Kërko: nje koken qe mban shtate kallinj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Safat 37:38–37:49 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Madhë - ruar përjashton nga ky gjykim adhuruesit e Tij të sinqertë, besimtarët e mirë, siç thotë në ajetet e tjera: “Betohem për kohën! Njeriu është në humbje. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ju keni për të shijuar dënimin më të ashpër. Ju do të ndëshkoheni veçse për atë që keni bërë. Kurse për robërit e sinqertë të Allahut ...” - Allahu i Madhë - ruar përjashton nga ky gjykim adhuruesit e Tij të sinqertë, besimtarët e mirë, siç thotë në ajetet e tjera: “Betohem për kohën! Njeriu është në humbje. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për (të pasuar) të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim.” [Asr 1 - 3]. “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e kthejmë atë në më të ultin e të ultëve. Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë.” [Tin 4 - 6]. Ose: “Të gjithë ju do të kaloni pranë tij (Xhehenemit), dhe ky është një vendim i prerë i Zotit tënd. Pastaj, Ne do t’i shpë - tojmë ata që ishin të devotshëm, kurse keqbërësit do t’i lëmë të gjunjëzuar në të” [Merjem 71, 72]. “Çdo njeri është peng i veprave të veta. përveç të djathtëve, të cilët do jenë në Xhenet dhe do t'i bëjnë pyetje njëri-tjetrit ...” [Mudethir 38 - 40]. Ndërsa në këto ajete, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Kurse për robërit e sinqertë të Allahut ...” - Këta nuk kanë për të shijuar ndëshki - min e dhimbshëm dhe nuk do t’u bëhet llogari e hollësishme. Përkundrazi, ata do të kapërcehen dhe do t’u mbulohen të këqijat, nëse do të kenë vepra të këqija, kurse për të mirat do të shpërblehen dhjetëfish, shtatë - qindfish ose shumë e shumë më tepër, sa të dëshirojë Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar dhe Krenar thotë: - “Për ata ka mirësi të përcaktuara ...” - Domethënë, aty u takon Xheneti. Në vijim, i Lartësuari e shtjellon këtë, duke përmendur konkretisht mirësitë që do të përjetojnë në Xhenet. - “Ka fruta të llojllojshme. ” - Domethënë, lloj-lloj frutash. - “Ata do të jenë të nderuar ...” - Atyre do t’u shërbehen mirësi të shumta, do të nderohen me dhurata, për të gjetur kënaqësinë dhe rehatinë e plotë, për të shijuar çdo mirësi dhe lumturi. - “Në kopshtet e mirësisë, të mbështetur në kolltukë përballë njëri -tjetrit.” - Domethënë, duke vështruar njëri -tjetrin ballë për ballë. - “Atyre u shërbehet me gota (me pije) të mbushura nga burimet. E bardhë kristal, me shije të mrekullueshme për ata që e pinë; ajo nuk i dëmton ata dhe as nuk dehen prej saj ...” - Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Atyre u shërbejnë djelmosha të përjetshëm (në rininë e tyre) , me kupa, ibrikë dhe me gota plot me pije të kulluar, prej një burimi që rrjedh, pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.” [Uakia 17 - 19]. Allahu i Lartësuar ka dëshmuar se pijet e Xhenetit janë të pastra dhe të ruajtura nga çdo mangësi dhe dëm, që zakonisht i shoqëron ato në jetën e kësaj dynjaje, sikurse janë dhimbja e kokës, dhimbja e barkut ose dehja. I Lartësuari thotë: “Atyre u shërbehet me gota të mbu - shura nga burimet (e Xhenetit).” Ato janë burime pijesh, që rrjedhin me bollëk në Xhenet dhe për të cilat nuk frikësohen se mund të shterin. I Lartësuari thotë se ngjyra e atyre pijeve është e bardhë, e kristaltë, e kulluar, e pastër dhe shumë e këndshme edhe për shikimin. Edhe shijet, ashtu sikurse ngjyrat, janë të këndshme, gjë kjo që tregon se edhe aroma e tyre duhet të jetë e mrekullueshme. I Lartësuari thotë që nuk ka asnjë dëm në to, domethënë që ajo nuk i dëmton aspak ata. Ibn Abasi thotë: “Pija ka katër cilësi dhe katër efekte: dehjen, dhimbjen e kokës, vjelljen dhe urinimin.” Ndërsa kur i Lartësuari përmend pijen e Xhenetit, dëshmon se ajo është e pastër nga të gjitha këto ndikime të këqija, që sjell zakonisht në jetën e kësaj dynjaje. Të gjitha këto i përmbledh fjala “El-Gaul”. - “Pranë tyre qëndrojnë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur ...” - Këto janë të ndershme, të pastra, shohin veçse burrat e tyre. Fjala ain, që është përkthyer “symë - dhatë”, do të thotë: me sy të bukur, të shkruar. Ndërsa “me shikim të përulur” do të thotë “të ndershme, të devotshme, të pastra në çdo aspekt”. - “Sikur të ishin vezë delikate të ruajtura mirë.” - I Madhëruari i përshkruan me ngjyrën më të bukur. Ai i shëmbëllen me: El-Bejd El -Meknun. Domethënë, në lidhje ngjyrën e butësinë e lëkurës së tyre, delika - tesën e trupit dhe paprekshmërinë, janë ashtu sikurse cipa e hollë (e vezës), që është e ruajtur dhe e mbështjellë. Ajo është e paprekur dhe e patrazuar nga prekjet e duarve. Ja kështu janë ato, tejet delikate, me prekje të butë dhe askush nuk e ka prekur kurrë trupin e tyre. E bardha e tyre është e këndshme, ashtu sikurse është ngjyra e lëkurës së cipës mbështjellëse të brëndshme të vezës. E bardhë me pak transparencë. Duke shpjeguar fjalën “bejdun meknun” , Sudiju ka thënë: “Kjo është bardhësia e cipës së brendshme të vezës, kur prej saj hiqet lëvozhga.” Ibn Xheriri ka thënë: “Është cipa e trashë e jashtme, që preket nga flatrat e zogjve, që duron ashpërsinë e folesë dhe prekjen e duarve. Ndërsa cipa e brendshme është e ruajtur, e bardhë, aq e brishtë dhe e paprekshme. ” Megjithatë, Allahu është më i ditur. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Umu Selemeh këtë hadith: “Unë i thashë: 2247. “O i Dërguari i Allahut! Më trego në lidhje me fjalën e Allahut Krenar dhe të Lartësuar: “ Ke En -nehun bejdun meknun”. Ai tha: “Butësia (dhe delikatesa) e tyre është si butësia e cipës së brendshme të vezës.”

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:38–29:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Faraoni ishte sundimtari i Egjiptit në kohën e Musait, kurse Hamani ishte ministri i tij. Që të dy këta ishin prej koptëve, që e mohonin Zotin dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, vendbanimet e të cilëve ju i dini. Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe i shmangu nga e vërteta, edhe pse arritën ta shihnin (e kuptonin) qartë atë.” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth këtyre popujve, që nuk e pranuan besimin e drejtë e të vërtetë dhe refuzuan të pasonin profetët e tyre. Ai na tregon për format e ndëshkimeve kundër tyre. Adi ishte populli, në të cilin Zoti dërgoi profetin Hud. Ata jetonin në Ahkaf, një zonë shumë pranë Hadrameutit, në viset e Jemenit. Themudi ishte populli, ku Zoti dërgoi profetin Salih. Këta banonin në El Hixhr, pranë luginës Uadu el Kura. Arabët i dinin mirë vendbanimet e këtyre popujve të vjetër dhe shpesh kalonin pran ë tyre në udhëtimet e tyre për tregti. - “Edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Musai u solli atyre argumente të qarta, por ata u treguan kryeneçë, prandaj nuk mundën t’i shp ëtonin dënimit.” - Karuni ishte një burrë me pasuri të mëdha, që i peshonin rëndë çelësat e depove të tij. Allahu i Madhëruar i pati dhënë shumë pasuri të kësaj bote, aq sa çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. Faraoni ishte sundimtari i Egjiptit në kohën e Musait, kurse Hamani ishte ministri i tij. Që të dy këta ishin prej koptëve, që e mohonin Zotin dhe profetin e Tij. Për secilin nga këta, i Lartësuari thotë: - “Secilin prej tyre e dënuam për krimin e vet. ” - Secilit i ra ai ndëshkim që i përshtatej dhe që e meritonin. - “Disa prej tyre Ne i dënuam me furtunë të fuqishme (me rrebesh gurësh) ...” - Kështu u dënua populli i Adit. Ata e merituan këtë ndëshkim, sepse ata thoshin: “Kush është më i fuqishëm se ne?” Kështu, i Plotfuqishmi u dërgoi një furtunë të furishme, të zhurmshme, të acartë e shkatërruese. Ajo i ngriti lart gurët dhe i lëshonte me forcë mbi ta. Gjithashtu, i rrëmbeu trupat e mohuesve, i ngriti lart në qiell, për t’i përplasur pastaj me forcë me kokë, dhe kështu ato shkëputeshin dhimbshëm dhe trupat mbeteshin pa koka, sikurse i përshkruan Zoti kur thotë: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” [Haka 6 - 8]. Ose kur thotë: “Ne u lëshuam atyre një erë të fortë në një ditë ndëshkimi të ashpër dhe të vazhdueshëm. Ajo i shtynte njerëzit sikur të ishin trupa hurmash të shkulura.” [Kamer 19, 20]. - “... disa i shkatërruam me krisma (të forta) nga qielli ...” - Kështu u dënua populli i Themudit. Allahu i Madhëruar ua shtjelloi argumentet dhe ua qartësoi të vërtetën. Ai u solli si mrekulli devenë që doli nga shkëmbi, mrekulli e cila u erdhi ashtu siç vetë e kërkuan. Megjithatë, ata nuk besuan, por vazhduan në shfrenim, duke kaluar kufijtë e Zotit dhe mohimin e besimit të vërtetë, ku i ftoi Profeti i tyre. Ata kërcënuan Profetin e Allahut dhe ata që e besuan atë, se do t’i dëbonin prej vendit, madje do t’i vrisnin me gurë. Atëherë, i rrëmbeu një krismë nga qielli, që shtangu lëvizjet e tyre dhe ua mbylli gojën. - “... kurse disa të tjerë i fundosëm në tokë ...” - Kështu u ndëshkua Karuni, i cili e kaloi kufirin në padrejtësi, arrogancë e kryelartësi në tokë. Ai eci në tokë me mendjemadhësi e duke nënçmuar krijesat, duke tejçmuar e lëvduar veten. Allahu i lartësuar thotë: “Pastaj, Ne bëmë që të përpinte dheu atë, bashkë me pallatin e tij ...” [Kasas 81]. Profeti i Allahut ka thënë: “Ndërkohë që një burrë tërhiqte rrobën e tij (të gjatë nga mendjemadhësia dhe me mburrje), Allahu e hapi tokën poshtë tij dhe ai u rrokullis plot zhurmë në brendësi të saj. Kështu do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit.” - “... dhe disa i mbytëm në ujë.” - Ky ishte ndëshkimi për Faraonin, Hamanin dhe ushtritë e tyre. Allahu i Madhëruar i mbyti në ujë në një mëngjes të vetëm dhe prej tyre nuk shpëtoi asnjë. - “Nuk qe Allahu Ai që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.” - Të gjitha këto ndëshkime ishin mëse të merituara. Allahu nuk i bën padrejësi askujt. Ishin ata vetë që, me veprat e mosbesimin e tyre, me shfrenimin në kalimin e kufjve të Zotit dhe refuzimin e shpalljeve dhe rrugës së Tij, e merituan çdo ndëshkim që zbriti mbi ta. 138

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:27 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e një ensari. Arritëm tek varri dhe kur xhenazja ishte duke u vendosur në tokë, Profeti i Allahut u ul. Edhe ne u ulëm rreth e rrotull tij. Dukej sikur mbi kokat …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” - Buhari sjell hadithin nga Bera Ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1581. “Kur muslimani të pyetet në varrin e Tij, do të dëshmojë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është profet i Allahut. Pikërisht kjo është Fjala, kur Allahu thotë: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër...” Muslimi dhe të gjithë autorët e Sunen-eve e sjellin këtë hadith prej rrugës së Shubas, me të njëjtin tekst. Ndërsa Imam Ahmedi sjell nga Bera Ibn Azibi këtë rrëfim: 1582. “Ne dolëm së bashku me Profetin e Allahut për të shoqëruar xhenazen e një ensari. Arritëm tek varri dhe kur xhenazja ishte duke u vendosur në tokë, Profeti i Allahut u ul. Edhe ne u ulëm rreth e rrotull tij. Dukej sikur mbi kokat tona kishin ndaluar zogj. Profeti mbante në dorë një shkop, me të cilin po gërmonte në tokë. Pataj ngriti kokën dhe tha: “Kërkoni mbrojtje Allahut nga ndëshkimi i varrit!” Këtë e tha dy ose tri herë. Pastaj tha: “Me të vërtetë, kur besimtari largohet nga kjo dynja dhe drejtohet për në ahiret, tek ai zbresin melekë prej qiellit me fytyra të bardha. Fytyrat e tyre duken si diell. Në duar mbajnë qefinë prej Xhenetit dhe hanut (aromat e këndshme që shpërndahen e hidhen nëpër qefin) prej Xhenetit. Ata ulen në distancën deri ku atij i shikon syri. Pastaj, vjen Meleku i Vdekjes, ulet pranë kokës së tij dhe i thotë: “O shpirt i mirë, dil në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij!” Dhe ai del duke rrjedhur lehtë, ashtu si pika e ujit shkëputet nga buzët e enës. Atëherë, kur ai e merr shpirtin, melekët nuk ia lenë në dorën e tij as sa një pulitje sysh, por e marrin dhe e vendosin në qefinët dhe hanutin e tyre. Prej tij del aroma më e këndshme që gjendet në faqen e dheut. Atëherë fillojnë e ngjiten lart në qiell. Sa herë që kalojnë pranë një grupi (melekësh), ata pyesin: “Kush është ky shpirt i mirë?” - “Është filani i biri i filanit ...”, dhe e quajnë me emrat më të bukur me të cilët e thërrisnin në dynja. Vazhdojnë të ngjiten deri sa arrijnë në qiellin e dynjasë dhe kërkojnë që t ’u hapen dyert. Ato hapen dhe atë e shoqërojnë melekët më të dalluar e të afërt, deri në qiellin tjetër. Kështu vazhdon të ngjitet, derisa arrijnë me të në qiellin e shtatë. Atëherë Allahu thotë: “Shkruajeni librin e robit Tim në Ilijin dhe kthejeni atë në tokë! Unë prej saj i krijova, në të do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr sërish!” Pas kësaj, shpirti kthehet në trupin e tij. Atëherë i vijnë dy melekë, të cilët e ngrenë të qëndrojë ulur dhe e pyesin: “Kush është Zoti yt?” Ai përgjigjet: “Zoti im është Allahu.” E pyesin sërish: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Feja ime është Islami.” - “Cili ishte ai burrë, që u dërgua ndër ju?” - “Ai është i Dërguari i Allahut.” - “Çfarë dije ke ti (për këtë)?” Ai thotë: “Lexova Librin e Allahut, e besova si të vërtetë dhe e pranova atë.” Atëherë, një zë prej qielli thotë: “Të vërtetën tha robi Im! Shtrojani (varrin) me shtresa prej Xhenetit, visheni me rroba Xheneti dhe hapini atij një portë prej Xhenetit.” Dhe atij i vjen fllad e aromë e këndshme prej Xhenetit dhe i zgjerohet varri deri ku i sheh syri. Pastaj i afrohet një person me fytyrë të bukur, me veshje të bukur dhe me aromë të mirë dhe i thotë: “Gëzohu me atë që gjithmonë të lumturonte! Kjo është dita që të premtohej!” Ai (besimtari) e pyet: “Kush je ti? Fytyra jote është vërtet fytyra e dikujt që sjell mirësi!” Ai thotë: “Unë jam puna jote e mirë...” Pastaj besimtari lutet: “O Zot, bëje kijametin, që të mund të kthehem tek familja dhe pasuria ime!” Ndërsa qafiri, në momentin kur largohet nga kjo dynja dhe drejtohet për në ahiret, tek ai zbresin melekë prej qiellit, me fytyra të zeza, që sjellin me vete qefinë zjarri. Ata ulen në distancën deri ku atij i shikon syri. Pastaj vjen Meleku i Vdekjes, ulet pranë kokës së tij dhe i thotë: “O shpirt i pisët, dil në dënimin dhe zemërimin e Allahut!” Atëherë, shpirti i tij fshihet e shpërndahet nëpër trup, por meleku ia shkul atë, ashtu si krehëri shkul fijet kur kreh leshin e lagur. Sapo ai e merr shpirtin, melekët nuk ia lënë në dorë as sa një pulitje sysh, por e marrin dhe e vendosin në qefinët e zjarrtë. Prej tij del më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut. Atëherë fillojnë e ngjiten lart në qiell. Sa herë që kalojnë pranë një grupi (melekësh), ata thonë: “Kush është ky shpirt i keq?” Përgjigjen: “Është filani i biri i filanit...”, duke e thirrur me emrat më të shëmtuar, me të cilët e thërrisnin në dynja. Vazhdojnë të ngjiten, deri sa arrijnë në qiellin e dynjasë. Atje kërkojnë që t’u hapen dyert, por ato nuk u hapen.” Atëherë Profeti lexoi fjalën e Allahut: “...nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet, derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës...” [ Ea’raf 40]. Atëherë Allahu thotë: “Shkruajeni librin e robit tim në Sixhin, në tokën më të ulët!” Atëherë shpirti i tij hidhet që lart.” Pastaj Profeti lexoi: “... Kush i bën shok Allahut, është sikur ai të ketë rënë nga qielli e ta kenë rrëmbyer shpendët (grabitqarë), ose sikur ta ketë rrëmbyer era e ta ketë hedhur në ndonjë vend të humbur.” [Haxh 31]. Pastaj shpirti kthehet në trupin e tij. Në këtë moment, i vijnë dy melekë, të cilët e ngrenë të qëndrojë ulur dhe e pyesin: “Kush është Zoti yt?” Ai thotë: “Haaah haaah! Nuk e di!” E pyesin prapë: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Haaah haaah! Nuk e di!” Ata i thonë: “Cili ishte ai burrë që u dërgua ndër ju?” Ai sërish ia bën: “Haaah haaah! Nuk e di!” Atëherë një zë thotë: “Gënjeu robi Im! Shtrojani (varrin) me shtresa zjarri dhe hapini atij një portë prej zjarrit. Dhe atij i vjen prej nxehtësisë dhe tymit të tij dhe i ngushtohet varri derisa i shkëmbehen brinjët. Atij i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me veshje të shëmtuar dhe me aromë të keqe dhe i thotë: “Gëzohu” tani, me atë që të ligështon! Kjo është dita që të premtohej!” Ai (qafiri) i thotë: “Kush je ti? Fytyra jote është vërtet fytyrë që sjell ligësi.” Ai thotë: “Unë jam puna jote e keqe.” Pastaj, ai thotë: “O Zot, mos e bëj Kijametin!” Hadithin e sjell edhe Ebu Daudi prej Eameshit. Ndërsa Nesaiu dhe Ibn Maxhe e sjellin prej Minhal Ibn Amrit me të njëjtin tekst. Imam Abd Ibn Humejdi (Allahu e mëshiroftë!) sjell në Musned-in e tij hadithin nga Enes Ibn Maliku, se Profeti i Allahut ka thënë: 1583. “Me të vërtetë, kur robi vendoset në varr, prej tij largohen miqtë dhe shokët e vet, kurse ai dëgjon trokëllimën e sandaleve të tyre. Atëherë, atij i vijnë dy melekë që e ngrenë të qëndrojë ulur dhe i thonë: “Çfarë thoshe në lidhje me atë burrë?” Atëherë besimtari do të thotë: “Dëshmoj se ai ishte rob i Allahut dhe profet i dërguar i Tij. Atëherë atij do t’i thuhet: “Shikoje vendin tënd në zjarr! Allahu ta zëvendësoi ty tashmë me një vend në Xhenet.” Ai i sheh të dyja vendet.” Katadja thotë: “Neve na është treguar se atij do t’i zgjerohet varri 70 llërë dhe do t’i mbushet me gjelbërim deri në Ditën e Kijametit.” Kështu e sjell Muslimi nga Abdullah Ibn Humejdi, me të njëjtin tekst. Kështu e ka sjellë edhe Nesaiu prej Junus Ibn Muhamed el Muedibit, po me të njëjtin version. Xheriri përcjell se Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: 1584. “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se i vdekuri i dëgjon trokëllimën e sandaleve të njerëzve kur ata ecin e kthehen për t’u larguar prej tij (pas varrimit). Nëse ai është besimtar, namazi qëndron tek koka e tij, zekati qëndron në të djathtën e tij, agjërimi në të majtën e tij dhe veprat e mira, si sadakaja, ruajtja e lidhjeve farefisnore, punët e mira, bamirësia ndaj njerëzve, i qëndrojnë tek këmbët e tij. Kur atij i afrohet ndëshkimi nga koka, namazi thotë: ‘Nuk ke për të hyrë nga ana ime!’ Kur i vjen ndëshkimi nga e djathta, zekati thotë: ‘Nuk ke për të hyrë nga ana ime!’ Kur i vjen ndëshkimi nga e majta, agjërimi thotë: ‘Nuk ke për të hyrë nga ana ime!’ Kur i vjen ndëshkimi nga këmbët e tij, punët e mira thonë: ‘Nuk ke për të hyrë nga ana jonë!’ Atëherë atij i thuhet: “Ulu!” Dhe ai ulet. Dielli i shfaqet sikur është në të perënduar. Pastaj i thuhet: “Na trego dhe na u përgjigj për atë që do të pyesim!” Ai thotë: “Më lini sa të falem!” - Ti do ta bësh atë, - i thuhet, - por na u përgjigj për atë që do të të pyesim!” - “Për çfarë do të më pyesni?” - “Çfarë thua në lidhje me atë burrë, i cili ishte ndër ju dhe çfarë dëshmon në lidhje me të?” Ai i thotë: “Pyesni për Muhamedin ﷺ ”?- “Po!” - “Unë dëshmoj se ai është Profet i Allahut. Ai na erdhi me argumente të qarta nga Allahu, dhe ne e pohuam, e besuam dhe miratuam në atë që ai tha.” Atëherë, atij i thuhet: “Sipas këtij besimi jetove, po ashtu vdiqe dhe po kështu do të ringjallesh, në dashtë Allahu!” Atij i hapet varri 70 llërë dhe i ndriçohet. Pastaj i hapet një portë me drejtim nga Xheneti dhe i thuhet: “Shiko se çfarë ka përgatitur Allahu për ty në të!” Dhe atij i shtohet lumturia dhe gëzimi. Pastaj i vendoset shpirti në “ nesmetu taj-jibi”, i cili është një zog jeshil, që fluturon dhe varet nën pemët e Xhenetit. Ndërsa trupi i tij do të kthehet në dhé, nga edhe filloi krijimi i tij. Për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër...”.” Po kështu e ka sjellë edhe Ibn Hibani. El Aufi sjell shpjegimin e këtij ajeti nga Ibn Abasi (r.a), që thotë: “Kur besimtarit i afrohet vdekja, pranë tij vijnë melekët. Ata i japin selam atij dhe e përgëzojnë me Xhenet.” Në vijim, ai (Ibn Abasi) tregoi gjendjen e besimtarit, ashtu sikurse u përmend në hadithet e lartpërmendura, pastaj tha: “Ndërsa te mohuesi shkojnë melekët, të cilët e godasin me duart e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: "Eh, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve, si i godasin në fytyrë dhe në shpinë (duke u thënë) : “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!”. [Enfal 50]. Kjo ndodh në momentin e vdekjes. Ndërsa kur ai futet në varr, ata e ulin dhe atij i thuhet: “Kush është Zoti yt?” Por ai nuk kthen asnjë përgjigje. Allahu e bën që të harrojë gjithçka. Kur atij i bëhet pyetja: “Kush është profeti, i cili u dërgua tek ty?”, atij nuk i jepet mundësia që t’u kthejë atyre përgjigje. Allahu i Lartësuar thotë: “... ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.”

