Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Kasas 28:38–28:42 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kundër tyre kamxhik të ashpër ndëshkimi. Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” [Fexhr 13, 14]. - “Prandaj Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth mohimit të Faraonit, kalimit të kufijve prej tij, duke deklaruar pa turp se ishte zot që duhej adhuruar, - Allahu e mallkoftë! I Lartësuari thotë: “Ai (Faraoni) e përçmoi popullin e vet (i mori për mendjelehtë), kurse ata e dë - gjuan. Ata ishin një popull i shkatë rruar.” [Zuhruf 54]. Njerëzit e tij e pranuan këtë pretendim të shëmtuar, për shkak të mendjelehtësisë dhe logjikës së tyre të mangët, prandaj dhe Allahu i Lartësuar thotë: - “Faraoni tha: “O ju fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje. ” - Allahu i Madhëruar, duke na treguar fjalët e tij në një ajet tjetër, thotë: “Bëri një tubim të madh dhe mbajti një fjalim. Atje tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!” Atëherë, Allahu e ndëshkoi atë rëndë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen.” [Naziat 23 - 26]. Ai deklaroi para tyre, me zë të lartë këtë trillim të shëmtuar. Ata e pranuan këtë fjalë të tij, prandaj Allahu i Lartësuar i ndëshkoi edhe ata, duke i bërë shembuj për të tjerët, në dynja dhe ahiret. Madje, ai i mallkuar iu kundërvu Musait, - të cilit vetë Zoti i foli me fjalë, - dhe i tha: “Nëse ti beson zot tjetër përveç meje, do të të fus në burg.”." [Shuara 29]. - “O Haman! Ndiz zjarrin (për të pjekur tulla) e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait!” - Ai e urdhëroi Hamanin që të pajtonte një ndërtues, për të ngritur një kullë të lartë. Dhe vërtet, ai ndërtoi atë kullë të lartë, të tillë që nuk ishte parë në dynja. Në fakt, ai donte ta shfaqte Musain para popullit si një gënjeshtar, prandaj tha: - “Unë mendoj se ai është gënjeshtar.”. - Unë mendoj se ai është mashtrues, kur thotë se ka Zot tjetër, përveç Faraonit. - “Kështu, ai dhe ushtria e tij u treguan kryeneçë në tokë, pa asnjë të drejtë dhe menduan se nuk do të ktheheshin te Ne.” - Ata i kaluan kufijtë në përhapjen e shkatë - rrimit. Ata nuk besuan ringjalljen dhe Kija - metin, prandaj i Lartësuari thotë: “Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të. Por Allahu lëshoi kundër tyre kamxhik të ashpër ndëshkimi. Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” [Fexhr 13, 14]. - “Prandaj Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det.” - Ne i përmby - tëm ata në det vetëm gjatë një mëngjesi dhe nuk mbeti prej tyre askush: - “Tani shiko se si qe përfundimi i keq - bërësve! Ne i bëmë ata prijës që ftojnë për në zjarr; Ditën e Kijametit, ata nuk do të ndihmohen.” - Ata do të jenë shembull për të gjithë ata që i ndjekin në refuzimin e profetëve dhe në mosbesimin në Krijuesin e gjithësisë, Allahun e Lartësuar të vetëm dhe pa ortak. Kështu, ata morën poshtërimin dhe ndëshkimin e ashpër në të dyja botët. Për ta nuk do të ketë ndihmës, siç thotë i Lartësuari: “Sa e sa qytete, që ishin shumë më të fortë se qyteti që të dëboi ty, Ne i shkatërruam dhe askush nuk u erdhi për ndihmë.” [Muhamed 13]. - “Edhe në këtë botë Ne i bëmë që t'i ndjekë mallkimi, kurse Ditën e Kijametit ata do të jenë të përbuzur.” - Ne i bëmë ata të mallkuar. Ata do të mallkohen gjith - monë nga gjuha e besimtarëve, në jetën e kësaj dynjaje, ndërsa Ditën e Kijametit do të jenë të përbuzur. Domethënë, ata do të jenë të mallkuar edhe në Ditën e Kijametit. 134 Katadja thotë: “Ky ajet i ngjan ajetit tjetër: “Ata i ndjek mallkimi si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Kijametit. Eh, sa e keqe është ajo "dhuratë", që do t'u jepet!” [Hud 99].

Mus'haf Hape →
Nebe 78:37–78:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt. ” [Kehf 49]. “ Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.” [Kijame …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndër - mjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.” - Allahu i Lartësuar na tregon për madhë - shtinë dhe lartësinë e Tij dhe për faktin se Ai është Zoti, Sunduesi, Mbretëruesi i qiejve dhe i Tokës dhe çka mes tyre. Ajeti tregon se Ai është i Gjithëmëshirshmi, më - shira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. I Madhëruari thotë: “Ai është i Gjithëmë - shirshmi, të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.” Pra, askush nuk ka të drejtën që t’i drejtohet dhe t’i flasë Atij, përveçse me lejen e Tij, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... Askush nuk mund të ndër - mjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij.” [Bekare 255]. Ose: “ Kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë pa lejen e Tij. Prej tyre do të ketë të dëshpëruar, por do të ketë edhe të lumtur.” [Hud 105]. - “Atë ditë, Shpirti dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar.” - Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme për fjalën “Shpirti” në këtë ajet. Disa thonë se bëhet fjalë për shpirtrat e bijve të Ademit. Mendimi i dytë është se ata janë bijtë e Ademit. I treti thotë që ata nuk janë bijtë e Ademit, por thjesht vijnë në pamjen e tyre. I katërti: Ai është Xhibrili (a.s.). Kështu është emërtuar Xhibrili (a.s.) edhe në ajete të tjera si: “Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde (o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës),” [Shuara 193, 194]. Mukatil Ibn Hajani thotë: “Ruhu është meleku më i nderuar dhe i afërt i Zotit, që është përgjegjësi për shpalljet e Zotit. Me - ndimi i pestë: Bëhet fjalë për Kuranin. I këtij mendimi është Ebu Zejdi, që argume - ntohet me faktin se kështu është quajtur edhe Kurani, sikurse vjen në ajetin tjetër: “Po kështu Ne të shpallëm ty Shpirt (Libër jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robve Tanë.” [Shura 52]. Imam Ibn Xheriri nuk ka zgjedhur ndonjë prej këtyre shpje - gimeve. Shpjegimi më i goditur mendoj se është që bëhet fjalë për bijtë e Ademit (a.s.). Pra, gjithë njerëzimi dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar në atë ditë. - “Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi ...” - Në hadith të saktë thuhet se: 2812. “Atë ditë kanë për të folur veçse të dërguarit dhe lajmëtarët e Zotit.” - “... dhe që thotë të vërtetën.” - Dhe thotë veçse të vërtetën. - “Ajo është dita e vërtetë.” - Ajo ditë do të vijë patjetër, në mënyrë të pashmang - shme. - “Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet.” - Të kthehet tek Zoti i tij i penduar, i nënshtruar me besim ndaj Tij. - “Ne i kemi paralajmëruar ata për një dënim të afërt.” - Për dënimin në Ditën e Kijametit. I Lartësuari na tregon se kjo ndodhi ka për t’u përmbushur patjetër dhe është aq e sigurt, sa konsiderohet se është shumë afër. - “Atë ditë, njeriu do të shikojë se çfarë i kanë sjellë duart e veta ...” - Do t’i para - qiten të gjitha veprat, të mirat dhe të këqijat, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël - , pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt. ” [Kehf 49]. “ Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.” [Kijame 13]. - “... ndërsa jobesimtari do thotë: “Ah, sikur të isha dhé!” - Vijnë disa thënie nga Ebu Hurejra, Abdullah Ibn Amri e të tjerë, ku tregohet se kjo do të ndodhë atëherë kur Allahu i Madhëruar të gjykojë kafshët, aq sa do t’i jepet haku deles që nuk kishte brirë, kundër asaj deleje që pati brirë dhe që e dëmtoi në dynja. Pas kësaj, i Madhëruari do t’u thotë kafshëve: “Bëhuni dhe!”, dhe kështu ato do të bëhen dhe. Atëherë mohuesi do të dëshironte që edhe ai të bëhej dhe. Kjo është koha, kur ai do të thotë: “Ah, sikur të isha dhé!”. Ky kuptim është sjellë në hadithin e njohur të Surit. Allahu është më i dituri.

Mus'haf Hape →
Enam 6:118–6:119 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që vjen prej tyre: - Vërtet, të shumë janë ata që, me dëshirat e tyre të shfrenuara, i devijojnë të tjerët nga e vërteta, duke mos pasur aspak dituri. Pa dyshim, Zoti yt i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Hani vetëm atë mish gjatë therjes së të cilit është përmendur emri i Allahut, nëse vërtet jeni besimtarë të shpalljeve të Tij. - Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të punojnë ashtu siç ua kërkon imani i tyre. Kështu, nëse ata janë vërtet besimtarë, atëherë të hanë vetëm nga ato bagëti e kafshë të lejuara, të cilat janë therur duke u përmendur emri i Allahut, domethënë me “ bismilah”. Është tregues i imanit që të pohosh dhe të besosh që ato janë hallall, ndryshe nga ç’veprojnë injorantët, të cilët bëjnë haram shumë gjëra që Zoti i ka bërë hallall. Sigurisht që ato janë shpikje të mendjes së tyre. Këto poshtërsi shkaktohen gjithashtu edhe nga përpjekjet e shejtanëve për t’i devijuar të tjerët nga rruga e Allahut. Kështu, Allahu i Lartësuar e përmend si shenjë të besimit kundërshtimin e injorantëve në të tilla zakone të shëmtuara, të cilat synojnë të ndryshojnë dhe tjetërsojnë ligjin e Tij. - E përse të mos e hani atë mish që është therur duke u përmendur emri i Allahut, kur Ai tashmë jua ka shpjeguar plotësisht atë që është e ndaluar për ju, përveçse kur jeni të detyruar (nga nevoja)?! - Nuk ka asnjë arsye që njeriu të privojë veten nga konsumimi i kafshëve të lejuara që theren me “ bismilah”, sepse Allahu i Lartësuar i ka qartësuar plotësisht robërit e Tij se çfarë u ka bërë haram, duke mos lënë asnjë hije. Ata nuk kanë pse të privojnë veten nga ato gjëra që Zoti i ka bërë të lejuara, të dobishme, të pastra dhe të mira. Ajeti tregon qartë se çdo ushqim, pije apo çdo gjë tjetër në origjinë është e lejuar. Nëse nga feja nuk ka ndonjë tregues se diçka është e ndaluar, atëherë ajo mbetet në origjinën e saj, pra, është e lejuar. Me fjalë të tjera, çdo gjë për të cilën Sheriati nuk ka përcaktuar gjykim, ajo është e lejuar dhe trajtohet si e tillë, sepse Allahu i Lartësuar e ka qartësuar haramin për robërit e Tij. Megjithatë, në raste domosdoshmërie, Allahu i Lartësuar e ka lejuar edhe haramin. Në suren Maide, ajeti 3, Allahu i Lartësuar thotë: “Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë , ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni, ajo që është therur për idhuj dhe që ta kërkoni fatin me short. Të gjitha këto janë gjynah (e të ndaluara nga Zoti). Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t'ju largojnë prej fesë suaj. Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! Sot e përsosa fenë tuaj për ju, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim gjynahun, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të ruhemi nga shumë njerëz dhe nga rreziku që vjen prej tyre: - Vërtet, të shumë janë ata që, me dëshirat e tyre të shfrenuara, i devijojnë të tjerët nga e vërteta, duke mos pasur aspak dituri. Pa dyshim, Zoti yt i di më së miri ata që i shkelin kufijtë. - Këta njerëz janë shumë të rrezikshëm, sepse ata janë të prirur të pasojnë dëshirat e tyre të shfrenuara dhe nuk bazohen në asnjë lloj diturie për rrugët e humbjes në të cilat ftojnë. Kujdes nga këta lloj njerëzish! Shenja dalluese e tyre, ashtu sikurse ua përshkruan Allahu robve të Tij, është se ftesa e tyre nuk është e mbështetur në argumente të qarta dhe ata nuk kanë fakte të konsideruara si të vërteta nga Ligji i Zotit. Ajo çka ata paraqisin janë thjesht hamendësime, hipoteza të prodhuara nga dëshirat e tyre të prishura dhe arsyetimet e tyre të mangëta. Ata janë armiqtë dhe urryesit më të përbetuar të Shpalljes së Zotit. Ata janë kundërshtarët më të betuar të adhuruesve të Allahut, të cilët përhapin të mirën dhe fenë e drejtë. Por le ta dinë ata të mjerë se Allahu i Lartësuar nuk i do armiqtë e së vërtetës dhe të bartësve të saj. Ndryshe është gjendja e të udhëzuarve, që janë edhe udhëzues në rrugën e drejtë. Ata i ftojnë njerëzit në të vërtetën e padiskutueshme dhe në rrugën e drejtë, të sjellë nga Zoti nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij. Ata e mbështesin ftesën e tyre në argumente të shuma logjike dhe tekstuale, të marra nga shpalljet e Zotit. Me ftesën e tyre, ata synojnë veçse të kënaqin Allahun e Lartësuar dhe të afrohen pranë Tij.

