… atë fjalë që, nëse dikush e thoshte, mund të ngjitej në qiell ose të zbriste në Tokë, dhe ata ia mësuan. Ajo e tha atë për t’u ngritur në qiell dhe u ngjit …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- Ne të kemi shpallur ty argumente të qarta, të cilat nuk i mohon askush, përveç atyre që i shkelin kufijtë (e Zotit). - Pra, Ne të kemi shpallur ty, o Muhamed, shenja dhe argumente të qarta, të cilat tregojnë për besnikërinë dhe vërtetësinë tënde si profet dhe për saktësinë e vërtetësinë e Shpalljes që të dha Zoti. Këto shenja të qarta, për të cilat aludohet, janë ato që përmban Kur'ani nga lajmet e fshehta dhe informacionet rreth jehudëve, të cilat i dinin veçse dijetarët dhe të mëdhenjtë e tyre. Madje, Allahu u tregoi edhe për ato çështje të cilat i ndryshuan në librat e tyre, qofshin ato ndryshime të bëra nga të parët, qofshin nga të fundit. Kështu, ishte Allahu Ai që ia mësoi Muhamedit ﷺ të tilla informacione në mënyrë aq të detajuar, saqë vetë jehudët po thoshin: “Ky është më i ditur se ne për atë që na është shpallur neve.” Ata i thoshin këto fjalë, sepse sa herë që ata e pyesnin për ndonjë çështje të përmendur në Teurat, Allahu i shpallte Muhamedit ﷺ argumentin dhe shpjegimin e saj, duke i lënë të mahnitur. Këto fakte ishin të pakundërshtueshme. Çdo njeri me natyrë të pastër dhe të papërlyer e pranon pa më të voglin dyshim se këto lajme dhe kjo dituri iu dha Muhamedit nga Allahu, sidomos nëse mendojmë edhe në faktin se Muhamedi ishte ummij, pra, njeri që nuk dinte shkrim e lexim. Ishte e pamundur që ai ta kishte mësuar atë nga ndonjë njeri. Ai kurrë në jetën e vet nuk lexoi ndonjë libër apo të mësonte nga ndokush. Për këtë arsye, këto shenja e argumente ishin të pakundërshtueshme dhe nuk mund të hidheshin poshtë. Megjithatë, ata i refuzuan dhe i mohuan profetësitë e Muhamedit ﷺ dhe Shpalljen që ai solli nga Zoti i Madhëruar. Ibn Abasi tregon: “Ibn Saurija el Kat’uijni i tha Profetit: “O Muhamed! Ti nuk na solle ndonjë gjë që e njohim dhe as nuk solle ndonjë argument të qartë apo mrekulli, që të të pasojmë!” Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti ajetet: "Ne të kemi shpallur ty argumente të qarta, të cilat nuk i mohon askush, përveç atyre që i shkelin kufijtë (e Zotit) ." Kur Profeti i Allahut u dërgua ndër ta dhe i kujtoi besën që Zoti pati marrë prej tyre për ta besuar atë, Malik Ibn Sajfi tha: “Për Zotin, nuk na është përmendur ndonjë Muhamed dhe as na është marrë ndonjë premtim për ta besuar!” Atëherë, Allahu i Madhëruar shpalli:
- Sa herë që ata bënin ndonjë premtim, një grup prej tyre e thyente atë. Shumica e tyre nuk besojnë. - Haseni thotë: "Po. Nuk ndodh kurrë me ata, që të japin ndonjë premtim dhe pastaj të mos e shkelin atë. Sot e japin fj alën, e të nesërmen e shkelin." Allahu i Madhëruar na tregon për shkeljen e premtimeve nga ana e tyre dhe refuzimin e Profetit të Allahut, që u dërgua tek ata dhe për të gjithë njerëzit. Është pikërisht ai profet, përshkrimin dhe cilësitë e të cilit ata i gjenin në librat e tyre. Madje, ata u urdhëruan që të pasonin, mbështesnin dhe ndihmonin rrugën e Tij, siç thotë i Lartësuari: "Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin arab, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë ata të shpëtuarit." [ El ea’raf 157]. Ndërsa këtu thotë: - Kur atyre u erdhi një i Dërguari prej Allahut, si vërtetues i asaj që ata kishin, një grup prej tyre e flakën pas shpine Librin e Allahut, sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë. - Disa e hodhën pas shpine Librin e Allahut, që e kishin në duart e tyre, atë libër ku përshkruhej e lajmërohej ardhja e tij. Ata e braktisën Librin, a thua sikur nuk e dinin se çfarë ishte shkruar në të. Nga ana tjetër, ata u përkushtuan me zell për të mësuar magjinë dhe për të ecur në rrugën e saj të errët. Nëpërmjet shumë kurthesh e intrigash, ata synonin të dëmtonin të Dërguarin e Allahut. Ata i bënë magji atij, duke përdorur krehërin e tij. Magjia qe përgatitur me flokë të Profetit ﷺ ,e mbështjellë në një lëpushë hurme dhe e fshehur në pusin e Eru ânit. Këtë magji e kishte bërë pikërisht Lebid Ibn Ea'sami, - Allahu e mallkoftë dhe e shëmtoftë! Por Allahu i Madhëruar ia zbuloi Profetit të Tij këtë magji dhe e shpëtoi nga ajo. Kjo ngjarje është sjellë hollësisht në dy Sahihët, në hadithin e Aishes, -Allahu qoftë i kënaqur me të!72 Allahu i Lartësuar thotë: - Ata pasuan atë që lexonin shejtanët në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte mohues. - El Seddiju shpjegon: “Në kohët e vjetra, shejtanët ngjiteshin në qiell dhe rrinin nëpër pozicione, për të dëgjuar ndonjë lajm dhe fjalë të melekëve, që tregonin se çfarë do të ndodhte në Tokë, prej ngjarjeve e gjërave të fshehta që njerëzit nuk i dinin. Pasi merrnin ndonjë lajm vjedhurazi, ata ua tregonin fallxhorëve dhe astrologëve, të cilët ua tregonin njerëzve. Kështu, njerëzit çuditeshin me këto të fshehta që u dilnin ashtu siç tregonin fallxhorët, astrologët e magjistarët. Por këta fallxhorë e magjistarë, përveç atyre lajmeve të sjella nga xhindët, fusnin edhe gënjeshtra nga vetja. Me një fjalë të vërtetë, ata shtonin edhe shtatëdhjetë gënjeshtra e trillime nga vetja. Kështu, shumë njerëz filluan që t’i shkruanin nëpër libra të tilla tregime e fjalë, derisa mes bijve të Izraelit u përhap mendimi se xhindët dinin të fshehtën. Sulejmani ﷺ dërgoi ushtrinë ndër njerëz për t’i mbledhur të gjithë këto libra, të cilët i vendosi në një sënduk dhe i groposi poshtë fronit të tij të mbretërimit. Askush prej shejtanëve nuk guxonte t’i afrohej këtij sunduku. Nëse e bënte, digjej e përvëlohej në vend. Pastaj Sulejmani nxori një ligj, që kushdo që dëgjohej të thoshte se shejtanët dinin të fshehtën, do t’i pritej koka. Por pas vdekjes së Sulejmanit, shumë njerëz të ditur që e dinin se ç’bëri Sulejmani, vdiqën, dhe pas tyre erdhën pasardhës jo të mirë. Në të tilla kohëra, shejtani i mallkuar iu shfaq një grupi prej bijve të Izraelit në formë njeriu dhe u tha: “A doni t’ju tregoj një thesar, që nuk do të mund ta harxhoni e mbaroni dot kurrë?” Ata i thanë: “Po.” Atëherë - u tha ai - Gërmoni poshtë fronit të Sulejmanit !” Ai
