… Omeri shton: "Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar atë, as vetë nuk jam betuar (në prindër) e as e kam cituar betimin e tjetërkujt (në prindër)."
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.” Omeri shton: "Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar atë, as vetë nuk jam betuar (në prindër) e as e kam cituar betimin e tjetërkujt (në prindër)."
… Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askë tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), andaj edhe kjo i sjell dobi.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinani r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askë tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), andaj edhe kjo i sjell dobi.”
… Ndërmjet çdo dy ezaneve falet një namaz, ndërmjet dy ezaneve është një namaz.” Kur këtë e tha për të tretën herë, atëherë shtoi: “Për atë që dëshiron.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Abdull-llah ibni Mugaffel r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ndërmjet dy ezaneve (në mes ezanit dhe ikametit) falet një namaz! Ndërmjet çdo dy ezaneve falet një namaz, ndërmjet dy ezaneve është një namaz.” Kur këtë e tha për të tretën herë, atëherë shtoi: “Për atë që dëshiron.”
… mbi të,: çka mendon, nëse i fal farzet, agjëroj Ramazanin, e lejoj hallallin, e ndaloj haramin dhe nuk shtoj asgjë përpos kësaj, ahyj në Xhenet? (Muhamedi, …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Transmeton Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah Ensarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, senjë njeri pyeti Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,: çka mendon, nëse i fal farzet, agjëroj Ramazanin, e lejoj hallallin, e ndaloj haramin dhe nuk shtoj asgjë përpos kësaj, ahyj në Xhenet? (Muhamedi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,) u përgjigj: "po".(Muslimi) Kuptimi i fjalës "e ndaloj haramin" është: largohem prej tij, kurse kuptimi i "e lejoj hallallin" e veproj atë duke besuar se është i lejuar.
… në Ditën e Kiametit?!” - tha Profeti ﷺ. Katadja shtoi: "Ashtu është, pasha krenarinë e Zotit tonë!"
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Katadja (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se një njeri pyeti: - O i Dërguari i Allahut, si ndodh që jobesimtari të ringjallet (duke ecur) me fytyrën e tij? - “A nuk ka mundësi që, Ai që e ka bërë të ecë me dy këmbë në këtë botë, ta bëjë të ecë me fytyrë në Ditën e Kiametit?!” - tha Profeti ﷺ. Katadja shtoi: "Ashtu është, pasha krenarinë e Zotit tonë!"
… Kështu, ajo shkoi t'i kërkonte një shërbëtor, por, pasi nuk e gjeti aty, ia përmendi Aishes. Kur Profeti ﷺ u kthye, Aishja ia përmendi. Pastaj Profeti ﷺ …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se Fatimja u ankua për dhimbjen e dorës nga mulliri dhe mori vesh se Profetit ﷺ i kishin sjellë një rob. Kështu, ajo shkoi t'i kërkonte një shërbëtor, por, pasi nuk e gjeti aty, ia përmendi Aishes. Kur Profeti ﷺ u kthye, Aishja ia përmendi. Pastaj Profeti ﷺ erdhi te ne, ndërkohë që ishim shtrirë për të fjetur. Ne deshëm të çohemi, po ai na tha: “Qëndroni aty ku jeni.” Ai u afrua dhe u ul mes meje e saj, saqë ndjeva të ftohtët e këmbëve të tij në barkun tim dhe na tha: “A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tesbih (thoni: Subhanallah) tridhjetë e tri herë, falënderoni (thoni: Elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe bëni tekbir (thoni: Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Kjo është më mirë për ju sesa një shërbëtor.”