Mus'haf Hape →
Naziat 79:15–79:26 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për të Plotpushtetshmin Bujar?! - “Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”.” - Unë të rrëfej rrugën që të çon drejt Zotit, rrugën e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur dhe të zgjedhur, Muhamedit (a.s.): - “A ta kanë rrëfyer historinë e Musait, kur Zoti i tij e thirri në luginën e bekuar Tuva? ” – Nga kjo pyetje kuptojmë se një ngjarje e madhe ka ndodhur në të shkuarën, nga e cila duhet të nxjerrim mësime. Ajo është ngjarja e Musait, kur Allahu i Lartësuar e thirri atë që prej luginës Tuva. Ky është vendi ku Allahu i Lartësuar i foli Musait (a.s.) dhe ku e zgjodhi atë për profetësinë, për të kryer misionin e Zotit të tij. Në luginën Tuva, Musai (a.s.) mori urdhrat nga Allahu i Lartësuar. - “Ai i tha shko te Faraoni, se vërtet ai e ka tepruar.” - Allahu i Lartësuar e dërgoi Musain (a.s.) me një mision të lartë te Faraoni, i cili i kishte kaluar kufijtë me arrogancë dhe padrejtësi. Ai e urdhëroi Musain që ta këshillonte Faraonin për të hequr dorë nga padrejtësitë dhe tirania, por duke e bërë këtë këshillë me fjalë të buta dhe të urta. Madje, e mësoi atë konkretisht se çfarë t’i thoshte Faraonit: - “E thuaji atij: “A do të pastrohesh?”.” - Me një stil shumë të butë dhe dashamirës, ai do ta ftonte Faraonin te diçka shumë e mirë. Kuptimi është ky: A nuk është mirë, o Faraon, që të bësh një veprim të lartë, të cilin e synojnë dhe e lakmojnë të mençurit?! A nuk është mirë që ta pastrosh veten nga ndyrësia e kufrit dhe e padrejtësisë?! A nuk është mirë që të përqafosh imanin e pastër dhe të drejtë, si dhe veprat e mira e të sinqerta për të Plotpushtetshmin Bujar?! - “Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”.” - Unë të rrëfej rrugën që të çon drejt Zotit, rrugën e pastrimit të shpirtit dhe të adhurimit të Zotit. Unë të tregoj se çfarë e kënaq dhe çfarë e zemëron Zotin e Plotpushtetshëm. Unë të ndihmoj që t’i të gjesh rrugën e drejtë dhe ta kuptosh atë. Nëse e kupton të vërtetën dhe punon me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin, në zemrën tënde do të lindë ndjenja e mrekullueshme e frikërespektit ndaj Tij. Çdokush që e njeh mirë rrugën e drejtë, pajiset me frikërespekt për të Madhëruarin dhe qëndron brenda kufijve të Tij. Megjithatë, edhe pse u ftua me stil të butë dhe dashamirës, Faraoni refuzoi t’i përgjigjet ftesës. Atëherë, Musai (a.s.) i shfaqi atij disa shenja të mëdha: - “Ai i tregoi mrekullinë më të madhe, por ai e përgënjeshtroi dhe nuk u bind.” - Allahu i Lartësuar e ndihmoi Musain (a.s.) me shumë mrekulli, siç ishte shkopi që u kthye në gjarpër, i cili gëlltiti të gjithë litarët e magjistarëve, që dukeshin si gjarpërinj. Shenjë tjetër ishte dora e Musait (a.s.), e cila, kur ai e fuste në gjoksin e tij, ajo dilte e bardhë dhe e ndritshme. Por, me gjithë këto shenja, Faraoni mohoi dhe e konsideroi të vërtetën e Allahut të Lartësuar si gënjeshtër. Ai refuzoi t’u bindej urdhrave të Zotit, të përcjella nga Profeti Musa (a.s.). Madje, padrejtësia dhe arroganca e tij nuk ndaloi këtu. - “Pastaj i ktheu shpinën dhe u largua.” - Ai u spraps nga e vërteta dhe e luftoi maksimalisht atë. Ai, me shpejtësi, mori çdo masë që të pengonte përhapjen e të vërtetës. - “Bëri një tubim të madh dhe mbajti një fjalim...” - Faraoni grumbulloi ushtritë dhe shërbëtorët e tij dhe u mbajti një fjalim shumë të poshtër, që tregonte për arrogancën e tij të pakufishme: - “...Dhe tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë.”” - Kjo qe vërtet një mendjemadhësi e paturpshme, që meritonte ndëshkimin, madje një ndëshkim që në këtë jetë, para atij të përjetshmit në ahiret. - “Atëherë, Allahu e ndëshkoi atë rëndë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.” - Allahu i Lartësuar e ndëshkoi atë dhembshëm, duke e bërë mësim dhe provë për të besuar vërtetësinë e ndëshkimit në këtë jetë dhe në tjetrën. Megjithatë, jo çdokush merr mësim nga këto shenja dhe argumente. Ata që përfitojnë prej tyre janë vetëm një kategori e caktuar e njerëzish: - “Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen.” - Ata të cilët i frikësohen dhe e madhërojnë Allahun me dije të plotë për madhështinë e tij, pra, vetëm ata përfitojnë dhe marrin mësime nga shenjat e Allahut të Madhëruar. Kur ata mësojnë për ndëshkimin e Faraonit dhe të pasuesve të tij të verbër, ata e kuptojnë qartë se çdokush që tregohet mendjemadh dhe kryeneç ndaj urdhëresave të të Madhëruarit të Lartësuar dhe të Plotpushtetshëm, do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret. Ndërsa ata që janë bosh në zemër dhe nuk e njohin madhështinë e Allahut, ata nuk kanë frikërespekt për Të, prandaj atyre nuk u bën dobi asnjë lloj shenje dhe argumenti, sado i madh qoftë.

Mus'haf Hape →
Enam 6:1–6:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë? Vetëm Zoti yt e ka dijen për të. ” [Naziat 42 - 44]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Por sërish ju dyshoni! - Sidiju dhe të tjerë shpjegojnë: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirat dhe dritën. - Allahu i Lartësuar e përlëvdon Veten e Tij të nderuar për krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe për faktin se i bëri ato “vend të qëndrueshëm” për robërit e Tij. Gjithashtu, Ai lavdëron Veten, sepse vendosi në këtë gjithësi dritën dhe errësirat për të qenë në dobi të robërve të Tij gjatë natës dhe ditës. Po të vërejmë me kujdes, fjala ‘errësirat’ ( dhulumât) vjen në numrin shumës, ndërsa fjala “dritë” (nur) është në numrin njëjës. Kjo është bërë për të treguar nderim dhe për të nxjerrë në pah rëndësinë e dritës, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “A nuk po shohin ata (mohuesit e Zotiti) se çdo gjë që e krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur?” [En nahl 48]. Në këtë ajet, fjala “djathtas” ( jemin) vjen në numrin njëjës, ndërsa fjala “majtas” ( shemâil) është në numrin shumës. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Megjithatë, mohuesit sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre. - Me gjithë këto krijesa madhështore, që Allahu i Lartësuar ka krijuar dhe që tregojnë për madhështinë e Tij, disa prej robërve të Tij e mohojnë dhe i bëjnë Atij shok, duke trilluar se Ai ka bir dhe bashkëshorte! I lartësuar qoftë Allahu Krenar dhe i Madhëruar, nga të gjitha shpifjet e të paditurve! - Është Ai që ju krijoi nga balta.. - Bëhet fjalë për krijimin e babait të njerëzimit, Ademit (a.s). - pastaj caktoi një afat për ju dhe një afat tjetër (përfundimtar), që e di (vetëm) Ai. - Sehl Ibn Xhubejri përcjell shpjegimin e Ibn Abasit për këtë ajet: “...caktoi një afat për ju”, domethënë, “Ai përcaktoi vdekjen.” Ndërsa në lidhje me fjalën e Allahut: “dhe një afat tjetër (përfundimtar), që e di Ai”, ka thënë: “Domethënë, caktoi afatin dhe kohën e ahiretit, kur do të ndodhë Kijameti.” Allahut i Lartësuar thotë: “që e di (vetëm) Ai”: Pra, askush, përveç Allahut, nuk e di afatin përfundimtar. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) - kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij, nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [ El ea’ raf 187]. Ose kur thotë: “ Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?". Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë? Vetëm Zoti yt e ka dijen për të. ” [Naziat 42 - 44]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Por sërish ju dyshoni! - Sidiju dhe të tjerë shpjegojnë: “Domethënë, keni dyshime rreth çështjes së Kijametit.” - Ai është Allahu (i vetmi i adhuruar) në qiej dhe në Tokë. - Mufesirët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth këtij ajeti, por që të gjithë janë unanimisht dakord për pasaktësinë e mendimit të xhehmive të parë, të cilët thoshin se Allahu është në çdo vend (me Qenien e Tij) dhe pretendojnë se ky ajet tregon pikërisht për këtë kuptim. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e të paditurve! Kuptimi i saktë i ajetit është se Ai është i Adhuruari në qiej dhe në Tokë, që do të thotë se Atë e adhurojnë, e njësojnë dhe ia njohin meritën e adhurimit gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë. Të gjithë i drejtohen Atij me emrin Allah dhe vetëm Atij ia drejtojnë duatë, me shpresë dhe me frikë, përveç xhindëve dhe njerëzve mohues. Kështu, ky ajet, - sipas këtij kuptimi, - i ngjan ajetit tjetër: “Ai është i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në qiell dhe i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në Tokë. Ai është i Urti e i Gjithëdituri.” [Zuhruf 84]. Domethënë, Ai është i Adhuruari i gjithë atyre që janë në qiell dhe i gjithë atyre që janë në Tokë.1 - Ai i di të gjitha fshehtësitë tuaja dhe ato që i shfaqni haptazi; Ai di gjithçka që ju veproni. - Pra, të gjitha veprat tuaja, si të mirat, edhe të këqijat.