shkoi së bashku me ta për t’u treguar vendin. Ata i thanë: “Afrohu!” Ai tha: "Jo, unë këtu jam dhe mund të më vrisni nëse nuk e gjeni atë që ju thashë." Kështu, ata gërmuan dhe i gjetën ata libra. Kur ata i nxorën jashtë, shejtani u tha: “Sulejmani mund t’i sundonte njerëzit, shejtanët e zogjtë veçse nëpërmjet kësaj magjie.” Pasi u tha këto fjalë, u largua duke fluturuar. Kështu u përhap ndër njerëz lajmi jo i vërtetë se Sulejmani ishte magjistar dhe librat u përhapën mes bijve të Izraelit. Kur erdhi Muhamedi bijtë e Izraelit polemizonin me të rreth çështjes së Sulejmanit. Për këtë flasin edhe këto ajete: "Por Sulejmani nuk ishte mohues. Mohues ishin shejtanët..." Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij deri tek Said Ibn Xhubejr, rrëfimin nga Ibn Abasi, që ka thënë: “Ishte një burrë, që quhej As âf, i cili ishte shkrues i Sulejmanit. Ky burrë e dinte emrin e madh të Allahut dhe ai shkruante gjithçka me urdhrin e Sulejmanit dhe e groposte poshtë fronit të tij. Pasi vdiq Sulejmani, shejtanët i nxorën këto libra dhe mes çdo dy rreshtave shkruanin magjira dhe blasfemi ndaj Zotit. Pastaj u thanë njerëzve: "Ja, me këto punonte Sulejmani!” Për këtë arsye, shumë njerëz të paditur e shanë dhe çfarë s’thanë për Sulejmanin. Ndërsa njerëzit e ditur nuk vepruan kështu. Njerëzit vazhduan të fyenin dhe shanin Sulejmanin, derisa Allahu i Madhëruar i shpalli Muhamedit ﷺ" : Ata pasuan atë që lexonin shejtanët në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte mohues. Mohues ishin shejtanët..." Dijetarë të tjerë kanë sjellë të dhëna e mendime të tjera, të cilat vërtiten rreth kësaj që u përmend. Mes mendimeve të sjella nga dijetarët, nëse shikon me kujdes, nuk ka ndonjë kontradiktë. Allahu është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë. Shkurtimisht, mund të themi se jehudët e mësuan magjinë prej shejtanëve. Ata i kthyen shpinën Librit të Zotit, që e kishin në duart e tyre, dhe refuzuan të besonin në profet in e fundit të Zotit, Muhamedin . Ata pasuan gënjeshtrat që trillonin shejtanët (xhindët) ndër njerëz gjatë kohës së mbretërimit të Sulejmanit, duke shpifur se edhe Sulejmani e përdorte magjinë. Madje pretendonin se ata që ia mësuan magjinë Sulejmanit ishin Xhibrili dhe Mikaili. Por Allahu i Madhëruar i përgënjeshtron ata dhe e njoftoi Profetin e tij se magjinë nuk e sollën Xhibrili dhe Mikaili dhe se Sulejmani ﷺ ishte i pastër e larg magjisë, siç shpifën për të jehudët. Allahu i Madhëruar na njoftoi se magjia është vepër e shejtanëve. Rreth këtij ajeti dhe pyetjes se cilët ishin Haruti dhe Maruti janë dhënë mendime të ndryshme. Disa janë të mendimit se Haruti dhe Maruti ishin dy melekë, që Zoti i solli si sprovë për njerëzit në Tokë, duke u mësuar njerëzve njohurinë e magjisë e duke i njoftuar paraprakisht se ata ishin sprovë dhe duke i këshilluar që të mos braktisnin besimin në Zotin duke mësuar magjinë. Kështu fjalia " Ue mâ unzile alâ el melekejni " ka kuptimin: "dhe atë (lloj magjie) që u zbriti dy melekëve ". Kështu pjesëza " mâ" ka kuptimin "atë (lloj magjie) që" dhe ajeti kuptohet në këtë mënyrë: "Mohues ishin shejtanët, të cilët u mësonin njerëzve magjinë dhe atë (lloj magjie) që u zbriti dy melekëve në Babiloni: Harutit dhe Marutit....". Por ky lloj mendimi është kundërshtuar me faktin se Allahu i Madhëruar nuk u mëson njerëzve