Kërko: nese falenderoni do t'ua shtoj

Bekare 2:211 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të këqijat. Ndërsa atyre që e falënderojnë Allahun për mirësitë e dhuruara, jo vetëm që nuk u largohen ato mirësi që kanë, por ato u shtohen vazhdimisht nga Allahu i Lartësuar dhe Bujar.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

“Pyeti bijtë e Israilit se sa shumë argumente të qarta u kemi dhënë atyre.” – Kuptimi: Sa e sa argumente të qarta u kemi dhënë, që vërtetojnë sinqeritetin e profetëve që kemi dërguar tek ata. Në fakt, ata i njohën dhe i kuptuan mirë argumentet e Zotit, por, megjithatë, nuk treguan mirënjohje ndaj Tij. Ata i shpërfillën mirësitë e Zotit, duke i mohuar ato dhe duke mos u bindur. Kështu, ata e merituan që Allahu i Lartësuar të zbriste ndëshkimin e Tij mbi ta dhe të mos u caktonte pjesë në shpërblimet e Tij të mëdha. - “E kush i mohon të mirat e Allahut, pasi i janë dërguar, të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër.” – Pra, me fjalë të tjera, Allahu i Lartësuar deklaron se atyre që begatohen me mirësi të dynjasë apo edhe me iman, dhe nuk shprehin mirënjohje ndaj Tij, atyre do t’u zhduken këto mirësi. Çdo mirësi së cilës nuk i jepet haku i mirënjohjes është e destinuar që të largohet dhe të shndërrohet në të kundërtën e saj, sepse në vend të mirënjohjes për të, në zemrën e robit ka zënë vend mosmirënjohja dhe mohimi. Pra, me mosmirënjohjen e tij, bëri që në vend të mirësive të mbizotërojnë të këqijat. Ndërsa atyre që e falënderojnë Allahun për mirësitë e dhuruara, jo vetëm që nuk u largohen ato mirësi që kanë, por ato u shtohen vazhdimisht nga Allahu i Lartësuar dhe Bujar.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:243–2:245 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i shfrytëzojnë për të kryer gjynahe ndaj Tij. Pak njerëz i njohin mirësitë e Zotit dhe shumë pak prej tyre i përdorin ato për t a falënderuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes?” - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon historinë e disa mijëra njerëzve, të cilët u larguan nga vendi i tyre me një qëllim të vetëm: për t'i shpëtuar vdekjes nga një fatkeqësi që u kanosej. Porse caktimit të Allahut nuk mund t'i shpëtosh . Kështu, Allahu i Lartësuar u tha: - “Allahu u tha atyre: “Vdisni!” E pastaj Ai i ringjalli. ” – Pra, ata vdiqën që të gjithë. Më pas, Allahu i Lartësuar i ringjalli ata, ndoshta për shkak të lutjes së Profetit të tyre, ose për ndonjë shkak tjetër. Ai i ringjalli ata, duke u treguar në këtë mënyrë mëshirën, butësinë dhe faljen e Tij të madhe. Ai i ringjalli ata, për t'u qartësuar krijesave fuqinë e Tij të padiskutueshme për ringjalljen e të vdekurve. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.” - Megjithëse Allahu i Lartësuar u dhuron krijesave mirësi të jashtëzakonshme, shumica e tyre nuk tregojnë mirënjohje. Madje shumë prej tyre, mirësitë e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, i shfrytëzojnë për të kryer gjynahe ndaj Tij. Pak njerëz i njohin mirësitë e Zotit dhe shumë pak prej tyre i përdorin ato për t a falënderuar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij. Pastaj, i Lartësuari na urdhëron që të luftojmë për hir të Tij, kundër armiqve të rrugës së drejtë. Ai na urdhëron që të luftojmë për të përhapur ndër njerëz fenë e Tij: adhurimin e një Zoti të vetëm: - “Atëherë, luftoni për hir të Allahut dhe ta dini se Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka.” – Pra, rregullojeni qëllimin e luftës suaj, duke synuar me të veçse kënaqësinë e Allahut. Mësojeni se lënia e xhihadit nuk sjell asnjë lloj dobie e mirësie. Nëse mendoni se, duke lënë xhihadin, do të ruani jetën dhe sigurinë tuaj, jeni të gabuar. Për këtë arsye përmend Allahu i Lartësuar historinë e popullit që u shpërngulën masivisht nga vendi i tyre për t'i shpëtuar vdekjes, por që nuk patën shpëtim, sepse përsëri vdiqën. Edhe pse u munduan t’i ruheshin vdekjes duke ikur, ata nuk shpëtuan dot prej saj. Atyre u erdhi vdekja andej nga nuk e kishin menduar. Pra, sikurse atyre nuk u bëri dobi asnjë masë që morën kundër vdekjes, dijeni se edhe ju nuk mund t'i shpëtoni asaj duke braktisur detyrën për të bërë xhihad. Luftoni pra, se xhihadi është mirësia që kërkoni. Duke qenë se xhihadi ka nevojë për pasuri që të zhvillohet, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të shpenzojmë për këtë qëllim, duke thënë: - “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish?" - Kush dëshiron që t'i shtohen shpërblimet tek Allahu i Lartësuar, le të shpenzojë çfarë të ketë më të lehtë prej pasurisë së tij në rrugët e shumta të mirësisë, të cilat i ka sqaruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij, e në mënyrë të veçantë për të mbështetur dhe forcuar xhihadin në rrugën e Zotit. Shpenzime të tilla, Allahu i Lartësuar i ka quajtur “hua” të mirë, pra, shpenzim të mirë. Jo çdo lloj shpenzimi shpërblehet nga Allahu i Lartësuar. I vetmi shpenzim që shpërblehet nga Allahu i Lartësuar, është shpenzimi i mirë. Një shpenzim quhet i mirë vetëm nëse plotëson dy kushte: 1. të jetë prej pasurisë hallall; 2. të jepet për hir të Allahut, duke synuar kënaqësinë e Tij. Vetëm për këtë lloj shpenzimi ka premtuar Allahu i Lartësuar shumëfishim të mirësive, duke thënë: - “...që Ai t’ia shtojë atë shumëfish?” - Një vepër të mirë, Allahu i Lartësuar e shpërblen dhjetëfish, njëqindfish ose më tepër. Kjo bëhet në varësi të disa kushteve, si: - në varësi të gjendjes së atij që shpenzon; - në varësi të qëllimit që njeriu kërkon të arrijë me shpenzimin; - në varësi të dobisë së arritur nëpërmjet atij shpenzimi; - në varësi të nevojës që ndihet për atë shpenzim. Njeriu ndoshta mendon se, duke shpenzuar shumë, do të varfërohet. Për të larguar këtë mendim të gabuar, Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu e pakëson rizkun dhe po Ai jep me mbushulli. – Është Allahu i Lartësuar Ai që ia shton pasurinë atij që Ai do dhe ia pakëson, gjithashtu, atij që Ai do. Kjo tregon se administrimi i të gjitha çështjeve është vetëm në dorën e Allahut. Ai vendos për gjithçka. Mosdhënia për bamirësi nuk e shton pasurinë, ashtu sikurse edhe shpenzimi në rrugë të Allahut nuk e pakëson pasurinë. Madje, jo vetëm që nuk pakëson asgjë, por Ditën e Gjykimit, Allahu i Lartësuar do të japë shpërblim të plotë për pasurinë që robi ka shpenzuar për hir të Tij. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: - “Vetëm tek Ai është kthimi juaj.” - Tek Ai do të kthehen të gjithë, për t'u llogaritur dhe për t'u shpërblyer plotësisht e me drejtësi për gjithçka që kanë bërë në këtë jetë. Ky ajet tregon qartë se masat që ndërmerr robi nuk mund ta ndryshojnë gjykimin dhe përcaktimin e drejtë të Allahut për krijesat. Ato nuk mund ta ndryshojnë drejtësinë dhe urtësinë që ka përcaktuar Zoti i gjithësisë, sidomos ato lloj masash që shpërfillin urdhëresat e Tij. Në këtë ajet përmendet, gjithashtu, një mrekulli e madhe që Zoti i ka shfaqur njerëzimit. Ajo është ringjallja e të vdekurve që në këtë botë, duke treguar kështu fuqinë e Tij absolute për ta bërë këtë gjë. Ky ajet na urdhëron që të luftojmë dhe të shpenzojmë për të triumfuar feja e Allahut. Por ai na tregon edhe shkaqet që na shtyjnë të shpenzojmë dhe të luftojmë për këtë çështje: Kështu, Allahu e ka quajtur këtë lloj shpenzimi “hua të mirë”, gjë që na jep të kuptojmë se ajo do të kthehet mbrapsht patjetër, sikurse është detyrë që të kthehet huaja. Jo vetëm kaq, por Allahu premton se do ta kthejë shumëfish shpërblimin e Tij. Përveç kësaj, në ajet tregohet se shtimi dhe pakësimi i pasurisë është në dorë të Allahut të Lartësuar dhe të askujt tjetër, dhe kjo të nxit që të japësh jetën dhe pasurinë vetëm për hir të Tij. Në fund, Allahu na kujton se të gjithë tek Ai do të kthehemi një ditë, për t'u llogaritur dhe për t'u shpërblyer për veprat tona.