Mus'haf Hape →
Junus 10:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… edhe se ishin ditë nga ato që Allahu ka thënë: “... Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47.], siç do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. - Allahu i Lavdëruar na tregon për Veten e tij se Ai është Zoti e Sunduesi i gjithë botëve dhe se Ai i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë. Thuhet se ato ishin njëlloj si ditët që ne jetojmë, ashtu siç thuhet edhe se ishin ditë nga ato që Allahu ka thënë: “... Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47.], siç do të shtjellohet më pas. Pas krijimit, Allahu i Lartësuar u lartësua mbi Fron, i cili është krijimi më madhështor i Tij. Froni është mbulesa e të gjitha krijesave poshtë tij. - Është Ai që i rregullon çështjet. - Allahu kujdeset e rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Ai ka thënë: “... Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo....” [Sebe' 3]. Allahun nuk e pengon asnjë çështje nga një çështje tjetër, por Ai përkujdeset për gjithçka. Ai ka thënë gjithashtu: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).” [Hud 6], “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë. Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar (jetën) deri në afatin e caktuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni, dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë.” [En’am 59, 60]. - S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. - I Lartësuari thotë: “ Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij. ...” [Bekare 255]. Ose: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [Nexhm 26], ose: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar) . Dhe, kur të largohet frika (në ditën e gjykimit) nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën (dhe të drejtën) .” Ai është më i Larti, më i Madhi.” [Sebe’ 23]. - Ai është Allahu, Zoti juaj. Pra, adhurojeni Atë! - Vetëm Atë adhurojeni dhe vetëm Atij përkushtojani me sinqeritet të gjitha adhurimet tuaja. - A nuk po kujtoni? - A nuk mendoni e të kujtoni këtë fakt, o ju idhujtarë, që ia përkushtoni adhurimet dikujt tjetër së bashku me Allahun?! Si mundet që ta bëni këtë padrejtësi të madhe, kur ju e dini që Ai është i vetëm në meritën e adhurimit, ashtu siç është i vetëm në pushtetin për të krijuar? Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij? ” [Zuhruf 87]. Ose fjalës së Allahut: “Thuaj: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të? (Thuajeni) nëse e dini!” Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?” Ata do të thonë: “Allahu.”. Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni (e t'i ruheni dënimit të Tij) ?” Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? Dhe kush është Ai që i mbron (të gjithë), e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni, nëse e dini!” Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” Thuaj: “Atëherë, si po mashtroheni (nga e kota) ?” [Muminun 84 - 89].

Mus'haf Hape →
Rad 13:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - , pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Pyeti: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës!” Thuaju: “Allahu!” Thuaj: “Mos, vallë, keni zgjedhur zota të tjerë veç Tij, që edhe vetes së tyre nuk mund t’i bëjnë as dobi e as dëm?” - Idhujtarët e pranojnë faktin që Allahu i Madhëruar është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Ata e pranojnë se Allahu është Rab, pra, Krijuesi, Sunduesi, Administruesi dhe Ai që rregullon çështjet e gjithësisë. Megjithatë, ata zgjedhin kujdestarë e të adhuruar të tjerë, të cilëve iu përkushtohen me adhurime e u binden, edhe pse ato janë kotësira e trillime që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as për veten e tyre, e aq më pak për të tjerët, që u përkushtojnë adhurime. Atëherë, a janë njëlloj, ai që adhuron idhuj e kotësira, me atë që e adhuron vetëm Allahun, pa i bërë ortak, i cili është i udhëzuar dhe në një dritë të qartë dhuruar nga Zoti i tij?! - Thuaj: “A është i barabartë i verbri me atë që sheh, dhe a janë të njëjta errësirat me dritën?” - Domethënë, çështja nuk qëndron aspak ashtu siç mendojnë njerëzit. Allahu nuk ka shembull e të ngjashëm me Të, nuk ka të barabartë dhe askush nuk mund ta kundërshtojë Atë; Ai nuk ka nevojë për partner e ndihmës, nuk ka bir e as bashkëshorte. - Apo, mos vallë, besojnë se Allahu ka ortakë, të cilët kanë krijuar ashtu siç krijoi Ai, dhe tashmë ky krijim iu ngjan njëlloj? Thuaj: “Allahu është i vetmi Krijues i çdo gjëje; Ai është i Vetmi dhe Ngadhënjimtari!” - Këta idhujtarë, në fakt, adhurojnë idhuj, që edhe vetë e pranojnë se janë krijesa e të varfra e nevojtare për Zotin, nën pushtetin dhe ligjin e Zotit. Allahu na tregon rreth fjalëve të idhujtarëve dhe arsyes përse ata i adhurojnë idhujt. Ai thotë: “Vetëm Allahut i takon adhurimi i sinqertë. Por ata që në vend të Tij (Allahut), marrin mbrojtës të tjerë, thonë: “Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë më shumë tek Allahu.” [Zumer 3]. Por Allahu i Madhëruar i kërcënon ata për këtë besim të gabuar, për t’i bërë që ata të kthejnë rrugë e të largohen nga ky besim i trilluar dhe i kotë, sa nuk është vonë. Ai thotë: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi tek Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësu - ar). ...” [Sebe 23]. Dhe thotë: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [El nexhm 26]. Gjithashtu, Ai thotë: “Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob. Me diturinë e vet, Ai i ka përfshirë të gjitha dhe i ka numëruar (e shënuar) të gjitha në mënyrë të saktë. Në Ditën e Kijametit çdokush do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” [Merjem 93 - 95]. Duke qenë se të gjithë janë robër të Allahut, përse ndodh që krijesat të adhurojnë njëri tjetrin?! Ata nuk kanë për këtë asnjë argument nga Zoti, por e bëjnë thjesht dhe vetëm të bazuar në trillimet e mashtrimet e tyre. Allahu i Lartësuar dërgoi profetët e Tij dhe, që të gjithë ata, nga i pari deri tek i fundit, janë urdhëruar që të këshillojnë e paralajmërojnë popujt që të ruhen nga idhujtaria. Ai i dërgoi ata që të ndalojnë njerëzit nga adhurimi i gjithçkaje tjetër përveç Allahut. Por ata i mohuan profetët dhe iu kundërvunë rrugës së tyre. Për këtë, ata merituan që mbi ta të përmbushet vendimi dhe fjala e Allahut për ndëshkim, dhe kjo do të ndodhë e askush nuk mund ta shmangë. Allahu ka thënë: “Kur libri (i veprave) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër, - të madhe apo të vogël - , pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:108–12:109 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… është e ndërtuar mbi diturinë e vërtetë, të saktë dhe korrekte nga shpallja e Zotit dhe të punuarit me sinqeritet sipas saj për të kënaqur të vetmin të adhuruar me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit ﷺ ,dhe i thotë: - “Thuaj: “Kjo është rruga ime.” - Thuaju njerëzve o Muhamed, kjo është rruga ime në të cil ën unë ju ftoj! Ajo është e vetmja rrugë që ju çon drej Allahut dhe vendit të Tij të bujarisë dhe mirësisë së përjetshme. Kjo rrugë është e ndërtuar mbi diturinë e vërtetë, të saktë dhe korrekte nga shpallja e Zotit dhe të punuarit me sinqeritet sipas saj për të kënaqur të vetmin të adhuruar me meritë, Allahun e Lartësuar. Rruga ime është: të dorëzuarit tërësisht për të adhuruar Zotin si një të vetëm dhe për të jetuar sipas Ligjit të Tij, duke i dhënë përparësi Atij mbi gjithçka tjetër të kësaj bote. - “Unë dhe pasuesit e mi i ftojmë njerëzit në rrugën e Allahut, me dituri të qartë.” - Unë dhe ata që më pasojnë mua ftojmë njerëzit që ta duan Allahun dhe të bëjnë punë të mira, që të afrojnë tek Ai. Unë paralajmëroj që të ruhen dhe të largohen nga ato vepra e besime që shkaktojnë zemërimin dhe pastaj ndëshkimin e të Drejtit të Plotpushtetshëm dhe largimin nga Ai. Allahu i Madhëruar më ka pajisur mua me dituri të qartë për fenë në të cilën po i ftoj krijesat. Unë jam tërësisht i bindur në saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes që Zoti im më ka dhuruar, pa asnjë dyshim e ngurrim në të. Po kështu janë edhe pasuesit e mi: edhe ata ftojnë në rrugën e Allahut, duke qenë të ditur dhe të qartë në fenë ku i ftojnë të tjerët. - “I lartësuar qoftë Allahu! Unë kurrë nuk do të jem nga idhujtarët.” - Allahu është i pastër dhe larg çdo të mete dhe besimi të kotë, që njerëzit trillojnë. Besimet e sajuara dhe të nxitura nga shejtani i mallkuar nuk i japin Zotit madhështinë që i takon, por bien ndesh me lartësinë dhe madhështinë e Tij të plotë. Unë nuk jam si idhujtarët dhe distancohem nga veprat e tyre të liga dhe devijuese. Unë i jam dedikuar tërësisht adhurimit të Allahut si një i vetëm dhe sipas porosive dhe Ligjit të Tij. Pastaj, i Madhëruari thotë: - “Ne dërguam para teje si të dërguar vetëm se burra nga banorët e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje.” - Kuptimi: Nuk kemi dërguar melekë ose krijesa të tjera si profetë për njerëzit, por kemi zgjedhur burra nga vetë radhët e popujve. 61 Atëherë, përse habitet populli yt për profetësinë tënde?! Edhe ti je si të gjithë profetët 62 para teje, madje më i zgjedhuri mes tyre. Zoti u shpalli të gjithëve udhëzime hyjnore. Allahu i Madhëruar i përzgjodhi ata nga banorët e qyteteve të mëdha, sepse ata dalloheshin për logjikën më të shëndetshme, por edhe që çështja e tyre të përhapej më shpejt dhe më lehtë. - “A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i më të hershmëve?” - Nëse nuk të besojnë ty, atëherë pse nuk udhëtojnë nëpër tokë dhe të shohin se si ishte përfundimi i brezave të mëparshëm?" A nuk i shohin vendbanimet e tyre të shkretuara, për të kuptuar se si i ndëshkoi Zoti ata, për shkak të mosbesimit dhe refuzimit të Shpalljes së tij? Kjo duhet t’ju japë një mësim të mirë, që të mos bëni të njëjtin krim si ata dhe pastaj të meritoni të njëjtin ndëshkim si ata. Kujtoni, gjithashtu, edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm: - “S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm.” - Bukuritë dhe begatitë e Xhenetit janë të përjetshme dhe të posaçme për ata të cilët janë ruajtur. Ata i druhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit, duke përmbushur me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Ata e dinë mirë se dynjaja, me të gjitha stolitë e saj, është një kënaqësi e përkohshme, e shoqëruar me mundime e vuajtje dhe që një ditë do të marrë fund. Ndërsa mirësitë e ahiretit janë të plota, të përkryera e të pastra nga çdo mangësi. Ato kurrë nuk kanë për të përfunduar apo për t'u zbehur, madje do të jenë në shtim e zbukurim të përjetshëm e të pandërprerë. - “A nuk po logjikoni, atëherë?” - A nuk keni aq logjikë sa për t’i dhënë përparësi asaj që është më e mirë kundrejt diçkaje që është e papërfillshme dhe e përkohshme?!

