Kërko: sikur deri te ishte ngre

Hadithi 120 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… kishte ngritur duart lart duke thënë: 'O Zot! O Zot!' Ndërkohë, ushqimi i tij ishte haram, pija e tij ishte haram, veshja e tij ishte haram, ishte ushqyer me haram! E si t'i pranohet lutja?!”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm atë që është e mirë. Ai u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve, duke thënë: “O të dërguar! Hani të lejuarat dhe bëni vepra të mira!” (Kuran, 23:51) Si dhe: “O besimtarë! Hani ushqimet e lejuara që jua kemi dhënë.” (Kuran, 2:172) Pastaj, (Profeti) përmendi një njeri që kishte udhëtuar gjatë, flokëshprishur e i pluhurosur, kishte ngritur duart lart duke thënë: 'O Zot! O Zot!' Ndërkohë, ushqimi i tij ishte haram, pija e tij ishte haram, veshja e tij ishte haram, ishte ushqyer me haram! E si t'i pranohet lutja?!”

Hape →
Hadithi 87 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Hejaxh Esediu tregon se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!"

Hape →
Hadithi 487 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton nga Profeti ﷺ se ka thënë: “Atë që ia kërkon Allahut me sinqeritet gradën e shehidit, Allahu ka për ta ngritur në pozitën e shehidëve, edhe nëse vdes në shtratin e tij.”

Hape →
Hadithi 604 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

Hape →
Hadithi 648 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”

Hape →
Hadithi 685 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hëngrëm syfyr me Profetin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” (Enesi tha) Unë e pyeta: "Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.”

Hape →
Hadithi 168 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka urdhëruar që gjatë ngrënies të lëpihen gishtat dhe të fshihet ena me ushqim dhe ka thënë: “Vërtet ju nuk e dini se ku është bereqeti.”

Hape →
Hadithi 740 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem asnjëherë nuk ka përmendur të meta në asnjë ushqim, nëse i ka ardhur i shijshëm e ka ngrënë, e nëse nuk e ka pëlqyer e ka lënë.”

Hape →
Hadithi 775 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar që njeriu të pijë ujë në këmbë. Katade thotë: “E pyetëm Enesin: ‘E ngrënia e ushqimit?’” Enesi u përgjigj: “Ajo është edhe më e keqe dhe më e shëmtuar!”

Hape →
Hadithi 1095 Rijadus-Salihin

Enesi r.a. thotë: “Ne u ngritëm që të falim namazin, ndërsa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Drejtoni safet dhe afrohuni njëri pranë tjetrit, sepse vërtet unë ju shoh pas shpine.”

Hape →
Hadithi 214 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam angazhuar një njeri nga ju të ma kryejë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Humejd Abdurrahman ibn Sa’d es-Saidij r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e angazhoi një njeri nga Ezdi, të cilin e quanin Ibni Lutbijje- për ta mbledhur zekatin. Kur ka ardhur, ka thënë: “Kjo është juaja, kurse kjo është dhuratë për mua.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam angazhuar një njeri nga ju të ma kryejë punën me të cilën më ka ngarkuar All-llahu, e ai vjen dhe më thotë: “Kjo është juaja, kurse këtë e kam dhuratë që më është dhuruar mua. E përse nuk ka ndenjur në shtëpinë e prindërve të vet që ta marrë atje atë dhuratë, nëse është i sigurtë? Pasha All-llahun, çdokush nga ju që, pa të drejtë, merr pjesë të zekatit do të vijë në Ditën e Gjykimit duke e bartur në qafën e vet. Nëse e ka marrë devenë, do ta bartë në qafë dhe ajo me pëllitje do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë lopën, do ta bartë në qafë dhe ajo me palljen e vet do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë delen, do ta bartë në qafë dhe ajo me blegërimën e vet do ta kumtojë turpin e tij.” Pas kësaj (i Dërguari) i ka ngritur duart e veta, aq sa e kemi parë bardhësinë e sqetullave të tij, pastaj ka thënë: “O All-llahu im, a kam komunikuar (mjaft)?”

