Kërko: nje kokerr qe mbin shtate kallinj

Asnjë ajet nuk i përmban të gjitha fjalët; këto përmbajnë shumicën e tyre.

Mos keni dashur të thoni nje koken qe mban shtate kallinj?

Fatir 35:9–35:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Arshit të Tij ujë, i cili do të përfshijë gjithë tokën. Atëherë trupat do të mbijnë në varret e tyre, ashtu si fara, që çahet, mbin dhe rritet në barkun e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është Allahu, Ai që i lëshon erërat, të cilat formojnë retë; Ne i drejtojmë ato në një vend të vdekur dhe e ngjallim atë vend pasi është shkretuar. Kështu do të jetë edhe ringjallja. ” - Janë të shumta ajetet, në të cilat Allahu i Lartësuar i udhëzon robërit e Tij që të kuptojnë argu - mentet dhe të besojnë në ringjalljen. Ndër të tjera, Ai u sjell si argument ngjalljen e tokës pas shkretimit të saj. Allahu i Lartësuar i udhëzon robërit e Tij që të shohin të tilla argumente dhe të nxjerrin mësime prej tyre. Kështu, e sheh tokën të vdekur, të shkretuar, të zhuritur dhe të çarë nga thatësia e saj, pa asnjë lloj bimësie në të, por kur Allahu i Lartësuar dërgon mbi të re të mbushura plot me ujë dhe e lëshon shiun, atëherë e sheh tokën të marrë përsëri jetë. I Lartësuari thotë: “... Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun, ajo trazohet (nga bimët) , mbufatet, gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme.” [Haxh 5]. Po kështu do të ndodhë edhe me trupat e njerëzve, kur Allahu të dëshirojë që t’i ringjallë ata dhe t’i tubojë përpara Tij. Ai do të lëshojë nga poshtë Arshit të Tij ujë, i cili do të përfshijë gjithë tokën. Atëherë trupat do të mbijnë në varret e tyre, ashtu si fara, që çahet, mbin dhe rritet në barkun e tokës. Në një hadith të saktë thuhet: 2210. “Çdo pjesë e birit të Ademit tretet, përveç axhbudh-dheneb, që është rruaza a fundit e shtyllës kurrizore. Prej tij u krijua dhe prej tij do të formësohet.” Allahu i Lartësuar thotë: “Ja, kështu do të jetë edhe Ringjallja.” Në suren Haxh e përm endëm hadithin e Ebu Razinit: 2211. “O i Dërguari i Allahut! Si i ngjall Allahu të vdekurit? Çfarë shenje ilustruese prej krijesave mund të na tregosh?” Profeti i Allahut tha: “A ke kaluar në ndonjë luginë, që është zhuritur nga thatësira?” - “Po.” - “Po më pas, a ke kaluar dhe e ke parë se si gëlon në gjelbë - rim?” - “Po.” - “Kështu i ngjall Allahu të vdekurit, dhe kjo është një shenjë ilustruese në krijesat e Tij.” [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe].201 - “Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë se), e tërë krenaria i takon Allahut (pra, vetëm prej Tij le ta kërkojë) !” - Ai që dëshiron të jetë krenar, ngadhënjimtar, i fituar dhe i nderuar në dynja dhe në ahiret, le t’i përkushtohet Allahut të Lartësuar, sepse kjo ka për ta përmbushur tërësisht qëllimin e tij. E si të jetë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar është Pronari, Mbreti, Sunduesi i dynjasë dhe i ahiretit dhe kur Atij i takon e gjithë krenaria, ngadhënjimi?! Ai thotë: “Ata që bëjnë miq mohuesit në vend të besimtarëve - vallë, a mos e kërkojnë krenarinë tek ata? Pa dyshim që e tërë krenaria i takon vetëm Allahut!” [Nisa 139]. Ose: “Mos u dëshpëro nga fjalët e tyre! Pa dyshim, e gjithë krenaria i takon vetëm Allahut. Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri.” [Junus 65]. Ose: “... Në fakt, e tërë krenaria u takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por munafikët nuk e dinë këtë.” [Munafikun 6]. Le të krenohet dhe të ngadhënjejë besimtari nëpërmjet bi - ndjes ndaj Allahut krenar dhe të Lartësuar. Kjo është rruga e lartësimit dhe krenarisë në dynja dhe në ahiret. Më pas, Allahu i Lartë - suar thotë: - “Tek Ai ngjiten (të gjitha) fjalët e mira.” - Pra, dhikri, përmendja e shpeshtë e Zotit, leximi dhe këndimi i Kuranit, pasimi i urdhëresave dhe porosive të Tij, lutja, përgjërimet drejtuar Zotit; ky është kuptimi i fjalës “fjalët e mira”. Kështu e kanë shpjeguar shumë selefë. - “Është Ai që i ngre lart veprat e mira. ” - Muxhahidi shpjegon: “Veprat e mira jan ë ato që i ngrejnë lart edhe fjalët e mira (që përmëndëm më sipër).” Ndërsa Ijas El - Kadi, duke shpjeguar ajetin, ka thënë: “Sikur të mos ishin veprat e mira, edhe fjalët e mira nuk do të ngjiteshin lart në qiell.” Haseni dhe Katadja e kanë shpjeguar kështu: “Domethënë, asnjë fjalë nuk prano - het pa bërë edhe vepra të mira, pra, e pa shoqëruar nga veprat e mira.” - “Ata që kurdisin komplote të së keqes, ata do të kenë një dënim të rëndë dhe komplotet e tyre do të dështojnë. ” - Këta janë ata të cilët shtiren se e adhurojnë Zotin përmes veprave të tyre, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë të mirë. Ata shtiren në sytë e njerëzve se janë duke iu bindur Allahut të Lartësuar, por nga brenda shpirtit të tyre, Zoti shikon diçka që i bën ata të urryer për Të. Këta janë ata të cilët i bëjnë punët sa për sy e faqe, pra, për t’u dukur. Në këtë përshkrim hyjnë munafikët dhe çdo - kush që i ka të tilla cilësi, siç përshkruan i Madhëruari kur thotë: “Hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i bën ata të mashtrohen. Ata, kur ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës, ndërsa Allahun e përme - ndin fare pak.” [Nisa 142]. Ndërsa Abdu - rahman Ibn Zejd Ibn Eslemi thotë se bëhet fjalë për idhujtarët. Megjithatë, mendimi më i saktë është se ky ajet i përfshin të dyja palët dhe, pa dyshim, idhujtarët janë të parët. Allahu i Lartësuar thotë: “... ata do të kenë një dënim të rëndë dhe komplotet e tyre do të dështojnë.” Domethënë, komplo - tet e tyre kanë për t’u shkatërruar, për t’u zhdukur dhe i Madhëruari ka për t’ua shfaqur falsitetin e këtyre shtiracakëve mashtrues shumë afër, shumë shpejt, atyre robërve të Tij, që janë të mençur, të urtë dhe të ditur. Sado që dikush e fsheh diçka në zemrën e tij, Allahu i Lartësuar ka për t’a shfaqur të vërtetën, madje edhe nëpërmjet pamjes e fytyrës së tij ose në gabimet që shfaqen në gjuhën e tij. Allahu i Lartësuar ka për t’i veshur robit rrobën që i takon, qoftë të mirë, qoftë të keqe. Nëse fsheh të mirën, e mira do të shfaqet dhe do të ndriçojë nga jashtë dhe, nëse e fsheh të keqen, e keqja do ta nxijë pamjen e tij të jashtme. Kështu, kush shtiret, kurrë nuk ka për të mbetur e fshehur shtirja e tij dhe nuk ka për të vazhduar gjatë. Ai mund të mashtrojë veçse ata që janë të mefshët dhe mendjelehtë. Ndërsa besimtarët e mençur, të urtë, të mprehtë nuk do të mashtrohen nga shtirjet në vepra dhe fjalë. Atyre do t’u zbulohet qartë pamja e vërtetë e shtiraca - këve. Pa dyshim që Allahut të Madhëruar, që është i Gjithëditur rreth të fshehtave, nuk mund t’i fshihet asgjë nga thellësitë e shpirtrave të robërve. - “Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike lëngu, e pastaj ju bëri çift. ” - Kështu filloi krijimi i njeriut të parë, Ademit, prej dheu. Pastaj Allahu i Lartësuar bëri që shumimi dhe ardhja e pasardhësve të tij të bëhet përmes një lëngu të përbuzur. Më pas, i Lartësuari thotë: “... e pastaj ju bëri çift.” Allahu i Lartësuar bëri që të jemi të ndarë në meshkuj dhe femra. Në shenjë butësie, përkujdesi dhe mëshire, Ai krijoi për burrat bashkëshorte nga lloji i tyre, që të gjejnë prehje tek ato. - “Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. ” - Ai është i gjithë - ditur rreth kësaj, sepse Atij nuk i fshihet asgjë, sado e vogël dhe e imët qoftë, sikurse thotë në ajetin tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. Po kështu shpjeguam më herët fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu e di çfarë bart çdo femër dhe çfarë pakësojnë e çfarë shtojnë barqet e tyre. Tek Ai çdo gjë është me masë të caktuar. Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartë - suari. Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën.” [Ra’d 8 - 10]. - “Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh ).” - Jetëgjatësia që do t’i jepet asaj fare është në dijen absolute të Allahut. Gjithçka që do të ndodhë në krijimin e Tij, është shënuar tek Allahu në Librin Mëmë, Leuhi Mahfudh. Kështu, ajeti bën fjalë për llojin njerëzor, nga të cilët, disa janë jetëgjatë dhe disa janë jetë - shkurtër. Nuk ndodh që në Librin Mëmë dhe në diturinë e Zotit të Lartësuar të jetë përcaktuar gabim jetëgjatësia e dikujt. Nga Ibn Abasi vjen ky shpjegim i ajetit: “Çdokush, të cilit i kam përcaktuar jetë të gjatë, ka për ta përmbushur çdo çast të jetës që kam përcaktuar prerë për të. Gjithkush do të përfundojë afatin që e kam përcaktuar, pa iu shtuar aspak. Gjithashtu, çdokush, të cilit i kam përcaktuar jetë të shkurtër, ka për ta përmbushur çdo çast të jetës që kam përcaktuar prerë për të. Jeta do të përfundojë pikërisht kur kam vendosur Unë që të përfundojë.” Pra, kohëzgjatja e jetës së gjithkujt është vendosur në librin që gjendet tek Zoti. Kështu ka thënë edhe Dahaku. Nesaiu sjell për tefsirin e këtij ajeti hadithin nga Enes Ibn Maliku (r.a.), i cili rrëfen se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2212. “Kush dëshiron t’i shtohen të mirat dhe t’i zgjatet jeta, le të mbajë fort lidhjet farefisnore!” Këtë hadith e kanë sjellë edhe Buhariu, Muslimi dhe Ebu Daudi. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Darda, i cili rrëfen: 2213. “Ishim duke folur në prani të Profetit ﷺ (rreth kësaj çështjeje) dhe ai tha: “Allahu i Lartësuar nuk ka për t’ia shtyrë afatin e jetës kurrkujt, kur i vjen koha e vdekjes, por zgjatja e jetës (e përmendur) bëhet nëpërmjet pasardhësve të mirë, të cilët i jepen robit dhe të cilët luten për të pas vdekjes se tij. Kështu, atij vazhdojnë t’i vijnë mirësitë në varr, për shkak të lutjeve të tyre. Pikërisht ky është shtimi i jetës.202 - “Dhe kjo është e lehtë për Allahun. ” - Kjo është e lehtë për Të, sepse Ai është i Gjithëditur për çdo hollësi të krijesave të Tij. Dituria e Tij përfshin gjithçka dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej krijesave dhe çështjeve të tyre.

