Kërko: allahu eshte drita e qiejve dhe e tokes

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Huxhurat 49:16 Sherif Ahmeti

Thuaj: "A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send".

Mus'haf Hape →
Bekare 2:116 Sherif Ahmeti

Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.

Mus'haf Hape →
Junus 10:68 Sherif Ahmeti

(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s'ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s'ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini?

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:29 Sherif Ahmeti

Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send".

Mus'haf Hape →
Fatir 35:44 Sherif Ahmeti

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.

Mus'haf Hape →
Maide 5:120 Sherif Ahmeti

Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:49 Sherif Ahmeti

Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:52 Sherif Ahmeti

Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?

Mus'haf Hape →
Nexhm 53:31 Sherif Ahmeti

Dhe vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe në tokë - për t'i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t'i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:1 Sherif Ahmeti

All-llahun e lartësoi me adhurim ç'ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.

Mus'haf Hape →
Saf 61:1 Sherif Ahmeti

All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.

Mus'haf Hape →
Talak 65:12 Sherif Ahmeti

All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:107 Sherif Ahmeti

A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.

Mus'haf Hape →
Shura 42:53 Sherif Ahmeti

Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:77 Sherif Ahmeti

Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.

Mus'haf Hape →
Enbija 21:22 Sherif Ahmeti

Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit.

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:52 Sherif Ahmeti

Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit".

Mus'haf Hape →
Hashr 59:24 Sherif Ahmeti

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!

Mus'haf Hape →
Nur 24:41 Sherif Ahmeti

A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç'punojnë ata.

Mus'haf Hape →
Fet'h 48:4 Sherif Ahmeti

Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.

Mus'haf Hape →