Mus'haf Hape →
Munafikun 63:5–63:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Kur u thuhet: “Ejani tek i Dërguari i Allahut, sepse ai do të kërkojë falje për ju!”, ata tundin kokën dhe i sheh tek të kthejnë shpinën me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur u thuhet: “Ejani tek i Dërguari i Allahut, sepse ai do të kërkojë falje për ju!”, ata tundin kokën dhe i sheh tek të kthejnë shpinën me fodullëk. ” - Në këtë mënyrë, ftesën për të besuar, ata e refuzojnë me kryelartësi dhe nënçmim. Në vijim, i Lartësuar na tregon mënyrën se si i shpaguan ata për këtë shpërfillje: - “Njëlloj është - kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë. ” - Siç thotë i Lartë - suari në suren Teube: “Kërko falje për ta ose jo, por edhe nëse kërkon falje shtatë - dhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë ...”. Mu - nafikët nuk janë të denjë që t’i kërkosh falje Allahut për ta. Edhe nëse i kërkon Allahut falje shtatëdhjetë herë, ta dini se Allahu nuk ka për t’i falur. Madje, thuhet se numri shtatëdhjetë këtu është përmendur thjesht për të treguar pamundësinë e faljes së gjynahut të tyre, pasi arabët e përdorin këtë shprehje thjesht për të treguar një numër të madh, e jo duke patur si qëllim numrin konkret. Shumë selefë kanë thënë se këto ajete kanë zbritur dhe flasin për Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul, sikurse do ta sjellim më pas, në dashtë Allahu. Vetëm tek Ai e kemi besimin dhe vetëm Atij i mbështetemi. Muhamed Ibn Is'haku në “ Sira” ka thënë: “Kur i Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të!) erdhi në Medinë - pas kthimit të tij nga Uhudi - ndodhi diçka jo e zakontë. Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul - siç më ka treguar Ibn Shihab el Zuhri - kishte një vend në xhami, ku qëndronte çdo xhuma, pa u penguar nga askush, si respekt për pozitën që kishte mes fisit të tij. Kur Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qof - shin mbi të) vinte ditën e xhuma, për t’u folur e mbajtur hytbe njerëzve, ai e kishte zakon që ngrihej dhe thoshte: “O njerëz! Ky është i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), që po del para jush. Zoti ju ka nderuar dhe ju ka bërë krenarë me me anë të tij, prandaj përkraheni dhe nderojeni atë, dëgjojeni dhe bindjuni!” Pastaj ulej në vendin e vet. Kështu vazndoi, deri në ngjarjen e Uhudit, kur ai bëri atë që bëri – pra, tradhtinë dhe dezertimin nga lufta, së bashku me një të tretën e ushtrisë. Kështu, të xhumanë e ardhshme, kur ai u ngrit të bënte atë që bënte gjithmonë, muslimanët e kapën prej rrobash nga të gjitha anët dhe i thanë: “Ulu, o armik i Zotit. Nuk je i denjë për këtë, pas asaj që ke bërë!”. Atëherë, ai doli duke shkelur njerë - zit e duke thënë: “Pasha Zotin, ju po silleni sikur të kisha thënë ndonjë gjë të keqe e turp! Unë thjesht u ngrita për të mbështetur kauzën e tij!” Disa ensarë e takuan te dera e xhamisë, kur ai ishte duke dalë, dhe i thanë: “Mjerë për ty. Çfarë po bën?!” Ai tha: “Unë u ngrita për ta mbështetur atë, por disa nga shokët e tij u hodhën mbi mua, duke më tërhequr dhe duke më sharë, sikur të kisha thënë ndonjë turp! Unë thjesht isha duke mbështetur kauzën e tij.” Ata thanë: “I mjeri ti! Kthehu, që i Dërguari i Zotit (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) të kërkojë falje për ty!” Ai tha: “Pasha Zotin, nuk dua që ai të kërkojë falje për mua!” Katade dhe Suddiju kanë thënë, gjithashtu, që ky ajet ka zbritur në lidhje me Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulin. Një djalosh nga fisi i Abdullahit shkoi tek i Dërguari i Allahut, për t’i treguar disa fjalë shumë të këqija të thëna nga ai munafik. Kur Profeti i Allahut e thirri atë për sqarim, Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli i mohoi dhe u betua se nuk i kishte thënë. Pas kësaj, një grup ensarësh e fajësuan dhe i folën ashpër djaloshit për fjalët e përcjella tek Profeti. Atëherë, Zoti shpalli për atë që e dëgjoni. Njerëzit i thanë atij munafiku, atij armiku të Zotit: “Do të ishte mirë të shkoje tek i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të!).” Por ai tundi kokën dhe tha: “Nuk kam për ta bërë këtë.” - “Ata thonë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, derisa ata ta braktisin!” Vetëm Allahut i përkasin pasuritë e qiejve e të Tokës, por munafikët nuk e kuptojnë. Ata thonë: “Kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.” Në fakt, e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por munafikët nuk e dinë këtë. ” - Hafizi Ebu Bekr el Bejhakiu përcjell prej Xhabir Ibn Abdilahit, se ka thënë: 2684. “Ne ishim së bashku me Profetin e Allahut në një luftë, kur ndodhi një konflikt mes besimtarëve. Një ensar thirri për ndihmë të tijët: “O ensarë!” Një muhaxhir, gjithashtu, thirri të tijët: “O muhaxhirë!” Profeti i Allahut tha: “Ç’janë këto thirrje, si në kohën e injo - rancës?! Mjaft me to, se janë të pështira!” Ibn Ebu Hatimi sjell një hadith nga Seid Ibn Xhubejri, i cili tregon se: i Dërguari Zotit, sa herë që shkonte ekspeditë në ndonjë vend, ai nuk largohej prej andej, derisa të falte një namaz në atë vend. Kur ndodhi beteja e Tebukut, ai u njoftua se Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli tha: “Kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë të përçmuarit prej saj.”. Kështu, ai u largua prej atyre viseve përpara se të ngrysej. Njerëzit i thanë Abdullah Ibn Ubejit: “Shko te Profeti i Zotit, që ai të kërkojë falje për ty!”. Atë - herë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Kur vijnë munafikët tek ti, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” ...” deri tek: “Kur u thuhet: “Ejani tek i Dërguari i Allahut, sepse ai do të kërkojë falje për ju!”, ata tundin kokën dhe i sheh tek të kthejnë shpinën me fodullëk.” Ky informacion vjen me sened të mirë deri tek Seid Ibn Xhubejri. Vërtet kanë thënë se bëhet fjalë për kthimin nga lufta e Tebukut, por ky mendim vlen të rishikohet, madje mund të themi se nuk është i pranueshëm, pasi Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul nuk mori pjesë në luftën e Tebu - kut. Përkundrazi, ai u kthye mbrapsht me një pjesë të ushtrisë. Mendimi më i saktë që vjen nga autorët e jetëshkrimit dhe luftrave të Profetit ﷺ është se bëhet fjalë për kthimin nga lufta e Murejsiut, ose siç njihet ndryshe, lufta kundër fisit Benu Mustalik. Junus Ibn Bukejri sjell këtë rrëfim rreth kthimit nga lufta me Benu Mustalikët: “Ndërsa i Dër - guari i Zotit po qëndronte atje, Xhahxhah Ibn Seid el Ghafari - i cili ishte i pajtuar si punonëtor me mëditje nga Omer Ibn Hattabi, - dhe Sinan Ibn Uebri u grindën në lidhje me ujin. Ibn Is'haku përcjell nga Muhamed Ibn Jahja Ibn Hibbani një detaj: “Ata u sulën për të mbushur ujë dhe po grindeshin ashpër me njëri -tjetrin, derisa Sinani thirri: “O ensarë, ku jeni?!”. Edhe Xhahxhahi thirri: “O muhaxhirë, ku jen i?” Ndërkohë, Zeid Ibn Erkami dhe një grup ensarësh ishin me Abdullah Ibn Ubejin dhe tregojnë se, kur ai dëgjoi për këtë zënkë, tha: “Ata guxojnë të rebelohen kundër nesh, në tokën tonë?! Për Zotin, këta janë siç thotë ajo fjala: “Ushqeje qenin, që të të hajë!”. Pasha Zotin, kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë të përçmuarit prej saj!” Pastaj shkoi te fisi i tij dhe tha: “Ia bëtë vetes, me duart tuaja! I pranuat në vendin tuaj dhe ndatë pasurinë me ta!” Zejd Ibn Erkami, që ishte i ri, i dëgjoi këto fjalë dhe ia përcolli të Dërguarit të Allahut. Omer Ibn El Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “O i Dërguari i Zotit, urdhëro Abbad Ibn Bishrin, që t'ia heqë kokën atij munafiku!”. Profeti tha: "Jo, se pastaj nje - rëzit do të thonë se Muhamedi vret shokët e vet. Përkundrazi, Umer, njoftoji njerëzit se do të largohemi.” Kur u njoftua Abdullah Ibn Ubej se fjalët e tij kishin arritur tek i Dërguari i Zotit, ai shkoi tek ai, i kërkoi falje, duke u betuar në Zot se nuk i kishte thënë ato fjalë, që i kishte përcjellë Zejd Ibn Arkami. Duke qenë se gëzonte respekt mes popullit të tij, edhe ata e mbështetën duke thënë: “O i Dërguari i Allahut, mbase ky djalosh hamendësoi dhe nuk i kishte fiksuar mirë fjalët që të përcolli.” I Dërguari i Zotit (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) u largua në një kohë kur ai nuk e kishte zakon që të largohej. Useid Ibn Hudejri e takoi, e përshëndeti me përshëndetjen që i jepet një profeti, pastaj i tha: “Për Zotin, po të shoh të largohesh në një orë jo të zakontë!” I Dërguari i Zotit (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Vallë, nuk i ke dëgjuar fjalët që tha shoku juaj, Ibn Ubeji, se “Kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë të përçmuarit”? .” Ai tha: “Ti - o i Dërguar i Zotit - je paria dhe krenaria, ndërsa ai është i përuluri, i përçmuari.” Pastaj tha: “O i Dërguari i Zotit, tregohu i duruar dhe i butë me të. Kur Zoti të solli ty në mesin tonë, ne ishim duke e përgatitur ta bënim mbretin t onë, ndaj ai mendon se ti e ke privuar nga kjo pozitë e pushtet.” Profeti i Allahut vazhdoi udhëtimin deri në fund të asaj dite. Pasi kaluan natën, në mëngjes njerëzit vazhduan bisedat e tyre deri afër drekës, kur morën një sy gjumë. Atëherë, zbriti surja Munafikun.” [ Sira nebeuije ” e Ibn Hishamit.] Imam Ahmedi sjell këtë rrëfim nga Zejd Ibn Arkam: 2685. “Isha me xhaxhain tim në një luftë, kur dëgjova Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulin, që u thoshte shokëve të tij: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, derisa ata ta braktisin!” Po ashtu tha: “Kur të kthehemi në Medinë, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.”. Unë ia tregova këtë xhaxhait tim, kurse xhaxhai im ia tregoi të Dërguarit të Zotit. Atëherë, i Dërguari i Allahut thërret Abdullah Ibn Ubejin dhe e pyet rreth asaj që përflitej, por ai së bashku me mbështetësit e tij e mohuan dhe u betuan se nuk kishin thënë të tilla fjalë. Profeti pranoi fjalën e tyre dhe nuk mori për bazë fjalën time. Atëherë, mua më kapi një ngushtim e trishtim i madh në shpirt, që kurrë nuk e kisha provuar më parë ndaj u mbylla në shtëpi. Xhaxhai im më tha: “Këtë deshe të arrije? Të të përgë - njeshtronte dhe të të urrente i Dërguari i Allahut?” Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Madhëruar zbriti: “Kur vijnë tek ti munafi - kët, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” (pra, suren Munafi - kun). Atëherë, Profeti i Allahut më ftoi dhe më lexoi këtë sure, duke shtuar: “Allahu dëshmoi se ti the të vërtetën.” Muhamed Ibn Is'hak Ibn Jasari përcjell nga Asim Ibn Umer Ibn Katade këtë rrëfim: 2686. “Kur Abdullahi, i biri i Abdullah Ibn Ubejit, më - soi për ngjarjen dhe rreth fjalëve të babait të tij, shkoi tek i Dërguari i Zotit dhe i tha: “O i Dërguari i Zotit, kam dëgjuar se ju dëshi - roni të vrisni Abdullah Ibn Ubejin, për shkak të asaj që ju kanë informuar rreth tij. Nëse vërtet do ta bëni diçka të tillë, atëherë më urdhëro mua për këtë, dhe unë do të të sjell kokën e tij. Hazrexhët e dinë mirë se nuk ka ndonjë këtu, që respekton babanë e vet më shumë se unë babain tim. Kam frikë se, nëse do të urdhërosh dikë tjetër që ta vrasë, do të bëj ndonjë padrejtësi! Mos më lër të shikoj vrasësin e babait të ecë mes njerëzve, se do të bëhem i padrejtë duke vrarë ndonjë besimtar për shkak të një jobesimtari dhe të hyj në zjarr!” I Dërguari i Allahut (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Përkundrazi, ne do të sillemi mirë dhe do të jemi miq të mirë me të, përderisa ai do të jetë me n e”. Ikrime, Ibn Zejdi dhe të tjerët rrëfejnë se, 2687. “... kur njerëzit u kthyen në Medinë, Abdullahi, djali i Abdullah Ibn Ubejit qëndronte te porta e qytetit, me shpatën e zhveshur në dorë dhe njerëzit kalonin pranë tij. Kur erdhi babai i tij, Abdullah Ibn Ubeji, ai i tha: “Kthehu pas!”. I ati i tha: “Çfarë po bën, o i mjeri ti?!” Ai tha: “Për Zotin, nuk ke për të hyrë këtu, derisa i Dërguari i Zotit të të japë leje, sepse ai është ballëlarti e ti je i përuluri, i përçmuari.” Kur erdhi i Dërgu - ari i Allahut, Abdullah Ibn Ubeji iu ankua për sjelljen e të birit (i cili, gjithashtu quhej Abdullah) dhe kërcënimin e tij. Ky i fundit iu drejtua Profeti dhe i tha: “Për Zotin, o i Dërguari i Allahut, ai nuk ka për të hyrë në Medinë, derisa ti të japësh leje për këtë!” Atëherë, Profeti i dha leje. Kështu, Abdu - llahi tha i të atit: “Tani që të dha leje Profeti i Allahut, mund të hysh.” Ebu Bekër Abdu - llah Ibn el Zubejri shkruan në Musned-in e tij: “Abdullah Ibn Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli i tha babait të tij: “Për Zotin, nuk ke për të hyrë në Medinë, derisa të thuash: ‘I Dërguari i Zotit është më i nderuari e unë jam më i përuluri.’” Pastaj shkoi tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Zotit, kam dëgjuar se ti dëshiron të vrasësh babanë tim. Pasha Atë që të dërgoi me të vërtetën, kurrë nuk e kam vështruar gjatë në fytyrë babain tim, nga respekti i madh për të. Nëse vërtet dëshironi ta vrisni, jam unë ai që do t'jua sjell kokën e tij, sepse nuk mundem të shoh vrasësin e babait tim!”