Mus'haf Hape →
Fexhr 89:1–89:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem për agimin ...” - El fexhër është koha e agut, pikërisht koha kur përfundon nata dhe fillon të zbardhë. Këtu është për qëllim, në mënyrë të veçantë, agimi i ditës së Kurban Bajramit. Kështu e kanë shpjeguar Aliu, Ibn Abasi, Muxhahidi etj. Pra, i Madhëruari betohet për agimin e kësaj dite madhështore, e cila është plotë - suesja e dhjetë netëve pararendëse. Thuhet, gjithashtu, se është për qëllim namazi i agimit të kësaj dite, sikurse e shpjegon Ikrima. Po ashtu, thuhet se është për qëllim e gjithë kjo ditë feste, sipas një shpjegimi, që vjen nga Ibn Abasi. - “Për dhjetë netët ...” - Këtu bëhet fjalë për dhjetë ditët e para të muajit dhulhixhe, sikurse shpjegojnë Ibn Abasi, Ibn Zubejri Muxhahidi etj. Në Sahihun e Buhariut vjen hadithi prej Ibn Abasit, që ai ia atribuon Profetit ﷺ , ku thuhet: 2862. “Nuk ka ditë, gjatë të cilave, punët e mira të jenë më të dashura për Allahun e Madhëruar, sesa punët që kryhen në këto dhjetë ditë (të dhulhixhes). Njerëzit pyetën: “As xhihadi në rrugën e Zotit?”. Profeti tha: “As xhihadi në rrugën e Zotit. Përveç një burri, i cili del në xhihad vetë, me gjithë pasurinë e tij dhe nuk kthehet më (pra, bie dëshmor).”. Disa të tjerë thonë se janë për qëllim dhjetë ditët e para të muajit muharrem. Po ashtu, thuhet se flitet për dhjetë ditët e para të muajit Ramazan. Megjithatë, mendimi më i saktë eshtë i pari, pasi Imam Ahmedi sjell një hadith nga Xhabiri, ku Profeti thotë: 2863. “Dhjetëshja janë dhjetë ditët e para të dhulhixhes, tek është Dita e Arafatit, ndërsa çift është Dita e Kurban Bajramit.” - “Për çiftin dhe për tekun ...” - Në hadithin e mësipërm përmendet se teku është Dita e Arafatit, sepse ajo është dita e nëntë. Ndërsa çifti është dita e Bajramit të Kurba - nit, sepse ajo është dita e dhjetë e muajit dhulhixhe. Megjithatë, ka edhe mendime të tjera në lidhje me këtë. Disa thonë se çift janë të gjitha krijesat, ndërsa Allahu i Madhëruar tek, sikurse vjen në hadithin e saktë në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit: “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një. Kush i mëson ato (e punon dhe e adhuron Zotin sipas tyre) ka për të hyrë në Xhenet. Allahu është tek tek dhe e do tekun.” Ibn Ebu Nexhihu përcjell shpjegimin e Muxhahidit për këtë ajet: “Allahu ka krijuar çdo gjë në çift: qielli dhe toka, uji e terra, njerëzit dhe xhindet, hëna e dielli.” Muxhahidi mbështetet në tefsirin që i kanë bërë fjalës së Allahut: “ Çdo gjë e kemi krijuar në çift, që ju të përkujtoni. ” [Dharijat 49]. Pra, që ta dini se Krijuesi i gjithë këtyre gjërave në çift është Allahu, një i vetëm, tek. Disa thonë se disa namaze janë me numër çift rekatesh e disa janë me numër tek rekatesh (si namazi i akshamit). Disa thonë se bëhet fjalë për numrat, të cilët janë çift dhe tek. Ky shpjegim vjen nga Katade dhe Haseni. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është i pari që përmendëm, pra, se bëhet fjalë për Ditën e Arafatit (tek) dhe Ditën e Kurbanit (çift). - “Dhe për natën që udhëton.” – Nata që tërhiqet dalëngadalë, derisa vjen agimi. Kështu e shpjegojnë Muxhahidi, Ebu Alije, Katade etj. Ka mundësi, gjithashtu, që kuptimi të jetë siç thotë Ibn Abasi: “për natën, kur ajo vjen e afrohet.” Mbase kjo është më parësore të pranohet, sepse pas betimit për agimin, kohën kur vjen dita dhe largohet nata, vjen betimi për natën, kur bie terri, ngjashëm me betimin në suren Tek uir, ku vendosen përballë nata dhe dita. Por në suren Tek uir, Allahu i Madhëruar betohet fillimisht për natën, që vjen me errësirën e saj, dhe pastaj për ditën që zbardh. I Lartë - suari thotë: “... për natën, kur bie terri, dhe për agimin, kur zbardh!” [Tekuir 17, 18]. Pastaj, a është për qëllim çdo natë apo ndo - një natë e caktuar? Një mendim është se ky është një betim i përgjithshëm, dhe ky është kuptimi më i dukshëm. Ndërsa Ikrime thotë se është për qëllim nata e tubimit pas largi - mit nga Arafati, pra, nata e Muzdelifesë, kur të gjithë haxhinjtë tubohen bashkë, për të kaluar natën. - “A nuk janë këto betime për të mençu - rit?!” - Domethënë, për ata që kanë logjikë të shëndoshë, mençuri dhe fe. Fjala e përdorur për të treguar logjikën dhe mençurinë e tyre është hixhr, që në kuptimin e drejtpër - drejtë do të thotë ‘ndalim, frenim, pengim’. Logjika është quajtur penguese, sepse ajo e frenon njeriun nga veprat dhe fjalët jo të hijshme. Po kështu është quajtur edhe avllia e shtëpisë, sepse ajo pengon hajdutët të fu - ten brenda. Po kështu, kur gjykatësi vendos për të kufizuar të drejtën e dikujt për të ve - pruar, thuhet: haxhera el hakimu . Të gjitha këto janë betime të Zotit për ato kohë, në të cilat kryhen adhurime të ndryshme, si: ha - xhi, namazi etj., nëpërmjet të cilëve robërit e sinqertë i afrohen Atij. Ata janë të devot - shëm, të frikësuar nga madhështia e Tij, të përulur përpara Tij, e njohin mirë dhe i dru - hen Zotit të tyre me përunjësi. Në vijim, pasi përmendi adhurimin e të zgjedhurve dhe bindjen e tyre plot përkushtim, i Lartë - suari flet për një tjetër kategori njerëzish: - “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adët ...” – Ky popull u rebelua kundër Zotit. Ata ishin tiranë e kryeneçë, nuk i nënshtroheshin me vullnet Zotit dhe kundërshtonin profetët e Tij. Ata nuk besonin shpalljet e Zotit e nuk u nënshtruan, që ta adhuronin Atë sipas udhëzimeve të Tij. Allahu i Madhëruar na tregon se si i shkatërroi dhe i shfarosi ata, duke i bërë shembull për të gjithë popujt, që do të vinin më pas. Adë quheshin banorët e Iremit. - “... banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?” - Këta janë ata që quhen Adët e parë, bijtë e Adit, birit të Iramit, birit të Ausit Ibn Samit, birit të Nuhut. Në këtë popull, Allahu i Madhëruar dërgoi Profeti e Tij Hud, por ata e kundërshtuan ftesën e tij. Allahu i Madhëruar e shpëtoi Hudin dhe pasuesit e tij nga mesi i atij populli mohues. I Lartësuari e shkatërroi atë popull me një ndëshkim të tmerrshëm, sikurse thuhet: “Ndërsa Adët u shkatërruan me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” [Hakka 7, 8]. Allahu i Madhë - ruar e ka sjellë historinë e tyre në shumë vende në Kuran, që besimtarët dhe të mençurit të përkujtojnë e nxjerrin mësim. Allahu i Madhëruar përmend në lidhje me këtë popull “ndërtesa të larta”, sepse ata jetonin në ndërtesa të ngritura me shtylla të larta e shumë të forta. Ata ishin njerëzit më të fuqishëm në kohën e tyre, si në konstruktin e trupit, ashtu edhe në aftësitë, që u ishin dhënë. Për këtë arsye, Hudi, Profeti i dërguar mes tyre, ua kujtonte këtë mirësi të dhuruar nga Zoti i tyre, duke i këshilluar që ta përdornin atë në bindje ndaj Zotit të tyre. I Lartësuari thotë: “ Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim! ” [Earaf 67]. Ose: “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona. Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme për disa ditë shkatërruese, për t’i bërë ata ta ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” [Fusilet 15, 16]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari thotë: - “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë.” – Disa thonë se ky pohim i referohet vendbanimit të këtij populli, pasi ata kishin në Ahkaf ndërtesa me shtylla të larta, të pashembullta në botë. Ndërsa Katade, - mendimin e të cilit e përkrah edhe Ibn Xheriri, - thotë se kjo u referohet njerëzve të atij populli dhe fuqisë së tyre të pashe - mbullt. Pra, nuk ishte krijuar popull tjetër si ata, për sa u përket trupave të tyre, që ishin të mëdhenj e të fuqishëm. Ky është shpje - gimi më i saktë. Përfundimisht, këtu flitet për madhështinë e atij populli dhe ndëshki - min që Zoti dërgoi mbi ta e jo për ndërtesat dhe madhështinë e qyteteve të tyre. Ishte e nevojshme të theksohej ky fakt, që shumë njerëz të mos ngatërrohen me atë që thonë një grup mufesirësh, se Iremi ishte ndërtuar me shtylla të larta, me tulla prej floriri e argjendi, si kështjellat, edhe shtëpitë e tyre, madje edhe avllitë e kopshteve të tyre. Edhe guralecët e rrugëve ishin prej perlash dhe xhevahiresh. Dheu poshtë ishte i përzier me kokrra misku, lumenjtë ishin të gjerë e me ujë të kristaltë, frutat e pjekura binin vetë poshtë. Por këto vendbanime nuk kishin shpirt të gjallë brenda. Dyert dhe muret ishin të zverdhura dhe nuk kishin as thirrës e as ndonjë që të përgjigjej. Ai qytet ishte i lëvizshëm e herë shfaqej në Sham, herë në tokën e Jemenit, herë në tokën e Irakut e herë të tjera në vende të tjera! Të gjitha këto janë trillime prej israilijateve e shpikje të feprishësve, për të çoroditur injorantët me - ndjelehtë, që besojnë gjithçka që dëgjojnë. Vërtet emri Irame, - sikurse thotë Ibn Xhe - riri, - mund të tregojë vendbanimin e popu - llit të Adëve, por ajeti: “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë” flet për vetë Adët, në aspektin e madhështisë së tyre. I gjithë konteksti flet për atë popull mohues të së vërtetës. - “Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë ...” - Ata këpusnin shkëmbinj të mëdhenj në luginë. Ibn Abasi shpjegon se ata gdhendnin dhe çanin shkë - mbinjtë. Po keshtu kanë thënë edhe Muxha - hidi, Katade etj. Kështu i përshkruan Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Dhe ju me mjeshtëri gdhendni shtëpi nëpër male shkë - mbore.” [Shuara 149]. Ibn Ishaku thotë se këta ishin arabë, që banonin në Uadi Kura. Historinë e tyre e kemi sjellë më hollësisht në suren Earaf. - “... dhe me Faraonin me ushtri të ma - dhe?” - El eutad ishin ushtritë e Faraonit, që mbështesnin pushtetin e tij. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, siç përcjell Aufi. Faraoni lidhte duart dhe këmbët e tyre me vargonj hekuri. Muxhahidi thotë: “Ai i lidhte njerëzit me vargonj hekuri.” Ndërsa Suddiju thotë: “Ai i lidhte të katra gjymtyrët e të dënuarit me vargonj hekuri, dhe pastaj urdhëronte që atij t’i hidhej një shkëmb i madh nga sipër, që ta shtypte.” - “Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të.” - Ata u rebeluan kundër të vërtetës dhe me tirani përhapën shkatërrimin në tokë. - “Por Allahu lëshoi kundër tyre kam - xhik të ashpër ndëshkimi.” – Ai zbriti mbi ta ndëshkim nga qielli, që ishte i pakthye - shëm. Askush nuk mund ta largojë apo ndalë ndëshkimin e Allahut, kur ai godet furishëm mbi popujt keqbërës. - “Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” – Ibn Abasi shpjegon: “Pra, Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.” Allahu i Madhëruar i mbikëqyr krijesat dhe veprimet e tyre. Ai ka për t’i dhënë secilit atë që meriton, shpërblim ose ndëshkim për punët e bëra. Këtë shpërblim ose ndëshkim, Allahu i Madhëruar e jep edhe në këtë jetë, edhe në tjetrën. Ai ka për t’i tubuar të gjitha krijesat para Tij dhe do t’i gjykojë me drejtësinë e Tij. Çdokush do të marrë atë që meriton. Allahu është i Dëlirë nga çdo padrejtësi e mangësi në gjykimin e Tij.