Mus'haf Hape →
Maide 5:54 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e bujari prej Tij. Ai e bën këtë që ata të mos mashtrohen e të vetëkënaqen, por të tregohen mirënjohës dhe t’i shtojnë edhe më shumë falënderimet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë;...” - Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është i Pasur dhe i Jonevojtar për botën. Çdokush që e lë fenë e Tij nuk e dëmton aspak Atë, por dëmton veçse vetveten. Allahu ka robër adhurues të sinqertë, burra të çiltër dhe të vërtetë, të cilët Ai i ka udhëzuar dhe është përkujdesur për udhëzimin e tyre. I Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti i ka veçuar ata për Veten e Vet, duke na treguar se do të kujdeset Vetë që t’i sjellë në ekzistencë. Ata janë krijesat me cilësitë më të larta dhe me shpirtrat më të pastër. Cilësia më e mirë që ata kanë është që Allahu i do ata dhe ata e duan Allahun. Dashuria e Allahut për robin është mirësia më e madhe që Ai i ka dhuruar ndonjëherë robit dhe vlerësimi më i lartë për të. Kur Allahu i Madhëruar e do një rob, ia lehtëson atij shkaqet për ta realizuar këtë qëllim, duke i dhënë vullnet dhe sukses për të vepruar çdo të mirë dhe për të lënë çdo të keqe. Pas kësaj, edhe zemrat e njerëzve të tjerë fillojnë ta duan dhe nderojnë atë rob të zgjedhur dhe të përunjur ndaj Allahut, të cilin Ai e do. Një nga cilësitë e domosdoshme të një robi që e do Allahun dhe e madhëron Atë është pasimi rigoroz i Traditës së Profetit të Tij, në çështjet e jashtme e të dukshme dhe në ato të brendshme e të fshehura, në drejtim të fjalëve, punëve dhe gjendjeve të tij, sikurse thotë i Lartësuari: “ Thuaj (o Muhammed) : “Nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet tuaja.” Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët. ” [Al Imran 32, 33]. Shenjë tjetër e dashurisë së Allahut për robin e Tij është dhe përpjekja e vazhdueshme e robit për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar duke kryer vepra të mira të detyrueshme (farze) dhe të pëlqyeshme (nafile), sikurse ka përcjellë Profeti thënien e saktë prej Allahut të Lartësuar: “Nuk afrohet ndonjëherë robi tek Unë me ndonjë vepër më të dashur për Mua sesa me atë vepër që ia kam bërë detyrë. Vazhdon robi që të afrohet tek Unë me vepra nafile të mira, derisa Unë e dua atë. Dhe kur Unë e dua atë, bëhem dëgjimi i tij, me të cilin ai dëgjon, vështrimi i tij, me të cilin ai vështron, dora e tij, me të cilën ai vepron, këmba e tij, me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon, Unë i jap, nëse më kërkon mbrojtje dhe strehim, Unë e mbroj dhe strehoj”. Një detyrë e domosdoshme për të dashur Allahun e Madhëruar është njohja e Tij dhe shpeshtimi i përmendjes s ë Tij. Dashuria pa njohje është shumë e mangët, madje e paqenë, edhe nëse mund të pretendohet me fjalë. Gjithashtu, ai që e do Zotin, e shton përmendjen e Tij. Nëse Zoti e do një rob, e shpërblen atë shumë dhe për vepra tepër të vogla. Nëse Zoti e do robin, ia fal atij edhe gabimet apo rrëshqitjet e shumta. Cilësi tjetër e këtyre të përzgjedhurve fatlumë është edhe: “...modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; ” - Ata janë të thjeshtë dhe të butë ndaj besimtarëve, për shkak të dashurisë, mëshirës e dhembshurisë së madhe për ta. Ata vetë në përgjithësi kanë natyrë të butë dhe dashamirëse me njerëzit, prandaj butësia me besimtarët është mëse e pranueshme për natyrën e tyre. Ndërsa me qafirët, të cilët me arrogancë mohojnë Zotin, shpalljet hyjnore dhe profetët, me këta lloj njerëzish ata tregohen të fortë dhe të ashpër. Ata shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe energjitë për të luftuar kundër qafirëve dhe për të triumfuar feja e Zotit dhe adhurimi i Tij si Një i vetëm. Ata përgatiten ashtu sikurse thotë i Madhëruari: “Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës, në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj, si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi. ”. [Enfal 60]. I Lartësuari i ka përshkruar gjithashtu ata duke thënë: "Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri -tjetrin.” [Fet’h 29]. Kësisoj, ashpërsia dhe urrejtja kundër armiqve të Zotit është nga një nga veprat e mira që të afrojnë tek i Madhërishmi. Besimtarët i urrejnë qafirët dhe kufrin e tyre. Megjithatë, ashpërsia kundër qafirëve nuk duhet të ndikojë që të mos i ftojmë ata në Islam me mënyrat më të mira dhe më të bukura. Si ashpërsia ndaj tyre, ashtu edhe butësia e përdorur me ta kur i thërrasim në Islam janë në të mirë të tyre, për t’i zgjuar nga përhumbja dhe vdekja si mohues. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon cilësi të tjera të të zgjedhurve: - “...që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. ”. - Ata luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit me pasurinë dhe veten e tyre, me fjalët dhe me veprat e tyre. Ata nuk i frikësohen kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Ajo që ka rëndësi për ta është se si të kënaqin Zotin dhe si të ruhen nga ndëshkimi i Tij, e jo frika nga krijesat. Kjo tregon për fuqinë e vullnetit dhe të qëllimit të tyre, sepse kush ka zemër të dobët, edhe vullnetin e qëllimin i ka të dobët, dhe mjafton një vërejtje prej njerëzve, e ai dorëzohet. Kështu, fuqia e tij dobësohet gjatë përplasjes me kundërshtarët dhe qortuesit. Në zemrën e tij ekziston adhurimi i dikujt tjetër veç Zotit, në varësi të konsideratës që ai i kushton kënaqësisë dhe plotësimit të orekseve të njerëzve kundrejt urdhrave dhe porosive të Zotit. Zemra çlirohet nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut, veçse kur të mos ketë frikë dhe të mos i druhet askujt veç Allahut, kur vjen puna për zbatimin e porosive të Tij. Pasi i lëvdon të zgjedhurit e Tij për ato cilësi të cilat vetë Ai ua dhuron nga bujaria e Vet, dhe të cilat i nxisin besimtarët që të bëjnë shumë punë të mira, përveç atyre që u përmendën, Allahu i Lartësuar ua kujton sërish se të gjitha ato janë thjesht mirësi e bujari prej Tij. Ai e bën këtë që ata të mos mashtrohen e të vetëkënaqen, por të tregohen mirënjohës dhe t’i shtojnë edhe më shumë falënderimet ndaj Tij. Duke e falënderuar Dhuruesin dhe duke treguar mirënjohje dhe përunjësi para Tij, Ai do t’ua shtojë edhe më shumë mirësinë e dhuruar, madje mirësia dhe bujaria e Tij do të përfshijë edhe të tjerët rreth tyre. Mirësitë e Allahut janë të pakufishme dhe të panumërta, prandaj i Madhëruari thotë: - “Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur.” - Allahu është i Gjerë në mirësinë dhe bujarinë e Tij. Të shumta dhe të pakufishme janë mirësitë që Ai dhuron. Mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka. Por të dashurve të Tij të zgjedhur Ai u jep mirësi të mrekullueshme, të cilat ua dhuron veçse atyre. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdi tur për ata që meritojnë bujarinë dhe mirësinë e Tij të posaçme. Ai e di shumë mirë se kujt ia jep mirësinë e Tij themelore dhe pjesët e saj.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:155–2:157 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e drejtë. - Umer Ibn Hatabi ka thënë për këtë ajet: "Sa të mira janë këto dy shpërblime dhe sa e mirë është kjo shtesë (dhuratë) e premtuar. Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton se Ai ka për t’i vënë në provë besimtarët, herë me mirësi e herë me vështirësi, me frikë, uri etj, siç thotë i Madhëruari: "Atëherë, Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës." [Nahl 112]. Frika dhe uria janë bashkëudhëtare të pandashme. Ndërsa këtu thotë: - "Ne do t’ju sprovojmë ndonjëherë me frikë, me uri..." - Pra, me diçka të vogël nga këto lloj sprovash. - me humbje në pasuri - Pra, duke humbur një pjesë të saj (jo të gjithën). - ose në njerëz - Si për shembull, vdekja e miqve dhe e të afërmve. - dhe me pakësim të prodhimit. - Si p.sh pakësimi i prodhimit bujqësor. Kushdo që bën durim në të tilla raste shpërblehet; e kush e humb shpresën dhe tregon pakënaqësi me caktimin e Zotit, Ai e ndëshkon. - Por ti përgëzoji durimtarët - Që janë ata të cilët: - Ata që, kur i godet ndonjë e keqe, thonë: “Ne, jemi të Allahut, dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.”. - Ata gjejnë ngushëllim e prehje me të tilla fjalë në zemrat e tyre kur i godasin fatkeqësitë. Ata e dinë mirë se janë krijesa e pronë e Allahut dhe Allahu vepron me robërit e Tij ashtu siç Ai dëshiron. Ata janë të bindur se tek Allahu do të kthehen në ahiret. Allahu na tregon më pas se çfarë u dhuron atyre për durimin e tyre: - Vetëm këta kanë nga Zoti i tyre (salauate) bekime dhe mëshirë, - Salavatet e Allahut për robin janë lavdërimet nga Allahu për të. - dhe vetëm këta janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë. - Umer Ibn Hatabi ka thënë për këtë ajet: "Sa të mira janë këto dy shpërblime dhe sa e mirë është kjo shtesë (dhuratë) e premtuar. Allahu thotë: "Vetëm këta kanë nga Zoti i tyre (salavate) bekime dhe mëshirë...", këto janë dy shpërblimet. Ndërsa: “...dhe vetëm këta janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë" është shtesa (dhurata) e premtuar." Domethënë, këtyre u jepet shpërblimi dhe u shtohet më shumë nga bujaria e Allahut. Rreth dobisë së shprehjes: " Innâ lil -lâhi ue innâ ilejhi râxhiun" (Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë) gjatë fatkeqësive janë përcjellë hadithe të shumta. Kështu, nga Muslimi, në Sahihun e tij vjen një hadith nga Ummu Selemete, (Allahu qoftë i kënaqur me të) që ka thënë: “E kam kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 154 “Çdo rob që e godet fatkeqësia dhe thotë: “"In-nâ lil-lâhi ue in -nâ ilejhi râxhiun. All - llâhum-me exhirni fi musibeti ueħlif li ħajran minhâ!" / Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë! O Allah! Me shpërble mua me fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë se ajo!, Allahu ka për ta shpërblyer për fatkeqësinë e tij dhe ka për t'ia zëvendësuar me diçka më të mirë se ajo." Ummu Seleme vazhdon: "Kur vdiq Ebu Seleme (pra, bashkëshorti i saj), unë thashë siç urdhëroi Profeti i Allahut dhe Allahu ma zëvendësoi mua me dikë më të mirë se ai, pra, me Profetin e Allahut.” Imam Ahmedi përcjell me senedin e tij nga El Husejn ibnu Alij, se Profeti ﷺ ka thënë: 155 “Çdo musliman dhe muslimane që goditet me ndonjë fatkeqësi dhe sa herë që e kujton, thotë lutjen e fatkeqësisë, edhe pas një kohe të gjatë, Allahu ka për t’i dhënë të njëjtin shpërblim si ditën që i ndodhi fatkeqësia dhe ai bëri durim duke thënë këtë lutje.” Imam Ahmedi përcjell nga Ebi Senani, që ka thënë: 156 “Isha brenda në varr, kur po varrosja një prej bijve të mij, kur Ebu Talha (d.m.th El Haulaniju) më kapi për dore, më nxori nga varri dhe më tha: “A të të jap një lajm të mirë?” - “Po.” - “Më ka treguar Dahhak Ibn Abdurrahman Ibn Auzebi, e ky nga Ebu Musai, që rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: “Allahu i thotë Melekut të Vdekjes: ‘A e more djalin e robit Tim? A ia more dritën e syrit dhe frutin e zemrës së tij? - “Po!” - Çfarë tha? - “Të lavdëroi dhe tha: "Innâ lil -lâhi ue in -nâ ilejhi râxhiun.... ”. Atëherë Allahu thotë: “Ndërtojini një shtëpi në Xhenet dhe quajeni Shtëpia e Falënderimit dhe Lavdërimit!”