Mus'haf Hape →
Nisa 4:29–4:31 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe ky nga Abdullahi, i cili duke sqaruar këtë ajet, ka thënë: “Ky ajet është i prerë dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe as është abroguar në kohën e Profetit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë e njëri -tjetrit me mënyra të palejueshme, përveç rastit kur është tregti me pëlqim të dyanshëm ...” - Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij besimtarë që të marrin dhe të përfitojnë nga pasuria e njëri-tjetrit përmes mënyrave të ndaluara, siç janë llojet e fajdeve, kumarit apo lloje tregtie të cilat kryhen me hile e mashtrime, edhe nëse në pamje të parë duket sikur janë brenda kufijve të Sheriatit. Por Allahu i Madhëruar e di mirë se ata që i praktikojnë këto forma të ndaluara thjesht bëjnë hile për t’i lejuar vetes fajdenë. Ibn Xheriri sjell nga Ibn Abasi një shembull të tillë: “Një burrë blen prej dikujt tjetër një rrobë dhe i thotë atij: ‘Nëse e pëlqej, do ta marr, por nëse nuk e pëlqej, do ta kthej këtë rrobë dhe do të jap një dirhem. Pikërisht për këtë ka thënë Allahu i Lartësuar: “Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit me mënyra të palejueshme...” Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Alkame, dhe ky nga Abdullahi, i cili duke sqaruar këtë ajet, ka thënë: “Ky ajet është i prerë dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe as është abroguar në kohën e Profetit ﷺ dhe as do të abrogohet deri në Ditën e Gjykimit.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “...përveç rastit kur është tregti me pëlqim të dyanshëm.” Pra, largohuni nga mënyrat e ndaluara të fitimit dhe bëni tregti të ndershme mes jush, ashtu siç e ka ligjëruar Allahu i Lartësuar. Dijeni mirë se që tregtia të jetë e ndershme, duhet që të dyja palët, si shitësi, ashtu dhe blerësi, të jenë të kënaqura me fitimin dhe kushtet e përcaktuara në të. Kështu fitojeni pasurinë, me forma të pastra. Në tefsirin e këtij ajeti, Muxhahidi ka thënë: “Pasuri e lejuar është ajo që merret përmes shitbler jes së ndershme ose dhuratave”. Ibn Xherir përcjell nga Mejmun Ibn Mehrani, se Profeti i Allahut ka thënë: 690. “Shitblerja duhet të realizohet me kënaqësinë e të dyja palëve. E drejta për të zgjedhur dhe vendosur se a do të realizohet e finalizohet shitblerja apo jo, duhet bërë veçse pasi të paraqitet malli dhe të qartësohet mirë ai. Nuk i lejohet asnjë muslimani që t'i bëjë hile dhe t’i fshehë gjë muslimanit tjetër.” 173 Që të konsiderohet se të dyja palët kanë rënë dakord dhe janë të kënaqura me shitblerjen, siç thotë Allahu: “Mos e hani pasurinë e njëri -tjetrit me mënyra të palejueshme, përveç rastit kur është tregti me pëlqim të dyanshëm ...”, është e domosdoshme që e drejta për të zgjedhur të shprehet në kohën dhe vendin ku bëhet shitblerja dhe jo më vonë. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Profeti ﷺ ,i cili ka thënë: 691. “Dy palët kanë të drejtë të zgjedhin, për sa kohë nuk janë larguar nga vendi.” Në një version të sjellë nga Buhariu, Profeti ﷺ thotë: 692. “Kur dy vetë shesin dhe blejnë me njëri tjetrin, secili prej tyre ka të drejtën e zgjedhjes, për sa kohë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri.” Po kështu kanë thënë Ahmedi, Shafi’iu dhe pasuesit e tyre, si edhe shumica e të parëve dhe e të mëvonshmëve. Gjithashtu, që të konsiderohet se palët kanë rënë dakord dhe janë të kënaqura me shitblerjen, është kusht edhe përmbushja e kushteve të vendosura, duke lënë tri ditë afat ose edhe më shumë, aq sa të gjykohet se kushti i vendosur rreth mallit të tregtisë gjatë aktmarrëveshjes është plotësuar. Edhe sikur të ketë kaluar një vit dhe të vërehet se kushtet e vendosura rreth mallit të tregtisë nuk janë plotësuar, kjo tregti nuk konsiderohet se është bërë me pëlqim të dyanshëm. - dhe mos e vrisni veten! - Mos i vrisni dhe mos i dëmtoni vetet tuaja duke vepruar ato gjëra që Allahu i Madhëruar i ka bërë harram dhe duke mos iu bindur urdhëresave të Tij. Mos dëmtoni dhe mos e vrisni veten duke ngrënë pasurinë e njëri tjetrit pa të drejtë. Të gjitha këto janë shkaqe dhe rrugë, të cilat të çojnë në shkatërrimin e vetes. - Vërtet, Allahu është Mëshirëplotë me ju. - Ai është Mëshirëplotë, përmes urdhëresave të Tij dhe ndalesave që ka caktuar për ju. Imam Ahmedi përcjell rrëfimin nga Amër Ibn Asi (r.a), që e dërgoi Profeti i Allahut me një mision, vitin e “Dhatul Selasil”. Ai rrëfën: 693 . “Një natë të ftohtë gjatë këtij udhëtimi, unë u bëra xhunub dhe pata frikë se, nëse do të merrja gusul, do të vdisja nga i ftohti. Atëherë mora tejemum dhe e fala namazin e sabahut së bashku me shokët e mi. Kur u kthyem, ngjarja ime iu përmend Profetit nga të tjetër. Profeti ﷺ më tha: “O Amër, a u fale me shokët e tu kur ishe xhunub?” - “O i Dërguari i Allahut, - i thashë, - unë u bëra xhunub në një natë shumë të ftohtë, ndaj pata frikë se, po të lahesha, do të vdisja nga i ftohti.” - Dhe përmenda fjalën e Allahu të Madhëruar: “...dhe mos e vrisni veten” - “Prandaj, mora tejemum dhe u fala.” Atëherë, Profeti ﷺ buzëqeshi dhe nuk tha asgjë.” Kështu e ka sjellë edhe Ebu Daudi, i cili ka cituar një tekst të ngjashëm me të. Allahu e di më mirë, por ky variant është më afër të vërtetës, në lidhje me shpjegimin e ajetit. Edhe Ebu Bekër Ibn Merdevejhi përcjell nga Ibn Abasi një histori të ngjashme me Amër Ibn Asin. Gjithashtu, ai përmend këtë ajet të nderuar me një shpjegim të sjellë për hadithin e Eameshit, i cili e sjell me senedin e tij deri tek Ebi Hurejra, që rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 694 . “Nëse dikush e vret veten me një thikë, atëherë thika e tij do të jetë në dorën e tij dhe ai do të çajë barkun e vet Ditën e Gjykimit në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jetë përjetësisht, përgjithmonë dhe pafundësisht. Nëse dikush e vret veten me helm, atëherë helmi do të jetë në dorën e tij dhe ai do ta pijë dhe ndiejë dhimbjen e tij në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jetë përjetësisht, përgjithmonë dhe pafundësisht. 174 Ky hadith është i saktë dhe gjendet në të dy Sahih-ët. - Këdo prej jush që i bën këto gjëra armiqësisht dhe padrejtësisht, Ne do ta hedhim në Zjarr, dhe kjo është e lehtë për Allahun. - Ky është kërcënimi për atë i cili vepron gjërat që ka ndaluar Allahu, duke u rebeluar dhe treguar i padrejtë. Kjo do të thotë që ai i bën ato duke qenë i vetëdijshëm dhe i qartë se janë të ndaluara, duke marrë guximin e gabuar dhe paturpësinë për shkeljen e këtyre kufijve. Për këta lloj njerëzish, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do ta hedhim në Zjarr, dhe kjo është e lehtë për Allahun.” Ky është një kërcënim i ashpër dhe një paralajmërim i sigurt, i cili ka për të ndodhur, nëse nuk kthejnë rrugë. Prandaj le të ketë kujdes dhe të pendohet çdo njeri i logjikshëm, i urtë dhe i mençur, që e dëgjon Shpalljen e Zotit dhe e ka zemrën të përqendruar. - Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gjynahet tuaja dhe do t’ju çojmë në një vend nderi. - Nëse ju i largoheni gjynaheve të mëdha, Ne kemi për t’ju mbuluar gjynahet e vogla dhe kemi për t’ju futur në Xhenet. I Lartësuari thotë: “...do t’ju çojmë në një vend nderi.” Janë hadithe që lidhen me këtë ajet të mrekullueshëm. Le të kujtojmë disa prej tyre. Kështu, Imam Ahmedi përcjell nga Selman el Farisiu, se Profeti i Allahut e kishte pyetur njëherë: 695. “A e di çfarë është dita e xhuma?” Unë (tregon Selman el Farisiu) thashë: “Ajo është dita në të cilën Allahu mblodhi atin tuaj të parë (Ademin).” - “Unë e di më mirë se çfarë është dita e xhuma. Nëse një burrë pastrohet dhe e përkryen mënyrën e pastrimit të tij, pastaj vjen (në xhami) ditën e xhuma dhe hesht dhe dëgjon me vëmendje hytben, derisa imami të mbarojë namazin, atëherë kjo do të jetë falje gjynahesh të bëra mes dy xhumave, nga kjo xhuma deri xhumanë tjetër, për sa kohë ai i largohet gjynaheve të rënda (që meritojnë dënimin me vdekje).” Buhariu e sjell këtë hadith nga Selmani me një version tjetër të ngjashëm. Ebu Xhaferi përcjell nga Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi, të cilët kanë thënë: 696 . “Një ditë Profeti na mbajti një hytbe dhe tha: “Betohem për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im!” Dhe këtë e tha tri herë. Pastaj filloi të qante. Gjithashtu, secili nga ne filloi të qante, pa e ditur se për çfarë u betua Profeti. Pastaj ai e ngriti kokën dhe ne pamë në fytyrën e tij gëzimin dhe përgëzimin që do na jepte. Kjo pamje ishte më e dashur për ne se mirësia më e madhe që ekziston. Atëherë, ai tha: “Nëse njeriu fal pesë vaktet e namazit, agjëron ramazanin, e nxjerr zekatin e pasurisë së tij dhe u largohet 7 gjynaheve të mëdha, atij kanë për t’iu hapur të gjitha portat e Xhenetit, dhe pastaj do t’i thuhet: “Hyr në të me paqe dhe i lumtur!” Kështu e kanë sjellë Nesaiu dhe Hakimi në Mustedrak. Hadithi e sjell edhe Ibn Hibani. Hakimi ka thënë në Mustedrak-un e tij që ky hadith është i saktë, sipas kushteve të vendosura nga Buhariu dhe Muslimi, edhe pse nuk e kanë përnxjerrë në librat e tyre. Një shpjegim për këto shtatë gjynahe të mëdha: Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë 697 . “Largohuni nga 7 gjynahe shkatërruese!” - “O i Dërguari i Allahut, - e pyetën, - cilat janë ato?” Ai tha: “Idhujtaria, vrasja e dikujt që Allahu e ka ndaluar që të vritet, përveçse me të drejtën dhe të vërtetën; magjia, ngrënia e fajdesë, marrja padrejtësisht e pasurisë së jetimit, dezertimi nga beteja dhe shpifja për ato gra të ndershme që janë të sinqerta dhe besimtare.” Duhet të theksojmë se, përmendja e këtyre shtatë gjynaheve të mëdha në mënyrë të veçantë, nuk tregon domosdoshmërisht që gjynahet e mëdha janë vetëm ato. Në vijim do të sjellim e përmendim edhe gjynahe të tjera, të cilat janë përmendur në hadithe të ndryshme, me të cilat mund të argumentohet. Ato pëmenden edhe nga disa sahabë dhe tabiinë. Ndër ato vepra janë: - Të heqësh dorë nga hixhreti dhe përgjegjësitë e tij. Ndodhte që dikush bënte hixhret me Profetin ﷺ dhe iu përmbahej përgjegjësive, derisa fitonte njëfarë pasurie nga lufta. Por më vonë, kur i bëhej detyrë lufta në rrugën e Zotit, si një nga përgjegjësitë e hixhretit, ai tërhiqej nga besa që i kishte dhënë Profetit e kthehej përsëri ashtu sikurse ishte më parë. - Padrejtësia ndaj prindërve. - Shkelja e shenjtërisë së Qabesë, drejt së cilës ne drejtohemi kur jemi gjallë (në namazet tona) dhe kur jemi të vdekur (në namazin e xhenazes). - Tallja e nënçmimi i njerëzve.175 - Shqetësimi i prindërve në atë masë, sa ata të qajnë nga sjellja dhe padrejtësitë e tua. - Mashtrimi dhe dëshmia e rreme , rasja e foshnjave, k onsumimi i pijeve dehëse , betimi i rremë. - Sharja dhe fyerja e prindërve të tu. Profeti na ka treguar se kjo ndodh nëse fyen prindërit e të tjerëve dhe ata pastaj detyrohen të ta kthejnë sharjen njëlloj. Ndërsa nga fjalët e sahabëve mund të përmendim disa vepra të tjera, që ata i kanë konsideruar si gjynahe të mëdha: - Bashkimin e dy namazeve pa pasur shkak dhe arsye ose mosfaljen e namazit. - Të jesh i sigurt nga ndëshkimi i Allahut, pra, vetëkënaqësia dhe vetësiguria e pajustifikuar, duke menduar se Allahu nuk do të të ndëshkojë për gjynahet. Humbja e shpresës nga mëshira e Allahut. - Imoraliteti, vjedhja, l ënia e vasijetit me qëllimin për të dëmtuar trashëgimtarët. - Vjedhja e plaçkës së luftës. Shkelja e premtimeve dhënë Allahut dhe thyerja e përbetimeve, për shkak të një vlere të vogël materiale. Profeti i Allahut ka thënë: “E si i mendoni se do të jenë ata të cilët i thyejnë premtimet dhe betimet që i kanë Allahut për një çmim të vogël?” Dhe më pas citoi ajetin. Ndërsa nga dijetarët selefë (pas tabi'inëve) mund të përmendim edhe këto vepra si gjynahe të mëdha (përveç të përmendurave më sipër): Ndarja nga xhemati dhe mashtrimet në tregti e në përshkrimin e mallit. Të ndalosh të tjerët nga uji, edhe pse ti ke përfunuar së vadituri tokën tënde. T’i ndalosh njerëzit nga hamshori i kopesë për të ndërzyer kafshët e të tjerëve veçse përmes çmimit, pra, t’iu vendosësh çmim, për shembull, për dashin e ndërzimit. Këto ishin disa nga gjynahet e mëdha që kanë përmendur dijetarët e hershëm. Ebu Kasim Abdulkerim Ibn Muhamed el Rafi’i, në librin e tij “ Esh-Sherhul Kebir ”, dhe pikërisht në kapitullin e “Dëshmive”, ka thënë: “Sahabët dhe ata që erdhën pas tyre kanë dhënë mendime të ndryshme rreth gjynaheve të mëdha dhe ndryshimit që ka mes tyre dhe gjynaheve të vogla. Disa sahabë, duke dhënë përkufizimin e gjynaheve të mëdha, kanë thënë si vijon: 1. Gjynahe të mëdha janë ato padrejtësi dhe shkelje të porosive të Allahut, për të cilat është përcaktuar ndëshkim specifik nga Sheriati. 2. Janë ato gjynahe, për të cilat në Sheriat ka kërcënim të ashpër dhe dënim të rëndë, përmes teksteve të Kur'anit ose të Sunetit të Profetit. Ky përkufizim është më i përhapuri mes tyre dhe më i sakti. M egjithatë, përkufizimi përpara tij, është ai ku unë anoj më shumë, edhe pse i dyti është më afër selefëve. 3. Imam Haramejni, në librin “ El Irshad”, - por edhe të tjerë, - ka thënë se: gjynah i madh është çdo padrejtësi e cila është treguese e pakujdesisë së madhe të atij që e kryen dhe shenjë e mosvlerësimit të fesë nga ana e tij. Pra, janë ato vepra, të cilat e shkatërrojnë dhe cënojnë integritetin fetar dhe moral të njeriut. 4. Mendimin e katërt e ka shprehur El Kadi Ebu Seid el Hera ui, i cili ka thënë: “Gjynahe të mëdha janë të gjitha ato vepra që janë përcaktuar në Kur 'an si haram, si dhe çdo poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit. Pra, janë të përafërta me vepra për të cilat është përcaktuar ndëshkim nga Sheriati, si dënimi kapital apo të tjera ndëshkime. Gjithashtu, gjynah i madh konsiderohet edhe lënia e çdo veprimi që është farz, i urdhëruar për t’u vepruar menjëherë. I tillë konsiderohet edhe mashtrimi në dhënien e dëshmisë apo të një informacioni. Ky qëndrim - thotë El Kadi Ebu Seid el Hera ui - është i dijetarëve të hershëm, nëse do të donim të ishim të saktë”. El Kadi Ra uajani ka thënë thënë: “Gjynahet e mëdha janë shtatë: Vrasja e një njeriu padrejtësisht, marrëdhëniet jashtëmartesore, homoseksua - liteti, konsumimi i pijeve dehëse, vjedhja, grabitja e pasurisë me dhunë dhe shpifja.” Pastaj ai ka shtuar në punimin e tij me titull “Shamil” edhe dëshminë e rreme. Autori i librit “ El Udeh ” ka shtuar mbi këto që u përmendën edhe konsumimin e kamatës, prishjen e agjërimit të Ramazanit pa arsye, betimin duke gënjyer, ndërprerjen e lidhjeve farefisnore, padrejtësinë ndaj prindërve, dezertimi nga lufta, ngrënien e pasurisë së jetimit, mashtrimi në peshë dhe masë në tregti, falja e namazit pa hyrë koha ose pasi ka dalë koha e tij, pa arsye dhe pa justifikim. Gjithashtu, ai ka përmendur rrahjen e muslimanit pa të drejtë, mashtrimin kundër Profetit ﷺ me qëllim, sharjen e sahabëve, fshehjen e dëshmisë pa justifikim dhe pa arsye të konsiderueshme, marrjen e rryshfetit, ..., ndalimin e zekatit, braktisjen e urdhërimit për të mirë dhe të ndalimit nga e keqja, edhe pse e ke mundësinë për ta bërë, harresën e Kur 'anit pasi e ke mësuar njëherë atë, djegien e kafshës me zjarr, pra, duke e vrarë dhe torturuar, privimin nga kënaqësia (e marrëdhënieve intime) që gruaja i bën burrit pa shkak, humbjen e shpresës nga mëshira e Allahut, si edhe mospasjen frikë nga ndëshkimi i Allahut. Janë përfshirë, gjithashtu, përgojimi dhe fyerja e dijetarëve dhe mbartësve të Kur'anit, pra, hafizëve dhe dijetarëve të Kur 'anit dhe të fesë. Prej gjynaheve të mëdha është edhe dhihari, ngrënia e mishit të derrit apo ngrënia e mishit të ngordhur, kur nuk është e domosdoshme. Pastaj, El Rafii vazhdon dhe thotë: “Sigurisht që për disa nga këto të përmendurat është më mirë që të rezervohemi dhe të mos nxitohemi për t’i përfshirë në gjynahet e mëdha.” Për sa u përket gjynaheve të mëdha, janë bërë shumë punime, ndër të cilat është edhe vepra e shejhut tonë, Hafidh Abdullah Ibn Dhehebi, që është edhe ndër më të kompletuarat. Ai ka përmendur në të rreth 70 gjynahe të mëdha. Disa janë të mendimit se gjynahe të mëdha janë të gjitha ato vepra, për të cilat Sheriati ka kërcënuar në mënyrë të veçantë me ndëshkim në Xhehenem, sikurse ka thënë Ibn Abasi dhe të tjerë. Disa të tjerë mendojnë se konsiderohen edhe ato vepra që janë të ngjashme e të përafërta me gjynahet e mëdha. Kështu, del që numri i gjynaheve të mëdha të jetë shumë herë më i madh. Gjithashtu, nëse thuhet se gjynahe të mëdha janë të gjitha ato vepra nga të cilat na ka ndaluar Allahu i Madhëruar, atëherë mendo se sa të shumta mund të jenë gjynahet e mëdha, për të cilat jemi ndaluar! Gjithsesi, Allahu është më i ditur për numrin e tyre. Kur Ibn Abasi dëgjoi të thoshin se gjynahet e mëdha ishin shtatë në numër, ai tha: “Ato janë më shumë se shtatë, madje janë edhe shtatë të tjera, edhe shtatë tjera...”. Madje transmetuesi thotë: “Nuk e di se sa herë e përsëriti këtë fjalë (edhe shtatë).” Ndërsa Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Tausi rrëfimin: “E pyeta njëherë Ibn Abasin: “Cilat janë shtatë gjynahet e mëdha?” Ai më tha: “Nëse do të thoshin që janë shtatëdhjetë, do të ishte më e saktë sesa fjala jonë që janë shtatë.”