Mus'haf Hape →
Fet'h 48:29 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e profetit Muhamed (a.s.) përshkruhen si fara, nga mbin filizi i ri, i cili forcohet, lulëzon dhe rritet, për të qëndruar vetë në kërcellin e tij. Me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar flet për Profetin dhe shokët e tij muhaxhirë dhe ensarë, duke na thënë se ata ishin njerëzit me cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. I Madhëruari thotë: - “Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin.” - Sahabët ishin të rreptë e të ashpër ndaj qafirëve. Mohuesit e Zotit panë prej tyre veçse ashpërsi dhe vrazhdësi, prandaj u nënshtruan dhe u mundën. Ndërsa mes njëri -tjetrit, besimtarët ishin të mëshirshëm, të dashur, të butë e të dhembshur. Ata ishin si një trup i vetëm. Çdokush nga ata dëshironte për vëllain besimtar atë që dëshironte për veten e vet. Të tillë ishin ata në lidhje me krijesat, ndërsa në lidhje me Krijuesin e tyre: - “Ata i sheh të bëjnë ruku dhe sexhde, duke kërkuar mirësi prej Allahut dhe kënaqësinë e Tij.” - Ata shquheshin për faljen e shumë namazeve, që kanë si shtylla kryesore sexhden dhe rukunë. Me adhurimin e tyre, ata synonin të kënaqnin Allahun dhe të fitonin shpërblimin e kënaqësinë e Tij. - “Në fytyrat e tyre shihen gjurmët e sexhdes. Këto janë cilësitë e tyre, që përshkruhen në Teurat. ” - Sexhdet e shumta që bënin kishin lënë gjurmë në fytyrat e tyre. Pas ndriçimit të zemrës me dritën e besimit te Zoti, tani shndriste edhe fytyra e tyre. Kështu përshkruheshin ata në Teurat. Ndërsa në Ungjill, ata kanë një tjetër përshkrim: - “Ndërsa në Ungjill ata përshkruhen si një farë e mbjellë, nga e cila shpërthen filizi. Kur ai trashet, përforcohet dhe qëndron vetë në kërcellin e tij, ai e mahnit mbjellësin.” – Në Ungjill, shokët e profetit Muhamed (a.s.) përshkruhen si fara, nga mbin filizi i ri, i cili forcohet, lulëzon dhe rritet, për të qëndruar vetë në kërcellin e tij. Me forcën dhe bukurinë e tij, ai e çudit mbjellësin. Të tillë ishin sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Ata ishin si bimët, për sa i përket dobisë së tyre për krijesat. Forca e imanit dhe veprave të tyre të mira ishin si kërcelli i një bime, që ushqehet dhe mbahet nga rrënjë të thella. Ndërsa ata që erdhën pas sahabëve ishin filizat e rinj, që dolën nga ky kërcell i qëndrueshëm, të cilët u zhvilluan duke e fuqizuar më shumë bimën dhe duke i dhënë asaj pamje më të plotë. Pasardhësit e sahabëve, që trashëguan diturinë profetike dhe besimin e patundur, ashtu sikurse mësuesit e tyre, e ndihmuan dhe përhapën këtë fe duke i mësuar njerëzit se si të jetonin sipas saj. Në fund, kjo bimë e kënaq mbjellësin e saj dhe i trishton armiqtë e tij, siç thotë i Lartësuari: - “Kështu, u shtohet dëshpërimi jobesimtarëve.” - Ata ligështohen kur shohin forcën dhe unitetin që kanë muslimanët në fe. Ndërsa kur ballafaqohen me muslimanët në sheshin e luftës, atyre iu hyn tmerri. - “Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh.” - Kështu sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! - patën si besimin e sinqertë, ashtu edhe veprat e mira, prandaj Allahu u premtoi atyre dy gjëra: së pari, falje gjynahesh, që nënkupton se do të ishin të mbrojtur dhe të shpëtuar nga të këqijat në dynja dhe në ahiret; së dyti, shpërblim të madh në dynja dhe ahiret. Le të sjellim këtu historinë e plotë të marrveshjes së Hudejbijes ashtu siç e ka sjellë Imam Shemsudin Ibnul Kajim në librin e tij “El hadju nebeuij,“ ose siç quhet ndryshe “Zadul miad”, “furnizimi për ditën e premtimit”. Kuptimi i kësaj historie na jep një kuptim më të plotë të kësaj sureje. Ai ka sjellë në këtë histori shumë kuptime të fshehta dhe dobi të detajuara prej xhevahireve të fshehura në këto sure. Ka thënë Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë: Marrëveshja e Hudejbijes Nafiu thotë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 6, në muajin dhul kide , dhe ky është qëndrimi më i saktë. Ky është edhe mendimi i Zuhriut, Katades, Musa Ibn Ukbes, Muhamed Ibn Ishakut etj. Hisham Ibn Urve përcjell nga i ati se: “ Profeti a.s. u nis për në Hudejbije në muajin ramazan dhe, si marrëveshje, ajo përfundoi në sheval.” Por këtu kemi të bëjmë me një ngatërrim, sepse ajo që ndodhi në ramazan ishte Lufta e Çlirimit. Ebu Esuedi, duke përcjellë prej Urves, thotë se nisja për në Hudejbije u bë në muajin dhul kide , sipas mendimit më të saktë dhe të pranueshëm. Tek Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit, është hadithi i Enesit, sipas të cilit Profeti a.s. kreu gjithsej katër umre, të gjitha në muajin dhul kide. Mes tyre ai përmendi edhe umren e kryer gjatë Hudejbijes. Sa vetë morën pjesë në Hudejbije Së bashku me Profetin a.s., në atë udhëtim ishin 1500 vetë, sipas dy Sahih-ëve, të Buhariut dhe Muslimit, ku tregon Xhabiri r.a. Megjithatë, po nga Xhabiri r.a., në të njëjtat referenca, thuhet se kanë qenë 1400 vetë. Në të njëjtët libra, sillet gjithashtu hadithi i Abdullah Ibn Ebu Eufai, që thotë: “Ishim 1300 vetë.” Katadeja tregon: “Pyeta Seid Ibn Musejibin: “Sa ishin ata që dëshmuan “Besëlidhjen e Kënaqësisë?” Ai tha: “Një mijë e pesëqind.” Atëherë i thashë përsëri: “Por Xhabir Ibn Abdullahi ka thënë se atje ishin 1400 vetë?!” Ai u përgjigj: “Allahu e mëshiroftë! Ka qenë një ngatërrim nga ana e tij, sepse pikërisht ai më ka treguar se ishin një mijë e pesëqind vetë.”13 Prej Xhabirit kanë ardhur në mënyrë të saktë të dyja versionet. Gjithashtu është përcjellë saktësisht prej tij se atë vit ata kanë bërë kurban 70 deve; çdo deve mjaftonte në emër të shtatë vetave, dhe kur është pyetur: “Sa ishit ju atë ditë?” Xhabiri është përgjigjur: “Ishim 1400 vetë, kalorës dhe këmbësorë.” 14 Dhe zemra na anon më shumë drejt këtij varianti. Ky është edhe mendimi i Bera Ibn Azibit, Malik Ibn Jesarit dhe Seleme Ibn Ekuait – sipas transmetimit më të saktë të ardhur prej tij. Gjithashtu, ky është edhe mendimi i Musejib Ibn Hazmit. Kështu Shejbei përcjell prej Katades, ky prej Seid Ibn Musejibit, e ky prej të atit: “Së bashku me Profetin a.s., poshtë pemës (ku u bë Besëlidhja e Kënaqësisë), kemi qenë 1400 vetë.” Ndërsa ata që thonë se pjesëmarrës në Hudejbije ishin vetëm 700 vetë, kanë gabuar shumë qartë. Ajo që i ka shtyrë në këtë mendim ishte pikërisht rrëfimi që tregon se atë ditë u bënë kurban 70 deve, dhe, duke qenë se një deve mund të jetë e mjaftueshme si kurban në emër të 10 vetëve, arritën në përfundimin se gjithsej kanë qenë 700 vetë. Kjo nuk mund të pranohet, sepse, së pari, në hadith thuhet shprehimisht se një deve qe e mjaftueshme për shtatë vetë, prandaj, sipas kësaj logjike, duhet të ishin 4900 vetë; por, në përfundim të të njëjtit hadith ai thotë vetë se kanë qenë 1400 persona. *** Me të mbërritur në Dhul Hulejfe, Profeti a.s. shënoi bagëtitë e përgatitura për kurban dhe veshi ihram-in e bëri nijetin për të kryer umren. Ai dërgoi para tij një patrullues, prej fisit Huza, për të mbledhur informacione rreth kurejshëve. E kështu, kur Profeti a.s. ishte pranë Usfanit, vjen informatori që e lajmëron dhe i thotë: “Lashë pas Kab Ibn Luejin, që ka thirrur në luftë Ahbashët kundër teje. Shumë njerëz janë grumbulluar kundër teje. Ata janë të vendosur të të luftojnë dhe të të përzënë nga Shtëpia e Shenjtë.” Atëherë Profeti a.s. këshillohet me shokët e tij, duke u thënë: “Si mendoni, a u drejtohemi këtyre fiseve që shkojnë në ndihmë të tyre (kurejshëve), dhe ua tregojmë vendin? Nëse tërhiqen dhe nuk dalin në luftë, le të kthehen të mposhtur dhe, nëse dalin në luftë, atëherë le ta gjejnë fundin e tyre! Apo mendoni të vazhdojmë drejt Qabes dhe, kush na del përpara, ta luftojmë?” Ebu Bekri tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë! Ne dolëm nga vendi ynë veçse për të kryer umren. Nuk kemi dalë të luftojmë ndonjë, por ama kush na pengon nga Shtëpia e Allahut, le ta luftojmë!” Atëherë Profeti a.s. tha: “Nisuni pra, marshoni!” E kështu ecën dhe, pasi kishin bërë një pjesë të rrugës, Profeti a.s. tha: “Halid Ibn Uelidi është në El Gamim, në krye të një kalorësie pararojë e kurejshëve. Merrni djathtas!” Për Allah, Halidi nuk i vuri re aspak, derisa muslimanët u afruan pranë ushtrisë së tij. Atëherë Halidi menjëherë nxitoi të lajmëronte kurejshët. Profeti a.s. eci derisa mbërriti në grykë.15 Pikërisht aty u ul deveja e Profetit a.s. “Ec, ec!” filluan t’i bërtisnin njerëzit. Kur ajo nuk po lëvizte, njerëzit thanë: “U ndal Kasuaja (emri i deves së Profetit a.s.), u ndal Kasuaja.” Por Profeti a.s. tha: “Jo, nuk u ndal Kasuaja, dhe as s’e ka huq këtë gjë, por atë e pengon Ai që pengoi dhe elefantin. 16” Pastaj Profeti a.s. vazhdoi: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Çfarëdo propozimi të më parashtrojnë, që përmban madhërimin e gjërave që Allahu i ka bërë të paprekshme, unë kam për ta pranuar!” Pastaj i bërtiti deves së tij dhe ajo u çua. Kështu, e ndryshoi drejtimin dhe vazhdoi të ecte derisa arriti në qosh të Hudejbijes, dhe aty zbriti te një hurdhë me shumë pak ujë, prej së të cilit njerëzit filluan të merrnin pak e nga pak, me shumë kursim. Por pa kaluar shumë kohë uji i hurdhës shteroj, dhe tani njerëzit po ankoheshin prej etjes. Profeti a.s. mori një shigjetë prej trastës së vetë dhe urdhëroi njerëzit që ta vendosnin në atë burim. Për Zotin! Burimi vazhdoi të nxirrte ujë, derisa i ngopi të gjithë dhe derisa kaluan të gjithë. 