Mus'haf Hape →
Neml 27:54–27:58 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar. Të shenjuar nga Zoti yt. Një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Kujto) Kur Luti i tha popullit të vet: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe) ?!” - Kujto adhuruesin dhe profetin Tonë të sinqertë, me përpjekjet e tij të lëvdueshme në ftesën e popullit të tij. Duke i ftuar në besimin e drejtë dhe largimin nga poshtërsitë, ai u tha: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni se është e keqe?! Ajo është një poshtërsi e madhe, të cilën e urren çdo natyrë e pastër dhe çdo mendje e shëndoshë. Në çdo ligj që ka zbritur Zoti, ajo është e ndaluar. Edhe pse e shihni dhe e dini mirë sa e shëmtuar dhe e poshtër është kjo vepër, ju tregoheni inatçorë e të shfrenuar dhe e bëni atë gjë. Kjo është një padrejtësi dhe paturpësi ndaj Zotit të Madhëruar! Pastaj e shtjelloi, duke e treguar qartë atë poshtërsi që e bënin: - Ju, për shkak të epshit, kontaktoni me meshkujt dhe braktisni gratë tuaja! - Si është e mundur që arritët në këtë gjendje dhe epshet tuaja tjetërsuan e u bënë për burrat?! Ajo është një gjë e pështirë e jo e natyrshme. Ju bëni këtë gjë të pështirë dhe lini gratë, që Zoti i krijoi për ju, me atë trup e konstrukt të bukur dhe të hijshëm, që çdokush është i prirur dhe është krijuar t’i dëshirojë?! Ju i kini kthyer përmbys gjërat, prandaj shihni të bukur diçka të shëmtuar dhe shihni të shëmtuar diçka të bukur. - Ju jeni popull shumë injorant. - Ju i kaloni të gjitha kufijtë e Zotit dhe keni guxim të bëni haramet e Tij. - Por përgjigjja e popullit të tij ishte veçse kjo: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi...” - Ata nuk morën mësim dhe nuk treguan pendim, përkundrazi refuzuan me forcë dhe filluan të kërcënonin profetin Lut, atë profet besnik që dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Ata e kërcënuan se do ta dëbonin dhe largonin nga vendi i tij. - ...sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë! - Duket sikur u kanë thënë: “Çfarë gabimi kanë bërë, që të meritojnë dëbimin nga vendi?” Atëherë thanë: "...sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Pra, ata e quanin gabim atë vepër nga e cila duhet të ruhesh dhe ta mbash veten të pastër. Allahu i shëmtoftë! Atë vepër që konsiderohet pastërti dhe dëlirësi e konsideronin si gabimin më të madh. Nuk mjaftoi që e mohuan dhe refuzuan besimin në të cilin i ftoi profeti i tyre, por arritën deri aty sa ta dëbonin nga vendi. Mendoni se deri ku kishte arritur e keqja që kishte kapluar mendjet dhe zemrat e tyre. Ata thanë: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Duke qenë se ata ishin të zhytur në mohim e poshtërsi, atëherë përfundimi i kësaj vepre ishte i ditur. Të gjithë ata që do mbeteshin brenda do të shkatëroheshin dhe të gjithë ata që do të dilnin do të shpëtonin. Prandaj Zoti thotë: - Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. E kishim përcaktuar që ajo të mbetej me të dënuarit. - Kur dy melekët shkuan tek Luti në formën e dy djemve të bukur, si miq tek ai, këtë lajm e mori vesh edhe ai popull i mbrapshtë. Kështu, ata shkuan tek shtëpia e Lutit me synim të keq. Atëherë, Luti e mbylli portën nga brenda dhe gjendja e tij u rëndua shumë nga pamundësia për të mbrojtur miqtë. Megjithatë, melekët e njoftuan se kush ishin dhe e përgëzuan se kishin ardhur për ta shpëtuar dhe për ta nxjerrë atë nga ai vend i poshtëruar dhe i mbushur me gjynahe. Ata njoftuan se ata ishin dërguar për ta shkatërruar dhe dënuar atë popull. Koha e dënimit të tyre do të ishte agimi. Ata e urdhëruan dhe porositën Lutin që të nisej që në pjesën e parë të natës pa u ndier, përveç gruas së tij, e cila do të mbetej pas dhe do të dënohej së bashku me atë popull të ulët. Kështu, ata u nisën që në fillim të natës dhe shpëtuan, ndërsa atë popull të mjerë e kapi agimi me ndëshkimin e pashembullt. Allahu i Lartësuar e ktheu përmbys atë qytet të poshtër dhe i gjuajti prej së larti me gurë të ndezur, siç tha: "Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar. Të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët." [Hud 82, 83]. Ndërsa këtu thotë: - Atyre u lëshuam një rrebesh (gurësh). Sa i keq ishte ai shi (si dënim) për ata, të cilëve u erdhi paralajmërimi (dhe nuk ia vunë veshin)! - Sa i keq dhe i dhembshëm ishte ndëshkimi i tyre dhe sa i keq ishte ai shi, që i rrënoi. Ky ishte ndëshkimi, sepse atyre iu tërhoq vërejtja dhe u kërcënuan, por nuk morën mësim e as u penduan. Ky është ndëshkimi i Zotit për të tilla poshtërsi.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:115–20:122 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… yt dhe i bashkëshortes sate, prandaj ruhuni që të mos ju nxjerrë nga Xheneti, e t’ju futë në dëshpërim.”. - Kujdes, se mos shejtani i mallkuar ju …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Na e patëm urdhëruar Ademin (të mos i afrohej pemës) , por ai harroi. Ne nuk gjetëm vendosmëri tek ai.” - Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: “Njeriu u quajt “ el insan” (arabisht), sepse ai bëri një premtim, por e harroi.” - “Kujto kur Ne u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit!” - Allahu i Lartësuar na tregon për nderimin e madh që i bëri Ademit, si dhe vlerësimin e lartë të tij mbi shumë e shumë krijesa të tjera. - “Dhe ata ranë në sexhde të gjithë, përveç Iblisit, ai refuzoi.” - Pra, ai refuzoi me forcë dhe shprehu kryelartësi e mendjemadhësi. - “Pastaj Ne i thamë: “O Adem! Ky është armiku yt dhe i bashkëshortes sate, prandaj ruhuni që të mos ju nxjerrë nga Xheneti, e t’ju futë në dëshpërim.”. - Kujdes, se mos shejtani i mallkuar ju nxjerr nga Xheneti dhe ju fut në dëshpërim, ty dhe gruan tënde, Havanë. Mos lejo që ai t’ju nxjerrë prej Xhenetit, sepse jashtë Xhenetit do të lodheni në kërkimin e rizkut. Jeta juaj këtu në Xhenet është vetëm me kënaqësi, mirësi, pa asnjë lodhje, përpjekje dhe vështiresi. - “Aty (në Xhenet) ti nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur. - Po të vëresh, Allahu i Madhëruar ka përmendur urinë dhe mungesën e veshjes. Në fakt, uria tregon rrënimin e njeriut nga brenda, ndërsa zhveshja tregon rrënimin e tij nga jashtë. - “Aty (në Xhenet) nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.” - Edhe këtu janë vendosur përballë etja dhe vapa. Etja është nxetësia e brendshme, ndërsa vapa është nxehtësia e jashtme. - “Por atë e ngacmoi shejtani, duke i thënë: “O Adem! A do të të çoj te Pema e Përjetësisë dhe te pushteti, që nuk bie asnjëherë?”- Kemi përmendur edhe në sure të tjera, se shejtani i mallkuar e mashtroi Ademin dhe Havanë me fjalë të bukura dhe premtime të kota. Allahu i Madhëruar thotë: “Shejtani i joshi ata të dy, për t’u zbuluar pjesët e turpshme të atyre, të cilat i kishin të mbuluara (më parë), dhe tha: “Zoti juaj jua ndaloi atë pemë veçse që të mos bëheni melekë ose (njerëz) të përjetshëm.” Dhe iu betua atyre, duke u thënë: “Unë jam këshillues i sinqertë për ju.” Kështu, me anë të mashtrimit, ai i mposhti ata. ...” [Araf 20 - 22]. Kemi përmendur edhe më parë se Allahu i Lartësuar i ndaloi ata që t’i afroheshin një peme të caktuar në Xhenet, por Iblisi i mallkuar vazhdoi t’i tundonte, derisa i bëri që të hanin prej saj. - “Ata hëngrën që të dy nga ajo pemë dhe kështu iu zbulua aureti (vendet e turpshme).” - Domethënë, iu zbulua vendi i turpshëm, si shpagim për kundërshtimin e urdhrit të Allahut dhe pasimit të vesveseve të shejtanit. - “Pastaj, nisën të mbulonin veten me gjethe nëpër Xhenet. ” - Ata filluan të këpusnin gjethe të Xhenetit dhe t’i vendo - snin sipër auretit të tyre, për t’u mbuluar: - “Kështu, Ademi e theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. Por Zoti i Tij e bëri atë prej të zgjedhurve, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë. ” - (Allahu i Lartësuar e dalloi atë përsëri, sepse i mësoi atij se si të pendohej. Atëherë, ata thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë! Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” Këto janë fjalët që Ademi i mësoi nga Zoti i tij, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Pastaj Ademi, prej Zotit të vet, mësoi disa fjalë (lutjeje), dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.” [Bekare 37]. 21) Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: 1795. “Musai polemizoi me Ademin, duke i thënë: “Ti je ai i cili i nxori njerëzit nga Xheneti me gjynahun tënd dhe i bëre që të dëshpërohen?” Ademi i tha: “O Musa, ti je ai që të privilegjoi Allahu me Shpalljen që të dhuroi dhe duke të folur drejtpërdrejt. A po më qorton për një çështje, të cilën Allahu e shkroi për mua përpara se të më krijonte?! Ai e kishte përcaktuar atë në lidhje me mua përpara se të më krijonte.” Pastaj Profeti i Allahut tha: “Ademi e mundi në polemikë Musain (a.s).” Ky hadith ka ardhur në rrugë të shumta në të dy Sahih-ët, por edhe në musned-e e të referenca të tjera.