Mus'haf Hape →
Bekare 2:29 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ata shtatë qiej.” Muxhahidi shpjegon: “Allahu e krijoi Tokën para krijimit të qiejve. Kur krijoi Tokën, prej saj doli një tym me lejen e Allahut, dhe ishte …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi përmendi argumente nga krijimi i vetë atyre dhe asaj që shohin dhe dëshmojnë në veten e tyre, Allahu i Lartësuar sjell një argument tjetër që ata mund ta shohin dhe dëshmojnë në krijimin e qiejve dhe të tokës: “Gjithçka që është në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej.” Muxhahidi shpjegon: “Allahu e krijoi Tokën para krijimit të qiejve. Kur krijoi Tokën, prej saj doli një tym me lejen e Allahut, dhe ishte pikërisht ky çasti kur Allahu thotë për Veten e Tij: “...pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej.” Pra, iu drejtua dhe synoi qiellin. Fjala “ isteua”, nëse vjen e shoqëruar me parafjalën e vendit ‘ilâ’, që do të thotë “tek, deri tek”, ka kuptimin: “synon, ka për qëllim, drejtohet, ka për objektiv”. Pra, “isteuã ilâ” do të thotë “synoi, u drejtua te”.48 Kështu, Allahu i krijoi shtatë qiejt. Mes mufesirëve ka mendime të ndryshme rreth asaj se a është krijuar Toka e para apo qielli? Secili prej tyre paraqet argumentet e veta, por argumentet e atyre që thonë se Toka është krijuar para qiellit janë më të forta. I Lartësuari thot ë: “Gjithçka që është në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej.” Fjala “ thumme” (pastaj) tregon renditje të veprimeve. Pra, Allahu fillimisht krijoi Tokën dhe ç’ka në të, pastaj iu drejtua dhe synoi qiellin dhe i formoi shtatë qiejt. Argumenti i atyre që thonë se u krijua qielli në fillim pastaj toka, është fjala e Allahut në suren Naziat 27 - 33: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj Tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” Ibn Xheriri e sjell këtë mendim nga Katade. Megjithat ë, mendimi se qielli është krijuar para Tokës nuk është i saktë. Mendimi i saktë është që Toka është krijuar para qiellit. Në Sahihun e Buhariut shënohet se Ibn Abasi është pyetur pikërisht për këtë ç ështje dhe ka thënë: “Toka është krijuar përpara qiellit. Ajo që ka ndodhur pas krijimit të qiellit është “sheshimi i Tokës”. Ajo që quhet “ dehjul erdi” - pra, sheshimi i Tokës - ka ndodhur pas krijimit të qiellit dhe kuptimi i saj është shpjeguar qartë në të njëjtin ajet: “...E pastaj Tokën e sheshoi . Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” Me “sheshimi i Tokës” n ënkuptohet nxjerrja e ujrave që gjendeshin në të, dalja e bimësisë e kullotave, vendosja e maleve si shtylla. Këto janë ato që kanë ndodhur pas krijimit të qiellit. Ndërsa krijimi i Tokës ka ndodhur para krijimit të qiellit. Allahu i Lartësuar na tregon për nderimin e madh që i ka bërë llojit njerëzor, kur na tregon faktin se i përmendi ata mes banorëve të qiellit, që para se t’i krijonte e t’i sillte në ekzistencë:

Mus'haf Hape →
Muminun 23:84–23:90 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tjetër thotë: 1904. “Shtatë qiejt, shtatë tokat dhe gjithçka mes tyre e brenda tyre, në krahasim me Kursijin i ngjajnë një unaze të hedhur në një shkretëtirë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar dëshmon se Ai është një i vetëm, i pakrahasueshëm në pushtetin për të krijuar, për të rregulluar çështjet e krijesave dhe në mbretërimin dhe sundimin e Tij. Këto fakte, Allahu i Lartësuar i pohon për të udhëzuar robërit në besimin e vetëm të vërtetë, në besimin se Ai është Allahu, i vetmi Zot që meriton të adhurohet. Nuk ka tjetër të adhuruar me meritë, veç Tij. Adhurimet nuk i duhen përkushtuar askujt tjetër, përveç Allahut, që është një i vetëm, i pashoq dhe pa ortak në meritën për t’u adhuruar nga krijesat. Ai e porosit Profetin e Tij që t’u drejtojë këto fjalë idhujtarëve, të cilët adhurojnë idhuj të tjerë, edhe pse ata janë të bindur se Allahu i Madhëruar është i vetmi Krijues, Zotërues, Sundues dhe Kujdestar i gjithësisë, pa shokë e pa ortakë në këtë pushtet. Megjithatë, ata i bëjnë shok Zotit në uluhije, domethënë, duke i përkushtuar adhurime dikujt tjetër. Ata adhurojnë idhuj, edhe pse e dinë që ata janë krijesa dhe nuk kanë asnjë lloj pushteti të përbashkët me Zotin. Ata i adhurojnë zotat e tyre, duke shpresuar më kot se do t’i afrojnë dhe do t’i bëjnë më të pranueshëm tek Allahu, siç na njofton i Lartësuari në ajete të tjera. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij të dashur që t’u thotë këtyre njerëzve: - “Thuaju: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të, nëse e dini?” - Kush e krijoi Tokën dhe gjithçka që ekziston në të? - “Ata do të thonë: “E Allahut.” - Ata e pranojnë se i gjithë krijimi është vepër e Allahut, që është Një i vetëm dhe pa ortak. - “Atëherë, thuaju: “Dhe sërish nuk mendoni?!” - A nuk e kuptoni se nuk meriton që të adhurohet askush tjetër, përveç Krijuesit, Atij që është edhe Furnizuesi, që përkujdeset për krijesat e Tij dhe askush tjetër, veç Tij. - “Thuaju: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?” - Kush është Ai që krijoi botën e epërme dhe kush është Zoti i Arshit madhështor. Arshi është tavani i të gjitha krijesave të Allahut, i gjithë krijimit të Tij. Në hadithin që sjell Ebu Daudi, Profeti i Allahut thotë: 1903. “Madhështia e Allahut është shumë më e madhe se kaq. Me të vërtetë, Arshi i Tij qëndron mbi të gjithë qiejt e Tij kështu (dhe Profeti bëri me dorën e tij si shembulli i kubesë).74” Ndërsa në një hadith tjetër thotë: 1904. “Shtatë qiejt, shtatë tokat dhe gjithçka mes tyre e brenda tyre, në krahasim me Kursijin i ngjajnë një unaze të hedhur në një shkretëtirë të gjerë. Po kështu, edhe Kursiji me gjithçka në të, në krahasim me Arshin, është njëlloj si ajo unazë në atë shkretëtirë të madhe.” 75Allahu i Lartësuar e përshkruan Arshin e Tij si “ el adhim ”, pra, i madh, i madhërishëm. - “Ata do të thonë: “Allahu.”. Thuaju: “Atëherë, a nuk druheni?” - Nëse ju e pranoni se Ai është Zoti i qiejve, Zoti i Arshit të madhërishëm, atëherë a nuk i frikësoheni ndëshkimit të Tij, a nuk i druheni zemërimit dhe dënimit të Tij, kur adhuroni dikë tjetër. - “Thuaju: “Në dorë të kujt është pushteti për gjithçka?” - Në dorën e kujt është mbretërimi, sundimi dhe pronësia e gjithçkaje? - “Kush është Ai që mbron e prej të Cilit nuk mund të mbrohesh nga askush? Thuajeni, nëse e dini!” - Arabët e kishin zakon që, nëse zotëria më i nderuar dhe i respektuar ndër ta i ofronte mbrojtje dikujt, askush nuk e thyente këtë mbrojtje. Gjithashtu, askush që ishte më poshtë këtij zotërie në pozitë, nuk mund të merrte dikë në mbrojtje pa lejen e zotërisë më të nderuar të popullit. Ky ishte një rregull, që ata nuk e shkelnin kurrë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u drejtohet këtyre njerëzve duke përshkruar Veten e Tij: “Ai që mbron e prej të Cilit nuk mund të mbrohesh nga askush”. Allahu është më Madhështori dhe Absoluti në zotërimin dhe sundimin e Tij. Nuk ka më të madh se Ai në pushtetin dhe nderimin që meriton. Në dorën e Allahut është krijimi i gjithçkaje dhe çdo çështje e gjithësisë. Askush nuk mund të kontestojë apo t’i kundërvihet gjykimit dhe vullnetit të Tij. Ai nuk mund të pengohet në atë që dëshiron dhe askush nuk mund të kundërshtojë atë që Ai vendos. Ajo që Ai ka dëshiruar të jetë, ajo do të ekzistojë dhe ajo që Ai nuk ka dëshiruar të jete, ajo kurrë nuk mund të jetë. - “Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” - Ata pranojnë se edhe ky pushtet është në dorë të Allahut të Lartësuar dhe se Ai është më madhështori Zotërues e Sundues, i Cili mund të mbrojë gjithkënd dhe prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot. Ai është i vetëm dhe pa ortak në këtë pushtet dhe zotërim. - “Thuaj: “Atëherë, përse mashtroheni?” - Atëherë, si është e mundur që gënjeheni dhe adhuroni dikë tjetër veç Allahut, kur ju i pohoni të gjitha këto cilësi madhështore të Tij?! - “Ne u kemi sjellë atyre të Vërtetën ...” - E vërteta për të cilën flitet këtu është pikërisht dëshmia se: “Nuk ka të adhuruar me meritë, veç Allahut.” Ne, - thotë Allahu i Lartësuar - sollëm argumente të prera e të pakundërshtueshme, në lidhje me këtë të vërtetë të madhe: - “Por ata janë me të vërtetë gënje - shtarë.” - Ata janë mashtrues e trillues besimesh të kota, për adhurimet e idhujve të tyre. Ata nuk kanë asnjë argument ku mbështeten, në lidhje me këtë padrejtësi të madhe e të pafalshme që bëjnë, siç thotë Allahu i Lartësuar në fund të kësaj sureje: “Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet. Dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë.” Kështu, idhujtarët bien në shirk, jo sepse kanë fakte për diçka të tillë, por ata thjesht pasojnë symbyllurazi e pa u menduar aspak etërit e tyre të parë, që ishin të padrejtë dhe të paditur, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajete të tjera: “A mos u kemi dhënë ndonjë libër para këtij, të cilit ata i përmbahen? Jo. Por ata thonë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje.”.” [Zuhruf 21 - 22.]

Mus'haf Hape →
Duhan 44:34–44:37 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… këtu etërit tanë, nëse thoni të vërtetën! ” - Ky është një argument i kotë, sepse ringjallja nuk do të jetë në këtë botë, por do të bëhet në Ditën e Kijametit, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ata thonë: “Ajo që ekziston vërtet është veçse vdekja jonë e parë dhe ne nuk kemi për t'u ringjallur.” - Allahu i Lartësuar hedh poshtë mosbesimin e idhujtarëve për ringjalljen dhe ditën e premtuar të llogarisë me drejtësi. Ai i qorton për këtë mohim të të vërtetës dhe për besimin e tyre të gabuar se e vetmja jetë është kjo që po jetojmë dhe nuk ka jetë tjetër pas vdekjes, nuk ka ringjallje dhe as tubim para Zotit për të dhënë llogari. Ata arsyetohen duke marrë si shembull etërit e hershëm, të cilët u larguan nga kjo botë dhe nuk u kthyen më. Ata sikur thoshin: Nëse ringjallja është e vërtetë, atëherë: - “... na i sillni këtu etërit tanë, nëse thoni të vërtetën! ” - Ky është një argument i kotë, sepse ringjallja nuk do të jetë në këtë botë, por do të bëhet në Ditën e Kijametit, atëherë kur dynjaja do të jetë shkatërruar dhe ndryshuar tërësisht. Më pas, Allahu i Lartësuar duke paralajmëruar për ndëshki - min e Tij, të cilit kurrë nuk mund t’i shpëtosh, thotë: - “A janë këta më të mirë se populli i Tubbeit apo se pararendësit e mëher - shëm të tyre, të cilët Ne i shkatërruam?! Ata ishin keqbërës!” - Pra, edhe këta do të ndëshkohen ashpër, ashtu sikurse të ngja - shmit me ta nga popullit i Tubbeit, pra, populli i Sebeit, të cilëve Allahu ua shkatë - rroi plotësisht vendbanimet. Ai i shkatërroi dhe i bëri që të largoheshin nga vendi i tyre, sikurse u përmend në suren Sebe. Po kështu edhe këta, të cilët të kundërshtojnë ty dhe mesazhin që u sjell nga Zoti: ata duhet të nxjerrin mësim nga ndëshkimet e popujve të shkuar, aq më tepër që edhe ata ishin arabë. Tubba është një lloj titulli, që e kishte çdokush që mbretëronte në Jemen, sikurse Kisra është titull i atyre që mbretëronin në Persi dhe Kajsar (Çezar) për romakët. Një “Tubba” ishte edhe Asad Ibn Karib Ibn Melk’jekrib el Jemani (Abu Karib As'ad Ibn Hassān Maliki Karib Yuha'min ). Ai përqafoi fenë e jehudëve dhe ftoi banorët e Jemenit, që edhe ata të ndiqnin fenë e jehudëve. Në këtë mënyrë, feja e Musait (paqja e Zotit qoftë mbi të!) shkoi në popullin e Tubbas, të këtij udhëheqësi, i cili shkonte shpesh në Mekë dhe e respektonte shumë Qaben. Njëherë, ai shkoi në Mekë, bëri tavaf rreth Qabes, si edhe e veshi atë me pëlhurë të stolisur me diamante dhe xhevahire. Më pas, ai shkoi në Samarkand, ku pushteti dhe mbretërimi i tij u fuqizuan dhe u zgjeruan shumë. Është pikërisht ai i cili sundoi në Himj er. Ibn Asakiri përmend se ishte pikërisht ky mbreti i njohur i Damaskut, për të cilin thuhet se mbretëroi në popullin e tij 32 6 vjet. Asnjë himj er-it nuk kishte jetuar më gjatë se ai. Thuhet se ndërroi jetë rreth 700 vjet përpara daljes së Profetit të Allahut. Gjithmonë mbante pranë dy dijetarët më të mëdhenj të jehudëve. Njëherë, kur po kalonin përmes Medinës së Ndritur, e njoftuan se pikërisht atje do të ishte vendemigrimi i Profetit të Fundmë, emri i të cilit do të ishte Muhamed. Thuhet, gjithashtu, se ai thuri disa vargje në lidhje me këtë, vargje të cilat u mbajtën mend gjatë nga banorët e Medinës, të cilët i i transmetonin ato brez mbas brezi, nga të vjetërit tek të rinjtë. Mes atyre, të cilët i kishin mësuar këto vargje ishte edhe Ebu Ejub Halid Ibn Jezidi. Është pikërisht ai, në shtëpinë e të cilit qëndroi Muhamedi ﷺ si mik, pra, Ebu Ejub el Ensari. Në këto vargje thuhet: “Dëshmova se Ahmedi, ai është profeti, / i zgjedhuri prej Allahut, Krijuesit të të gjithë shpirtrave. / Nëse j eta ime zgjatet sa të vijë ai, / do të isha mbështetësi, kushëriri dhe gjaku i tij; / me shpatë do të luftoja të gjithë armiqtë e tij / dhe do largoja çdo brengë dhe shqetësim nga gjoksi i tij. ” Ibn Ebu Dunja rrëfen se, kur u zbulua një varr në Sanaa, në Jemen, në kohën e Islamit, në të gjetën skulpturat e dy grave, mbi kokën e të cilave ishte një pllakë argjendi, ku ishte shkruar me flori: “ Ky është varri i Hujej dhe Temis”, - sipas një versioni tjetër Hujej dhe Tumadir, - dy bijtë e Tubbas. Të dy vdiqën duke dëshmuar se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe nuk i bënë shok Atij. Kështu vdisnin bamirësit dhe të mirët përpara tyre.” Taberaniu sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se Profeti ﷺ ka thënë: 2356. “Mos e shani Tubban, sepse ai ishte musliman, i dorëzuar ndaj Zotit.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shpesh thoshte: “Mos e shani Tubban, sepse ai ishte një burrë i mirë. Ai ka bërë haxh në Shtëpinë (e Shenjtë) në kohën e Xhurhumijunëve, mbuloi Qaben me një pëlhurë të qëndisur e të stolisur dhe bëri kurban 6000 deve për Zotin. Ai nderoi Qaben dhe pastaj u kthye në Jemen.” Prej Ibn Asakirit përcillet se ky Tubba është pikërisht ai i cili përmendet në Kuranin Kerim, populli i të cilit pranoi Islamin në kohën kur sundonte ai. Megjithatë, pasi ai vdiq, ata u kthyen përsëri në adhurimin e zjarrit dhe të idhujve, prandaj dhe Allahu i Madhëruar i ndëshkoi ata, siç na tregon historinë e tyre në suren Sebe. Katadja shpesh thoshte: “Na kanë treguar se Kaabi gjithmonë thoshte se “Tubba” është një epitet, që do të thotë: bamirës dhe burrë i mirë. Allahu i Lartësuar qortoi popullin e tij, por nuk thotë asnjë fjalë të keqe për të.”

Mus'haf Hape →
Enfal 8:30 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Secilit do t’i japim nga një shpatë të mprehtë, dhe ashtu, të gjithë përnjëherë do të shkojnë e ta vrasin. Nëse veprojmë kështu, gjaku i tij do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujto si komplotuan jobesimtarët kundër teje, për të të mbajtur në pranga, vrarë ose dëbuar (nga shtëpia jote) . - Kurejshët u ngushtuan shumë nga ftesa e Profetit në Islam, prandaj filluan të komplotonin kundër Profetit. Kështu, ata u mblodhën në “ Daru Nedue ”, - siç quhej Kuvendi i tyre, - për të vendosur se si do të vepronin me të. Disa dhanë mendimin që të burgosej dhe të mbahej i lidhur, derisa të vdiste. Thuhet se Iblisi vetë u shfaq në formën e një burri plak nga Nexhdi, që gjoja kishte ardhur për të dhënë këshilla në lidhje me çështjen. Kur dëgjoi propozimin për të burgosur Profetin ﷺ , i Mallkuari bërtiti duke thënë: “Kjo nuk është zgjidhja e duhur!” Dikush tjetër propozoi që Muhamedin ta dëbonin, dhe kështu do të ishin të qetë. Por edhe ky propozim u kundërshtua nga Iblisi i mallkuar. Pastaj u ngrit Ebu Xhehli, - Allahu e mallkoftë! - dhe tha: “Unë mendoj se duhet të zgjedhim nga një të ri të fuqishëm prej çdo fisi, si përfaqësues. Secilit do t’i japim nga një shpatë të mprehtë, dhe ashtu, të gjithë përnjëherë do të shkojnë e ta vrasin. Nëse veprojmë kështu, gjaku i tij do të bjerë mbi të gjitha fiset, dhe atëherë Benu Hashimët nuk do të mund të hapin luftë me gjithë Kurejshët. Rrjedhimisht, ata do të detyrohen të pranojnë shpagimin e gjakut ( dijje). Vetëm atëherë do të shpë tojmë njëherë e mirë nga ai.” Iblisi, - me pamjen e plakut nga Nexhdi - tha: “Le të bëhet ashtu siç thotë ky djalë! As unë nuk jam duke parë zgjidhje më të mirë!” Kështu ranë të gjithë dakord me këtë vendim. Por Xhibrili shkoi menjëherë tek Profeti dhe e porositi që të mos e kalonte natën në shtëpinë e vet dhe se Allahu tashmë i kishte dhënë lejen për të emigruar. Pasi Profeti mbërriti në Medinë, Allahu i Lartësuar zbriti suren Enfal, ku i tregon mirësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes nga intrigat dhe planet e Kurejshëve: “Kujto si komplotuan jobesimtarët kundër teje, për të të mbajtur në pranga, vrarë ose dëbuar (nga shtëpia jote).” Allahu i Lartësuar thotë: - Ata bënin kurthe, por edhe Allahu u ngrinte kurthe. Allahu është më i miri planifikues. - Ajo ditë u quajt “Dita e Vështirësisë”, për shkak të atij plani të ligë, që ata bënë kundër Profetit të Allahut. Nga Ibn Is'haku vjen rrëfimi: “Profeti qëndroi i fshehur, derisa i erdhi Xhibrili dhe e porositi që të mos e kalonte natën si zakonisht. Atëherë, Profeti fton Ali Ibn Ebu Talibin dhe e urdhëroi që të kalonte natën në shtratin e tij, duke u mbuluar me një pelerinë të gjelbër të Profetit. Pastaj Profeti doli nga dera, ndërkohë që të gjithë ata qëndronin para portës së tij. Ai mbushi një grusht me dh é, të cilin ua hodhi secilit prej tyre në kokë, duke iu kaluar pranë, ndërsa Allahu ua mbuloi shikimin, që të mos e shihnin Profetin. Duke u larguar, ai lexonte ajetin: “Ja, Sin! Betohem në Kur 'anin plot urtësi, se ti (o Muhamed) je prej të dërguarve! Ti je në një rrugë të drejtë. (Kur'ani është) Shpallje e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit, që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar dhe ata mbetën të pavëmendshëm (ndaj argumenteve të Allahut). Tashmë ka marrë fund vendimi kundër shumicës së tyre, prandaj dhe ata nuk besojnë. Ne u kemi vënë pranga në qafë që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. Ne u kemi vënë pengesë edhe para, edhe prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin.” [Ja Sin 1 - 9].