17 Kurejshët u tmerruan kur menduan se ai po synonte trojet e tyre. Profeti a.s. po kërkonte të dërgonte një nga njerëzit e tij tek ata. Në fillim ftoi Omer Ibn Hatabin, për ta ngarkuar me këtë detyrë, por ai i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam në Mekë asnjë prej fisit Benu Kab, që të më mbrojë nëse dikush merr guximin të më prekë! Dërgo më mirë Uthman Ibn Afanin sepse fisi i tij është atje dhe ai ka për ta përçuar më së miri atë që dëshiron. Atëherë Profeti a.s. e ftoi Othman Ibn Afanin për ta dërguar tek kurejshët, duke i thënë: “Lajmëroji ata se ne nuk kemi ardhur për luftë, por për të vizituar Shtëpinë e Allahut, dhe ftoji të pranojnë Islamin!” Më pas Profeti a.s. e porositi që të shkonte tek ata muslimanë të mbetur në Mekë, burra dhe gra besimtarë, dhe t’i përgëzonte ata me çlirimin e afërt që po i priste; t’i lajmëronte se Allahu i Lartësuar do ta shfaqte fenë e Tij dhe do ta bënte që ajo të triumfonte edhe në Mekë; do të bënte që edhe në Mekë Islami të mos fshihej, por të shfaqej haptazi dhe plot krenari. Othmani u nis. Duke kaluar pranë disa kurejshëve, në Beldah, ata e pyetën: “Për ku je drejtuar?” Ai u përgjigj: “Më ka dërguar Profeti i Allahut që t’ju ftoj në rrugën e Allahut dhe t'ju ftoj të pranoni Islamin. Ai më dërgoi t'ju lajmëroj se ne nuk kemi ardhur për luftë, por kemi ardhur si vizitorë të shtëpisë së Allahut.” – “E morëm vesh përse ke ardhur, – thanë ata – vazhdo rrugën tani.” Madje Eban Ibn Seid Ibn Asi shkon, i uron mirëseardhjen, i vë shalën kalit të vet dhe e hipën mbi kalë. Kështu ai e mori Othmanin pas, në kalë, dhe i doli edhe dorëzanë gjatë futjes në Mekë. Muslimanët, para se Othmani të kthehej po thoshin: “Othmani shkoi përpara nesh te Shtëpia, dhe po bën tavafin.” Por Profeti a.s. i kundërshtoi: “Nuk mendoj se ai do të bëjë tavafin kur ne jemi ende të penguar këtu.” Ata i thanë: “E përse të mos e bëjë tavafin, o i Dërguari i Allahut, kur është aq pranë tij?!” Profeti a.s. u përgjigj: “Ky është mendimi im për Uthmanin. Ai kurrë nuk do ta bënte tavafin i vetëm, pa qenë edhe ne me të.” Ndërkohë muslimanët (e Mekes) i hynë një konflikti me idhujtarët rreth çështjes së marrëveshjes me Profetin a.s., pasi një anëtar i njërës palë kishte goditur një anëtar të palës tjetër, e kështu filloi një shkëmbim shigjetash e gurësh mes tyre. Secila filloi të thërriste në ndihmë mbështetësit e saj dhe çështja u mbyll me kërcënimin me anë të pengjeve, që mbaheshin nga të dyja palët. Në këto çaste u hap me të shpejtë një lajm se Uthmanin e kishin vrarë. Menjëherë pas këtij lajmi, Profeti a.s. i ftoi sahabët në një besëlidhje për jetë a vdekje. Të gjithë u mblodhën rreth Profetit a.s i cili ndodhej poshtë një peme dhe atje i dhanë besën që kurrë nuk do të largoheshin nga fushë - beteja dhe kurrë nuk do të dezertonin. Në fund Profeti a.s. kapi dorën tjetër të tij dhe tha. “Kjo dorë është në vend të dorës së Uthmanit” 18. Pasi përfundoi besëlidhja, nuk vonoi dhe mbërriti Uthmani r.a. Muslimanët i thanë: “Të lumtë, o Ebu Abdullah, se ia arrite ta bësh tavafin rreth Shtëpisë. Uthmani ua kthen: “Shumë mendim të keq paskeni për mua! Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur edhe një vit të qëndroja në Mekë, dhe Profeti a.s. në Hudejbije, nuk do t'ia lejoja kurrë vetes të bëja tavaf i vetëm, pa e bërë fillimisht Profeti i Allahut a.s. Madje vetë kurejshët më ftuan që të bëja tavafin, dhe isha unë ai që refuzova.” Atëherë muslimanët thanë: “Profeti i Allahut a.s. ishte më i dituri rreth Allahut të Lartësuar dhe më i miri në gjykim.” Ishte Omeri ai që i mbante dorën Profetit a.s., kur muslimanët po i jepnin besën nën pemë. Ata ia dhanë besën të gjithë me radhë, përveç El Xhedd Ibn Kajsit.19 Ndërkohë, Ma’kil Ibn Jesari largonte një degë nga Profeti a.s., duke e ngritur lart atë. 20 I pari që i dha besën Profetit a.s. ishte Ebu Sinan el Esedi. Ndërsa Seleme Ibn Ekua ia dha besën Pejg amberit a.s. tri herë, një herë në fillim, një herë në mes dhe një herë në fund. 21 Gjatë kësaj kohe, te Profeti a.s. vjen Budejl Ibn Uerka el Huzai, së bashku me një grup burrash nga fisi Huza’. Ata e informonin shpesh Profetin a.s. me çiltërsi për shumë ngjarje. Ata i drejtohen Profetit a.s. dhe i thonë: “Ne i pamë Kab Ibn Luejin dhe Amër Ibn Luejin që po zbrisnin pranë burimeve të Hudejbijes, e me vete kishin edhe deve me qumësht, edhe deve me pjellat e tyre. Kështu, ata kanë marrë masat dhe janë bërë gati të përleshen me ty. Ata synojnë të luftojnë kundra teje dhe që të pengojnë nga vizita e Qabes, për ku je drejtuar.” Profeti a.s. u thotë: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar kundër kujt, por synojmë të kryejmë umren. Ne jemi të sigurt që kurejshët janë shumë të lodhur dhe të dobësuar nga lufta. Nëse ata dëshirojnë, unë mund të bëj marrëveshje armpushimi të përkohshme me ta, me qëllim që të më lejojnë dorë të lirë me njerëzit. Pas marrëveshjes, nëse dëshirojnë të pranojnë atë që pranuan njerëzit, le ta bëjnë, në të kundërt do të rehatoheshin nga mundimi i luftës. Por nëse me patjetër duan luftën, betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, unë do të luftoj kundër tyre për hir të çështjes sime derisa të vdes, ose derisa Allahu i Lartësuar të çojë në vend çështjen e Vet!” Budejli i thotë Profetit a.s.: “Do t’ua përcjell të qartë këtë që më the!” Dhe vërtet, ai u largua për të shkuar tek kurejshët. U thotë atyre: “Po vij tek ju prej atij burri. Betohem në Allah, se unë dëgjova prej tij disa fjalë, të cilat, nëse keni interes t’i dëgjoni, do t'jua përcjell.” Disa mendjelehtë të pranishëm nxituan të thonin: “Nuk kemi nevojë të dëgjojmë gjë prej tij.” Por menjëherë ndërhyjnë ata më të maturit dhe më të urtët: “Na e trego atë që dëgjove!” Ai ua tregon fill e për pe, gjithçka që kishte dëgjuar prej Profetit a.s. Pas pak, Urve Ibn Mesud el Thekafiu thotë: “Ai po ju ofron një zgjidhje të arsyeshme, që ju duhet ta pranoni. Më lejoni mua që të shkoj tek ai.” – “Po, – thanë ata, – mund të shkosh.” Urvei shkoi te Profeti a.s. dhe filloi t'i fliste. Atëherë Profeti a.s. edhe atij i tha fjalë të ngjashme me ato që i tha Budejlit. Urvei, pasi e dëgjoi, i thotë Profetit a.s.: “O Muhamed! A ke dëgjuar ndonjë para teje që të ketë shfarosur popullin e vet?! Veç kësaj, unë shoh rreth teje ca fytyra vulgarësh, ca fundërrina njerëzish që nuk e kanë për gjë të të braktisin dhe të të lënë në mes të rrugës.” Ebu Bekri, i cili po e dëgjonte, në këtë moment e shan rëndë atë dhe i thotë: “Shko ore thithja Lat-it! 22 Ne t'ia mbathim prej tij dhe ta braktisim?!” Urvei, i shokuar nga kjo fyerje e rëndë, u hodh: “Kush qe ai që foli?” – “Ebu Bekri!” – thanë njerëzit. – “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur të mos ishin nderet e tua ndaj meje, që ende nuk t’i kam shpërblyer, do të të ktheja tjetër përgjigje!” – tha Urvei dhe vazhdoi bisedën me Profetin a.s. Gjatë bisedës, ai vazhdimisht e afronte dorën e tij për të luajtur me mjekrën e Profetit a.s. Por në këmbë qëndronte i veshur në hekur Mugira Ibn Shu'ba, i cili, me këllëfin e shpatës së tij godiste dorën e Urveit sa herë që guxonte ta prekte mjekrën e Profetit a.s., duke i thënë: “Largoje dorën nga mjekra e Profetit a.s.!” Urvei ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky?” –“Mugira Ibn Shuba.” Atëherë Urvei i drejtohet Mugiras: “O i pabesë, a nuk ta kam mbuluar mjaft tradhtinë tënde?” Mugira, para se të pranonte Islamin, ishte duke u shoqëruar njëherë me disa kurejshë, të cilët, pabesisht i vrau dhe ua grabiti pasuritë. Pas kësaj, ai shkoi te Profeti a.s. dhe pranoi Islamin. Por Profeti a.s. i tha: “Islamin ta pranoj, por pasuritë që ke grabitur s’mund t'i pranoj kurrsesi.” Pastaj Urvei po vërente shokët e Profetit a.s. Ai shihte se sa i respektuar dhe i nderuar ishte ai në mesin e tyre. Pështyma e tij kurrë nuk binte në tokë, por të gjithë nxitonin ta kapnin atë pa rënë përdhe dhe me të fërkonin fytyrat dhe lëkurën. Nëse urdhëronte për diçka, të gjithë nxitonin ta çonin në vend urdhrin e tij. Kur ai merrte abdes, ata gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Nëse ai fliste, zërat e të gjithëve uleshin. Kurrë nuk i ngrinin shikimet e tyre drejt tij, për shkak të respektit të madh që kishin. Pas këtyre skenave, Urvei kthehet te shokët e vet dhe u thotë: “O njerëz, vallahi, shumë mbretër kam vizituar; kam vizituar Kisranë, Kajzerin, Nexhashiun, por betohem në Allah, se nuk kam parë ndonjë mbret që të respektohet nga rrethi i tij ashtu siç respektohet Muhamedi nga shokët e tij. Për Zotin, pështyma e tij përfundonte gjithmonë në dorën e ndonjërit, me të cilën do të fërkonte fytyrën dhe lëkurën. Nëse jepte një urdhër, nxitonin të gjithë ta zbatonin atë. Kur merrte abdes gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Kurrë nuk e vështronin drejtpërdrejt në sy, nga respekti i madh që kishin për të. Ai ju ka propozuar një ftesë të mirë dhe të drejtë. Pranojeni atë!” Në këtë çast, ngrihet një burrë prej fisit Benu Kinane dhe thotë: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko” – i thanë, dhe ai iku. Kur u afrua te Profeti a.s. dhe shokët e tij, Profeti a.s. e njohu atë dhe u tha shokëve të tij: “Ky është filani. Ai është nga një vend ku i madhërojnë shumë kurbanet. Shfaqini bagëtitë e kurbanit para tij, shfaqini ato para tij!” Gjithashtu njerëzit filluan të ngrenë zërin, duke thënë refrenin e haxhinjve: “Ty të përgjigjemi, o Allah…” Kur i pa dhe i dëgjoi, burri tha: “ SubhanAllah! Këta nuk duhet të ndalohen assesi nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë!” U kthye te shokët e vet dhe u tha: “Unë pashë bagëtitë e shënuara për kurban, prandaj mendoj që të mos i pengojmë nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë.” Pas tij u ngrit Mikrez Ibn Hafsi dhe tha: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko!” – i thanë. Kur u afrua te kampi i muslimanëve, Profeti a.s. u tha sahabëve: “Ky është Mikrez Ibn Hafsi, një burrë i poshtër .” Edhe Mikrezi foli me Profetin a.s. Gjatë kësaj kohe, nga larg u duk Suhejl Ibn Amri, i cili po i afrohej kampit. Profeti a.s., kur e pa, tha: “Me sa duket, çështja juaj do të lehtësohet.” 23 Ndërsa Suhejlit i tha: “Eja pra, të nënshkruajmë një marrëveshje mes nesh!” Profeti a.s. ftoi shkruesin, protokollistin, dhe i tha: “Shkruaj: Bismilahi Rrahmani Rrahim ” Suhejli ndërhyn: “Rrahmanin nuk e njohim, por shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”, ashtu siç shkruanim më parë.” Muslimanët filluan të flisnin: “Për Zotin, ne kështu e shkruajmë: Bismilahi Rrahmani Rrahim !” Profeti a.s. ndërhyri dhe i tha shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”. Pas kësaj tha: Shkruaj: “Ky është marrëveshja që nënshkroi Muhamedi, i Dërguarit i Allahut…” Suhejli i thotë: “Për Zotin, nëse ne do ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, atëherë nuk do të të pengonim prej Shtëpisë së Shenjtë dhe nuk do të luftonim kundër teje. Kështu pra, shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah .” Profeti a.s. ia kthen: “Unë jam i Dërguari i Allahut, edhe nëse ju e mohoni këtë fakt; shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah !” Pas kësaj, Profeti a.s. parashtroi kushtet e tij për marrëveshjen: “Së pari, ju duhet të na lejoni të shkojmë drejt Shtëpisë së Shenjtë dhe të bëjmë tavaf atje.” Suhejli e kundërshtoi pjesërisht këtë kërkesë të Profetit a.s., duke thënë: “Për Zotin, nëse bëhet një gjë e tillë tani, arabët do të thonë që ne u frikësuam në shtëpinë tonë. Ne do t'ju lejojmë ta kryeni një gjë të tillë, por vitin që vjen, jo tani.” Pastaj Suhejli paraqiti një kusht nga ana e kurejshëve: “Nëse tek ti vjen ndonjë i arratisur prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde!" Muslimanët u acaruan nga ky kusht i kurejshëve dhe ngritën zërat duke thënë: “Subhan-Allah! E si t'ua kthejmë mbrapsht ata që kanë pranuar Islamin?!” Pikërisht në këto çaste, mes muslimanëve mbërrin Ebu Xhendeli, biri i Suhejl Ibni Amrit, një i arratisur prej kurejshëve, që kishte pranuar Islamin. Ai del nga fundi i Mekës, duke ecur ngadalë me pranga në këmbë dhe hidhet mu përpara muslimanëve. Këtë rast, Suhejli nuk mund ta linte t’i shpëtonte, prandaj