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:26–55:30 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i madhë - shtisë dhe bujarisë! Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje! Në mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë dhe përgjërohemi! Rregulloje …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur ...” - Allahu i Lartësuar na bën me dije se të gjithë banorët e Tokës do të vdesin dhe po kështu banorët e qiejve, përveç atyre që dëshiron Allahu. Nuk do të mbetet askush përveç Allahut të Madhëruar e Bujar. Ai është Zoti i Lartësuar, i pastër nga çdo e metë, Ai është i Gjalli, i Cili kurrë nuk vdes. Katade thotë: “Fillimisht i Lartë - suari na njoftoi për atë që krijoi, pastaj na njoftoi se e gjithë kjo ka për t’u zhdukur. Në një lutje të transmetuar nga Profeti ﷺ thuhet: 2540. “O i Gjallë, i Përjetshëm! Ti që mban gjithçka, o Krijuesi i qiejve dhe Tokës. O Sunduesi dhe Pronari i madhë - shtisë dhe bujarisë! Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje! Në mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë dhe përgjërohemi! Rregulloje gjendjen dhe gjithë punët tona dhe mos na lër të mbështetemi në veten tonë as sa një pulitje sysh dhe as të mbështetemi në ndonjë prej krijesave të Tua!” Shabiju thotë: “Kur të lexosh: “Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur...”, mos hesht, por lexo menjëherë pas saj: “ ue jebkâ uexh’hu rab-bike dhul xhelâli uel ikrâm ”, pra: “E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar.”. - “E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar.” Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Dhe veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar) veç Tij. Çdo gjë, përveç Fytyrës së Tij do të zhduket. Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë! ” [Kasas 88]. Allahu i Madhëruar e përshkruan Veten në këtë ajet si “i Madhëruar e Bujar.” Ai është tërësisht meritor që të madhërohet dhe kurrë të mos i thyhen urdhëresat apo t’i shpërfillet fjala. Ai është meritor që t’i bindesh dhe kurrë të mos kundërshtosh ligjin e Tij. Allahu i Lartësuar e ka përme - ndur Fytyrën e Tij edhe në ajete të tjera si: “Bëj durim e qëndro vetëm me ata që e lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje e që kanë për qëllim (shikimin në) Fytyrën e Tij ...” [Kehf 28]. Ose kur na tregon fjalët e bamirësve: “Ne (thonë të devotshmit) po ju ushqejmë veçse për hir të (shikimit të) Fytyrës së Allahut dhe nuk kërkojmë prej jush ndonjë shpërblim e as falënderim.” [Insan 9]. Pasi na tregoi se të gjithë banorët e Tokës janë të barabartë në faktin se që të gjithë do të vdesin dhe do të kalojnë në ahi - ret dhe se është Vetë Ai, Zotëruesi i madhë - shtisë dhe i gjithë bujarisë, që do t’i gjykojë me drejtësi, Allahu i Madhëruar thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Kjo është një mirësi, të cilën Zoti ua thekson krijesave, që ata të jenë mirënjohës. - “Atij i drejtohet me lutje çfarë është në qiej e në Tokë.” - Edhe ky pohim na tregon se Allahu është absolutisht i Pasur dhe nuk ka nevojë për asnjë, ndërkohë që të gjitha krijesat janë të varfra para Tij, nevojtare në të gjitha gjendjet dhe aspektet. I Lartësuari thotë: - “Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje.” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Derda, se Profeti ﷺ ka shpjeguar: 2541. “Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: “Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje.” Pra, prej veprave të Tij është që Ai i fal dhe mbulon gjynahet, çliron nga vështirësitë, lartëson disa dhe ul e poshtëron të tjerë.”.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:57 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… por u prishej. Ndërsa ditën e premte u binte racioni për dy ditë, që të mernin edhe për të shtunën, gjatë së cilës ata duhet të bënin pushim, sipas …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi iu kujtoi shpëtimin e tyre nga fatkeqësia, Allahu sërish iu përmend atyre mirësitë e shumta që u kishte dhuruar: - Dhe Ne i nënshtruam retë (gjatë udhëtimit tuaj në shkretëtirë), me qëllim që t'ju bënin hije... - Ai bëri që mbi kokat e tyre të qëndronin grumbuj resh, për t’u bërë hije, gjatë endjes së tyre në shkretëtirë. Ibn Xheriri thotë se ishin re shumë të freskëta dhe që nuk u ngjanin reve që njohim ne. Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij një fjalë nga Muxhahidi, që ka thënë: “Ajo nuk ishte një re e zakonshme, por një lloj i veçantë réje, si ajo që do të shoqërojë zbritjen e melekëve në Ditën e Gjykimit. 63 Pra, ajo ishte një ré e veçantë vetëm për ta.” Kështu kanë përcjellë Ibn Xheriri dhe Theuriju nga Ibn Abasi. Gjithashtu, thuhet se ajo ishte si réja që shoqëroi melekët, të cilët zbritën në ndihmë të besimtarëve në luftën e Bedrit. Ibn Abasi ka thënë se reja i shoqëronte ata vazhdimisht gjatë endjes në shkretëtirë. - dhe nga qielli ju zbritëm menna (rrëshirë e ëmbël) dhe shkurtëza - Mufesirët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth “menna-s”. Disa mendojnë se ajo ishte si një lloj ëmbëlsire e reçeli i trashë, që zbriste në formë shiu. Të tjerë thonë që zbriste në formën e flokëve të dëborës dhe ishte më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Ai binte nga koha e agut deri në kohën e lindjes së diellit. Çdokush merrte vetëm aq sa i mjaftonte për atë ditë. Nëse merrte më shumë, ajo nuk rronte, por u prishej. Ndërsa ditën e premte u binte racioni për dy ditë, që të mernin edhe për të shtunën, gjatë së cilës ata duhet të bënin pushim, sipas ligjit të tyre të sabathit. Allahu e di më mirë, por menna quhet çdo mirësi dhe furnizim i këndshëm në ushqim e pije, që Zoti u dhuronte atyre pa u lodhur dhe pa u munduar për to. Ndërsa menna e zakonshme, nëse hahet vetë, është ushqim dhe ëmbëlsirë, dhe nëse përzihet me ujë, bëhet një pije e shijshme. Nëse përzihet me diçka tjetër, përftohen ushqime të ndryshme. Por sigurisht, ajeti nuk ka për qëllim vetëm këtë lloj menna-je, bazuar në hadithin që sjell Buhariu nga Sead Ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 72 “ El Kem’etu (tartufi) është një lloj menna-je dhe lëngu i tij është shërim për sytë”. Hadithin e sjell, gjithashtu, Ahmedi dhe gjithë autorët e librave të hadithit, përveç Ebu Daudit. Ndërsa në lidhje me selua-n, Atij Ibn Ebu Talhate përcjell nga Ibn Abasi se: “ Selua është el semâniju , pra, shkurtëza.” Të njëjtën fjalë ka thënë edhe Muxhahidi, Sha’biju, Dahhaku, El Haseni, Ikrima dhe Rabi’ Ibn Enesi, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Katadja ka thënë: “ Selua ishte një zog, më afër ngjyrës së kuqe, që e sillte era jugore. Secili prej tyre therte aq sa i nevojitej për një ditë. Ditën e premte merrnin edhe për ditën e shtunë, sepse dita e shtunë ishte pushim dhe nuk duhet që të punonin e as të kërkonin rizkun.” Ndërsa Ibn Abasi ka thënë: “Allahu u mundësoi e krijoi për ta rroba që nuk griseshin dhe nuk bëheshin pis apo të vjetëroheshin.” Ibn Xhurejxhi thotë: “Nëse dikush prej tyre merrte nga menna dhe selua më shumë sesa për një ditë, ato prisheshin. Por kur merrnin ditën e xhuma sa për dy ditë, pra, edhe për ditën e shtunë, ato nuk u prisheshin.” - (duke ju thënë) : “Hani nga të mirat që ju kemi dhënë!". – Ky ishte urdhër që tregonte thjesht lejim dhe udhëzim, për të përfituar nga të mirat e Zotit dhe për të qenë mirënjohës për to. - Por (me këto padrejtësi) , ata nuk na dëmtuan Ne por dëmtuan veten. – Ata u urdhëruan që të hanin nga rizku i Zotit dhe ta adhuronin Atë, siç thuhet në një ajet tjetër: “Hani nga begatitë e Zotit tuaj dhe jini mirënjohës ndaj Tij!” [Sebe’e 15]. Mirënjohja dhe falënderimi i Zotit shprehet duke e adhuruar Atë ashtu siç ka urdhëruar Ai, por ata e kundërshtuan këtë urdhër, u treguan mosmirënjohës e mohues dhe e ngarkuan veten me padrejtësi. Ata u zhytën në padrejtësinë më të madhe, kur preferuan mosmirënjohjen e humbjen, kundrejt besimit të vërtetë dhe korrekt, edhe pse ishin të shumta shenjat dhe mrekullitë që kishin parë dhe dëshmuar. Për këtë arsye, e merituan ndëshkimin me zjarr. Për këtë flet fjala e Allahut: “Por (me këto padrejtësi) , ata nuk na dëmtuan Ne, por dëmtuan veten.” Këtu del qartë grada dhe virtytet e larta të sahabëve të Profetit tonë Muhamed , - Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe me shokët e të gjithë profetëve. Sahabët e Muhamedit ishin njerëzit më të durueshëm dhe të palëkundur nga rruga e Zotit. Ata nuk qaheshin apo ankoheshin kurrë në udhëtimet dhe ekspeditat që Profeti bënte. Kështu p.sh., në betejën e Tebukut, në atë udhëtim përvëlues dhe atë skamje të madhe, nuk i kërkuan Profetit ﷺ as gjënë më të vogël dhe nuk nxorën një gjysëm fjale. Ata nuk i kërkuan as mrekulli e gjëra të jashtëzakonshme dhe as nuk bënë ndonjë ankesë për mungesat dhe vuajtjet e tyre, edhe pse për Profetin të gjitha këto do të ishin të thjeshta dhe do të mjaftonte që ai t’i lutej Zotit. E vetmja gjë që kërkuan ishte shtimi i ushqimit, kur i këputi uria, dhe kërkesa për ujë, kur i lodhi etja e madhe. Atëherë, Profeti ﷺ e luti Zotin dhe ata mbushën çdo enë e trastë që kishin. Gjithashtu, ai e luti Zotin për ujë dhe atëherë erdhi një re, që hodhi shi mbi ta dhe ata pinë ujë, u dhanë deveve e kafshëve dhe mbushën enët e tyre. Kjo është grada më e plotë e njeriut: të ecësh dhe përshtatesh i kënaqur me caktimin e Allahut, duke u kujdesur njëkohësisht të pasosh Profetin e Allahut dhe rrugën e tij me durim e këmbëngulje.

Mus'haf Hape →
Kaf 50:36–50:45 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… dhe e përfundoi për gjashtë ditë, e të shtunën pushoi, sepse ishte lodhur. Atë thënie të tyre Kur'ani e refuzoi si të pa bazë. Muhammedi urdhërohet të mos u vërë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Shkatërrimi i zullumqarëve që ishin më të fuqishëm se kundërshtarët e Kur'anit dhe të Muhammedit, të cilët u përpoqën t'i shpëtojnë dënimit, por nuk ia dolën, do të duhej të jetë këshillë për atë që ka mend dhe që përcjell çështjet me vëmendje. Jehuditë thonin se Zoti e filloi krijimin e botës ditën e dielë dhe e përfundoi për gjashtë ditë, e të shtunën pushoi, sepse ishte lodhur. Atë thënie të tyre Kur'ani e refuzoi si të pa bazë. Muhammedi urdhërohet të mos u vërë veshin thënieve të tyre, sepse Zoti e di më së miri atë që e thonë ata, i thuhet se ti ke për detyrë t'i këshillosh e t'i qortosh, e jo t'i fusësh me dhunë në fenë islame, këshilloje atë që i ka frikë dënimit me Zjarr. thuhet madhëroje dhe falënderoje Zotin tënd me dy rekate namaz para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, e falu edhe natën i edhe pas namazeve, farzeve. Para Miraxhit ishin obligim dy rekate namaz para mëngjesit dhe dy para mbrëmjes, ishte bukur obligim edhe namazi gjatë natës. Natën e Miraxhit u bënë obligim pesë kohët e namazit në mesin e të cilave edhe ai i sabahut dhe i ikindisë që u falën edhe më parë. Israfili është ai që thërret për ringjallje, atë thirrje të tij e dëgjojnë të gjithë njësoj, toka hapet e njerëzit dalin duke u ngutur për tubim, i cili për Zotin është shumë lehtë. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Kafë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Mus'haf Hape →