Mus'haf Hape →
Nuh 71:5–71:20 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… (të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të një të vërtetë të madhe. Ai i sqaron argumentet për një popull të ditur.” [Junus 5]. - “Allahu ju nxori prej tokës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon hollësisht rreth adhuruesit të Tij të dashur, lajmëtarit të Tij besnik, Nuhut (a.s.). Ai iu ankua Zotit të vet, Krenar dhe të Lartësuar për vuajtjet që hoqi nga populli i vet, vuajtje përballë të cilave iu desh të duronte plot 950 vjet. Nuhu (a.s.) ia qartësoi mirë të vërtetën popullit. Ai i ftoi ata në rrugën e drejtë e të ndriçuar nga Zoti, në udhën e mbarë, që Zoti e pëlqen. - “Ai tha: “O Zoti im! Unë e ftova popu - llin tim natën dhe ditën ...” - Unë nuk e lashë kurrë ftesën e tyre në rrugën Tënde, qoftë natën, qoftë ditën, duke zbatuar urdhrin Tënd, o Zot im! - “Por ftesa ime vetëm sa ua shtoi largi - min.” - Sa herë që i ftoja të pranonin të vërtetën, ata iknin me vrap, për t’u shmangur nga e vërteta. - “Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet, ata fusnin gishtat në veshë ...” - Ata zinin veshët, që të mos dëgjonin ftesën, që u drejtoja. Të njëjtën gjë na njofton i Lartësuari rreth mohuesve kurejshë dhe sjelljes së tyre me Profetin që u dërgua ndër ta, Muhamedin ﷺ“ : Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!”” [Fusilet 26]. - “... dhe mbulonin kokat me teshat e ty - re, ...” - Ata mbulonin kokën me rrobat e tyre, që të mos dëgjonin fjalët e Nuhut (a.s.). - “... për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe.” - Ata vazhduan me këmbëngulje në idhujtarinë e tyre, sikurse thotë i Lartësuari: “... me një kryeneçësi të madhe.” Ata refuzuan me kryelartësi të vërtetën dhe të jetuarit sipas saj. - “Unë i ftova ata haptazi.” - Haptazi, mes njerëzve. - “Ua drejtova thirrjen sheshazi ...” – U fola me zë të lartë, duke ua kumtuar qartë të vërtetën. - “... e shumë herë edhe fshehurazi.”. - Fshehtazi e gjithësecilit më vete. Kështu, Nuhu (a.s.) përdori të gjitha mënyrat e fte - sës, duke shpresuar që të kishte sukses dhe ata të pranonin besimin e vërtetë dhe të drejtë. - “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! ...” - Pendohuni për idhujtarinë dhe besojeni Zotin si një të vetëm, të pashoq në çdo aspekt dhe si të tillë adhurojeni. - “Ai vërtet është Falës i Madh.” - Dijeni se çdokush që pendohet sinqerisht, Allahu ia pranon pendimin, sado të mëdha të jenë gjynahet dhe padrejtë -sitë e tij. Nëse e bëni këtë: - “Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli..” - Pra, të vazhdueshëm dhe të bollshëm. Kjo është arsyeja që është e pëlqyeshme që kjo sure të lexohet në nama - zin e kërkimit të shiut ( Istiska-së).181 Përcillet se udhëheqësi i drejtë i besimtarëve, Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), u ngjit në minber, që të lutej për të rënë shi. Ai vetëm i kërkoi falje Allahut të Madhëruar dhe lexoi ajete kuranore që nxisin për kërkim faljeje. Ndër to ishte edhe ky ajet: “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh. Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli ...”. Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem, do t’ju mundësojë të keni kopshte dhe lumenj.” - Kjo është nxitje për t’u pe - nduar sinqerisht dhe për t’i kërkuar falje Allahut. Nëse ju pendoheni tek Zoti me sinqeritet, nëse i kërkoni falje Atij, i bindeni e nënshtroheni në adhurimin e Tij, Ai ka për t’jua shtuar pasurinë, fëmijët dhe djemtë, ka për t’i shtuar të mbjellat dhe begatinë tuaj; ka për t’i mbushur me qumësht bagëtitë tuaja dhe ka për të bërë që, në tokat tuaja, të rrjedhin lumenj, të rrethuar nga kopshte të bukura. - “Ç’është kështu me ju, që nuk i shprehni Allahut madhërinë që e meriton ...” - Përse nuk e lartësoni dhe nuk e njihni madhështinë e Zotit?! Si është e mundur që nuk mendoni për madhështinë e Zotit dhe nuk keni frikë zemërimin dhe ndëshkimin e Tij?! - “... kur Ai ju krijoi në disa etapa?!” - Zoti e bëri krijimin tuaj me faza të ndryshme, sikurse e përshkruan i Madhë - ruari në ajetin tjetër: “Ne e krijuam njeriun prej një balte të përzgjedhur (nga e gjithë toka). Pastaj atë (njeriun) e bëmë (të shumohet) nga një pikë (fare), që vendoset në një vend të sigurt (në mitër) . Më pas, atë pikë (fare) e bëmë një droçkë gjaku dhe atë droçkë gjaku e bëmë copë mishi (fetus). Pastaj atë copë mishi e shndërruam në eshtra dhe më pas, eshtrat i veshëm me mish. Pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër (me shpirt). I lartësuar qoftë Allahu, më i miri Krijues!” [Mu’minun 12 - 14]. - “A nuk e shihni se si Allahu ka kri -juar shtatë qiej, palë -palë.” - Domethënë, njëri sipër tjetrit. - “Dhe në ta, Hënën e bëri dritë e Diellin e bëri ndriçues.” - Kështu, Allahu i Lartë - suar ka bërë që të ketë ndryshim mes ndri - çimit të secilit trup, duke u dhënë veçoritë e veta. Kështu, nata dhe dita ndodhin me lindjen dhe perëndimin e Diellit. Allahu i Madhëruar i vendosi Hnës një intinerar lëvizjeje dhe ndryshime me faza. Kështu, herë shtohet dhe forcohet drita e saj, derisa bëhet e plotë, dhe pastaj vijon të pakësohet pak e nga pak, duke ndryshuar pozicion, muaj pas muaji, viti pas viti, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Është Ai që Diellin e bëri shndri-tës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj, që ju të dini numrin e viteve dhe të bëni përllogaritje (të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të një të vërtetë të madhe. Ai i sqaron argumentet për një popull të ditur.” [Junus 5]. - “Allahu ju nxori prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” - Pra, është Ai që ju krijoi prej kësaj toke, dhe pastaj do t’ju kthejë në të kur të vdisni dhe më pas ka për t’ju nxjerrë përsëri para Tij Ditën e Ringja lljes. Ashtu sikurse e filloi krijimin herën e parë, ashtu do ta ribëjë atë. - “Allahu e bëri Tokën shtrojë për ju ...” - Allahu shtroi Tokën dhe e bëri të qëndrue - shme, nëpërmjet maleve të larta. - “... që të ecni nëpër rrugët e saj të gje - ra.” - Allahu i Madhëruar e bëri Tokën të përshtatshme për njerëzit, që të jetojnë të qetë në të dhe të lëvizin në rrugët e saj, ku të dëshirojnë. Kështu, Nuhu i tregon popu - llit të tij për madhështinë dhe pushtetin absolut të Allahut. I madhërishëm është pushteti i Zotit, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe u dhuroi krijesave mirësi të panumërta. Për këtë arsye, është detyrë që robërit ta adhurojnë Allahun, ta besojnë si një të vetëm, pa ortakë dhe të ngjashëm me të, sepse Ai nuk ka të ngjashëm, nuk ka të barabartë, nuk ka nevojë për partnerë dhe fëmijë, as për ndihmës dhe këshilltarë. Ai është i Lartësuari, Madhështori. I Dëlirë dhe i Madhëruar është Allahu i Lartësuar.

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:9–41:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Gjithçka që është në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëditur për gjithçka.” [Bekare …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaju: “Ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! ” - Allahu i Lartë - suar i kërcënon dhe paralajmëron idhujtarët, të cilët adhuronin së bashku me Të idhuj dhe kotësira, ndërkohë që Ai është Krijuesi i gjithçkaje, i Vetmi në këtë pushtet. Ai është Nënshtruesi i çdo gjëje, i Plotpushtet - shmi për çdo gjë. I Lartësuari thotë: “... dhe i shoqëroni Atij shok?!” Pra, i shoqëroni Atij idhuj dhe trilloni ortakë, të cilët i adhuroni së bashku me Të?! - “Ai është Zoti i botëve.” - Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Allahu i Lartësuar na sjell një shtjellim të hollësishëm të fjalës së Tij në ajetin tjetër, kur thotë: “Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron.” [Ea’raf 54]. 23 Ndërsa këtu, Allahu i Lartësuar flet për krijimin e Tokës dhe krijimin e qiellit. I Lartësuari na tregon se fillimisht krijoi Tokën, si në ajetin vijues: “Gjithçka që është në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëditur për gjithçka.” [Bekare 29]. Për sa i përket fjalës së Allahut: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. Më pas, Tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” [Nazi’at 27 - 33], edhe pse prej saj mund të kuptohet se qielli është krijuar përpara Tokës, mund të themi me bindje se, po ta shikosh ajetin me kujdes, e kupton qartë se, pas krijimit të qiejve, ndodhi shtrimi i Tokës dhe plotësimi i krijesave të saj, e jo krijimi fillestar i saj. Domethënë, krijimi i Tokës ka ndodhur përpara krijimit të qiejve, sikurse është përmendur tekstualisht në ajetin e cituar më sipër. Të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), siç sjell Buhariu për tefsirin e këtij ajeti një hadith të gjatë në Sahih, prej të cilit do të shkëputim vetëm atë që ka lidhje me çështjen, për të cilën po flasim. Kështu, një burrë e pyeti Ibn Abasin rreth disa ajeteve, që duket se përmbajnë kundërthënie. Ndër to, ai përmendi edhe këto dy ajete, (ajetet e sures Naziat dhe Fussilet). Ibn Abasi iu përgjigj: “Allahu i Madhëruar krijoi Tokën në dy ditë. Pastaj krijoi qiejt, duke i përsosur në dy ditë të tjera. Pastaj, Ai bëri sheshimin dhe kompletimin e Tokës, pra, nxori ujin, kullotat, krijoi malet, sendet dhe lartësirat dhe gjithçka mes qiellit dhe Tokës në dy ditë të tjera. Për këtë flet fjala e Tij ‘dehaha’ (e sheshoi). ” Këtu mbaron fjala e Ibn Abasit. Pra, krijimi i Tokës dhe i gjithçkaje në të është bërë në katër ditë, ndërsa krijimi i qiejve është bërë në dy ditë. Allahu i Lartësuar thotë: “... e krijoi Tokën për dy ditë”, pra, ditën e diel dhe të hënë. - “Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë me të mira ...” - Allahu i Madhëruar e bëri Tokën të begatshme, që pranon dhe zhvillon të mirën, të mbjellat, jetën. Ai vendosi në të “ ekuât”, domethënë, gjithçka për të cilën kanë nevojë banorët e Tokës, si rizkun, habitatet e tyre, vendet që mbjellin dhe kultivojnë bimësinë etj. Këto u bënë dy ditët e tjera, të martën dhe të mërkurën, 24 prandaj i Lartësuari thotë në vijim: - “... dhe brenda katër ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. ” - Në çdo vend bëri atë çka i përshtatet atij dhe nuk i përshtatet vendeve të tjera. Çdo vendi i dha cilësi të posaçme. - “Ky është shpjegimi për ata që pyesin. ” - Domethënë, për të gjithë ata që janë të interesuar rreth kësaj çështjeje. - “Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte mjegullnajë ...” - Qielli ishte mjegullnajë, nga uji i ngritur prej sipërfaqes së deteve, në kohën kur Allahu i Madhëruar krijoi Tokën. - “... dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” – Përgjigjjuni urdhrit Tim vullnetarisht ose me detyrim. - “Të dy thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.” - Qielli dhe Toka thanë: “Po, të përgjigjemi Ty vullnetarisht, ne dhe çdo krijesë brenda nesh.” - “Ai krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve ...” - Pasi krijoi Tokën në dy ditë, Allahu i Lartësuar i përsosi shtatë qiej në dy ditë të tjera, të cilat ishin dita e enjte dhe dita e xhuma. - “... duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. ” - Caktoi çdo gjë që kanë nevojë krijesat, siç janë melekët apo të tjerë, për të cilët di vetëm Allahu i Lartësuar. - “Ne e zbukuruam qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. ” - Këtu bëhet fjalë për “ El-Keuakib”, trupat qiellorë të shndritshëm, të cilët i bëjnë dritë banorëve të Tokës. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na tregon se i bëri ato edhe si “Hifdha”, pra, si ruajtës nga shejtanët e mallkuar dhe goditës të tyre, që ata të mos arrijnë të dëgjojnë lajmet, që u vijnë melekëve lart në qiell. - “I tillë është krijimi i të Plotfuqishmit të Gjithëditur.” - Allahu është mbi gjithçka, Mposhtësi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Ai di për të gjitha lëvizjet e krijesave të Tij ose qëndrimin në prehje të tyre. Askush nuk del jashtë diturisë dhe sundimit të Tij. I Pastër, i Dëlirë, i Lartësuar është Ai. Të pakufishme janë të mirat e Tij dhe vetëm Atij i takon lavdërimi dhe mirënjohja përherë.

Mus'haf Hape →
Araf 7:70–7:72 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… shkatërrimtare, me zhurmë tmerruese. Aq e furishme ishte ajo, saqë e merrte secilin prej tyre, e ngrinte lart në qiell, dhe pastaj e përplaste me forcë me kokë në tokë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për rebelimin, kundërvënien dhe inatin e tyre kundër Hudit (a.s.). - Ata thanë: “Paske ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e ta braktisim atë që adhuronin prindërit tanë?! Bëje realitet kërcënimin tënd, nëse thua të vërtetën!”. - Kjo i ngjan fjalës së idhujtarëve kurejshë: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gur rësh nga qielli, ose na jep ndonjë dënim të rëndë!”.” [Enfal 32]. Ibn Is'haku dhe të tjerë kanë përmendur se populli i Hudit (a.s.) adhuronin idhujt. Një prej atyre idhujve quhej Samid, një tjetër që quhet Samud e një tjetër që quhej El Huna. - Ai tha: “Mbi ju tashmë ka rënë dënimi dhe zemërimi i Zotit tuaj. - Me këto fjalë, ju merituat zemërimin e ndëshkimin nga Zoti juaj. - A polemizoni me mua për disa emra, që vetë ju dhe prindërit tuaj i keni vënë e për të cilët Allahu nuk ka shpallur asnjë fakt? - Vallë, po polemizoni me mua rreth këtyre idhujve, që ju vetë dhe prindërit tuaj i emërtuat dhe i konsideruat si zota që duhen adhuruar, ndërkohë që ata nuk mund të sjellin as dëm e as dobi dhe kur Allahu nuk ju ka dhënë ndonjë argument për adhurimin e tyre?! - Prisni, atëherë se edhe unë jam duke pritur bashkë me ju!”. - Ky është një paralajmërim dhe kërcënim i frikshëm dhe i pakthyeshëm, që Profeti i drejton popullit të tij. I Lartësuari thotë më pas se ai kërcënim u përmbush: - Me mëshirën Tonë, Ne i shpëtuam Hudin dhe të gjithë besimtarët që ishin me të, dhe ua premë rrënjët atyre që kundërshtuan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë. - Allahu i Lavdëruar na ka treguar mënyrën se si u shkatërruan ata, në vende të tjera në Kur'an. Ai na ka treguar se dërgoi mbi ta një furtunë shkatërruese: “(Kujto) Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë.” [Dharijat 41 - 43]. Gjithashtu: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara! A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” [Hakka 6 - 8]. Kështu, kur ata u rebeluan dhe u treguan tiranë e kryeneçë, Allahu i Lavdëruar u lëshoi një erë shkatërrimtare, me zhurmë tmerruese. Aq e furishme ishte ajo, saqë e merrte secilin prej tyre, e ngrinte lart në qiell, dhe pastaj e përplaste me forcë me kokë në tokë, duke ia thyer kafkën e duke ia ndarë skeletin nga trupi. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: “Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara!”. Muhamed Ibn Is’haku ka thënë: “Ata jetonin në Jemen, diku mes Umanit dhe Hadrameutit. Ata ishin përhapur shumë, duke nënshtruar banorët e saj, falë fuqisë të madhe që u kishte dhënë Zoti. Me gjithë këtë forcë që u kishte falur Zoti, ata përsëri adhuronin putat, prandaj Allahu i Lavdëruar u dërgoi atyre Hudin (a.s.). Ai ishte nga një fis i zgjedhur dhe ndër më të respektuarit ndër ta. Ai i urdhëroi që ta njësonin Allahun e Lavdëruar dhe të mos adhuronin asnjë e asgjë tjetër veç Tij; i urdhëroi gjithashtu që të hiqnin dorë nga padrejtësia ndaj njerëzve. Por ata e konsideruan atë si një gënjeshtar e trillues, e refuzuan me forcë dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” I Lartësuari tregon në një ajet tjetër: “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona.” [Fusilet 15]. Të pakët ishin ata që e pasuan Hudin me iman të pastër, madje edhe ata e fshihnin imanin e tyre. Shumica e refuzuan me forcë ftesën e Profetit të Zotit dhe i kaluan kufijtë në tokë me arrogancën e tyre, duke përhapur e shtuar shkatërrimin dhe tiraninë. Hudi (a.s.) u tha: “A po ndërtonin në çdo kodër përmendore sa për lojë?! A po ndërtoni pallate të fortifikuara, me shpresë se do të jetoni përgjithmonë?! Ndërsa kur ndëshkoni, ju ndëshkoni mizorisht. Atëherë, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! “ [Shuara 128 - 131]. Por ata ia kthyen: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument të qartë dhe ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe as nuk do të të besojmë ty. Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe!” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij. Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat! Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë gjallesë, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet Zoti im është i Drejtë.” [Hud 53 - 56]. Era e furishme, që Allahu dërgoi mbi ta, ishte e shoqëruar me zjarr. Ajo vazhdoi shtatë net e tetë ditë rresht, pa ndërprerë. Askush prej tyre nuk mbeti gjallë. Gjatë kësaj kohe, Hudi së bashku me besimtarët që e pasuan atë, ishin veçuar në një zonë, ku u vinte veç një fllad i lehtë, që ua përkëdhelte lëkurën e u sillte kënaqësi në shpirt, ndërkohë që mohuesit vuanin tmerrin e asaj furtune, që mbushi horizontin me gurë shkatërrues të gjithçkaje. Allahu i Lavdëruar thotë: “Kur erdhi caktimi Ynë, atëherë, me mëshirën Tonë, Ne i shpëtuam Hudin, e së bashku me të, edhe ata që kishin besuar. Ne i shpëtuam ata prej një ndëshkimi të ashpër.” [Hud 58].