i thotë Profetit a.s.: “Ky është rasti i parë për të cilin të kërkoj të zbatosh marrëveshjen, domethënë ta kthesh tek ne.” Profeti a.s., i cili nuk dëshironte ta kthente Ebu Xhendelin, i thotë: “Por ne ende nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen tonë.” Suhejli, me të shpejtë, ia kthen: “Atëherë kurrë nuk do të bëj marrëveshje me ty.” Profeti a.s. ngul këmbë dhe i thotë: “Atëherë bëj një përjashtim dhe lejoje këtë rast për mua.” Por Suhejli këmbëngul: “Nuk kam për të toleruar dhe nuk kam për ta lejuar ta bësh këtë.” – “Po po, do të ma lejosh kësaj radhe…” – “Jo, nuk do ta bëj…” Këtu ndërhyn Mikrezi, që thotë: “Mirë pra, do ta lejojmë kësaj radhe.” Ndërkohë Ebu Xhendeli, i dërrmuar nga torturat e rënda që kishte hequr në kurriz nga kurejshët për hir të Allahut, u drejtohet muslimanëve dhe u thotë: “O vëllezër! Si mund të kthehem tek idhujtarët, kur unë erdha tek ju si musliman?! A nuk e shihni ç’kam hequr prej tyre?!” Për këtë ngjarje, Omer Ibn Khatabi tregon: “Për Zotin, kurrë nuk isha luhatur që kur kisha pranuar Islamin, para asaj dite. Unë shkova te Profeti a.s. dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut! A nuk je vërtet Profeti i Allahut? - Unë jam Profeti i Allahut – tha ai. - A nuk jemi me të Vërtetën dhe armiku pra është në të kotën? - Po, – tha. - Atëherë, përse duhet të zbrapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë? Përse duhet të kthehemi para se Allahu të sjellë ndarjen mes nesh dhe armiqve tanë? - Unë jam i Dërguari i Allahut, – thotë Profeti a.s., – dhe Ai është Ndihmëtari im. Unë kurrë nuk e kundërshtoj udhëzimin e Tij. - Unë vazhdova t’i flisja: A nuk na ke thënë që do të shkojmë në Shtëpinë e Shenjtë dhe do të bëjmë tavaf rreth saj?! - Po, kështu kam thënë. Po a mos të kam thënë gjë që do ta bëjmë në këtë vit? – më pyeti. - Jo, – i thashë. - E pra, ti do të vish dhe do të bësh tavaf – më tha. Më pas, shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë atij të njëjtat fjalë që i kisha thënë Profetit a.s. Ai më ktheu të njëjtën përgjigje, sikurse dhe Profeti a.s. duke shtuar: “Kapu fort për litarin e tij, derisa të vdesësh! Betohem në Allah, se nuk ka asnjë dyshim që ai është i udhëzuar në Rrugën e Drejtë.” Pas asaj dite – rrëfen Omeri – kam punuar shumë për të shlyer gabimin tim të asaj dite.” Pasi nënshkruan marrëveshjen, Profeti a.s. urdhëroi dhe tha: “Çohuni dhe therni kurbanet, pastaj rruani kokat!” Por, për Zotin! Nuk u ngrit qoftë dhe një burrë i vetëm, edhe pse urdhri u përsërit tri herë. Kur pa që askush nuk u çua për të zbatuar urdhrin, Profeti a.s. u ngrit dhe hyri në çadrën e Ummu Selemes. Atje i tregon bashkëshortes për sjelljen e njerëzve ndaj tij. Ummu Selemeja i thotë: “O i Dërguari i Allahut! A e dëshiron vërtet një gjë të tillë? Atëherë dil dhe, pa i folur askujt, asnjë fjalë, bëj kurbanin tënd dhe thirr dikë që të të rruajë flokët.” Profeti a.s. u ngrit dhe doli jashtë. Ai, pa i folur askujt, theri kurbanet dhe rruajti flokët. E kështu, kur njerëzit e panë këtë, u ngritën, prenë kurbanet e tyre dhe filluan të rruajnë kokat e njëri -tjetrit. Nga marazi (kundër kurejshëve), gati sa s’po gjakosnin njëri -tjetrin gjatë rruajtjes. Më vonë, te besimtarët mbërrijnë një grup grash besimtare, të cilat ishin larguar nga Meka. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin që sqaron dispozitat për një situatë të tillë, në suren Mumtehine (10): “O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë! Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë (mehr-in) dhuratën martesore. Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret, por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është di gjithçka e Njeh imtësisht çdo çështje.” Pas këtij ajeti, Omeri i ndau dy gra të tijat që ende ishin në idhujtari. Njëra prej tyre u martua me Muavijen, ndërsa tjetra u martua me Safuan Ibn Umejen. Pastaj Profeti a.s. mori rrugën e kthimit për në Medinë. Gjatë kthimit të tij për në Medinë, Allahu i Lartësuar i shpall atij ajetet e sures Fet’h (1 -3): “Ne të dhamë ty një fitore të qartë, për të t’i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.” Omeri e pyet: “Çlirim quhet ky, o i Dërguari i Allahut?” – “Po” – u përgjigj Profeti a.s. Sahabët thanë: “E gëzofsh dhuratën dhe mirësinë e Allahut, o i Dërguari i Allahut! Po për ne çfarë ka?” Atëherë zbret ajeti tjetër: “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” (Fet'h 4) (fundi i fjalës së ibnul kajimit.)

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:110–12:111 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ka edhe shumë mësime të tjera. Është e vërtetë që kjo histori është nga më të bukurat, më të qartat dhe më të shtjelluarat në Kur'an. Bukuria e saj shtohet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon se kur Ai i dërgonte profetët e Tij të nderuar, njerëzit e këqij dhe kriminelë nuk i besonin ata, por i quanin gënjeshtarë. Ai i afatizonte ata, që të kishin mundësi të kthenin rrugë dhe të besonin të vërtetën e sjellë nga të dërguarit. Por refuzimi i tyre zgjaste aq shumë, saqë edhe profetët - me besimin dhe sigurinë e tyre të plotë në premtimin dhe ndihmën e Allahut, - ndoshta në zemrat e tyre gati e humbnin shpresën dhe mendonin me pesimizëm se ishin refuzuar përfundimisht nga popujt e tyre. Por pikërisht në këtë gjendje, atyre u vinte ndihma e Zotit: - “Atëherë kur të dërguarit gati e humbin shpresën dhe mendojnë se janë trajtuar si gënjeshtarë, atëherë u ven ndihma Jonë. Dhe, ata që i duam, ne i shpëtojmë. Por, dënimi Ynë kurrë nuk mund zbrapset nga një popull keqbërës.” - Të shpëtuarit ishin profetët dhe pasuesit e tyre. Ndërsa ata që ishin kriminelë dhe guxonin të mos i përuleshin të Madhërishmit, ata nuk mund të gjenin forcë ku mund të mbështeteshin apo ndihm ëtar që mund t’i shpëtonte. - “Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit.” - Në këto rrëfime ka mësime për vepërmirët, por edhe paralajmërim për punëkëqijtë. Çdokush, sipas punëve që bën, do të marrë atë që i takon: shpërblimin ose ndëshkimin e poshtërimin. Në këto rrëfime ka, gjithashtu, mësime të mrekullueshme për cilësitë e plota të Allahut të Madhëruar, që ka urtësinë absolute. Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet ashtu sikurse Ai e dëshiron dhe siç e ka urdhëruar në shpalljet e Tij. - “Ky (Kur'an) nuk është fjalë e trilluar, por është vërtetues i asaj që ishte (shpallur) para tij dhe shpjegues i hollësishëm i gjithçkaje.” - Ky libër, përmes të cilit Allahu i Madhëruar ju ka treguar shumë histori të mrekullueshme, nuk është një fjalë e trilluar, e shpikur nga mendja njerëzore, por është vërtetues i shpalljeve të mëparshme. Ai i pohon dhe dëshmon për vërtetësinë e tyre dhe të profetëve që i sollën ato prej Zotit. Gjithashtu, ky Kur'an është sqarues i çdo gjëje, për të cilën krijesat kanë nevojë të dinë. Ai sqaron themelet e fesë dhe degëzimet e saj. Në të, ata gjejnë çdo argument e fakt të nevojshëm për të rregulluar besimin dhe për të arritur lumturinë e tyre në dynja dhe në ahiret. - “Ai është udhërrëfyes e mëshirë për këdo që beson.” - Me diturinë e vërtetë dhe të saktë që Kur'ani u ofron njerëzve, bëhet për ta udhërrëfyes drejt së mirës. Ndërsa me shpërblimet e shumta të kësaj jete dhe të jetës tjetër të amshuar që ai u premton aktivistëve dhe atyre që jetojnë sipas tij, ai bëhet mëshirë lumturisjellëse. Kjo gjë u ofrohet besimtarëve në këtë libër madhështor dhe të mrekullueshëm. Mësime nga historia e Jusufit Le të përmendim disa mësime të përftuara nga kjo histori e mrekullueshme, për të cilën i Madhëruari tha në fillim të sures: "Ne po të përcjellim ty më të bukurën e historive në këtë Kur'an që të kemi shpallur." Gjithashtu, Allahu i Madhëruar tha: "Në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij ka, vërtet shumë mësime për të gjithë ata që pyesin (për të vërtetën) . Ndërsa në fund të sures, Ai thotë: "Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit." Kështu, përveç dobive që u përmendëm mes rreshtave të kësaj historie, ka edhe shumë mësime të tjera. Është e vërtetë që kjo histori është nga më të bukurat, më të qartat dhe më të shtjelluarat në Kur'an. Bukuria e saj shtohet nga larmishmëria e ngjarjeve dhe zhvendosja e tyre në kohë dhe në vende të ndryshme. Në të shohim kalime nga një gjendje në tjetrën, nga një sprovë në një tjetër, nga fatkeqësia në çlirim e gëzim, nga vuajtja, skllavëria dhe përndjekja në krenari, mbretërim dhe pushtet, nga përçarja dhe armiqësia në afërsi, falje dhe dashuri, nga dëshpërimi e trishtimi në kënaqësi e lumturi, nga bollëku e pasuria në varfëri e në vuajtje dhe anasjelltas. I lavdëruar qoftë i Madhërishmi, që e tregoi këtë histori në formën më të qartë dhe më të shtjelluar! 1. Ne këto ajete gjen një nga bazat më të rëndësishme të shpjegimit të ëndrrave ose të mesazheve që ato përçojnë. Gjithashtu, kuptojmë se shpjegimi i ëndrrave është një aftësi e rëndësishme, që Allahu i Madhëruar ia dhuron atij që Ai dëshiron. Kështu, ky parim themelor është mbështetja te ngjashmëria mes gjërave, në emërtimet dhe cilësitë e tyre. Jusufi pa diellin, hënën dhe 11 yje, që i binin në sexhde. Këta trupa qiellorë janë zbukurues të qiellit dhe shumë të dobishëm. Gjithashtu, prindërit dhe vëllezërit janë stoli dhe ndihmë e madhe për njeriun. Të tillë janë edhe profetët dhe dijetarët. Ata janë stoli dhe tepër të dobishëm për krijesat. Ashtu sikurse orientohesh në det nëpërmjet yjeve, po ashtu nëpërmjet profetëve dhe dijetarëve njerëzit orientohen për të gjetur rrugën e drejtë. Sigurisht që dobia e diellit dhe hënës është jetike, ndërsa yjet vijnë pas tyre, prandaj dielli dhe hëna simbolizonin nënën dhe babain e tij, ndërsa yjet simbolizonin vëllezërit. 2. Një aspekt i rëndësishëm në shpjegimin e ëndrrës është edhe fakti që ‘dielli’ në gjuhën arabe është në gjininë femërore, prandaj simbolizonte nënën; ndërsa ‘hëna’, që në gjuhën arabe është emër i gjinisë mashkullore, simbolizonte babain. Po ashtu, ‘yjet’, që në gjuhën arabe është emër mashkullor në numrin shumës, simbolizonin vëllezërit. 3. Një aspekt i rëndësishëm në shpjegimin e ëndrrës është edhe fakti që rënia në sexhde tregon nderim e respekt të madh për atë që i kushtohet. Nga ky detaj kuptohet se Jusufi ishte i nderuar dhe i respektuar nga prindërit dhe vëllezërit e tij, për shkak të diturisë, virtyteve dhe vlerave që kishte. Prandaj edhe pas tregimit të ëndrrës, Jakubi tha: "Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë.”” 4. Le të shohim pak aspektet e rëndësishme të ëndrrës së dy djemve të burgut. I pari pa se po shtrydhte fruta për pije. Zakonisht, këtë gjë bën shërbëtori për zotërinë e vet. Kjo i dha Jusufit (a.s.) të kuptonte se si do të përfundonte çështja. Duke qenë se ai do ta bënte këtë për zotërinë e tij, nevojitej që ai së pari të nxirrej nga burgu. Tjetri pa në ëndërr se mbi kokën e tij mbante një bukë, nga e cila hanin disa shpendë. Në fakt, ‘buka’ ishte lëkura, mishi, sytë, truri etj., ushqimi i zogjve grabitqarë. Kjo tregonte se ai njeri do të vritej dhe pastaj do të lihej i shfaqur për shpendët, domethënë nuk do të varrosej pas vdekjes. 