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:19–29:23 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë?” [Fusilet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- A nuk shohin ata se si e nis Allahu krijimin e pastaj e përsërit atë? Pa dyshim, kjo është e lehtë për Allahun. - Allahu i Lartësuar na tregon rreth të dashurit të Tij, Ibrahimit (a.s.) dhe mënyrës se si ai ia argumentoi popullit të tij vërtetësinë e ringjalljes dhe ditës së llogarisë para Zotit. Ai i udhëzoi ata që të meditojnë në krijimin e vetë atyre: ata nuk ekzistonin, derisa Allahu i solli në jetë. Njeriu nuk ekzistonte fare në këtë botë. Allahu e bëri atë të ekzistojë dhe i dhuroi aftësinë të shohë, të dëgjojë e të arsyetojë. Këtë e bëri Ai që është i Plotpushtetshëm dhe Ai është i tillë edhe për ta rikthyer atë në jetë pas vdekjes. Kjo është e lehtë për Zotin. Më pas, Allahu i Madhëruar i udhëzoi njerëzit që të shohin në horizonte dhe krijimin e Zotit, të meditojnë për qiejt dhe çfarë gjendet në to, planetet e trupat qiellorë të shndritshëm, si ata që lëvizin, edhe ata që janë të palëvizshëm; të shohin tokën e të meditojnë se si Allahu e ka shtruar atë, si ka vendosur malet, luginat, humnerat dhe hapësirat e mëdha, të shohin pemët, bimësinë, lumenjtë që rrjedhin, detet, liqenet dhe çdo mirësi të vendosur në të. Të gjitha këto tregojnë, së pari, se ato janë të krijuara dhe e kanë një fillim; së dyti, ato tregojnë se është një Krijues, i Cili vepron gjithçka që dëshiron dhe është Sovran në zgjedhjet që bën. Ai mjafton që t’i thotë diçkaje “Bëhu!”, dhe ajo menjëherë bëhet dhe ekziston. I Lartësuari thotë: “Është Ai që e fillon krijimin, dhe pastaj e përsërit atë, gjë që është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” [Rum 27]. - “Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi! Kështu do ta bëjë Allahu krijimin tjetër. ” - Domethënë, në Ditën e Kijametit. - “Allahu ka fuqi për gjithçka. ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin shenjat Tona në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë?” [Fusilet 53]. Ose: “A mos vallë, ata u krijuan prej asgjëje apo ata vetë janë krijues?! Vallë, ata i krijuan qiejt e Tokën?! Jo, nuk është ashtu, por ata nuk janë bindur.” [Tur 35, 36]. - “Ai ndëshkon atë që Ai do dhe mëshiron atë që Ai do dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. ” - Pa dyshim, Allahu i Lartësuar është Gjykuesi më i drejtë; është Ai që administron çështjet e krijesave. Ai vepron gjithçka që dëshiron dhe gjykon si të dojë me urtësinë e Tij. Askush nuk mund të refuzojë e kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai nuk pyetet për atë që vepron, por janë krijesat që do të pyeten për atë që kanë vepruar. Në dorën e Allahut është krijimi dhe vendosja e rregullit dhe ligjeve. Çfarëdo që Ai dëshiron dhe çfarëdo që e vendos që të veprojë e të ligjërojë, ajo është e drejta. Allahu është Sunduesi madhështor, i Cili nuk bën padrejtësi as sa një grimë, sikurse është sjellë në hadithin që e sjellin autorët e Sunen-eve: “Nëse Allahu do t’i ndëshkonte banorët e qiejve dhe të Tokës, nuk do të ishte kurrsesi i padrejtë ndaj tyre; e nëse i mëshiron, mëshira e Tij është shumë më e madhe se veprat e tyre (për ta merituar). Nëse shpenzon një pasuri aq të madhe, sa mali i Uhudit në flori, Allahu nuk ka për ta pranuar prej teje, derisa të besosh në kaderin e Tij. Dhe ta dish e të jesh i bindur se ajo që të ka ndodhur ose goditur (prej caktimit), kurrë nuk kishte mundësi të mos të ndodhte dhe ajo që nuk të ka ndodhur, kurrë nuk kishte mundësi të ndodhte. Nëse vdes në kundërshtim me këtë besim, do të hysh në zjarr.” 136 I Lartësuari thot ë: “Ai ndëshkon atë që Ai do dhe mëshiron atë që Ai do dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë.” Pra, tek Ai është kthimi i krijesave në Ditën e Kijametit. - “Ju nuk mund t'i shpëtoni Atij as në Tokë e as në qiell dhe, përveç Allahut, nuk keni për të gjetur asnjë mbrojtës e asnjë ndihmës.” - Askush prej banorëve të qiejve e të Tokës nuk mund t’i shmanget asaj që Zoti ka vendosur. Ai është i Plotpushtetshmi e Ngadhënjimtari mbi të gjitha krijesat. Çdo gjë i frikësohet madhështisë së Tij; të gjithë janë të varfër e nevojtarë për kujdesin e Tij, ndërsa Ai është i Pasuri, që nuk ka nevojë për krijesat e tij. - “Ata që nuk besojnë argumentet e Allahut dhe takimin me Të …” - Ata nuk besojnë shpalljet e argumentet e sjella nga Zoti, nuk besojnë ringjalljen, llogarinë dhe shpërblimin e drejtë para Krijuesit. Për këta, i Madhëruari thotë: - “... e kanë humbur shpresën për mëshi - rën Time ...” - Pra, nuk kanë pjesë në atë mëshirë. - “... dhe i pret një dënim i dhembshëm.” - Dënim në dynja dhe në ahiret.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:57–18:59 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… atyre që pendohen. - Por, Zoti yt fal shumë dhe ka mëshirë të madhe. Sikur t’i ndëshkonte (menjëherë) për atë që kanë vepruar, do t’ua përshpejtonte dënimin. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- E kush është më i padrejtë se ai, i cili pasi këshillohet me argumentet e Zotit të vet ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që bëri me duart e veta? - Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka padrejtësi dhe ligësi më të madhe sesa ajo e atij njeriu që këshillohet përmes ajeteve kuranore dhe i qartësohet e vërteta nga e kota, dhe përsëri ai i kthen shpinën kësaj ftese. Edhe pse i vijnë paralajmërime e kërcënime nga Zoti përmes Shpalljes, ai përsëri nuk beson. Ai nuk përfiton aspak nga paralajmërimet dhe nuk kthen rrugë nga ligësitë që bënte. Ai i harron të gjitha poshtërsitë që bën dhe asnjëherë nuk i frikësohet Mbikëqyrësit, që i di të gjitha të fshehtat. Sigurisht, kjo është padrejtësi më e madhe sesa ajo e atij njeriu që nuk i kanë ardhur dhe nuk është paralajmëruar me ajetet e Allahut. Edhe pse edhe ky është i padrejtë, vepra e tij është më e vogël se ajo e atij që është i vetëdijshëm për gjynahet që bën. Këtë të fundit e dënon Allahu, sepse i kthen shpinën ajeteve dhe i harron gjynahet e veta. Ai kënaqet me gjendjen e vet të mjerë dhe nuk pendohet për gjynahet që bën. Këto gjynahe bëhen shkak që atij t’i mbyllen portat e udhëzimit, sepse i vulosin zemrën. - Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), - Kjo vulosje i pengon ata që të kuptojnë ajetet e Allahut, edhe pse mund t’i dëgjojnë ato me veshët e tyre. Ata nuk arrijnë të kuptojnë e as të përfitojnë nga ato ajete. Për ta, Allahu thotë gjithashtu: - ... dhe në veshët e tyre shurdhërinë.... – Veshët i kanë të shurdhuar, prandaj ajetet e Allahut nuk arrijnë në zemrën e tyre, edhe pse kalojnë në veshët e tyre. Ai dëgjim nuk u sjell asnjë dobi. Duke qenë në këtë gjendje, nuk ka asnjë rrugë për udhëzimin e tyre. Allahu thotë: - ... Prandaj edhe nëse i thërret në rrugë të drejtë, ata nuk do ta pranojnë kurrë udhëzimin. – Ftesës mund t’i përgjigjen ata që nuk kanë ditur gjë më parë. Ndërsa ata të cilët e kanë mësuar njëherë të vërtetën dhe pastaj e braktisin atë, ata tregojnë se parapëlqejnë rrugën e humbjes. Kjo është arsyeja që Allahu i ndëshkon drejtësisht me vulosjen e zemrave. Nuk ka asnjë mënyrë për udhëzimin e tyre. Ky ajet është një kërcënim shumë i frikshëm për ata që e njohin të vërtetën dhe pastaj e braktisin atë. Këta janë të rrezikuar që të pengohen përfundimisht për të gjetur udhëzimin, dhe kështu kurrë nuk kanë për ta gjetur atë. I mençuri qëndron sa më larg kësaj vepre të frikshme. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon faljen e mëshirën e madhe të Tij për njerëzit. Ai i fal gabimet dhe ua pranon pendimin atyre që pendohen. - Por, Zoti yt fal shumë dhe ka mëshirë të madhe. Sikur t’i ndëshkonte (menjëherë) për atë që kanë vepruar, do t’ua përshpejtonte dënimin. - Allahu i përfshin ata me mëshirë dhe i mbulon me mirësitë e Tij. Nëse Zoti do t’i ndëshkonte krijesat për të gjitha gjynahet e tyre, që janë të shumta, Ai do t’ua jepte ndëshkimin që në këtë jetë. Por Allahu është Halim - i Mëshirshëm dhe i Butë, që kurrë nuk nxitohet për t’i ndëshkuar gjynahqarët edhe pse e ka pushtetin për këtë, por i afatizon me kohë të mjaftueshme për t’u penduar dhe për të ndryshuar. Por gjynahet do të lënë gjurmët e tyre të këqija, edhe nëse këto gjurmë mund të vonohen në kohë, prandaj i Madhëruari thotë: - Por ata i pret koha e premtuar (për llogari), nga e cila nuk kanë për të gjetur strehim. - Është një vend dhe një kohë e premtuar, kur ata do të shpërblehen për veprat e tyre. Ata nuk mund t’i shmangen këtij vendimi dhe askush nuk mund t’i mbrojë. Ky është rregulli i pandryshueshëm i Zotit për të parët dhe të fundit. Ai nuk nxitohet për t’i dënuar, por i fton ata për t’u kthyer tek Ai të penduar. Nëse kthehen të penduar dhe me keqardhje për gjynahet e tyre, Ai ua fal gjynahet dhe i mëshiron. Por nëse ata vazhdojnë me padrejtësitë dhe inatin e tyre derisa vjen koha e ndëshkimit, atëherë nuk ka më shpëtim për ta. - Ne i shkatërruam ata popuj kur bënë padrejtësi... - Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve të tyre, e jo si padrejtësi nga Allahu. - ... dhe për shkatërrimin e tyre patëm caktuar një afat (të pakthyeshëm) . - Zoti vendosi një kohë të përcaktuar, që ata nuk mund as ta përshpejtonin dhe as ta shtynin atë.

Mus'haf Hape →
Nexhm 53:27–53:30 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të Tij, Muhamedit (a.s.). - “Zoti yt di gjithçka për ata që janë larguar nga rruga e Tij dhe Ai di gjithçka për ata që janë në rrugën e drejtë.” - Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vërtet, ata që nuk e besojnë jetën tjetër, i emërtojnë melekët me emra femrash.” - Ata që adhurojnë zota të tjerë, që mohojnë profetët e Zotit e që nuk besojnë ahiretin, pikërisht për shkak të këtij mosbesimi, ata kanë guximin të kryejnë të tilla gjynahe të shëmtuara. Ata kanë paturpësinë të thonë fjalë të ulëta, duke treguar armiqësinë e tyre me Allahun dhe Profetin e tij. Ata shpifin e thonë se melekët janë vajzat e Allahut. Në këtë mënyrë, së pari, ata kanë shpifur kundrejt Allahut të Lartësuar, i Cili nuk ka lindur askënd dhe është i pastër nga kjo cilësi dhe, së dyti, kanë shpifur për melekët, duke thënë se ata janë femra, fakt për të cilin ata nuk kanë dijeni as nga Zoti dhe as nga Profeti (a.s.). Madje, edhe logjika e pastër i hedh poshtë pretendimet e tyre. E vërteta qëndron krejt ndryshe nga ajo që ata pretendojnë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për fëmijë dhe bashkëshorte, se Ai është Një dhe i Vetëm. Ai është El Samed - Zotëruesi i gjithçkaje, të Cilit të gjitha krijesat i drejtohen me lutje e përgjërim për nevojat e tyre. Ai as ka lindur dhe as është i lindur prej kujt. Me Allahun askush nuk mund të jetë i njëjtë dhe i barabartë. Ndërsa melekët janë rob të zgjedhur, të nderuar dhe të afruar tek Allahu, shërbëtorë të nënshtruar dhe të bindur ndaj Tij, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6]. - “Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin veçse hamendësime dhe hamendësimi nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.” - Mohuesit e Zotit dhe idhujtarët nuk kanë asnjë argument dhe fakt të sigurt për këto fjalë të shëmtuara që thonë. Ata thjesht hamendësojnë, dhe dihet që hamendësimet janë shumë larg të vërtetës. E vërteta duhet të mbështetet patjetër në dije të sigurt dhe fakte të qarta. Pa dyshim, burimi i vetëm i këtyre është Shpallja e Zotit të Lartësuar. Me hamendësimet e tyre, të devijuarit nuk synojnë që të gjejnë të vërtetën. Ata thjesht duan të plotësojnë dëshirat e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të distancohet prej atyre: - “Largohu prej atyre që i kanë kthyer shpinën Kur'anit dhe që synojnë veçse jetën e kësaj bote! - Ata i kanë kthyer shpinën Librit të Allahut, Kur'anit madhështor, i cili është i mbushur me urtësi dhe begati. Në këtë mënyrë, ata e kanë privuar veten e tyre nga dituria e dobishme, duke iu përkushtuar tërësisht jetës së dynjasë dhe kënaqësive të saj. Dynjaja është i vetmi pikësynim i tyre, prandaj të gjithë mundin ia përkushtojnë vetëm asaj. Njeriu i përkushtohet asaj që ka për qëllim, dhe qëllimi i këtyre të mjerëve është i kufizuar me dynjanë, me çfarëdolloj mënyre u realizoftë ai. I Lartësuari thotë: - “Aq është e tërë dituria që ata kanë arritur.” – Kaq është kufiri i dijes dhe i qëllimeve të tyre. Ndërsa besimtarët, të cilët e besojnë Ditën e Gjykimit, janë të ndriçuar me dijen e sigurt dhe me arsyen e shëndoshë. Qëllimi i tyre është i përqendruar në arritjen e shpërblimit dhe lumturisë në ahiret. Dituria e tyre është më e vyera dhe më e mira, sepse ajo është përftuar nga Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.). - “Zoti yt di gjithçka për ata që janë larguar nga rruga e Tij dhe Ai di gjithçka për ata që janë në rrugën e drejtë.” - Allahu i Lartësuar është më i dituri për ata që meritojnë udhëzimin dhe ata që nuk e meritojnë atë. Ata që i mbështeten vetëm Atij dhe ia kërkojnë udhëzimin vetëm Atij, duke e adhuruar si Një të vetëm, Ai i udhëzon në rrugën e drejtë, duke u dhënë dije të saktë dhe duke i ndihmuar të punojnë sipas saj. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin adhurimin e Allahut dhe nuk e marrin për bazë diturinë e ofruar nga Ai dhe Profeti i Tij, Ai i lë të mbështeten në forcat e tyre, dhe kështu humbja e tyre është e pashmangshme. Allahu i Lartësuar është i Urtë dhe i Gjithëditur, prandaj dhe udhëzimin ia jep atij që e meriton.