Mearixh 70:19–70:35 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… nga ato që i ka dhuruar Allahu dhe nuk e falënderon Allahun për mirësitë e Tij. Kështu, kur e kap e keqja, nuk duron, ndërsa kur i vjen e mira, nuk falënderon dhe nuk e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pa dyshim, njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.” - Kjo është një cilësi e natyrës njerëzore, e cila shpjegohet më pas: - “Kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.” - Kur e kap varfëria ose ndonjë sëmundje, ose kur humbet ndonjë të dashur, fëmijë, familjar apo edhe pasuri, ai nuk bën durim e nuk kënaqet me caktimin e Allahut të Lartësuar, por ankohet. - “Ndërsa, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.” – Domethënë, ai nuk shpenzon nga ato që i ka dhuruar Allahu dhe nuk e falënderon Allahun për mirësitë e Tij. Kështu, kur e kap e keqja, nuk duron, ndërsa kur i vjen e mira, nuk falënderon dhe nuk e shpërndan mirësinë e tij tek të tjerët. Por nuk janë të tillë disa njerëzi të tjerë, të cilët kanë disa cilësi të vyera. Kur i vjen e mira, ata falënderojnë Allahun dhe shpenzojnë për hir të Tij, ndërsa kur i godet e keqja, ata bëjnë durim dhe llogarisin shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Më pas, Allahu i Madhëruar na sjell cilësitë e këtyre të zgjedhurve: - “Përveç atyre që falen...” - Përjashtim bëjnë vetëm ata që falin namaz, të cilët kanë cilësitë e mëposhtme. Kur i vjen e mira, ata tregojnë mirënjohje dhe e lavdërojnë Allahun e Lartësuar. Në shenjë mirënjohjeje dhe adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar, ata shpenzojnë prej mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ndërsa kur goditen nga fatkeqësia, ata bëjnë durim dhe shpresojnë shpërblimin e Allahut të Madhëruar, duke u kënaqur me caktimin e Tij për ta. Më poshtë, Allahu i Madhëruar vijon me cilësitë e tjera të këtyre të zgjedhurve: - “...që janë të vazhdueshëm në faljen e namazit të tyre. " - Ata janë të vazhdueshëm në faljen e namazit, duke qenë të kujdesshëm në plotësimin e kushteve, detyrave dhe veprave të pëlqyeshme dhe plotësuese të tij. Ata kujdesen që të jenë korrekt me kohët e namazit. Nuk janë si ata që nuk e falin namazin apo e falin në disa kohë dhe e braktisin në kohë të tjera, dhe as si ata që e falin me mangësi. - “Dhe përveç atyre që, në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar për lypësin dhe për nevojtarin.” - Ata veçojnë vazhdimisht prej pasurive të tyre një pjesë të caktuar, për ta shpenzuar për hir të Allahut. Ata japin për të plotësuar detyrimin fetar, por edhe në formë sadakaje. Ata tregohen bamirës ndaj krijesave, duke ndihmuar lypësit dhe të skamurit që nuk lypin, të cilët nuk i dallon dot që kanë nevojë. - “Dhe përveç atyre, që e besojnë me siguri të plotë Ditën e Gjykimit,...” - Këta besojnë plotësisht gjithçka për të cilën i ka lajmëruar Allahu i Madhëruar dhe gjithçka për të cilën kanë njoftuar profetët e Tij. Allahu i Lartësuar dhe profetët e Tij kanë njoftuar për Ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë me drejtësi, dhe besimtarët e besojnë me siguri të plotë këtë. Ky besim i bën ata të përpiqen seriozisht dhe të përgatiten për atë ditë. Ata punojnë për atë ditë, ashtu sikurse janë udhëzuar nga Allahu i Madhëruar dhe profetët e Tij. Besimi i plotë në ditën e Llogarisë nënkupton edhe besimin e plotë në profetët e Zotit dhe në shpalljet hyjnore, të cilat Ai ua shpalli atyre, si udhëzim për njerëzimin, që të mësojnë si të përgatiten për atë ditë. - “...dhe atyre që prej dënimit të Zotit të tyre frikësohen.” – Kjo frikë dhe respekt për të Madhëruarin i bën që vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe t’i largohen çdo fjale e veprimi që i çon drejt dënimit dhe zemërimit të të Madhëruarit. - “Nuk ka dyshim se prej dënimit të Zotit të tyre nuk ka shpëtim.” - Ndëshkimi i të Drejtit është i tillë që vërtet duhet t’i frikësohesh dhe ruhesh. Askush nuk mund të pretendojë se është i sigurt nga ndëshkimi i Zotit të tij, përderisa jeton në këtë dynja. Të gjithë janë të sprovuar dhe mund të bien në gabime, që të meritojnë ndëshkimin e të Drejtit. - “Përjashtohen edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet...” - Ata janë të kujdesshëm dhe të ruajtur, për sa i përket nderit dhe moralit të tyre. Ata nuk e kënaqin epshin me marrëdhënie jashtë martese, me homoseksualitet, me bashkëshorten në rrugë anale apo në kohën e periodave të saj etj. Gjithashtu, ata janë të kujdesshëm edhe me vështrimet dhe prekjet e tyre, duke mos u futur në haram. Ata u largohen të gjitha mjeteve dhe rrugëve që të afrojnë në harame. Ata janë plotësisht të rregullt dhe i plotësojnë dëshirat veçse me mënyrat e lejuara nga Zoti i tyre. - “...dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen.” - Ata kufizohen vetëm me bashkëshortet dhe me robëreshat që i kanë në pronësinë e tyre, sepse këto janë të lejuara nga Zoti. Ata kënaqen me to sipas mënyrave të lejuara nga Allahu i Madhëruar. - “Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj - ata janë të shfrenuarit.” - Por ata që e teprojnë dhe kërkojnë të kënaqin dëshirat e tyre përtej këtij kufiri, pra, përtej grave dhe robëreshave, ata konsiderohen si të shfrenuar, që e kalojnë cakun e Zotit. Ky ajet është tregues i ndalimit të martesës së përkohshme ( el mut’ate ) me marrëveshje nga të dyja palët, sepse në këtë lloj martese femra nuk konsiderohet as bashkëshorte me të drejta të plota si e tillë dhe as si skllave. Ky është shfrytëzim i femrës me një mënyrë jo të lejuar nga Allahu i Lartësuar. Mënyra e lejuar nga i Madhëruari është ose bashkëshortësia, që ka kushtet e saj të përcaktuara, të cilat martesa el mut’ate nuk i plotëson, ose pronësia mbi një grua, si skllave e jotja. - “Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.” - Ata janë shumë të kujdesshëm për t’i plotësuar këto gjëra, duke mos u treguar kurrë neglizhentë ndaj tyre. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e amaneteve të marra dhe premtimeve që robi i ka dhënë Zotit të tij, për të cilët do të mbajë përgjegjësi. Ata që janë besimtarë nuk i harrojnë kurrë këto premtime dhe amanete. Gjithashtu, robi mund të marrë e japë premtime dhe amanete edhe me njerëzit e tjerë, në lidhje me pasurinë ose me çështje të tjera. Për çdo premtim dhe amanet, njeriu do të merret në përgjegjësi dhe do të pyetet nga Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë: a i plotësoi ato, apo i shkeli? - “Edhe ata që dëshminë e vet nuk e fshehin.” - Ata dëshmojnë veçse për atë gjë rreth të cilës kanë dije të plotë dhe të sigurt. Ata nuk shtojnë dhe as pakësojnë më shumë se kaq në dëshmitë që sjellin. Ata, gjithashtu, nuk e fshehin kurrë dëshminë e tyre, për asnjë arsye në këtë botë. Ata dëshmojnë me drejtësi, edhe nëse është kundër të dashurve, të afërmve dhe miqve të tyre në dynja, sepse qëllimi kryesor i tyre është kënaqësia e Allahut të Lartësuar. E si mund të veprojnë dhe të mendojnë ndryshe, kur i Madhëruari thotë: “Dëshmoni me drejtësi, për hir të Allahut!” Ose: “O ju që keni besuar, të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve tuaj...” [Nisa, 135]. - “Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm.” - Ata që kujdesen shumë për namazin, duke qenë të vazhdueshëm dhe të rregullt në kryerjen e tij. - “Të gjithë këta janë në Xhenete, të nderuar.” – Të tillët janë në Xhenete, të nderuar dhe të begatuar. Allahu i Lartësuar ka për t’u dhuruar privilegje dhe mirësi të përjetshme, gjëra që i dëshirojnë dhe që iu kënaqen sytë. Ata do të jenë të përjetshëm në Xhenet, me lumturi e kënaqësi të pandërprera. Në gjithë këto ajete, Allahu i Lartësuar na përshkroi të lumturit dhe fatbardhët, me cilësitë dhe veprat e tyre të mrekullueshme. Ata kanë virtyte të larta dhe janë adhurues të rregullt të Allahut. Ata bëjnë adhurime të dukshme, siç është namazi, por edhe adhurime të zemrës, siç është frikë-respekti ndaj të Madhëruarit, që i udhëzon te veprat e fjalët e mira. Ata e adhurojnë Allahun e Lartësuar edhe me pasurinë e tyre, duke u treguar bamirës ndaj krijesave. Dija dhe besimi i tyre janë të pastër dhe të dobishëm. Morali i tyre është i përsosur. Sjellja e tyre ndaj Allahut dhe ndaj krijesave të Allahut është më e mira dhe më e dobishmja. Ata dinë të mbajnë premtimet e amanetet. Ata dëshmojnë me drejtësi dhe dije të plotë. Ata janë njerëzit më të ndershëm dhe më të dëlirë, sepse qëndrojnë brenda kufijve që Zoti ka vendosur. Vetëm me të tillë njerëz përhapet lumturia dhe rregulli në tokë.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:128–20:130 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ata ...” - Bëj durim për mosbesimin që ata shfaqin ndaj teje dhe Shpalljes, që ti përcjell. - “... dhe lavdëroje dhe falënderoje Zotin tënd, para se të lindë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk është paralajmërim për ata (që të kujtojnë), se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve (tani) janë duke ecur? ” - A nuk është një paralajmërim i mjaftueshëm për mohuesit e Shpalljes, që t’i u solle, o Muhamed, fakti që Ne ndëshkuam shumë popuj të hershëm, të cilët nuk i besuan dhe nuk pasuan profetët, që u dërguan ndër ta? Ata u shfarosën nga i pari, tek i fundit, siç mund të dallohet kjo në gërmadhat që mbetën. Vendbanimet e tyre janë të shkreta. A nuk i shohin ata këto rrënoja, kur kalojnë pranë? - “Sigurisht, në këtë ka argumente për ata që kanë logjikë të shëndoshë. ” - Ka argumente për ata që kanë logjikë të shëndoshë, të papërlyer dhe që gjykojnë drejt. I Lartë -suari thotë: “A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të mund të mësojnë urtësinë dhe veshët e tyre të mund të dëgjojnë (të mirën)?! Vërtet, nuk verbo - hen sytë, por verbohen zemrat në kraharor .” [Haxh 46]. Ose: “A nuk marrin mësim ata (mohuesit e profetëve) nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbani-met e të cilëve shpesh kalojnë? Me të vërtetë në ato (vende të shkretuara) ka argumente të shumta. A nuk po dëgjojnë me vëmendje?!” [Sexhde 26]. Pastaj tha: - “Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar).” - Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Allahut të Lartësuar, sipas të cilit Ai nuk dënon asnjë pa i sjellë në fillim argumente të mjaftueshme, ndëshkimi do t’i kapte ata befasisht, që në këtë jetë, por Allahu i Lartësuar përcaktoi që ndëshkimi i tyre të jepej në ahiret. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e ngushëllon Profetin e Tij, duke i thënë: - “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata ...” - Bëj durim për mosbesimin që ata shfaqin ndaj teje dhe Shpalljes, që ti përcjell. - “... dhe lavdëroje dhe falënderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë ...” - Me fjalën “para se të lindë dielli” është për qëllim namazi i sabahut, ndërsa me me fjalën “para se të perëndojë” është për qëllim namazi i ikindisë, siç thotë hadithi në dy Sahih-ët, i rrëfyer nga Xherir Ibn Abdullah el Bexheui (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): 1799. “Ishim ulur tek Profeti i Allahut, i cili, duke vështruar hënën e plotë në një natë të bardhë, tha: “Ju do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni tani këtë hënë, pa ngushtuar për ta parë Atë.” Pastaj tha: “Nëse keni mundësi që të mos ju shpëtojë asnjëherë namazi para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, bëjeni!” Pastaj lexoi këtë ajet ...” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Umarate Ibn Ruejbete, i cili tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Nuk ka për të hyrë në zjarr dikush që fal namazin para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.” [Transmeton Muslimi]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “... edhe në orët e natës ...” - Lavdëroje Allahun edhe në orët e natës, duke falur namaz në to. Disa kanë komentuar duke thënë se këtu bëhet fjalë për namazin e akshamit dhe të jacisë. - “... dhe në skajet e ditës ...” - Kjo qëndron përballë fjalës “në orët e natës”. Pra, falu edhe në orët e ditës. - “... që të mund të gjesh kënaqësi. ” - Allahu thotë në një ajet tjetër: “Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.” [Duha 4, 5]. Gjithashtu, në një hadith të saktë thuhet: 1800. “Allahu i Lartësuar do të thotë: “O banorë të Xhenetit!” Ata do të përgjigjen: “Të përgji - gjemi, o Zoti ynë! E gjithë lumturia është në dorën Tënde!” Ai do të thotë: “A jeni të kënaqur?” Ata do të thonë: “O Zoti ynë, e si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhënë dhe dhuruar diçka, që nuk ia ke dhënë asnjë prej krijesave të Tua!” Atëherë, Ai do të thotë: “Unë kam për t’ju dhënë diçka, që është më e mirë se kjo!” Ata do të thonë: “E çfarë është më e mirë se kjo?!” Ai do të thotë: “Unë do të hedh mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë nuk kam për t’u zemëruar me ju pas kësaj dite, kurrën e kurrës!” Ndërsa në një hadith tjetër: 1801. “Allahu u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorë të Xhenetit, ju keni nga Allahu një premtim, të cilin Ai dëshiron ta përmbushë për ju sot!” Ata thonë: “Çfarë është ky premtim?! A nuk na i zbardhi Allahu fytyrat tona? A nuk na e shtoi peshën e veprave tona të mira? A nuk na shpëtoi nga zjarri dhe na futi në Xhe - net?!” Atëherë, Allahu i Lartësuar largon perden e Vet dhe ata do ta shohin. Betohem në Allah, se Ai s’u ka dhënë banorëve të Xhenetit ndonjë mirësi më të madhe sesa vështrimi drejt Tij, dhe kjo është ajo që quhet “shtesa” ose “dita e shtesës.””

