Kërko: kur toka te dridhet me dridhjen e saj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 1 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hadithi 1510 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… All-llahut të Madhëruar. Dhe thonte: ”Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, Sunduesit të Arshit të madh, nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, krijuesit të qiejve dhe krijuesit të tokës, krijuesit të Arshit fisnik.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në situatat e vështira thonte: “Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Madhëruar. Dhe thonte: ”Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, Sunduesit të Arshit të madh, nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, krijuesit të qiejve dhe krijuesit të tokës, krijuesit të Arshit fisnik.”

Hape →
Hadithi 1608 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… E ka mbyllur në shtëpi, derisa ka ngordhur, e për këtë do të hyjë në zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhënë ujë kur e ka mbyllur, as nuk e ka lëshuar që të ushqehet vetë me zvarritësit dhe insektet e tokës.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një grua do të dënohet për shkak të maces. E ka mbyllur në shtëpi, derisa ka ngordhur, e për këtë do të hyjë në zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhënë ujë kur e ka mbyllur, as nuk e ka lëshuar që të ushqehet vetë me zvarritësit dhe insektet e tokës.”

Hape →
Hadithi 207 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

… e tij, dhe i paguhej. (Pastaj) Tha: “Kur u vra Zubejri nuk la asnjë dinar e as dirhem, por vetëm një tokë të papunueshme dhe njëmbëdhjetë shtëpi në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Hubejb Abdull-llah ibn ez-Zubjeri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kur ka dalë Zubejri në ditën e betejës se devesë (Jevmu-l-xhemel: beteja e njohur e cila u zhvillua në mes të Ali b. Ebi Talibit dhe Aishes r. anhuma), më ftoi mua dhe shkova pranë tij e ai më tha: “Biri im, sot vriten vetëm zullumqarët dhe të dëmtuarit, dhe unë e shoh veten se do të vritem si i dëmtuar. Brenga ime më e madhe janë borxhet e mia. A e di se kur t’i paguajmë borxhet tona, prej pasurisë tonë nuk na mbetet asgjë?” Pastaj tha: “Biri im, shite pasurinë tonë dhe paguaj borxhet tona. Më ka porositur që ta lë për vete një të tretën, kurse një të tretën e saj për bijtë e tij. Domethënë për bijtë e Abdull-llah ibn ez-Zubejrit të tretën e të tretës. (Pastaj) Tha: “Nëse mbetet diçka nga pasuria jonë pas pagimit të borxhit, atëherë një e treta e një të tretës për bijtë e tu. Hishami tha: “Zubejri atëherë posaçërisht i ka zgjedhur disa nipa, ndofta Hubejbin dhe Abbadin, sepse ai atëbotë kishte nëntë djem dhe nëntë vajza.” Abdull-llahu pastaj tha: “(Babai im) Edhe më tutje më porositi rreth borxhit të tij e më tha: “Biri im, nëse diçka nga kjo nuk mund ta kryesh, atëherë kërko që të të ndihmojë mbrojtësi im.” Tha: “Pasha All-llahun, nuk e kuptova ç’deshi, derisa i thashë: “O babai im, cili është mbrojtësi yt?” Tha: “All-llahu” Tha: Sa herë që jam gjetur në vështirësi me borxhin e tij, unë thosha: “O Mbrojtësi i Zubejrit, paguaje borxhin e tij, dhe i paguhej. (Pastaj) Tha: “Kur u vra Zubejri nuk la asnjë dinar e as dirhem, por vetëm një tokë të papunueshme dhe njëmbëdhjetë shtëpi në Medine, dy shtëpi në Basra dhe nga një në Kufe dhe Egjipt. (Pastaj) Tha: “Ai edhe pse ka qenë aq borxhli, kur ndonjë njeri ia sillte për ruajtje (pasurinë e tij), Zubejri i thonte: “Jo, unë nuk mund ta pranoj për ta ruajtur, unë frikësohen që të mos e humbas.” Ai asnjëherë nuk ka kryer funksion të emirit, as nuk e ka mbledhur tatimin, haraxhin a tjetër. Ai gjithnjë ka qenë në beteja bashkë me të Dërguarin e All-llahut ose me Ebu Bekrin, ose me Umerin, ose me Uthmanin r.anhum. Abdull-llahu tha: “Unë kam llogaritur sa borxhe ka dhe kam gjetur se ai ka dy milionë e dyqind mijë! Një ditë i vjen Hakim ibn Hizami dhe i thotë Abdull-llah ibn Zubejrit: “O djali i vëllait tim, sa ka vëllai im borxh? Unë ia fsheha dhe i thashë: “Njëqind mijë.” Hakimi tha: “Pasha All-llahun, unë nuk po shoh se pasuria juaj mund ta paguajë këtë.” Abdull-llahu i tha: “Çka mendon ti, nëse borxhi është dy milionë e dyqind mijë? Tha: “Unë nuk po shoh se ju mund ta kryeni këtë, e nëse nuk mund të bëni asgjë prej saj, më ftoni në ndihmë.” Tha: “Zubejri e pat blerë një tokë me kaçuba me 170.000, kurse (djali i tij) Abdull-llahu e shiti për një milion e gjashtëqind mijë pastaj u ngrit e tha: “Kujt i ka diçka borxh Zubejri, ja, ta marrë borxhin prej kësaj toke (me kaçuba).” Atëherë erdhi Abdull-llah ibn Xhaferi, të cilit Zubejri ia kishte borxh 400.000, andaj i tha Abdull-llahut “Nëse doni, këtë po ua lë juve. Abdull-llahu tha: “Jo” (pastaj Ibni Xhaferi) Tha: “Nëse dëshironi, kjo pagesë le të mbetet për fund, nëse kanë ngelur akoma.” Abdull-llahu tha: “Jo” (Ibni Xhaferi) Tha: “Më ndani një pjesë (të tokës).” Abdull-llahu tha: “Jotja është prej këtu deri atje.” Abdull-llahu e shiti një pjesë të saj dhe me të e pagoi borxhin, kurse atij i mbetën 4,5 sehma (masë sipërfaqesh). Pastaj shkoi te Muaviu, tek i cili ishin Amër ibn Uthmani, el-Mundhir ibn ez-Zubejri dhe Ibni Zem-a. Muaviu i tha: “Sa kushtoi toka (gabeja)?” (Abdull-llahu) Tha: “Çdo sehm nga 100.000.” (Muaviu) Tha: “Sa ka mbetur prej saj?” Tha: “Katër sehmë e gjysmë.” Atëherë Mundhir ibn Zubejri tha: “Unë po e marr një sehm për 100.000.” Amër ibn Uthmani tha: “Edhe unë po e marr një sehm për 100.000.” Kurse Ibni Zem-a thotë: “Edhe unë po e marr një sehm për 100.000.” Muaviu tha: “Edhe sa ka mbetur?” I thanë: “Një sehm e gjysmë.” Muaviu tha: “Edhe unë po e marr atë për 150.000.” (Abdull-llahu) Tha: “Abdull-llah ibn Xhaferi ia shiti Muaviut pjesën e tij për 600.000.” Pasi Ibni Zubejri e kreu pagimin e borxhit të tij, atëherë fëmijët (trashëgimtarët) i thanë: “Na e ndaj trashëgiminë tonë!” Abdull-llah ibn Zubejri tha: “Pasha All-llahun, nuk do ta ndaj mes jush derisa të mos e shpall dhe të thërras katër vjet: “Vini re, kujt i ka borxh Zubejri, të vijë t’ia paguajmë.” Kështu për çdo vit thërriste në “mevsim” (kohë e caktuar kur tubohen njerëzit, si haxhi etj.), dhe pasi kaluan katër vjetët ua ndau (trashëgiminë) dhe e mbajti një të tretën (sipas testamentit të babait). Zubejri kishte katër gra, secilës i takoi nga një milion e dyqind mijë, kurse shuma e përgjithshme e pasurisë së tij ishte pesëdhjetë milionë e dyqind mijë.”