Mus'haf Hape →
Enbija 21:95–21:97 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me përafërsi kohën e namazeve.” - “O i Dërguari i Allahut! Po si do të jetë lëvizja e tij e shpejtë nëpër tokë?” - “Si shiu, që e shtyn era e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është e pamundur që banorët e një vendi, të cilët i kemi shkatërruar, të kthehen sërish në këtë botë. ” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, është shkruar e vendosur kështu. Allahu i Madhëruar e ka shkruar dhe vendosur që: çdo popull që shkatërrohet në këtë jetë, nuk ka për t’u kthyer kurrë më në dynja, deri në Ditën e Kijametit.” Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, Ebu Xhafer el Bakiri, Katade etj. - “Kur të hapet (penda e) jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore. ” - Këta janë pasardhës të Nuhut (a.s.), e pikërisht nga biri i tij Jafeth, i cili konsiderohet si paraardhësi i turkmenëve (mongolëve). Turkmenët janë vetëm një pjesë e tyre, të cilët u lanë jashtë pendës që ndërtoi Dhulkarnejni. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai tha: “Kjo ishte mirësi nga Zoti im. Megjithatë, kur të vijë çasti i vendimit të Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Vendimi i Zotit tim është i sigurt.” Atë ditë, Ne do t’i bëjmë ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Pastaj do t'i fryhet Surit dhe do të tubohen bashkë të gjithë .” [Kehf 98. 99]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “...ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” Pra, ata do të vërshojnë me furi, për të shkatërruar ç’të mundin. El hadeb quhet çdo pjesë e ngritur toke. Ky është përshkrim i detajuar i jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, në mënyrë që dëgjuesi të bindet, njëlloj sikur i ka parë me sytë e vet. E kush mund të të tregojë për këto ndodhi më mirë sesa Ai që di gjithçka? I Madhëruari thotë: “Askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.” [Fatir 14]. Ky është një lajm i sjellë nga Allahu, që di atë që ishte në të shkuarën dhe atë që do të jetë në të ardhmen, Ai që di të fshehtën në qiej dhe në tokë. Nuk ka zot tjetër, përveç Tij, që meriton të adhurohet. Në traditën profetike ka shumë hadithe, që flasin për daljen e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve. Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, i cili rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Kur të hapet penda e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata, siç thotë Allahu i Madhëruar: “... do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.”. Ata do t’i pushtojnë popujt. Muslimanët do të fshihen prej tyre në qytete dhe kështjella, duke marrë brenda edhe kafshët e tyre. Ata (jexhuxhët dhe mexhuxhët) do të jenë aq shumë, sa do të pinë dhe shterojnë të gjithë burimet e tokës, aq sa disa prej tyre do të kalojnë pranë një lumi dhe do ta pinë ujin e tij, derisa ta thajnë të tërin. Më pas, dikush prej tyre do të kalojë aty dhe do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Kështu do të vazhdojë, derisa të mos ketë më njerëz mbi faqe të dheut, përveç ndonjërit të fshehur në ndonjë kështjellë e ndonjë qytet. Atëherë, dikush prej tyre do të thotë: “Këta ishin banorët e Tokës, të cilët ne i zhdukëm! Tashmë kanë mbetur vetëm banorët e qiellit.” Dikush prej tyre e tund fort armën e tij dhe e lëshon drejt qiellit, por ajo i kthehet e lyer me gjak, si sprovë për ta. Në këtë gjendje, Allahu u hedh nga një krimb në qafë, si negafi i karkalecit (lloj insekti ose krimbi i vogël) . Ai u hyn dhe u del nga qafa, derisa i vdes të gjithë, aq sa nuk ndihet më asnjë pëshpërimë. Ndërkohë, muslima - nët thonë: “A ka ndonjë burrë, që është gati të vetësakrifikohet dhe të dalë e të shohë çfarë kanë bërë armiqtë?” Atëherë, del një burrë prej tyre, që është i vendosur (për shpërblimin e Zotit) dhe i bindur se do të japë jetën dhe zbret për të parë. Ai sheh se të gjithë kanë vdekur, njëri mbi trjetrin. Atëherë, thërret: “O muslimanë, gëzohuni, se Allahu Krenar dhe i Lartësuar ju mjaftoi kundër armikut tuaj!” Dhe ata dalin nga qytetet dhe kështjellat e tyre. Ata lëshojnë bagëtitë e tyre (në një transmetim tjetër thuhet se bëhet fjalë për deuâb el erd gjallesat e tokës si kafshët e egra, shpendët mishngrënës dhe insektet) të kullosin, por ato nuk do të kenë kullotë tjetër, përveç mishit të trupave të shumtë, që kanë mbuluar tokën. Kështu, ato do të shëndoshen si asnjëherë tjetër në kullotat e zakonshme me bimë.” [Ahmedi në Musned dhe Ibn Maxhe] 41. Muslimi sjell hadithin në Sahih-un e tij nga Nuvas Ibn Semani, i cili ka thënë: 1823. “Profeti na tregoi një ditë për Dexhalin dhe e përçmoi atë, por edhe na frikësoi për fitnen e tij, aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave. Kur shkuam tek ai, e ndjeu shqetësimin tonë, që na dukej qartë në fytyrë dhe tha: “Çfarë keni kështu?!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Ti na përmende Dexhalin një ditë dhe e përçmove, por edhe na frikësove (hafeda dhe rafea), aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave.” Ai tha: “Tjetër gjë kam frikë për ju, më shumë sesa Dexhali. Nëse ai del e unë jam ndër ju, unë do t’i kundërvihem atij për ju. E nëse del kur nuk jam ndër ju, secili do t’i kundër - vihet vetë, se është Allahu Ai që kujdeset për çdo musliman. Ai është një i ri, me flokë me kaçurrela shumë të imta e të dendura, njëri sy i të cilit është si i nxjerrë. Ai ngjan shumë me Abdul Uzza Ibn Katni. Ai që e arrin kohën e tij, le t’i lexojë atij fillimin e sures Kehf. Ai do të shfaqet në një vend mes Shamit dhe Irakut. Ai do të shkaktojë shkatërrime shumë të mëdha ngado që do të shkojë. O robërit e Allahut, qëndroni të palëkundur (në besimin e pastër) e bëni durim!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Po, sa do të qëndrojë ai në tokë?” - “Dyzet ditë. Dita e parë do të jetë si vit, dita e dytë si muaj, dita e tretë si javë dhe ditët e tjera do të jenë si ditët tuaja.” - “O i Dërguari i Allahut, po atë ditë që do të jetë si vit, a na mjafton të falim vetëm namazet e një dite?” Ai tha: “Përcaktojeni me përafërsi kohën e namazeve.” - “O i Dërguari i Allahut! Po si do të jetë lëvizja e tij e shpejtë nëpër tokë?” - “Si shiu, që e shtyn era e fortë. Ai do të shkojë në një popull për t’i ftuar (në rrugën e tij) dhe ata do ta besojnë dhe pranojnë ftesën e tij. Atëherë, ai do të urdhërojë qiellin, dhe nga qielli do të bjerë shi; do të urdhërojë tokën, dhe toka do të nxjerrë bimësi. Bagëtitë do të kthehen të fryra nga kullotat (më të mira), me gjinjtë të mëdha e plot qumësht dhe bark të fryrë (të ngopura, të shëndosha dhe plot mish). Më pas, ai do të shkojë në një popull tjetër, për t’i ftuar (në rrugën e tij), por ata do ta refuzojnë ftesën e tij. Atëherë, ai largohet prej tyre dhe i lë në thatësirë e me duar bosh, pa asnjë pasuri. Dexhali do të kalojë pranë një vendi të shkretuar dhe do të thotë: “Nxirri të gjitha thesaret e tua!” Dhe aty do të dalin thesare, që e ndjekin atë nga pas, si tufat e bletëve (që ndjekin mbretëreshën). Pastaj ai fton një djalosh plot jetë e gjallëri, e gjuan me shpatë dhe e ndan më dysh, duke ia larguar dy pjesët aq sa një hedhje shigjete. Pastaj e thërret për të ardhur pranë tij dhe ai i shkon, me fytyrën që i ndriçon dhe duke buzëqeshur. Pikërisht në këtë gjendje, Allahu zbret Mesihun, birin e Merjemes, i cili zbret tek Minarja e Bardhë, në lindje të Damaskut, i veshur me dy rroba të ngjyera me bojë, duke u mbajtur në krahët e melekëve. Kur e ul kokën poshtë, flokët i pikojnë ujë, ndërsa kur e ngre kokën, nga flokët e tij duket sikur bien pika uji, që shndrisin si diamante (margaritarë) . Çdo mosbesimtar që e kap fryma e Isait, ka për të vdekur; dhe fryma e tij shkon aq larg, sa shikimi i tij. Ai e kërkon Dexhalin, derisa e arrin në portën e Luddit, dhe atje e vret atë. Pastaj Isai (a.s.) shkon e takon shumë njerëz, që Allahu i ka shpëtuar nga sprova e Dexhalit dhe, duke ua fshirë fytyrat, u tregon për vendin e tyre në Xhenet. Në atë gjendje, Allahu i shpall Isait: “Unë kam nxjerrë disa njerëz, me të cilët askush nuk mund të përballet në luftë. Për këtë arsye, mblidhi robërit e Mi në Tur.” Atëherë, Allahu nxjerr jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët derdhen me furi nga çdo luginë. Të parët që dalin prej tyre kalojnë në liqenin e Taberies (mes Jordanisë e Palestinës) dhe e pinë atë. Kur të kalojnë të fundmit e tyre, do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Isai dhe shokët e tij qëndrojnë të izoluar, aq sa në ato kohë të vështira, një kokë demi do të jetë më e shtrenjtë se 100 dinarë floriri për ju sot. Atëherë, Isai dhe shokët e tij i luten Allahut për çlirim nga kjo bela, dhe Allahu i Madhëruar bën që në qafat e jexhuxh dhe mexhuxhëve të dalë një lloj krimbi, pas të cilit ata gdhijnë të gjithë të vrarë, si të ishin një njeri i vetëm. Pas kësaj, Isai (a.s.) dhe shokët e tij zbresin në tokë, të cilën e gjejnë të mbushur me kufomat dhe erën e tyre të keqe. Isai (a.s.) dhe shokët e tij i luten edhe një herë Allahut dhe Ai dërgon disa zogj me qafa të gjata, si qafa devesh buħt (deve të lindura nga kryqëzimi i deveve arabe me joarabe, të cilët janë me qafa të gjata), dhe ato i marrin kufomat dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu.” Ibn Xheriri transmeton nga Keabi e të tjerë, se: 1824. “... ata i marrin kufomat dhe i hedhin në El Mehil.” Ibn Xheriri rrëfen: “Unë i thashë: “O Ebu Zejd! Po ku është ky El Mehil -i? Ai tha: “Është vendi ku del dielli. Më pas, Allahu dërgon një shi, nga i cili nuk mund të të mbrojë as streha prej balte dhe as ajo prej leshi (deveje), dhe e lan tokën, derisa e bën atë si pasqyrë. Pastaj tokës do t’i thuhet: “Nxirri frutat dhe u ktheftë begatia jote!” Atë ditë, disa burra do të ngopen me një shegë dhe do të mund të qëndrojnë nën hijen e lëvores së saj. Allahu sjell begati në kafshët e qumështit, aq sa një mjelje deveje mjafton për një turmë njerëzish. Kur të jenë në këtë gjendje, Allahu dërgon një erë të mirë, e cila u kalon nën sqetulla dhe merr shpirtin e çdo besimtari dhe çdo muslimani, derisa në tokë mbeten vetëm krijesat më të këqija, që çiftohen njëlloj si gomerët (haptazi nëpër rrugë). Në kohën e tyre do të ndodhë Kijameti.” Këtë hadith e ka përnxjerrë Muslimi, por jo Buhariu. Hadithin e sjell gjithashtu Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve, me rrugë të ndryshme, por që të gjitha bashkohen tek Abdurahman Ibn Zejd Ibn Xhabiri. Tirmidhiu ka thënë se ky është një hadith hasen sahih . Në një hadith thuhet: 1825. “Me të vërtetë, Isai, i biri i Merjemes, do të bëjë haxhin në Shtëpinë e Lashtë (Qabe).”. Ndërsa Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: “Isai, i biri i Merjemes, ka për ta ngritur zërin me telbije, duke ardhur nga viset e Rauhas, për të kryer haxhin ose umren, ose për të dyja bashkë.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Muslimi, në versionin që e ka përnxjerrë i vetëm ai. Në Sahih-un e Buhariut është hadithi nga Ebu Seid el Hudriu, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 1826. “Në këtë vend (Qabe) do të bëhet haxh dhe umre edhe pas daljes së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.” Vetëm Buhariu e sjell këtë hadith. - “Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë.” - Këtu flitet për Ditën e Kijametit. Kur të ndodhin këto tronditje të fuqishme, atëherë fundi është shumë pranë. Allahu i madhëruar thotë : “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 8]. - “... sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë.” - Do të ngrijnë nga tmerri i atyre ndodhive të mëdha, që do të dëshmojnë e me të cilat do të përballen. Ata do të thonë: - “Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë.” - Në jetën e dynjasë, ne ishim të pavëmendshëm dhe shpërfillnim çdo paralajmërim e kërcënim që na bëhej për këtë. - “Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj.”. - Domethënë, ata do të pranojnë se kanë qenë keqbërës e të padrejtë, por ky është një moment kur nuk u bën dobi aspak pendesa.