… e Xhenetit çdo të premte. Aty fryn një erë nga Veriu, e cila përfshin fytyrat dhe rrobat e tyre dhe, rrjedhimisht, u shtohet bukuria e hijeshia. E, kur të …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një treg, të cilin e vizitojnë banorët e Xhenetit çdo të premte. Aty fryn një erë nga Veriu, e cila përfshin fytyrat dhe rrobat e tyre dhe, rrjedhimisht, u shtohet bukuria e hijeshia. E, kur të kthehen te familjet e veta, ndërkohë që u është shtuar bukuria e hijeshia, familjet do t'u thonë: “Pasha Allahun, qëkurse jemi ndarë, juve ju është shtuar bukuria e hijeshia edhe më shumë.” Ata do t'ua kthejnë: “Edhe juve, pasha Allahun, qëkurse jemi ndarë, ju është shtuar bukuria e hijeshia edhe më shumë.”
… e tri herë dhe kush e falënderon All-llahun tridhjetë e tri herë, e kush e madhëron All-llahun tridhjetë e tri herë, e pastaj e plotëson këtë me të …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e lavdon All-llahun pas çdo namazi me tridhjetë e tri herë dhe kush e falënderon All-llahun tridhjetë e tri herë, e kush e madhëron All-llahun tridhjetë e tri herë, e pastaj e plotëson këtë me të njëqindtën: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu; lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu; ve huve ala kul-li shej’in kadir, do t’i falen mëkatet, qofshin ato edhe se shkuma e detit.”
… “Nuk do të martohem.” Dikush tjetër tha: “Nuk do të ha mish.” Një tjetër tha: “Nuk do të fle në shtrat.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, pasi e falënderoi dhe e …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa prej shokëve të Profetit ﷺ i pyetën gratë e tij për adhurimin e tij në vetmi, e dikush tha: “Nuk do të martohem.” Dikush tjetër tha: “Nuk do të ha mish.” Një tjetër tha: “Nuk do të fle në shtrat.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, pasi e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, tha: “Ç'është puna e disave që thanë kështu e ashtu? Unë falem (natën) dhe fle, agjëroj dhe ha, e edhe martohem me gra. Ai që e kundërshton Sunetin tim, nuk është prej meje.”
… nuk kërkoi shëndet, tha: “Kur ky teshtin kërkuat shëndet për të, ndërsa kur teshtita unë, këtë nuk e bëte.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Ky e falënderoi All-llahun, ndërsa ti nuk veprove ashtu.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Enesi r.a. tregon: “Dy njerëz kanë teshtitur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe për njërin prej tyre Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kërkoi shëndet dhe tha: ‘Jerhamukell-llahu!’ (të mëshiroftë All-llahu), e për the-trin jo. I dyti, për të cilin Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk kërkoi shëndet, tha: “Kur ky teshtin kërkuat shëndet për të, ndërsa kur teshtita unë, këtë nuk e bëte.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Ky e falënderoi All-llahun, ndërsa ti nuk veprove ashtu.”
… pasardhësit e tyre.” Nuk di nëse Profeti ﷺ i ka përmendur dy apo tri gjenerata pas tij. Pastaj Profeti ﷺ shtoi: “Pas jush do të vijnë njerëz që …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e tyre.” Nuk di nëse Profeti ﷺ i ka përmendur dy apo tri gjenerata pas tij. Pastaj Profeti ﷺ shtoi: “Pas jush do të vijnë njerëz që tradhtojnë dhe nuk u zihet besë, që dëshmojnë, edhe pse nuk u kërkohet, zotohen, por nuk e përmbushin zotimin, si dhe mbipesha do të jetë e përhapur në mesin e tyre.”
… “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Transmetohet po ashtu nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës). Këtë shprehje e ka thënë Ibrahimi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur e kanë hedhur në zjarr. E ka thënë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur (armiqtë) i kanë thënë: “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës).”
… një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Abdullah Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ përcjell se Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe të këqijat, pastaj i ka sqaruar. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu i shkruan një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, nëse dëshiron të kryejë ndonjë vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Por, nëse dëshiron ta kryejë atë dhe e kryen, atëherë Allahu ia shkruan vetëm një të keqe."
… Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ përcjell se Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë: “Vërtet Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe ato të këqija, pastaj i ka sqaruar. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, nëse dëshiron të kryejë ndonjë vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Por, nëse dëshiron ta kryejë atë dhe e kryen, atëherë Allahu ia shkruan vetëm një të keqe.”
… dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo shton: “Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: “Cili musliman është më i mirë se …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo shton: “Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: “Cili musliman është më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që bëri hixhret tek i Dërguari i Allahut ﷺ?!” Megjithatë, unë e thashë atë lutje, kështu që Allahu ma zëvendësoi me të Dërguarin e Tij ﷺ.”
… nga kjo. Pejgamberi ﷺ ia përsëriti, dhe shtoi: “Edhe diçka, me të cilën besimtari ngrihet njëqind shkallë në Xhenet, ndërsa distanca mes çdo dy …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”- Përsëritma edhe një herë, o i Dërguari i Allahut, - tha Ebu Seidi, i mahnitur nga kjo. Pejgamberi ﷺ ia përsëriti, dhe shtoi: “Edhe diçka, me të cilën besimtari ngrihet njëqind shkallë në Xhenet, ndërsa distanca mes çdo dy shkallëve është sa largësia mes Tokës dhe Qiellit.” - E cila është ajo gjë, o i Dërguari i Allahut!? - “Xhihadi në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.”
… tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu ekber) tridhjetë e …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që pas çdo namazi e lartëson Allahun (thotë subhanallah) tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu ekber) tridhjetë e tri herë, që të gjitha bëhen nëntëdhjetë e nëntë, dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej'in kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai ka fuqi për çdo gjë), do t'i falen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.”
… më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-Rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi." Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: "Fatihanë e kam ndarë përgjysmë mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon. Kur robi thotë: "Elhamdu lil-lahi rabbil-alemin", Allahu i Lartësuar thotë: "Robi Im më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-Rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi." Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më madhëroi", - një herë pati thënë: "Robi Im më besoi çdo gjë të tij." Kur robi thotë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein", Allahu thotë: "Kjo është mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon." Kur robi thotë: "Ihdinas-siratal-mustekim, siratal-ledhine enamte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ueled-dal-lin", Allahu thotë: "Kjo i përket robit Tim dhe atij i takon ajo që ka kërkuar.”
… u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata që nuk u dha u hidhëruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falënderoi dhe e lavdëroi …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Transmetohet nga Amr ibn Taglibi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem solli një pasuri apo robër (lufte) dhe i ndau. Disa njerëzve u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata që nuk u dha u hidhëruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falënderoi dhe e lavdëroi All-llahun dhe tha. “Pasha All-llahun, unë i kam dhënë ndonjë njeriu kurse ndonjë e kam lënë. Atë që e kam lënë, e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë. Unë, vërtet, u kam dhënë disave, sepse kam parë në zemrat e tyre mosdurim, mospajtim dhe shqetësim, kurse i kam lënë disa njerëz që All-llahu ua ka bërë zemrat të pasura dhe të hajrit. Prej këtyre është Amr ibn Taglib.” Amr ibn Taglibi ka thënë: “Pasha All-llahun, më tepër kam dashur atë fjalë të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem sesa pasurinë më të çmueshme.”
Hadithi 1412Rijadus-SalihinEbu Davudi dhe Tirmidhiu; i cili thotë se ky është hadith sahih
… falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e atëherë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ky u …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Fedale b. Ubejd r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut e ka dëgjuar një njeri që bën lutje në namazin e tij, por nuk e ka theksuar falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e atëherë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ky u ngut.” Pastaj i tha atij apo dikujt tjetër: “Kur dikush prej jush falet (bën lutje), le të fillojë me falënderimet ndaj Krijuesit të Tij, lavdisë Atij dhe lartësisë së Tij, e pastaj le të thotë salavat mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e vetëm atëherë le të lutet për ç’të dojë.”