Mus'haf Hape →
Merjem 19:7–19:11 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… zemra. Kjo kërkesë nuk ishte për shkak të dyshimit në premtimin e Zotit, por thjesht për të kënaqur zemrën dhe për të shtuar sigurinë e saj, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Përgjigja ishte:) O Zekerija! Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja. - Allahu i Madhëruar e përgëzoi Zekerian nëpërmjet melekëve, se do t’i dhuronte një djalosh me emrin Jahja. Ky ishte një emër që e zgjodhi Allahu për të. Jahja ka kuptimin ‘Jeton’ dhe ishte vërtet një emër që i shkonte për shtat atij fëmije. Jeta e tij do të ishte e plotë si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Jahja do të bënte një jetë fizike shembullore dhe një jetë shpirtërore të kompletuar me shpalljen e Zotit, me diturinë e pastër, me adhurimet e shumta dhe fenë e përkryer, me të cilën ai do të mbushej e ushqehej. - Askush para tij nuk është emërtuar me këtë emër. - Askush nuk ishte quajtur me këtë emër më parë. Por mund të ketë edhe kuptimin që askush më parë nuk kishte qenë i ngjashëm me Jahjan, për sa u përket cilësive të larta të tij. Sigurisht që ky përshkrim nuk hedh poshtë faktin që disa profetë të mëdhenj, si Ibrahimi, Musai, dhe Nuhu të ishin më të mirë se ai. Ata ishin profetët më të zgjedhur, prandaj ishin edhe më të mirë sesa Jahja. Kur Zekerias i erdhi përgëzimi për këtë djalë të mbarë, për të cilin ishte lutur aq shumë, ai u çudit, prandaj tha: - Ai tha: “O Zoti im! Si do të kem unë djalë kur gruaja ime nuk lind dhe unë kam arritur pleqëri të thellë?!” - Unë dhe ime shoqe kemi ‘pengesa’ të mëdha për të pasur fëmijë. Me sa duket, në momentet e lutjes, nga përgjërimi i madh, Zekeria e kishte harruar gjendjen e vet dhe të së shoqes. Nga dëshira e madhe për fëmijë, as që i kishte vajtur ndër mend se ekzistonin ato pengesa për të patur fëmijë. Dhe tani, kur duaja iu pranua, po mendonte për pamunndësitë. Por Allahu iu përgjigj duke thënë: - Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt: "Kjo është e lehtë për Mua. Unë të krijova ty më parë kur ti nuk ishe asgjë.” - Kjo është vërtet e habitshme për krijesat, në bazë të ligjeve që Zoti ka vendosur për to. Por pushteti i Allahut është i pakufishëm dhe Ai mund të bëjë që gjërat të ekzistojnë edhe pa qenë nevoja për shkaqet natyrore. Kjo është e lehtë për Allahun, madje më e lehtë sesa sjellja në ekzistencë nga hiçi. - Ai (Zekerija) tha: “O Zoti im! Më jep mua një Shenjë!” - Më jep një shenjë, që të më qetësohet dhe kënaqet zemra. Kjo kërkesë nuk ishte për shkak të dyshimit në premtimin e Zotit, por thjesht për të kënaqur zemrën dhe për të shtuar sigurinë e saj, pikërisht ashtu siç tha i dashuri i Zotit, Ibrahimi (a.s): “Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” Ai (Zoti) i tha: “A nuk beson?!” Ai (Ibrahimi) u përgjigj: “Sigurisht që besoj, por desha që zemrës sime t'i shtohej bindja.” Ai (Zoti) tha: “Merr katër shpendë e pastaj, në çdo kodër vendos nga një pjesë të tyre; pastaj thirru atyre! Dhe ata kanë për të ardhur me shpejtësi. Dije se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë”. [Bekare 260]. Ibrahimi (a.s.) kërkoi t’i shtohej edhe më shumë dituria dhe të arrinte në gradën e sigurisë së shikimit të fakteve me shqisat e tij. Pasi kishte arritur gradën Ilm el Jakin, pra, diturinë e sigurt, ai donte të arrinte gradën Ajnul Jakin - sigurinë e shikimit drejtpërdrejt të fakteve të Zotit. Edhe Zekerijas, Allahu i Madhëruar ia pranoi kërkesën, si mëshirë për të, duke i thënë: “Shenja për ty është se, nuk do të mund t’u flasësh njerëzve për tri net”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Shenja është që, për tri ditë, ti nuk do të mund t’i flasësh asnjë njeriu, përveçse me gjeste." [Al imran 41]. Në të dyja rastet kuptimi është i njëjtë. Pra, njëherë ka thënë “tri net”, njëherë “tri ditë”, për të treguar se Zekeria nuk do të mund t’u fliste njerëzve për tri ditë e tri net, edhe pse ai nuk kishte asnjë defekt në dëgjim. Kjo do të ishte një shenjë e madhe për fuqinë e pakufishme të Allahut për shenja të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, Zekeria nuk do të mund t’u fliste vetëm njerëzve në komunikimin e tyre të përditshëm, ndërsa tesbih-un, tahlil-in, dhikr-in e kujtimin e Zotit me lavde e falënderime, të gjitha këto mund t’i bënte si zakonisht. Për këtë arsye, në një ajet tjetër, Allahu na tregon se i tha Zekerias: "Përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje Atë çdo mbrëmje e mëngjes!” [Al Imran 41]. - Ai (Allahu) tha: “Shenja jote do të jetë që nuk do të mund t’i flasësh akujt për tri net”. – Kështu, zemra e Zekerias u qetësua dhe u mbush me kënaqësi për këtë përgëzim të madh. Ai iu përgjigj urdhërit të Zotit, duke treguar mirënjohje të madhe përmes adhurimeve të shumta, dhikrit të pandërprerë dhe duke qëndruar gjithë kohës në faltoren e tij. - Dhe Zekeria doli prej faltores para popullit të vet dhe u tha me shenja: "Madhërojeni Allahun mëngjes e mbrëmje! - Zekeria doli nga mihrabi dhe i tregoi me shenjë popullit që t’i bënin tesbih e ta lartësonin Zotin mëngjes e mbrëmje, pasi përgëzimi për ardhjen e Jahjasë ishte një përgëzim dhe mirësi e madhe jo vetëm për Zekerian, por për të gjithë popullin.

Mus'haf Hape →
Kijame 75:16–75:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe do t’ia lehtësonte atij që ta kumtonte Shpalljen ashtu sikurse e merrte atë, të pastër, pa asnjë shtesë dhe pa mangësi. Gjithashtu, i Lartë - suari i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt ...” - Ky ishte një mësim prej Allahut Krenar dhe të Lartësuar për Profetin e Tij të dashur, për mënyrën se si ai duhet ta merrte dhe mësonte Shpalljen prej melekut. Arsyeja ishte se Profeti ﷺnxitonte për ta mësuar pjesën e Kuranit, që Xhibrili i komunikonte, kur meleku ende nuk kishte përfunduar përcjelljen e plotë të saj. Kështu, Allahu Krenar dhe i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij të dashur që, kur të vinte meleku me Shpalljen, ai ta dëgjonte me kujdes atë. Allahu i Madhëruar e siguroi Profetin se Ai do ta mblidhte Kuranin të gjithin në gjoksin e Profetit ﷺ dhe do t’ia lehtësonte atij që ta kumtonte Shpalljen ashtu sikurse e merrte atë, të pastër, pa asnjë shtesë dhe pa mangësi. Gjithashtu, i Lartë - suari i premtoi se do t’ia shtjellonte atë në mënyrën më të qartë dhe të kuptueshme. Kështu, fillimisht, i Madhëruari do ta mblidhte Shpalljen dhe Kuranin në gjoksin e Profetit ﷺ dhe aty do ta nguliste atë. Së dyti, do t’i mundësonte që Profeti ﷺ ta këndonte ashtu sikurse e mori. Së treti, do t’ia shpjegonte Profetit kuptimin e saj plotësisht. Po kështu thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Mos nxito (o Muhamed!) për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!’” [Ta ha 114]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “... sepse e kemi Ne detyrë se si do të ngulitet ...” - Pra, është detyrë e Jona që ta mbledhim atë në gjoksin tënd. - “... dhe këndohet ai! ” - Ne do të të mundësojmë që t’i ta këndosh atë, ashtu sikurse e more prej melekut. - “Pasi të ta kemi kumtuar atë ...” – Pasi meleku të ta lexojë Shpalljen nga Allahu i Lartësuar. - “... atëherë fillo ti! ” - Dëgjoje me vëmendje dhe pastaj lexoje ashtu sikurse do ta lexojë meleku. - “Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë. ” - Kështu, pasi ta mësosh dhe ta këndosh pas melekut, Ne do ta qartësojmë ty hollësisht, duke të të inspiruar kuptimet e saj, ashtu sikurse dëshirojmë Ne dhe ashtu siç e kemi vendosur. - “Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen.” - Ajo që i bën ata të kundërshtojnë Shpalljen e Allahut është pikërisht kotja dhe shpërqendrimi i tyre, harrimi i ahiretit dhe pasioni për dynjanë. - “Atë ditë do të ketë fytyra të ndritura... - Fytyra të shkëlqyeshme nga gëzimi dhe lumturia. - “... që Zotin e tyre do të shikojnë. ” - Ata kanë për ta parë Zotin drejtpërdrejt me sy, sikurse thuhet në hadithin që sjell Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në Sahihun e tij: 2793. “Ju keni për ta parë Zotin tuaj me sy”. Në fakt, ka shumë hadithe të tilla, që flasin për këtë çështje, gjë që e bën atë të pakundërshtueshme. Kështu, është hadithi i Ebu Saidit dhe ai i Ebu Hurejrës, në dy Sahihët, ku tregohet se disa njerëz pyetën: 2794. “O i Dërguari i Allahut! A do ta shohim Zotin tonë në Ditën e Kijametit?” Ai tha: “Vallë, a pengoheni në shikimin e Diellit ose të Hënës, kur nuk ka asnjë re?” – “Jo!” - “Ja, kështu do ta shikoni Zotin tuaj, pa asnjë lloj pengese.” Në dy Sahih-ët vjen hadithi i rrëfyer nga Xherir Ibn Abdullah el Bexheli (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): “Ishim ulur tek Profeti i Allahut, i cili, duke vështruar hënën e plotë në një natë të bardhë, tha: “Ju do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni tani këtë hënë, pa u ngushtuar për ta parë Atë.” Pastaj tha: “Nëse keni mundësi që të mos ju shpëtojë asnjëherë namazi para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, bëjeni!” Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) sjell hadithin nga Abdullah Ibn Kajsi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Janë dy kopshte, ku enët dhe gjithçka në to janë prej argjendi dhe dy kopshte, ku enët dhe gjithçka në to janë prej floriri. Mes atyre fatlumëve dhe shikimit të Zotit të tyre Krenar dhe të Lartësuar është vetëm mbulesa e madhështisë, krenarisë mbi fytyrën e Tij, në Xhenetin e Adnit.” Ndërsa në një hadith tjetër thuhet: “Allahu u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorë të Xhenetit, ju keni nga Allahu një premtim, të cilin Ai dëshiron ta përmbushë për ju sot!” Ata thonë: “Çfarë është ky premtim?! A nuk na i zbardhi Allahu fytyrat tona?! A nuk na e shtoi peshën e veprave tona të mira? A nuk na shpëtoi nga zjarri dhe na futi në Xhenet?!” Atëherë, Allahu i Lartësuar largon perden e Vet dhe ata do ta shohin. Betohem në Allah, se Ai s’u ka dhënë banorëve të Xhenetit ndonjë mirësi më të madhe sesa vështrimi drejt Tij, dhe kjo është ajo që quhet “shtesa” ose “dita e shtesës”. Ka shumë hadithe të tjera në dy Sahih-ët, por edhe në burime të tjera, që pohojnë këtë fakt. Po të mos i druheshim tejzgjatjes së këtij libri, do t’i sillnim të gjitha ato hadithe me rrugët e tyre, tekstet dhe versionet e ndryshme, qofshin hadithe sahih apo hasen. Megjithatë, të tilla hadithe i gjen në vende të ndryshme në këtë tefsir. Besimi që besimtarët do ta shohin Zotin në Xhenet, është një çështje e pranuar unani - misht nga sahabët, tabiinët dhe të parët e këtij umeti, dhe për këtë e falënderojmë Allahun dhe vetëm Atë e lavdërojmë. Të gjithë ata që keqinterpretojnë këto informa - cione dhe tekste, duke u dhënë tjetër kuptim nga ajo që ka thënë Profeti i Allahut, vërtet janë larguar nga rruga e drejtë. Kështu, në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Jo dhe jo! Atë ditë, ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre. ” [Mutaffifin 15], Imam Shafiiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Keqbërësit do të privohen nga shikimi i Zotit, dhe kjo nuk vë në dyshim se punë - mirët kanë për ta parë Allahun Krenar dhe të Lartësuar dhe kurrsesi nuk do të privohen nga kjo gjë. Ka hadithe ‘ muteuatira’ nga Profeti i Allahut, të cilat e përforcojnë atë që tregon qartë ky ajet i nderuar, dhe pikërisht fjala e Allahut të Lartësuar: “... që Zotin e tyre do të shikojnë”. Ata do ta shi - kojnë Krijuesin dhe, pa dyshim, ato fytyra e meritojnë që të ndriçohen, të lumturohen dhe gëzohen, të mbushen plot dritë, shkëlqim dhe kënaqësi, në ato çaste të pakrahasueshme.” - “Atë ditë do të ketë edhe fytyra të zymta ...” - Këto janë fytyrat e keqbërësve, kriminelëve. Ditën e Kijametit do të jenë të shëmtuara, të nxira, të tmerruara. - “... që presin atë që të thyen kurrizin. ” - Fjala ‘tedhunnu’ është përforcuese: pra, janë të sigurt se po shkojnë drejt ndëshkimit të përhershëm. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet: ‘A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!’ Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në mëshirën (Xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetë - sisht.” [Al Imran 106, 107]. Ose: “Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura, të buzëqe - shura e të gëzuara. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, të nxira. Këta janë mohuesit, gjynahqarët.” [Abese 38 - 42]. “Atë ditë sheh fytyra të tmerruara, të lodhura e të rraskapitura. Ata do hyjnë në një zjarr të ndezur fort. Atyre u jepet të pinë prej një uji të valë. Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese, e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të cilat janë të kënaqura për veprat e veta, në kopshte të larta, ku nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme. Aty ka burime, që rrjedhin. Ata kanë frona të lartë, kupa të përgatitura (për të pirë), jastëkë të renditur për mbështetje dhe qilima të shtruar.” [Gashije 2 - 15]