5. Rasti i tretë ishte ëndrra e Mbretit. Së pari, ai që pa ëndrrën ishte mbret, dhe dihet se lumturia e popullit është e lidhur ngushtë me çështjen e Mbretit. Nëse është e mirë gjendja e tij, do të thotë se do të jetë e mirë edhe gjendja e popullit. Kështu, ajo ëndërr kishte të bënte me të ardhmen dhe lumturinë e popullit. Nga ana tjetër, mirëqenia e popullit lidhet ngushtë me prodhimtarinë e atij vendi. Sa më të begatshme të jenë prodhimet, aq më e mirë është gjendja e popullit. Sa më të pakta prodhimet, aq më e dobët dhe e varfër është gjendja e popullit. Lopët përdoreshin për punimin dhe vaditjen e tokës. Nëse prodhimet e tokës janë të mira, lopët janë të shëndosha e, në të kundërt, ato janë të dobëta. Po kështu, kallinjtë e gjelbër plot fara tregojnë për një vit të mbarë, ndërsa të tharët tregojnë për një vit varfërie. Të gjitha këto të dhëna sollën atë shpjegim të hollësishëm dhe të saktë. 6. Mësim tjetër është se kjo histori është një tregues i mrekullueshëm për vërtetë sinë e profetësisë së Muhamedit . Ai e tregoi këtë histori në mënyrë të detajuar, ndërkohë që nuk kishte lexuar në librat e mëparshëm dhe nuk kishte studiuar për diçka tillë. Popul li i tij e kishte parë Profetin mëngjes e mbrëmje në mesin e tyre, dhe ishin të vetëdijshëm që ai nuk dinte shkrim e lexim. Megjithatë, Profeti ﷺe solli këtë histori kaq të gjatë, me detajet më të imëta, në harmoni të çuditshme me shpalljet e mëparshme. E si mund ta bënte ai diçka të tillë, kur nuk ishte mes tyre, sikurse thotë i Madhëruari: “Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre.” 7. Është detyrë largimi nga të gjitha rrugët që të çojnë në ligësi dhe fshehja e çdo gjëje që i frikësohesh se të dëmton nëse e nxjerr haptaz. Kështu e porositi Jakubi (a.s.) birin e tij të dashur: “Ai (babai) tha: “O biri im (i dashur)! Mos ua trego ëndrrën vëllezërve të tu, se ndoshta të bëjnë ndonjë dredhi. Shejtani është, vërtet armik i betuar për njeriun.” 8. Përkufizimi i përgojimit është: “Të thuash për një person diçka që ai nuk e pëlqen po ta dëgjojë.” Kjo, nëse ai vërtet e ka atë gjë që po ia përmend. Nëse nuk e ka, atëherë kjo quhet shpifje, që është gjynah edhe më i rëndë. Sidoqoftë, edhe përgojimi është gabim shumë i rëndë. Megjithatë, është e lejueshme që të thuash për dikë diçka që ai e urren, në rast se ke për qëllim këshillimin e një personi tjetër për t’u ruajtur nga e keqja e të parit. Kjo përftohet nga ajeti i sipërcituar, ku Jakubi (a.s.) këshillon dhe porosit Jusufin që të ruhet nga dredhitë e vëllezërve të tij. 9. Mirësitë e Allahut të Madhëruar mbi një person konsiderohen të tilla edhe për familjen dhe miqtë e tij. Madje, edhe ata mund të përfshihen në mirësinë e Allahut, për shkak të gradës së tij. Këtë e konstatoi edhe Jakubi (a.s.), kur tha: “Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë.”. Dhe vërtet, kur i Madhërishmi e plotësoi mirësinë e Vet ndaj Jusufit, edhe për familjen e farefisin e tij zbriti begatia, lumturia, gëzimi dhe krenaria. E kjo ndodhi për shkak të Jusufit. 10. Mbajtja e drejtësisë është një detyrë e domosdoshme në të gjitha çështjet e jetës, qoftë në marrëdhëniet e pushtetarit me ata që ka nën vete, qoftë në të gjitha rastet e tjera. Edhe prindi duhet të jetë i drejtë me fëmijët e tij, në drejtim të dashurisë dhe trajtimit të tyre. Çdo cenim në këto aspekte sjell probleme të rënda. Kur Jakubi shfaqi një preferencë më të madhe për Jusufin kundrejt fëmijëve të tjerë, atëherë ndodhën gjithë ato që ndodhën. Të gjitha erdhën si pasojë e reagimit të vëllezërve për dashurinë më të spikatur të babait të tyre për Jusufin. 11. Është detyrë përkujdesja e madhe për t’u ruajtur nga pasojat dhe fatkeqësitë që sjellin gjynahet. Asnjëherë të mos harrojmë se kryerja e një gjynahu sjell me vete edhe shumë gjynahe të tjera, madje shpesh të detyron të biesh në to. Kështu, edhe vëllezërit e Jusufit, kur vendosën për të ndarë atin nga i biri, filluan të thurnin lloj - lloj planesh dhe intrigash për ta realizuar atë qëllim. Pra të gjitha ishin gjynahe të njëpasnjëshme. Atyre iu desh të gënjenin disa herë, derisa sollën edhe këmishën e Jusufit me gjak të rrejshëm. Ata u shtirën kur shkuan në mbrëmje tek i ati duke qarë. Të mos harrojmë, gjithashtu, se gjatë kësaj kohe, për shkak të këtij mashtrimi, njerëzit u lodhën një kohë të gjatë duke kërkuar për Jusufin. Jo vetëm kaq, por edhe pas ngjarjes, sa herë që flitej për Jusufin, atyre u duhej të përsërisnin trillime për të mbuluar realitetin. I tillë është gjynahu: ligësi, që prodhon veçse ligësi pandërprerë, prandaj duhet të ruhesh prej tij që në momentin e parë, për të shpëtuar nga pasojat e tjera më të këqija. 12. E rëndësishme për njeriun është përfundimi i mirë, dhe jo fillimi i keq. Bijtë e Jakubit gabuan në fillim, gjë kjo shumë e qortueshme për nivelin e tyre. Por më pas u penduan sinqerisht, duke marrë edhe falje të plotë nga Jusufi dhe babai, përveç lutjes për falje dhe mëshirë nga Zoti i Madhëruar. Pa dyshim, nëse njeriu arrin të falë për hakun e tij, atëherë dihet se Allahu i Madhëruar është më i Mëshirshmi i mëshiruesve. Për këtë arsye, mendimi më i saktë i dijetarëve është se edhe ata ishin profetë. Këtë e përforcon fjala e Allahut të Madhëruar në suren Bekare, kur flet për ‘ esbat-ët’, dhe dihet që “ el esbat ” ishin 12 djemtë e Jakubut (a.s.) dhe pasardhësit e tyre. Gjithashtu, diçka tregon edhe ëndrra e Jusufit, ku ata u shfaqën si yje të shndritshme. Yjet japin ndriçim dhe udhëzim, cilësi këto që i kanë profetët. Por edhe nëse nuk ishin profetë, ata ishin dijetarë, edukatorë dhe udhëzues në rrugën e drejtë. 13. Mirësitë e Allahut ndaj Jusufit ishin të shumta. Allahu e dalloi atë me dituri të thellë dhe butësi, mëshirë dhe falje të madhe. Ai e krijoi me një bukuri fizike të jashtëzakonshme, por i dhuroi edhe bukuri shpirtërore, duke e bërë me moral të lartë. Jusufi ishte një ftues i dashur dhe i përkushtuar i njerëzve në besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe në të jetuarit sipas ligjit dhe fesë së Tij. Ishte ai që nxitoi t’u shprehte faljen e tij vëllezërve gabimtarë, ende pa ia kërkuar ata. Ajo ishte një falje e plotë, që kurrë nuk do t’ua përmendte më vonë dhe as do t’i qorto nte më. Jusufi ishte një bamirës i pashoq për prindërit, vëllezërit, fisin e tij dhe për njerëzit e tjerë. 14. Gjynahet dhe ligësitë nuk janë të gjitha të një grade. Disa janë më të lehta se disa të tjera. Pa dyshim, në një situatë përzgjedhjeje, gjynahu më i vogël dhe më pak i dëmshëm zgjidhet para atij që është më i rëndë. Kështu, kur vëllezërit e Jusufit ranë dakord që ose ta vrisnin, ose ta çonin në ndonjë vend të largët, njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin por, nëse doni të bëni diçka me të, hidheni në pus, që ta gjejë e ta marrë ndonjë karvan udhëtarësh.”. Sigurisht që ky vendim ishte më i lehti dhe më i miri mes të tjerëve. Kjo përzgjedhje i shpëtoi vëllezërit nga gjynahu i madh, vrasja. 15. Nëse diçka kalon nëpër duar të ndryshme, si një mall tregtie, dhe nuk ka ndonjë informacion të sigurt se është fituar jo në mënyrë të rregullt, nuk ka gjynah për atë që e ble atë pasuri, e tregton apo e shfrytëzon me mënyra të lejueshme. Vëllezërit e shitën Jusufin padrejtësisht, me një akt të padrejtë shitjeje. Pastaj karvani e shiti përsëri atë në Egjipt, ku qëndroi si shërbëtor tek zotëria i tij. Jusufi qëndroi e shërbeu tek zotëria i tij, i cili e trajtoi shumë mirë. Kështu, Allahu i Lartësuar e quajti këtë si një akt shitblerje të saktë, edhe pse fillimisht ishte i paligjshëm, por karvani dhe zotëria në Egjipt nuk dinin gjë për zanafillën e çështjes. 16. Këto ajete janë këshillë e fortë për të qenë shumë të kujdesshëm që të mos veçohemi me gjininë tjetër, sepse kjo mund të çojë në tundime shkatërruese. Gjithashtu, të ruajmë veten dhe ta frenojmë atë nga çdo lidhje dhe dashuri e dëmshme dhe e palejueshme. Gruas së Ministrit i ndodhi ajo sprovë, për shkak se ajo u veçua me Jusufin dhe ushqeu për të një dashuri të palejueshme dhe të dëmshme, si një grua e martuar qe ishte. Kështu, nën trysninë e vazhdueshme të kësaj sprove, ajo nuk reshti së ushqyeri këtë tërheqje të gabuar, derisa filloi ta tundonte Jusufin kundër dëshirës së tij. Pastaj e gjendur nën trysninë e turpit dhe gabimit të zbuluar, gënjeu kundër tij, gjë që solli burgimin e padrejtë të Jusufit. Të tilla janë ndikimet e përzierjes dhe veçimit të palejuar mes gjinive. 17. Animi që Jusufi pati drejt asaj gruaje, që pastaj e la për hir të Allahut, është nga ato vepra të mrekullueshme, me të cilat robi afrohet dhe ngrihet lart tek Allahu i Madhëruar. Animi drejt gjynahut është sprovë e provokuar nga nefsi, që është nxitës për ligësi e shfrenim. Madje, kjo është e natyrshme për shumicën e njerëzve. Por kur ky njeri i zgjedhur i vendosi përballë njëra tjetrës dy tërheqjet, diti të bëjë zgjedhjen e duhur. Ai i dha përparësi dashurisë për Allahun dhe frikërespektit për Të, kundrejt shfrenimit dhe plotësimit të dëshirave te pakontrolluara dhe të ndaluara nga Zoti. Kështu, Jusufi u bë nga ata për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: "E për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë, Xheneti do të jetë vendi i tij.". Ai u bë, gjithashtu, njëri prej atyre shtatë kategorive që do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij. Njëri prej tyre është një djalosh i ri, të cilin e ka ftuar për imoralitet një grua me autoritet dhe e bukur, por ai i thotë: "Unë i frikësohem Allahut". Ndërsa tërheqja e qortueshme është ajo që zgjat dhe njeriu ndien qetësi me të, e cila pastaj kthehet në dëshirë të fortë, që ndoshta kthehet edhe në vepër. 18. Atë që ka në zemër besim të rrënjosur thellë dhe tregohet i sinqertë me Allahun në të gjitha çështjet, Allahu i Madhëruar ka për ta ruajtur atë përmes dritës së imanit të tij dhe pastërtisë së sinqeritetit të tij. Ai do të jetë i ruajtur nga ligësitë dhe poshtërsitë dhe nga çdo rrugë që bëhet shkak për devijim e gabim. Ky është një nga shpërblimet e mrekullueshme të imanit dhe sinqeritetit me Zotin. Prandaj dhe Allahu i Madhëruar thotë: "Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë." Duke qenë se Jusufi e mbajti të pastër sinqeritetin me Allahun, Allahu e ruajti atë nga rënia në gjynah dhe poshtërsi. 19. Njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm kur përballet me një situatë të ngarkuar me provokime për të rënë në gjynah. Në të tilla raste, ai e ka për detyrë që menjëherë të largohet. Vetëm kështu mund të ruhet nga gjynahet dhe kurthi i tyre. Kur gruaja e Ministrit ftoi Jusufin për poshtërsi në atë ambient të ngarkuar me faktorë joshës, ai nxitoi të largohej, duke shprehur dobësinë për t’u përballur me atë fitne dhe për të qenë sa më i ruajtur prej saj. 20. Për të vërtetuar saktësinë apo pasaktësinë e pretendimeve, lejohet të merren në konsideratë shenjat dhe provat logjike të çështjes, nëse nuk ka fakte të qarta. Kështu, në çështjen e Jusufit, gjykatësi, që ishte nga familja e gruas, u mbështet në prova logjike ( karain). Ai gjykoi se Jusufi thoshte të vërtetën, ndërsa gruaja ishte fajtore, duke marrë si provë këmishën e Jusufit, e cila ishte grisur nga pas dhe jo nga para, sikurse mund t’i ndodhte një përdhunuesi. Ai gjykoi se ishte ajo që e kishte dëshiruar Jusufin dhe ndjekur atë deri te porta, duke i grisur dhe këmishën nga prapa, pas rezistencës së tij. Bashkëshorti, por dhe familja e saj, e pranuan këtë gjykim si të drejtë. Madje, ai i kërkoi gruas të kërkonte falje e të pendohej për gabimin dhe kurthin e saj. Edhe Allahu i Lartësuar e solli këtë histori, duke e miratuar gjykimin në fjalë. Për këto arsye, lejohet marrja e këtij gjykimi si precedent dhe pranimi i tij si i drejtë. Po kështu, merret në konsideratë edhe gjykimi i fizionomistëve, në mungesë të provave dhe mundësive të tjera të gjykimit. 21. Për lejueshmërinë e marrjes për bazë të provave logjike tregojnë edhe raste të tjera. Për shembull, po në historinë e Jusufit, gjetja e tasit të Mbretit në barrën e Beniaminit, u konsiderua si e mjaftueshme për të gjykuar, pa qenë e nevojshme të sillej ndonjë dëshmi, fakt apo të pranohej krimi. Kështu, në raste të tjera, nëse sendi i vjedhur gjendet në dorë të një personi, sidomos nëse njihet për hajdut, kjo do të mjaftonte për të gjykuar për vjedhje. Kapja në flagrancë është më e fortë sesa dëshmia. 22. Po kështu, nëse një burrë gjendet duke vjellë pije dehëse, sigurisht që mbi të zbatohet dënimi për konsumimin e pijeve dehëse, nëse nuk ka ndonjë faktor tjetër ligjor që pengon nga një gjykim i tillë. Po ta vëresh me kujdes, Allahu i Madhëruar e ka quajtur ‘ shahid’ (dëshmitar) atë që gjykoi për pastërtinë e Jusufit, a thua se ai e pa me sy atë që ndodhi. Përfundimisht, gjykimi përmes shenjave dhe provave logjike konsiderohet pothuajse si një dëshmi, prandaj merret për bazë. 63 23. Në këtë sure del qartë bukuria e rrallë dhe e pashembullt e Jusufit. Bukuria e tij ishte e jashtme dhe e brendshme. Për bukurinë e jashtme mjafton të kujtojmë ndikimin aq të fuqishëm të tij në zemrën e gruas së Ministrit, por edhe të grave të qytetit, të cilat, pasi e panë, prenë duart e tyre pa e ndier fare, dhe thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.”. Ndërsa për bukurinë morale dhe shpirtërore të Jusufit, mjafton të shohim ndershmërinë dhe dëlirësinë e tij përballë sprovës në kushtet me të pabesueshme. Kjo duket qartë në dëshminë e vetë gruas së Ministrit, kur tha: “Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort." Madje edhe më pas, në dëshminë para Mbretit, ajo tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë!”. Ndërsa gratë e qytetit, duke dëshmuar për Jusufin, thanë: “Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe.”. 24. Jusufi preferoi burgun kundrejt poshtërsisë dhe gjynahut. I tillë duhet të jetë besimtari kur sprovohet për të zgjedhur mes dy gjërave: ose zhytje në gjynahe, ose ndëshkim të dynjasë. Ai duhet të zgjedhë durimin e ndëshkimit të përkohshëm dhe kurrë poshtërsinë, e cila sjell ndëshkimin e ashpër të dynjasë dhe të ahiretit. Prandaj ndër shenjat më të spikatura të imanit është edhe që njeriu të urrejë të kthehet në mosbesim pasi Allahu e ka shpëtuar prej tij, ashtu sikurse e urren të hidhet në zjarr. 25. Besimtari duhet t’i drejtohet dhe mbështetet tërësisht Allahut dhe të këkojë strehim vetëm tek Ai, në momentet e përballjes me fitnet. Ai nuk duhet të ketë shpresë te forcat dhe aftësitë e veta, por t’i dorëzohet tërësisht Allahut, duke i kërkuar forcë e shpëtim veçse Atij. Mendo me kujdes në fjalën e Jusufit: "Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë mund të prirem drejt tyre e të hyj në rradhën e të paditurve”. 26. Dituria dhe urtësia e udhëzojnë njeriun drejt mirësisë dhe e ndalojnë nga ligësia. E kundërta ndodh me injorancën dhe shfrenimin. Ato e nxisin njeriun në përmbushjen e epshit dhe dëshirave, edhe pse mund të jenë shkatërruese për të. 27. Njeriu, ashtu sikurse e ka detyrë adhurimin e Allahut të Madhëruar në kohë begatie e mirësie, po ashtu e ka detyrë që ta adhurojë Atë në kohë vështirësie dhe sprove. Jusufi vazhdoi të jetë një ftues në rrugën e Zotit si jashtë burgut, ashtu edhe pasi hyri në burg. Ai i ftoi dy djemtë në burg në teuhidin e pastër dhe nënshtrimin ndaj një Zoti të vetëm. Nga ana tjetër, ai i ndaloi ata nga idhujtaria e çdo forme. Me zgjuarsinë dhe urtësinë e tij, kur vërejti se ata e respektonin dhe e shihnin si një njeri të mirë, Jusufi e përdori për mirë këtë situatë, duke i ftuar ata në adhurimin e Allahut të Lartësuar. Ata i kërkuan që të interpretonte ëndrrat e tyre, duke bërë të kuptohej se ia dëgjonin fjalën. Atëherë, Jusufi e shfrytëzoi për mirë këtë rast, prandaj para se t’u shpjegonte ëndrrat, i ftoi me butësi dhe urtësi në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një të vetëm. Ai zgjodhi mënyrën më të mirë, që ftesa e tij të ishte sa më dobiprurëse dhe e pranueshme. Fillimisht, Jusufi (a.s.) u sqaroi se dituria dhe aftësia e madhe që kishte, për të cilat ata e respektonin, kishte një shkak dhe ai ishte besimi i pastër e i saktë tek Allahu i vetëm, ishte distancimi nga adhurimet dhe besimet e devijuara të njerëzve, të cilët nuk e besojnë siç duhet Allahun dhe nuk besojnë në Ditën e Ringjalljes dhe Llogarisë së drejtë para Allahut. Kjo thirrje u bë përmes veprave dhe gjendjes së tij. Pastaj Jusufi (a.s.) i ftoi ata edhe me fjalë, duke u qartësuar atyrë teuhidin dhe argumentet rreth tij. 28. Është detyrë që në një çështje të fillohet me atë që është më e rëndësishme, pastaj me të tjerat poshtë saj. Kështu, nëse një myfti pyetet nga dikush për një çështje të caktuar, ndërkohë që ai ka nevojë për një çështje tjetër shumë më të rendësishme, urtësia e kërkon që myftiu të fillojë me më të rëndësishmen dhe pastaj me çështjen që pyetet. Kjo mënyrë është treguese e urtësisë, zgjuarsisë dhe dashamirësisë së dijetarit me atë që pyet. Kur Jusufi u pyet nga dy djemtë e burgut rreth shpjegimit të ëndrrës, ai nuk nxitoi t’u përgjigjej menjëherë, por me dashamirësi, mëshirë dhe ngrohtësi, u mësoi atë që ishte shumë më e dobishme për ta: teuhidin e pastër dhe përkushtimin ndaj Allahut të Madhëruar në adhurim, si Një dhe i vetëm. 29. Ai që ndodhet në vështirësi nuk bën gabim nëse kërkon ndihmë nga dikush që e ka mundësinë për ta ndihmuar vetë ose për të njoftuar të tjerët rreth gjendjes së tij. Kjo nuk konsiderohet si ankesë tek krijesat. Është e vërtetë që të gjitha ankesat ne ia parashtrojmë Allahut të Madhëruar, por në disa çështje është e natyrshme dhe e zakonshme që njerëzit të ndihmojnë njëri - tjetrin. Prandaj edhe Jusufi (a.s.) i tha djalit që mendonte se do të shpëtonte: “Më kujto te zotëria yt!”. 30. Është detyrë shumë e rëndësishme për mësuesin që të jetë tërësisht i sinqertë në mësimin e së mirës, duke mos synuar me të asgjë tjetër veç kënaqësisë së Allahut të Lartësuar. Ai nuk duhet ta shohë mësimdhënien si mjet për të përfituar pasuri, famë e të tjera. Dijetari nuk duhet të heqë dorë nga mësimi dhe përhapja e të mirës nëse dikush nuk përmbush ndonjë kërkesë të tij. Jusufi e porositi djaloshin që shpëtoi nga burgu që ta përmendte tek zotëria i tij, por ai e harroi këtë porosi. Më pas, kur patën nevojë për Jusufin dhe diturinë e tij, njerëzit dërguan tek ai po atë djalosh për t’i kërkuar shpjegim për çështjen e tyre. Megjithatë, Jusufi nuk e qortoi atë dhe as mbajti qëndrim ndaj atij djaloshi për harresën e tij, por iu përgjigj me një përgjigje të plotë për pyetjen e tij. 31. Mësuesi duhet që jo vetëm t’u kthejë përgjigje direkte pyetjeve, por të tregojë edhe mënyrat më të mira të realizimit të tyre, sepse kjo shpreh dashamirësinë dhe urtësinë e tij. Kështu, Jusufi nuk u mjaftua thjesht me shpjegimin e ëndrrës së Mbretit, por i udhëzoi njerëzit se si duhet të vepronin gjatë atyre viteve. 32. Nuk është aspak e qortueshme që njeriu të përpiqet për të larguar akuzat e padrejta nga vetja dhe për të pastruar figurën e tij, madje kjo është diçka e vlerësueshme dhe e mirë. Jusufi nuk pranoi të linte burgun, derisa të dilte në pah pafajësia e tij. 33. Dituria është mirësia më e madhe për njeriun. Dituria rreth ligjit të Zotit dhe gjykimit të Tij, dituria e shpjegimit të ëndrave, dituria e administrimit dhe edukimit, janë nga mirësitë më të mëdha që i jepen njeriut. Dituria është tregues i bukurisë së brendshme të njeriut dhe është shumë herë më e vlefshme se bukuria e jashtme, qoftë edhe kur bëhet fjalë për bukurinë e Jusufit. Për shkak të bukurisë së jashtme, profeti Jusuf u burgos dhe kaloi një mori sprovash të tjera, ndërsa për shkak të diturisë, ai u nderua dhe u ngrit në pozitë të lartë që në këtë botë. Çdo mirësi në këtë dynja vjen për shkak të diturisë dhe fryteve të saj. 34. Dituria e shpjegimit të ëndrrave është pjesë e Sheriatit, prandaj njeriu shpërblehet për studimin dhe përhapjen e saj. Shpjegimi i ëndrrave është në nivelin e dhënies së fetvave, ashtu sikurse e quajti Jusufi kur tha: "Kështu është përcaktuar çështja për të cilën kërkuat shpjegim ( fetva).". Edhe Mbreti, kur kërkoi shpjegimin e ëndrrës, tha: “Më jepni fetva (shpjegim) rreth ëndrrës sime!". Kur iu drejtuan Jusufit për t’u shpjeguar ëndrrën e Mbretit, njerëzit i thanë: “Na jep fetva (shpjegim e përgjigje) rreth shtatë lopëve... .". Siç shihet, në të gjitha këto raste është përdorur termi "fetva". Kjo të thotë që është e ndaluar të flasësh në këtë fushë pa pasur diturinë përkatëse. 35. Nuk është e gabuar që njeriu të shprehë haptazi cilësitë e tij të mira në drejtim të diturisë dhe korrektësisë në punë, nëse kjo ka dobi dhe nëse nuk është për qëllim mburrja e shtirja. Sigurisht, është e palejueshme që njeriu të shtiret si i ditur dhe i aftë, kur nuk është i tillë. Jusufi i tha Mbretit: “Më cakto mua si përgjegjës të depove të vendit! Unë të ofroj besnikërinë dhe diturinë time.”. Gjithashtu, kjo tregon se sipërmarrja e çështjeve është e lejueshme, nëse njeriu merr të gjitha masat për të plotësuar të drejtat dhe përgjegjësitë ndaj Allahut të Madhëruar dhe ndaj njerëzve. Nuk është gabim ta kërkosh postin nëse je më i aftë dhe më i denjë se të tjerët për të. E qortueshme është ta kërkosh atë nëse nuk je i aftë ose kur është dikush tjetër më i aftë se ti, apo kur nuk synon me të plotësimin e urdhrave të Zotit. 