Hape →
HADITHI 23 40 Hadithet e Imam Neveviut Transmeton Muslimi

… pastërtia është gjysma e imanit, elhamdulilahi e mbush peshoren, subhanAllahi dhe elhamdulilahi (të dyja) e mbushin (hapësirën) ndërmjet qiellit dhe tokës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmeton Ebu Malik Harith ibën Asim Esh'arij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "pastërtia është gjysma e imanit, elhamdulilahi e mbush peshoren, subhanAllahi dhe elhamdulilahi (të dyja) e mbushin (hapësirën) ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë, lëmosha argument, durimi ndriçim, Kur'ani argument për ty ose kundër teje. Të gjithë njerëzit gdhihen si shitës të shpirtrave të tyre, prej tyre ka që e lirojnë apo që e shkatërrojnë."

Hape →
HADITHI 42 40 Hadithet e Imam Neveviut Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen sahih

… të arrijnë lartësinë e qiellit pastaj më kërkon falje, Unë ta fali. O biri i Ademit nëse më vjen me mëkate gati sa toka, dhe më takon mirëpo s’më ke bërë shirk aspak, do të takoj me aq falje nga ana Ime.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: ka thënë Allahu i Madhëruar:o biri i Ademit, përderisa ti më lutesh dhe shpreson tek Unë, t’i fali ato që ti i bën dhe aspak s’më bëhet vonë. O biri i Ademit sikur mëkatet tua të arrijnë lartësinë e qiellit pastaj më kërkon falje, Unë ta fali. O biri i Ademit nëse më vjen me mëkate gati sa toka, dhe më takon mirëpo s’më ke bërë shirk aspak, do të takoj me aq falje nga ana Ime.”

Hape →
Hadithi 110 Enciklopedia e Haditheve Hasen

… më kërkon falje, Unë do të të fal dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: “O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, dhe pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”

Hape →
Hadithi 131 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… para meje: jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) në distancë sa një muaj rrugëtim, toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje: jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) në distancë sa një muaj rrugëtim, toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj këdo prej umetit tim që namazi e zë, le të falet aty (duke marrë tejemum me dhé të pastër). Më është lejuar plaçka e luftës, gjë që nuk i është lejuar askujt para meje. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësim (shefat). Të dërguarit para meje janë dërguar te një popull i caktuar, kurse unë jam dërguar te të gjithë njerëzit."

Hape →
Hadithi 134 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur ju tregoj diçka nga i Dërguari i Allahut ﷺ, për mua është më e dashur të bie nga qielli (në tokë) …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur ju tregoj diçka nga i Dërguari i Allahut ﷺ, për mua është më e dashur të bie nga qielli (në tokë) sesa të gënjej për të. Ndërkaq, kur bisedojmë mes vete, dijeni se lufta është dinakëri. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Para Kiametit do të paraqiten një grup njerëzish axhami e mendjelehtë, flasin fjalët më të mira ndër njerëz, por dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Imani i tyre nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Kudo që t'i takoni (gjatë luftimit), vritini, sepse Ditën e Kiametit vrasësi shpërblehet për vrasjen e tyre.”

Hape →
Hadithi 197 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."

Hape →
Hadithi 337 Enciklopedia e Haditheve Hasen bi shevahidihi

… më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, dhe se ajo është e sheshtë dhe e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, dhe se ajo është e sheshtë dhe e rrafshuar, dhe se mbjelljet e tij janë: subhanallah, elhamdulillah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber (I Lartësuar është Allahu, falënderimi i takon Allahut, s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi)."

Hape →
Hadithi 447 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument pro ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten, duke e liruar atë, ose do ta shkatërrojë."

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Malik Harith ibën Asim Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument pro ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten, duke e liruar atë, ose do ta shkatërrojë."

Hape →
Hadithi 460 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se, kur Profeti ﷺ gjendej në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi, ve rabbul arshil kerim - S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.”

Hape →
Hadithi 532 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… është sa largësia mes Tokës dhe Qiellit.” - E cila është ajo gjë, o i Dërguari i Allahut!? - “Xhihadi në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”- Përsëritma edhe një herë, o i Dërguari i Allahut, - tha Ebu Seidi, i mahnitur nga kjo. Pejgamberi ﷺ ia përsëriti, dhe shtoi: “Edhe diçka, me të cilën besimtari ngrihet njëqind shkallë në Xhenet, ndërsa distanca mes çdo dy shkallëve është sa largësia mes Tokës dhe Qiellit.” - E cila është ajo gjë, o i Dërguari i Allahut!? - “Xhihadi në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.”