Mus'haf Hape →
Shura 42:1–42:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe më flet dhe unë k uptoj çdo gjë që ai më thotë.” Aishja r.a. shton: “Vërtet, unë e kam parë Profetin a.s. t’i vinte frymëzimi në një ditë shumë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim. Ajn, Sin, Kaf . Kështu të jep Shpalljen ty, - ashtu si atyre që ishin para teje, - Allahu, Krenari, i Urti. ” - Allahu i Madhëruar ta shpalli e frymëzoi këtë Kuran, ashtu sikurse ua pati zbritur e frymëzuar librat e shpalljet e shkuara profetëve para teje. Allahu është Aziz, pra, Krenari e Ngadhënjimtari në ndëshkimet e Tij. Ai është el Hakim, domethënë, i Urti në fjalët dhe në veprat e Tij. Imam Maliku sjell hadithin e Harith Ibn Hishamit (r.a.), i cili e pyeti të Dërguarin e Allahut: 2324. “O i Dërguari i Allahut! Si të vjen ty frymëzimi hyjnor ( uaĥji)?” I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje. Kjo formë është më e rënda. Kjo gjendje kalon pasi të kem k uptuar tërësisht atë që më është shpallur. Nganjëherë, meleku më vjen në formë njeriu dhe më flet dhe unë k uptoj çdo gjë që ai më thotë.” Aishja r.a. shton: “Vërtet, unë e kam parë Profetin a.s. t’i vinte frymëzimi në një ditë shumë të ftohtë, por i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar shpallja.” - “Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë; Ai është i Larti, Madhështori. ” - Të gjithë janë robër dhe pronë e Tij, të nënshtruar nën pushtetin dhe përkujdesin e Tij. Ky ajet është i ngjashëm me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ai e di të paduk - shmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari.” [Rad 9]. Ose: “... Ai është më i Larti, më i Madhi.” [Sebe’ 23] - “Qiejt e lartë mbi ta gati pëlcasin. ” - Domethënë, ata gati copëtohen nga madhështia e Zotit. Kështu vjen shpjegimi nga Ibn Abasi, Dahhaku, Katade etj. - “Ndërkaq, melekët i thurin lavde, duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të gjynaheve për ata që janë në Tokë.” - Sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimta - rët: “Zoti ynë, Ti, me mëshirën dhe me diturinë Tënde përfshin gjithçka, prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit flakërues (xhahimit)!" Zoti ynë, futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde) në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve, bashkë - shorteve dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti. Dhe ruaji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! Ky është shpëtimi i madh”.’ [Gafir 7 - 9]. - “Ta dini se me të vërtetë, Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë. ” - Allahu i Madhëruar na e kujton këtë fakt , p ër mirësitë e shumta që ka ky përkujtim. - “Sa për ata që, përveç Tij, adhurojnë zota të tjerë, Allahu është Mbikëqyrës i tyre.” - Allahu është dëshmues i veprave të idhujtarëve, i mban shënim ato dhe ka për të dhënë shpagimin e plotë për to. - “Ti nuk je përgjegjës për ta. ” - Ti je veçse një paralajmërues dhe kumtues i mesazheve të Zotit, i Cili është Kujdestari e Mbikëqyrësi i gjithçkaje.

Mus'haf Hape →
Kurejsh 106:1–106:4 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e siguri në atë vend, prandaj është detyrë për ata që të jenë mirënjohës dhe t’ia përku - shtojnë të gjitha adhurimet vetëm Atij, si një i vetëm e pa …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Për hir të sigurisë së kurejshëve dhe për hir të sigurisë gjatë udhëtimeve të tyre, në dimër dhe në verë ...” - Allahu i Lartësuar u kujton kurejshëve mirësinë që u kishte dhuruar dhe sigurinë që u kishte mundësuar në atë vend të paqes dhe të sigurisë. Thuhet se bëhet fjalë edhe për sigurinë që Zoti u dha në udhëtimet e tyre për tregti drejt Jemenit dhe Shamit. Gjatë dimrit, ata shkonin në Jemen, kurse gjatë verës shkonin në Sham, jo vetëm për tregti, por edhe për punë të tjera. Ata shkonin dhe ktheheshin përsëri në qytetin e tyre të sigurisë, të qetë dhe të mbrojtur. Ata kishin mbrojtjen e Zotit jo vetëm në Qabe, në qytetin e paqes dhe sigurisë, por edhe gjatë udhëtimeve, sepse ata ishin kurejshët, banorët dhe kujdestarët e vendit të shenjtë. Për sa i përket sigurisë së tyre në Mekë, është ashtu siç thotë i Lartësuari: “A nuk e shohin ata se Ne e kemi bërë një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), kurse përreth saj, njerëzit rrëmbehen (plaçkiten dhe vriten)? Atëherë, besojnë atë që është e kotë, ndërsa të mirat e Allahut i mohojnë?!” [Ankebut 67]. Kështu, Allahu i Lartësuar i drejton ata që të jenë mirënjohës për këtë mirësi të madhe, që Ai u kishte dhuruar gjatë gjithë kohërave. Për të treguar mëny - rën se si të tregonin mirënjohjen, Allahu i Madhëruar thotë: - “Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie ...” - Le ta adhurojnë Atë si një të vetëm, duke ia përkushtuar vetëm Atij të gjitha adhurimet e tyre, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. Atij i takon gjithçka dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut.” [Neml 91]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “... i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” - Pikërisht Zoti i kësaj Shtëpie, Allahu i Madhëruar i ushqeu ata dhe i ruajti nga çdo uri dhe varfëri. Ai u bëri mirësi, gjithashtu, duke u dhënë paqe e siguri në atë vend, prandaj është detyrë për ata që të jenë mirënjohës dhe t’ia përku - shtojnë të gjitha adhurimet vetëm Atij, si një i vetëm e pa ortakë dhe të mos adhu - rojnë asnjë lloj idhulli, që vetë e krijonin. Kështu, çdokush që bindet dhe i përgjigjet kësaj ftese dhe urdhri të Zotit, për ta adhu - ruar Atë si një të vetëm e për të qenë mirënjohës, Allahu i Madhëruar ka për t’i ofruar atij siguri në dynja dhe siguri në ahiret. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen kësaj ftese, Allahu i Madhëruar ka për t’i privuar nga siguria në të dyja jetët, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Allahu sjell si shembull një vendbanim që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte rizku nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i mohuan të mirat e Allahut. Atëherë, Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës. Atyre u erdhi i Dërguari nga mesi i tyre, por e refuzuan atë. Ata i përpiu dënimi, sepse ishin keqbërës. Hani nga të mirat, që ju ka dhënë Allahu, të lejuara e të pastra! Jini mirënjohës për mirësitë e Allahut, nëse jeni adhurues të sinqertë të Tij!” [Nahl 112 - 114]. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kurejsh. Vetëm Allahut i takojnë falënderimi e mirënjohja për mirësitë që dhuron.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:174–4:175 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe të dynjasë. Argumentet që na fusin në rrugën drejt Xhenetit, janë ndër mirësitë më të mëdha, për të cilat Ai meriton të lavdërohet dhe falënderohet. Ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u kujton njerëzve mirësinë e Tij të madhe ndaj tyre me sjelljen e profetëve dhe shpalljeve të Tij, argumente këto të pakundërshtueshme dhe dritë e qartë. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar e qartësoi plotësisht rrugën për tek Ai dhe e mbylli përfundimisht shtegun e justifikimit për kundërshtarët. Ai thotë: - “O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë e madhe nga Zoti juaj...” - Për të qartësuar të vërtetën, Allahu i Lartësuar solli argumente të pakundërshtueshme, që i hedhin poshtë të kundërtat e së vërtetës. Këtu përfshihen argumentet logjike dhe ato fetare të trashëguara, argumentet që lexohen në gjithësi dhe ato që mund t’i lexojmë në vetet tona, sikurse thotë i Lartësuari: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë që ai (Kur’âni) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” [Fusilet 53]. Shprehja: “...nga Zoti juaj...” tregon rëndësinë e këtyre argumenteve. Ato janë nga Zoti ynë, që na krijoi dhe përkujdeset për ne, për çështjet e besimit dhe të dynjasë. Argumentet që na fusin në rrugën drejt Xhenetit, janë ndër mirësitë më të mëdha, për të cilat Ai meriton të lavdërohet dhe falënderohet. Ai thotë: - “...dhe Ne ju kemi zbritur një dritë të qartë.” - Kjo dritë e qartë është Kur’âni madhështor, i cili përmban dituritë e të parëve dhe të fundit, rrëfime dhe porosi të vërteta, të drejta dhe të dobishme. Kur’âni urdhëron për mirësi, drejtësi dhe mbarësi, dhe ndalon nga padrejtësia dhe e keqja. Njerëzimi do të ishte në errësirë të plotë, nëse nuk do të ndriçohej nga drita e tij. Nëse krijesat nuk përfitojnë nga mirësia e Kur’ânit, atëherë do të pushtohen nga dëshpërimi. Në varësi të besimit në Kur’ân dhe përfitimit prej tij, njerëzit ndahen në dy grupe: - “Ata që besojnë në Allahun dhe i mbështeten tërësisht Atij, Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Tij dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.” - Këta janë të shpëtuarit, që Allahu i Lartësuari i ka përshkruar me dy cilësi: 1. Ata besojnë Allahun, pra, besojnë në ekzistencën e Tij, besojnë që Ai ka cilësi të plota dhe është i pastër nga çdo mangësi dhe dobësi. 2. Ata i mbështeten tërësisht Allahut, duke iu dorëzuar Atij dhe duke shpresuar vetëm ndihmën e Tij. Ata nuk mbështeten asnjë çast në forcat dhe aftësitë e tyre, por i kërkojnë ndihmë vetëm Allahut të Lartësuar. Të tillë njerëz do të përfshihen në mëshirën e Tij, i Cili do t’u japë sukses të kryejnë punë të mira, duke ua shtuar shpërblimin dhe duke larguar prej tyre fatkeqësitë dhe të këqijat. Ai do t’i udhëzojë ata në rrugën e drejtë, duke u mundësuar të marrin dije të dobishme dhe të saktë dhe të punojnë sipas kësaj dijeje, me sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Ky ishte grupi i parë. Ndërsa në grupin e dytë janë ata të cilët nuk i kanë cilësitë e të lartpërmendurve, domethënë ata që nuk e besojnë Allahun, nuk i mbështeten Atij dhe nuk e zbatojnë Librin e Tij. Këta do të jenë të privuar nga mëshira dhe mirësia e Tij. Ai do t’i lërë të mbështeten në veten e vet, prandaj ata kurrë nuk do të mund ta gjejnë udhëzimin, por do të jenë të humbur dhe shumë larg të vërtetës. Ky ndëshkim është plotësisht i drejtë, sepse ata nuk besojnë dhe nuk i kërkojnë ndihmë Allahut. E lusim Allahun të na ruajë, të na falë dhe të na ndihmojë!