Mus'haf Hape →
Nebe 78:17–78:30 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë do të ndodhë Ditën e Gjykimit, ditë rreth së cilës polemizojnë mohuesit e profetëve dhe kokëfortët. Ajo është një ditë e madhe, të cilën Zoti e ka dalluar nga ditët e tjera. Ai thotë për të: - “S’ka dyshim se Dita e Gjykimit është caktuar.” - Ajo është dita që Zoti e ka caktuar për llogarinë me drejtësi. Askush nuk do t’i shpëtojë asaj dite, sepse ajo do t’i mbledhë të gjithë. - “Ajo është Dita, kur do t’i fryhet Surit dhe ju do të vini grupe -grupe.” - Ajo është Dita e Tubimit të krijesave. Menjëherë pas fryrjes së Surit, njerëzit do të grumbullohen para Zotit të botëve për të dhënë llogari. Tronditja do të jetë aq e madhe, saqë fëmijët do të thinjen, ndërsa zemrat do të jenë të zbrazëta. Në fakt, pamjet e asaj dite janë të vështira të shpjegohen realisht. I Madhëruari thotë: - “Qielli do të hapet e do të bëhet dyer - dyer. Malet do të shkulen e do të bëhen pluhur.” - Atë ditë, në qiell do të bëhen çarje të mëdha, ndërsa malet do të bëhen pluhur dhe do të treten në ajër. Atë ditë, Allahu i Drejtë dhe Krenar do të gjykojë krijesat me drejtësinë e Tij, pa i bërë askujt padrejtësi. Tashmë, zjarri i Xhehenemit është nxirë nga nxehtësia e madhe dhe qëndron në pritë të keqbërësve jobesimtarë dhe gjynahqarë. I Lartësuari thotë: - “Me të vërtetë, Xhehenemi është në pritë. Ai është vendstrehim i keqbërësve (mosbesimtarë)...” - Ai do të jetë vendstrehimi dhe vendpritja i atyre që shkelin me arrogancë kufijtë e Zotit. Këta do të qëndrojnë në Xhehenem përgjithmonë, siç thotë i Lartësuari: - “...Ata do të mbesin atje përgjithmonë.” – ‘Aĥķâbâ’, sipas disa komentuesve të Kur'anit, është një periudhë prej 80 vjetësh. Pra, ata do të qëndrojnë në Xhehenem një pafundësi aĥķâbâ-sh. - “Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije, përveçse ujë të valë e kalbësira, si ndëshkim të merituar.” - Kur të hyjnë në Xhehenem, ata nuk do të ndiejnë më freski për trupin, që do t’u digjet vazhdimisht, dhe as pije të freskët, që të shuajnë etjen e tyre. Për të pirë, atyre do t’u jepet ĥamîma, pra, ujë të përvëluar, nga nxehtësia e të cilit, vetëm sa t’u afrohet, digjet dhe shkrihet mishi dhe lëkura e fytyrës dhe këputen zorrët e barkut. Atyre u jepen për të pirë dhe ĝassâķâ, domethënë, qelbi dhe pisllëqet që dalin nga trupat që digjen në Xhehenem. Ajo është shumë e keqe, për sa i përket erës dhe mundimit që u jep banorëve të Zjarrit. Ky ndëshkim është plotësisht i merituar për ta, për shkak të veprave të tyre të ulëta dhe të shfrenuara në mosbindje ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar nuk u bën padrejtësi, sepse janë vetë ata që shkatërrojnë veten dhe e zgjedhin rrugën e humbjes. Më tej, i Madhëruari tregon veprat e tyre, prej të cilave ata meritojnë ndëshkimin: - “Ata nuk besojnë se do të japin llogari...” - Ata nuk besojnë ringjalljen. Ata nuk besojnë që Allahu i Lartësuar do t’i llogarisë dhe shpërblejë me drejtësi njerëzit, për veprat e tyre të mira apo të këqija. Ata nuk përpiqen për ahiretin dhe as nuk shpresojnë për shpërblimin atje. - “...dhe argumentet Tona i mohojnë me forcë.” - Ata i refuzojnë haptazi dhe pa dorashka argumentet fetare, dhe pse ato janë të faktuara saktë nga profetët e Allahut. Ata i mohojnë ato thjesht me kokëfortësi dhe inat. - “Ne e kemi ruajtur çdo gjë me shkrim.” - Allahu i Lartësuar e ka shkruar çdo gjë me përpikmëri, e madhe apo e vogël qoftë, e mirë apo e keqe qoftë ajo. Asgjë nuk i shpëton Librit të Zotit. Allahu i Lartësuar ka shkruar çdo gjë në Leuhi Mahfudh. Kështu, kriminelët nuk do të ndëshkohen kurrë për krime që nuk i kanë bërë dhe as nuk do të lihen pa marrë shpërblimin e çdo të mirë apo të keqe që kanë bërë në këtë dynja. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.”. [Kehf 49]. - “Tani vuani! Ne do t’ju shtojmë vetëm se vuajtje.” – Kuptimi: Të gjithë ju që keni mohuar Shpalljen dhe takimin me të Plotpushtetshmin, vuajeni këtë dënim të dhembshëm dhe poshtërimin e përjetshëm! Çdo moment që kalon, ky dënim vetëm shtohet dhe ashpërsohet. Ky është nga ajetet më të frikshme për ndëshkimin që do të përjetojnë banorët e Zjarrit. E lusim Allahun e Lartësuar që të na ruajë nga dënimi i Zjarrit dhe poshtërimi në të!

