shfaqi haptazi smirën dhe urrejtjen për njeriun, prandaj Allahu i Madhëruar paralajmëron Ademin dhe gruan e tij, duke u thënë: - Pastaj Ne i thamë: “O Adem! Ky është armiku yt dhe i bashkëshortes sate. Prandaj ruhuni që të mos ju nxjerrë nga Xheneti, e t’ju futë në dëshpërim.”. - Në Xhenet ka begati e rehati të plotë. Nëse del prej andej, do të dëshpërohesh e do të vuash. - "Aty (në Xhenet) ti nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur. Aty (në xhenet) nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë." - Atje nuk do të vuash asnjëherë nga vapa dhe do të kesh ushqim, pije dhe veshje, pa lodhje e pa mundime. Por Allahu e ndaloi Ademin që t’i afrohej vetëm një peme, duke i thënë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote, dhe hani nga frutat e tij lirisht, ku të dëshironi! Por mos iu afroni asaj peme, e të bëheni të padrejtë!” [Bekare 35]. - Por, atë e ngacmoi shejtani, duke i thënë: “O Adem! A do të të çoj te Pema e përjetësisë dhe te sundimi që nuk shkatërrohet asnjëherë?” - Shejtani i mallkuar i tundoi duke i mashtruar rreth asaj peme. Ai u tha se ajo ishte një pemë që, po të haje prej saj, do të bëheshe i përhershëm në Xhenet. Gjithashtu, prej saj do të fitoje pushtet të përjetshëm dhe pasuri pa fund. Kështu, Shejtani iu paraqit si një këshillues, duke përzgjedhur fjalët mashtruese për Ademin. Si përfundim, burrë e grua hëngrën nga pema. Menjëherë iu zbuluan vendet e turpshme dhe iu doli në pah gjynahu që kishin bërë. - Ata hëngrën që të dy nga ajo pemë dhe kështu i'u zbulua aureti (vendet e turpshme). Pastaj, nisën të mbulonin veten me gjethe nëpër Xhenet. - Më parë ishin të mbuluar, ndërsa tani u ishin zbuluar vendet e turpshme. Ata filluan të mbulonin veten me gjethet e pemëve të Xhenetit dhe u ndien aq të turpëruar, sa vetëm Zoti e di. - Kështu, Ademi e theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. - Menjëherë nxituan të shprehnin pendimin dhe kthimin tek Zoti, duke thënë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” [Araf 23]. - Por, Zoti i Tij e bëri atë prej të zgjedhurve, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë. - Allahu e zgjodhi dhe e dalloi Ademin me besim, prandaj ia lehtësoi pendimin. Ai ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë. Pas pendimit, Ademi u bë më i mirë sesa ishte në fillim, ndërsa intriga e armikut të tij, Shejtanit të mallkuar, u shkatërrua. Allahu e plotësoi mirësinë e Tij mbi Ademin dhe pasardhësit e Tij. Kështu, të gjithë pasardhësit e Ademit duhet që gjithmonë të kthehen te Zoti i tyre sa herë që gabojnë. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm e vigjilent kundër këtij armiku të përbetuar, që u rri gjithmonë në pritë, natën dhe ditën, sikurse thotë i Madhëruari: “O bijtë e Ademit! Kurrsesi të mos ju mashtrojë Shejtani, sikurse bëri me prindërit tuaj, që i nxori nga Xheneti, duke i zhveshur, për t'u nxjerrë në shesh lakuriqësinë. Ai dhe skota e tij ju sheh ju, ndërsa ju nuk mund t'i shihni ata. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.” [Araf 27].