Hape →
Hadithi 736 Rijadus-Salihin Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu

… e All-llahut. Pasi gati e kishte kryer ngrënien, kur e afroi kafshatën e fundit te goja tha: “Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu.” (Me emër të All-llahut në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Umejje bin Mahshia Es-Sahabiu r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte ulur dhe një njeri pranë tij filloi të hante pa e përmendur emrin e All-llahut. Pasi gati e kishte kryer ngrënien, kur e afroi kafshatën e fundit te goja tha: “Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu.” (Me emër të All-llahut në fillim dhe në përfundim të ushqimit). Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qeshi, pastaj tha: “Shejtani hante vazhdimisht me të, por kur e përmendi emrin e All-llahut, e volli gjithë atë që e kishte në barkun e vet.”

Hape →
HADITHI 10 40 Hadithet e Imam Neveviut Muslimi

… gjatë, flokëshprishur dhe i pluhurosur, që ngre duart lart, duke thënë: Zoti im! Zoti im!, ndërkohë që haja e tij është haram, pija e tij është haram, është ushqyer me haram, si mund t’i përgjigjet lutjes së tij?!"

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"Vërtet Allahu i Madhëruar është i Pastër dhe nuk pranon vetëm se të pastrën. Allahu i urdhëroi besimtarët me atë që i urdhëroi pejgamberët, duke thënë:"O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe bëni vepra të mira"[1]po ashtu tha: "O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë"[2],pastaj përmendi njeriun që ka udhëtuar gjatë, flokëshprishur dhe i pluhurosur, që ngre duart lart, duke thënë: Zoti im! Zoti im!, ndërkohë që haja e tij është haram, pija e tij është haram, është ushqyer me haram, si mund t’i përgjigjet lutjes së tij?!"

Hape →
Hadithi 29 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Irbad ibën Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Irbad ibën Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë drithëruese, që na i tronditi zemrat e na i përloti sytë. Atëherë ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit!" Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo bidat është lajthitje."

Hape →
Hadithi 35 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”

Hape →
Hadithi 43 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”

Hape →
Hadithi 262 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… e djathtë, pastaj i ngriti duart me to dhe tha: “Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat."

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ali ibën Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ mori (një copë) mëndafsh me dorën e majtë dhe (një copë) ar me dorën e djathtë, pastaj i ngriti duart me to dhe tha: “Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat."

Hape →
Hadithi 438 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë." Nëse hyn dhe nuk thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes, shejtani …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë." Nëse hyn dhe nuk thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes, shejtani thotë: "Gjetët konakun." E, nëse as gjatë ushqimit nuk thotë: "Bismilah", ai thotë: "Gjetët konakun dhe darkën.”

Hape →
Hadithi 518 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, pasi u gurëzua një burrë nga fisi i Eslemëve, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, pasi u gurëzua një burrë nga fisi i Eslemëve, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe tha: “Ruhuni nga kjo ndyrësi që Allahu e ka ndaluar. Ai që e kryen, le ta fshehë veten me mbulimin e Allahut dhe le të pendohet tek Ai, sepse, kushdo që na e zbulon hapur mëkatin e tij, ne do ta zbatojmë mbi të Librin e Allahut të Lartmadhëruar."

Hape →
Hadithi 184 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… e ngriti fëmijën e saj nga Pejgamberi dhe i tha: “A edhe për këtë ka haxh?” Pejgamberi tha: “Po, kurse ti ke shpërblim.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka takuar një grup të kalorësve në Revha (vend afër Medinës) dhe u ka thënë: “Cili popull jeni ju?” Thanë: “Ne jemi muslimanë.” Ata e pyetën: “Kush je ti?” (Pejgamberi) Tha: “Unë jam i Dërguari i All-llahut.” Pastaj një grua e ngriti fëmijën e saj nga Pejgamberi dhe i tha: “A edhe për këtë ka haxh?” Pejgamberi tha: “Po, kurse ti ke shpërblim.”

Hape →