36. Bamirësia dhe bujaria e Allahut të Lartësuar është e gjerë dhe e paanë. Ai tregohet bamirës me robërit e Tij duke u dhuruar mirësi të kësaj dynjaje dhe të ahiretit. Përfitimin e mirësive të ahiretit e bëjnë të mundur dy shkaqe: besimi i pastër dhe devotshmëria. Pa dyshim, mirësitë e ahiretit janë shumë më të çmuara sesa të gjitha mirësitë e dynjasë. Njeriu duhet ta ushqejë veten e vet vazhdimisht me mall e dashuri për shpërblimin e Zotit dhe mirësitë që Ai premton. Ai nuk duhet ta lërë vetveten të trishtohet dhe plogështohet kur sheh njerëzit e kësaj bote të vrapojnë të hutuar pas stolive mashtruese dhe të përkohshme të dynjasë. Nëse e sheh se je i pafuqishëm dhe nuk i arrin dot stolitë e kësaj bote, ngushëlloje veten me shpërblimet e pafund të Allahut të Madhëruar në ahiret! Premtimi dhe mirësitë e Allahut të Lartësuar janë madhështore dhe të pakrahasueshme. Kujtoje gjithmonë fjalën e Tij kur thotë: "S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm. A nuk po logjikoni, atëherë?” 37. Kufizimi dhe shkurtimi i shpenzimeve për të magazinuar dhe ruajtur të mirat materiale, si mënyrë për të bërë ekonomi të dobishme, pa u shkaktuar dëmtime njerëzve, është e lejueshme dhe diçka e mirë. Jusufi urdhëroi për grumbullimin dhe magazinimin e bazës ushqimore gjatë viteve me prodhim të lartë, për t’u gatitur për vitet e vështira dhe me prodhim të pakët. Kjo lloj parapërgatitje nuk bie aspak ndesh me mbështetjen tek Allahu i Lartësuar. Është e vërtetë që besimtari i mbështetet Allahut të Madhëruar dhe vetëm tek Ai i mban shpresat, por kjo bëhet pasi t’i kesh marrë të gjitha masat për të përfituar nga mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Të pretendosh se i mbështetesh Zotit pa i përmbushur detyrimet dhe pa përkushtim, është diçka e gabuar. 38. Në këtë sure del në pah aftësia e mrekullueshme e Jusufit për të administruar drejt dhe me mençuri ekonominë dhe pasurinë e vendit. Prej këtij menaxhimi të mirë u shtuan pasuritë e mbretërisë aq shumë, saqë njerëzia filluan të shkonin në Misir nga të katër anët, për të marrë furnizime e ndihma ushqimore. Si pjesë e menaxhimit të drejtë të kësaj pasurie ishte edhe fakti që Jusufi nuk i jepte askujt prej të ardhurve më shumë sesa barra e një deveje. 39. Mikpritja është një virtyt i mrekullueshëm dhe traditë e të gjithë profetëve të Zotit. Nderimi dhe respekti i mikut është vepër shumë e shpërblyeshme. I tillë ishte edhe Jusufi. Ai u tha vëllezërve: “A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë?”. 40. Mendimi i keq për dikë, i bazuar në shenja dhe fakte reale, nuk është diçka e ndaluar dhe as e padrejtë. Kështu, kur djemtë i kërkuan që ta lejonte Beniaminin të shkonte me ta, Jakubi u tha: “A t’jua besoj juve (Beniaminin), sikurse bëra më parë me vëllain e tij (Jusufin)?!” Gjithashtu, kur ata nuk ia kthyen Jusufin në mbrëmje, pasi i kishin kërkuar me këmbëngulje në fillim që ta lejonte të shkonte me ta, u tha: “Jo. Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush. ". Në rastin e fundit, ai nuk bëri aspak padrejtësi, edhe pse ata nuk ishin fajtorë, por shkaku ishin ndodhitë e mëparshme. 41. Jakubi i këshilloi djemtë e tij duke u thënë: “Ai tha: “O bijtë e mi! Mos hyni atje nga e njëjta portë, por nga porta të ndryshme. Por (me këshillën time), unë nuk mund të shmang prej jush asgjë prej caktimit të Allahut. I gjithë pushteti i përket vetëm Allahut. Unë vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t’i mbështeten besimtarët.” Kjo tregon se marrja e masave mbrojtëse dhe ndjekja e rrugëve të lejuara që të ruajnë nga smira dhe mësyshi apo që të kurojnë dhe shërbejnë për t’u shëruar nga ato, lejohen dhe nuk bien ndesh me besimin në kaderin e Zotit të Lartësuar. Çdo gjë ndodh veçse me caktimin e Zotit, por duhet kuptuar mirë se edhe sebepet janë prej caktimit të Zotit. Prandaj Jakubi i porositi djemtë e tij të ishin të kujdesshëm. 42. Lejohet përdorimi i planeve dhe intrigave për të arritur të drejtat legjitime. Dituria dhe aftësia rreth këtyre rrugëve të fshehta që të çojnë në realizimin e qëllimeve të drejta, janë të lëvdueshme. I ndaluar është përdorimi i intrigave për të kryer harame ose për të mos plotësuar detyrime dhe përgjegjësi të drejta. 43. Dikush që dëshiron t’i shmanget vëzhgimit të të tjerëve dhe kërkon të mbulojë qëllimet e veta nga ata, nuk ka nevojë që të gënjejë, por mund të përdorë atë që quhet " mearid" - domethënë, lojë fjalësh dhe veprimesh që të japin të kuptosh dika tjetër nga ajo që ke për qëllim. Kjo mënyrë e zgjuar e ruan besimtarin nga gënjeshtra dhe e shpëton nga situata vërtet të ngushta, pa rënë në gjynahun e gënjeshtrës. Kështu veproi Jusufi kur vendosi kupën në ngarkesën e të vëllait, duke dhënë të kuptohej se ai ishte vjedhës. Ai kurrsesi nuk e tha shprehimisht se Beniamini ishte vjedhës, por kjo kuptohej nga gjetja e sendit të vjedhur në kafshën e tij. Madje, edhe në të shprehur ai u tregua shumë i kujdesshëm, kur tha: “Allahu na ruajtë! E si të marrim dikë tjetër dhe jo atë tek i cili u gjet sendi ynë?! Ne atëherë do të bënim padrejtësi.” Pra, Jusufi nuk tha: "...atë që vodhi sendin tonë". Gjithashtu, ai nuk tha: "Ne e gjetëm sendin e vjedhur në ngarkesën e tij", por përdori fjalë të përgjithshme, që përfshinin rastin e të vëllait dhe të të tjerëve. Kjo është një mënyrë e zgjuar për të arritur në një qëllim të lejuar. Aty po supozohej se kishin të bënin me një vjedhës, për të arritur që Beniamini të qëndronte tek Jusufi (a.s.) . Ky supozim u hoq menjëherë nga Beniamini menjëherë pasi Jusufi ia shpjegoi atij situatën, dhe kështu ai u qetësua. 44. Njeriut i lejohet të dëshmojë për diçka veç nëse ka dije të sigurt për të, ose ka qenë vetë dëshmitar, ose përmes lajmit të dikujt që është i besueshëm. Prandaj edhe vëllezërit e Jusufit thanë: "Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. " 45. Kjo sure na tregon imtësisht sprovën e madhe që Allahu i Madhëruar bëri për të dashurin d he të zgjedhurin e Tij, Jakubin . Me urtësinë e Tij të pakufishme Allahu i Madhëruar përcaktoi që Jakubi të ndahej nga djali i tij i dashur, për të cilin ai nuk mund të duronte asnjë çast të shkurtër pa e parë dhe pasur pranë vetes. Kjo ndarje do të ishte shumë e gjatë, jo më pak se 15 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, trishtimi dhe dhimbja nuk iu ndanë për asnjë çast, aq sa më në fund iu zbardhën sytë e u verbua nga trishtimi dhe dhimbja e madhe. Dhimbja u bë edhe më e madhe kur Jakubi u nda edhe nga djali tjetër, Beniamini. Me gjithë këtë dhimbje, ai përsëri bënte durim dhe llogariste shpërblimin e Allahut të Madhëruar. Ai ia vuri detyrë vetes që të bënte një durim të mirë dhe, pa dyshim, që e plotësoi këtë premtim në formën më të mirë. Është e vërtetë që Jakubi tha: “Unë hidhërimin tim ia parashtroj vetëm Allahut. Unë di për Allahun atë që nuk e dini ju.”. Por ankesa dhe paraqitja e hidhërimit tek Allahu i Madhëruar nuk bie ndesh me durimin. Ajo që bie ndesh është ankesa drejtuar krijesave. 46. Çlirimi vjen pas vështirësive dhe dëshpërimit. Dhimbja e Jakubit zgjati vërtet shumë, deri në skaj. Më pas, të gjithë familjen e tij e përfshinë vështirësitë dhe vuajtjet, por pikërisht në këtë kohë Allahu i Madhëruar zbriti lehtësimin dhe çlirimin. E gjithë familja u bashkua pikërisht në kohët më të vështira dhe më të nevojshme për bashkimin, duke u plotësuar në këtë mënyrë shpërblimi i vepërmirëve dhe pastrimi nga gjynahet i të penduarve sinqerisht. Nga kjo kuptohet se Allahu i Madhëruar i sprovon të dashurit e Tij me kohë vështirësie dhe begatie, në kohë ngushtie dhe lehtësie, duke nxjerrë në pah durimin dhe mirënjohjen e tyre. Kështu u shtohet e u forcohet atyre imani, siguria dhe dituria rreth Zotit. 47. Lejohet që njeriu të tregojë ose të shprehë sëmundjen, varfërinë apo çështje të ngjashme, por jo me tone ankese apo me shprehje zemërimi ndaj caktimit të Allahut të Madhëruar. Vëllezërit e Jusufit thanë: “O zotëri! Ne dhe familjen tonë na ka goditur skamje e rëndë, prandaj kemi ardhur me pak mall (për shkëmbim) . Na e jep të plotë ngarkesën dhe na dhuro diçka më shumë! Allahu i shpërblen ata që dhurojnë”. 48. Dobia e madhe e devotshmërisë dhe durimit. Çdo mirësi e dynjasë dhe e ahiretit është rrjedhojë e devotshmërisë dhe durimit. Përfundimi i të devotshmëve durimtarë është përfundimi më i bukur dhe i mirë. Allahu i Madhëruar vendosi në gojën e Jusufit këto fjalë: "Allahu na dhuroi mirësi. Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve.”. Çdokush që Allahu i Madhëruar e ka nderuar duke i dhuruar mirësi e çlirim pas vështirësisë, sëmundjes, varfërisë e sprovave, duhet të shprehë mirënjohjen ndaj Tij për këto mirësi. Ai duhet të vazhdojë të kujtojë gjithmonë gjendjen e tij të hershme mes fatkeqësisë dhe vuajtjeve, që kjo të prodhojë mirënjohje sa herë që e kujton. Për këtë tregon edhe fjala e Jusufit kur thotë: "Ai më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut dhe ju solli ju të gjithëve këtu nga shkretëtira, edhe pasi shejtani pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im është i butë dhe i mëshirshëm me atë që do. Ai është, vërtet i Gjithëdituri dhe i Urti." 49. Kjo sure tregon mirësinë e madhe të Allahut të Madhëruar ndaj Jusufit (a.s.). I Lartësuari u kujdes për të përgjatë gjithë atyre sprovave dhe periudhave të vështira, të cilat vetë i kishte përcaktuar që të binin mbi Jusufin. Qëllimi ishte për ta ngritur atë në gradat më të larta dhe për t’i dhuruar shpërblimet më të mrekullueshme. 50. Besimtari duhet që vazhdimisht të shprehë nevojën dhe varfërinë e tij para Allahut të Madhëruar, për t’i forcuar besimin dhe për t’i dhuruar qëndrueshmëri në rrugën e tij. Por, nga ana tjetër, ai duhet të përpiqet me të gjitha rrugët e caktuara nga Zoti për të bërë çdo vepër që mundëson forcimin e imanit dhe qëndrueshmërinë në besim. 51. Njeriu duhet ta lusë gjithmonë Allahun që t’i mundësojë një mbyllje të mirë, ashtu sikurse tha Jusufi: "Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet dhe më mësove komentimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Kujdestari im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!”. Këto ishin disa dobitë dhe mësimet e nxjerra nga kjo histori e begatshme, që Allahu i Madhëruar na i lehtësoi dhe mundësoi. Nuk ka dyshim se çdokush që mediton dhe përsiatet thellë në të, ka për të nxjerrë edhe shumë mësime të tjera. E lusim Allahun e Madhëruar të na dhurojë dije të dobishme dhe vepra të sinqerta dhe të pranuara tek Ai! Ai vërtet është Bamirës dhe Bujar! Këtu përfundon edhe surja e Jusufit, të atit dhe vëllezërve të tij, - paqja dhe bekimet e Allahut të Madhëruar qofshin mbi ta! Lavdia e plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!

Mus'haf Hape →