Mus'haf Hape →
Kehf 18:37–18:41 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt.” - Unë nuk e vë në dyshim jetën tjetër, madje shpresoj se atje Zoti im do të më japë më shumë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon se shoku besimtar i dha një këshillë këtij mohuesi të mirësive. Ai e qortoi atë në lidhje me mosbesimin tek Allahu, vetëpëlqimin dhe mashtrimin nga të mirat e kësaj dynjaje: - “Shoku i vet (besimtar) - duke e qortuar - i tha: “A e mohove Atë që të krijoi nga dheu, pastaj nga një pikë uji dhe pastaj të bëri njeri të plotë?” - Si është e mundur që të refuzoni Zotin tuaj, Krijuesin tuaj, ndërkohë që argumentet e Tij janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Çdo njeri është i bindur në vetvete dhe i njeh mirë argumentet që dëshmojnë për të Madhërish - min. Të gjitha krijesat e dinë që dikur nuk kanë ekzistuar dhe e kuptojnë që, shkak për ekzistencën e tyre nuk mund të jetë kurrsesi një krijesë, e cila edhe ajo vetë - njëlloj si gjithë krijesat e tjera - nuk ka ekzistuar dikur. Nga kjo vetëkuptohet se ekzistenca e krijesave i njihet vetëm Krijuesit. Ai është Allahu dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai është Krijuesi i gjithçkaje dhe çdo gjë tjetër, veç Tij është krijesë. Për këtë arsye, besimtari e kundërshtoi me forcë mohimin e shokut të tij dhe tha: - “Por unë besoj se Allahu është Zoti im dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd.” - Unë nuk do të flisja kurrë ashtu siç flet ti. Unë dëshmoj dhe besoj bindshëm se Allahu është i vetëm në krijimin, zotërimin, pushtetin dhe sundimin e Tij mbi gjithçka, si dhe në meritën e adhurimit. Ai është i vetmi i Adhuruar, i Cili nuk ka ortakë, nuk ka të barabartë me Të në meritën e adhurimit. - “Përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: “Çfarë do Allahu bëhet! S’ka fuqi pa ndihmën e Allahut!”. - Kur hyre në kopsht dhe u kënaqe me atë mrekulli që pe, përse nuk e lavdërove Allahun e Lartësuar?! Ti duhet ta përlëvdoje Zotin, sepse Ai ta ka dhuruar. Ti duhet të jesh mirënjohës për të gjitha begatitë që Zoti të ka dhuruar: pasurinë, fëmijët, shërbëtorët dhe ata që punojnë për ty. Përse kur i pe të gjitha këto të mira, nuk the: “ Mâ shâellâh, l â ku-uete il-lâ bil-lâh.” (Çfarë do Allahu bëhet dhe s’ka fuqi pa ndihmën e Allahut!)?!” Në një hadith sahih, Ebu Musa përcjell se Profeti i Allahut i tha njëherë atij: 1 733. “A të tregoj për një nga thesaret e Xhenetit? Ai është: “Lâ ĥaule ue l â ku-uete il-lâ bil-lâh” (Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë veçse me ndihmën e Allahut!)”. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt.” - Unë nuk e vë në dyshim jetën tjetër, madje shpresoj se atje Zoti im do të më japë më shumë të mira, sesa kopshti dhe mirësitë e tjera, që ti i ke këtu. Përveç kësaj: - “Ndërsa për kopshtin tënd pres ndonjë fatkeqësi nga qielli e ai të gdhijë i rrafshuar.” - Unë pres që, mbi këtë kopsht dhe të mirat e tua, për të cilat ti pandeh se nuk kanë për t’u zhdukur kurrë, Zoti të dërgojë ndonjë fatkeqësi nga qielli, ndonjë rrebesh shiu, që të shkulë nga rrënjët të gjitha bimët dhe pemët që ndodhen në të, derisa të mbetet një vend i shkretë dhe ranor, ku të rrëshqet edhe këmba. - “Ose t’i shterojë uji dhe ti mos e gjesh më kurrë.” - Uji të zhduket thellë në tokë, aq sa të mos kesh asnjë pikë për të ujitur të mbjellat. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” [Mulk 30]. Pra, kush do t’ju sjellë juve ujë të rrjedhshëm mbitokësor?!

Mus'haf Hape →