Mus'haf Hape →
Bekare 2:11–2:13 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e kufijve, dhe atëherë zemërimi i Zotit mbi ta do të shtohet e po kështu edhe dënimi i Tij. Dënimi jepet në varësi të punëve të njeriut dhe Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- E, kur atyre u thuhet: “Mos shkatërroni në tokë!”, ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (rregullues)! – Shkatërimi për të cilin aludohet këtu është mohimi i Zotit, hipokrizia dhe shfrenimi në gjynahe, shkelja e kufijve të Allahut dhe mosbindja ndaj Tij. Atëherë, kuptimi është: Mos shkatërroni në Tokë me mohimin tuaj, me hipokrizinë që shfaqni dhe me poshtërsitë dhe gjynahet që bëni! Kështu, çdokush që nuk i bindet Allahut dhe urdhëron për mosbindje e mosnënshtrim ndaj Tij, në të vërtetë ka përhapur shkatërrimin në Tokë. Nga ana tjetër, rregullimi i Tokës arrihet përmes bindjes ndaj Zotit. Munafikët mendojnë se me pretendimet dhe shtirjen e tyre si besimtarë mund t’ua hedhin besimtarëve dhe t’i mashtrojnë ata, por Allahu ua nxjerr bojën dhe i demaskon ata dhe rrugën e tyre të poshtër, në mënyrë që besimtarët të mos mashtrohen dhe t’i konsiderojnë si miq e aleatë, që t’u besojnë sekretet e tyre, ndërkohë që në të vërtetë ata janë munafikë. Marrja për miq e aleatë e munafikëve, ndërkohë që ata janë armiqtë më të përbetuar të besimtarëve, konsiderohet si shkatërrimi më i madh në tokë. Për besimtarët mund të jetë e ngatërruar çështja e munafikëve dhe ata nuk mund ta arrijnë t’i identifikojnë ata. Ky fakt e nxjerr më në pah rrezikun e madh të veprimit të munafikëve dhe tregon se sa real, i komplikuar dhe i pranishëm është ky rrezik. Munafiku përpiqet të mashtrojë besimtarët përmes shtirjes dhe fjalëve të bukura. Nga ana tjetër, ai është në aleancë me qafirët kundër besimtarëve. Kështu, është plotësisht e drejtë të thuhet se ky lloj shkatërrimi në tokë vjen nga munafikët. Madje, shkatërrimi i tyre është më i frikshëm, sepse ofrohet e prezantohet si rregullim e paqëtim: “E, kur atyre u thuhet: “Mos shkatërroni në tokë!”, ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (rregullues)!” Pra, ne dëshirojmë veçse harmonizim dhe paqëtim mes besimtarëve dhe qafirëve të të gjitha kategorive, si idhujtarëve paganë, ashtu edhe atyre që kanë pasur libër, pra, ithtarëve të Librit, jehudë e krishterë. Por Allahu i Madhëruar, që e sheh atë që fshihet në gjokset e tyre dhe çdo fshehtësi, ua nxori në dritë mashtrimin se janë rregullues. Ai tha: - Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkatërruesit, por nuk e ndiejnë. - Kështu, ai që ata e pretendojnë se është përmirësim dhe rregullim, në fakt është shkatërrimi vetë, por nga injoranca e tyre, nuk e ndiejnë se është shkatërrim. O Allah, na forco e përqëndro në fenë Tënde dhe në bindjen ndaj Teje! Na bëj nga ata besimtarë të sinqertë, veprimet e të cilëve nuk bien ndesh me atë që ata kanë në zemra. - Dhe kur u thuhet atyre: "Besoni, sikurse besuan njerëzit (e mirë)! " Ata thonë: “A të besojmë edhe ne ashtu sikurse besuan mendjelehtët?” Pra, kur u thuhet munafikëve: Besoni, ashtu siç duhet të besojnë njerëzit në Allahun, melekët, shpalljet e Tij, profetët, ringjalljen, Xhenetin, Zjarrin e të gjitha çështjet e besimit që Zoti urdhëroi të besohen, - pra, me një iman të saktë, korrekt e të vërtetë, që sjell bindjen ndaj Allahut dhe Profetit dhe nënshtrimin për të zbatuar urdhëresat dhe për t’iu larguar ndalesave të tyre, - ata thanë: “A të besojmë edhe ne, ashtu sikurse besuan mendjelehtët?” Me këtë fjalë, ata të mjerë kishin për qëllim sahabët e Profetit. Pra, ata thanë: “A të besojmë njëlloj si këta mendjelehtë e të biem në nivelin e tyre?” Por është vetë Allahu që u del në mbrojtje robërve të vet besimtarë, duke thënë: - Në të vërtetë, mendjelehtët janë pikërisht ata, por nuk e dinë. - Pra, këta të mjerë as nuk dinë se në ç’gjendje të mjerueshme dhe në ç’humbje të thellë e kanë zhytur veten. Përshkrimi i tyre si të paditur është një poshtërim dhe nënçmim më i madh për ta, tregues i qartë i verbërisë dhe largësisë së tyre nga rruga e drejtë. Me këtë verbim dhe injorancë të ndërthurur me njëri tjetrin, ata do ta shtojnë edhe më shumë shfrenimin dhe kalimin e kufijve, dhe atëherë zemërimi i Zotit mbi ta do të shtohet e po kështu edhe dënimi i Tij. Dënimi jepet në varësi të punëve të njeriut dhe Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:35–14:36 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tek Muhamedi, - dhe Zoti yt është më i ditur - , dhe pyete se çfarë e bëri atë të qajë. Xhibrili shkoi për ta pyetur dhe Profeti i Allahut e njoftoi. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon se Ibrahimi (a.s.) u lut që Meka të bëhej një vend paqeje dhe qetësie dhe Allahu i Lavdëruar iu përgjigj lutjes së tij, sikurse thotë i Lartësuari: “... Po a nuk u siguruam Ne atyre një Vend të Shenjtë të sigurt, ku sillen fruta të të gjitha llojeve si furnizim prej Nesh?! Por shumica e tyre nuk e dinë. ” [Ankebut 67]. Ose: “Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Bekë (Mekë), plot bekime dhe udhëzuese për mbarë botën. Atje ka shenja të qarta, siç është Vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. ...” [Al Imran 96 - 97]. Po të vërejmë me kujdes, në këtë dua, Ibrahimi thotë “këtë qytet”, duke e sjellë fjalën “qytet” në trajtën e shquar, gjë kjo që të jep të kuptosh se ai është lutur për Mekën pas ndërtimit e popullimit të saj. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar tregon fjalët dhe lutjet e Ibrahimit: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më dhuroi mua, në pleqëri, Ismailin dhe Is’hakun!” [Ibrahim 39]. Nuk ka dyshim se Ismaili ishte më i madh se Is’haku, rreth 13 vjet. Kur Ibrahimi u largua me Ismailin dhe Haxheren, Ismaili ishte ende foshnjë gjiri. Në këtë kohë, Ibrahimi i vendosi ata të dy në atë vend, ku më pas do të ndërtohej Meka. Atëherë, Ibrahimi u lut: “O Zoti im! Bëje këtë një qytet të sigurt!” [Bekare 126]. I vetmi ndryshim me rastin më sipër, kur ai u lut për Mekën është se, në këtë rast, ai e përmend fjalën “qytet”, në trajtën e pashquar, sepse në atë kohë e në atë vend ende nuk ishte ndërtuar e populluar qyteti i Mekës. Më pas, i Lartësuari na tregon për lutjen tjetër të Ibrahimit: - më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve! - Për çdo njeri është detyrë që, kur bën lutje, të lutet jo vetëm për veten, por edhe për parardhësit dhe pasardhësit e vet. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon se shumë njerëz u sprovuan dhe devijuan, duke adhuruar idhuj. Ibrahimi distancohet nga kjo kategori e pasardhësve të tij, duke e lënë çështjen e tyre në dorë të Allahut të Madhëruar. Ai tha: - O Zoti im! Ata, vërtet kanë devijuar shumë njerëz. Atëherë kush më pason mua, ai është i imi e kush nuk më bindet mua (ai meriton ndëshkimin) - por Ti je me të vërtetë Falës i madh e Mëshirëplotë. - Nëse dëshiron, Allahu i Lartësuar i ndëshkon, e nëse dëshiron, i fal. Kjo i ngjan fjalës së Isait (a.s.): “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” [Maide 118]. Në të dyja rastet tregohet se këta dy profetë e kanë lënë në dorë të Allahut çështjen në do t’i falë apo jo, por nuk tregon se Allahu mund të falë atë që i bën shirk Atij. Abdullah ibnu uehb transmeton nga Abdullah ibnu Amr se: 1586. “Profeti i Allahut lexoi fjalën e Ibrahimit: “O Zoti im! Ata, vërtet kanë devijuar shumë njerëz. Atëherë kush më pason mua, ai është i imi e kush nuk më bindet mua (ai meriton ndëshkimin) - por Ti je me të vërtetë Falës i madh e Mëshirëplotë.” dhe fjalën e Isait “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. ...” pastaj ngriti duart lart dhe filloi të lutet: “O Allah, umeti im, O Allah, umeti im, O Allah, umeti im, ...”, dhe qau. Allahu i lartësuar tha: “Shko, o Xhibril tek Muhamedi, - dhe Zoti yt është më i ditur - , dhe pyete se çfarë e bëri atë të qajë. Xhibrili shkoi për ta pyetur dhe Profeti i Allahut e njoftoi. Atëherë Allahu i lartësuar tha: “Shko tek Muhamedi dhe i thuaj: “Ne do të të kënaqim në lidhje me Umetin tënd dhe nuk do të të trishtojmë.”

Mus'haf Hape →
Neml 27:76–27:81 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “Pa dyshim, ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët. ” - Ai është udhëzim për zemrat e besimtarëve dhe mëshirë për ta, në çdo punë të tyre. - “Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vërtet, ky Kuran u tregon Bijve të Izraelit më të shumtën e asaj, për të cilën ata u përçanë. ” - Allahu i Lartësuar na tregon për Librin e Tij madhështor, rreth diturisë së madhe dhe udhëzimit të qartë në të. Nëpërmjet këtij libri, Ai bën të mundur dallimin e të vërtetës nga e kota, të drejtës nga e gabuara. Nëpërmjet Kuranit, Allahu i Lartësuar u tregon bijve të Izraelit, - të cilëve u ishte dhënë Teurati më parë dhe Ungjilli më pas: “ ... më të shumtën e asaj, për të cilën ata u përçanë.” Kështu, ata u kundërshtuan rreth Isait. Nga njëra anë, jehudët, të cilët shpifën rreth Isait dhe nënës së tij, duke mos e besuar Isain si Profet të Zotit dhe duke shpifur fjalë të shëmtuara për ta. Ndërsa nga ana tjetër, të krishterët, të cilët e tepruan dhe e tejkaluan masën, në lidhje me besimin tek Isai (a.s). Kurani vjen me një qëndrim të mesëm, që është e vërteta, e drejta dhe që tregon se Isai ishte rob dhe adhurues i Allahut. Ai ishte prej adhuruesve të zgjedhur të Allahut dhe prej profetëve të Tij të nderuar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me ta! Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo është e vërteta për Isain, birin e Merjemes, për të cilën ata rragaten (polemizojnë). Nuk i shkon (madhështisë së) Allahut që të ketë bir! I pastër është Ai (nga çdo mangësi) ! Kur Ai vendos për një çështje, vetëm thotë: Bëhu!”, dhe ajo bëhet. (Isai i tha popullit të vet:) Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni! Kjo është rruga e drejtë. Por grupet e kundërshtojnë njëri-tjetrin (rreth Isait) . Mjerë ata që nuk besojnë se ç'kanë për të parë në Ditën e Madhe! Sa mirë do të dëgjojnë dhe do të shohin ata, ditën kur do të vijnë te Ne! Por sot (në këtë jetë) keqbërësit janë në humbje të thellë.” [Merjem 34 - 38]. - “Pa dyshim, ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët. ” - Ai është udhëzim për zemrat e besimtarëve dhe mëshirë për ta, në çdo punë të tyre. - “Zoti yt do t’i gjykojë ata me drejtësinë e Tij; Ai është i Gjithfuqishmi, i Gjithëdituri.” - Bëhet fjalë për Ditën e Kijametit, kur Allahu i Lartësuar do të bëjë gjykimin e Tij të drejtë. Ai e përshkruan Veten si: El Aziz , - Ngadhënjimtari, i Pamposhturi, Nënshtruesi i gjithçkaje. Ai është Krenar në ndëshkimin e Tij dhe i Gjithëditur rreth fjalëve e veprave të robërve të Tij. - “Prandaj, mbështetu tërësisht dhe vetëm tek Allahu ...” - Mbështetju vetëm Atij në të gjitha çështjet e tua, si edhe në kumtimin e qartë të mesazhit të Tij! - “... sepse ti je në të vërtetën e sigurt! ” – Ti je në të vërtetën e qartë dhe të padiskutueshme, edhe nëse të kundërvihen mohuesit, të cilët nuk besojnë udhëzimin e drejtë dhe shpalljet e Zotit. Ata nuk do të besonin të vërtetën tënde, edhe sikur atyre t’u sillej çdo lloj argumenti dhe mrekullie. - “Ti nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë …” - E tillë është gjendja e tyre, në aspektin e dëgjimit ose jo të të vërtetës. Ajo i ngjan gjendjes së të vdekurve. Ti nuk mund t’i bësh ata të dëgjojnë diçka, që mund t’u sjellë dobi, sepse janë të vdekur dhe nuk mund të përfitojnë nga këshillat e as të mund të reflektojnë e të ndryshojnë. Kështu janë edhe këta: zemrat e tyre janë të mbyllura dhe të vulosura. Veshët i kanë të shurdhër; shurdhëri, që e shkakton kufri, refuzimi i besimit të vërtetë. I Lartësuari thotë: “Thuaju: “Ai, për besimtarët, është udhëzim e shërim. Ndërsa ata që nuk besojnë, i kanë veshët të shurdhuar, dhe për ta ai është verbëri. Këta janë njëlloj si të thirren prej një vendi të largët”. [Fusilet 44]. Prandaj i Lartësuari tha: - “... e as nuk mund t’i bësh të shurdhërit të dëgjojnë thirrjen, (sidomos) kur ata të kthejnë shpinën. Ti nuk mund të jesh udhërrëfyes për të verbërit e t'i largosh nga humbja e tyre. Ti nuk mund ta bësh të dëgjojë asnjë tjetër, përveç atyre që besojnë në argumentet Tona dhe ata janë muslimanë.” - Në fakt, ata që i përgjigjen ftesës tënde janë pikërisht ata të cilëve u sjell dobi dëgjimi i tyre, shikimi i tyre dhe janë pikërisht ata njerëz, të cilët i nënshtrohen Allahut me përulësi, për të zbatuar atë që ka shpallur Ai, përmes gjuhës së profetëve; - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me Profetin tonë dhe me të gjithë profetët e dërguar prej Tij!