Mus'haf Hape →
Maide 5:7 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe pastrohet nga cilësi të ulëta, si vetëkënaqësia, mburrja a mendjemadhësia. Kujtuesi i mirësive është mirënjohës për to dhe falënderon …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dëgjuam e bindemi!”.”.” - Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij, që të kujtojnë mirësitë që Ai u ka dhuruar, si mirësitë fetare, ashtu edhe mirësitë e kësaj dynjaje. Ata duhet t’i kujtojnë këto mirësi me gojë dhe me zemër, sepse kujtimi i vazhdueshëm i tyre kultivon mirënjohjen për Allahun e Madhëruar dhe dashurinë për Të. Në këtë mënyrë, zemra mbushet me bamirësi dhe pastrohet nga cilësi të ulëta, si vetëkënaqësia, mburrja a mendjemadhësia. Kujtuesi i mirësive është mirënjohës për to dhe falënderon Dhuruesin. Rrjedhimisht, kjo sjell jo vetëm ruajtjen e mirësive të Allahut, por edhe shtimin e tyre. Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij që të kujtojnë, gjithashtu, edhe “zotimin ndaj Tij”. Nga ajeti kuptohet se njerëzit janë zotuar shprehimisht, me fjalë, se do ta mbajnë besën që i kanë dhënë Allahut, se do të binden dhe të jenë të nënshtruar. - “Dëgjuam e bindemi!” - Kuptimi: E dëgjuam qartë mesazhin nëpërmjet ajeteve të Kur’ânit dhe shenjave të Tua, në gjithësinë që Ti ke krijuar. E dëgjuam mesazhin, e kuptuam qartë dhe iu bindëm atij me sinqeritet. U bindëm plotësisht dhe do t’i respektojmë ndalesat dhe kufijtë e Tua. Pra, këtu flitet për të gjitha dispozitat e fesë dhe të besimit, të dukshme dhe të fshehura. Kjo do të thotë që besimtarët e kujtojnë vazhdimisht premtimin ndaj Zotit dhe përpiqen pandërprerë për ta zbatuar atë. - “Dhe kijeni frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. ” - Frikësojuni Allahut të Madhëruar në çdo gjendje qofshi, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e vendosur prej Tij. Të jeni të sigurt se Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për gjithçka që fshihet në gjoksin tuaj dhe për çdo mendim që kalon në zemrën tuaj. Ruajuni që Ai të mos vështrojë në zemrat tuaja ndonjë gjë që nuk e do dhe nuk është i kënaqur. Kujdesuni që prej jush të mos burojë asgjë që Zoti e urren. Mbushini zemrat tuaja vetëm me dituri të thellë rreth Zotit tuaj, me dashuri për Të dhe me dëshirën e mirë për të qenë të dobishëm për njerëzinë. Nëse do të veproni në këtë mënyrë, Ai do t’jua falë dhe mbulojë të këqijat, do t’jua shumëfishojë të mirat dhe shpërblimet, sepse ato vepra tregojnë për mirësinë që ndodhet në zemrat tuaja.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:112 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… vështirësie, në kohë çlirimi dhe ngushtësie. Ata falënderojnë me zemër, për mirësitë që Zoti u ka dhuruar. Mirësitë e Zotit mbi ta janë të shumta, të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duket sikur, para se të shpalleshin këto ajete, dikush ka pyetur: "Cilët janë ata besimtarë që e meritojnë premtimin e Allahut për futje në Xhenet dhe për nderime?" Dhe i Madhëruari i thotë: - “Ata që kthehen (tek Allahu) të penduar, adhuruesit (e sinqertë) , ata që i thurin lavde (Zotit), agjëruesit, ata që bëjnë ruku dhe sexhde, ata që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat dhe i ruajnë kufijtë e Allahut – ata janë besimtarë (të vërtetë). ” – Të parët janë të penduarit. Këtë emër e meritojnë veçse ata që pendohen vazhdimisht për gjynahet e tyre. Të dytët janë adhuruesit. Bindja e vazhdueshme ndaj Zotit, duke kryer urdhëresat dhe duke u larguar nga ndalesat, por edhe duke kryer vepra të pëlqyeshme në çdo kohë e gjendje, është cilësi e adhuruesve të vërtetë. Të tretët janë lavdëruesit, domethënë, ata që i thurin lavde dhe janë mirënjohës ndaj Zotit, nga dashuria që kanë për Të. Ata e lavdërojnë Allahun në kohë mirësie, por edhe në kohë vështirësie, në kohë çlirimi dhe ngushtësie. Ata falënderojnë me zemër, për mirësitë që Zoti u ka dhuruar. Mirësitë e Zotit mbi ta janë të shumta, të dukshme dhe të fshehura, prandaj lavdëruesit jo vetëm që i përmendin ato me gojë, por gjithmonë e lëvdojnë Dhuruesin e Madhërishëm, natë e ditë, me forma e mënyra që Ai i pëlqen dhe ua ka mësuar përmes Shpalljes. Të katërtët janë es-saihune që nënkupton agjëruesit. Disa thonë se kjo nënkupton njerëzit që janë në kërkim të diturisë së mirë. Disa mendojnë se me të nënkuptohet lëvizja dhe shëtitja e shpirtit dhe zemrës nëpërmjet meditimit, për të njohur sa më mirë Allahun dhe për të shtuar dashurinë për Të. Kjo simbolizon, gjithashtu, përpjekjet për kthimin tek Allahu me pendesë, në mënyrë të vazhdueshme. Sidoqoftë, kuptimi më i saktë që i është dhënë termit " sijaha" është: lëvizja për kryerjen e adhurimeve, si: haxhi, umra, xhihadi, kërkimi i diturisë, ruajtja e lidhjeve farefisnore etj. Më pas janë ata që bëjnë ruku dhe sexhde, domethënë, që falin shumë namaze, ashtu siç i ka mësuar Allahu dhe Profeti i Tij. Pastaj janë ata që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat. Në të mirat për të cilat ata urdhërojnë bëjnë pjesë të gjitha detyrat dhe veprat e pëlqyeshme nga Zoti. Ndërsa në të këqijat nga të cilat ata ndalojnë, bëjnë pjesë të gjitha ato gjëra që i ka ndaluar Zoti dhe Profeti i Tij. Cilësi tjetër e tyre është që ata i ruajnë kufijtë e Allahut. Ata i njohin mirë kufijtë e vendosura nga Zoti përmes ligjit të Tij që ia shpalli Profetit të Tij. Ata i dinë hollësitë e ligjeve të Zotit dhe i respektojnë me korrektësi ato. - “Pra, përgëzoji besimtarët (e vërtetë)!” - Këtu i Madhëruari nuk e thotë se me çfarë të përgëzohen besimtarët, me qëllim që ky përgëzim të përfshijë çdo mirësi që u premtohet atyre që kanë besim të drejtë, qoftë mirësi në këtë jetë apo në ahiret. Përgëzimi i përfshin të gjithë besimtarët. Ndërsa për sa i përket masës apo detajeve të shpërblimit, ai është në varësi të imanit. Shkalla e imanit shfaqet me veprat që kryhen sipas tij.