Mus'haf Hape →
Mearixh 70:1–70:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… deri në tokën e shtatë, që është toka më e ulët. Pra, kjo distancë është pesëdhjetë mijë vjet. Po kështu, edhe gjerësia e Arshit është pesëdhjetëmijë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Dikush kërkoi dënimin e pashma - ngshëm.” - Dikush kërkoi përshpejtimin e ndëshkimit të Ditës së Gjykimit. Ai e bëri këtë kërkesë në formë sfide, por realizimi i saj është i pashmangshëm. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Megjithatë, ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh dëni - min! Por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet. Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47]. Pra, ai ndëshkim patjetër që do të realizohet. Nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë se ai që bëri këtë kërkesë ishte Nadër Ibn Harith. Të tilla janë kërkesat e mohuesve. Ata pyesin rreth ndëshkimit të Allahut, dhe kërkojnë për - shpejtimin e tij. Ibn Ebu Nexhih sjell shpje - gimin e Muxhahidit për këtë ajet dhe citon: “Domethënë, dikush lutet dhe kërkon që të realizohet ai ndëshkim, që u kërcënohet, sikurse na tregon i Lartësuari: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kurani) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gu - rësh nga qielli ose na jep ndonjë dënim tjetër të rëndë!”.” [Enfal 32]. Le ta dinë se ndëshkimi është i pashmangshëm për ta dhe ata nuk mund të shpëtojnë. - “Ai është gati për jobesimtarët. ” - Ai është i përgatitur për mohuesit e besimit dhe refuzuesit e të vërtetës. - “Askush nuk mund ta ndalë atë ...” - Askush nuk mund ta pengojë ardhjen e tij, atëherë kur Allahu dëshiron që ai të vijë. - “Ai dënim vjen nga Allahu, Pronari i rrugëve të larta. ” - Zoti i lartësive, i gradave të larta. Muxhahidi thotë se këtu bëhet fjalë për nivelet e qiellit. - “Atje ngjiten melekët dhe Shpirti ... ” - Katadja shpjegon: “Në ato rrugë të larta ngjiten melekët dhe Shpirti”. Në lidhje me fjalën ‘Shpirti’, një shpjegim është se bëhet fjalë për Xhibrilin. Në këtë rast, do të ki - shim të bënim me përmendjen e këtij mele - ku në mënyrë të veçantë, mes gjithë mele - këve të tjerë, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e tij. Sipas një shpjegimi tjetër, bëhet fjalë për shpirtrat e bijve të Ademit. Kur vdes njeriu, shpirti nxirret prej trupit dhe melekët ngjiten lart në qiell së bashku me të, sikurse është sjellë në hadithin e Bera Ibn Azibit, ku thuhet për shpirtin e besim - tarit të mirë: “... Pastaj, vjen Meleku i Vde - kjes, ulet pranë kokës së tij dhe i thotë: “O shpirt i mirë, dil në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij!” Dhe ai del duke rrjedhur lehtë, ashtu si pika e ujit shkëputet nga buzët e enës. Kur del shpirti, për të lutet çdo melek mes qiejve dhe tokës dhe çdo melek në qiell. Atij i hapen dyert e qiellit dhe melekët e çdo porte dëshirojnë që ai shpirt të kalojë në qiellin tjetër prej portës së tyre. Kur Meleki i Vdekjes nxjerr shpir -tin, melekët nuk e lënë në dorën e tij as sa një pulitje sysh, por e marrin dhe e vendosin në qefinët dhe hanut-in (parfumet) e tyre. Për këtë flet Allahu i Lartësuar, kur thotë: “Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime.” [En’am 61]. Prej tij del aroma më e këndshme e miskut, që gjendet në faqen e dheut. Atë - herë fillojnë e ngjiten lart në qiell. Sa herë që kalojnë pranë një grupi (melekësh), ata pyesin: “Kush është ky shpirt i mirë?” - “Është filani i biri i filanit ...”, dhe e quajnë me emrat më të bukur, me të cilët e thërri - snin në dynja. Vazhdojnë të ngjiten, deri sa arrijnë në qiellin e dynjasë dhe kërkojnë që t’u hapen dyert. Ato hapen dhe atë e shoqë - rojnë melekët më të dalluar e të afërt, deri në qiellin tjetër. Kështu vazhdon të ngjitet, derisa arrijnë me të në qiellin e shtatë. Atë - herë Allahu thotë: “Shkruajeni librin e robit Tim në Ilijin. E ku e di ti se çfarë është Illijjun-i? Ai është një libër i qëndisur, të cilin e dëshmojnë më të afruarit (e Zotit). Kthejeni atë në tokë! Unë prej saj i krijova, në të do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr sërish!” Pas kësaj, shpirti kthehet në trupin e tij. ...” hadithi vazhdon. Për këtë kemi folur hollë - sisht në tefsirin e fjalës së Allahut: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” [Ibrahim 27]. - “... në një ditë, e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet.” - Janë dhënë mendime të ndry - shme në lidhje me këtë ditë, që zgjat pesë - dhjetë mijë vjet. Një mendim është se bëhet fjalë për largësinë nga Arshi madhështor deri në tokën e shtatë, që është toka më e ulët. Pra, kjo distancë është pesëdhjetë mijë vjet. Po kështu, edhe gjerësia e Arshit është pesëdhjetëmijë vjet. Gjithashtu, thuhet se ai është prej rubini të kuq, siç pohon Ibn Ebu Shejbe në librin e tij “Përshkrimi i Arshit”. Kjo fjalë vjen prej Muxhahidit. Kështu, kjo është largësia që përshkojnë melekët dhe shpirtrat, me mundësitë dhe forcën që u jep Krijuesi i tyre, për të përmbushur urdhrat e Tij. Allahu i Lartësuar iu mundëson atyre që, me lehtësi dhe shpejtësi, të kalojnë një distancë që, për krijesat e tjera do të duhe - shin 50 mijë vjet ta përshkonin. Sipas një mendimi tjetër, kaq është kohëzgjatja e jetës së dynjasë. Abdurezaku e sjell këtë si shpjegim të Ikrimes, i cili thotë se kaq zgjat dynjaja, nga fillimi, deri në fundin e saj. Askush, veç Zotit, nuk e di sa kohë ka kaluar dhe sa ka mbetur prej saj. Shpjegimi i tretë i sjellë për këtë ajet është se bëhet fjalë për një ditë ndarëse me dynjasë dhe ahiretit. Ibn Ebu Hatim e sjell këtë mendim me senedin e tij prej Muhamed Ibn Keabit. Megjithatë, ky është një shpjegim i panjo - hur dhe i çuditshëm. Shpjegim tjetër është se këtu bëhet fjalë për Ditën e Kijametit. Kështu është transmetuar me sened të saktë nga Ibn Abasi. Të njëjtin mendim prej Ibn Abasit sjell edhe Ali Ibn Ebu Talha, i cili citon: “Kjo është Dita e Kijametit. Allahu i Lartësuar ka bërë që, për mohuesit, ajo të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet.” Pra, bëhet fjalë për kohën nga momenti i ringjalljes së krijesave, deri në ndarjen e krijesave për në Xhenet apo Zjarr. Ka hadithe të ndryshme, që mbështesin këtë shpjegim. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra, që e ka dë - gjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2755. “Dikush që zotëron deve dhe nuk e jep ha - kun e tyre (zekatin ose sadaka me qumë - shtin e tyre etj), ato do të vijnë në Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, - të ush - qyera dhe në më të shëndetshmen formë që mund të kenë qenë ndonjëherë, - dhe do ta shkelin atë me thundra dhe do ta kafshojnë. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të rikthehen sërisht nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pësëdhjetë mijë vjet. Kështu do të vazhdojë, derisa njerëzit të gjykohen me drejtësi, dhe pastaj ai do të shohë drejtimin që do të marrë. Dikush që zotëron lopë dhe nuk e jep hakun e tyre (zekatin ose bamirësi të tjera prej tyre), ato do të vijnë në Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, të ushqyera dhe në më të shëndetshmen formë, që mund të kenë qenë ndonjëherë, dhe do ta shkelin atë me thundra ose shpojnë me brirët e tyre. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të kthehen sërish nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet. Gjithashtu, dikush që zotëron dele dhe nuk e jep hakun e tyre, ato do të vijnë Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, të ushqyera dhe në më të shëndetshmen formë, që mund të kenë qenë ndonjëherë, dhe do ta shkelin atë me thu - ndra ose shpojnë me brirët e tyre. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të kthehen sërish nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pësëdhjetë mijë vjet.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2756. “Çdokush që zotëron një pasuri dhe nuk jep hakun e saj, Allahu ka për t’ia shndërruar atë në pllaka, të cilat do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do t’i digjen balli, krahët dhe shpina, derisa Allahu të gjykojë robërit, atë ditë që do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet nga ato që ju llogarisni. Pastaj ai njeri do të shohë rrugën e tij: ose për në Xhenet, ose për në Zjarr...” Dhe vijon me pjesën tjetër të hadithit, duke përmendur delet dhe devetë, sikurse u tha më sipër. Në të përmenden edhe kuajt, me shpërblimin ose ndëshkimin që njerëzit do të marrin, në lidhje me kujdesin dhe trajti - min e tyre. Imam Muslimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: “Për çdo njeri që nuk e ka dhënë zekatin e pasurisë së vet, Ditën e Kijametit ajo ka për t’u shndërruar në pllaka të zjarrta, me të cilat do të damkosen anët, balli dhe shpina e tij. Kjo do të ndodhë në një ditë, që do të zgjasë 50 mijë vjet, derisa të vendoset dhe të gjykohet mes njerëzve. Atëherë do të vendoset për vendin e këtij njeriu: ose në Xhenet, ose në Zjarr.” Qëllimi është të theksojmë fjalën e Profetit ﷺ ...“ : derisa të gjykojë Allahu mes robërve të Tij në një ditë, e cila do të zgjasë pesëdhjet mijë vjet.” Pikërisht në këto hadithe mbështeten ata që mëtojnë se ajeti bën fjalë pikërisht për këtë ditë. Në vijim i Lartësuari thotë: - “Ti bëj durim, me një durim të hij - shëm.” - Bëj durim, o Muhamed, kundrejt refuzimit që populli yt i bën të vërtetës dhe profetësisë tënde. Bëj durim ndaj pyetjeve dhe kërkesës së tyre për përshpejtimin e ndëshkimit. Këto fjalë ata i thonë për të treguar se e shohin shumë të largët e të pamundur Ditën e Kijametit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ata që nuk e besojnë atë (Kiametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kiametit, janë në një humbje të thellë.” [Shura 18]. - “Ata e shohin larg atë ... ” - Mohuesit e shohin si të pamundur ndëshkimin dhe Kijametin. - “Kurse Ne e shohim atë afër. ” - Besimtarët e besojnë se ai është afër, edhe pse kohën kur ai do të ndodhë e di veçse Allahu i Madhëruar. Pa dyshim, ajo ditë është afër dhe do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:255 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe do të bie në sexhde. Ai do të më lërë ashtu në sexhde, aq kohë sa Ai dëshiron. Pastaj do të më thuhet: “Ngrihe kokën dhe fol, se fjala jote do të dëgjohet! …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është ai që quhet “ ajeti Kursij” dhe që ka vërtet një vlerë shumë të madhe dhe të lartë tek Allahu i Lartësuar. Janë përcjellë hadithe të sakta nga Profeti se ky është ajeti më i zgjedhur në Librin e Allahut të Lartësuar. Imam Ahmed Ibn Hambeli sjell hadithin nga Ubej Ibn Keabi, se: 401 “Profeti ﷺ e pyeti atë, njëherë, se cili është ajeti më madhështor në Librin e Allahut. Ibn Keabi i tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur!” Por Profeti ia përsëriti disa herë këtë pyetje, derisa ai tha: Është "ajeti Kursij ". Atëherë, Profeti tha: “E gëzofsh diturinë që ke, o Ebu Mundhir (kështu thirrej ndryshe Ubej Ibn Keabi )! Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se ai (ajeti Kursij) ka gjuhë dhe buzë, që e shenjtëron dhe lavdëron El Melikun (Mbretin -Allahun), në këmbët e Arshit.” Këtë hadith e sjell edhe Muslimi, porse tek ai nuk është shtesa: "Betohem për Atë në dorën e të Cilit...” e deri në fund. Një hadith tjetër në lidhje me dobinë dhe vlerën e ajetit Kursij, imam Ahmedi e sjell nga Ebu Dherr Xhundub Ibn Xhunadeh në disa rrëfime prej tij, ku thuhet: 402. “Unë e pyeta: O i Dërguari i Allahut! Cili është ajeti më madhështor që të është shpallur? Ai tha: “Ajeti Kursij: Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij. Ai është (El Hajjun) i Gjallë dhe (El Kajûm) i Përjetshëm.” Hadithin e sjell edhe Nesaiu. Buhariu sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon: 403. “Profeti i Allahut më ngarkoi për të ruajtur zekatin e Ramazanit, të dhënë nga njerëzit dhe të bërë gati për t'u shpërndarë. Por (një natë) erdhi dikush, që po merrte tinëz prej ushqimit të mbledhur. Unë e zura në flagrancë dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut!” Ai më tha: “Më lër, të lutem, sepse unë jam nevojtar dhe kam shumë frymë për të mbajtur. Kam nevojë urgjente për këtë që po merrja!”. Atëherë, unë e lëshova. Më mëngjes, Profeti ﷺ më tha: “O Ebu Hurejra, çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i Dërguari i Allahut, ai m’u ankua se kishte nevojë të madhe dhe shumë frymë për të mbajtur, ndaj më erdhi keq dhe e lashë të lirë”. - “Në fakt, ai të mashtroi, por do të kthehet përsëri!” Unë isha i bindur - tregon Ebu Hurejra, - se ai do të kthehej përsëri, sepse kështu më tha Profeti i Allahut, ndaj po ruaja me kujdes dhe gati për ta kapur. Dhe ashtu ndodhi. Ai erdhi dhe po merrte fshehurazi ushqim. E kapa dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut!” Ai më tha: “Më lësho, të lutem, sepse jam nevojtar dhe kam shumë frymë për të ushqyer! Të premtoj se nuk kam për t’u kthyer më!” E mëshirova sërish dhe e lashë të lirë. Kur agoi dita, Profeti i Allahut më tha mua: “O Ebu Hurejra, çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i Dërguar i Allahut, m’u ankua se kishte shumë nevojë dhe shumë frymë për të ushqyer, ndaj e mëshirova dhe e lashë të lirë...” Profeti ﷺ më tha: “Ai të mashtroi, por do të kthehet përsëri!” Atëherë, unë e ruajta dhe i ndenja në pritë për ta ruajtur për herë të tretë. Dhe ai përsëri erdhi për të marrë ushqim. Atëherë, unë e kapa dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut! Kjo është hera e tretë dhe e fundit që ti premton se nuk do të kthehesh, se përsëri kthehesh!” Atëherë ai tha: “Më lësho, të lutem, sepse do të të mësoj disa fjalë, që të vlejnë shumë tek Allahu dhe që Allahu të bën dobi me to!” - “Çfarë fjalësh janë ato?” Atëherë ai tha: “Kur të shkosh në shtrat, lexo ajetin Kursij: “Allahu lâ ilâhe illâ huel haj -jul Kaj -jûm”, deri në fund të ajetit. Kështu, pranë teje do të vazhdojë të qëndrojë një ruajtës nga Allahu i Lartësuar dhe nuk do të të afrohet shejtani derisa të agojë." Atëherë, unë e lashë të lirë. Kur agoi dita, Profeti i Allahut më pyeti sërish: “Çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i dërguari i Allahut! Ai më tha se do të më mësonte disa fjalë, të tilla që Allahu të më bënte dobi me to, ndaj e lashë të lirë!” - “E çfarë fjalësh janë ato?” - tha Profeti. - “Ai më tha: “Kur të shkosh në shtrat, lexo ajetin Kursij: “ Allahu lâ ilâhe il -lâ huel haj -jul Kaj-jûm”, deri në fund të ajetit. Kështu, pranë teje do të vazhdojë të qëndrojë një ruajtës nga Allahu i Lartësuar dhe nuk do të të afrohet shejtani derisa të agojë." [Dhe sahabët ishin vërtet njerëzit që synonin të mirën dhe mësimin e hajrit më shumë se çdokush tjetër]. Atëherë, Profeti më tha: “Në fakt, ai ka thënë të vërtetën, edhe pse është mashtrues! A e di se me kë ke folur për tre net rresht, o Ebu Hurejra?” - “Jo”, - i thashë unë. Profeti më tha: “Ai ishte një shejtan....” Po kështu, nga Ebu Umamete sillet një hadith merfu, që i atribuohet Profetit, në të cilin thuhet: 404. “Emri më i madh i Allahut, që nëse i drejtohesh me të, Allahu të përgjigjet, ndodhet në tre sure: Bekare, Ali Imran dhe Taha.” Ky ajet përmbledh 10 fjali të veçanta. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij. Ai është (El Hajju) i Gjallë dhe (El Kajûm) i Përjetshëm.” - Me këtë, Ai na njofton se Ai është i Vetëm, Unik, Absolut në meritën e adhurimeve, pra, në Uluhijen e Tij. Të gjitha krijesat e kanë detyrë adhurimin e Tij si një të vetëm. Pastaj thotë: El Hajul Kajum. Domethënë, Ai është El Haj - i Gjallë në veten e Tij dhe Ai kurrë nuk vdes. Ai është edhe El Kajjum, pra, Ai i mban të tjerët. Çdo gjë mbahet veçse prej Tij. Asgjë nga krijesat nuk mund të ekzistojë dhe vazhdojë të qëndrojë pa urdhrin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë nuk e kap dremitja dhe as gjumi.” - Kështu, Allahun nuk e mund dhe nuk e kap dremitja. Pastaj thotë: "dhe as gjumi", sepse gjumi është më i fortë sesa dremitja. Në hadith të saktë, Ebu Musa tregon: “Njëherë, Profeti u ngrit ndër ne dhe na tha katër fjalë: 405. “Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e vendos drejtësinë dhe Ai e ngre atë. Veprat e ditës ngrihen tek Ai përpara veprave të natës dhe veprat e natës përpara veprave të ditës. Mbulesa e Tij është en-nûru (dritë) ose en-nâru (zjarr) Nëse do ta hiqte atë (mbulesën), rrezatimi i fytyrës së Tij do të përvëlonte çdo krijesë që do të kapte shikimi i Tij.” - “Vetëm e Tij është gjithçka, në qiej dhe në Tokë.” - Kjo fjali na mëson se të gjithë janë rob dhe krijesa të Allahut. Të gjithë janë nën pushtetin, sundimin dhe pronësinë e Tij. Të gjithë i janë nënshtruar dhe përulur sundimit të Allahut të Lartësuar. Kjo i ngjan ajetit tjetër: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob.". [Merjem 93]. Pas kësaj, i Lartësuar i thotë: - “Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai ndryshe, por veçse me lejen e Tij.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: "Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata (melekët) nuk ndërmjetësojnë (për askënd) përveçse për ata me të cilët është i kënaqur Ai. Dhe ata nga frika prej Tij janë shumë të kujdesshëm." [Enbija 28]. Kjo tregon për madhështinë, lartësinë e Tij, krenarinë dhe ngadhënjimin e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Ajo tregon, gjithashtu, se askush nuk mund të marrë guximin apo t’i lejojë vetes që të ndërmjetësojë për dikë, në prani të Allahut të Lartësuar, pa marrë lejen e Tij për ta bërë këtë ndërmjetësim. Në hadithin e shefaatit, 406. Profeti ﷺ thotë: “...Unë do të vij poshtë Fronit të Allahut dhe do të bie në sexhde. Ai do të më lërë ashtu në sexhde, aq kohë sa Ai dëshiron. Pastaj do të më thuhet: “Ngrihe kokën dhe fol, se fjala jote do të dëgjohet! Ndërmjetëso, se ndërmjetësimi yt do të pranohet!” Kështu, Ai më përcakton mua një numër të madh krijesash, që t’i fus unë në Xhenet.” - “Ai e di të tashmen dhe të ardhmen.” - Ky është argument se dituria e Allahut të Lartësuar përfshin të gjitha krijesat: ata që ishin në të shkuarën, ata që janë në të tashmen dhe ata që do të vijnë në të ardhmen. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, që na njofton rreth melekëve të Tij: "Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre dhe Zoti yt nuk harron asgjë." [Merjem 64]. Pastaj i Lartësuari thotë: - Të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar t'u mësojë, nga ajo që Ai di. - Pra, askush nuk mund të marrë dhe nuk mund të hedhë sytë në diturinë e Allahut të Lartësuar për diçka, por veçse në atë masë që Ai ia mëson atij dhe e lejon që të mësojë dhe të marrë. -“Froni (Kursijj-i) i Tij përfshin qiejt dhe tokën” - Ed Dahaku sjell nga Ibn Abasi thënien: “Nëse shtatë qiejt dhe shtatë tokat do të shtriheshin dhe do të lidheshin me njëra-tjetrën, e së bashku të krahasoheshin me Kursijin, ato do të ishin të gjitha (në krahasim me Kursijin) si një unazë e vogël e hedhur në një shkretëtirë të madhe.” Gjithashtu, Ebu Dherri ka thënë se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut që të thotë: 407. “Kursiji, në krahasim me Arshin, është si një unazë prej hekuri që hidhet në mes të një shkretëtire në tokë.” Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi transmeton me senedin e tij nga Ebu Dherr el Gafari, se ai e ka pyetur Profetin rreth Kursijit, dhe Profeti ﷺ i ka thënë: 408. “Betohem për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Shtatë qiejt dhe shtatë tokat, në krahasim me Kursijin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Ndërsa madhështia e Arshit mbi Kursijin është si madhështia e asaj shkretëtire të madhe në krahasim me atë unazë të vogël të hedhur në mes të saj.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Atë nuk e lodh përkujdesi për të dyja. - Allahun nuk e rëndon, domethënë, nuk është e madhe apo e vështirë për Allahun e Lartësuar ruajtja e qiejve dhe e Tokës dhe e gjithçkaje që ndodhet mes tyre; përkundrazi, kjo është shumë e thjeshtë për Të. Kjo është e thjeshtë për Të dhe për pushtetin e Tij. Allahu mbikëqyr çdo njeri se çfarë vepron, sepse Ai është Er-Rakib, pra, Mbikëqyrësi i gjithçkaje. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej krijesave dhe asgjë nuk mund t’i shpëtojë mbikëqyrjes dhe diturisë së Tij. Të gjithë janë të përulur, të nënshtruar përpara Tij. Krijesat janë të vogla, të papërfillshme dhe të nënshtruara përpara madhështisë së Allahut. Ato janë nevojtare dhe të varfëra, ndërsa Ai është ElGaniju, El-Hamid, pra, I Pasuri, I Lavdëruari, i Vetëmjaftueshmi. Allahu vepron gjithçka që dëshiron. Ai nuk pyetet për atë që bën, kurse krijesat do të pyeten. Allahu është El Kâhiru li kul-li shej, pra, Ai është Nënshtruesi dhe mposhtësi i gjithçkaje; Ai është Triumfuesi dhe Ngadhënjimtari mbi gjithçka. Allahu është El Hasibu ala kuli shej - Llogaritësi i çdo gjëje, pra, që do të marrë në llogari të gjitha krijesat. Ai është Er-Rakib, El Alijul Adhim - Mbikëqyrësi, i Lartësuari dhe i Madhërishmi. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij. Nuk ka Zot tjetër, që meriton dashurinë e madhërimin, përveç Allahut. Nuk ka Zot Krijues që kujdeset për krijesat, përveç Allahut. - “Ai është i Larti, i Madhi.” - Kjo ngjan me ajetin tjetër: "Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari." [Ra'd 9]. Mënyra më e mirë për t’i shpjeguar dhe kuptuar saktë këto ajete dhe të tjera të ngjashme, si dhe hadithet e sakta që flasin rreth këtyre kuptimeve të larta, është mënyra e selefëve të mirë, të cilët thonë: "Shikojini ato ashtu sikurse kanë ardhur, pa bërë përngjasim ( tekjif) dhe as shëmbëllim ( teshbih) me to. Këtu mbaron edhe ajeti Kursij, elhamdulilah!123

Mus'haf Hape →
Enfal 8:30 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të cilin e propozoi më i ligu i tyre Ebu Xhehli - i mallkuar qoftë! Ai propozoi që nga çdo fis kurejsh të dilte një luftëtar i ri me shpatë dhe ashtu, si një dorë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kujto, o i Dërguar, mirësinë me të cilën Zoti yt të begatoi! Idhujtarët kurejshë u mblodhën në takimin “ Daru Nedue ”, dhe diskutuan gjatë se si do të vepronin me Profetin ﷺ .Ata sollën tri alternativa: 1. Ta izolonin në shtëpi e të mos e linin të dilte jashtë. 2. Ta vrisnin, dhe kështu - siç u tha - të shpëtonin njëherë e mirë nga "sherri" i tij. 3. Ta dëbonin nga vendi i tyre. Këto ishin propozimet e pjesëmarrësve. Por pastaj ata u bashkuan në një mendim, të cilin e propozoi më i ligu i tyre Ebu Xhehli - i mallkuar qoftë! Ai propozoi që nga çdo fis kurejsh të dilte një luftëtar i ri me shpatë dhe ashtu, si një dorë e vetme, ta vrisnin Muhamedin. Në këtë mënyrë, përgjegjësia për gjakun e tij do të shpërndahej mes të gjithë fiseve pjesëmarrës, dhe atëherë fisi i Profetit do të detyrohej të pranonte kompensimin, pasi nuk mund të hapnin luftë me të gjithë. Kështu, ata zunë pritë pranë shtëpisë së Profetit, duke pritur momentin e përshtatshëm për të realizuar planin. Por Shpallja zbriti shpejt dhe Allahu i Madhëruar e ndihmoi Profetin e Tij që t’i shpëtonte këtij komploti, madje i mundësoi që të dilte nga shtëpia dhe të hidhte rërë mbi kokat e armiqve, si poshtërim për ta. Allahu i Lartësuar ua bllokoi shikimin atyre, saqë kur një person kaloi pranë tyre, u tha: ‘Muhamedi doli mu para hundës tuaj dhe ju hodhi dhé mbi koka’. Atëherë, secili prej tyre filloi të shkundte dheun prej kokës. Kështu, Allahu i Madhëruar e mbrojti dhe e ruajti Profetin e Tij, dhe këtu nisi emigrimi i tij në Medinë. Pasi mbërriti në Medinë, Allahu i Madhëruar i mundësoi atij një vendstrehim dhe i dha forcë me mbështetës të sinqertë, siç qenë muhaxhirët dhe ensarët. Dalëngadalë, ky qytet -shtet u fuqizua, derisa erdhi dita kur Profeti i Zotit u kthye sërish në Mekë si triumfator. Atëherë, para tij u përulën të gjithë armiqtë, të cilët iu nënshtruan pushtetit të Profetit ﷺ . Sa e sa gjëra ndodhën nga momenti kur ai doli fshehurazi prej shtëpisë, deri kur u kthye si triumfues dhe udhëheqës. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Allahu, i Cili është aq i Butë e i Mëshirshëm me robin e Tij! Askush nuk mund të qëndrojë para planit dhe pushtetit të pamposhtur të Allahut!