Mus'haf Hape →
Hud 11:120–11:123 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tek Allahu dhe jo në forcat tona. - “Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” - Gjithmonë kujtoni këtë fakt, i cili do t'ju freskojë dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi përmendi disa nga historitë e profetëve, Allahu i Lartësuar tregon qëllimin dhe urtësinë e tyre: - “Gjithçka që po ta rrëfejmë nga historitë e profetëve – me të forcojmë zemrën tënde.” - Allahu i Lartësuar i tregoi të gjitha këto histori që zemra jote të forcohet, të qetësohet dhe të jetë e qëndrueshme në rrugën e drejtë, ashtu sikurse ndodhi me më të përzgjedhurit e profetëve të Zotit. Nuk ka dyshim se shpirti qetësohet duke marrë si shembull të ngjashmin e tij dhe bëhet më optimist për të kryer punë të mira, që të garojë dhe të afrohet tek Allahu. Duke përmendur gjithë këto histori, e vërteta qartësohet dhe pasuesit e saj shtohen. - “Në këtë Shpallje të ka ardhur e vërteta, këshilla dhe kujtimi për ata që besojnë.” - Në këto ajete të ka ardhur e vërteta e sigurt. Ngjarjet e përmendura këtu nuk kanë asnjë lloj dyshimi. E vërteta e sigurt është ndër mirësitë më të mëdha që mund t’i dhurohet njeriut. Nga ana tjetër, këto ajete janë këshilla dhe kujtim për besimtarët, sepse ata qortohen dhe këshillohen, nxjerrin mësime dhe përvojë. Në këtë mënyrë, ata largohen nga punët e ndaluara dhe nxiten për të kryer punë të mira, në bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Nëpërmjet këtyre historive ata mësojnë se cilat janë punët e dashura për Allahun e Lartësuar dhe cilat janë ato që Ai i ka ndaluar. Edhe ata mund të sprovohen, prandaj vazhdimisht kanë nevojë t’i kujtojnë këto vepra të mira, të cilat Zoti i do dhe ato vepra të këqija që Zoti nuk i do. Kjo është një ndihmë e madhe për të jetuar sipas porosive të Allahut të Lartësuar. Por nga këto ajete mund të përfitojnë veçse ata që e besojnë Allahun e Lartësuar dhe Shpalljen e Tij. Ndërsa jobesimtarët nuk mund të përfitojnë kurrsesi nga këshillat dhe paralajmërimet e Kur'anit madhështor, prandaj Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”.” - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që t’u thotë atyre të cilët nuk besojnë, edhe pse atyre u kanë ardhur shumë argumente dhe shenja për vërtetësinë e kësaj Shpalljeje: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”. Domethënë, punoni sipas asaj që ju besoni, sepse edhe ne do të punojmë sipas asaj që na urdhëron Zoti ynë. Vazhdoni të prisni atë që na pret ne, se dhe ne do të vazhdojmë të presim atë që do të ngjajë me ju. Allahu i Lartësuar ka bërë dallimin mes dy grupeve dhe u tregon besimtarëve të Tij të sinqertë ndëshkimin e të këqijve dhe shpërblimin e të mirëve. Allahu i Lartësuar i ndihmon besimtarët e Tij të sinqertë dhe u jep sukses atyre që në këtë jetë. Ndërsa jobesimtarët i ndëshkon dhe ata vazhdojnë të jenë të çoroditur në mosbesimin e tyre. Secili do ta marrë shpërblimin të plotë Ditën e Gjykimit, kur të dalë para Allahut të Lartësuar. - “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje.” - Allahu i Lartësuar i di të gjitha të fshehtat e qiejve dhe të Tokës. Qoftë veprat, qoftë ata që i bëjnë veprat, të gjithë do të dalin para Allahut të Lartësuar, atëherë kur do të dallohet qartë i miri nga i keqi. - “Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje!” - Përkushtohu në adhurimin ndaj Allahut. Adhurimi i sinqertë është plotësimi i gjithçkaje që Ai na ka urdhëruar dhe largimi nga gjithçka që Ai na e ka ndaluar. Allahu i Lartësuar na urdhëron që ne të përkushtohemi në adhurimin ndaj Tij, duke kryer të gjitha urdhëresat me sinqeritet ndaj Tij dhe duke u larguar nga të gjitha ndalesat me vazhdimësi. Të përkushtohemi në adhurim duke shpenzuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet tona, por duke mos harruar atë që është më e rëndësishmja: mbështetjen tek Allahu dhe jo në forcat tona. - “Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” - Gjithmonë kujtoni këtë fakt, i cili do t'ju freskojë dhe gjallërojë në rrugën drejt Tij: Allahu i Lartësuar nuk është i pavëmendshëm ndaj punëve tuaja të mira apo të këqija. Ai di gjithçka që ju bëni. Ai ka shkruar çdo vepër tuajën dhe ka për t’ju shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Këtu përfundon tefsiri i sures Hud. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin (a.s.)., familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!

Mus'haf Hape →
Nisa 4:17–4:18 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga perëndimi, kur thotë: “Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Pendim i pranueshëm tek Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen nga padituria dhe pendohen menjëherë. - Domethënë, pasi kanë bërë gjynahun, pendohen menjëherë. Kështu konsiderohen të gjithë ata që pendohen, qoftë edhe në momentin pasi kanë parë melekun që vjen t'u marrë shpirtin, por para grahmës së fundit, kur shpirti ka ardhur në fyt. Kështu ka thënë Muxhahidi dhe të tjerë. Dije se çdokush që bën gjynah, gabimisht apo me vetëdije, është i paditur ( xhahil), derisa ta lërë atë gjynah. Ebu Salihi përcjell nga Ibn Abasi se ka thënë: “Njeriu i bën gjynahet pikërisht nga padituria.” Ndërsa për pjesën: “...pendohen menjëherë” ka dhënë shpjegimin: “Domethënë, pendohet para se të shohë melekun e vdekjes.” Ndërsa Dahhaku ka thënë në lidhje më këtë, se: çdo pendesë para vdekjes, është e vlefshme. Kurse Haseni ka thënë: “Pendimi pranohet, përderisa nuk ka ardhur në fyt grahma e fundit.” Ikrima është shprehur: “E gjithë jeta është pranueshme si kohë pendimi.” Përmendja e disa haditheve në lidhje me këtë çështje - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) - se Profeti i Allahut ka thënë: 656 “Allahu e pranon pendimin e robit, deri pa i ardhur ende grahma e fundit.” Hadithi vjen nga Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. - Ibn Merdevejhi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Umeri, se e ka dëgjuar Profetin e Allahut që ka thënë: 657 “Çdokush nga robërit e Allahut që pendohet një muaj para se të vdesë, Allahu ia pranon pendimin e tij. Madje e pranon prej tij qoftë edhe më afër vdekje s; edhe një ditë para vdekjes, apo edhe një orë para vdekjes; nëse vërtet sheh tek ai pendim të sinqertë.” - Ebu Bekr Ibn Merdevejhi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 658 “Allahu e pranon pendimin e robit të Tij, deri pa i ardhur akoma grahma e fundit.” - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seidi, se Profeti i Allahut ka thënë: 659 “Iblisi tha: “O Zot! Betohem në krenarinë dhe madhështinë Tënde, se do të vazhdoj t’i largoj nga rruga Jote, për sa kohë e kanë shpirtin ende në trup!” Allahu tha: “Betohem në krenarinë dhe madhërinë Time, se edhe Unë do të vazhdoj t’i fal, për sa kohë kërkojnë falje!” Këto hadithe tregojnë se çdokush që pendohet para Allahut, për sa kohë vazhdon të shpresojë se do të jetojë, pendimi i tij është i pranueshëm. I Madhëruari thotë: - Këtyre ua pranon pendimin Allahu. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. - Ndërsa atij që jep frymëmarrjen e fundit dhe shpirti i ka ardhur në grykë, nuk i pranohet pendimi, pasi është shumë vonë. Për këtë arsye, edhe i Madhëruari thotë: - Nuk është i pranueshëm pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë vepra të këqija dhe vetëm atëherë kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, thotë “Unë tani me të vërtetë u pendova!” - Allahu i Madhëruar na ka njoftuar se Ai nuk e pranon pendimin e banorëve të Tokës, nëse në dielli lind nga perëndimi, kur thotë: “Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur! ” El en'am 158 . Po kështu, Ai nuk e pranon pendimin e njeriut kur atij i ka ardhur çasti i vdekjes. - as pendimi i atyre që vdesin si jobesimtarë. - Atyre që vdesin në kufër e në idhujtari, nuk ka për t’i vlejtur keqardhja e pendimi, qoftë edhe sikur të jepnin si kompensim të gjithë botën në flori. - Për ta kemi përgatitur dënimin më të ashpër. - Ai është një dënim i dhembshëm, i ashpër dhe i përjetshëm, që kurrë nuk do të përfundojë.

Mus'haf Hape →
Enam 6:133–6:135 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i Mëshirës. - Ai është i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë, kur çdo gjë ka nevojë për Të. Megjithëse Ai nuk ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i Mëshirës. - Ai është i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë, kur çdo gjë ka nevojë për Të. Megjithëse Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe çdo gjë ka nevojë për Të, Allahu është i mëshirshëm me ta. - Po të dëshironte, Ai mund t'ju shkatërronte ju - Domethënë, nëse ju kundërshtoni porositë e urdhëresat e Tij. - dhe të sillte në vendin tuaj kë të donte... - Mund të sjellë të tjerë, që të jenë të bindur e të nënshtruar në adhurimin e Tij, - ashtu sikurse ju solli ju nga pasardhësit e popujve të tjerë. - Ashtu siç shkatërroi popujt e shkuar dhe solli të tjerë pas tyre, po ashtu mund t’ju zhdukë ju e të sjellë të tjerë pas jush. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është fuqiplotë ta bëjë këtë.” [Nisa 133], dhe thotë: “O njerëz! Ju keni nevojë për Allahun, kurse Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar. Nëse do të dëshironte Ai mund t'ju zhdukte e të sillte krijesa të tjera. Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.” [Fatir 15 - 17], dhe thotë: “... Allahu është i Pasuri, ndërsa ju jeni të varfërit. Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” [Muhamed 38]. - Ajo që ju është premtuar patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni atë. - Ai është i plotpushtetshëm që t’ju rikthejë në jetë, pasi jeni bërë dh é e pluhur. Asgjë nuk është e pamundur për Allahun. Për tefsirin e këtij ajeti, Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, se Profeti ka thënë: 1144. “O bijtë e Ademit! Nëse jeni të logjikshëm e të mençur, llogariteni vet en prej të vdekurve. Betohem për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Ajo që ju është premtuar, patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni atë!” - Thuaj: “O populli im! Vazhdoni në ato që jeni duke bërë, e unë do të vazhdoj në atë që jam duke bërë, por më vonë do ta mësoni se kujt do t’i takojë e ardhmja e lavdishme.” - Ky është një paralajmërim dhe kërcënim i ashpër. Domethënë, nëse jeni të sigurt në rrugën që keni marrë, atëherë vazhdoni në të, sepse unë do të vazhdoj në rrugën që më ka treguar Zoti. Por më vonë, do ta mësoni se kujt do t’i takojë e ardhmja e lavdishme! - Sigurisht që keqbërësit nuk kanë për të gjetur shpëtim. - Allahu i Lavdëruar e përmbushi premtimin që i dha robit dhe profetit të Tij të dashur. Ai bëri të triumfonte dhe t’i kontrollonte të gjithë kundërshtarët që kishte. Profeti ﷺ çliroi Mekën dhe më pas i gjithë Gadishulli Arabik, Jemeni dhe Bahrejni, ranë nën sundimin e tij, që kur ai ishte gjallë. Më vonë, në kohën e kalifëve që erdhën pas tij (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!), u çliruan edhe shumë vende të tjera. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar.” [Muxhadile 21], dhe thotë: “Mohuesit u thoshin të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë.” Atëherë, Zoti shpalli: “Ne do t’i shkatërrojmë keqbërësit... Dhe do t’ju vendosim të banoni në atë tokë pas tyre. Kjo është për ata që i frikësohen qëndrimit para Meje dhe i frikësohen dënimit Tim.” Ata kërkuan ndihmë dhe çdo kryelartë e inatçor përfundoi në shkatërrim.” [Ibrahim 13 - 15], dhe thotë djithashtu: “Allahu u ka premtuar atyre që besuan dhe bënë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu si i pati bërë sundues ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë - atë që Ai e ka zgjedhur për ta dhe në vend të frikës do t’u dhurojë siguri dhe paqe. Ata më adhurojnë vetëm Mua e nuk më shoqërojnë askënd e asgjë. Por, kushdo që mohon pas kësaj, - ata janë të prishur (që kalojnë çdo kufi). Atëherë, faleni rregullisht namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që të mëshiroheni!’ [Nur 55, 56]. Kështu veproi Zoti me këtë umet të lavdishëm, dhe vetëm Atij i qof shin lavdërimet e mirënjohja, në fillim e në mbarim, haptazi e fshehtazi. 24

Mus'haf Hape →