kufrin, sepse Ai nuk e do kufrin dhe nuk e ligjëron mësimin e tij. Gjithashtu, kjo bie ndesh edhe me faktin se melekët nuk bëjnë kurrë diçka që Zoti e ka ndaluar. Por ata që e mbështesin atë mendim iu përgjigjen këtyre kontestimeve se Allahu mund të sprovojë besimin e njerëzve në jetën e kësaj dynjaje me mënyra të ndryshme. Një ndër to është edhe vënia para provës për të mësuar magjinë nga këta melekë ose për ta refuzuar. Në botë ekzistojnë shumë të këqija, me të cilat njeriu vihet në provë, dhe të gjitha ato ekzistojnë me lejen e Allahut të Urtë dhe të Gjithëditur. Të tjerë janë të mendimit se magjia iu mësua njerëzve në Babiloni dhe ata që ua mësonin njerëzve magjinë ishin shejtanët, ndër të cilët edhe dy shejtanë, që
quheshin Harut dhe Marut. Sipas këtij mendimi, fjalia " Ue mâ unzile alâ el melekejni" ka kuptimin: "dhe ajo (magjia) nuk iu zbrit dy melekëve". Kështu pjesëza "mâ" ka kuptimin "nuk" dhe ajeti kuptohet në këtë mënyrë: "Mohues ishin shejtanët, të cilët u mësonin magjinë njerëzve në Babiloni, Haruti dhe Maruti. Dhe ajo (magjia) nuk iu zbrit dy melekëve. " Kurtubiu thotë: Ajeti: " Ue ma unzile ala el melekejni”, domethënë: " magjia nuk iu zbrit dy melekëve, - Xhibrilit dhe Mikailit - siç trillonin jehudët”. Më pas, ajeti flet për magjinë që Haruti dhe Maruti u mësonin njerëzve. Haruti dhe Maruti janë përmendur në mënyrë të veçantë për shkak të ligësisë, shkatërrimit dhe dëmit të madh që sillnin. Domethënë, Haruti dhe Maruti ishin dy shejtanë, që u mësonin njerëzve magjinë. Ky është kuptimi më i saktë i ajetit dhe kuptimeve të tjera nuk u kushtohet rëndësi." Ibn Xheriri transmeton me isnadin e tij nga El Aufiju që thotë: Ka thënë Ibn Abasi: "Ue mâ unzile alâ el melekejni" ka kuptimin: "dhe ajo (magjia) nuk iu zbrit dy melekëve". Ibn Xheriri gjithashtu transmeton me isnadin e tij nga Rabia Ibn Enes që thotë: "Ue mâ unzile alâ el melekejni" d.m.th: Allahu nuk u shpalli atyre magjinë." Thotë Ibn Xheriri: Atëherë kuptimi i ajetit sipas këtij mendimi është: "Mohues ishin Shejtanët, të cilët u mësonin magjinë njerëzve në Babiloni, Haruti dhe Maruti. Ndërsa fjalia: “në Babiloni, Haruti dhe Maruti” është një fjali që vjen më pas, por që vendin dhe kuptimin në fjali e ka më përpara. Pra fjalia do të ishte kështu: "Mohues ishin Shejtanët në Babiloni, - Haruti dhe Maruti - të cilët u mësonin njerëzve magjinë. Dhe ajo (magjia) nuk iu zbrit dy melekëve." Rreth ajetit janë sjellë edhe mendime të tjera, psh. Harut dhe Marut janë emrat e dy fisve prej xhinëve. Ose: Haruti dhe Maruti ishin dy burra prej njerëzve, njëri quhej Harut dhe tjetri Marut që e mësonin magjinë prej shejtanëve. Thotë Ibn Kethiri: “Mendimi më i saktë është ai që solli imam Kurtubiu, pra që Haruti dhe Maruti ishin dy prej shejtanëve që u mësonin njerëzve magjinë dhe mendimeve të tjera nuk u kushtohet rëndësi." Është shumë e përhapur ndër njerëz një histori tjetër rreth këtij ajeti. Ata që sjellin këtë histori pretendojnë se Haruti dhe Maruti ishin dy melekë, që Zoti i zbriti në Tokë duke u dhënë një natyrë tërësisht njerëzore e duke i bërë të sprovuar dhe me dëshira e epshe si njerëzit. Pastaj i sprovoi duke bërë