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:32–14:34 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për ta plotësuar atë. Në këto ajete përmenden shumë mirësi të Allahut të Lartësuar, prandaj Ai i fton robërit e Tij që të përkushtohen sinqerisht për të qenë falënderues …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe që lëshon ujë prej së larti dhe me të bëhen fruta, si ushqim për ju. Është Ai që ju ka vënë në shërbim anijet, që lundrojnë në det me urdhrin e Tij. Edhe lumenjtë, është Ai që i ka vënë në shërbimin tuaj. - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i vetmi Krijues dhe Furnizues i krijesave. Ai krijoi qiejt dhe tokën me gjithë madhështinë dhe gjerësinë e tyre. Ai nga qielli zbret ujin, pra, shiun, që aq bukur e me butësi bie prej reve. Përmes këtij uji, Ai nxjerr në tokë bimësi dhe fruta të llojeve të ndryshme, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja. Ai lehtësoi dhe bëri të mundshme për ju anijet dhe mjetet e tjera të udhëtimit. Allahu ka bërë që anijet të lundrojnë në det me urdhrin e Tij dhe është Ai që ju ka mundësuar prodhimin e tyre, duke ju dhënë forcë për një gjë të tillë. Allahu i ruan anijet përmes rrymave të ujit dhe, nëpërmjet tyre, ju udhëtoni dhe bartni pasuritë tuaja. Ai nënshtroi për ju edhe lumenjtë, që të ujisni të mbjellat dhe të pini vetë prej tyre. - Ai e krijoi për ju Diellin dhë Hënën, që vazhdimisht lëvizin, dhe bëri për ju natën dhe ditën. - Dielli dhe Hëna kurrë nuk lodhen me lëvizjen e tyre dhe nuk mbeten pas, por janë të nënshtruar e në dobinë tuaj. Përmes fazave të tyre, ju llogarisni kohën. Ata janë në shërbimin tuaj, të kafshëve tuaja, bimësisë dhe frutave për ju. Allahu i Madhëruar përshtati për ju natën dhe ditën. Natën e bëri që të qetësoheni dhe të mblidhni forcat, ndërsa ditën e bëri të shndritshme dhe plot gjallëri, që ju të kërkoni nga mirësitë e Tij. - Ai ju jep nga gjithçka që kërkoni. - Allahu ju dha gjithçka që dëshironi dhe ju nevojitet. Për këto nevoja, ju i jeni lutur Allahut me gjuhën e fjalëve dhe me gjuhën e gjendjes tuaj, dhe Ai, me bujarinë e Vet, jua ka plotësuar lutjet për nevojat e kësaj jete. - Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të m und të arrini t’i numëroni ato. - Ju as që nuk mund t’i numëroni dhe përkufizoni të mirat e Allahut, e jo më t’i jepni hakun mirënjohjes ndaj Tij. - Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës. - E tillë është natyra dhe prirjet e njeriut. Ai është i prirur drejt padrejtësisë dhe nxiton në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit. Ai është shpërfillës dhe plot mangësi kur bëhet fjalë për të plotësuar detyrimet ndaj Zotit të Tij, mohues dhe mosmirënjohës ndaj mirësive të Allahut. Ai nuk arrin t’i shohë mirësitë e shumta të Zotit dhe as e ndien për detyrë mirënjohjen për to. I tillë është njeriu, përveç atyre që Allahu i Madhëruar i ka udhëzuar dhe i ka ndriçuar me udhëzimin e Tij. Ata tregohen mirënjohës për mirësitë e Allahut, e njohin mirë hakun e Tij dhe përkushtohen me gjithë shpirt për ta plotësuar atë. Në këto ajete përmenden shumë mirësi të Allahut të Lartësuar, prandaj Ai i fton robërit e Tij që të përkushtohen sinqerisht për të qenë falënderues dhe mirënjohës. Allahu i Madhëruar i nxit adhuruesit që të kujtojnë vazhdimisht mirësitë e Tij dhe i mëson që t’i luten Atij natën dhe ditën, për të përfituar nga begatia dhe bujaria e Tij. Ashtu sikurse mirësitë e Zotit përsëriten dhe vijnë pandërprerë në të gjitha kohët, ashtu le të përsëriten dhe të shtohen edhe lutjet e robve dhe mirënjohja e tyre ndaj mirësive të Tij.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:60–16:61 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e falënderohet, sepse ato tregojnë se Allahu është i Plotë e Absolut në çdo gjë që urdhëron dhe në çdo gjë që ndalon. Pasi përmendi shpifjet dhe trillimet e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Përshkrimi i Allahut të Madhëruar me atribute që nuk i shkojnë madhështisë së Tij është një krim i shëmtuar. Një i tillë është edhe pretendimi se Zoti ka fëmijë e ka djalë. Madje, disa nga këta të mjerë jo vetëm që shpifën se Zoti ka fëmijë, por pretenduan se Ai ka si fëmijë llojin më pak të preferuar mes tyre, pra, femrat. Sipas tyre, Zoti paska bija, që ata për vete nuk i duan. Kështu shpifnin idhujtarët për Zotin e botës. Ato ishin përshkrime të këqija, të ulta të mangëta. Por Allahu i Lartësuar thotë: - Përshkrimi më i keq është për ata që nuk besojnë në jetën e përjetshme. - Atyre u shkojnë përshkrimet më të këqija, me mangësitë më të ulta. - Ndërsa Allahut i takon përshkrimi më i lartë. - Çdo cilësi e lartë dhe atribut absolut i takon veç Allahut. Allahut i takon shembulli dhe përshkrimi më i lartë në zemrat e besimtarëve dhe të dashurve të Tij të zgjedhur. Zemrat e tyre janë të mbushura me madhërimin, lartësimin, lavdërimin e dashurinë për Të. Ata kthehen gjithmonë të penduar tek Ai dhe të etur për ta njohur sa më shumë. - Ai është Ngadhënjimtari dhe i Urti. - Allahu është El Aziz - Ngadhënjimtari, Ai i cili ka nënshtruar nën sundimin e pushtetin e Tij të gjitha krijesat. Të gjitha krijesat i janë nënshtruar e përulur Ngadhënjimtarit. Por Ai është edhe El Hakim - I Urti, i cili i vendos të gjitha gjërat në vendin e vet. Ai urdhëron dhe ndalon veçse për ato gjëra për të cilat meriton të lavdërohet e falënderohet, sepse ato tregojnë se Allahu është i Plotë e Absolut në çdo gjë që urdhëron dhe në çdo gjë që ndalon. Pasi përmendi shpifjet dhe trillimet e keqbërësve kundër Tij, i Lartësuari flet për durimin, butësinë dhe mëshirën e Tij: - Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të padrejtësive së tyre, nuk do të linte mbi Tokë asnjë të gjallë. - Nëse do t’i merrte në përgjegjësi dhe t’i dënonte për padrejtësitë e tyre, pa shtuar e pa pakësuar aspak, njerëzit do të shkatërroheshin: "... nuk do të linte mbi tokë asnjë gjallesë.". Ai do t’i ndëshkonte ata që i kryejnë këto poshtërsi dhe gjithçka tjetër që i rrethon, qofshin kafshë e gjallesa të tjera, sepse ligësia e gjynaheve sjell shkatërrim të jetës dhe të krijesave. - Por Ai i lë ata për më vonë, deri në afatin e caktuar. - Allahu i Madhëruar nuk nxitohet për t’i ndëshkuar për atë që e meritojnë, por i afatizon deri në një kohë të përcaktuar, pra, në Ditën e Gjykimit. - Kur të vijë afati i tyre, ata as nuk mund ta përngadalësojnë e as ta përshpejtojnë atë. - Le të kenë kujdes dhe të frenohen, përderisa kanë ende kohë për pendim, para se të vijë koha kur nuk do të ketë më shtyrje afati.

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:51–36:54 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… padrejtësi - Nuk do t'u pakësohet gjë nga të mirat që kanë bërë dhe as do t'u shtohet gjë nga të këqijat që kanë bërë. - dhe ju do të merrni shpërblimin e veprave …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Pastaj do t'i fryhet Bririt dhe ata do të dalin prej varrezave me të shpejtë, për te Zoti i tyre. - Fryrja e parë e Bririt do të jetë për t’u bërë Kijameti, dhe atëherë do të vdesin të gjithë. Ndërsa këtu bëhet fjalë për fryrjen e dytë, e cila është fryrja për ringjalljen dhe tubimin para Zotit. Kështu, kur t'i fryhet Surit, të vdekurit do të dalin nga varret e tyre dhe do të nxitojnë të grumbullohen përpara Zotit. Askush nuk do të vonohet. Ajo është një ditë kur mohuesit e besimit të vërtetë do të dëshpërohen dhe do të shfaqin pendesën e tyre dhe keqardhjen: - Ata do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Po kush na ka ngritur prej shtretërve ku qemë shtrirë?” - Në disa hadithe transmetohet se të vdekurit në varreza do të kenë një lloj gjumi (mes fryrjes së parë të Bririt dhe fryrjes së dytë), përpara se t’i fryhet Bririt për ringjallje. Për këtë arsye, ata do të pyesin: “Kush na ngriti nga "merkadi", pra, nga gjumi ynë në varr? Dhe atyre do t'u jepet kjo përgjigje: - Kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe e vërtetë qe fjala e të dërguarve. - Kjo është ajo që ju premtoi Zoti se do të ndodhte, ashtu siç ju paralajmëruan profetët, dhe tashmë u shfaq vërtetësia e tyre dhe ju po e shihni me sytë e ballit. Mos mendo se përmendja e emrit Er - Rahman këtu është bërë pa qëllim, pasi ajo është bërë për të treguar se atë ditë krijesat do të shohin prej mëshirës së Zotit atë që as nuk u ka shkuar ndër mend dhe nuk e kanë llogaritur ndonjëherë se mund të ndodhë. Edhe në ajete të tjera që flasin për Ditën e Gjykimit Allahu i Madhëruar përmend emrin e Tij Er -Rahman, si: "Atë ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit." [Furkan 26]. Ose: "Të gjitha zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit dhe nuk do të dëgjohet asgjë përveçse pëshpërimë." [Ta Ha 108]. - Ai do të jetë veçse një zë i fuqishëm Ringjallja nga varret do të bëhet veçse pas një fryrje të Bririt nga Israfili, kur të gjithë të vdekurit do të dalin të gjallë. - dhe ja, ata do të sillen të gjithë para Nesh. - Të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët do të dalin të gjithë para Nesh, që të llogariten për veprat e tyre dhe të marrin atë që meritojnë, prej shpërblimit ose ndëshkimit. - Sot askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi - Nuk do t'u pakësohet gjë nga të mirat që kanë bërë dhe as do t'u shtohet gjë nga të këqijat që kanë bërë. - dhe ju do të merrni shpërblimin e veprave tuaja. - Do të shpërbleheni veçse për atë që keni bërë, të mira ose të këqija. Ai që gjen mirësi të falënderojë dhe lavdërojë Allahun e Madhëruar, kurse ai që gjen diçka tjetër, të mos qortojë asnjë, veç vetvetes.

Mus'haf Hape →
Huxhurat 49:7–49:8 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ata që tregohen falënderues ndaj mirësive të Tij, prandaj ua shton ato edhe më shumë. Ai i di edhe ata që nuk i japin hakun mirësive të Tij, duke treguar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Dijeni se mes jush është i Dërguari i Allahut. Sikur ai t’ju dëgjonte ju në shumë çështje, ju do të rëndoheshit; ...” - Allahu i Madhëruar u kujton besimtarëve se mes tyre ishte Profeti (a.s.), i Dërguari besnik i Tij. Ai ishte njeriu bamirës, që dëshironte vetëm të mirën për besimtarët. Ai ishte udhëzuesi në rrugën e drejtë, që frymëzohej nga vetë Allahu. Ata ndonjëherë mund të dëshironin gjëra që, në fakt, ishin të dëmshme për ta, ndërsa ai dëshironte vetëm të mirën për ata, duke mos i miratuar dëshirat e tyre të dëmshme. Nëse ai do t’u bindej shumë prej kërkesave të tyre, ato do të bëheshin shkak që ata të rëndoheshin dhe çështjet t’u vështirësoheshin. Profeti (a.s.) i udhëzonte në më të mirën dhe më të dobishmen për ata, prandaj besimtarët duhej t’i bindeshin atij. - “...por është Allahu Ai që jua bën të dashur besimin dhe jua zbukuron atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, jua bën që t’i urreni.” – Kuptimi: Duke iu bindur Profetit (a.s.), ju keni gjetur udhëzimin e drejtë. Është Allahu Ai që jua bën besimin të dashur dhe të këndshëm për zemrat tuaja. Është Ai që i mbush zemrat tuaja me dashuri për të vërtetën, duke i dhënë asaj përparësi mbi gjithçka tjetër. Ai jua përforcon këtë dashuri me fakte të shumta, që e mbështesin atë. Allahu ju mundëson që të pendoheni dhe të ktheheni tek Ai të nënshtruar dhe të bindur. Nga ana tjetër, Ai jua ka bërë të urryer kufrin, gjynahet dhe mosbindjen ndaj Tij. Ai futi në zemrat tuaja urrejtjen për ligësinë dhe mosdëshirën për ta vepruar atë. Ai solli argumente të shumta që tregojnë për dëmet e të keqes dhe e orientoi natyrën e pastër njerëzore që të mos e pranojë atë, por ta urrejë e ta trajtojë si diçka të neveritshme. - “Këta dhe vetëm këta janë të udhëzuarit (në Rrugën e Drejtë). ” - Këta janë fatlumët, të cilëve Zoti ua bëri imanin të dashur dhe të bukur për zemrat e tyre, ndërsa kufr-in, gjynahet dhe mosbindjen ua bëri të urryera. Këta janë el rashidun , që kanë dituri dhe siguri rreth të vërtetës, si edhe vepra sipas kësaj diturie, me qëllimin e sinqertë vetëm për të fituar kënaqësinë e Krijuesit. Këta janë të përqendruar në fenë e vërtetë dhe nuk i ndahen rrugës së drejtë të Zotit. Të kundërtët e tyre janë el gaun, që iu është bërë i dashur dhe i bukur në zemër kufr-i, gjynahet dhe mosbindja, ashtu si iu është bërë i urryer besimi dhe veprat sipas tij. Për këtë përmbysje, faji është vetëm i tyre. Kur ata i shkelin kufijtë e Zotit, Ai ua vulos tërësisht zemrat, sikurse thotë i Madhëruari: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saff 5]. Kur ata nuk e pranojnë imanin, kur iu prezantohet për herë të parë, Allahu ua rrotullon zemrat për nga humbja. 26 Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: - “Kjo është mirësi (e dhuruar) prej Allahut.” - Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësi e dhuruar nga Allahu Bujar dhe Bamirës, e jo i merituar me forcën dhe përpjekjet e tyre. - “Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.” - Allahu i di ata që tregohen falënderues ndaj mirësive të Tij, prandaj ua shton ato edhe më shumë. Ai i di edhe ata që nuk i japin hakun mirësive të Tij, duke treguar mosmirënjohje. Ata nuk e meritojnë dhuratën e Tij, prandaj dhe i privon nga ajo. Allahu ia jep udhëzimin atij që Ai e gjykon, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij absolute.

Mus'haf Hape →