Mus'haf Hape →
Karia 101:1–101:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - Kuptimi është se ai do të hidhet me kokë dhe me forcë në Xhehenem. Një shpjegim i ngjashëm ka ardhur prej Ibn Abasit, Ikrimas, Ebu Salihut, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Gjëmimi i tmerrshëm.” - El Kariah (Gjëmimi) është një nga emrat e Ditës së Gjykimit, sikurse edhe El Hakka , El Tammeh, El Sahhah , El Gashijeh etj. Më pas, duke na treguar madhështinë e kësaj ngjarjeje dhe tmerrin e madh, që e shoqëron atë, Allahu i Madhëruar thotë: - “Çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm? E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?” - Më pas, Ai tregon disa nga ndodhitë e asaj dite: - “Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara ...” - Kështu do të duken njerëzit, kur të dalin nga varret, për të shkuar para Zotit. Ata do të jenë të tme - rruar, të shpërndarë në mënyrë kaotike, si ato insektet e shpërndara. Kjo i ngjan për - shkrimit në ajetin tjetër: “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 7, 8] - “... dhe malet do të bëhen si lesh i shpri - shur.” - Malet do të copëtohen e shpër - ndahen në ajër. Më pas, i Lartësuari na tre - gon se përfundimi i secilit do të jetë në varësi të veprave të tij. Atë ditë, të nderuarit do të grupuhen më vete dhe të poshtëruarit më vete. Secili do të marrë shpërblimin për atë që ka bërë. - “Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij ...” – Domethënë, veprat e mira i peshojnë më shumë se veprat e këqija - “... do të bëjë një jetë të kënaqshme.” - Domethënë, do të jetë në Xhenet. - “Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij ...” - Veprat e këqija i peshojnë më shumë se veprat e mira. - “... do të qëndrojë përgjithmonë në Hauijeh.” - Kuptimi është se ai do të hidhet me kokë dhe me forcë në Xhehenem. Një shpjegim i ngjashëm ka ardhur prej Ibn Abasit, Ikrimas, Ebu Salihut, Katades etj. Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është se vendi i përhershëm dhe përfundimi i tij do të jetë në Ha uijeh. Ha uijeh është një nga emrat e Xhehenemit. Në ajet është thënë ummuhu është Hauije, pra nëna e tij do të jetë Ha uijeh, sepse nuk do të ketë vend tjetër qëndrimi, përveç Zjarrit, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve!” [Al Imran 151]. - “E ku mund ta dish ti se ç’është Hauijeh?? Është një zjarr i furishëm.” - Një zjarr i furishëm, me nxehtësi dhe flakë të mëdha. Imam Maliku sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2924. “Zjarri që ndezin bijtë e Ademit në këtë botë është veçse një e shtat ëdhjeta pjesë e Xhehenemit.” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut, edhe ajo pjesë do të ishte e mjaftueshme si ndëshkim!” Ai tha: “Në fakt, zjarri i Xhehenemit është 69 herë më i fortë se zjarri i dynjasë.” Në disa versione tek Muslimi shënohet: 2925. “Ajo është 69 herë më e nxehtë se zajrri i dynjasë, të gjtha ato si nxehtësia e tij.” Ndërsa Eameshi sjell hadithin nga Numan Ibn Beshiri, se Profeti i Allahut ka thënë: “Njeriu me dënimin më të vogël në Ditën e Kijametit është ai që do të ketë dy nallane me lidhëse zjarri, nga të cilat do t’i vlojnë trutë, siç vlon uji në një kazan. Ai mendon se askush nuk po dënohet më dhimbshëm se ai, edhe pse në fakt ai përjeton dënimin më të lehtë në Xhehenem.” Ky hadith gjendet në dy Sahih-ët. Në dy Sahih-ët vjen hadithi: 2926. “Zjarri iu ankua Zotit, duke i thënë: “O Zot, unë po ha vetveten!” Atëherë, Allahu i dha leje që të shfryjë dy herë: një herë në dimër e një herë në verë. Kështu, i ftohti i acartë, që hasni në dimër është prej të ftohtit të tij. Gjithashtu, i nxehti i madh në verë vjen prej tij.” Në dy Sahih-ët është hadithi tjetër: “Nëse është shumë nxehtë, vonojeni namazin e drekës derisa të freskohet pak. Nxehtësia e madhe është prej afshit të Xhehenemit.”

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:34–9:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për të cilën njeriu meriton ndëshkimin e përmendur në ajet), edhe nëse është fshehur poshtë shtatë tokave.” Edhe Umer Ibn Hatabi ka thënë diçka të ngjashme. Kanë ardhur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Ka, vërtet shumë priftërinj dhe oshënarë që në mënyrë të paligjshme hanë pasurinë e njerëzve dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. - El ahbar janë dijetarët dhe paria fetare e jehudëve, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Përse, vallë, paria e tyre fetare (rabinët) nuk i ndal ata nga fjalët e tyre mëkatare dhe nga ngrënia e haramit?! Sa i keq është qëndrimi i tyre!” [Maide 63]. El ruhbân quhen murgjit e oshënarët e krishterë. Ndërsa el kissisûn janë dijetarët dhe priftërinjtë e krishterëve, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, sepse prej tyre ka (kissisûn) të ditur dhe (ruhbân) adhurues asketë, të cilët nuk tregohen kryeneçë.” [Maide 82]. Qëllimi këtu është për të treguar kujdes nga dijetarët e këqij dhe adhuruesit e devijuar. Sufjan Ibn Ujejne ka thënë: “Dijetarët e këqij nga mesi ynë u përngjajnë jehudëve, ndërsa adhuruesit e devijuar nga mesi ynë u përngjajnë të krishterëve. Në një hadith të saktë thuhet: 1355. “Ju do të ndiqni (e imitoni) rrugën e popujve të shkuar para jush. Do t’i ndiqni ata hap pas hapi.” - “Domethënë, jehudët dhe të krishterët?” - pyetën. - “E kë tjetër?” Në një transmetim tjetër thuhet: “Persianët dhe romakët.” Pastaj tha: “E kush janë njerëzit veç tyre?” Qëllimi këtu është për t’u ruajtur dhe larguar përgjasimit me ta, qoftë në fjalë, qoftë në vepra. Allahu i Lartësuar thotë: “... në mënyrë të paligjshme hanë pasurinë e njerëzve ...” Ata synonin të përfitonin dynjanë nëpërmjet fesë. Ata shfrytëzonin prestigjin e tyre ndër njerëz, për të përfituar padrejtësisht dhe abuzuar me pasuritë e tyre. Kështu vepronin aĥbarët e jehudëve në kohën para Islamit me arabët. Ata gëzonin prestigj e respekt ndër ta, për shkak të diturisë e pozitës fetare. Ata u kishin vendosur haraç popullit, që ishte i detyruar t’u jepte dhurata e taksa nga më të ndryshmet, prandaj kur u dërgua Profeti i Allahut, ata nuk e pranuan, sepse preferuan të qëndronin dhe të përfitonin nga ofiqet e tyre. Por Allahu i Lartësuar e largoi këtë errësirë me dritën e profetësisë dhe ua hoqi nga duart përfitimet, që merrnin në të shkuarën, duke i zhytur në poshtërim dhe duke i kërcënuar me zemërimin dhe ndëshkimin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë, gjithashtu: “... i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut.” Domethënë, përveçse hanë padrejtësisht pasurinë e njerëzve, ata i pengojnë njerëzit nga e vërteta, duke ua shtrembëruar atë e duke ua përzier me kotësi e të pavërteta. Nga ana tjetër, ata shfaqen para ndjekësve të tyre injorantë sikur po i ftojnë drejt mirësisë. Në fakt, ata nuk janë aspak ftues në të mirën, por janë ftues për në Zjarr dhe në Ditën e Kijametit nuk kanë për t’u ndihmuar aspak. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Ka edhe nga ata të cilët e fshehin arin e argjendin dhe nuk e shpenzojnë atë në rrugën e Allahut. Lajmëroji për një dënim të dhembshëm! - Këta janë grupi i tretë i elitave. Kështu, njerëzit konsiderojnë si elitë të tyre tri kategori: dijetarët e fesë dhe klerin, fetarët e devotshëm dhe pasanikët. Kështu, nëse këto tri kategori prishen e devijojnë, edhe masa e njerëzve ka për t’u shkatërruar. Thesar apo pasuri e fshehur ( el kenz ) quhet ajo pasuri që nuk “pastrohet” nëpërmjet dhënies së zekatit të saj. Theuriu përcjell nga Ibn Umeri thënien: “Çdo pasuri që pastrohet duke nxjerrë zekatin e saj nuk konsiderohet kenz (pra, pasuri e fshehur, për të cilën njeriu meriton ndëshkimin e përmendur në ajet), edhe nëse është fshehur poshtë shtatë tokave.” Edhe Umer Ibn Hatabi ka thënë diçka të ngjashme. Kanë ardhur hadithe të shumta, që lëvdojnë dhe inkurajojnë mosrendjen pas floririt dhe argjendit dhe qortojnë etjen për shtimin e tyre. Kështu, mund të përmendim Abdurezak Ibn Aliun, i cili, duke folur për fjalën e Allahut: “Ka edhe nga ata të cilët e fshehin arin e argjendin...”, tregoi se Profeti i Allahut ka thënë: 1356. “U shkatërroftë floriri! U shkatërroftë argjendi!” Këtë e përsëriti tri herë. Kjo i rëndoi sahabët e Profetit të Allahut, të cilët pyetën njëri - tjetrin: “Atëherë, çfarë pasurie të mbajmë?” Umeri u tha: “Do t’ju njoftoj unë për këtë!” Atëherë, ai shkoi dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Shokët e tu u rënduan nga kjo fjalë dhe pyetën se çfarë pasurie të mbajnë e grumbullojnë?” Ai tha: “Një gjuhë që përmend shumë Allahun, një zemër mirënjohëse dhe bashkëshorte që ju ndihmojnë në fe.” Ibn Ebu Hatimi përcjell dëshminë nga Ibn Abasi: 1357. “Kur zbriti ajeti: “Ka edhe nga ata të cilët e fshehin arin e argjendin...”, muslimanët u rënduan dhe shqetësuan, dhe pyetën njëri -tjetrin: “Nuk mundet, vallë, që të ruajmë e grumbullojmë pasuri, që t'ua lëmë fëmijëve tanë?” Umeri tha: “Do t’jua lehtësoj unë këtë punë!” Dhe u nis për tek Profeti ﷺ . Pas tij shkoi edhe Theubani. Umeri tha: “O Profeti i Allahut! Shokët e tu u rënduan dhe shqetësuan shumë nga ky ajet...”. Profeti i tha: “Allahu i Lavdëruar e bëri të detyrueshëm zekatin veçse për të pastruar atë pjesë të pasurisë që ju mbetet pas dhënies së tij. Ai vendosi edhe rregullat e trashëgimisë pikërisht për ndarjen e pasurisë tuaj, që do të lini pas.” Umeri bëri tekbir. Pastaj Profeti i tha: “A dëshiron të të tregoj për diçka që është më e mirë se pasuria që njeriu ruan dhe e grumbullon?! Është një grua e mirë që, kur e sheh të gëzon, kur e urdhëron, të bindet dhe kur mungon, të ruan nderin.” Këtë hadith e kanë sjellë, gjithashtu, Ebu Daudi, Hakimi në Mustedrak dhe Ibn Merdeuejhi, prej Jahja Ibn Jealas, me një version të ngjashëm. Hakimi thotë që ky është një hadith i saktë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, megjithëse ata nuk e kanë futur në Sahih-ët e tyre. - Ditën kur ajo (pasuria) do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, e me të do t’u damkoset balli, anët dhe shpinat. Ky është thesari që ju keni grumbulluar për veten. Shijojeni tani atë që keni grumbulluar!”. - Këto fjalë u thuhen në formë poshtërimi dhe për t’ua shtuar edhe më shumë vuajtjen, sikurse thuhet edhe në një ajet tjetër: “Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit. Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!” Shijoje dënimin (i thuhet mosbesimtarit), ti krenari e fisniku (i pamposhtur)!” [Duhan 47- 49]. Domethënë, këtë ndëshkim e kanë pikërisht për fshehjen e pasurisë, nga e cila shpresonin të përfitonin. Për këtë arsye është thënë se, kush e do fort diçka dhe i jep përparësi asaj mbi dashurinë për Allahun dhe bindjen ndaj Tij, ka për të vuajtur dhe për t’u dënuar për shkak të saj. Kështu ndodhi edhe me ata të mjerë. Ata mblodhën dhe e fshehën pasurinë, duke i dhënë rëndësi asaj më shumë sesa bindjes ndaj Allahut, prandaj e merituan ndëshkimin prej saj. Pasuria është nga gjërat më të vyera për robin, prandaj do të jetë edhe një nga shkaktaret e dënimeve më të rënda në ahiret. Ajo do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, e me të do të damkosen balli, anët dhe shpina e banorëve të Tij. Mos pyet për nxehtësinë e saj dhe vuajtjen dhe dhimbjet që ajo shkakton! Imam Muslimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1358. “Për çdo njeri që nuk e ka dhënë zekatin e pasurisë së vet, Ditën e Kijametit ajo ka për t’u shndërruar në pllaka të zjarrta, me të cilat do të damkosen anët, balli dhe shpina e tij. Kjo do të ndodhë në një ditë, që do të zgjasë 50 mijë vjet, derisa të vendoset dhe të gjykohet mes njerëzve. Atëherë do të vendoset për vendin e këtij njeriu, ose në Xhenet ose në Zjarr.” Imam Ebu Xhafer Ibn Xherir përcjell nga Theubani se Profeti i Allahut thoshte: 1359. “Ai që lë pas vetes pasuri të fshehur ( kenz), ajo do të shndërrohet në Ditën e Kijametit në një gjarpër të madh me dy pulla ( të zeza në kokë), që do ta ndjekë pas. Ai do t’i thotë: “I mjeri, çfarë je ti?!” Ai do t’i thotë: “Unë jam pasuria, që ke lënë pas.” Ai do të vazhdojë ta ndjekë, derisa t’ia mbërthejë dorën dhe kafshojë me forcë . Kështu do të bëjë me të gjithë trupin e tij.” E ka sjellë Ibn Hibani në Sahih-un e tij. Baza e këtij hadithi gjendet edhe në dy Sahih-ët.

Mus'haf Hape →
Rad 13:2 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e shtatë, siç thotë i Madhëruari: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh). - Allahu i Madhëruar na tregon për fuqinë e Tij absolute dhe për mbretërimin e Tij madhështor. Allahu është Ai, me urdhrin dhe lejen e të Cilit u ngritën qiejt pa shtylla, me një lartësi nga Toka, që nuk i shihet fundi. Qiejt shtrihen në lartësinë e tyre në të gjitha anët, duke rrethuar të gjithë Tokën. Ata qëndrojnë qiell mbi qiell, dhe kështu deri në qiellin e shtatë, siç thotë i Madhëruari: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.” [Talak 65]. Në një hadith thuhet: 1537. “Shtatë qiejt dhe gjithçka në to, në krahasim me Kursijin, janë veçse si një unazë (haleka) e hedhur në një shkretëtirë (të gjerë). Edhe Kursiju, në krahasim me Arshin e madhërishëm ( ElMexhid), është si ajo unazë e hedhur në atë shkretëtirë.” Në një transmetim tjetër thuhet: 1538. “Ndërsa madhështinë e Arshit mund ta vlerësojë (realisht) veçse Allahu Krenar dhe i Madhëruar.” Vini re fjalën e Allahut kur thotë: “...i ngriti qiejt pa shtylla, (teraunehâ) siç i shihni”. Domethënë, qiejt janë ngritur e qëndrojnë pa shtylla, ashtu siç mund t’i shihni. Ngritja e qiejve madhështorë - me gjithçka mes tyre e brenda tyre - njëri mbi tjetrin, pa shtylla, është një tregues i plotë i pushtetit absolut të Allahut, dhe ky është kuptimi më i përshtatshëm në këtë kontekst. Më pas, i Lartësuari thotë: “... dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh).” Komentimi i kësaj fjale u bë me hollësi në suren El ea’raf , ajeti 54. selefët e mirë dhe imamët e drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen, i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shëmbëllim, përngjasim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. I lartësuar qoftë Allahu nga mangësitë e përngjasimi me krijesat! - Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. - Ato udhëtojnë deri në një afat të përcaktuar në diturinë e Allahut të Madhëruar. Zoti përmend nënshtrimin e Diellit dhe Hënës, sepse ata janë trupat qiellorë më të shfaqur. Kjo gjë nënkupton logjikisht edhe nënshtrimin e planeteve dhe yjeve të tjera nën rregullin e ligjin e Tij, siç thotë i Madhëruari: “Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” [A’raf 54]. - Ai rregullon të gjitha çështjet dhe i sqaron argumentet me hollësi, që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj. - Domethënë, Allahu i sqaron faktet dhe argumentet që tregojnë se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet, dhe se Ai ringjall krijesat nëse do, ashtu siç e nisi (krijimin e tyre), dhe se nuk ka Rab (Krijues, Mbikëqyrës, Mbizotërues etj) tjetër veç Tij.

Mus'haf Hape →
Munafikun 63:1–63:8 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… prej tij që t'i lutet Zotit për ju dhe ejani në rrugë, mirëpo, ata sillnin kokat në shenjë mohimi e fodullëku dhe ktheheshin. Por zemrat e tyre ishin të ngurosura, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Hipokritët i thoshin Pejgamberit se e pranojmë që je i dërguar i Allahut. Këtë e thoshin vetëm me gojë sa për t'i mashtruar besimtarët, kinse edhe ata ishin myslimanë, dhe ashtu e mbronin veten dhe pasurinë e tyre me betime të rrejshme, por Zoti i madhëruar u tha se nuk ka nevojë për ju të dëshmoni se Muhammedi është Pejgamber, mjafton që Zoti vetë ka dëshmuar për këtë dhe dëshmon për munafikët se janë duke gënjyer. Disa hipokritë ishin të pashëm, të zhvilluar fizikisht, madje edhe oratorë të mirë që ta ka ëndja t'i shikoje, por ishin aq të dobët shpirtërisht sa që çdo ngjarje e mendonin se ishte kundër tyre, pra, ishin si trunguj të prishur e të mbështetur për muri. Disa besimtarë që me ta ishin të afërt nga gjaku, hipokritëve u thoshin: "Shkoni te Pejgamberi e kërkoni prej tij që t'i lutet Zotit për ju dhe ejani në rrugë, mirëpo, ata sillnin kokat në shenjë mohimi e fodullëku dhe ktheheshin. Por zemrat e tyre ishin të ngurosura, andaj edhe sikur të lutej Pejgamberi për ta, ata nuk do të mund të vinin në rrugën e drejtë, meqë zemërprishurit Allahu nuk i falë. Njëfarë Abdullah ibni Ubej ibni Selul, udhëheqës i hipokritëve, ensarve - vendasve të Medinës u thoshte mos i ndihmoni muhaxhirët, që janë pranë Muhammedit në mënyrë që të largohen prej tij e ai të mbetet vetë. Kah kthehen prej luftës me beni Mustalikët, afër një uji, ngatërrohet një ensar me një muhaxhir, zgjohet ndjenja e urrejtjes etnike dhe gati ngatërrohet e tërë ushtria e Muhammedit, por ai me - E - aftësinë e vet humane arrin shpejt ta shuajë atë grindje. Ibni Seluli e shfrytëzon rastin dhe u thotë të vetëve, a shihni çka bëjnë këta, është e vërtetë fjala e të parëve: "Nëse e ushqen mirë qenin, ai të han ty". Me këtë aludon në muhaxhirët, e mandej thotë: "Sa të kthehemi në Medinë, se krenari - mendon për veten - ka për ta përzënë të dobëtin - mendon për Pejgamberin". Atë thënie të tij e dëgjojnë myslimanët dhe i tregojnë Pejgamberit. biri i ibni Selulit ishte një mysliman shumë i sinqertë, i cili kur dëgjon se çka ka thënë i ati i tij, me shpatë të hapur zë pritë në dyer të Medinës. Andej kalojnë njerëzit, por kur vjen babai i tij, ai i thotë: "Pasha Allahun kurrë. nuk ke për të hyrë në Medinë, derisa të mos thuash: "I dërguari i Allahut është ai më krenari", e ti për vete të thuash: "Unë jam më i dobëti". Ai tha ashtu si e urdhëroi i biri. Djali shkoi te Pejgamberi e i tha: "O i dërguar i Zotit, kam dëgjuar se do ta mbysësh babain tim. Nëse. Pejgamberi i tha: "Jo, do të sillemi ashtu ke vendosur, më thuaj mua se unë ta sjell kokën e tij". Pejgamberi i tha: "Jo, do të sillemi butë e mirë me të derisa të jenë me ne". E ky ishte shkak i shpalljes së kësaj sureje.

Mus'haf Hape →