që t’u dalë përpara një grua shumë e bukur dhe ata e ftuan për të bërë imoralitet. Ajo pranoi veçse me kushtin që t’i bënin shirk Zotit, por ata e refuzuan. Pastaj u doli përsëri përpara dhe ata e ftuan për të bërë imoralitet. Ajo pranoi veçse me kushtin që të vrisnin një njeri të pafajshëm, por ata përsëri e refuzuan. Pastaj u doli përsëri përpara dhe ata e ftuan për të bërë imoralitet. Ajo pranoi veçse me kusht që të zgjidhnin: ose t’i bënin shirk Zotit, ose të vrisnin një njeri të pafajshëm ose të pinin pije dehëse. Ata pranuan pijen dehëse duke menduar se ky ishte gjynah më i vogël, dhe ashtu bënë. Atëherë, pasi u dehën ata i bënë shirk Zotit, vranë njeriun e pafajshëm dhe bënë imoralitet. Kur u doli pija, ajo i njoftoi se pasi ishin dehur, ata i kishin bërë të trija gabimet, dhe ata u penduan për atë që bënë. Ata dëshironin që të ktheheshin në qiell, por nuk u lejuan për këtë. Atëherë e ndien gabimin e madh që kishin bërë. Allahu u dha mundësi të zgjidhnin mes ndëshkimit të dynjasë dhe ndëshkimit të ahiretit. Ata zgjodhën që të dënoheshin në këtë dynja të përkohshme dhe jo përjetësisht në ahiret. Ndërsa ajo gruaja u kërkoi atyre të dyve atë fjalë që, nëse dikush e thoshte, mund të ngjitej në qiell ose të zbriste në Tokë, dhe ata ia mësuan. Ajo e tha atë për t’u ngritur në qiell dhe u ngjit lart, por kur u ngjit lart, u shndërrua në planetin Afërditë." Kjo histori është sjellë me rrugë të shumta transmetimi, mbi 20 rrugë. Megjithatë, edhe pse të shumta, asnjë nga këto rrugë transmetimi nuk shkon tek Profeti ﷺ . Shumë dijetarë të hadithit, hafizët e mëdhenj dhe dijetarët e tefsirit i kanë
refuzuar të gjitha këto transmetime. Nëse i analizojmë me kujdes, do të vërejmë se ato të gjitha janë trilluar nga bijtë e Izraelit. Asnjë nga ato nuk vjen me një zinxhir të plotë transmetimi deri tek Profeti, i pagabueshmi, që nuk fliste nga vetja, por veçse me Shpalljen e Zotit. Konteksti i ajeteve kuranore është i përgjithshëm dhe nuk na tregon asnjë nga këto hollësi. Pra, ne besojmë atë që është sjellë në Kur 'an, duke pranuar atë që Allahu ka dashur të thotë dhe kumtojë në ato ajete. Dhe Allahu është më i ditur se çfarë ka dashur të kumtojë me to. Por një gjë është e sigurt: ajetet kurrsesi nuk mund të kumtojnë diçka që bie ndesh me dëlirësinë e Allahut e pastërtinë e Tij nga çdo mangësi e padrejtësi, e po kështu me pastërtinë e melekëve dhe profetëve të Tij. Allahu i Lartësuar thotë në vijim: - Ata (Haruti dhe Maruti) nuk ia mësonin (magjinë) askujt, para se t’i thonin: “Ne jemi dërguar vetëm për t’ju sprovuar, pra mos u bëj mohues (duke mësuar magjinë)!...” - Ebu Xhafer el Razi sjell me senedin e tij shpjegimin nga Ibn Abasi, që thotë: “Kur dikush shkonte tek ata (Haruti e Maruti) dhe dëshironte të mësonte magjinë, ata e ndalonin, e qortonin dhe kërcënonin ashpër për t’ju larguar magjisë. Ata u thoshnin: “Ne jemi sprovë, prandaj mos e braktisni besimin në Zot!” Ibn Abasi vazhdon: “Por nëse ai përsëri këmbëngulte, e urdhëronin të shkonte në këtë e atë vend. Kur ai shkonte atje, përballej me shejtanin dhe ai ia mësonte magjinë. Atëherë, prej njeriut dilte një dritë, e cila ngrihej në qiell, dhe ata (Haruti e Maruti) thoshin: “Oh, i mjeri ai, çfarë bëri!”” Ndërsa El Seddiu thotë: “Nëse dikush prej njerëzve shkonte tek ata të dy (Haruti e Maruti) për të mësuar magjinë, ata e qortonin dhe e kërcënonin, që të largohej. Ata i thoshin: ‘Mos u bëj mohues i Zotit, se ne jemi veçse sprovë!’ Nëse ai këmbëngulte dhe refuzonte të largohej, atëherë i thoshin: ‘Shko në filan vend me hi dhe urino mbi të!’ Kur ai urinonte, prej tij dilte një dritë vezulluese, që ngrihej lart në futej në qiell dhe ajo dritë ishte imani. Pastaj drejt personit afrohej diçka e zezë në formë tymi, që hynte në vrimat e trupit të tij, nga veshët dhe nga çdo vrimë tjetër. Ky ishte zemërimi i Allahut. Pasi kthehej tek ata, ai i njoftonte për atë që kishte ndodhur dhe atëherë ata ia mësonin magjinë. Pikërisht kësaj i referohet fjala e Allahut të Madhëruar: “Ata (Haruti dhe Maruti) nuk ia mësonin (magjinë) askujt, para se t’i thonin: “Ne jemi dërguar vetëm për t’ju sprovuar, pra, mos u bëj mohues (duke mësuar magjinë)!...” Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Dhe njerëzit mësuan prej tyre se si ta ndanin burrin prej gruas. - Kështu, njerëzit mësonin prej Harutit e Marutit njohurinë e magjisë dhe, duke ndikuar përmes fjalëve e veprave të këqija, ata ndanin bashkëshortët, edhe pse lidhja mes burrit dhe gruas është shumë e fortë. Kjo është nga veprat e shejtanit, sikurse sjell Muslimi në Sahihun e tij rrëfimin nga Xhabir Ibn Abdilahi, (Allahu qoftë i kënaqur me të), që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 97 “Iblisi e ka vendosur Fronin e tij mbi ujë. Çdo ditë ai shpërndan ushtrinë e tij. Kur ata kthehen (nga misioni i tyre), ai i thotë njërit prej tyre: “Çfarë arrite të bësh sot?” - “Mashtrova njërin dhe ai bëri zina”. Iblisi hesht dhe i drejtohet një tjetri: “Po ti, çfarë arrite të bësh?” - “Unë mashtrova dikë, dhe ai pastaj vodhi.” Ai sërish hesht dhe thotë tjetrit: “Po ti, çfarë arrite të bësh?” - “Unë mashtrova dikë dhe ai shkoi e u deh”. Iblisi hesht sërish dhe i drejtohet në tjetri: “Po ti, çfarë arrite të bësh?” Ai thotë: “Unë mashtrova njërin dhe e bëra të divorconte gruan e tij.” Atëherë Iblisi gëzohet dhe i thotë: “Ti, ti je i përzgjedhuri im!”. Në një variant tjetër të këtij hadithi tek Muslimi thuhet: “...atëherë Iblisi ngrihet në këmbë e përqafon atë dhe i vendos një kurorë.”. Pra, e ngre atë në një gradë më të lartë.73 Shkaktar i ndarjes bëhet pamja ose morali i keq që burri ose gruaja i duket se sheh tek tjetri, ose gjëra të tjera, të cilat sjellin pakënaqësi, urrejtje e përçarje mes tyre. Megjithatë, Allahu i Madhëruar thotë:
- Por ata nuk mund t’i bënin dëm askujt me atë (magji), përveçse me lejen e Allahut. - Sufjan el Theuriu shpjegon: “Pra, veçse me caktimin dhe vullnetin e Zotit.” Ndërsa Hasan el Basriu thotë: “Po. Nëse dëshiron Allahu, i lejon që të veprojnë kundër tij, e nëse dëshiron të kundërtën, nuk i lejon.74 Vërej kur Allahu thotë: - Ata mësonin çfarë u sillte dëm, e jo atë që u sillte dobi. - Kjo vepër i dëmtonte ata në fenë dhe besimin e tyre dhe nuk u sillte ndonjë dobi, që t’ia vlente për atë dëm. Allahu i Madhëruar pastaj thotë: - Ata ishin