Hape →
Hadithi 587 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… Të mjaftonte të bëje me duart a tua kështu; mandej ai i përplasi duart e tij në tokë një herë dhe fërkoi shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e sipërme të duarve dhe fytyrën."

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Amar ibën Jasiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Më dërgoi Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) për një nevojë dhe u bëra xhunub, dhe ngaqë nuk gjeta ujë u rrokullisa në dhe ashtu siç rrokulliset kafsha. Kur u ktheva te Profeti (paqja qoftë mbi të!), ia përmenda atë që bëra dhe ai më tha: "Të mjaftonte të bëje me duart a tua kështu; mandej ai i përplasi duart e tij në tokë një herë dhe fërkoi shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e sipërme të duarve dhe fytyrën."

Hape →
Hadithi 624 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi! O Allah, Zoti ynë, ty të takon lavdia, aq sa mbushen qiejt, Toka dhe çdo gjë tjetër që Ti do).”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibën Ebi Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh, Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi! O Allah, Zoti ynë, ty të takon lavdia, aq sa mbushen qiejt, Toka dhe çdo gjë tjetër që Ti do).”

Hape →
Hadithi 413 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e lexoi: “Atë ditë ajo (Toka) i tregon …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e lexoi: “Atë ditë ajo (Toka) i tregon lajmet e veta.” (ez-Zilzal,4), pastaj tha: “A e dini cilat janë lajmet e saj?” Thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Lajmet e saj janë që të dëshmojë për secilin rob apo robëreshë se ç’kanë punuar në sipërfaqen e saj dhe do t’i thotë: “Ke punuar këtë dhe këtë (filan punën), në filan ditë!' Ja, pra, këto janë lajmet e saj.”

Hape →
Hadithi 418 Rijadus-Salihin Transmetom Muslimi

… Kush më takon Mua me mëkate sa madhësia e Tokës por nuk më shoqëron asgjë, do ta takoj Unë ate me po aq falje (magfiret).”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Kush vjen me një vepër të mire, do të ketë shpërblim për të dhjetëfish e më tepër, kurse kush vjen me një vepër të keqe, do të ketë dënim vetëm sa një vepër, ose do ta fal. Kush më afrohet për një pëllëmbë, Unë i afrohem për një kut; kush më afrohet një kut, Unë i afrohem atij një pash. Kurse kush më vjen duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapuar. Kush më takon Mua me mëkate sa madhësia e Tokës por nuk më shoqëron asgjë, do ta takoj Unë ate me po aq falje (magfiret).”

Hape →
Hadithi 447 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen

… e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të vijë unë ty me falje po aq të madhe.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “O biri i Ademit, derisa të më thërrasësh dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të vijë unë ty me falje po aq të madhe.”

Hape →
Hadithi 657 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka parë një pështymë (në tokë) në drejtim të kibles dhe kjo gjë e nevrikosi aq shumë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka parë një pështymë (në tokë) në drejtim të kibles dhe kjo gjë e nevrikosi aq shumë, saqë kjo u vërejt në fytyrën e tij, u ngrit dhe e fshiu me dorën e vet, e pastaj tha: “Vërtet çdonjëri prej jush, kur çohet për të falur namazin, atëherë është duke folur me Krijuesin e vet dhe Zoti i tij është në mes tij dhe Kibles, për atë nuk lejohet që askush prej jush të pështyjë në drejtim të Kibles, por mund të pështyjë në të majtë, apo nën këmbët e tij.” Pastaj mori një skaj të mbulesës së tij dhe pështyu në të, e paloi njërën anë me tjetrën dhe tha: “Apo le të veprojë në këtë mënyrë.”

Hape →
Hadithi 906 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… në atë vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij në tokë pastaj e ngriti, duke dashur të tregojë se si ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Aishja r.anha tregon se kur ndokush i ankohej Pejgamberit s.a. v.s. për ndonjë gjë, sëmundje apo plagë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e prekte në atë vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij në tokë pastaj e ngriti, duke dashur të tregojë se si ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) e pastaj tha: “Bismil-lahi, turbetu erdina, birikati ba’dina, jushfi bihi sekimuna, bidhni rab-bina.”

Hape →