krejtësisht të vetëdijshëm se ai që e përvetësonte atë (magjinë), nuk do të kishte pjesë në jetën tjetër. - Jehudët, të cilët parapëlqyen e zgjodhën magjinë kundrejt pasimit të Profetit ﷺ ,- dhe çdokush që vepron si ata, - e dinë mirë se në ahiret nuk kanë pjesë. Kështu ka thënë Ibn Abasi, Muxhahidi dhe El Sedidu. - Sa e keqe është ajo për të cilën ata shitën veten! - Pra, sa shkëmbim i keq është ky i atyre që parapëlqejnë magjinë kundrejt imanit dhe pasimit të rrugës së Profetit ﷺ . - Ah, sikur ta dinin! - Nëse ata do të kishin dituri rreth asaj që qortoheshin dhe nëse do të besonin Allahun, profetin Muhamed ﷺ dhe gjithë profetët e Allahut; nëse do t’iu ruheshin ndalesave dhe cenimit të kufijve të Zotit, do të ishte shumë më e mirë për ta, në krahasim me atë që përzgjodhën dhe pëlqyen për vetveten. Allahu thotë: - “Sikur ata të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, shpërblimi prej Allahut do të ishte shumë më i dobishëm. ”. - Ky është argument që disa dijetarë e konsiderojnë magjistarin si kafir, pra, mohues të Zotit. Umer Ibn Hatabi nxori një urdhër për vrasjen e çdo magjistari dhe magjistareje, siç vjen në Sahihun e Buhariut. Gjithashtu, Hafsa, gruaja e Profetit (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), kur i bëri magji një shërbëtore e saj, urdhëroi për vrasjen e magjistares. Profeti ﷺ ka thënë: 98 “Dënimi i magjistarit është të vritet me shpatë.” [Tirmidhiu].75 Kjo vjen edhe me një formulim tjetër nga Taberaniu, që e sjell nga El Hasani, ky nga Xhuediju e ky nga Profeti ﷺ .Magjinë nuk e largon magjia dhe nuk lejohet diçka e tillë. Mënyra më e dobishme dhe e sigurt për largimin e magjisë është ajo mënyrë që Allahu ia zbriti Profetit të Tij për ta pastruar në të tilla raste: leximi i dy sureve mbrojtëseve Felek dhe Nas. Në një hadith thuhet: 99 “Askush nuk ka gjetur mbrojtje më të mirë sesa ato të dyja.” Po kështu është i dobishëm edhe leximi i ajetit Kursij. Këto ajete kuranore janë dëbuese të shejtanit. 76 Magjia në të vërtetë është diçka reale dhe e vërtetë dhe nuk është thjesht një iluzion, siç mundohen që ta paraqesin mutezilët etj. Magjia është mohimi i Zotit dhe të mësuarit e saj është gjithashtu mohim i Zotit. Magjistari është kafir (mohues i Zotit) dhe ai që mëson magjinë është kafir. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth çështjes: a i kërkohet magjistarit të pendohet apo jo? Disa janë të mendimit se atij i kërkohet të pendohet, e nëse refuzon, atëherë ekzekutohet. 77 Të tjerë thonë se nuk i kërkohet të pendohet, por vritet, sepse Profeti ﷺ ka thënë: “Dënimi i magjistarit është vrasja me shpatë." Për këtë tregon edhe historia e Hafsës, e cila urdhëroi për vrasjen e shërbëtores që bënte magji. Po kështu edhe vendimi që nxori Umer Ibn Hatabi për emisarët, që të vrisnin çdo magjistar e magjistare. Magjia është e llojeve të ndryshme dhe që të gjitha janë sherr e ligësi, qoftë kur kryhen përmes ndihmës së shejtanëve, mashtrimeve e iluzioneve, qoftë nëpërmjet ekzorcizmave, fjalëve të paligjëruara nga Zoti, ilaçeve, substancave e tymrave; të gjitha këto janë të ndaluara dhe të dënueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.